Jamie Twigg, një udhëtare neozelandeze, ulet dhe shkruan përshtypjet nga Shqipëria gjatë qëndrimit disa ditor në rrugë e sipër për në ishujt grekë. Nuk ka shumë gjëra të mira për të thënë. Mënyra si shqiptarët ngasin makinën, mbeturinat e hedhura gjithandej dhe…Tirana është një qytet pa personalitet. Por ajo vëren edhe disa gjëra të këndshme: njerëzit janë mikpritës, ushqimi është i shijshëm e i lirë dhe … vija bregdetare është magjepsëse. Në blogun e saj për një website neozelandez (stuff.co.nz) ajo shkruan se e shtyrë nga fjalët e mira për Shqipërinë në Rough Guide to Europe vendos që të kapërcejë Malin e Zi drejt Shqipërisë. Pas pak kilometrash në këtë vend ajo arrin të formulojë disa fakte jetësore:

1- Rregullat e qarkullimit janë më shumë si punë udhëzimesh. Shoferët në Shqipëri janë absoulutisht të luajtur mendsh: nëse rruga zë tri makina, atëherë harroji ndarjet e korsive; është koha për ta mbushur atë pak vend të mbetur. Në fakt, shqiptarët janë kaq shoferë të këqij sa rrugët e tyre janë të mbushura me kryqe dhe kjo shpjegon diçka.

2- Nëse je shqiptar një nga të afërmit e tu, me gjasë, është pronar i një karburanti. Gjatë rrugës luajtëm një lojë të quajtur “kape karburantin”. Nuk e zmadhoj kur them se sapo kalon një të tillë mund të dallosh një tjetër. Për ironi në Shqipëri je gjithmonë afër një karburanti.

3- Kazanët e plehrave vetëm sa zënë vendin kot. Pse të hedhësh mbeturinat në kosha kur mund t’i hedhësh në anë të një rruge e t’u vësh flakën?

4- Ndërtesat mund të ndërtohen e të lihen pa banuar. Kompanitë shqiptare të ndërtimit duket se kanë vendosur të ndërtojnë përgjysmë nja njëmijë shtëpi se, nuk i dihet. Në fakt  edhe ato që duket sikur kanë përfunduar kanë shufra hekuri që u dalin në majë të gatshme për katin tjetër. Oh, tullat janë kaq në modë në Shqipëri këto kohë!

Tirana i godet për keq udhëtarët neozelandezë. Ata pikasin gjurulldinë e madhe përzierë me neglizhimin po aq të madh. Në fund autorja thotë se nuk do t’ia rekomandonte askujt. Por falë Zotit kemi vijën bregdetare …. nëse je i gatshëm, sigurisht, të mbyllësh njërin sy për mbeturinat që shihen gjithandej. Për ta mbyllur, Jamie Twigg thotë se mezi pret të hidhet në Greqi.             

L.A.

nga respublica.al

http://www.stuff.co.nz/travel/blogs/global-hit-squad/5406830/Untidy-Albanias-silver-linings

 

16 Komente

Rruge te mbare per ne fanculo Jamie Twigg

Nese Jamie Dega ka thene keto te mesipermet, ka thene vetem te verteten. 

Une gjithsesi dyshoj se kjo se ka pa te gjith Shqiperine, ska pa Tajvanin pshemull..

Ate lojen me karburantet fillova ta luaj edhe une njehere gjate pjeses Tirane-Durres duke i numuruar. Po nga mesi rruges e lash se u bera lemsh me shifrat, nuk dilte numri taman, pastaj edhe ngatarrohesh, ngaqe jan aq afer te qellon te lesh disa pa i numuruar.

Po pat noi peshk qe i ka numuruar te gjitha, te na thote numrin se na heq kureshtjen!

 

Unë mund t’ju garantoj se nëse doni të hani si një mbret për më pak se 10 euro në ditë, Shqipëria ta jep patjetër këtë mundësi....>>Vija bregdetare është absolutisht mahnitëse dhe gjatë udhëtimit pamë disa prej skenave më piktoreske...>>Nëse jeni të fiksuar pas diellit, detit blu dhe të lirë (ushqimin përfshir&eumlsmiley, bregdeti shqiptar mund të jetë një perlë e vërtetë... Ne kemi takuar njerëz këtu që absolutisht e adhurojnë këtë vend...

Keto me siper i gjeta ne blogun e Jamie-t. Pra me rezulton se LA-ja ka perkthyer m*tin dhe ka lene pa perkthyer mjaltin. Kesaj ndryshe i thone qe LAmashi bertet kapeni LAmashin...ose qe shqiptarizma (vetfutja) vazhdon te na karakterizoje bindshem. 

>>

 

 qenka si martesa, një gisht mjaltë e qypi me mt. 

edhe akshe akshe, vija e bregdetit nuk quhet, se e ka bërë natyra, jo njeriu allbanez. 

përveç ushqimit, që e shet lirë, gjej një të mirë ku e mburr njeriun allbanez. 

