Greqi, politika “nën akuzë”Nëse dikush do të pyeste grekët se cili është profesioni që urrejnë më shumë në këto momente, përgjigja do të ishte: politikan.

Ky është konkluzioni që del nga sondazhi i fundit i kompanisë “Kapa Research”, i publikuar në gazetën ‘To Vima’ të së dielës. Dy partitë e mëdha historike, PASOK dhe Demokracia e Re, që për më shumë se tre dekada ndajnë pushtetin në Greqi pas diktaturës së 1974, tashmë nuk përqendrojnë më shumë se 1/3 e votave të qytetarëve të tyre. 

Në pyetjen se “Nëse këtë të dielë do të zhvilloheshin zgjedhje, për kë parti do të votonit?”, 17.8% e të intervistuarve deklarojnë se do të votojnë për konservatorët dhe 16.5% për socialistët. Ajo që shqetëson më shumë sociologët në këto sondazhe është fakti që të ndodhur në këtë situatë, qytetarët japin përgjigje të tejskajshme. Kjo për faktin se janë të ndikuar në mënyrë absolute nga menaxhmenti i paqëndrueshëm politik i të tashmes dhe nga pasiguria për të ardhmen. 

Ata janë të gatshëm të bien ndesh me çdo lloj pushteti, një ndër dy persona ndjehet mirë me talljen që u bëhet deputetëve, shumica janë të zemëruar me nënpunësit shtetërorë, kërkojnë madje edhe pushimin e tyre nga puna, kanë një tendencë kundërshtimi ndaj pothuajse gjithçkaje që ndodh.

Gati 60% e tyre shprehin pakënaqësi që deputetët votuan planin afatmesëm, ndërsa 67,6% kërkon që qeveria të shpallë zgjedhje të parakohshme në shtator nëse masat e reja antikrizë nuk japin rezultat. 

Pas “Lëvizjes së të Indinjuarve” që shprehte hapur para parlamentit pakënaqësinë ndaj deputetëve të vendit, në javën e fundit nuk mungojnë mitingjet e vogla në Athin, Selanik dhe Patra, ku qytetarët ngjisin në mure fotogafitë e deputetëve me nënshkrimin “Kërkohet se votoi Planin Afatmesëm”, duke i akuzuar ata haptazi si shkaktarë të krizës që po kalon vendi.

 

25 Komente

shumica janë të zemëruar me nënpunësit shtetërorë, kërkojnë madje edhe pushimin e tyre nga puna,

po me duket se kete po kerkon edhe qeveria greke; te pushoje sa me shume nenpunes  nga administrate shterore e tejmbushur.

 

ndersa sondazhi duket paksa kontradiktor: nga njera ane.....

Dy partitë e mëdha historike, PASOK dhe Demokracia e Re, që për më shumë se tre dekada ndajnë pushtetin në Greqi pas diktaturës së 1974, tashmë nuk përqendrojnë më shumë se 1/3 e votave të qytetarëve të tyre. 

Në pyetjen se “Nëse këtë të dielë do të zhvilloheshin zgjedhje, për kë parti do të votonit?”, 17.8% e të intervistuarve deklarojnë se do të votojnë për konservatorët dhe 16.5% për socialistët.

.....nga ana tjeter:

ndërsa 67,6% kërkon që qeveria të shpallë zgjedhje të parakohshme në shtator nëse masat e reja antikrizë nuk japin rezultat.

çi do zgjedhjet e reja  kur 2 partite e medha (PASOK dhe ND) bashke nuk marrin dot as 1/3 e votave.smiley. total kaos....

Belul nje detaj i vockel fare.Pushimin nga  puna te aparatit te tejfryre nuk e kerkon qeverria greke,por e kerkojne ata qe i  dhane leftat qeverris greke.Tashme qeverria ka vetem celsat e kashtes, se te gjitha veprimet dhe vendimet do merren nga nje trup e posacme e caktuar nga subjektet qe kane hedhur parat per te shpetuar shtetin grek.

vlonjat, ke te drejte vlla. Greqia e ka humbur sovranitetin e vet.  me pak fjale edhe te pakten 20 vitet e ardhshme, qeverrive greke sot , por edhe atyre qe do te vijne, qofshin keto forca te reja politike  , u dorezohet nga BE dhe FMN nje liste me kaq apo aq pika dhe ata thjesht duhet ti plotesojne ato.

Spot on smiley

 Kjo është më shumë wishful thinking, realisht. Evropa do e ndihmojë Greqinë, se prej saj varet ardhshmëria e gjithë Unionit. Pikërisht prej kësaj arsyeje, BE do jenë dorëlëshuar ndaj saj. 

