Replikë me Mirela Kumbaron

Lexova sot me kërshëri dhe ëndje (si bëj sa herë që ajo boton artikuj në mediat e shkruara),  prozën spontane,  të zhdërvjellët e të fuqishme, të koleges dhe shoqes sime të ngushtë, Mirela Kumbaro. E falënderoj, ndër të tjera, që më informoi për atë incident që ndodhi në takimin e zotit Basha me universitarë – studentë e pedagogë – këto dy a tri ditët e fundit. Zonja Kumbaro nuk sqaron vetëm një gjë (oh, një hollësi fare të vogël!): çfarë fjale akuzuese tronditëse “zysha” Flora Hanelli “ulëriti me sa kishte në kokë” në drejtim të zotit Basha “duke lëshuar zërin deri në piskamë”.

Pas një ankete të thjeshtë pranë shumë miqve të mi të besueshëm, mësova se zonja në fjalë e paskësh cilësuar zotërinë në fjalë si “vrasës”. Akuzë e rëndë, shumë e rëndë kjo. Pavarësisht mënyrës sesi reagoi zoti Basha, unë, falë edukatës qytetare që më kanë dhënë familja, shkolla dhe jeta, po të më akuzonte dikush publikisht si vrasës, do të kisha vepruar si vijon:

a) Nëse akuzuesi (ose akuzuesja) do të ma kishte përplasur atë fjalë fytyrës me ulërima (si zonja Hanelli), pra, duke reaguar emocionalisht, do të kisha menduar se personit në fjalë do t’i ishte vrarë, sipas saj për fajin tim dhe vetëm timin, ndonjë njeri tejet i afërm i familjes, prandaj nuk do t’ia vija re, madje, duke u ndier i pafajshëm, do ta arsyetoja, do ta qetësoja, do ta ngushëlloja etj., etj. Nëse personi në fjalë do të kishte vazhduar me qëndrimin e tij agresiv duke më penguar ta zhvilloja normalisht veprimtarinë e organizuar me të ftuarit e mi, atëherë do t’i drejtohesha shërbimit të urgjencës së spitalit psikiatrik për të shmangur ndoshta edhe ndonjë aksident kardiak të personit në fjalë, pas largimit me ambulancë të të cilit do t’u kisha kërkuar ndjesë të pranishmëve për incidentin, duke u përpjekur madje ta justifikoja deri diku qëndrimin e tij agresiv.

b) Nëse akuzuesi (ose e akuzuara) do të ma kishte përplasur atë fjalë fytyrës si dorashkë dueli, qetë-qetë, pa klithma, por me argumente, pra, duke reaguar racionalisht (aspak si zonja Hanelli), do të kisha menduar se personi në fjalë disponon prova të pakundërshtueshme që unë jam vërtet vrasës dhe, në këtë rast, do ta kishte ftuar, qetë-qetë, të më shpaloste provat e fajësisë sime dhe do t’i lutesha t’i vinte ato sa më shpejt në dispozicion të prokurorisë bashkë me akuzën e tij; në rast të kundërt, do t’i drejtohesha unë prokurorisë nëse personi në fjalë nuk do ta tërhiqte shpifjen e tij kundër meje.

Si përfundim, do të dëshiroja të theksoja se ekziston një etikë qytetare e komunikimit jo vetëm mes miqsh, por edhe mes kundërshtarësh, në bazë të së cilës edhe gjërat më tronditëse duhen thënë, sigurisht haptas, vendosmërisht, por me gjakftohtësi e dinjitet, pa kapërcyer caqet e edukatës qytetare, çka nuk është përherë e lehtë, e pranoj. 

44 Komente

 Ky Tupja per nje ose disa rroga eshte bere si Cili.

Tupe,merr kazmen dhe lopaten se te kam pare ne nje dokumentar dhe te shkonte shume!

Keta jane "intelektualet" tane!

Po mire more zotni, ti keshtu do reagoje ndaj nje situate te tille. Po pse nuk reagoi kandidati per Kryebashkiak ne te njejten menyre si ty (per piken B te argumentit), por para-urdheroi ta nxirrin per zhelesh jashte dike ne shpine e vet? Sado qe ti mundohesh te perdoresh logjike te ftohte pas ngjarjes dhe e etiketon sjelljen histeri apo rekomandon spitalin psiqiatrik, nuk ke bere asnje perpjekje per te keshilluar kandidatin se menyra e komunikimit te tij le shume per te deshiruar dhe e shkaterron imazhin e tij buzeqeshor te paqes... 

Ky kandidat reagon ne kete forme akoma pa qene ne krye te metropolit, imagjino sa cfare precedenti ka krijuar kur mendoj se si do i presi njerezit ne zyren e tij ne takimet me popullin te Premten.

eh mer tupe, po edukate qytetare mer qyq dmth qe pikesepari te mos behesh legen sic po behesh ti. njoni me lart te ka akuzuar qe po bohesh si neim cili. ka shume te drejte, dhe kjo eshte humbje e edukates qytetare, po vari trapin o tupe, vazhdo se kur kemi kohe do te lexojme dhe ty.

