Do t'i gjejnë autorët e krimit, vallë?
E pafuqishme të gjej një nisje “të arsyeshme” për këta rreshta po i bie shkurt: refuzoj të pranoj këtë krim të fundit, më shumë së çdo krim të shkuar. Pasi ky nuk është thjesht një krim, kjo është vdekja përfundimtare e një vendi. 

Në 21 janar u vranë katër burra në mes të një sheshi: aty filloi të vdiste Shqipëria në mënyrë plateale, të padiskutueshme - sepse në thelb Shqipëria vdes nga pak çdo herë që ndodh një mashtrim politik; një hajdutëri e vlerave; një kërkesë mitmarrjeje; një vjedhje e votave apo një shpikje daltonizmi e votuesve, pra nëpërkëmbja e dinjitetit të qytetarit e fshatarit të ndershëm kudoqoftë.

Por në 31 maj u rrëmbye një grua, Grizelda Roshi. Në datën 3 qershor asaj gruaje do t'i lindte një fëmijë. Sot nuk dihet më ku është fëmija (nëse është). Hyrje brutale në jetë pësoi ajo foshnje, për ta thënë me fjalë të moderuara.

Drejtësia në kuptimin ligjor do të bëjë punën e saj (nëse e bën?!) për të zbardhur faktet, ndaj nuk dëshiroj të shtyhem në hamendësira që mund të rezultojnë të gabuara. Madje as më intereson. Ajo që duhet të mos përqasim në mendësi është shtyrja e kufirit të krimit; ngritja e nivelit të dhunës, përdhunës; ofrimi i vdekjes si një fakt normal; banalizimi i jetës njërëzore dhe institucionalizimi i horrorit. 

Sepse kjo ndodhi dje në Shqipëri me rrëmbimin e gruas së Kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Grizelda Roshi u rrëmbye, u dhunua, iu nxor fëmija nga barku, më pas nëna e re u hodh si një plaçkë e grisur në rrugë. Fëmija derimëtani nuk dihet ku është. Dhe ky akt tjetër gjë nuk është veçse ngritja e nivelit të krimit në horror. 

Nëse Shqipëria këtë radhë nuk reagon kompakte, jashtë ngjyrave, interesave, dialekteve, pozitave zyrtare e kaheve politike, ja ku e kemi pranuar, “çdoganuar” e ngritur horrorin në një piedestal paprekshmërie. 

Këtu vdes Shqipëria në mënyrë shumëfishe.

Vdes në radhë të parë ajo Shqipëri me të cilën fill pas “unit” vetjak, identifikohemi: mëmëdheu, historia, tradita, familja, gjaku, fëmijët, ngrohtësia jonë e gjitha shqiptare, bujaria jonë, emotiviteti ynë. Ne nuk dikërkemi të krijojmë një shtet, kemi ca taksirate të lëna nga e kaluara, por ama dimë të duam. Jemi krenuar ngapak të gjithë me këtë, nuk?

Por sot, nëse edhe ky horror lihet të kalohet si një krim i radhës e aq, Shqipëria e shqiptarëve të ndershëm ndalon së ekzistuari përfundimisht. Vendi i lihet në dorë bestialitetit, frikës së krimit që mund të godasë pas shpatullave në çdo çast, për arsye shpesh të qarta apo për arsye misterioze. 

Ky është edhe qëllimi i dorasve të këtij krimi, cilëtdo qofshin ata: të zbrazin Shqipërinë edhe nga e fundmja rreze shprese dhe ta kthejnë atë në një terra franca të krimit, ku qytetarët e saj të mos dinë më nga t'ju vijë e nga ta presin, ndaj është e udhës të ulin kokën, të shohin pas shpatullave e të binden edhe për gjëra që nuk dinë se duhet të binden, por për të qënë brenda është më mirë as të mos u shkojë në mendje të kundërshtojnë, të ankohen, të bëjnë miqësira apo aleanca të “padëshiruara”. Të padëshiruara nga kush? Nga kush duhet të kenë frikë shqiptarët?!

