Shtohen gjithnjë e më shumë akuzat se regjistrimi i popullsisë së Shqipërisë përmes një pyetësori ku përfshihen dhe pyetje mbi etninë dhe fenë është nxitur nga Greqia. Jo vetëm intelektualë apo historianë, por edhe një prej organizmave që ka denoncuar me forcë këtë census Aleanca Kuqezi, kritikon ashpër qeverinë shqiptare për dëmin që po i bëhet vendit tonë. Ditën e djeshme, drejtuesi ekzekutivi i kësaj aleance, Redi Ramaj, ka apeluar edhe ndaj qeverisë greke, anëtare e unionit të Bashkimit Europian, se nuk mund të kushtëzojë Shqipërinë për hyrjen në BE me arsye të pavërteta, për pengimin e regjistrimit të minoritetit grek në rrethanat kur vetë Greqia nuk njeh të drejtat e minoriteteve sipas konventave ndërkombëtare. Sipas tij, aktualisht ky vend ndodhet në kushtet e mëshirës për ndihmën ekonomike nga BE për të mbajtur në këmbë shtetin nga falimenti i kolapsit financiar, me të cilin financonte pensionet prej 300 eurosh.

Kohët e fundit, përfaqësues të lartë grekë po zhvillojnë takime në jug të vendit dhe kanë lëshuar kërkesat e radhës, duke kërkuar që të kenë përfaqësues gjatë procesit të regjistrimit. “Ka banorë që iu është hequr arbitrarisht shtetësia greke në kohë të diktaturës, por kjo nuk mund të jetë shkak për të mos përfshirë të dhënat objektive të regjistrimit të ri të popullsisë në regjistra” – ka deklaruar ditën e djeshme deputeti grek opozitar Konstandinos Giolekas. Nga ana tjetër Ramaj thotë se “Është tërësisht antikushtetuese që të dhëna të pakontrollueshme, që do të jenë rrjedhojë e një regjistrim me vetëdeklarim të prevalojë mbi regjistrin civil të vendit tonë”. Aleanca Kuqezi ngre dyshimet se “presioni i parlamentit grek për të dërguar vëzhgues gjatë regjistrimit etnik zbulon hapur autorësinë dhe nxitësit e ligjit për regjistrimin e popullsisë”.

Për mosreagimin e palës shqiptare, kjo aleancë bën përgjegjës ministrin e Inovacionit dhe Telekomunikacionit, Genc Pollo, si person i cili drejton administron që do të merret me regjistrin e qytetarëve që banojnë në Shqipëri. “Natyrisht heshtja e ‘ministrit inovator’ të Shqipërisë ndaj këtij presioni pasqyron marrëveshjen si një gjunjëzim të turpshëm ndaj Athinës. Aleanca Kuqezi i bën thirrje ‘ministrit inovator’ t’i përgjigjet thirrjeve dhe presioneve në rritje nga Greqia për të sqaruar pozicionin e tij dhe shkaqet e miratimit të këtij ligji sipas preferencave greke. Pse ministri i Inovacionit hesht ndaj deklaratave të qeveritarëve dhe parlamentarëve grek ndaj regjistrimit?”, shtron pyetjen Aleanca Kuqezi. Për kundërshtimin e këtij procesi, kjo aleancë po merret me përgatitjet për nisjen e protestave në të gjithë vendin për të ndryshuar mënyrën se si do të regjistrohen qytetarët.

Ligji për regjistrimin e popullsisë, i quajtur nga qeveria “Census” (mbledhje e informacionit me anë të pyetësorëve) është miratuar nga parlamenti shqiptar në kundërshtim me ligjin pasi mungonte numri i duhur i votave. Ligji mori vetëm 69 vota pro, por në mungesë të opozitës dhe të një faktori kontrollues, deputetët e mazhorancës kanë votuar për kolegët që mungonin. Në këtë seancë plenare, kur u votua për prezencën e deputetëve në sallë, rezultuan 73 të pranishëm. Gjatë fundit të seancës, kur dhe deputetët u mblodhën të gjithë për të marrë pjesë në votim, në sallë dy karrige ishin bosh, të cilët i përkisnin deputetëve të Partisë Demokratike. Në votim rezultuan të kenë votuar dhe dy deputetë demokrat Gëzim Dibra dhe Lefter Maliqi, të cilët nuk ishin të pranishëm në Shqipëri, por ndodheshin jashtë shtetit në momentin kur votohej.