Po nuk bëhet fjalë që tu cënohet sovraniteti, sepse realisht dhe teorikisht, Greqia si shtet i pavarur, ka mundësi dhe alternativa të tjera përveç Evropës të paguajë borxhet. 

Mund t'i marrë borxh Kinës psh, apo Rusisë, mund të shkëputet nga BE dhe të kthehet tek dhrahmia. Po në long term, kjo nuk është zgjidhja më e mirë, për të gjithë. 

Në rast se Evropa i ofron Greqisë "marrëveshjen më të mirë të mundshme", kjo nuk do jetë në formë prangash, absolutisht. 

 

Leeuw, megjithemend e ke ti se nga falimentimi apo ''whatever'' i Greqise varet e ardhmja e BE?!

atehere: ekonomia e Greqise, Irlandes dhe  Portugalise te marra se bashku, perbejne rreth 6% te ekonomise se Unionit, BE.  ekonomia e Greqise vetem mund te perben 1%, hajde ti bejme qejfin 2%.

tani: si ka mundesi qe 2% te ekonomise se Unionit te rrezikoje 98% te saj??

Belul, nuk e ke dhe aq drejt. Nuk ka te beje dhe aq shume raporti i fuqise ekonomike te vendeve te BE, sepse tregu financiar eshte shkeputur me kohe perfundimisht nga tregu ekonomik, eshte bere monster i pakontrollueshem qe rrezikon konjuktura ekonomike dhe politike.

Jane simuluar shume skenare ne lidhje me Greqine dhe tani per tani falimentimi i Greqise si worst case scenario eshte me te vertete the worst case dhe ne rrethet financiare behet fjale per pasoja shume me te medha se impakti qe falimentimi i Lehman Brothers kishte ne tregjet financiare.

Sigurisht qe cdo gje eshte akoma e paprovuar, sepse nuk eshte hequr ne kurriz, por specialistet thone qe nuk eshte mire qe ti hyhet atij lloj rreziku.

Jane simuluar shume skenare ne lidhje me Greqine dhe tani per tani falimentimi i Greqise si worst case scenario eshte me te vertete the worst case dhe ne rrethet financiare behet fjale per pasoja shume me te medha se impakti qe falimentimi i Lehman Brothers kishte ne tregjet financiare.

drejt pedro, edhe une i kam degjuar keto teori. por me sa kam kuptuar keto teori nxiten dhe perhapen nga lobingjet e bankave, kryesisht franko-gjermane qe kane kredituar Greqine. dhe eshte e natyrshme pasi keto banka vetem ne kete menyre (pra nga  ndihmat shumiliardeshe qe BE i jep Greqise)  mund ti marrin parate qe kane huazuar Greqise.  p.sh  nga doza e pare rreth 60 miliarde euro qe BE i akordoi para 1 viti Greqise,   kjo e fundit  nuk pa asgje nga keto miliarda. te gjitha shkuan 'linea recta'..... te huadhenesit,  bankat.smiley

Jo, keto nuk jane teori te lobingjeve te bankave franko-gjermane, por eshte linja politike e Bankes Qendrore Europiane dhe nuk eshte njesoj kjo pune.

Duhet kuptuar mire qe kjo puna e ketyre ndihmave shumemiliardeshe qe kalojne pastaj direkt per bankat qe kane dhene borxhin Greqise eshte masa afatshkurter per stabilizimin e besimit te Greqise ne tregun financiar, kurse paketat e shkurtimeve dhe kursimeve qe iu vihen si kusht Greqise jane masat afatgjate per stabilizimin e ekonomise greke.

Problemi madhor i ekonomise greke eshte pikepamja e tyre se si e ndertojne ata shtetin dhe ekonomine, si edhe qe borxhet e marra nuk jane perdorur per investim, qe do te rriste edhe kompetivitetin e tyre brendaperbrenda tregut europian dhe atij boteror, por u perdoren per konsumin e brendshem.

Problem tjeter eshte edhe naiviteti dhe iluzioni i krijuar prej europianeve qe karakteri grek eshte kompatibel me ate anglo-sakson dhe ate nordik. Mirepo punet kane arritur deri aty sa nuk ka rruge tjeter, pervec qe greket duhet te ndryshojne mentalitetin e tyre dhe te behen nordike. Per mendimin tim komplet jorealiste, sepse eksperimenti i fundit qe u be ne kundershtim me natyren e njeriut dhe te masave ishte socializmi dhe komunizmi dhe ai deshtoi.

