Në një koment, anëtari spiritus shpjegon shkurt e saktë disa nga karakteristikat kryesore të fushatave elektorale të Bashës dhe Ramës në Tiranë. E kemi nxjerrë më vete këtë koment, duke qënë se bën disa observime interesante dhe të rëndësishme. 

________________

  • Teknika e stimulimit te amnezise

Ne posterat e Lulit mungon sigla e PD. Luli ngado qe shkon nuk flet ne emer te PD apo mazhorances por prezantohet si cun i mire, me vullnet personal, madje leshon dhe deklarata qe bien ne kundershtim me vendimarrjen e paralajmeruar te Qeverise (Piramida, për shembull). Lulin nuk e shoqeron shpura e skiftereve te PD dhe kjo eshte e kuptueshme. Madje behet çmos qe te harrohet se ky eshte ish-ministri i jashtem, i transportit dhe i puneve te brendshme. Ambasadori amerikan ne surdine i bie fyellit: mos shikoni partite por votoni kandidatet, ata qe jane me te mire dhe me premtues. Sa mund te zere vend kjo taktike dhe teknika e stimulimiut te amnezise? Eksperimenti eshte bere dhe ka dale me sukses. 2005 tregoi se per popullin progresist shqiptar, 97 e Saliut kundrohej me po ate indiference sa dhe levizja e Haxhi Qamilit ne 1914.

  • Zhvendosja e fushates nga terreni politik ne terrenin e administrimit te metropolit

Shikoni spotet ne TV. Teknika e ndertimit te tyre eshte inteligjente. Me gojen e qytetareve artikulohen shqetesime (rruget, trafiku, mjedisi, shkollat, parqet) dhe jepet mesazhi se Rama sillet si person politik (kreu i PS) dhe jo si administrator i ketij qyteti. Terreni per ta sulmuar ne kete pike ka kohe qe eshte pergatitur. E gjithe propaganda e PD dhe koneve te veta mediatike ka shenjestruar pikerisht ketu, ne "thembren" e Rames me nje kembe ne seli (PS) dhe tjetren ne bashki.

Nga ana tjeter PS e ka zhvendosur diskursin ne rrafshin politik duke theksuar me te drejte se Basha dhe te gjithe kandidaturat e PD jane shprehje dhe ekzekutues te vullnetit politik dhe diktatiit te padiskutueshem te njeshit, Berishes. Fushata e PS meton te bindi votuesin se nje mazhorance e zhytur ne llumin e korrupsionit dhe pergjegjese per Gerdecin, 21 janarin, varferimin e shumices se shqiptareve, kapjen e institucioneve, sjelljen arrogante antikushtetuese etj. nuk ka te drejte morale per te qeverisur as ne nivel lokal. Po si e argumenton dhe realizon kete PS? Dobet dhe pa piken e fantazise. Nqs ne zgjedhjet e 2009 Rama besoi ne mrekulline e ylberit te nje kove me bojra hedhur neper spotet mediatike, tani e ka mbeshtetur aksionin ne parrullen Kurre me! A mjafton apelacioni drejtuar kujteses? 

  • Bllofi i premtimeve

Luli ka hedhur ne treg disa premtime qe joshin njerez dhe segmente te popullsise. Si premtimi per hipotekimin e banesave, celja e 30 mije vendeve te punes, reduktimi dhe ulja e taksave dhe premtime me specifike qe praktikisht jane shqetesime te qytetareve. Bllofi qendron ne faktin se qellimisht lihet ne heshtje ceshtja e kompetencave te ndara ndermjet nivelit qendror dhe lokal te qeverisjes. Decentralizimi eshte tema me e patrajtuar nga media dhe analistet. As nga teknicientet gojembyllur. Jane debate te munguara qe ne nje vend normal duhej t`i paraprinin zgjedhjeve vendore. Te dyja kraheve ju intereson kaosi i kompetencave dhe ngecja e reformes administrative. Sepse te dyja palet luajne si mistreca te djallezuar per te bllokuar njeri tjetrin.

Megjithate premtimet e Lulit nuk duhen marre me kaq te qeshur dhe as buzeqeshja e stampuar e Lulit nuk duhet nenvleftesuar. Edhe ne kete aspekt eksperimenti ka dale me sukses (ceku i bardhe, kthimi 100% i lekeve te piramidave, cmontimi i monopoleve etj.). Strategjia eshte ndertuar mbi parimin teologjik: sa me absurde, aq me shume duhet besuar. Turmat jane te deshperuara dhe iluzioni eshte menyre te jetuari kur je ne zgrip.

