Dje duhej të ishte dita e ligjit në Shqipëri. Më saktë, prova e forcës së ligjit në këtë vend që një shpresë naive ende vazhdon ta quajë si një të tillë demokratik. Por që, në fakt, ka kohë që realiteti pulson një situatë tipike autoritariste, në të cilën shumica vendos mbi dhe për gjithçka, dhe përballë saj s’ka më asnjë strukturë që ta kontrollojë e aq më tepër ta ndalë.

Dje, dy deputetë të “nderuar” të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues së popullit, pa asnjë drojë, votuan përveçse për vete edhe për dy kolegë të tjerë, të cilët mungonin në sallën e seancave, kur votohej projektligji për regjistrimin e popullsisë. Ligji u votua dhe kështu edhe kjo çështje mund të quhet e mbyllur me “sukses”. A do të ankohet njeri? Po, u ankua një organizatë jo fitimprurëse dhe kaq. A do ta dëgjojë njeri, a do të merret ndonjë organ me të? Ndoshta! Ndoshta, Gjykata Kushtetuese… Ndoshta, por në fakt, edhe kjo ka pak mundësi të ndodhë.

Kjo, sepse një nga gjyqtarët e rinj, të sapozgjedhur me “pëlqimin” e Kuvendit, gjëja e parë që bëri kur mbërriti në kolltukun e gjyqtarit vendosi që organizatat e shoqërisë civile (precedent i pranuar më parë nga kjo gjykatë) nuk legjitimohen më si kërkues përpara këtij institucioni duke ngushtuar kështu bashkë me kategorinë e kërkuesve të legjitimuar para saj edhe një pjesë të pavarësisë së këtij institucioni.

Po qytetarët e etur për demokraci, si do të reagojnë, pasi një ligj në Kuvendin historik të Shqiptarëve votohet kështu, në këtë mënyrë? Ata do të mbeten “gojë hapur” para ekraneve të televizioneve tek do të shohin të çalltisur, dorën e një deputetit që, nën gazetë, afrohet lehtë-lehtë dhe shtyp butonin e kolegut që s’ndodhet në sallë.

Më pas, mezi ç’do të presin t’iu tregojnë shokëve të tyre, në orët e bukura të bareve, që sigurisht s’do ta besojnë dot deri sa ta shohin dhe vetë, me sytë e tyre. Nesër do të jetë harruar ndërkohë, në pritje të shtangies së radhës.

Nesër do të shtangen sërish, tek dëgjojnë një ministër të kësaj shumice ndërsa ligjëron i indinjuar: “Dua të shpreh se është për të ardhur keq me abuzimin që i është bërë këtij ligji, sidomos me këtë projektligj nga shumë persona publik, përfshirë dhe zyrtarëve faqezi që kanë dalë me votat tona përpara disa vitesh, përfshirë timen, që kërkojnë të na përbaltin”.

Por edhe më fort akoma teksa i njëjti ministër nuk do ta përmbajë marazin ndaj nënkryetarit të KLD-së për shkak të “besëprerjes” së tij ndaj kësaj shumice që e ka votuar: “Spahiu ka detyrime ndaj kësaj mazhorance që e ka ndihmuar dhe nuk mund të dalë kundër PD-së”.

Zhgënjimi duhet të jetë aq i madh sa e bën ministrin tonë të harrojë një element të thjesht në dukje, por që në thelb është kolona vertebrale e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, pra pavarësinë e gjyqësorit. Nënkryetari i KLD-së është në fakt, një nga figurat kryesore të organit garant të kësaj pavarësie dhe si i tillë, nëse ka diçka që i kërkohet dhe i shpërblehet me taksat e djersës së këtij mileti të rraskapitur është pikërisht që të jetë e sillet si “besëthyer” ndaj çdo shumice në këtë vend. Ndryshe…

…Ndryshe, ndodh ajo çka ndodhi vetëm disa orë më vonë në Kolegjin Zgjedhor, kur pa as më të voglin dyshim, iu vu vula, një prej shkeljeve më të rënda, më flagrante dhe më transparente të ligjit realizuar ndonjëherë në vendin e Shqiponjave. Por edhe më qesharake në të njëjtën kohë kur sheh gjyqtarë që pranojnë prova nga njëra anë dhe nga ana tjetër shpallin paligjshmëri të kërkesës për “kalim afati”. (!)

