KE: Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter

Ndërkohë që procesi zgjedhor në Shqipëri ende nuk ka përfunduar, Komisioni Europian hedh dritë mbi vlerësimin që do të përmbajë raporti i radhës i progresit për Shqipërinë, i cili publikohet më 12 tetor.

Përvec lëvdatave për mosabuzimin me regjimin e lirë të vizave, Komisioni, i cili nuk ka marrë ende planin e korrigjuar të aksionit për zbatimin e 12 kritereve kyce nga Shqipëria, vlerëson se nuk është përmbushur “as një i vetëm” prej tyre. 

Raporti, i cili pritet të jetë një ndër më të rreptët në historikun e marrëdhënieve BE-Shqipëri, do t'i kushtojë një hapësirë mjaft të vecantë edhe procesit zgjedhor, e sidomos paqartësisë ligjore të vendimit të KQZ-së për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. 

“Ka një shqetësim të qartë për mënyrën sesi vendimi është marrë në këtë moment të fazës së pas-numërimit. Por është gjithashtu e rëndësishme që tani procesi i ankesave të bëhet në qetësi, në respekt të rregullave institucionale dhe mendoj se cështja e saktësisë ligjore për këtë hap të ndërmarrë nevojitet qartazi që të zgjidhet, në mënyrë transparente, të ndershme dhe ligjore, duke respektuar rendin ligjor shqiptar. Pra, unë do të thoja jo vetëm fjalët e legjislacionit në letër, por edhe frymën e legjislacionit shqiptar”, ka deklaruar Marta Garcia Fidalgo, shefe e Njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të KE. 

Përballë një prezantimi rozë nga qeveria shqiptare, Komisioni Europian rreshtoi vlerësime në të 12 kushtet që duhen përmbushur nga Shqipëria, duke vlerësuar mënjanë procesin zgjedhor, të cilin e ndau në disa faza. 

“Mendoj se situata, ashtu sic qëndron sot, është më pak e ndritur se c'ishte dy vite më parë. Prioriteti i parë kyc, ne nuk konsiderojmë këtë parlament se funksionon sic duhet. 

Prioriteti i dytë lidhet me miratimin e legjislacionit që kërkon shumicë të cilësuar. Njësoj mbi emërimin e Avokatit të Popullit dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetuese, që kërkojnë shumicën parlamentare. 

Prioriteti numër 4 i Opinionit lidhet me rëndësinë për të modifikuar kuadrin ligjor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Realiteti faktik është përsëri se këto modifikime nuk u bënë. 

Duke shkuar në prioritetin e 5-të kyc, atë për garantimin e zgjedhjeve në përputhje me standartet europiane e ato ndërkombëtare, më lejoni të kthehem në fund për këtë ndërhyrje mbi sjelljen dhe organizimin e zgjedhjeve. 

Prioriteti numër 6, rekrutimi në shërbimin civil vijon të bëhet me procedura jotransparente. 

Prioriteti kyc numër 7, korrupsioni në gjyqësor, mbetet shqetësim. Vijmë tek prioriteti numër 8, që lidhet me korrupsionin. Hetimet për rastet e korrupsionit nuk po bëjnë progres sic pritej. 

Kjo bën që në përgjithësi rastet e dënimit për korrupsion të mbetet i ulët dhe korrupsioni mbetet shqetësim në Shqipëri. 

Prioriteti kyc numër 9. Mendoj se lufta kundër trafikut të drogës dhe trafikut të qënieve njerëzore mbeten fusha shqetësuese. 

Për prioritetin kyc numër 10, mbi të drejtat e pronës. Përsëri realizojmë se ka një progres të vogel në këtë fushë. Por puna dhe kjo është punë shumë e rëndësishme për qytetarët e thjeshtë dhe investimet, mbetet për t'u bërë. 

Prioriteti i 11-të, ne shënojmë incidentin që ndodhi me romët në shkurt. Prioriteti i fundit kyc, ai numër 12. Mendoj se nuk ka progres gjithashtu për trajtimin e të burgosurve me probleme mendore. 