S'ma ha mendja se e ben per rroga; me biciklete 28-she e shof perdite mavrine.

Me duket thjesht se e urren Ramen aq shume sa i duhet Lulua shume i mire  smiley  

profersor ( nese gjen kohen te lexosh peshkun) me dhembi te lexoj si.sa  mund te arrish edhe TI, nje njeri per te cilin gezoj simapti e respekt,te besh kompromis me UNIN-tend . eshte e dhimbshme te mendosh se si ke shtrenguar dhembet e mendimet kur te eshte dashur te shkruarsh dicka te proositur sic nuk ke dashur ta mendosh..Jo ti..., jo ti ...vetem per pak perkrahje te zonjes Berisha .Nuk shitet shpirti per dy aspra

Ihaaaaaaa c'vete, e bote dhe Tupen Injorant , Militant e te paguar e !!!!!!?

Te paperseritshem jeni perfundimisht ...smiley

PS : Po te ecesh me kte llogjiken tuaj qe kushdo qe eshte pro Bashes eshte injorant , militant e i paguar , llogarit cmund te thuash kur lexon postimet tuaja ne PPU........

c'ne tupja pro bashes? ai sikur po flet per edukaten qytetare mu duk mu?

ne fakt po flet per"mungesen" e edukates qytetare , duke e shitur per te tille reagimin impulsiv, sanguin te nje pedagogeje te nderuar, qe reagoi me te vetmin mjet ne dispozicion fjalen e forte, per te kontestuar ate c'ka binte ndesh me parimet e saj ne jete. Me ze te ulet , peshperima, edukate,  e gjithefaresoj menyrash kane shprehur shume te njejtin qendrim me te pedagoges, por e dini mire fort se ne njerin vesh ka hyre e tjetrin ka dale.Ne mungese te bonsensit , qytetarise e njerzillekut arma ekstreme qe mund te perdorte ajo pedagoge ishte zeri, pavaresisht volumit qe pak diference ben , pare kontekstin ne te cilin eshte thene e thelbit.

me tingellon ca kontrosens ky arysetimi yt.Eshte  apo s'eshte militant sipas teje? Pjesa e pare  e logjika e pjeses se dyte te kiomentit tend pohojne te kunderta

I kuptoj fare qarte ironite , lojrat e fjaleve se une apo kush do qe se mendon si ju, eshte kontradiktor ne ato qe thote ,  si dhe rolin e "budallait"pra sikur se kutponi se cfare dua tju them me postimin e mesiperm..., por ne fakt e kutponi fare mire se cfare dua tju them ashtu sikurse jeni te bindur se Prof Tupja me gjithe ate bagazh qe ka nuk mund te jete kurresesi Militant , thjesht nuk ju intereson ta pranoni per 1001 arsye tuajat dhe ne kte menyre filloni nga teorite e pafundme se une apo kush do qe nuk mendon si ju o eshte Militant , o eshte Injorant (gjithmone sipas jush) , e ky genjim i vetes pra qe ju jeni superior , ju flisni pa Militantizem ju ben te ndiheni "Krenare".

PS : Nje keshille (nese ma pranoni gjithmone ) : mos e lodhni kaq shume veten duke sajuar teorira konspiracionesh imagjinare e mos e prishni gojen kot duke i vene epitete pa fund te tjerve se Zgjedhjet nuk fitohen neper forume , kushdo qe e ka me shume pasion politiken i ka rruget e hapura, EDIT & SALES te tille individe i duhen ne kte kohe te nxehte fushate smiley

 Zyshe,u therisnim mesueseve te ciklit te ulet.Nga zhargoni qe perdor Tupia duhet te jete te ne ciklin e ulet,ku cdo gje nxenesi e mer te gateshme nga zysha.Ndersa zonja ne fjale eshte pedagoge,meson studentet qe jane ku e ku me larte nga intelekti me nxenesit.

Jo me jo, Tupja e ka bere per pagese, Hanelli, apo Osmeni e ka bere per ceshtje te larte. Ajo te kete marre para nga Rama, bah as qe behet fjal.....

Shkruan:
Mark Marku

05-05-2011 12:00Një pedagoge e manipuluar, 300 mijë të punësuar dhe Rama i dëshpëruar

Dy ditë më parë, në një takim elektoral të zotit Basha, një pedagoge e Universitetit Politeknik ka shpërthyer në një sulm skizofrenik ndaj tij, ndërsa ai po shpjegonte para pedagogëve dhe studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit platformën e tij elektorale. Mediat pranë Ramës janë munduar ta paraqesin këtë akt, krejt të padenjë për një pedagog universiteti, si një shembull moral të reagimit qytetar. Skena skizofrenike është dhënë e stërdhënë në ekranet televizive, është komentuar dhe, personazhi i saj, një grua që bërtiste me sa zë kishte në kokë duke sharë kandidatin, ka dalë shumë shpejt nga anonimati duke u bërë një simbol i kauzës socialiste për ta fituar për herë të katërt Bashkinë e Tiranës.