Ligji e ka humbur betejën në Shqipëri. Kaq është shumë vetëm për një ditë të vetme edhe për vende që s’kanë mundur të krijojnë një shtet të vërtetë e jo më një demokraci. Ai e ka humbur betejën me vullnetin e kësaj shumice. Ky vullnet, po ecën i palëkundur drejt horizontesh të cilët, askush si ne shqiptarët i njohu dhe provoi gjatë gjithë historisë së tij.

Ai po realizon pa asnjë mëdyshje dhe pa asnjë drojë gjithçka që dëshiron dhe përballë tij, institucionet e pavarura janë shndërruar në disa noterë të rëndomtë që me vulë në dorë veç vulosin, pa guxuar as të hedhin sytë mbi vendimet e tyre. Dhe kur garancitë s’kryejnë dot më funksionet e tyre, ligji kthehet në një letër pa vlerë dhe nenet e tij veç në disa terma dhe fjali abstrakte, që recitohen gjithë nënqeshje në këtë teatër absurd, të cilin nuk e di se kush i pari, pati mungesën e njohjes dhe moralit për ta quajtur demokraci.

Ndërsa përreth, si në një amfiteatër dramash antike, një turmë e madhe “qytetarësh” vazhdon të mbetet spektatore, me gojë hapur dhe sy të zgurdulluar teksa papritmas, një nga aktorët nxjerr pistoletën dhe në vend që të qëllojë mbi kundërshtarin e tij, ua drejton atyre dhe qëllon.

Teksa ata vazhdojnë e vazhdojnë prej shekujsh të trallisur të jetojnë këtë shfaqe tmerri, duke shpresuar ndoshta nën zë, se s’është gjë tjetër veçse teatër dhe jo jeta e tyre e vërtetë.

Paç fat Shqipëri! 

 

3 Komente

 o totozan.per ty vendimet ishin te drejta p.sh. kryetar i gjykates kuhstetuese ishte i (pa) varuri fehmi abdiu,ish deputet i ps dhe ish antar i kryesise ps.etj.etj.

pra vetem kur komandohen nga militantet e majte dhe marrin vendime pro te majteve,institucionet quhen te pavarura.

Totozani diskuton per nje ceshtje skandaloze ku ligjvenensit faqe gjithe dynjase veprojne si kalamaj pa ndergjegje fare. 

PD ka gjithmone nje kategori ndjekesish nga prapa qe jane abuzuesit me te medhenj me shtetin dhe ligjin, militantet e PD zaptuan tokat e prnarve te ligjshem, ata mbollen kjoskat ne tirane, ata vodhen energji elektrike dhe vazhdojne te vjedhin (ka zona ku energjia nuk paguhet fare se jena me PD), ata nuk paguajne taksa e tatime, ata me makina me timon ne krah te kundert qe nuk e kane idene e kodit te qarkullimit mos te vazhdoj te numeroj me.

Dhe me e forta qe kur u tregon gabimin fillojne si zezaket ne amerike qe te akuzojne per racist megjithate ne fund te fundit e kane nje gje te perbashket skllever kane qene te dyja palet por ka gjithmone nje por zezaket kane qene skllever te detyruar ndersa keta jne sklleverit e sales dhe sherbejne me qef.

 ja se cfare  flet nje qe nuk merr vesh nga bota.eshte nje kompani private per energjine elektrike dhe nuk ka lidhje me pd apo ps,por ata si ty nuk dine se cthone.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).