Ne shënojmë se ka patur disa shqetësime për ushtrim të tepruar dhune gjatë arrestimit dhe ndalimit të bërë nga policia pas ngjarjes së 21 janarit. 

Më lejoni të kthehem shkurt tek zgjedhjet. Mund të diferencojmë faza të ndryshme. Mendoj se periudha parazgjedhore kishte polarizim të lartë, kishte mosbesim të qartë mes partive politike, sjellje konfrontuese, por mendoj se është e drejtë që të njohim se pati zgjedhje konkurruese dhe transparente. Problemet nisën pas procesit të numërimit, kur ata nisën me tabulatet dhe përballjen me ankesat. 

Të gjitha këto nivele do të qartësohen kur ne të vijmë me raportin e progresit në tetor. Mendoj se shqetësimi për votat e hedhura në kutitë e gabuara do të jetë kyc në fund”, ka nënvizuar Fidalog. 

Pjesa e dytë e këtij takimi përgatitor të delegacionit për Europen Juglindore të Parlamentit Europian u zhvillua me dyer të mbyllura. Europarlamentarët do të takohen me kolegët e tyre shqiptarë më 14 dhe 15 qershor në Bruksel. 

Tashmë e njohin njëri-tjetrin gjithmonë e më mirë, pas dy takimeve të mëparshme, të cilat dështuan në prodhimin e një deklarate të përbashkët përfundimtare.

62 Komente

...mirakell' shqiperia ere....

...nuk e besoj se ne gjithe prioritetet te jene te verteta smiley ...eshte gabim te mos votosh fare, por ne fund te fundit per ke te votosh!?!?!?!....edhe keta tonet e te gjithe ne e dime qe keto pika te dobeta egzistojne, dhe do egzistojne edhe per shume kohe.....te jp njeri ndihme si te zgjidhen!!!!???? Njerezit e ditur ne shqiperi nuk jane guximtare te merren me salrat e edrat, e ata qe jane "guximtare" jane gangsterra, dhe keshtu do jete veshtire te  puthiten gjerat per anetaresim .....

Shqiptarët e Maqedonisë thonë se KE-ja nuk është shqiptare, pasi shan qeverinë e Berishës.

 Doro mos i ve dhe shum faj,shqiptarve te Maqedonis se ti ke dhe tyça ketu ne Shqiperi qe te vrasin per Salen!!

 Ore megjithe men, se u bom si budallenjt duke pyt: ca u bo me rezultatin e zgjedhjeve mer burr? Apo u anallun fare?!!!

Presin te hapet restoranti "aligatori" meqe "krokodili" s'beri pune.

Avrupi ç'nuk zuri ne goje po ate kryesorin e la per tetor.Kjo perkthehet ''rrifuni dhe ca,kur te jeni bere telef ta po ju themi'' smiley uhh ç'kam qesh smiley

Ndoshta pyetja duhet bere: " A do Shqiperia qe te plotesoje kriteret?" Se ndoshta Shqiperia nuk do qe t'i plotesoje keto kritere e kot qe po behet gjithe ky mundim. A e dini me siguri se politikanet shqiptare duan qe te plotesohen kriteret e pastaj Shqiperia te perparoje drejt integrimit evropian, ku pushteti i ketyre politikaneve do te zvogelohej?

 Aha Top Channel,keta qe i gjeten Bushit oren.

Nisni haber Edi Rames, Ditmir Bushatit e sorrave te tij, qe i thane europarlamentareve, - Mos heqni vizat per shqiptaret, se kane per tu dyndur 300 mije emigrante"

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ke-s...

BRUKSEL- “Shqipëria nuk ka abuzuar me regjimin e vizave”. Kështu ka deklaruar sot shefja e Njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të KE, Marta Garcia Fidalgo.

Deklarata u bë gjatë takimit përgatitor të delegacionit për Europen Juglindore të Parlamentit Europian në Bruksel, ku Fidalgo deklaroi se “Shqipëria nuk ka abuzuar me regjimin e vizave të vendosur 15 dhjetorin e shkuar”.

