Teksa shihja emisionet televizive paraditen e sotme, dëgjova zallamahinë që po bënte PS në Kolegjin Zgjedhor me një padi të dytë. Bëhet fjalë se kush do të jetë kryetar i bashkisë së Tiranës. E pasi mbaroi në kohë rekord seanca e Kolegjit Zgjedhor, del kryeministri Berisha, i cili turravrap nga inaugurimi i hidrocentralit të Ashtës një ditë më parë, në mbledhjen e radhës së qeverisë flet për turizmin, vlerat e Shqipërisë, reklamat që i ka bërë media ndërkombëtare peizazheve të vendit tonë, (kronika në fakt që ditën e djeshme i kishin bërë televizionet pranë të djathtës dhe mirë e bëjnë…por që të udhëheqin axhendën e kryeministrit, kjo duket e pakuptimtë). Nuk e dëgjova kryeministrin e vendit tim, të fliste për çështje sociale, për një ngjarje makabre, që në faqet e shtypit të përdishëm ishte trajtuar si një çështje e dorës së dytë. Pastaj pashë të voglin 12 vjeçar që fliste përpara kamerave duke treguar sesi dy të rinj nga Devolli e kishin përdhunuar, e më pas e ëma që qante ndërsa thoshte se i biri që prej tre ditësh vuante me temperaturë dhe ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

Por, për çfarë turizmi mund të flasim sot, kur jeta sociale e shqiptarëve po shkon për faqe të zezë. The Guardian, na jep tregime të personazheve realë të ngujuar për gjakmarrjen; në Tiranë, një 60 vjeçar hipën në shtyllën e tensionit të lartë dhe do të hidhet që andej se po i vjedhin pronën padrejtësisht; krimi makabër vazhdon në familje për çështje prone, ku vëllai qëllon të vëllanë; aq shumë është rritur depresioni i qytetarëve shqiptarë, sa një piktor i vë zjarrin banesës së vet… e kështu mund të rendis pa fund histori njerëzore nga Shqipëria jonë e këtyre pak mijërave kilometra katrorë, ku rezultatin e investimeve dhe turizmit, e zbeh “prishja e gjakut” dhe ato uf-bufet e çdo qytetari shqiptar teksa dëgjon lajme të tilla. Sepse është ironike apo jo: të dëgjosh për një ngjarje përdhunimi të një minoreni dhe më pas ata që duhet të impenjohen për politika dhe strategji sociale, të flasin për turizmin…

Përveç kryeministrit që fliste për turizmin dhe anashkalonte ngjarje dhe fenomene të një rëndësie madhore, u habita që ende asnjë OJQ që merr fonde pa fund nga buxheti i shtetit, apo ato që konsiderohen si të pavarura të reagojnë dhe të mbushin ekranet e televizoneve apo faqet e gazetave për këtë ngjarje makabre. Ah po, kur bëhet fjalë për leximin e votës së çdo shqiptari dhe dëgjimin e zërit të çdo qytetari, i ke eksponentët e OJQ-ve në çdo television. Por, kur vjen puna të reagohet për punë të tilla, për të cilën marrin miliona lekë fonde, këtë nuk duan ta bëjnë. Po pse? Ah jo, nuk mund të nxihet imazhi i Shqipërisë në prag të sezonit turistik. Jo dhe jo. Për shqiptarët, turizmi është më i rëndësishëm. Por qytetarët, inteligjenca dhe ndërgjegjia e të cilëve është më e madhe sesa e atyre që vërtiten në të njëjtin rreth vicioz, nuk dëgjojnë shumë se çthotë Berisha për turizmin. Nuk duan t’ia dinë sesi do të vendosë Kolegji Zgjedhor dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve. Qytetarët janë pranë asaj familjes nga Devolli, duke uruar dhe shpresuar që familja të dalë shpejt nga trauma që e ka përfshirë, e duke iu lutur zotit që kjo, të mos ndodhë brenda pragut të shtëpisë së tyre, në një Shqipëri, ku drama sociale po merr përmasa tragjike.