Ky ligj është i dyti i miratuar në 20 vite demokraci. Një tjetër census është zhvilluar në vitin 2011, i cili shërbeu për hartimin e listave zgjedhore. Sipas qeverisë, ky regjistrim që pritet të nisë në muajin tetor do të shërbejë si një bazë të dhënash për arsimin, ekonominë e kështu me radhë dhe këto të dhëna nuk do të shërbejnë për regjistrin e gjendjes civile. Ligji thotë se pyetjet fakultative (si feja, kombësia, apo çdo lloj pyetje tjetër që mund të vihet si fakultative në formular) do të duhet të marrin përgjigje të sakta dhe të plota, përndryshe personat do të gjobiten. Nga ana tjeëtr, INSTAT detyrohet që të hetojë të dhënat e vetëdeklaruara nga individët me regjistrat, përfshi edhe regjistrin mbi gjendjen civile, çka do të thotë se këto të dhëna do të jenë tashmë objektive dhe askush nuk mund të mashtrojë mbi kombësinë.

Megjithëse marrjen e masave dhe verifikimin që do t’u bëhet të dhënave, intelektualë dhe lëvizje të ndryshme shoqërore kanë hedhur dyshime mbi qëllimin e këtij regjistrmi, duke thënë se kjo bëhet për të rritur në mënyrë jo të drejtë minoritarët grekë në vendin tonë.

Vorio-epiri

Vorio-Epiri, apo në shqip, Epiri i Veriut është emri që nacionalistët grekë i japin Shqipërisë së Jugut. Ky rajon përfshin Korçën, Gjirokastrën, Tepelenën, Sarandën, Delvinën, Himarën dhe një pjesë të Labërisë. Në luftrat ballkanike 1912-13 grekët sulmuan këto territore duke terrorizuar popullsinë e duke u përpjekur të përzënë shqiptarët. Në 1914 me financim të qeverisë greke u shpall një republikë autonome e Epirit të Veriut. Më pas grekët u dorëzuan para qeverive të Zogut e Hoxhës, duke u kufizuar vetëm në spastrimin e çamëve, nga zonat shqiptare që binin Brenda kufirit grek.

Megalidhea

Megalidhea, në shqip “Ideja madhështore”, është program nacionalist që ka ndikuar politikën greke që prej pavarësimit të saj nga Perandoria Osmane. Në thelb Megalidhea konsiston në asimilimin e minoriteteve në Greqi, si dhe ekspansionin e shtetit në kurriz të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë e Turqisë, gjer në krijimin e Greqisë së Madhe.

Eugen Volfarth, ambasador i OSBE

“Qytetarët të marrin pjesë në regjistrim, pasi ai ka vlera për zhvillimin e tyre. Regjistrimi është një proces i rëndësishëm edhe për zhvillimin e vendit”

Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD

“Greqia nuk njeh pakica etnike apo pakica kombëtare në territorin e saj. Ne denoncojmë servilizimin qeveritar ndaj Greqisë”

Genc Pollo, ministri i Inovacionit

“Është për të ardhur keq me abuzimin që i është bërë këtij ligji, sidomos me këtë projektligj nga shumë persona publik, përfshirë dhe zyrtarëve faqezi që kanë dalë me votat tona përpara disa vitesh, përfshirë timen, që kërkojnë të na përbaltin.”

1918

U krye regjistrimi i parë i popullsisë në Shqipëri. I gjithë materiali u transportua në Shkodër dhe u depozitua po aty. Nga fundi i shtatorit 1918 të dhënat ishin rishikuar dhe përfundimet dhe shtesat ishin kryer. Ky aktivitet u desh të ndalohej, sepse gjatë tetorit duhet të fillonte tërheqja e ushtrisë. Urdhri për të shkatërruar te gjithë materialin u neglizhua, përveç qarkut të Lushnjës. Kështu që materiali mbi zonat e Beratit, Fierit, Lushnjës dhe Skraparit mungon (89142 persona). Materiali i mbijetuar, i cili mbulon pjesën më të madhe të vendit, është si vijon: 435075 persona nga  803959 persona (shifër e vlerësuar si e lartë) të numëruar më 1923 (54%) apo 20096 km² nga 28748 km² e sipërfaqes së vendit (70 %).