Komisioni Europian ndërkohë foli edhe mbi vlerësimin që do të përmbajë raporti i radhës i progresit për Shqipërinë, i cili publikohet më 12 tetor.

Raporti pritet t'i kushtojë një hapësirë të veçantë edhe procesit zgjedhor. "Është e rëndësishme që tani procesi i ankesave të bëhet në qetësi, në respekt të rregullave institucionale dhe mendoj se çështja e saktësisë ligjore për këtë hap të ndërmarrë nevojitet qartazi që të zgjidhet në mënyrë transparente, të ndershme dhe ligjore, duke respektuar rendin ligjor shqiptar”, ka deklaruar Marta Garcia Fidalgo.

Komisioni Europian rreshtoi vlerësime në të 12 kushtet që duhen përmbushur nga Shqipëria, duke vlerësuar mënjanë procesin zgjedhor. Europarlamentarët pritet të takohen me kolegët e tyre shqiptarë më 14 dhe 15 qershor në Bruksel.

 Hunter, besoj se ti je njeri i pergjegjshem per keto qe thua.....nje ndryshim i vogel, midis atyre vendeve dhe nesh....ne si nje popull shume me i "pjekur" per vizat, dhe me me shume eksperience emigratore, e dime shume mire qe me azil nuk fitojme gje fare. fqinjet tane, si qytetare qe i njohin ligjet dhe rregullat, besonin si nje gje te mire dhe perfituese, kerkimin e azilit, por si naive, dhe pa "eksperiencen" tone te vyer, nuk e dinin se te kerkosh azil ne nje kohe te tille, ne mos eshte budallalek me brire, te pakten eshte naivitet foshnjor, dhe per fatin e keq te tyre, keta te ketij niveli jane, perkunder "trimave" dhe "trimereshave" tona, qe kane kaluar kufirin dhe nuk jane kthyer, por rrijne klandestine, te pakten une njoh nja tre vete qe kane ikur me rregulla, dhe nuk jane kthuer akoma, por kane ikur me mendimin qe te rrijne atje....dhe kjo duhet pare, po pak me vone, nese ka evidenca per kete pune.......

Qeveria autonome e Topqenit, duartroket KE.

Parlamenti nuk funksionon si duhet , nuk funksionon hiç , socialistat jane me shume ne lokale se ne parlament.

Miratimi i ligjislacionit qe kerkon shumic e cilesuar ( gjykata administrtive) parlamentaret socialist jane ne lokale.

Korrupsioni ne gjyqsor mbete nje shqetesim; Me kryetar GJK Fehmi  Abdiu ( prokuror kriminel)e natyrshme.

Më lejoni të kthehem shkurt tek zgjedhjet. Mund të diferencojmë faza të ndryshme. Mendoj se periudha parazgjedhore kishte polarizim të lartë, kishte mosbesim të qartë mes partive politike, sjellje konfrontuese, por mendoj se është e drejtë që të njohim se pati zgjedhje konkurruese dhe transparente. Problemet nisën pas procesit të numërimit, kur ata nisën me tabulatet dhe përballjen me ankesat.

Socialistet nuk kishin deshire te merrnin pjese, se ishin ne lokale.

Me kete opozite , hyjme vetem ne koren e veriut, se vend tjeter jo e jo.

Asnje fjale KE, per Bracen e enver velija !

Nuk kane faj topqenat,i nxorri dhe Gjykata Kushtetuese sot nga vrima plus qe kishin marre dhe nja 25 milion euro kredi,po i vjen fundi dhe ketyre. 

 te paska met ora te Fehmiu lumo, shiko se ka ca kohe qe ka ik ai.....

Ali.

Kur ne GJK ka qene kryetar nje si krimineli Abdiu ( ndryshoi ligjin per te bere kontrabande kryeministri socialist) ,çfare pret nga gjykates te vegjel !