  • Asi nen menge: manipulimi

Zgjedhjet jane arithmetike numrash. Kaç Islami jo me kot paralajmeroi se ku duhen bere nderhyrjet kirugjikale. Te shikojme se si ka evoluar mekanizmi i manipulimit dhe sa jane gjasat qe PS te dokumentoje farsen elektorale. Deri tani flitet per nje kasolle dhe per te regjistruar rishtas si banore te rinj te Tiranes por edhe kjo nuk eshte verifikuar. Kujtojme se Berisha nga 97 ne 2005 ne cdo fushate u binte te dy borive: te fitores plebishitare dhe te parregullsive, manipulimit qe po behej nga socialistat (sic). 

________________

Shënim i Peshkut: fillimisht dërguar si koment këtu

15 Komente

 Ndeshja spotive-politike smiley eshte bere interesante. 

 spiritus, shume e sakte, e mu  per kete eshte edhe interesante.Por mjer njerzit qe jane bere pre e ketyre farsave zgjedhore.ndaj dhe harrojne  shume.Zogu  i  Zi, Zogu,  Gri zogu... pa pupla.A thu se sapo zbriten,  per te na shpetuar........Paskemi qene  humbomeno te gjithe!Megjithketo une pres te mesoj, sa do te jete indeksi i....  kusarise.Mielli,  ka nisur mbare per lakroret...

Shkrim i goditur.

  • Teknika e stimulimit te amnezise

    Tamam e qelluar !!!!!!" Shqiptaret harrojne shpejt dhe kjo harrese n'a ka lene kaq gjate ne tranzicion ...ne harrojme '97,'98 ,harrojme opoziten e felliqur te Berishes ,harrojme Berishen ,qe smileyi president ,si kryeminister ,si opozitar ,n'a mbiu ne TV,harrojme ngjarjen e kanalit te Otrantos,Gerdecit,21 janarit ,presionet politike ...etj ...........dhe demokratet me tere seriozitet te thone ......Luli ,po ben nje fushate shembullore ,a keni sy te shihni ?......Po keta demokrate ku i kishin syte, kur po ky i njejti njeri shembullor: vodhi miliona euro ,vrau 4 jete njerezish e plagosi me dhjetra fatlume(se nuk vdiqen si ata te mjeret ) ,te cilet shpetuan se desh Zoti dhe jo Luli .....Mjafton nje fushate shembullore (pa u marr fare me permbajtjen e saj ) per te harruar gjithe keto te keqija per kete njeri dhe ne t'i japim voten ,se ky lloj njeriu do mendoje per ne "sic ka menduar "?!!!!!!!!!!

 I shkojne shume pershtat liderit tuaj socialist, humbesi i zgjedhjeve te 8 Majit 2011 , vendi Shqiperi, qyteti Tirane. Te gjitha keto kane qene mashtrimet e tij ne vitin 2000, po ju lutem shume te shikoni pak gazetat e ketij viti dhe do te shihni shume paster mashtrimin. Vizitoni pak website e Bashkise se Tiranes dhe do te me jepni te drejte.

    Moj Aurora !..ne se  edhe ne fakt, femer jeni; Une do behem dakort me te gjitha sa thoni Ju, per Bashkine e Tiranes dhe Kryebashkiakun e saj Edi Rama.Jo vetem  ato qe ke vizituar... ne website( qe ne e kemi me te madh se tendin,  ate... Website dhe  shohim per ore e minute) por  ka dhe me te tjera.Ama ka nje gje qe Juve , nuk di pse nuk e shifni....Qe nuk kemi dhe nje qytet, nje tjeter te vetem, qe te mund ti afrohej  Tiranes.Ne se  ka gje, per te cilen ja vlen te ftojme dike te huaj , bilez dhe Kanadeze,  qofte edhe per nje kafe, eshte vetem Tirana.

   Keshtu qe  behu si ajo Aurora, qe e shkrepi ahere,  per mbi ate Pallatin Dimror.Ndryshe  dhe mund te themi, qe kjo Aurora jone, kurbetllie, nuk ja shkrep fare !

Miqesore

wooooooooowwwwwwww, Albina rrofsh. E paska degjeneru Lulin zysha. Vetem se s'kishte nevoje me ulerit.

 wow Flora , sikur ta dija !

Ky njeri eshte VRASES, si ska turp dhe del para 1milion shqiptareve me premtime....kur gjate kohes se tij si minister ka 2akuza per shperdorim detyre dhe ka jete njerzish mbi ndergjegjie.....eshte TURP te kemi kandidat nje VRASES!