15 Komente

 Anila nuk e ke kuptuar Kryeministrin fare,teksa ti flet per varferi dhe skamje Kryeministri ka hall tjeter,po i ikin gjysma e Shqiptareve me pushime jashte shtetit,ketu eshte puna.

Si po te shkojne punet tek Merua te keqen,mos u merzit,keshtu e ka kjo dynja,N'ato maja rripa rripa,njehere i hypa,njehere i zdrypa.(majave).

Te tema paska perfunduar kjo e shkreta..

Nga shtatori dote vej te Fiksi

Anila Basha eshte nje cope injorante qe kundermoi te news24. Nuk e dija se ka shkuar te Tema. Ka gjetur tenxherja kapakun! Ajo eshte simbol i skepticizmit per perfaqesimin e grave ne politike e gazetari.... Gjynah, se me figuren e saje ndeshkon padrejtesisht rolin e gruas qe ka prirje per me shume perfaqesim qe shoqeri. Ajo pjelle badallacke eshte sinonim e gazetarise se keqe. Kur e lexoj ndjej vetem neveri per kete personazh te shemtuar!!!

 Anila Basha eshte nje cope injorante qe kundermoi te news24. Nuk e dija se ka shkuar te Tema. Ka gjetur tenxherja kapakun! Ajo eshte simbol i skepticizmit per perfaqesimin e grave ne politike e gazetari.... Gjynah, se me figuren e saje ndeshkon padrejtesisht rolin e gruas qe ka prirje per me shume perfaqesim qe shoqeri. Ajo pjelle badallacke eshte sinonim e gazetarise se keqe. Kur e lexoj ndjej vetem neveri per kete personazh te shemtuar!!!

 

Ky eshte pershkrimi me i sakte i kesaj femre............

Pavarsisht gjendjes zymtyese qe ekziston ne Shqiperi, mendoj se turizmi do kete ngritje, sepse Shqiperia eshte nje vend mikprites. Parashikimet e mia jane se çdo vit, turizmi do kete rritje 5-10% . Dhe kjo do te vazhdoje per nja 10-20vjet.  

Turizmi ne shqiperi nuk ka per tu bere kurre nje industri kryesore.konkurrenca ehste forte nga fqinjet ,tradita mungon,natyra eshte shkaterruar.

10 me yll perpershkrimin e personalitetit te shoqes Anila.

pune dreqi, shkrujta gati 2 paragrafe po kuptova se eshte harxhim kohe me komentu shkrimin e dikujt qe nuk di me shkrujt dhe qe ka deshiren e pafund me perfshi ne nji artikull te vetem luften ne irak dhe rastin e cuditshem te nji fshatari te cilit lopa i polli nji vic albino.
(t'pakten t'i ndaje n/ceshtjet ne paragrafe te ndryshem...ashtu kish me qene me e kuptushme)

S'me intereson fare Anila - Gazeten Shqiptare s'e lexoj(a) thuajse kurre dhe aq me pak lexoj Temen.

Por gabimi llogjik qe behet zakonisht me femrat 'e spikatura' me ra ne sy tek komentet dhe doja ta vecoja. Te gjykoja une meshkujt nga kokrrat e injoranteve, maskarenjve, krimineleve dhe te paafteve qe dominojne jeten publike s'do te doja te shihja me mashkull me sy.

tropizma,

Nuk te kundershtoj kur thua se ka plot meshkuj qe te qelbin portretin e njeriut ne pergjithesi, por kur flasim per rolin e femres moderne kemi parasysh idene qe qendron pas emancipimit te gruas ne shoqeri. Ti ndoshta nuk e ke lexuar Anilen per nje kohe me te gjate prandaj e konsideron si gazetare normale apo te kualifikuar si person qe duhet te jape mend... Anila perfaqeson lokomotiven e femres inacore, individualizmin e kokemushkes dhe menjefregos qe keqperdoron lirine e nevojen e femres ne dobi te shoqerise.