E kuptove , besoj!

Gjthe ate liber me burokracira  i dorezuam Evropes dhe ngeci karkaleci ,kaq e pati me si eci .....       vetem per 12 pika ,aty ku ben pune, vetem praktika ....

Ne praktike e kemi shume te veshtire ,se per llafe te thajme .....diten e bejme nate   .  smiley

Cfare nuk do te jepja vetem te lexoja nje artikull te Sokol Balles "Si me hoqen nga puna me vetem nje telefonate".

prit ,sa te nderohet pronari smiley

E di si eshte puna, lajmi mund te jete i vertete 100%, eshte i vertete 100%, por kjo vetkenaqesia e TCH nga cdo e keqe qe mund te ndodhin per Shqiperine (si ky ke plot raste te tjera; edhe lajme fallso te fabrikuar qellimisht), mua me ben per te vjelle.

Sma merr mendja se ka ngelur gje per te vjelle Hunter. Lajmet qe vine cdo dite nga Shqiperia nuk ka stomak qe i duron.

Lajmet qe lexon nga gazetat/tv se Shqiperia s'eshte ajo e TCH dhe Shekullit. Ka shume vitalitet, energji, iniciativa, por kronikat e zeza, lajmet e zymta jane gjithmone ne faqe te pare.

Ja psh, merr heqjen e vizave. Po u ktheja me avion dhe kisha afer nje grua me nje femije te vogel ne krah. Po fliste me nje pasagjere afer. I kam bere operacion ne zemer djalit. Ka lindur me defekt. Provova ne Shqiperi, po nuk e bene sic duhet heren e pare dhe u detyruan ta bejne operacion edhe 2 here te tjera. Kisha bere kerkese per vize ne Itali, te shkoja ne spital atje, por nuk ma dhane. Shyqyr qe u liberalizuan vizat edhe shkova tani per ti bere nje operacion te ri. Jane shume te mire, s'kane krahasim me tanet.

Edhe shani shemen pastaj per militantizem smiley

sheme te tema e QSUT

eshte per te vene duart ne koke. dhe jo vetem tek QSUT, por edhe tek Spitali Ushtarak. Ndersa neper rrethe rrezik nuk funksionojne as edhe godinat spitalore, pra hotelet.  mirpo po te ngreshe zerin, frymori te zgerdhihet dhe te thote: ju liberalizum vizat, shko kurohu jashte shtetit. e pra ky eshte shteti shqipetar, vendi me atraktiv i turizmit ne ruzullin tokesor.   

berberi si budalla duket (berber smiley ), por ndonje gje te sakte e kap ndonjehere.

Nga e gjithe kjo ligjerate qe ke rreshtu ketu gjataro, mua me entuziazmoi me se shumti pohimi i fundit 9qe te paska shpetu prej duresh me duket):

Jane shume te mire, s'kane krahasim me tanet.

Shyqyr qe u paisen me viza qe t'ja mallarin nga vendi sa here qe kane ndonje hall. Zgjidhje e bukur, une nuk e kuptoj se si nuk gezojne keta ramistat e peshkut njehere... e pika juve me gjithe ata qe keni ne krye ...

 

asterix,

ne te djathtit arsyetojne ne nivel mikro (hesapi im, bahcja ime, shpia ime). Problemet  makro, problemet e medha, si mireqenia sociale, ngrohja globale etj, ju a leme me plot deshire ju te majteve.

Kot me te pyt: ka e nxorre qe une isha i majte, apo meqe po te bi ty jam i armikut.. edhe njehere ... lum per ju, e mjere per ju*...

*Me "ju" nuk them ju te djathtet, por ju partiaket e tifozat e tribunes dhitçe qe nuk e keni per gje te ngrini ne qiell njerin e te hidhni tutje tjetrin e qe e kerceni valen sipas melodise se Edushkes apo Salushit..