Ngjarja e Kavajës është ende e freskët, mungojnë elementët e një investigimi të mirëfilltë, por me gjithë dëshirën absolute për objektivitet ka dy elementë që nuk mund të injorohen: Elvis Roshi, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Kavajës, ati i foshnjës, është pjesë e opozitës. Roshi fitoi në një elektorat historikisht në duart e maxhorancës së sotme. Elementi i dytë: burime thonë se Roshi në ditët e fundit ishte kërcënuar me jetë. 

Koincidenca ogurzeza këto? Krim thjesht ordiner? Mes dy të ligave duhet zgjedhur ajo më e vogla, ndaj duhet të besojmë e të shpresojmë se është fjala për një krim ordiner. Ndryshe skenari do të ishte shumë, shumë më i kobshëm. Pasi një e vërtetë nuk mund të vihet në dyshim: ndodhin vrasje të turbullta në Shqipëri e askush nuk ndëshkohet. Rrihen gazetarë, ndodhin aksidente rrugore, shkapërderdhen diga, pëlcasin fabrika armësh dhe krimi (i çfarëdo natyre) në vend të ndëshkohet, lulëzon, madje “përsoset” në horrorin e vet si në rastin e fundit, ku krimi bëhet një ndëshkim mafia-style i nivelit më barbar: nuk të shfaros më ty si kundërshtar, armik, por të godas edhe më zi, të vras në afektet, në familjen, i masakroj jetën foshnjes tënde sepse kështu të bëj të vuash edhe më shumë. 

Ndaj lipset të bëhet dritë. Menjëherë. Me një shpenzim në terren të të gjitha forcave investiguese e atyre të drejtësisë. Shqipëria është një vend i vogël dhe hapësirat gjeografike nuk janë të tilla sa të lejojnë një fshehje të krimit, kriminelëve e gjurmëve të tyre në kushedi ç'qoshe të pakapshme. Nëse ky krim është vetëm pjellë e mendjes së disa sociopatëve banalë, kryeministri shqiptar e qeveria aktuale duhet të zbardhin gjithçka në mënyrë efikase, trasparente. Nëse kjo nuk ndodh, hijet mbi qeverinë në fjalë dhe mbi dorasit e këtij horrori do të jenë të tilla sa të errësojnë përfundimisht çdo shpresë shëndeti për jetën e sotme dhe të nesërme të vendit.
 
 

37 Komente

 E mirekuptoj revolten, por akoma nuk dime se cfare ka ndodhur. Historia eshte boll e tmerrshme, te gjithe ndihemi te neveritur por them se eshte heret per te dale ne perfundime kaq te forta.

Puna osht se ne jemi te gjithe gati 24 ore ne 24 te analizojm e te nxjerrim konkluzjone edhe pa i degju ndodhite deri ne fund. E kemi t'trashegum nga politika ket pasjon....Historia esht jo e tmerrshme por edhe tragjike ne cdo variant qe jepet e qe sic po shihet po pasurohet me elemente te reja ore pas ore. Ne duhet te msohemi te degjojm njehere e pastaj te konkludojme. Nuk dim ta bejm kete, fatkeqsi e madhe kjo!

 sidoqoftë vërtetësia e lajmit, në rastin më të mirë, frikën për jetën, pasigurinë, kërcënimin, edhe tensionin psikologjik, do e lërë në atë nivel që ishte. 

e megjithatë, vë bast se shumë, shumë njerëzve, u ka shkuar nëpër mend versioni më i keq i lajmit. Kjo është çështja.

 

Pasi një e vërtetë nuk mund të vihet në dyshim: ndodhin vrasje të turbullta në Shqipëri e askush nuk ndëshkohet.

Kjo eshte ajo ,qe i hedh me shume benzine revoltes sone te brendshme ......Si mund te gjeje qetesi shpirti i nje nene ,qe i kane marre forcerisht femijen ,pa mundur t'a perkedheli qofte dhe nje here te vetme dhe aq me teper te mendoje qe ky krim mund te mos te zbulohet nje dite ?!.