Ngado që ta shohësh një skenë të tillë, ajo nuk mbetet gjë tjetër veçse e shëmtuar. Zoti Basha po paraqiste në mënyrë të kulturuar, para një auditori po aq të kulturuar, platformën e tij elektorale, para qytetarëve që kishin zgjedhur me vetëdije të dëgjonin, pyesnin dhe debatonin për problemet e këtij qyteti dhe për të ardhmen e tij me zotin Basha. Zonja në fjalë mund të kishte zgjedhur të mos shkonte në këtë takim, të shkonte dhe të debatonte, të shkonte dhe të heshtte, ose të shkonte dhe të largohej. Nga të gjitha alternativat, ajo zgjodhi pikërisht atë më të papranueshmen: të ngrihej dhe të shante duke bërtitur me sa zë kishte në kokë zotin Basha. Ishte një pedagoge, ishte në një takim elektoral, ishte para kolegëve dhe studentëve të vet, të gjitha këto parakushte për pak qetësi dhe normalitet. Nuk bëri as njërën, as tjetrën.

Skena të tilla elektorale natyrisht ndodhin. Kandidatë që e mbështesin fushatën e tyre jo te paraqitja e alternativës së vet por te pengimi i paraqitjes së alternativës së kundërshtarit gjejnë mes militantëve të kampit të vet ata më problematikët dhe i nxisin që të shkojnë nëpër takimet e kundërshtarit për ta penguar atë të shpalosë programin e vet para qytetarëve. Janë njerëz të manipuluar dhe mundohen ta fshehin manipulimin pas sjelljeve të papërgjegjshme. Si teknikë elektorale është përdorur shumë në dy fushatat e para të fillimit të viteteve ‘90-të. Si ish-student i këtyre viteve, i angazhuar në dy fushatat e para të PD-së, më kujtohet sesi, në pjesën më të madhe të takimeve që organizonim me elektoratin, Partia e Punës na sillte njerëz të tillë “të papërgjegjshëm”, pas të cilëve, në shumicën e rasteve, fshiheshin ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit, apo militantë banalë të cilët na sulmonin, shanin, gjithmonë në funksion të pengimit të komunikimit tonë me elektoratin.

Teknika të tilla elektorale (të tejkaluara), më tepër se çdo gjë tjetër shprehin dëshpërimin dhe frikën e humbjes. Ramiz Alia e ndiente që e kishte humbur atëherë pushtetin dhe mundohej ta pengonte elektoratin me sjellje të tilla të dëshpëruara. Duket se edhe Rama praktikisht po bën një gjë të tillë. Fushata dhe paraqitja e zotit Basha para qytetarëve të Tiranës e ka bërë edhe më të diskutueshëm modelin Rama dhe më të qartë modelin për ndryshim. Për ta prishur pak këtë atmosferë ndryshimi sajohen personazhe të tilla, që shfaqen si intelektualë të pavarur, pasi e kanë provuar të kandidojnë më parë për partitë e majta.

Që Rama është i dëshpëruar dhe i frikësuar kuptohet jo vetëm nga një skenë e tillë skizofrenike, por edhe nga sajimi i “atentateve” me bombola gazi që shpërthejnë nëpër kosha plehrash apo nga stimulimi i “aksidenteve elektorale” anembanë vendit. Por më tepër sesa këto, dëshpërimin e Ramës e tregon deklarata e tij për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, pasi e ka përqeshur kundërshtarin e tij për deklarimin se do të hapë 30 mijë vende pune, pra dhjetë herë më pak. Dëshpërimin e Ramës e tregon edhe fakti se ai po përsërit, pasi i ka sulmuar të gjitha projektet serioze të kundërshtarit të tij Basha për pakësimin e taksave, për infrastrukturën rrugore të Tiranës apo projekte të tjera.

Ja pse ai “shpërthim zemërimi” i koleges sime më duket i pavend e mbi të gjitha simbolik. Ai, ashtu si edhe akte të tjera, është simbol i frikës nga humbja, i dëshpërimit prej pamundësisë për ta ndaluar atë.

Mato ky M.M-ja asht prej knej ka jam une.Ka ardh per fushate dhe u thote katunarve se po votut at te socialisteve (e ka pas msus) une nuk bashkpunoj me t'a per hallet tuja.Nuk asht djali i keq po puna kshtu ja do, ene artikllin se ja do puna kshtu, e ka shkrujt...

 Te merresh me formen dhe jo me permbajtjen, ne ceshtje thelbesore si kjo, perveçse idiotesi eshte edhe padrejtesi. Sikur ti kish thene "Te rente damllaja o kusar", duke buzeqeshur e me ze melodioz, cfare do kishte thene Tupja? Do kish thene qe nje mallkim i tille s'mund te behet me tone zeri te buta, do e kish gjetur nje cen gjithsesi. Ja pra qe "VRASES, MASKARA" s'mund te thuhet veçse duke e ngritur zerin smiley

Ne kohen kur te rinjte shqiptare u terhoqen me traktore zvarre te lidhur me tela gjembore, e u likuiduan, Minister i Brendshem ishte Gramoz Ruci, qe sot eshte sekretar i pergjithshem i PS-se dhe i Rames.
A u quajt ndonjehere vrases nga ndonje "zyshe" e moralshme ps-je?