Po ta thash pra me lart, problemet ne nivel makro, aty behet dallimi. Per probleme madhore te thani piten ju, por ç'e do qe nga ana praktike ngec sharra ne gozhde.

hahahahhaaha ne te djathtet-thote Hunter. hahahahahahahahha. Po thuj o derzi ne oborrtaret se nuk eshte turp. Ne fund te fundit gjithmone ne jete te jeteve ka pasur mbreter, ashtu si dhe ka pasur dhe oborrtar. Ah po, pyetja mund te shtrohet: po oborrtaret a jane pjese e popullit? kete nuk e di, por them se jo. me teper oborrtari anon nga familja e monarkut. pavaresisht se nuk kane lidhje gjaku, dhjesin ne te njejten shtepi.

Jam dakort me ty.

Une e shikoj shume pozitiv lajmin qe kirurgjia shqiptare eshte ne mesjete!

 Lajmi nuk është kundër Shqipërisë, është kundër Saliut. 

 

mer, po opozita e ka gjithe fajin ???!!!...behuni pak objektiv...pak fare....po sala ka cdo gje ne dore e ben si i do bytha me te gjitha institucionet....opoziten se pjerdh fare....

nuk ma ni fare as per opoziten e sidoms ramen, por duhet me qen pak objektiv se kush bo ligjin, dhe kuptohet qarte se kush eshte fajtori absolut....

 ...opoziten se pjerdh fare.

e ashtu...e ashtu..ja pershembull sot i beri thirrje qe te votonin 12 Rekomandimet.

Pak eshte kjo?Qe Kryeministri permend emrin opozite?

Keta do vazhdojne tere jeten me poqekordha .Hiqni ore Berishen dhe Shqiperia i ploteson te gjitha kriteret . As kaq pervoje nuk fituat me Miloshevicin , kur Serbia nuk plotesonte asnje po asnje kriter. Po tani ?

Lerini keto sperdredhje "hajnash " me prioritete. Shqiperia nuk ka per te plotesuar jashte JUSH KURRE asnje prioritet , jo vetem se eshte Berisha  nje pjelle deshtake e momentit Historike te Kombit ..... por pa Berishen nuk ka per te luajtur kukamcefti askush me jue , tue mashtrue e shit per Politike Injorancen . Dhe individualisht pa ate qenie monster qe fatleqesisht na qelloi si Popull ta kemi nje nga dy QETE qe udheheqin Forcat Politike ....Ju do ta keni shume here me te lehte me bisedu me Shqiptare ! Dhe nuk do nevoiten as prioritete as leter per ti shtypur. Vetem reforma pa ulerima e ecje hap pas hapi !

Thjesht para JUSH do keni njerez NORMALE !

po pse, cfare kriteri na qenkerka dashur te plotesojme?

ne vetem zgjedhje qe nuk dime te bejme... apo te sillemi me njerezillek me njeri-tjetrin; per te tjerat; c'ka me shume se ne Greqia? Cfare kriteri ploteson Greqia, Italia, Belgjika, qe nuk e plotesokemi ne?

raciste te qelbur!!! mbeten si felliqesira me punen e vizave... te neveritshmit!

keto 12 kriteret thua ti mo?

 

  1. stable institutions that guarantee democracy, the rule of law, human rights and respect for and protection of minorities;
  2. a functioning market economy, as well as the ability to cope with the pressure of competition and the market forces at work inside the Union;
  3. the ability to assume the obligations of membership, in particular adherence to the objectives of political, economic and monetary union.

 

Jane nja 17 sa per saktesi...Lexoji ketu te shkoqitura ne detaj

sa ploteson greqia?

Greqia u fut llokumce....me ndihmen e Sokratit,Plutarkut dhe nje dreke ne Akropol smiley

Ci duam Sokrat, Plutark edhe Aristotel ne?

Ne kemi me te madhin ne bote ore, filozofi me i madh qe ka njof historia,  Sal Ram Berishen. Apo jo hunter?  Apo jo Brad, lumo, shfaqje politike, ca mendimi keni ju burra?