 

Rrojti prap Shqiperia. Po tashi?

Tashi fillon nga e para procesi i vdekjessmiley no way out

Keshtu vdes Shqiperia,une them se Shqiperia nuk vdes kurre se eshte zemra e Kosoves.

Per te mos e felliq akoma me shume kete Elviren, boni sevap e fshijeni kete teme.

Mir e ke ti Lizander po Elvira u felliq bashk me shok e shoqe te tjera neper gazeta e televizjone qe na ben koken daulle me kte histori....E jo vetem tonat por edhe mediat e huja qe si zor te shkrujn prap per variantin e ri te ksaj historije...Medet ca i bojm vetes ne, askush tjeter edhe me dasht nuk arrin te na nxije kaq mire reputacjonin!

E ke gabim, duhet lene sa me shume qe te felliqet sa me shume dhe mos ta marri njeri me seriozisht Elviren dhe njerzit si Elvira.

saraco lexoje edhe i here: halli osht qe elvira e beson qe ne jemi kaq "te zot" edhe i bojm kto gjona.

une ne fakt dje nuk e kam besu per asnje cast. jam aq krenar sa nuk me plas fare qe po mburrem ahaha.

Dakord me Lisandrin,hiqeni kete teme se Elvira paska kopju Meron.

"Griselda Rroshi u rrembye,u dhunua,iu nxorr femija nga barku.................."

Elvira Elvira,me gjithe deshiren tende mi goc,nuk e shte keshtu . ( Sipas Prokurorise).

 Të paktën ju të pëdhësë, bëjeni punën tamam: kërkoni drejtësi për 21 Janarin. Ndryshe dyshime, aludime, mosbesim etj etj etj. do i keni gjithnjë mbi kokë. 

ËSHTË BARRË E RËNDË, NUK MBAHET MBI SHPINË, TË KESH NË KRYE NJË VRASËS. PIKË.

 

Nuk eshte faji yne qe populli voton nje "vrases",tani ose popullit i pelqejne "vrasesit" ose populli e di kush i ftoi te shkonin drejt vrasjes,po te le dhe ty ta vrasesh pak mendjen...............

 nuk vendos vota se kush vret. Se kush vret është FAKT. 

Mbajeni mbi shpinë atëherë. VRASËS, VRASËS, VRASËS. 

Do ua kujtoj përditë. 

Mire do besh ce coku harron njeriu nganjehere.

Per kujtese,zgjedhjet u bene pas 21 Janarit.

ncuk, mos ki merak, se nuk e harron ti. kujtohesh vetë ndonjëherë. 

http://www.peshkupauje.com/comment/reply/35039/335685

kur t'a harrosh ama, ta kujtoj unë. 

Kafsha vret njerëz dhe Elvira ju vret ndërgjegjien. Prandaj doni t'a hiqni temën. 

Edhe vrasës edhe njeri, nuk bëhet.

 

 

Elvira na vret ndergjegjen.........................

E gjete dhe ti.

 po mendoja të bëja një t-shirt, kur të shkoja për verë andej, me mbishkrimin: vrasës, kusarë. 

vë me bast që çdokush që do më shifte vëngër, do ishte pëdëist.

 

Absolutisht nuk do te te shihte njeri vengerr por do te te pyesnin a e ke firmato bluzen apo jo.

A ekzistojnë më vlerat dhe principet në gazetarinë tonë për të përcjellë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën???

Riformuloj: A ka mbetur ndonjë gazetar/e që akoma ka guximin t´i shërbejë dhe t´i jetë besnik profesionit të vet???

Cfare artikulli i felliqur? Cfare personi i felliqur ajo qe e ka shkruar? Versioni femer i Mero Bazes. smiley

Merr nje ngjarje (fallso) kronikes te zeze, 3 luge politike, shtoji 2 luge 21 janar, perzieji me ndonje thenie filozofike te marre hua, hedhi ca fjale te medha oksidentale. Et voila, artikulli i dites u servir.