 E di Saliu kete gje? Pse nuk e futi ne burg siç beri me Nanon apo Ramizin?

Pse nuk e keni cuar ceshtjen ne prokurori? cojeni dhe le ta vendose prokuroria a kishte faj gramozi apo jo smiley

Jo mo c'ne prokuroria ketu, mjafton fakti qe ju votoni dhe perkrahni Gramoz Rucin dhe shani Lul Bashen.

Epo ja qe "ne" do preferonim qe Ruçi dhe Basha te shkonin ne burg, nese jane fajtore. Besoj se Gramozi do pranonte menjehere te paraqitej perpara organeve gjyqesore... po Basha do e bente kete?

Eheee e bukur fare kjo : Besoj se Gramozi do pranonte menjehere te paraqitej perpara organeve gjyqesore , Ti po flet ne emer te Gramozit !?

nese po !!!!!!!!!!!? i bie qe e paskerke shfrenuar fare imagjinaten e po ben fantapolitike.....

 

 Shoku, ka refuzuar ndonje kerkese per paraqitje ky Gramozi? Apo me sakte, ka ndermarre ndonjehere Prokuroria veprime karshi tij? Nese jo, e meqe ka mbi 20 vjet qe nuk eshte me ne ate post, do te thote qe s'ka patur arsye. Ndaj, me logjike njeplusnjeshe, them qe pa me te voglin problem do paraqitej, sikur...

Per Bashen s'po te pyes smiley

Ne fakt, meqe jemi tek tema "Si do te reagoja...", reagimi i Bashes do te duhej te ishte "Edvin, lidhi qent', se ka dale dielli".

Perderisa ju denjoni te votoni e perkrahni gramoz ruçin, pse mendoni se tregoheni qytetare duke lehur ndaj te tjereve me histerizma?

sepse, sic thote profesor tupja ne piken b:

b) Nëse akuzuesi (ose e akuzuara) do të ma kishte përplasur atë fjalë fytyrës si dorashkë dueli, qetë-qetë, pa klithma, por me argumente, pra, duke reaguar racionalisht (aspak si zonja Hanelli), do të kisha menduar se personi në fjalë disponon prova të pakundërshtueshme që unë jam vërtet vrasës dhe, në këtë rast, do ta kishte ftuar, qetë-qetë, të më shpaloste provat e fajësisë sime dhe do t’i lutesha t’i vinte ato sa më shpejt në dispozicion të prokurorisë bashkë me akuzën e tij

 

i thuaj tupes: ata qe dyshohet se bene gerdecin dolen nga burgu e po behet prape hall te futen prape.

kur nuk kemi as prekurori si e thote gramozi, as gjikat si e thote xhozi, kjo tregon nje gje te madhe.

tani cpune ka luli megjithe edin te bejne fushate ne shkolla edhe te larta nje here?

sikur shkollat jane laike apo jo?

sikur shkollat jane laike apo jo?

 

C'hyn feja mo lla? smiley

po pse komunizmen si e di ti?

ne fakt ajo zysha nuk duhej te kishte nxjerre nga klasa nxenes te tille si luli dhe rama, bashke me markun. sa per saliun ka pas profesore te tjere saliu edhe nuk e kuptoj pse ramizi e nxorri kendej nga e djathta, se shume me kollaj e kishte nanon si liberal...

apo keshtu funksionon komploti boteror mbi shqiperine??? sa e thelle kjo qe thashe po e besoj per pak edhe vete...

ky me ngjan si rama kur shkon te mbledhe votat neper cerdhe e kopshte, me shpresen e pashuar se mos aty brenda endet ndonjeri qe do behet po aq i madh sa saliu.... te lutem mos bej kaq shume gallate.

Nuk duhet te stepet asnje perpara veprimit te asaj zyshes, me besoni. sic duket nga faqet e shtypit te perditshem, ka zysha e zysha.

Ja nje zyshe tjeter te gazeta 55, me qetesi, me qytetari, pa te bertitura smiley

Letra/Edhe njëherë për Lulin, pas fjalës së hapjes

06-05-2011 / Nga mësuesja e tij, Merita Xoxa

 