Edhe nje shetije ne Dajt si me mbesat edhe u kopsit kjo pune. "Dhiz iz ë mirëkëll!!"

smiley

Shqiperia kishte dy raste per tu bere kandidat ne 1996 dhe 2011. Tani gjejeni se kush ka qene ne keto kohra President ose Kryeminister ? Ne krahun e opozites kane qene te ndryshem. Historia e kalit ................  smiley

S'ka gje, se do futemi ne evrope si pjese e Serbise...e ka menu mir baca ket

Mendoj se titulli eshte gabim. Duhet these se "qeveria shqipetare nuk po ploteson asnje kriter". Se po te jete per ne shtetasit shqipetar, do te benim gjithshka per ti plotesuar ato. Por eshte qeveria dhe pushtetaret e koruptuar ata qe per interesa vetjake dhe te familjeve te tyre, kane braktisur cdo perpjekje integrimi. dhe i pari si gjithmone eshte frymori.

Ngeles ne klase ne 12 lende....Skandal!! Turp!!

Eshte hera e pare ne historine e negocjatave te BE-se qe nje vend aspirant per kandidat nuk ploteson asnje kriter baze te nje vendi funksjonal demokratik!

".... Problemet nisën pas procesit të numërimit, kur ata nisën me tabulatet dhe përballjen me ankesat... " 

 Shyqyr qe me ne fund europianet (pasardhesit tane) kuptuan diçka nga Albania. Kjo eshte themra e Akilit, problemi fillon tek numurimi, dhe vezhguesit e Europes ketu duhet ta kapin demin prej briresh, dhe jo nga bishti.  

 

 Me pak fjale ja disa nga arsyet pse ne nuk i plotsojme kriteret:

Nje arsye, me disa arsye brenda;

http://www.youtube.com/watch?v=zbz1zO4b80I&feature=fvsr

dhe...kreret politike jane te semure per pushtet, dhe te pafte te zgjidhin problemet e medha te vendit!!

dhe..kemi nje popull qe dashurohet shume, me liderat,i kane qef, i pythin, i lepijne si Lopa kripen e gurit qe ska shpirt!

 Shume e qelluar kjo video!

DJE :

 

Barroso ngrin përfundimisht Berishën, BE gati të mos njoh më qeverinë

 

 

Lajmet që vijnë nga Brukseli janë me të vërtetë të hidhura. Diskutimet e ditës së enjte në Komisionin Evropian ishin trishtuese. Por burime të sigurta thanë se zhgënjimi i ndërkombëtarëve ka qenë i madh dhe mbledhja është kthyer si një refren. E njëjta si pas vitit 2009. Standarde në zgjedhje të pa arritshme, probleme me procesin, numërimin, rezultatin, krizë politike, mosmarrëveshje mes palëve, ekonomi e dobët, drejtësi e korruptuar e të tjera si këto në procesin e legjislacionit.

Por lajmi më i fundit që vjen nga Brukseli është se presidenti i
KiE, Manuel Barroso i ka kërkuar vartësve të tij se dy vjet pa përparime dhe mosplotësim i asnjë nga 12 pikat kushte të vendosura Shqipërisë mjaftojnë për të ngrirë çdo marrëdhënie me qeverinë “Berisha”. Burime të sigurta njoftojnë për agjencinë se situata është e njëjtë si në vitin 2004-2005 kur Barroso ngriu
marrëdhëniet me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe nuk u krye asnjë hap deri në rotacionin politik në zgjedhjet e vitit 2005. Barosso mësohet se ka folur personalisht në telefon me kryeministrin dhe i ka thënë se prej momentit që komunikonin, ai dhe qeveria e tij nuk kishin më punë me BE-në deri në një tërheqje që do i hapte rrugën vendit dhe popullit shqiptar. Po ta shohësh me
kujdes lëvizjen e sotme të qëllimshme të Berishës dhe në një mbledhje të paprogramuar integrimi, ai mblodhi ministrat dhe u përrallisi shqiptarëve se fajin për 12 pikat e ka opozita me bojkotin e saj. Por ajo që dimë nga burime shumë të sigurta është se Barosso ia ka thënë hapur mendimin e tij me një pyetje
shumë të thjeshtë. Zoti Berisha, të gjitha fajet këto dy vjet i paska opozita, kurse ju nuk paskeni asnjë faj?.