Jo mi Albina jo. Nuk ka pse te kete turp ai kur i vetmi njeri qe ja ka thene ne sy eshte kjo zysha dhe vetem 5 dite para finales. Kur nuk ja thote ne sy kundershtari i vet qe mbahet ne fije te perit nese humb keto zgjedhje, Luli nuk ka pse tutet. Kjo zysha meriton shperblim.

 Ne Universitet, ne zemren e vendit ku  ngjizet kultura, dija, del nje kandidat  dhe ben premtime, kur vetem para disa diteve ai,pikerisht ai, ishte ne krye te forcave  te cilat drejtuan armet dhe vrane kater qytetare te pafajshem. Nuk them per  qyetarin Basha sikur ai te  mos  kishte patur privilegjin, per  te qene  minister ne ate ngjarje te pergjakshme, por per kandidatin per te  parin e qytetit.Se kandidati  ish minister,kur  u perjetua ajo tragjedi.Duhej te ishte ky  kandidati per kryebashkiak? Kam  bindjen time qe jo ! Eshte  dhe ky rast,  nje karshillek mbi qyetare, te cilet nuk mund te pranojne te  jene numura.Dhe eshte  shume e dhimshme, tragjike, por edhe dinjitoze kur nje nene, pedagoge, ja perplas ne fyture kadnidatit, duke e quajtur "Vrases" se ndodhi  vertete vrasja masive mbi qyetaret !

   Duhet te marrim kulturen e vendeve me demokraci funksionale, ku ajo qe nuk eshte qyetare, nuk mund te jete as demokratike.Ça dreq demokracia kur perzgjidhen te penalizuar  qofshin edhe si te dyshuar! Ajo pedagoge foli me kurajo dhe theu nje tabu.Friken per te thene te verteten, ashtu si e ndjen nje zgjedhes/zgjedhese... cilido dhe per cilindo prej ketyre politikaneve.Eshte e paparanushme, per mua si intelektual, qe te degjoj Ilirin apo me keq akoma, Fatmir Mediun te me japi leksion demokracie, propagande, per te me marre per dore e te me shpjeri ne Evrope ky njeri i cili mban mbi shpine detrin e rende,  per 26 te vrare dhe mbi 300 te plagosur.! Dhe ndakam une "te njejtat  shpresa"(thenei e Mediut) me Mediun apo Ilirin! keta duhet te ishin, ky  Ky  duhej  te ishte politikani i kohes time.I tuajes more te rinj e te reja? I shqiptareve qe do te duhet te votojne e te zgjedhin si evropiane ? Asnjehere!Def, te me behen keto zgjedhje te pergjakshme! def te me behet kjo qeverri qe nuk do te beje zgjedhje dinjitoze, por masakra  zgjedhore !

  Ky  rasti i pedagoges, mua me flet  se demokracia mes radhes intelektuale, ka filluar  te ngjizet.Nuk me vejen mire qe kjo i ndodh nje djali te ri si Basha, sepse e kam pare kete  djale dikur me te ardhme  ne politike, me shume perspektive.Por  une njoh shume kepucarin e tij.Ndaj ato "kepuce  e vrane" edne  pa bere  ate copen udhe.... 

Dhe pastaj vjen haberi se bodigardet e ketij kandidati  "exlenet" e nxjerrin pedagogen kurajoze jashet,  zvarre per flokesh, ne sy te  studenteve te saj.!!!!!Kukuuuuu!

Kjo  fushate me keto fillime, po paralajmeron tragjedine e demokracise tone dhe me shume se kaqe.Mos o Zot !

   Intelektuale, por edhe   dhe militante, shqiptare! Mos ndihni te keqen e vendit tone te dashur, qofte edhe me fjalen qe vret.Shqiperia mund dhe  do  te  behet  me socialiste e demokrate, me te mire e te ligj.Bashke....

Rikthehemi ne teme:

www.shekulli.com.al/2011/05/02/rama-per-nje-vit-e-gjysme-hapim-200-mije-vende-pune.html

TIRANË - Në ditën ndërkombëtare të punëtoreve, kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, prezantoi planin e tij për uljen e papunësisë dhe zhvillimin e kryeqytetit.

Ky projekt u prezantua pasditen e djeshme në sallën e Akademisë së Arteve. Fillimisht ka qenë kreu aktual i bashkisë më të madhe në vend i cili ka theksuar mungesën e politikeve për të luftuar papunësinë, ashtu sikundër luftohet në të vërtetë.