Para dy javësh m’u desh të bëja një ndërhyrje kirurgjikale. Në paradhomën e sallës së operacionit më afrohet një djalë rreth të dyzetave dhe më pyet:
-Zysh Merita? Të njoha, megjithëse kanë kaluar vite. Më ke patur nxënës. Quhem Krenar Lila.
E emocionuar siç isha para operacionit, e pyeta për punën e tij si mjek. Përgjigjen e mora nga stafi i sallës ku kisha hyrë. Më folën me admirim për punën e Krenarit. Më thanë se ishte i talentuar në profesionin e tij. Siç ishte edhe në shkollë, nxënës i dalluar.
Hyra në operacion. Mjeku duarartë  Ben Beqiri më operoi me shumë sukses. Gjej rastin ta falënderoj përzemërsisht.
Kur u ktheva në dhomë dhe pasi më doli narkoza, njëra ndër të shtruarat më pyeti për të më ngacmuar: - Përse nuk e pyete mjekun që të operoi, Benin, nëse ishte i djathtë apo i majtë?
Kjo pyetje më vuri në mendime:
-E ç’rëndësi ka? Qoftë edhe i majtë, si mjek i talentuar ai i shërben njeriut. Ndërgjgjja profesionale, përkushtimi për pacientin, e shndërron atë në një person njerëzor. E, kur këta janë ish-nxënësit tanë, krenohemi dyfish. Në qoftë se i shërbejnë vendit, qytetit ku banojmë, nëse janë të suksesshëm në  punë, ata e meritojnë dashurinë tonë.
Kur fola me krenari para disa javësh për Lulzim Bashën, që e kisha nxënës të klasës kujdestare që nga klasa V gjer në klasën VIII, nuk fola vetëm se ishte i djathtë, por se e kam parë çka bërë konkretisht në tri punë të rëndësishme dhe ç’premton të bëjë. “Bashki”  vjen nga fjala “bashkë”  - tha ai në një takim me intelektualët. Ai meritoi jo vetëm besimin e këtyre, por edhe të të rinjve që votojnë për herë të parë a të dytë. Është bindës edhe për ata që kanë qenë të luhatur, tani të bindur në premtimet dhe në përkushtimin e tij për t‘i vënë në jetë premtimet. Por si mund t’u besosh atyre që konceptin e bashkësisë si kryetar bashkie e shikojnë si pasurim të vetvetes, si një trampolinë për t’u ngjitur më lart, pa dhënë llogari ç’kanë bërë  gjatë punës së tyre, ç’vlera kanë që populli t’i votojë?
Mendova: Ka ardhur koha të çmojmë vlerat, t’i ngremë lart ato dhe të përçmojmë antivlerat, duke i lënë mënjanë, duke mos i inkurajuar, duke mos i votuar.
Kastriot Islami, ka qenë nxënës me kapacitet në gjimnazin Partizani ku, për njëfarë kohe, kam dhënë mësim edhe unë. Më kujtohet se kishte respektin e profesorëve të asaj kohe, si edhe të bashkëshortit tim, që e kishte nxënës. Të gjithë e përmendnin si ndër nxënësit më të mirë të “Partizanit” .  Ishte djalë me karakter. Tani, ndonëse i majtë, ia përplasi në fytyrë E. Ramës, si i palëkundur në mendimin ndryshe në LMN-në, se nuk do të dilte fitues në këtë përballje të 8 majit.
Kur në fjalën time të hapjes së fushatës, u shpreha e bindur se Lulzimi do të fitojë, pata edhe ironinë e një stacioni televiziv privat se nuk isha profete. Nga ana tjetër, nuk reshtën  telefonimet e të panjohurve dhe të panjohurave, se kisha çmuar një njeri që e meritonte. Tani, kur na ndajnë nga votimet vetëm tri ditë, shprehem përsëri e bindur plotësisht për fitoren e L. Bashës, duke u mbështetur në ndërgjegjësimin e këtij populli, pas gjithë këtij tranzicioni të vështirë, se ka ardhur koha që të çmojmë vlerat dhe antivlerat t’i hedhim në koshin e historisë. Lulëzim Basha ka bindur elektoratin e Tiranës se është vërtet një vlerë e padyshimtë, me premtimet që do t’i bëjë realitet.

 E cmund te presesh me shume nga 55.Shkrim tipik i komunizmit,ngritja e figures se njeriut te ri.Sic duket kjo zyshe ka pasur ndonje hartim gati qe nga vitet 80 dhe thjesht ka ndryshuar emrat.

por zysha ka harruar te na thote dicka pervec faktit te mjekut duar arte.Mos ndoshta pyetja qe i kane bere s eshte se si eshte Beni i mjate apo i djathte, mos ndoshta ka qene nje pyetje tjeter si p.sh sa leke i ke dhene mjekut dhe ku ja ke fut leket tek xhepi i majte apo i djathte.Turp dhe faqe  e zeze per nje zyshe te tille,pse svazhdoi me tutje te na jepte nje panorame te spitalit ku eshte operuar,te na e kishte pershkruar me entuziazem sesi e priten me humanizem personeli,sesi i vinin cdo minute tek shtrati per tu interesuar,sesi i silnin terapine me ilace ne cdo vakt,sesi ja sherbenin ushqimin me edukate.Pse zyshe si thua keto.Smund te votoj dike sepse paska qene ne tabelen e nderit sipas jush.Nje nga miqte e mi me te mire dhe me te zote gjate tete vjecares ka qene nje djale nga nje familje e persekutuar, por qe asnje zyshe nuk guxonte ta vendoste ne tabelen e nderit, cfare duhet ti them shokut tim se ti nuk je njeri me vlera.Meqe jeni nje zushe e vjeter ne profesion me lejoni tju them se te qenit nje nxenes me rezultate te larta domosdoshmerisht mund te te beje nje qytetar te mire dhe nje nenpunes po aq te mire.Zyshe njeriu vlerat i tregon gjate gjithe jetes se tij jo vetem deri ne periudhen e adoleshences. 

