Shqipëria rrezikon BE

Një votim i shtrember në Shqipëri kërcënon përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian. Këtë herë zhvillimet politike në vendin tonë kanë tërhequr vëmendjen e "Christian Science Monitor", qe thote se tensionet tashme kane shkuar ne piken e vlimit.

Kriza dyvjecare politike e Shqiperise rrezikon te dale jashte kontrollit dhe opozita po kerkon nderhyrjen e nderkombetareve, thuhet ne artikullin e publikuar online. Edi Rama, kryetari rebel i Partise Socialiste apelon per ndihme urgjente ne menyre qe te prandalohet shnderrimi i kesaj krize ne nje bombe me sahat per te ardhmen e vendit.

Zgjedhjet lokale te muajit maj duhet te ndihmonin ne zgjidhjen e ngercit politik te Shqiperise e te shenonin nje hap te rendesishem perpara drejt anetaresimit ne bllokun europian, por ne fakt, per "Christian Science Monitor", bene krejt te kunderten. Shqiperia mbetet nje nga vendet me te varfra te Europes, ende e shenjuar nga trashegimia eksentrike e Enver Hoxhes qe e coi vendin drejt nje izolimi hermetik si ne drejtim te diplomacise, ashtu dhe ne ate ekonomik. Tranzicioni ka qene teper i veshtire dhe ndasite e medha pergjate gjithe kesaj kohe por edhe dekadave perpara saj, reflektohen edhe ne situaten politike aktuale. 

Hapat prapa te ketyre dy viteve te fundit kane shkaktuar shqetesim ne mesin e aleateve te shqiperise ne Nato dhe ne radhet e bllokut europian, por komuniteti nderkombetar, po tregohet i matur me nderhyrjet ne nje grindje te brendshme te tipit ballkanas, vazhdon publikimi online. Rezultatet paraprake te zgjedhjeve te 8 majit nxorren Edi Ramen fitues te manadatit te katert ne krye te bashkise se Tiranes, megjithate komplikimet nuk vonuan, ndonese pavaresisht asaj cfare ndodhi  ne kryeqytet, zgjedhjet lokale u pane si sukses i madh i Partise Socialiste qe arriti fitore ne mbare vendin, perfshire ketu edhe disa bastione tradicionale te Partise Demokratike ne veri. 

 

6 Komente

Bobooo... po u rrezikoka BE-ja. Dhe ne qe ishim gati per t'u fut. smiley

E di si do shkoj kjo puna e BE-se? Si puna e vizave.

Kur te jene futur qe te gjitha shtetet e mundshme (madje edhe Izraeli) atehere do iu vi gjynaf per neve dhe keshtu qe do na fusin me se fundi.

Ato do na luten dikur vete. Se do jemi me mire se Zvicra, dhe ne EU vetem nje Luksemburg eshte me mire. Pra eshte ne interesin e EU te na lusin smileysmileysmileysmiley

Ja, kaq kane per ta bere kokren e lotit, por atehere s'kemi per te dash ne. smiley

 Po pra se mos ishim ne dhe po rrezikojme,aha top channel,keta i gjeten Bushit oren.

e honger ne BEja!

gjes gjes cironka smiley

gjesi peshk(aqena). smiley

Fajtori  ?!

Gjithmone jetim i shkreti .Nuk e do as Sala ,as Rama ....ngelen duke ja pasuar nj-t.

smiley

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).