Kaq ka qenë biseda mes tyre, sepse kuptohet fyerja që ka ndjerë kreu i KiE-së që anuloi dhe vizitën në Tiranë për 20 maj, për shkak të sjelljes së kryeministrit. Pas kësaj telefonate ai ka urdhëruar mbledhjen e Komisionit Evropian me qëllim dhënien e një shuplake te rëndë Berishës, që në fakt kryeministri sot na e shiti si fitore dhe jo humbje, sepse sipas tij fajin e ka opozita. Aktualisht mësohet se diplomatët e Brukselit i kanë hequr vizën një herë e mirë kryeministrit Shqiptar, që prej ditës së sotme gjendet në “greminën” politike. Berishës i është lënë vetëm një shans i fundit, tërheqja e Kolegjit, dhënia e drejtësisë ashtu siçe shohin të gjithë ndërkombëtarët se duhet të jepet, sepse kanë folur me raporte paraprake dhe të ndërmjetme dhe lënia e një ekspertize ndërkombëtare apo mendimi i Venecias. Për kryeministrin ka afat deri ditën e hënë, ndryshe “mandata” do të jetë edhe më e tmerrshme dhe e drejtpërdrejtë. Burime nga Brukseli thonë se hapi që mund të ndërmerret nëse Berisha nuk tërhiqet është mosnjohja më e qeverisë së tij dhe e zgjedhjeve në Tiranë.

 

SOT :

Berisha: PS të heqë dorë nga bllokimi, të votojë 12 rekomandimet e KE

Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje sot opozitës që të mbajë zotimin e bërë që të marrë pjesë në parlament për të votuar ligjet që janë pjesë e paketës së 12 rekomandimeve të Komisionit Europian.

Duke iu referuar një seminari të zhvilluar më 28 dhe 29 mars të këtij viti në Komisionin Europian, ku ka marrë pjesë edhe  Komisioni i Integrimit të parlamentit shqiptarë, kreu i qeverisë tha se, “kryetarja e Komisonit të Integrimit u zotua se forca e saj politike do të votonte në parlament ligjet që janë pjesë e paketës së 12 pikave. Uroj dhe shpresoj që opozita ti përgjigjet këtij detyrimi, dhe të heqë dorë nga praktikat e bllokimit”

Komentet, kryeministri Berisha i bëri gjatë fjales se tij ne Komitetin e Integrimit ku u diskutua plan veprimi për zbatimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian, i cili javën e ardhshme do të shkojë për prezantim në Bruksel.

Prioritet tha Berisha, mbetet konsolidimi 1 për 1 i kërkesave të udhërrëfyesit në tërësinë e tyre.

Zgjedhjet e 8 majit

Zgjedhjet e 8 majit, kryeministri Sali Berisha i ka vlerësuar si transparente, kompetitive dhe si zgjedhje që nderuan garën. Ai i bëri thirrje opozitës që të heqë dorë nga praktikat e bllokimit, dhe të përmbushë detyrimin e vet, duke treguar se bllokimi por votimi është alternativa që duan qytetarët shqiptarë.

Sipas Berishës, ky proces zgjedhor ka patur kundërshtitë më të pakta në të gjithë historinë e vendit.

Tirana tha ai, ka patur një rezultat të ngushtë, dëshmi e madhe e shtetit ligjor.

“Midis zgjidhjes politike, dhe shtetit ligjor, ne zgjodhëm atë të shtëtit ligjor. Zgjedhjet më shumë se çdo gjë tjetër janë funksionim i shtetit ligjor”- tha ai.