 Lobingjet thotë Beluli... po bankat franko-gjermane = Franca e Gjermania vetë!! 

Shumë dakord për sa thua më lart, për këtë paragrafin e fundit, unë kam besim se do ndryshojnë. smiley Nevojën për ndryshim ka kohë që e artikulojnë eksponentë intelektualë të vetë Greqisë. 

Ajo me komunizmin, nuk është shembull i goditur, sepse atëherë ishte qëndrim reaksionar, ndërsa ky është proaktiv, atëherë kishte mjete dhune në dispozicion, tani as mendohet të përdoren. Kam besimin se grekët do dinë ta shfrytëzojnë këtë rast historik. Me shpresë më pas që nën shembullin e grekëve, të ndryshojnë shqiptarët. 

Leeuw, ''m'pelqen ky optimizmi yt'' (e di emua kete filmin.smiley)

degjo; problemi i madh i qeverive perkatese ketej nga ne eshte te justifikojne miliardat e eurove, qe po i japin vazhdimisht Greqise, te taksapaguesit e tyre. se mire, hajde 1 here, 2 here  por Greqia eshte katandisur nje grope e thelle e pafund ku sado miliarda euro qe te hedhesh nuk ka per tu mbushur kurre... tani kur thashe lobingjet, nenkuptova qarqet finaciare europiane te cilat jane te lidhura ngushte me njera tjetren  dhe i bien shkurt  muhabetit. pra duhet ndihmuar Greqia se rrezikon gjithe sistemin financiar europian, do kemi efekt domino etj.  me nje fjale perhapin nje lloj paniku, pasi fundi fudit eshte nje supozim, nuk e dime nese me te vertete do ndodh keshtu.

ne fakt deshira e europianeve, qofte edhe per tu shpetuar andrallave te mundshme, eshte qe ta ndihmoje Greqine.  por perfundimisht, Greqia duhet te tregoje vet (jo me fjale e teori)  deshiren e madhe per te dale nga kriza.  duhet te reformoje, rivizionoje komplet sistemin politiko-ekonomik. kjo do te thote qe duhet te merren masa te dhimbshme  qe do te godasin drejperdrejt popullin.  duhen bere sakrifica tamam sikur vendi te ishte ne gjendje lufte. bile situata qe ndodhen greket, eshte me keq se lufta.

 Po është "e vetmja rrugë" mo Belul, ska mundësi tjetër.

Që të merret vesh ky muhabet, nëse Evropa heq dorë prej Greqisë, apo kjo prej Evropës, atëherë gjëja e parë që duhet të bëjnë shqiptarët, është të vënë kujën. Nëse konsiderojmë që grekët kanë krijuar një shoqëri më të avancuar sociale se e Shqipërisë, vaj halli me një llaf.

Mua më pëlqen mënyra sesi e lexon situatën Pedroja, mentaliteti, mënyra e jetesës, efiçenca etj etj... për këtë bëhet llafi. Për të krijuar apo evoluar njerëzit e duhur, që do të mund të mbijetojnë në situatën e sotme ekonomiko-politike.  

Nëse me tërë mend duan të bëjnë diçka të mençur evropianët, është të investojnë në sistemin e drejtësisë të këtyre vendeve. Aty ia mbyll vrimat anijes dhe e lë mbi ujë. 

 Po ore. Është si efekti i ortekut. Me të falimentuar Greqia, sistemi bankar evropian vihet në stres, sepse zhvlerësohen depozitat dhe kompromentohet besimi në banka. 

Më pas, vërtet mund të jetë 2%, po merr nga pas edhe gjithë vendet e tjera të ngjashme. Irlandë, Portugali etj. Kjo është e pashmangshme, se kompromentohet vetëm nëpërmjet Greqisë sistemi bankar i gjithë Evropës.

Përveç kësaj, prishet moduli i zhvillimit evropian. Greqia mund të konsiderojë rivendosje taksash për produkte evropiane jo-greke. Prishet mirëbesimi mbarë evropian, vetëm sikur këtë të llogaritësh... shtrirja e tregjeve për produktet gjermane psh dhe franceze nuk do ketë këtë siguri as këtë monopol që ka sot. 

Me një fjalë Beluli... bëhet nami. Llogjika ta kërkon që e gjithë Evropa të tejkalojë krizën. Çdo alternativë tjetër, është komplet e përjashtueshme për mua.

