Tregtia

Eksporti dhe importi i stomakëve të kafshëve nga Shqipëria ka lulëzuar ndjeshëm gjatë vitit 2010, bëhet e ditur nga raporti vjetor i Ministrisë së Bujqësisë. Shqipëria eksportoi 696 tonë stomakë kafshësh (të cilët në Shqipëri njihen si plënc dhe gatuhen në paçe apo fërgohen kotoletë), nga 366 tonë të eksportuara gjatë vitit 2009. Çmimi mesatar i eksportit ishte 687 lekë për kilogram, pak më i ulët se sa në vitin 2009, kur ishte 716 lekë për kilogram. Shumica dërrmuese e këtij eksporti shkoi në Austri. Shqipëria importoi gjithashtu edhe 725 tonë stomakë me çmim mesatar prej 277 lekësh për kg.

Stomakët e kafshëve janë një delikatesë në gastronomitë e vendeve të ndryshme të botës, por pastrimi i tyre kërkon shumë punë dhe rrjedhimisht ka kosto të lartë për vendet e zhvilluara. Në Francë dhe vendet neolatine përgjithësisht konsumohet në formën e supës. Në Meksikë konsumohet e fërguar, ndërsa në Portugali shoqërohet me fasule.

13 Komente

jo or po e kisha thene une te ajo tema tjeter kulinare,  ''tava e kosit dhe fergesa fituan cmimin e pare ne konkurs nderkombetar'':    vitin tjeter e ka rradhen paçja!!!smiley

 

Beluli - 3 Gsh 2011 - 4:01pm - #

urime ,urime... hajde ne koke te ''paçes'' tani.

smiley

 

Ne shqiperi nuk ka therrtore masive (jane nja 2 a 3 por nuk shfrytezohen) qe do te mundesonte edhe grumbullimin e plencave/stomakeve, perpunimin/paketimin e tyre dhe pastaj eksportin. Therrjet e gjedhit apo te bagetive te imta behen ne menyre sporadike ne mijra mini thertore apo thertore te improvizuara dhe eshte pothuajse e pamundur krijimi i nje sistemi per te grumbulluar stomaqet e bagetive.????????????  Nese doni tiu krijohen cregullime te tru, lexoni me vemendje treguesit statistikore made in albania. 

Ne keto dite te zeza per wall street paska nje shkendije ne fund te tunelit. O burra te blejme stoqet e kompanive te plencave ose paceve.

Porc belly futures kane qene per dekada te tera nje nga shtyllat e tregtimit ne Wall Street, ne fakt. Ato u delistuan vetem ne korrik 2011.

"Lulëzon import-eksporti i plëncit"

 

Njé titull mé me vend do té qe: Zjen import - eksporti i pléncit. smiley

ah, prandaj na ardhka per te vjelle vazhdimisht e s'e bejme dot, se paskemi ngrene edhe stomakun tone

I lire eshte vetem plenci - i importuar. Per cdo artikull qe lexoj nga Shqiperia kam nevoje te puth nje lule.

mos ja fut kot se 2500 leke te vjetra osht kilja e ploncit tek kasapi.

qenk-osh plonc i jashtem pre mo. ose ploc hipopotami.

Çmimi mesatar i eksportit ishte 687 lekë për kilogram ... Shqipëria importoi gjithashtu edhe 725 tonë stomakë me çmim mesatar prej 277 lekësh për kg.

Tani qe u zgjodh Lulezimi, coc do te "lulezojne" dhe ploncat..

U zgjodh????? kush e zgjodhi kanakarin?

 Ishallah s'me therin neser ne port smiley se e kam Lencin lagje me vete smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).