Me tej:

Femra pretendon ne rolin e saje (dhe e mbeshtes) nje qasje dhe shembull dhe bashkejetese me te vyer nga ajo cfare jemi mesuar nga zoterimi i mashkullit ne shoqeri. Nuk mund te thuash "he mo se edhe meshkujt nje m... jane"! ndryshe ckuptim ka trysnia femerore dhe cfare dobie sjell ajo ne shoqeri pervec pasurimit me nje negativitet me shume? Femrat moderne qe vet-zbukurohen ne emer te emancipacionit dhe i percaktojne vetes atribute paqesore, elegante e adhuruese jane dashje pa-dashje edhe objekt vrojtimi e surverimi. Ne kete gare emancipuese midis dy gjinive (dhe rralle here bashkerisht!) femrat qe dalin jashte cdo llogjike morale nuk mund te jene lokomotiva ne trenin e pergjithshem. Ky vleresim vjen nga fakti se femra vete ka pak qef te jete ne qender te vemendjes por edhe sepse meshkujt paguajne sot nje fare cmimi ne cdo rol te jetes se sotme nga ky emancipim i pranuar me nofull te tendosur. Kur ky cmim qe ne shume raste i dhemb mashkullit eshte i pa-justifikuar kur ke te besh me femra si kjo Anila. Po te kishe lexuar Balkanweb perpara do ta kuptoje se Anila eshte kategoria qe nuk i ben nder nje shoqerie me te mire dhe ne vecanti konceptit te gruas se emanicpuar moderne. Lexo balkanweb tani qe eshte pastruar nga keto fantazma dhe mund te thuash sot se ka nje normalizim te gazetarise. Lexo kete artikull te saje (por lexoje me mend!) dhe do te kuptosh se ka nje fare egoizmi, ves komandimi dhe eshte kryekeput i pa-pranueshem per te kualifikuar si opinion-beres. Turizmi ehste industri ku qeveria e ka per detyre ta zhvilloje dhe mbeshtese. Gjendja sociale eshte nje problem i nderlikuar qe i prek jo vetem qeverine por edhe cdo institucion e qytetar te shoqerise shqiptare. Te mos flase nje Kryeminister ne dobi te Turizmit sepse ka ndodhur x apo y "tragjedi" ne jeten e zakonshme sociale eshte sa i pakuptimnte aq edhe jashte profesionalizmit minimal qe duhet te kete nje gazetar apo thjesht edhe nje njeri i emancipuar ne funksionin e sistemit tone shoqeror.

kev

 Lidhi qentë, or Saliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii. 

 

z.Anila je e goditeshme shume lehte nga vuvuzeleria sepse nuk ke PORDHE kur shkruan. S'ke asnje referim nga FMN e BB ,  le me nga revistat e shquara me fame Botrore si anale per problemet e Tures , si  RD e  55 . E thua thjesht qe qe QEVERIA e ka shpallir si perparesi Turizmin  seksual te sajin me leverdi sumore .

Kjo skote talibanesh asnjehere nuk kane per te mesuar te lexojne pervec dy fjaleve qe u mba mullahu ne Mitingje "Se Tura  apo Turizmi zotrie " Kush eshte Tirons i vjeter nuk i ngatron keto dy fjale . Skotes i duken nje . Si zakonisht sahanlepirsat e pushtetit shprehin edhe gezim kur dikush ka keq dhe mundohet te caje e te ringrihet ! Baba u ka thane "Poshte Anila " ..... " Rrnofte Sonila Vokshi "!

Anila cfare lidhje ka kjo me Turzimin. Te gjitha i ke mire dhe drejt Po me turizmin cfare ke cfare te keqe te ben turizmi? Apo bjeri ti biem edhe ndonje gjeje qe kemi shpresa te kete mbetur ne ate vend per inat te Berishes.

Ceshtjet sociale ne shqiperi jane shqetesuese dhe qeveriu as qe behet fjale te kujdeset per kete Por turizmin.....?

 sa do qe te flisni kunder turizmit ju sallaket,faktet tregojne se ne shqiperi po vijne me shume turiste se sa banore ka shqiperia.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).