 

Belul rreziku eshte politik dhe jo ekonomik, persa i perket Frances dhe Gjermanise te paten. Ekonomikisht ata se kan fare problem falimentimin e greqise, por politikisht nje shtet i BE-se falimenton dhe bashke me te EURO. Greqia nqs falimenton (de facto ka falimentuar me kohe, dhe per mendimin tim ska rruge tjeter, eshte budallek te lash kredine e nje borxhi me nje borxh tjeter qe e ka kredine akoma me te larte) patjeter qe duhet te lere EURO-n ne menyre qe te bej kto lojrat e nevojshme financiare qe behen ne raste te tilla sic kan bere ish jugosllavia me dinarin ne me lekun e zimbabveja psh ku blejn nje buke me dhjete dege peme qe i quajn 1 milion dollar.

Arsyeja politike dhe shkaterrimi i EURO-s jan shkaqet kryesore qe Gjer dhe Fra nuk po e lene greqin te falimentoj, kurse bankat (kryesisht Fra) qe i kan dhene miliarda borxh greqise jan nje arsye tjeter, sepse duke u zhveleresuar komplet paraja greke humbasin edhe vleren e borxhit dhe kesteve....

 Belul, çfarë ka aty për kontraditë? Përderisa nuk do i votojnë partitë kryesore, duan që kjo zgjedhje të ligjërohet. Dmth sondazhi të mos jetë thjesht sondazh, por FAKT politik. 

Pse kaos? Greqia ka traditë rrëzimin dhe rindërtimin e partive të reja. PASOK dhe ND, nuk janë të parat që po tkurren, apo do pushojnë së ekzistuari. 

 

dakord, kush eshte(jane) forca e re(ja) qe do te zevendesoje keto 2 parti atje??

per cilen tradite e ke fjalen?  deri tani tradita ne Greqi, qe pas rrezimit te juntes se koloneleve, e do qe ai vend te udhehiqet pikerisht nga keto  2 parti. pra PASOK apo ND.

 S'bëhet fjalë për vetëm forca të reja politike. Çka është bërë e qartë tashmë dhe artikuluar prej vetë qeverisë, aty më shumë bëhet fjalë për rregulla të reja loje. Sistem më i drejtë taksash, dënime për politikanët abuzues etj. 

  Forcat e reja politike dalin, aty ku ka vakum. Në rradhë të parë, do përforcohet pozita e partive më të vogla. Dy të majtave psh... shpresoj që LAOS të mos thithë shumë votues. Mund të shtohet një parti, apo dy të reja në parlament, dhe bëhet një rikonfigurim politik aleancash. 

Pyetja "kush do jetë, po nuk ishte PASOK apo ND", nuk ka kuptim për grekun. 

Ndërsa për traditën, Greqia po bën afërsisht 200 vjet si vend parlamentar. Sa parti janë ngritur e sa janë rrëzuar, aq të mira qofshin. 

 

Tashme qeverria ka vetem celsat e kashtes, se te gjitha veprimet dhe vendimet do merren nga nje trup e posacme e caktuar nga subjektet qe kane hedhur parat per te shpetuar shtetin grek.

Eshte njecik e veshtire te kesh mirekuptim me keto qarravitjet indinjuese greke dhe grevat e demonstratat part-time te popullsise greke, sepse te jep pershtypjen se akoma nuk e kane kuptuar te gjithe permasen e seriozitetit te situates ku ndodhen. Behet fjale as me shume e as me pak por per ekzistencen e shtetit dhe kombit te tyre.

Por duke qene se fati i grekerve eshte i lidhur tashme pazgjidhshmerisht me fatin e nje komuniteti te tere europian, dmth gjendja eshte bere aq serioze sa te mos ua lihet ne dore grekerve, atehere gjerat i kane marre ne dore ata qe dine dhe duan qe shteti grek te mos falimentoje. E gjithe zhurma eshte e kote dhe kondraproduktive, sepse gjerat jane dhe do te behen me detyrim-percaktim, asnje qeveri greke nuk do te jete dot ne gjendje reale qe te mos zbatoje rekomandimet per rregullimin e financave dhe ekonomise se shtetit grek. Asnje!

E mira fare do te ishte, qe greket te shfrytezonin kete krize si shanc per tu ngritur dhe per te dale me te fuqishem nga kriza, dhe mbi te gjitha qe te shkojne gjerat ne vendin e tyre.

Greqine do e mbajne gjalle se dhitet per fare projekti i Europes politike. Ne vitet 50, utopistet flisnin per nje Europe federale dhe kishin fuqi te madhe, natyrisht federalizmi ka zene pluhur, nderkaq monedha e perbashket eshte prova e zjarrit per vete Europen ekonomike. Po deshtoi monedha e perbashket, Europa politike varroset si koncept, nderkaq vihet ne dyshim vete Europa ekonomike.