Duke iu referuar vendimi të Kolegjit Zgjedhor, kreu  qeverisë theksoi se, “gjykatësit shqiptarë njëlloj si gjykatësit amerikan apo britanik, në zbatim të Kushtetutës së tyre, deklaruan se nuk mund të përjashtohet nga numërimi asnjë votë”

 

marre nga? link pliiz?

 Art, duke u nisur nga kjo që postoi Stalker më lart, të lutem më jep një link të asaj temës që kishe hapur, ku mund t'i dërgonim KE-së letër për mosnjohjen e zgjedhjeve. 

 

ë ë...faji asht i opozits.

ja dhe Kroacia, u fut... 

 ej, nje gje spo mar vesh une...zgjedhjet ishin vetem ne tirane???? sa te lumtur jane partiaket qe ndeshkohet shqiperia.......varja!

Po s'ka njeri pune me Shqiperine mer, por fakti qe ndeshkohet berisha eshte vertet per tu gezuar, ky njeri duhet te hyje ne histori ashtu sic e meriton te hyje dhe jo ashtu sic pretendon ai. Une per vete do isha tej mase i deziluzionuar sikur kete here zgjedhjet te ishin te lira dhe te ndershme, kushdo ti kishte fituar. sali berisha nuk ka organizuar kurre, dhe kurre nuk do ta beje edhe ne te ardhmen, zgjedhje te lira dhe te ndershme (pervec te tjerave) dhe meriton te largohet vetem me dhune dhe jo me zgjedhje a me konsensus. Qeni qepen ta haje une e thashe mendimin tim, le te me shajne sa te duan shqiptaret e maqedonise smiley

  Une them, se dikush duhet te mbaj pergjegjsi morale te pakten qe pse shqiperia nuk i plotson kushtet, te gjithe e dine qe prej 1997 se ai qe deshtoi, ai qe e coi vendin ne krize, eshte  dashnori Don Zhuan Sal Ram Berisha qe prej 97`Eshte e kote te humbasesh kohen te provosh te kunderten, te hysh ne diskutime per kete pik!

Gjithmone kur ka nje krize institucionale pergjegjesi eshte e Qeverise dhe e Partise qe eshte ne pushtet! Po me ke te flasesh ?!!! 

 

E kujt i plasi cfare mendojne ne Burksel, Luli te fitoj pa e shihni ju si do te na luten vet ata....

Kush nuk beson te largohet nga Shqiperia!

Si tha ajo gruaja ne Berat para ca vjetesh: "Uje s'po ju kerkojme, drita s'po ju kerkojme, leke s'po ju kerkojme, aman vetem ju mos na u zini se na plaset xhanin!"

 Luli do te bej nje vez te kuqe.. smiley

frymori po perjeton grahmat e fundit te pushtetjetes se tij. Do zoti qe Kolegji Zgjebor e rezon prape padine e PS-se, se keshtu ndihmon pa dashje zbythjen e shpejt te ketij qelbesire apo funderine mesjetare.

 e kujt po behet vone per kriteret.shtetet qe kane hyre ne BE jane bere pishman kurse ky top kanali na e quan gjeme te madhe.

rendesi ka qe u hoqen vizat,pa te te hyre ne BE.....le te hyje topi.......

ashtu pra, thuaje te verteten. shtetet e evropit duan te behen prefektura te shqiperise, kta thon....muahahaha 

 car niveli ordiner, njeri thote topqeni sic i ka mesuar kryekllufi, tjetri tregon histori patetike ne avion sic tregonin dikur mjeleset komuniste, eshte bere peshku llum mos me te marre malli me ardh

per temen tani..seriozisht, me ter keto deficente qe i kemi si ne pushtet si ne peshk, a meriton shqiperia evropen? mua me duket qe jo.

Problemi me themelor eshte se politikanet Shqiptare dhe ketu ve ne dukje qeverine i shikojne keto detyra si detyra kundrejt BE-se dhe e verteta eshte se keto detyra per qeverine jane kundrejt qytetareve. Kasollen me llamarina lyeje sa te duash....saldoji vrimat gjithandej...Nuk e quan dot vile...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).