 Me pelqen me mire ti rri ne krah Konices se sa Skenderbeut. Pra nuk eshte se dua te marr ne mbrojtje rracen time me palle ne dore. Komentova thjesht se me hapin barkun shtremberimet. Nuk eshte korrekte te manipulosh per interesa nukdisecfare shkrimin e tjeterkujt. O mere, o lere. O perktheje sic eshte o dhiti mu ne te.

Sdq nuk besoj se ti ke lidhje me kete perkthim.

 ncncn.

po mirë mo, të të pyes, ti adresën e blogut të kësaj zonjës, ku e gjete? 

 

 ....Në blogun e saj për një website neozelandez (stuff.co.nz) ajo shkruan...

Aty (ne shkrim) eshte....e zeza mbi te bardhe. Po edhe po te mos ishte ku eshte problemi? ...google aty eshte. Si pyetje mesuesi mu duk kjo Oranje...nejse, ngelesh i respektuar per mua.

 jo mo jo... ta kam llafin që me adresën, po të jep kamzhikun në dorë dhe ti e godet pamëshirshëm. 

 e dime shoku e dime, askujt si pelqen me e qujt brekem*t.. me ose pa te drejte..

...dhe njehere o per situaten. Se doemos, kur e thote nje askush nga Hollanda perben lajm. S'ka gje se jane te thena e te sterthena.

Do te ishte mire qe keto te verteta te beheshim mesim per qeverite shqiptare te cdo ngjyre. Ne kemi shume nevoje per marketingun (propoganden) gojor(e). Sepse nuk i kemi mundesite finaciare per te bere marketing te vertete. Ceshtja e plerave eshte vertete alarmante. Une do te keshilloja qeverine qe te mos ndertoje autostraden Tirane-Elbasan por ato para te perdoren per nje impiant per ndarjen dhe djegjen e plehrave sidhe per ngritjen e impjanteve te pastrimit te ujerave te zeza pergjate vijes bregdetare.  Nuk eshte aspak varferia qe tremb turistet por eshte papastertia (duke perfshire ketu edhe ate te zhurmave te diskove pa kriter naten).  Eshte koha qe te behet dicka ne kete drejtim dhe jo ti lihet gjithcka fatit.

Te vertetat e tjera per karburantet dhe te vraret  nga aksidentet shtepite e ndertuar pa kriter (dhe te lena pergjysem) jane te hidhurat e tjera. Ne na vjen keq kur na thone te verteten, por do te ishte me mire ta ndryshonim ate sesa ta shperfillnim duke e gjetur fajin tek tjetri. Per mua eshte nje pasqyrim real i situates ne Shqiperi.

"Une do te keshilloja qeverine qe te mos ndertoje autostraden Tirane-Elbasan por ato para te perdoren per nje impiant per ndarjen dhe djegjen e plehrave sidhe per ngritjen e impjanteve te pastrimit te ujerave te zeza pergjate vijes bregdetare."

emil, ktu mvje keq po e ke lli keq fare. Gjynof qe ke harxhu kohen me e shkrujt se ke supozu qe po i drejtohesh qenieve humane. N'fakt une do i uroja qeverise shqiptare qe me paret e TR-EL te hape nje grope te madhe dhe te futet vete brenda dhe te vetembulohet me dhe gjithashtu. Ky do ishte perdorimi me efektivitetin mo afatgjate. Do siguronte pleh organik nga ai mi miri per shekuj me radhe.

Po sikur t'a ndryshojme keshtu:

"Une do te keshilloja qeverine qe te mos ndertoje parlamentin e ri por ato para te perdoren per nje impiant per ndarjen dhe djegjen e plehrave sidhe per ngritjen e impjanteve te pastrimit te ujerave te zeza pergjate vijes bregdetare."

Per parlamentin e ri nuk kane pare prandaj nuk e shkruajta smiley. Por kur isha kete vere ne Shqiperi pashe qe dhane ke lajmet ca kanale te ujerave te zeza ku kishin hedhe ca zhavor dhe pastaj hidhnin ca klor me pas dhe Mehdiu si dhe nje specialist qe thoshin se uji eshte i filtruar tani. Pas nje muaji doli qe ishin inefektive (paret e harzhuara shkun per lesh). Do te ishte mire qe te investohej per turizmin dhe me leket e fituara (nga taksat ) te ndertoheshin rruget. Nuk e di por ajo rruga Tirane - Elbasan me duket e pakuptimte kur dihet se ne Shqiperi nuk prodhohet asgje dhe teorite si rruga e kombit do te sjelli kete apo ate (Shume turiste kosovare(qe vijne edhe sikur te mos kete rruge), ose qe do te transportohen mallra (qe nuk prodhohen askund, pervec ne Serbi)) nuk jane aspak te sakta.

Rruga e kombit i ka bere goxha pune Ulqinit dhe plazheve te tjera ne mal te zi. Eshte goxha me shkurt edhe per Kosovaret edhe per pjesen veriore te maqedonise. Mali i zi kishte ne plan te bente nje tunel ne rozhaje po me duket se e kane lene fare qe kur beme ne rrugen e kombit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).