9 Nëntori i vitit 1989 – dita kur u shëmb muri i Berlinit – u regjistrua në histori si data kur kapitalizmi trimfoi mbi komunzmin. Por, që prej 1989s termi kapitalizëm – që në atë kohë ish një teori dhe praktikë ekonomike që gjhithkush mund ta identifikonte lehatazi – si pasoje e mutacioneve brenda llojit sot e ka humbur vetinë e tij shpjeguese. Sot mund të identifikojmë te pakten 4 forma kapitalizmi me veçori tërësisht specifike dhe rrënjësisht të ndryshëm nga njeri-tjetri.



E vetmja gjë qe këto forma kapitalizmi kanë të përbashkët është garantimi i të drejtës së pronës private. Prona private është e vetmja gjë që i bashkon, pas saj ato ndahen tërësisht në praktikat e tyre.


Kapitalizmi i Drejtuar nga Shteti

Në këtë formë kapitalizmi, qeveria drejton tregun duke mbështetur në mënyre direkte ose tërthorte sektorë ekonomik të cilët presupozohen se kanë rëndësi të veçantë në ekonominë kombëtare.

Suksesi i ketyre sektoreve perceptohet si motorri kryesorë për zhvillimin e ekonomisë vendase. Për të arritur zhvillimin e deshiruar ekonomik qeveritë përdorin favorizime taksore, dhenje liçencas exclusive (monopole te legalizuara), kontrata ekskluzive.

 Por, mënyra më efikase për të influencuar tregun është marrja e bankave në pronësi nga shteti. Duke qënë se në kapitalizëm bankat përfaqesojnë kanalet kryesore ku kalojnë kapitalet e atyre që kursejnë drejt atyre që investojnë kjo menyre është më efikasja për të influncuar ekonominë. Duke pasur sistemin bankar në kontroll, shteti zgjedh në mënyre direkte sektoret ekonomik të cilëve u jep përparësi në kredi.

Korea e Jugut është një vend kapitalist ku shteti e ka në pronësi sistemin bankar. Japonia nga ana tjeter eshte nje vend ku shteti e kontrollon sistemin bankar ne mennyre te terthorte. Në përgithësi vendet e Azisë Juglindore janë të famshme në nderhyjet që ato bëjnë për ti dhënë avantazhe ekonomike sektorit të exporteve.

Një shembull tjeter e gjejmë në Ameriken Latine. Shumë shtete  Latine në vitet 80 implementuan politika ekonomike që synonin zevendesimin e mallrave te importuara me mallra vendorë. Menyra se si keto shtete synuan të stimulonin industritë vendase ishte duke kombinuar ngritjen e taksave dhe tarifave për prodhimet e huaja dhe uljen e interesit të kredive për industrite vendase që prodhonin të njëjtat mallra.             


Kapitalizmi Oligarkik

Në këtë forme kapitalizmi fuqia ekonomike eshte e përqëndruar ne duart e disa grupeve te vogla individesh. Kjo forme kapitalizmin njihet ndryshe dhe si kleptokraci.

Ky lloj kapitalizmi në pamje të parë ka ngjashmeri më kapitalizmin që drejtohet nga shteti. Në të dy keto forma “fituesit” janë të parazgjedhur dhe të pakët në numër. Ajo që i dallon këto dy forma kapitalizmi nga njëri-tjetri është mardhenja që ato kanë me rritjen ekonomike.

Qëllimi kryesorë i një qeverie që praktikon kapitalizmin e drejtuar nga shteti është zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngitja e mirqenjes së qytetarëve. Qëllimi kryesorë në kapitalizmin oligarkik është pasurimi dhe mirqenia e një grupi shumë të vogël individesh, të cilet në shumicën e rasteve janë pronarët e burimeve ekonomike të vendit. Zakonisht ky grup individesh perfaqesohet nga elita politike por që në të njejtën kohë janë dhe elita ekonomike.

