42835_11.jpg 

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur poshtë kërkesën e bërë nga klubi Flamurtari për fitoren në tavolinë në ndeshjen me Laçin. Komisioni i Disiplinës, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, ka vendosur vetëm dënimin e fushës së Laçit me dy ndeshje pa tifozë dhe me gjobitjen e këtij klubi me 500 mijë lekë për hedhjen e fishekzjarreve dhe sendeve të forta në fushë. Në vendimin e tij, Komisioni i Disiplinës argumenton se nga hetimi i kryer, ka rezultuar që në drejtim të portierit Shpëtim Moçka ka patur hedhje të fishekzjarreve, por që nuk kanë shkaktuar dëme të atilla që të mund të vinin në rrezik shëndetin e lojtarit apo shkaqe për ndërprerjen e ndeshjes.

Komisioni thotë se veprimi i tifozerisë laçiane është i dënueshëm, por ai nuk ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes dhe as në vijimin e mëtejshëm të saj pas ndërprerjes, kështu që nuk janë ekstremet e parashikuara nga Kodi i Disiplinës Sportive për dhënien e tre pikëve në tavolinë. Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit kanë bërë të ditur se anëtarët e Disiplinorit kanë qenë të përçarë në marrjen e vendimit. Kryetari i tij Eno Bushi ka qenë pro dhënies së 3 pikëve në tavolinë, ndërkohë që dy anëtarët Ramazan Rragami dhe Saimir Dauti, kundër. Vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës do të thotë që Skënderbeu i Korçës është praktikisht kampion i vendit, pasi kjo skuadër do të presë ditën e mërkurë Elbasanin e vendit të fundit dhe i mjafton kjo fitore për të marrë trofeu.

Në letër, as që diskutohet se elbasanllinjtë mund t’u hapin probleme korçarëve, të cilët ndodhen 4 pikë para Flamurtarit kur mbeten edhe dy ndeshje deri në fund. Ndërkohë, të kontaktuar me telefon, drejtuesit e klubit vlonjat kanë bërë të ditur se do ta apelojnë vendimin, ndërkohë që janë duke përgatitur dosjen për në UEFA, duke shpresuar që ajo t’i marrë parasysh kërkesat e tyre, jo vetëm për ndeshjen me Laçin, por edhe për atë me Shkumbinin 20 ditë më parë.

5 Komente

"...Komisioni i Disiplinës argumenton se nga hetimi i kryer, ka rezultuar që në drejtim të portierit Shpëtim Moçka ka patur hedhje të fishekzjarreve, por që nuk kanë shkaktuar dëme të atilla që të mund të vinin në rrezik shëndetin e lojtarit apo shkaqe për ndërprerjen e ndeshjes."

Keta qe kane shkruar kete fjali me siper, jane me se paku Karagjoze. Portieri largohet nga fusha ne barrele e i gjakosur. Shtrohet ne spital dhe pati probleme me degjimin. Dhe keta palaco thone : "...nuk kanë shkaktuar dëme të atilla që të mund të vinin në rrezik shëndetin e lojtarit ..."

Flamurtari kryen nje zevendesim te detyruar. Imagjinoni nje skenar te tille: Flamurtari i ka kryer te 3 zevendesimet e lejuara, dhe ndodh i njejti incident. Me llogjiken e ketyre karagjozeve, incidenti as ka demtuar shendetin e lojtarit, as ka qene shkak per nderprerjen e ndeshjes dhe as ka ndikuar ne rezultat, packa se Flamurtarit do t'i duhej te luante me 10 lojtare pasi i kishte kryer zevendesimet e mundshme. smiley

Nderkohe ne fakt ka kryer nje zevendesim te detyruar qe patjeter ka ndikuar ne taktiken e lojes se Flamurtarit.

Ka ardhur koha te behet nje revolucion i vertete ne FSHF. Pa aftesia dhe korrupsioni ia kane marre shpirtin edhe argetimit te vetem te shqiptareve, qe te shtyre nga streset e perditshme shfryjne dufin me dhune ne stadiume.

Duhet nje moratorium per kampionatin. Te mos zhvillohet asnje Kampionat deri sa Presidentet e Klubeve, qe jane iniciatoret dhe aktoret kryesore te kesaj dhune e ketij korrupsioni, lojtaret e trajneret qe jane aktore dhe viktima, spektatoret qe jane aktore e viktima, arbitrat qe jane aktore dhe kreret e FSHF qe jane iniciatore, aktore por jo viktima, te kuptojne se nuk mund ta mbajne peng Futbollin.

Ndonese Skenderbeu mund te jete fituesi real i ketij kampionati, Flamurtari eshte fituesi Moral i tij.

PS. Autori i ketij komenti nuk eshte nga Vlora dhe as tifoz i Flamurtarit, por thjesht specialist Futbolli.

smiley hajt mo se Lashi smiley ka bo perpara, ka deviju nga praktikat e te dalit ne fushe me pistolete smiley

 Eshte e vertete qe dikur ne Laç shkonte njeri tek vija e mesfushes me kallash ne dore... s'me kujtohet emri tani. Keto palaçolleqe i kane bere gjithnje kunder Flamurtarit. Ne 1996-97 kur Flamurtari ishte ne vend te pare, pas dhunes çnjerezore ne Lushnje ku policia rrahu lojtaret dhe tifozat vlonjate, ne ndeshjen ne Laç, laçjanet morren zjarrfikset dhe e ujiten mire e mire fushen derisa shkoi balta ne gju. Te dhunosh kesisoj skuadren me te suksesshme shqiptare eshte TURP. Ca ben FSHF-ja? Tall bythen! Po s'ka gje se ate qe ka bere Flamurtari s'ka per ta bere ndonjehere skuader shqiptare ne Europe, as sot, as kurre. 

 

 

Sabah Mici e ka pas ai Albanoid , ju thonte lojtareve kundershtare deri kemi mesi fushes boni ca te doni kaluat me tej , ju thyjm komet , dhe ne korne me tull eke koka i detyronin kundershtaret mos te krosonin ne zone po ta dergonin topin mbrapa ke porta tyre.

 Sakte, Mici smiley

Laçi besoj eshte i vetmi qytet ne Shqiperi ku rrugaçeria kap 75%. Helbete, e krijoi Enveri ate qytet per te ri-edukuar horrat e atehereshem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).