"Sot kemi një program zhvillimi më shumë të bazuar në një plan strategjik me komponentët e veta, urban, social dhe ekonomik. Shtatë projekte të mëdha të Tiranës europiane dhe me vazhdimin e punës së nisur krijojmë mundësi për 200 mijë vende pune.

E dimë saktësisht se ku janë këto 200 mijë vende pune dhe si mund të realizohen ato. Duke larguar Saliun, Shqipëria do të kthehet në punë dhe do përgjysmojmë shifrën për një milion të papunësh në harkun e një mandati e gjysmë qeveri",- premtoi Rama. Ai theksoi se projekti i tij sjell punësim, që do të thotë mirëqenie.

Kreu i PS sqaroi se do të ndërhyrjet në infrastrukturë kanë gjeneruar mbi miliardë lekë në ekonominë e qytetit dhe janë punësuar 22 mijë punonjës në vit. Sipas tij, vetëm lejet e ndërtimit kanë kontribuar në qarkullimin e 56 miliardë lekëve për paga e sigurime, të cilat kanë sjellë punësimin e mbi 32 mijë punonjësve në vit.

Për rritjen e punësimit, Rama nënvizoi se përmes projektit "Programi i zhvillimit të Lumit Tirana" do të krijohen 500 mijë vende punë, ndërsa për projektin "Qendra e re e Tiranës XXI" 16 800 vende pune dhe për "Kampusin e ri universitar" do të krijohen 3 900 vende pune.

Më pas, ekspertë të bashkisë kanë sqaruar programin, ku edhe nuk munguan kritikat ndaj kandidatit demokrat Lulzim Basha, duke e konsideruar atë si një borxhli ndaj Tiranës. "Vetë Lulëzim Basha i ka "borxh" Tiranës një milionë euro për prishjen disa vjet më parë, në kohën kur ai ishte ministër, të nyjës së Zogut të Zi, vendim ky i marrë nën përgjegjësinë personale të tij.

Këto ishin para të taksapaguesve të Tiranes, të familjeve të Tiranës, të cilat ai i shpërfilli dhe dëmtoi kështu një vepër publike, me një vendim arbitrar, absurd, që solli këtë dëm të madh",- vlerësuan ekspertët.

Nga ana tjetër, në kapitullin për zhvillimin e ekonomisë së kryeqytetit, administratori i bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, vlerësoi se bizneset e vogla kanë pasur dhe kanë një vëmendje të veçantë dhe falë punës së bashkisë është rritur qarkullimi i xhiros vjetore me 30 herë, gjë që ka sjellë dyfishimin e punësimit.

Përmes projektit "Punësimi dhe qarkullim" në ekonominë e qytetit, Bashkia e Tiranës vlerëson se për çdo një person të punësuar në infrastrukturën publike gjenerohen tre mundësi pulsimi për sektorin privat.

"Nga 926 leje zhvillimi qyteti ka përfituar: 70 milionë euro taksën e infrastrukturës, që ka shkuar për rrugë, shkolla, e ujësjellës; 410 milionë euro për paga e sigurime, të punonjësve të shoqërive të ndërtimit; 32 mijë vende pune në vit; mbi 20 mijë parkime",- shpjegoi Agolli.

Sipas tij, në qytet është rritur kapaciteti tregtar dhe kapitali human, atraktiviteti për investime, imazhi dhe besueshmëria e qytetit, si edhe vlera e pronës.

 

p.s.(nese me lejohet).nuk me besohej kurre se do kishte ndonje shkrim te shekullit me komente vetem te "pozitareve". Mrekulli me vete, edhe me e madhe se shifrat me lart te Rames

Madje behet çmos qe te harrohet se ky eshte ish-ministri i jashtem, i transportit dhe i puneve te brendshme.Kjo nuk me rezulton te jete e vertet.

Pasi e kam degjuar shpesh-here Bashen gjate kesaj fushate , te permend faktet : 1) Une mora persiper dhe bera realitet rrugen e kombit si minister i transportit 2) Premtuam dhe realizuam levizjen e lire pa viza ne Evrope.

Mire eshte qe incidente te tilla te ndodhin me shpesh ,qe te kuptojne qe nuk thirren njerezit me zorr ne fushate ,sa per numer ,se t'a bejne PUCIN,pastaj  smiley

 

Le te shpresojme mos te n'a detyrojneme ne "NUMRAT " te vemi ne fushata elektorale ,apo takime alla Xhozefine smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).