Dhe në vendet me kapitalizëm oligarkik elitat drejtuese përdorin retorikat e zhvillimit ekonomik dhe deri diku janë të interesuar për zhvillimin ekonmik të vendit. Dukuria thelbësore e kësaj forme është se zhvillimi ekonomik i vendit është në shërbim të drejtpërdrejtë të pushtetit politik të oligarkëve. Duke garantuar një zhvillim ekonomik minimal, oligarket garantojne bindjen e popullit ndaj institucioneve politike që ato kontrollojnë.

Këtë formë kapitalizmi e gjejmë kryesisht te përhapur në vendet e ish Bashkimit Sovjetik dhe Amerikes Latine.      


Kapitalizmi i Korporatave Gjigande

Në këtë forme kapitalizmi veprimtarite ekonomike të një vendi dominohen nga korporatat gjigande.

Veçoria kryesrore e korporatave gjigande nuk është madhësia e tyre, por mënyra e organizimit. Pronësia e këtyre korporatave është e shpërndare në shumë aksionere dhe shpesh herë aksionere janë institucione investimesh (kompani sigurimesh, fondacione pensionesh, universitete, etj). Korporata të tilla nuk menaxhohen nga pronarët por nga menaxher të specializuar, interesat e te cileve jo gjithmonë perputhen me interestat e pronarëve. Mungesa e risive dhe paaftesia për riorganizim duket se jane veçori qe i shoqerojne kompanite gjigande gjatë gjithë jetës së tyre.

Këtë formë kapitalizmi e gjejmë të përhapur në Europë, Kore e Jugut, Japoni dhe deri diku SHBA.


Kapitalizmi i Sipërmarrësve të Vegjël

Në këtë formë kapitalizmi, sipërmarrësit e vegjël dhe kompanite mesatare luajnë rolin më të rëndësishëm në ekonomine e vendit.

Duhet thënë se historikisht kjo formë kapitalizmi ka qënë forma më efikase për zhvillimin ekonomik të një vendi. Sipermarresit e vegjel dhe kompanite mesatare jane ato te cilat kan qënë dhe jane në pararojën e risive ekonomike dhe avancimeve teknologjike. Disa shëmbuj që pasqyrojnë më së miri veçoritë progresiste të sipermarresve te vegjël jane shpikja dhe hedhja ne treg e automobilit, aeroplanit, telefonit, internetit, ajrit te kondicionuar, etj.

Në përfundim, nuk është e thënë që në nje vend të sundojë ekskluzivisht një formë e vetme kapitalizmi. Shumica e vendeve kapitaliste sot janë kombinime te formave te lartpermendura. Gjithsesi kur dikush shikon dokumentarë të tipit “kapitalizmi është kriza” apo dhe lexon artikuj me tituj “kriza e kapitalizmit” pyetja e pare qe duhet ti vi ndërmend është: cili kapitalizem?

Nëse dokumentari nuk e sqaron në 5 minutat e para dhe artikulli nuk e sqaron që në paragrafin e parë, gjasat jane që vazhdimi do të jetë demagogji boshe.

23 Komente

9 Nëntori i vitit 1989 – dita kur u shëmb muri i Berlinit – u regjistrua në histori si data kur kapitalizmi trimfoi mbi komunzmin.

Komunizmi/socializmi eshte sistem politik-socio-ekonomik, ndersa kapitalizmi eshte sistem ekonomik. Ne 9 Nentor te vitit 1989 vendet ish-socialiste u shnderruan ne sisteme politike demokratike. Ne shumicen prej tyre lejohej nje fare prone dhe sipermarrje private.

Nëse dokumentari nuk e sqaron në 5 minutat e para dhe artikulli nuk e sqaron që në paragrafin e parë, gjasat jane që vazhdimi do të jetë demagogji boshe.

Cili dokumentar?

Komunizmi/socializmi eshte sistem politik-socio-ekonomik, ndersa kapitalizmi eshte sistem ekonomik.

Fiks.

Urime Roni !

Sikur vetem zenia e kohes me kete lloj literatura dhe inganimi me keto probleme   bejn qw vetvetiu   te  spostohen  fendemedhejte me fjalor te mufatur. rrofsh per kete Ide te prurjeve ! Por asaj pjesse se siperme qe dallon  format e shfaqjes ( Ushtrimit te Pushtetit ) i duhet bashkangjitur kurdohere cilesia e Lidhur pazgjidhmerisht me to si  te barabarte me ato te cfaqjeve  ekonomike . Lirite dhe te Drejtat e Individit .