Shkrimi ka gjera pozitive dhe te ben te reflektosh.

Vetem nje gje nuk po arrij te kuptoj dhe dua te pyes ate qe e ka sjelle shkrimin ketu. PSE eshte ngaterruar DOKTORI - qe shpeton jete njerzish me BANDITIN - qe rremben jete njerzish.

Ky eshte nje handikap i madh ne menyren e te menduarit.

Perqendrimi te 21 janari, (kuptohet eshte nje nga gjerat kundra Bashes) por PS e humbi betejne per te.

Basha ka keputur brockulla propogandistike dhe PS ka qene shume pas per ti disktretituar ato, se eshte mjaft alarmante kur shikon propoganden pa fre te Bashes dhe asnje llogaritje se ca ai thote e asnje debatim a analize per to.

 në rast të kundërt, do t’i drejtohesha unë prokurorisë nëse personi në fjalë nuk do ta tërhiqte shpifjen e tij kundër meje

 

Ti mbase do e beje o tupe po luli nuk e ben dot se ajo te verteten ka thene.

 

 Nuk e di pse nuk me la shije te mire ky shkrim. Sigurisht menyra se si nje z. Hanelli ofendoi z. Basha le per te deshiruar nga ana etike. Por a ka te drejte morale nje pedagoge fakulteti te indinjohet per vrasjen e 4 njerezve apo jo? Une mendoj se ka. A ka te drejte morale te ofendoje ne publik dike tjeter? Ndoshta jo, ndoshta po (prej kohesh nuk e kuptoj me se cfare pranohet si norme morale ne Shqiperi).
Vete po te isha ne ate mbledhje, do beja ndonje pyetje, duke iu referuar edukates qytetare. Pse z. Basha nuk dhate doreheqjen si minister i brendshem kur u vrane 4 njerez nga Garda e Republikes? Pse nuk treguat edukate qytetare? Kjo pyetje mungon shume tek ky shkrim dhe e ul shume nivelin e bisedes, sepse ne kete menyre diskutohet jo me jeta dhe vdekja e kater njerezve, por vec "menyra e komunikimit". 

Nuk e di pse nuk me la shije te mire ky shkrim. Sigurisht menyra se si nje z. Hanelli ofendoi z. Basha le per te deshiruar nga ana etike.

Shoku, nuk ka si te te lere shije te mire ky shkrim nese nuk je hu gardhi. problemi kryesor i shkrimit eshte qe ky shkrim nuk duhej te ishte shkruar hic. nje prof kritikon publikisht nje zyshe qe ka share e ofenduar ish-ministrin e brendshem. ne te tilla raste gjeja me e mire (nga pikpamja njerezore) per tu bere nese s'je dakord me ate zyshen. eshte qe te qepesh gojen. por prof-i per motive te edukates qytetare eshte rreshtuar me me te fortin, dhe kjo e ben disgusting shkrimin.

O zoti Tupe,

me qe po merresh edhe komenton etiken qytetare te nje profesoreshe te nderuar. Pse shkon aq larg? Te lutem komento dhe jep mendimin tend per sa i perket etikes qytetare dhe per fjalet e kryeministrit "lavire bulevardi", "motra jote c'fare do te behet? Kurve do te behet" etj etj, meqenese je kaq i ndjeshem persa i perket etikes qytetare.

O Tupe,

Provat do dalin nje e nga nje.. dhe ju sdo te mund ta lani kurre kelliren me te cilen vullnetarisht lyheni!

 

Ky shkrim eshte nen kategorine 24 Karat.  C'ne kaq seriozisht peshqit me Tupen?

Si përfundim, do të dëshiroja të theksoja se ekziston një etikë qytetare e komunikimit jo vetëm mes miqsh, por edhe mes kundërshtarësh, në bazë të së cilës edhe gjërat më tronditëse duhen thënë, sigurisht haptas, vendosmërisht, por me gjakftohtësi e dinjitet, pa kapërcyer caqet e edukatës qytetare, çka nuk është përherë e lehtë, e pranoj. 

Kam qeshur me kete paragraf (arsyeja e prurjes).  Pertoj shume, por duheshin prure ca paragrafe nga artikujt e prof Tupes per ilustrim te etikes sublime qytetare te tij.

Deri para se te behej Basha per Kandidat Vrases Ishte Saliu tani na i jane turrur Bashes

sa per 21 janarin, ajo ngjarje ishte nje loje e ndyre e te dy paleve dhe pike. smund te besh nje me faj e tjetrin pa faj. edhe basha nuk eshte lojtar kryesor. Aty ishte Rama dhe Berisha ose me sakte Berisha dhe Rama. Tani perqindjet e fajit le ti ndajne bashke sic ndajne edhe perqindjet e fitimeve. 

apo harrova Rama ska faj fare .... se ai, si nje bari i mire i popullit opozitar vetem sa i udhehoqi delet e perendise...... drejt kasapit berisha! 

dhe nje ti hyre delet kasapit dhe e bene per ibret... se edhe berisha ska faj fare.. po fare ama!

tani vetem delet me duket se kane faj ketu! 

per mua kjo flora ka ber nje akt qytetar te klasit te pare.... ia ka plasur ne sy te verteten qelbesires Bashe. se ky popull keshtu e do... se nuk i kupton gjerat ndryshe... ja  mire ja beri, ja tha te verteten lakuriqe ne sy, ja nxorren bojen. 

vari lesht thuj e ja kalofshi mire fundjaven!

edhe fitofte kandidati qe keni per zemer. 