Deputeti grek: Shqipëria t’i lërë vorioepirotët të shprehen

Deputeti i djathtë grek, Kosta Gjoleka (Kostas Gioulekas) në një vizitë që ka kryer në Shqipërinë e jugut në fillim të gushtit nuk i ka kursyer fjalët e forta sa i përket çështjes së censusit të shumëdebatuar në Shqipëri. Kosta Gjoleka, deputet i partisë më të madhe të së djathtës greke, Partisë Demokracia e Re (Nia Dhimokratia), ka qenë ministër i brendshëm për një kohë të shkurtër gjatë qeverisjes së Karamanlisit. Më pas ai ka kandiduar për postin e kryetarit të Bashkisë të Selanikut, por nuk ka fituar. Aktualisht në parlamentin grek Kosta Gjoleka luan rolin e zëvendëskryetarit të komisionit parlamentar për politikën e jashtme në Greqi. Qëndrimet e tij për censusin duken larg së qenit europianiste, megjithatë përputhen edhe me një pjesë të qëndrimeve të qeverisë sonë, e cila gjithashtu është një promovuese e fortë e përfshirjes së vetëdeklarimit etnik dhe fetar në censusin që pritet të organizohet. Deklarata e Kosta Gjolekës botuar në mediat greke ka qenë kjo:

“Me anë të një iniciative ligjore të paprecedentë qeveritarët shqiptarë po përpiqen të zbatojnë metoda që shumë vorioepirotë të mos munden të shprehin lirisht identitetin kombëtar dhe fetar në censusin që do të zhvillohet.
Është e papranueshme të vazhdohen politika të luftës së ftohtë duke kërcënuar helenizmin e Vorioepirit dhe duke ia dhunuar të drejtat, ndërkohë që vetë Shqipëria i ka kërkuar Greqisë që ta ndihmojë të hyjë në Bashkimin Europian.
Po si mund të miratohen ligje që imponojnë sanksione mbi çdo shtetas shqiptar duke e detyruar që të deklarojë të njëjtën kombësi dhe fe siç është regjistruar në regjistrat e mëparshëm? Ky ligj merr për bazë regjistrat e periudhës para 1990 kur regjimi diktatorial i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë ua ndërroi në mënyrë arbitrare dhe pa dëshirën e tyre kombësinë me mijëra vorioepirotëve. Zbatimi i këtij ligji nënkupton që në censusin që do të zhvillohet të ndalohet për mijëra vorioepirotë deklarimi i origjinës së tyre greke”.

Kërkesat e Gjolekës

Në mënyrë që të garantohet transparenca dhe objektiviteti i censusit në Shqipëri mes të tjerave do të duhet:

- Prania e vëzhguesve të huaj gjatë censusit, si edhe gjatë numërimit dhe publikimit të rezultateve.

- Rezultatet e censusit të zëvendësojnë regjistrat e dosjet e regjimit të mëparshëm shqiptar, i cili në mënyrë arbitrare e mohoi kombësinë greke për shumë banorë të krahinave janë tërësisht minoritare.

- Ne census duhen regjistruar gjithë shtetasit shqiptarë, edhe ata që banojnë jashtë vendit, si edhe njerëz të cilët mund të jenë të sëmurë, apo pleq, që duhen regjistruar me të dhënat që sjellin të afërmit e tyre.

- Formati i pyetësorit të shpërndahet edhe në gjuhën greke për zonat ku jeton minoriteti grek.

- Regjistrimi të zgjasë më shumë se një muaj në mënyrë që të bëhet i mundur për sa më shumë shtetas.

- Pas plotësimit të pyetësorit çdo shtetas duhet të marrë një kopje të tij, të plotësuar.

- Të publikohen të gjitha rezultatet e censusit.

 

13 Komente

Kjo eshte per te çjerre faqet, te vjen nje grek me mbiemrin puro shqiptar Gjoleka (shkurtimi i Gjoke Leka apo Gjon Leka) dhe kerkon qe nje Gjoleke tjeter nga jugu te vetedeklarohet grek. Te kishin sjelle ndonje Karidhis per propagande po jo nje Gjoleke, keta s'kane as cipe.