Gjithsesi kjo ishte ajo qe u servir dhe Ju meshua me fort ne "revolucionet e kadifejta " te ish Lindjes  me shume se sa ana ekonomike qe u dhfrytezua Politikisht ! 

Dhe per inerci do ti nderhyja gjembacit..... Komunizmi/socializmi eshte sistem politik-socio-ekonomik, ndersa kapitalizmi eshte sistem ekonomik... .

Ne se kurorezimi i cdo forme te kapitalit mbetet marrja e PUSHTETIT ketu kemi te bejme me POLITIKE te PASTER ! Dhe deri me sot pas shprehjes e Klauzevixcit se Lufta eshte vazhdimi Politikes me mjete te tjera ..(si cfaqja me MADHORE e nje Shteti ) nuk kemi ndonje teori te Re qe ta ndryshoje permbajtjen Politike te ndonje sistemi Dallimet ...drugo mesele smiley. Ndoshta Gjembi eshte me e ingranuar dhe pas ujrave  te  bollshme te stormeve , eshte ne gjendje te na bjere ndonje shembull konkret ku zgjedhjet.. Nuk behen nga POLITIKA .... po nga drejtoret ose bosset e bizneseve ! smiley

Ne fakt idene e paraqitur nga Roni ( kuptohet qe eshte perkthim smiley  shume te vlere e theksoj , mendova se duhet te kuadrohej tek Hapsirat per ndryshim ne BOTEN e RE qe eshte Hapur !

 Ne jemi neoliberale zotrie ...tha babasqapi smiley

Jashte teme: Une e kam shume veshtire te te lexoj ty Idris! Duhet impenjim i madh per te te lexuar per shkak te dhunimit qe i ben shkrimit me CAPS LOCK te panevojshem, space bar te dyfyshte, shkrime italic, etj etj etj. Mos ma merr per te keq, po ki parasyshe qe me nje shkrim me "normal" do te lexonin shume me kollaj te tjeret. Shnet.

 Mbreme, ne te gjitha edicionet e lajmeve  u tha  nje lajm shume "trondites":

  "...  Mbi  90 % e amerikaneve mendojne se duhet gjetur nje tjeter sistem i administrimit te shoqerise.."

Sigurisht, nuk perfshihen ne keto opinione, shqiptaret qe jane ne amerike.Por ne se dikush qe analizon shume thelle  e me kopetence, fenomene  qe ndodhin ne shoqerine "kapitaliste" shqiptare, mund te kontribonte,  duke na sjelle opinionin, pse  amerikanet   kane sosur ne kete  perfundim, une do ta  falenderoja.Ose mbase kjo eshte  thjesht nje lajthitje   e medjave...

 

Grava, 90% ka ardhur nga prapanica e gazetes, ose,

45% nuk duan "socializmin e Obames"

45% e te tjereve nuk duan kete sistem gjakpires ku bankat bejne miliona dhe tjetri nuk ka para per kepuc ose iphone, e keshtu del 90%.

 

 Kjo vjen sepse ne te shumten e rasteve, njerzit e shohin se politikanet, drejtuesit, etj, shohin me teper mirqenien e tyre, se mirqenien e njerzeve, gje per te cilen pellasin kur jane ne opozite, por sapo hypin ne pushtet, mirqenia e tyre (drejtuesve, politikanve) rritet me here, ndersa ajo e masave, qendron ne vend.  

"...  Mbi  90 % e amerikaneve mendojne se duhet gjetur nje tjeter sistem i administrimit te shoqerise.."

...eshte shume e guximshme kjo per ta shkruar shqiptarce.....

smiley

duhet shtu qe kapitalizmi eshte i omel si hallva me shum sheqer, Rono.

shkrimi shume i mire ! 5* nga une.

 

Modeli qe sundon me se tepermi sot ne bote, eshte nje miks midis te parit dhe te tretit

Nuk duhej hezituar ne artikull te citohej Kina si vend qe aplikon kryesisht modelin e pare. Kjo ka fort rendesi, sepse me te gjitha gjasat, nje model miks i te parit me te tretin, do te perhapet (dhe po perhapet gjithe e me shume !) ne bote, duke u kthyer ne model mbisundues. Gjithnje e me shume nen udheheqjen e Kines.