Vota ime eshte e fshehte..... per Hysni Milloshin!!!

 

Edhe kjo ketu me poshte, megjithese nuk ka lidhje me Tupen, ka afersi pasi behet fjale per te njejtin personazh "zyshen trimereshe" por e perfolur kesaj radhe nga poeti Mark_Marku. Po te mos ishin ky nje dhe Cili dy, une do te vazhdoja te shikoja si gjithmone Top-Channel!  smiley

KOHË PËR PSIKIATËR

I kemi ndjekur të gjithë komentet për incidentin që ndodhi pak ditë më parë, në Universitetin Politeknik të Tiranës, kur një pedagoge e atjeshme iu drejtua kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, z. Lulëzim Basha, me fjalët “Vrasës!”.

Natyrisht, ky cilësim i rëndë nuk kish të bënte me fushatën e Bashës për kryebashkiak, por me të qenët e tij ministër i Brendshëm, ditën që forcat e drejtuara prej tij vranë (pas gjase, ose allegedly, siç thonë anglo-saksonët) katër protestues në bulevard.

Natyrisht, ministrin s’e ka nxjerrë përgjegjës për vrasjet ndonjë gjykatë dhe faji i tij atë ditë, i çfarëdo mase, mbetet për t’u provuar.

Megjithatë, unë besoj se pedagogia e atij universiteti, duke e quajtur Bashën “vrasës”, ushtroi të drejtën e saj të fjalës, haptazi dhe në publik.

Gjithsesi, këtu nuk dua të diskutoj për Fluturën; e kanë bërë të tjerët, më parë dhe më mirë se unë; njerëz që jetojnë në Tiranë dhe që do të votojnë të dielën.

Dua të diskutoj për një analizë të Mark Markut, që lexova sot në gazetën MAPO, ku autori pasi e quante që në titull pedagogen në fjalë “të manipuluar”, shprehej si më poshtë [theksimet janë të miat, 2Xh]:

Dy ditë më parë, në një takim elektoral të zotit Basha, një pedagoge e Universitetit Politeknik ka shpërthyer në një sulm skizofrenik ndaj tij, ndërsa ai po shpjegonte para pedagogëve dhe studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit platformën e tij elektorale. Mediat pranë Ramës janë munduar ta paraqesin këtë akt, krejt të padenjë për një pedagog universiteti, si një shembull moral të reagimit qytetar. Skena skizofrenike është dhënë e stërdhënë në ekranet televizive, është komentuar dhe, personazhi i saj, një grua që bërtiste me sa zë kishte në kokë duke sharë kandidatin, ka dalë shumë shpejt nga anonimati duke u bërë një simbol i kauzës socialiste për ta fituar për herë të katërt Bashkinë e Tiranës.

Pak ditë më parë, shumë analistë në mediat, duke përfshirë edhe vetë gazetën MAPO, shprehën indinjatën e tyre për një trop të keqkuptuar të Ilir Yzeirit – meqë ky paskësh cenuar ndjeshmëritë e kinezëve duke përdorur fjalën kinezëri; pa çka se nuk e kishin kuptuar atë autor, për shkak të injorancës së përgjithshme.

Kinezëve këta u dolën në mbrojtje ndoshta edhe për të bërë figurë të mirë para ambasadorit amerikan Arvizu, me prejardhje etnike nga Lindja e Largme (God bless him).

Ndërkohë, askujt nuk i bëhet vonë për këtë abuzim dhe përdhosje që u bëhet skizofrenëve në shtyp, nga njerëz të paditur, që nuk dinë as se çfarë është skizofrenia, as e kanë idenë për vuajtjet e skizofrenëve dhe të familjeve të tyre.

“Sulm skizofrenik,” e quan Marku veprimin e pedagoges në fjalë; edhe pse skizofrenët zakonisht nuk sulmojnë, ose të paktën nuk sulmojnë më shumë se të tjerët (edhe po të donin, kush do t’u linte radhë?).

Çfarë do të ishte tamam sulmi skizofrenik? Po skena skizofrenike?

Ndoshta Marku i referohet imazhit të 200 vjetëve më parë, për të sëmurët mendorë si qenie agresive dhe ulëritëse, që duheshin mbajtur të mbyllur në çmendina. Ndoshta Marku nuk ka marrë vesh se, këto dy shekuj të fundit, koncepti për sëmundjen mendore në përgjithësi ka evoluar; duke përfshirë këtu edhe konceptin për skizofreninë.