Puna eshte se monedhe e perbashket do te thote varesi financiare nga jashte ne masen 100%, sepse shteti nuk pret dot leke, nuk manovron dot fare monetarisht.

Europa financiare varet nga Gjermania, per arsye qe dihen , duhet pare humori i gjermaneve, si i kane ata pllanet. Greket kot shesin dengla per kthim tek dhramia, sepse inflacioni do shkonte  ne qiell, per ta borxhi eshte e vetmja zgjidhje.

S'ka para, o merr borxh o pri para te reja, o borxhi o inflacioni. Euro greku s'pret dot (sa bishe do ishte  sikur Europa te lejonte te prisje euro vetem per 24 ore), prandaj te ngopen me borxhe e tu paguajne edhe interesin si çdo borxhli i ndershem.

Leqe duhet te ulin gjithe ate defiçit tregtar prej 30 miliard dollaresh , se njesoj ka per t'ia marre frymen financave greke.

Stop shtetit social, shteti nuk eshte lope per tu mjele.

Ka dy lloje tipash shteti social, ai mesdhetar ku shteti social shihet si lope per tu mjele, dhe ai nordik, ku shteti social shihet si garanci per te mos ngelur pa breke.

Tek ai mesdhetar shteti nxit pertacine, tek ai nordik kohezionin social.

Ky mesdhetari, Greqi, Itali,Spanje ka deshtuar plotesisht, Franca eshte aty afer, Anglia i vuri shkelmin qe me Thaçerin .

Ne Greqi ka nja 2-3 milion tipa qe duan te rrojne perjetesisht ne kurriz te 8-9 milione te tjereve, kjo ne emer te shtetit social.

Privatizejshen, nuk ka zgjidhje tjeter per Greqine.

Te dyja partite (njera 16% e tjetra 17%) mblidhkan 33% te votave, nga 100% . Pra diçka me pak se ne Shqiperi, ku dy partite e medhaja, PD e PS, mbledhin aty tek 40-45% te votave (te dyja bashke). Athere i bika qe situata politike ne Shqiperi, te jete diçka me mire se ne Greqi smiley 

mos valle situata politike eshte e kundert me ate ekonomike? dmth kur njera eshte mire, tregon qe tjetra eshte keq? Si shifet kjo nga nji veshtrim makro-ekonomik t'pakten teorikisht?

emo, ne fakt prakticizmin e Pjer Thomasit  ne makroekonomi, une  e krahasoj me prakticizmin e Johan Cruijff-it ne futboll:

ja nje ''quote'' nga Johan Cruijff dikur si trajner i Ajaksit (me duket).:

''djema, nese ata (ekipi kundershtar) nuk fitojne dot ndaj nesh, ne nuk mund te humbasim prej tyre''.smiley

te medhenjte ngjajne me njeri tjetrtin.smiley

 

mos valle situata politike eshte e kundert me ate ekonomike? dmth kur njera eshte mire, tregon qe tjetra eshte keq

''ne jemi si vellezerit siameze.  kur teshtin njeri, semuret tjetri''.smiley

 

Emigranto, ne fakt mendimi im aty, ishte si ne forme pyetje, sepse mu duk paradoksale qe ne Greqi te kishte nje indiferentizem me te madh se ne Shqiperi ndaj politikanve, nderkoh qe greket kane qene me mire se ne nga ana ekonomike, keshtu qe sinteza politik-ekonomi, eshte ne unison me njera-tjetren, d.m.th. kur politika eshte e keqe, natyrisht qe edhe ekonomia eshte keq, si dhe anasjelltas, dhe e kunderta kur politika eshte e mire, ne fuksion te interesave te njerzeve, edhe ekonomia do te jete mire, si dhe anasjelltas.  

Po. Them se  jam i qarte tani per ket pike. Une e kisha me shume me dit mos ndoshta kish ndonje teori makro-ekonomike qe i bente gjendjen ekonomike dhe politike invers te njona tjetres. Sepse kur ekonomia eshte ne rregell, une s'du me dit si e qujn presidentin, per ket e kisha me shum.

Flm edhe nje here.

Falimentimi Grek eshte i paevitueshem.....BE perqendrohet ne kushtet e falimentimit Grek...Por probleme katastrofike po duken ne horizont..si falimentimi i mundshem i Italise dhe Spanjes.....A mund te mbijetoje Europa pa ristrukturuar politikat fiskale te unionit?...tani besoj une eshte teper vone sepse anija blu e BEse po mbutet.. dhe duke hequr ujin me kova nuk shpeton dot nga mbytja...duhen zene vrimat e anijes...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).