E nderuar gazeta “Panorama”, ndihem i detyruar t’ju jap këtë shpjegim të shkurtër pas shkrimit të fundit të Fatos T. Lubonjës, ku ai përgojon emrin tim lidhur me polemikat e fundit mes meje dhe z. Agron Tufa, duke ndryshuar krejt thelbin e atyre polemikave. Shkruan Lubonja: “Një nga akuzat kryesore i ngrenë njëri-tjetrit është se bëjnë pjesë në dy tarafe intelektualësh të lidhur me dy pushtete: njëri, pushteti i maxhorancës me në krye Sali Berishën dhe tjetri, ai i lidhur me pushtetin e Edi Ramës si kryetar bashkie”. Pasi e postulon kësisoj diskutimin, Lubonja vazhdon në shinën që i pëlqen atij, d.m.th. duke marrë të vërtetojë që unë punoj për Ramën, meqë, sipas Lubonjës, s’e paskam kritikuar asnjëherë në punët e tij.

Kësaj i thonë: politika mbi të gjitha. Po të vini re, shkrimet e Lubonjës, të cilat, pa ia kërkuar, m’i dërgon rregullisht me e-mail, janë të tëra politika mbi të gjitha, rrahin të gjitha në një brimë, t’i tregojnë popullit se sa të korruptuar dhe mafiozë janë politikanët tanë, sidomos klani i përfaqësuar nga Rama. Natyrisht, për të ruajtur ekuilibrin, edhe klani i përfaqësuar nga Berisha, sidoqoftë, këtu Lubonja është më i kursyer, sepse kuptohet që nuk godet asnjëherë (le të flasim me gjuhën e tij) p.sh. stacionin më shërbyes të Berishës, tek i cili punon dhe për të cilin është kthyer gati në ikonë.

Qyshkur janë ndarë rrugët e mia me të Lubonjës, diku nga viti 2000, jam marrë pa ndërprerë dhe thellësisht me kulturën shqiptare dhe me shqipërime, që shkojnë dhe ato në të mirë të kësaj kulture. Këtu hyjnë gjuhësia, historia, albanologjia, botimet, që nga vetë natyra e tyre nuk kanë të bëjnë as me Ramën, as me Berishën. Ndërsa Lubonja, kulturës, ashtu si dhe krijimit, i ka ndenjur larg, pasi është marrë me politologji. Ai, ose nuk e njeh kontributin tim, ose nuk do që ta njohë meqë i ka sytë e errur nga lufta kundër mikut të tij të dikurshëm, Rama. Kjo gozhdë që i ka mbetur qyshkur në vitin 1997 hyri në politikë dhe e nxorën së andejmi shumë shpejt, ndërsa Rama hyri aty në vitin 1998 dhe pati sukses, zor se i del më. Puna e tij.

Në rastin konkret, polemika me Tufën lindi pse unë, në shkrimin “Të jetosh në taraf”, ngrita zërin kundër mënyrës se si i administrojnë Tufa dhe miqtë e tij çmimet kombëtare, fondet përkatëse, tekstet e shkollave. Çështje tërësisht kulturore; Tufa e devijoi debatin dhe shfrytëzoi rastin “Kongoli” për ta kaluar muhabetin në çështjen që unë, për arsye gjenetike, nuk paskam të drejtë të flas. Me një fjalë, muhabet koti.

Le t’i qëndrojë Lubonja këtyre temave dhe të shprehet për to nëse dëshiron të merret me emrin tim. Por unë, natyrisht që s’ia ndaloj dot të merret sa ka dëshirë. Këto radhë shpjegimi i shkrova vetëm për lexuesit e “Panoramës”.

22 Komente

Uh kontributi jot mer Klos.....

Thote Klosi:

... (une) jam marrë pa ndërprerë dhe thellësisht me kulturën shqiptare dhe me shqipërime, që shkojnë dhe ato në të mirë të kësaj kulture....

 

Po me mire t'i qendrosh kultures larg, se sa te merresh me "c'mitizimin" e Skenderbeut.

 

Thote Klosi:

Ndërsa Lubonja, kulturës, ashtu si dhe krijimit, i ka ndenjur larg, pasi është marrë me politologji.

 

Jo, mor Klos, edhe Lubonja e ka bere Nene Terezen "fertele".

Ti Skenderbeun, ai Nene Terezen....

 

lufte qytetare ne qytetbotizem-sic duken bathet.po tani qew u ç'mitizuan te gjitha ,ç'fare?

eshte kafe e mire mos i bej naze

java shtate, e Klosi tete, i thone nje llafi... medemek, boll o Adrian se na çave trapin me polemikat dhe pergjigjet tua....

dergoja mor vella edhe ti  me email pergjigjen  Ljubos, çpune kemi ne te tjeret.

Po të vini re, shkrimet e Lubonjës, të cilat, pa ia kërkuar, m’i dërgon rregullisht me e-mail,

 Po të vini re, shkrimet e Lubonjës, të cilat, pa ia kërkuar, m’i dërgon rregullisht me e-mail

Lubonja spammer, lol

infantilizem! 