Ky autor kujton se po distancohet nga gjesti i pedagoges Flutura, duke e cilësuar atë si skizofrenik; dhe duke nënkuptuar që njerëz si Flutura nuk duhen lejuar të shprehen lirisht në vende publike, si “të çmendur” që janë.

Skizofrenia është sëmundje e rëndë mendore, që shfaqet me simptoma të ndryshme; por ushtrimi i fjalës së lirë, në publik, qoftë edhe në mënyrë të pahijshme, nuk është ndonjë karakteristikë e skizofrenisë. Përkundrazi. Po të ishte kështu, atëherë në vend të Parlamentit të Ri, kryeparlamentarja Topalli duhej të niste të ndërtonte një spital psikiatrik për “skicofrenët”, mu te Piramida, madje nën të, për arsye sigurie.

Natyrisht, analisti Marku ka të drejtën e vet për t’u shprehur ashtu; edhe pse ka një kontradiktë midis fajit që ai gjen te Flutura – e cila paska fyer kandidatin Basha, dhe fajit që ai bën vetë, duke lënduar ndjeshmërinë e lexuesve skizofrenë. Me fjalë të tjera, nëse ti ia lejon gojës kaq liri, për t’i cilësuar publikisht disa skena si skizofrenike thjesht ngaqë nuk pajtohen me ndjeshmëritë e tua intelektuale, atëherë njëlloj duhet t’ia lejosh edhe pedagoges Flutura të njëjtën liri, për t’i thënë kandidatit Basha “vrasës”, njëlloj në publik.

Kjo për Markun.

Përndryshe, në Shqipëri ka shumë të sëmurë skizofrenë, si kudo gjetiu. Një pjesë prej tyre i gjen spitaleve ose azileve për të sëmurë kronikë, por një pjesë tjetër arrijnë të jetojnë pak a shumë normalisht, edhe pse disi të tërhequr dhe të çuditshëm. Kam njohur prindër që kanë pasur fëmijë skizofrenë; motra që kanë pasur vëllezër skizofrenë; vëllezër që kanë pasur motra skizofrene – dhe më ka prekur gjithnjë thellë vuajtja e tyre, më e madhe dhe më e pangushëllueshme se ajo e të sëmurëve vetë.

Ka skizofrenë të dhunshëm, edhe pse esenca e skizofrenisë nuk është dhuna; por më tepër prishja e harmonisë ose integrimit mes departamenteve të mendjes: perceptimit, emocionit, arsyes. Dhimbja, përballë një të afërmi skizofren, lidhet edhe me bindjen se, për fare pak, ky njeri do të kish shkëlqyer në fushën e vet: skizofrenia dhe shkëlqimi mendor janë dy anë të së njëjtës medalje mizore.

Ç’lidhje ka kjo me batutat e Mark Markut? Asnjë lidhje, po të pranojmë, mes të drejtave të njeriut, edhe të drejtën hipotetike për të qenë haptazi i paditur, i pandjeshëm, i vrazhdë.

Përndryshe, autori mund ta kish përdorur epitetin skizofrenike jo për të cilësuar një skenë të zakonshme ballafaqimi publik gjatë fushatës, sesa për fushatën vetë; por jo në kuptimin psikiatrik, as në kuptimin që kandidatët e të dy palëve janë skizofrenë; por në kuptimin tjetër, filozofik, të një çarjeje ose dezintegrimi midis natyrës së këtyre zgjedhjeve dhe atmosferës me të cilën po përcillen; ose të çorganizimit mes zellit politik të kandidatëve dhe profkave të premtimeve që lëshohen sa majtas-djathtas, pa fre e pa doganë. 

nuk eshte risi cfare tha profesorja apo si e tha. Interesante (dhe per tu komentuar) ishte jehona qe pati ajo fjale e thjeshte. Tregonte qe ishte ne mendjen e te gjitheve dhe sapo u tha sikur beri mase smiley

analogjia me e sakte eshte ajo e perralles se rrobave te mbretit.

megjithate, si moment fushate mua me kujtoi dhe nje episod tjeter te zgjedhjeve ne amerike kur Tina Fey beri skecin e famshem si Sarah Palin dhe tha qe ishte eksperte ne politiken e jashtme sepse shikonte Rusine nga ballkoni. Pavaresisht se shume analiste me pare ishin shprehur skeptike ndaj Sarah Palin jehonen qe e pati skeci nuk e paten 1000 analiza. Edhe ketu, megjithese eshte thene e sterthene qe Basha mban pergjegjesi per 21 janarin, llafi i profesores doli me i forte se 1000 analiza per t'ia kujtuar edhe njehere votuesve se cfare perfaqeson Basha.

E vetmja dhe qe mud te thuhet per Flora Hanellin eshte :

"Bravo te qofte per kurajon."

Ju, qe nuk keni kurajo te diskutoni permbajtjen dhe vertetesine e atyre qe tha zonja na kerkoni te kapeni pas formes dhe menyres si u tha. Jeni shume siperfaqsore, bashke me kete Topen a Tupen, si e ka emrin...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).