 

Nuk e di ti ti teorine qe nacionalistet me te medhenj jane te ardhurit?Vuajne aq shume per t'u ndjere pjese e nje vendi,saqe kalojne ne ekstrem e behen me vendali se vendalinjte smiley

Si tha pirrua i dhimajve per eladhen...smiley

mos e vrit mendjen.. smiley

se edhe ne shqiperi, ata qe nuk kane mbiemra shqiptare jane edhe me nacionalistet..

eshte fenomen njerezor...

e ke degjuar shprehjen : "Me katolik se Papa?" smiley

e njejta edhe per ty me ate me siper.. po paragjykon e diskriminon..

kjo menyre te logjikuari eshte paragjykuese, dhe me keq akoma, eshte diskriminuese.

Kosta Gjolekes perpara se ti plotesohen "kekersat",duhet ti a shqyesh syte qe te kuptoje se mbiemri qe ai mban eshte Shqiptar! 

Po mire Gjoleka, po si ka mundesi qe vete greket ia japin njerit me mbiemer shqiptar detyren e zedhenesit, kjo eshte me tall lesht' me ne.

 

Na cane mender b.... me kete censusin. Njerezit nuk kane buke me honger, ju a kane mare dhe perdhunuar pronat, jua vjedhin voten ne mes te dites dhe perpara kamerave, i vrasin rrugeve sikur te ishin qener rrugace, me nje fjale jetohet si ne xhungel dhe jo ne nje shtet..... dhe per ironi te fatit kemi lluksin per te regjistruar popullsine.

Tani per shkrimin me siper: po ky gjoleka (shqipetari i greqizuar) sikur e ka me qeverine apo me duket mua kur thote : " Me anë të një iniciative ligjore të paprecedentë qeveritarët shqiptarë po përpiqen të zbatojnë metoda që shumë vorioepirotë të mos munden të shprehin lirisht identitetin kombëtar dhe fetar në censusin që do të zhvillohet."
 

Pra pse i bien kot me qafe qeverise kjo aleanca kuq e zi?

O xha sheme, ty ora 12:00 te rri gjithnje, jo s'ka buke me hanger, jo eshte xhungel, me duket se buke me hanger eshte mesazh subliminal qe nenkupton 'ne te PS-se, skemi ça te vjedhim se ne pushtet eshte Sala'.

Edhe Mustafa Nano keshtu tha duan buke kalamajte, mirepo deklaroka si te ardhura 2 milione leke te vjetra ne muaj, une kujtova se rronte me 200 mije leke te vjetra ne muaj dhe i kishin ngele kalamajt pa buke.

Ky e ka me qeveriun, qe pse i beri fakultative deklarimet e etnise dhe kombesise, meqe keshtu ngelet si tip sondazhi. Kerkon nga qeveriu projektligjin e pare, ate qe shkelte hapur kushtetuten, se mesa duket projektiligji i pare ishte pergatitur ne zyrat e Athines.

'ne te PS-se, skemi ça te vjedhim se ne pushtet eshte Sala'

Ky eshte thelbi i gjithe ankesave dhe kritikave te militanteve PS-iste e EdRamiste.

Muci o Qifo nuk osht i martum ene nuk ka kalamoj.

Po ky greku me origjine shqipetare (gjithmone nese eshte perkthyer mire nga gazeta me siper) i drejtohet qarte qeverise dhe parlamentit (grupit te PD-se se ata e votuan) qe:

- inisiativa ligjore eshte e paprecedente(pra behet fjale per ligjin qe u miratua se fundmi me mungese korumi).

- metoda jo demokratike qe pakicat kombetare te mos shprehin vullnetin e tyre per kombesine dhe fene

- Ligj qe imponon cdo shtetas te deklaroje ashtu sic eshte e shkruar ne gjendjen civile

- Ligj qe sanksionon regjistrimin e deformuar ne kohen e komunizmit per kombesine e shtetasve shqipetar, etj etj.

Pra ene Greku ose shqipari grek gjoleka indirekt (ashtu si edhe aleanca kuq e zi) i bo thirrje njerezve qe te mos pranojne te regjistrohen me kete ligj sic eshte miratuar. Une keshtu e kuptoj , po ti?

 He! A te thashe?

gjoleka eshte coban.humbi zgjedhjet per bashkine e selanikut megjithese partia e tij kishte 25 vjet pa humbur ne selanik.nje nga shkaqet eshte se 70% e popullsise se selanikut eshte e ardhur nga turqia.tani qe eshte i ngeshem e kane cuar me 'detyre ne zonat e thella'.      uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu mortja qe s'na ha ,do na mbushe mendjen gjoleka .                                                  ti tregojne filmin 'gjoleka i biri i abazit'.         

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).