"pas shkrimit të fundit të Fatos T. Lubonjës, ku ai përgojon emrin tim"

Sy per sy, pergojim per pergojim! Me mire do te kishte qene email per email, por rruget e Zotit jane pa fund, qe amen pika qe s'na bie se nga polemikat rrojme.

Dhe kete Klosi e quan "nje pergjigje te shkurter". Eshte vetpermbajtur, pra. Mendo ç'do te kish qene nje pergjigje e gjate. Nocioni i pergenjeshtrimit te thjeshte, ne dy rreshta nuk ekziston tek intelektualet tane qe, siç thoshte Sartre, "e bejne tualetin e shpirtit te tyre ne publik". 

Te pakten eshte me i shkurter (dhe i permbajtur) se ai i Tufes, disa dite me pare.

S'e di. Mua me duket sikur po vdesim nga nje mbidoze Klosi-Tufe-Lubonje (& co). Ndoshta s'bejme dot pa keta.

 Kjo është perpetuum mobile e vërtetë e nderuar. Diç si puna e atij gjysëm të marrit, që përshkruhet tek "Kronikë në gur" e që ia kam harruar emrin (D?).

Tani duhet të hidhen edhe anal - istët e tjerë në diskutim, dmth. të thonë fjalën e tyre publikisht dhe të qetësohemi edhe ne të tjerët. Di gjë njeri se ku filloi zënka e për çfarë, se si tip sherri te Xhomlliku duket.

Kongoli po fliste me vete, Klosi tha duhej ta kish bërë më parë, Tufa e shau nga i ati dhe që vë emrin tek përkthimet e Kafkës nga studentët, u fut Lubonja dhe u ra të dyve, Klosi i ra Tufës, Tufa Klosit, Klosi Lubonjës... kush e ka radhën tani?

 

Pa dashur t'ju nderhyj... veç per voli e lehtesi; ndoshta e keni fjalen per Dino Çiçon.

 Po, pikërisht. Rrofshi i nderuar.

miro, ke harruar Mark Markun.  edhe ky  i futi  pak hundet   ne kete ''debat''.smiley

Une hapa nje "opiumeri" te re andej nga seksioni i poezise nderkohe.

 Shumë mirë keni bërë. Na duhet një pikëtakim për morfinomanët.

Do kishim sugjeruar tituj si: "petidina", "speed", "brown sugar", apo "ganja", por edhe opiumhane na pëlqen smiley

Por nuk po e gjejmë smiley

http://www.youtube.com/watch?v=1sheJcFCL6I i kam vene pak si shpesh por me merite.

per temen, une sot zgjedh ta shoh pozitivisht: nga deshira per t'i provuar njeri-tjetrit qe vlejne, keta te gjithe do te punojne me fort, minimumi do te botojne me shume smiley.

per vjershat e di qe duhet te komentoj andej por shkurtimisht me lane me deshire per origjinalin, me perjashtim te 2-3 radheve (subjekte pikante, falemnderit finisterre).

"opiumeri" si "parfumeri", por edhe opiumhane ta çel oreksin

p.s. Peshqit e paskan gjetur smiley .

u myten tu menu se kontribuojn sepse shkruajn ne ca pacavura gazetash apo botim perkthimesh provokuse pa asnje vler konstruktive  what the hell them un  na lodhet ju dhe ppuistat qe ju japin rendesi .. hajt mo

 Shiko ku qendron problemi :

Meqenese mungon nderveprimi midis acidit dhe pllakave te plumbit, atehere nuk clirohen elektrone te cilat duhet te kalojne ne kondesator ne menyre qe te japin impulse qe te ndizet makina. Kjo mungese nderveprimi ju ben juve qe ne bilancin e shpenzimeve te vitit t`ju rritet me disa perqind zeri i shpenzimeve amortizimi i njesise energjitike te makines e cila ne rezultat te fundit mund t`ju heqe nga dora 100 euro,  shume kjo qe nese do kishit pasur nje akumulator te mire e cilesor te energjise mund te ishte perdorur me mire nga ju per te qeras ndonje mikun tuaj, psh Koth-in smiley

Me pak fjale ju ka rene vertet bateria dhe jo si ke reklama e AMC qe thote e shofim boten si ju. Hic mer fare nuk e shofim si ju !

Me shkurt ?

Po mire : kishim 1 Shaban Qose embleme, tani kemi fatkeqsisht 3 :

Ardian Klosi, Agron Tufa, Artan Fuga smiley ose 3A smiley

P.S. Kolumbi - Kosta Rika 1-0 .   Mafia e Kokaines vs Mafia e Basteve te zeza smiley Ka fillu Kupa e Amerikes. smiley

Riefenstahl - Olympia 1936. Pashe dje nje dokumentar mbi Lenin dhe rolin e saj si regjizore e propagandes gjate periudhes naziste ne Gjermani. Ndoshta shembulli i kulluar sesi talenti mund te vihet ne sherbim te nje regjimi. Di gje ndonje nga peshqit si konsiderohet sot L.R. ne Gjermani?

tak jest pane majozhe!

E lexova, asnje koment.  

po pse e censuron veten? smiley

foli ore peshkut hapur, sic bere para pak te tema me Boris Beker.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).