Tani, ec te shkojme ta pijme nje kafe me shoqet te Taivani se u lodhem pak, por buken tone te perditshme e fituam edhe sot.

sold.

 I nguturi, i permuturi - thone pleqte.

+1

 Shqiperia nuk vdes nga krime te tilla-qe ndodhin kudo ne rruzullin toksor- (vertet krimi eshte shum monstruoz -po te jet ashti siç na e sherbejn mediat) as nga SHUSHUNJA si Berisha Rama & co qe i pijn gjakun,heret a von rinia shqiptare e edukuar ne EU & USA do ti vijn ne ndihm atdheut

Shqiperia nuk eshte 20 vjeç(nuk ka lindur ne 1991) ! dhe nuk ka per te vdekur kurr,ne i kemi mbijetuar kohve dhe krime akoma shume me te renda se ne ditet e soteme

Para se ta varrosin nje popull e shndrrojne ne kumarxhi , pra e vdesin xheperisht me shpresen e te marit , sipas shprehjes

"Perendia nuk eshte mace , te te nxjerre syte . Te mendjen pastaj gjene  "...

Ne nje km rruge ne Tirane mund te numerosh 20 Kassino ose dhoma "slots" dhe dyzina Lotto ose lokale bastesh . Nje popull i mashtruar deri ne rrenje per ti grabitur edhe ato pak kacidhe qe u dergojne familjeve , emigrantet . Dhe ne qender te ketij kompozimi monumental zgerdhiresish dallon duo zgerdhirese , semundja berry -Berry qe feston me buje Shqiperine e Llulezuar dhe pa Kriza dhe shpifarakja Hipokrite Topallka " qe don me e  ba Shkodren si Venec ".

I nderuar Altin me vjen shume keq po aq sa krenohem me nje opinion tuajin dashamires per Memedhembjen , por e theksoj ......por , pas largimit te ketyre Kufomave Politike , Grabitqareve Hipokrite e Kriminele , ai vend do shume kohe te Reabilitohet .

Ai vend eshte ne prah te KATASTROFES ne se edhe per nje legjislature qendrojne ne krye keta Individe ! Nuk eshte profeci dashakeqe por  nje fakt ku te gjithe do bejme pyetjen hume shpejt : 

A ekziston Shqiperia si shtet e si shoqeri shqiptare ?

Deleria e peshkut e paska heq petkun e gjykatesit dhe paska vene syzet e psikoanalistit duke na ofruar dhe nje here Znj. Roshin ne rolin e viktimes. Njerez, te vetmit viktima te ksaj meseleje jane ata police, prokurore dhe te shoqeruarit ne rajone ne mes te nates.

Pse... nuk i paguan njeri ata qe punuan mbreme? gjynah eshte te te detyrojne te punosh pa te paguar. smiley

 

Epo, te pakten e pame se kush dhe si mbeti si i dhier.

Eh, vetem sikur te shtypte me 10 gishta z. Qosja R. se nuk do na humte edhe nji artikolo tjeter ieri. Ke pekato.

hahahahaha

Tani do dali edhe pjesa e tretë: Elvisi thotë: priscilla nuk ishte gruaja ime - dhe të gjitha këto, do i shtojë Blendi Fevziu tek ribotimi i XXL-të i librit të tij "Jeta ime".

A nuk i bie te terheqi ndjesen publike dhe ta rinxjerri ate me permbajtje tjeter?

Nesër kjo punë. Nesër, nuk ishte gruaja ime, andallim loje.

-- seriozisht, nuk di ç'të mendojë njeriu i zi. Kur doli ky lajm, prindërit e tij dolën shumë të habitur dhe të tronditur duke thënë "prisnim djalin", pastaj del shkrimtarja dhe thotë "shqipëria vdiq" , pastaj dalin me rradhë familja e kësaj gruas shumë të tronditur, pastaj vetë burri i saj që kërkon me urgjencë të zbardhet çështja... pastaj del prokuroria me duart në miell dhe thotë: Po kjo ishte looooooooooojë

E kane fajin telenovelat latine...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).