Se ç'fare mund te jape ky model pastaj, duhet pare. Mund te kete disa skenarë :

-imagjinojme nje renie totale te sistemit bankar boteror dhe pafuqine e shtetit (shteteve) per te evituar kete renie. Shenjat e para kane filluar, pasi perveç 'pranveres arabe', gjithe e me shume duken shenjat e 'pranveres oksidentale' qe ne thelb, eshte revolte e drejtuar kunder shtetit (Kili, Izrael, Spanje, Greqi, Kroaci, ... etj etj).

-nje hipoteze tjeter mund te jete ajo e krizes se 3 lendeve kryesore te para : ujit, naftes dhe burimeve ushqimore te para, qe padyshim do te sillte reagim te qytetareve.

Skenare te tille mund te kete disa; te gjithe te sjellin ne kujtese falmentimin e ekonomive ne vendet socialiste te cilat, per shume ekonomistë, nuk ishin veçse nje forme tjeter e kapitalizmit : kapitalizem socialist.

Pas falimentimit te kapitalizmit socialist, po i vjen rradha falimentimit te kapitalizmit shteteror* ??

 

*kapitalizem shteteror = Kapitalizem i Korporatave Gjigande i Drejtuar nga Shteti  

Faleminderit swed, qe e nxorre, sepse isha matur disa here qe te shkruaja dicka, por nuk ma bente dot tastiera.

Roni, fillimisht respekte per shkrimin. Se dyti, para se t´ja kepus ndonje profke une, doja te mblidhja edhe njecike informacion. Doja ta dija psh, nese anglo-sanksionet e quajne kapitalizem vetem ate qe aplikohet prej tyre? A i llogarisin gje ata keta gjermanet, apo nuk i kane ne sene fare? Po nordiket, si i konsiderojne ata?

Meqe na e lidhi Çimi kapitalizmin me sheqerin, kapitalizmi osht si gjella, lale, po e gatujte mire te shijon, po e dhive qe ne zjerje, as ka per t´shiju, por as ka per t´ngop.

 

PS: kur po flisja me nje te afermin tim per keto krizat e fundit, me tha: "fajin e ka kapitalizmi" ene ju pergjigja me te vertete "Cili kapitalizem".

Qendron si klasifikim strukturak, por nuanca te se njejtes ngjyre me duken. Pyetja sipas meje eshte; a egziston realisht kapitalizmi me fytyre njerzore.

Tre gabimet e kapitalizmit

  1. Vendimet merren ne shumicen e rasteve nga njerez jokompetente
  2. Vendimet merren ne baze te shqetesimeve personale dhe jo ne te miren publike
  3. Sistemi politik reagon ngadale(shume ngadale) ne ndryshimet e rrethanava dhe situatave

Neokapitalistet tani po tregohen te zgjuar. Tashme janë angazhuar në një grevë investimesh, duke refuzuar të investojnë në prodhimet e reja ose të punësojë punëtorë të rinj, sepse (per ata) është më fitimprurese spekulimi në tregjet financiare sesa te investimi ne produkt apo prodhim. Efekti e papunësisë afatgjate në anen tjeter ndihmon pronaret te ulin  pagat, perkufizojne përfitimet dhe siguracjonet per punetoret.

Iluzjoni i qeverive se vetem sektori privat krijon pune eshte spekulativ, ato ju ofrojne korporatave varjacjone te ndryshme lehtesuese si ulje taksash,kalimin jashte kornizes se rregullave dhe favore te tjera. Ne ane tjeter keto korporata nuk kane bere gje tjeter vecse rritur fitimet e bordeve drejtuese pa ofruar vende te reja pune(dhe me ironikja ne shumicen e rasteve kane shkurtuar punetore) duke abuzuar plotesisht me sistemin. Keto uljesh taksash dhe boshlleqe buxhetore te cilat mbulohen nga rritja e taksave kundrejt qytetareve te thjeshte dhe ne anen tjeter korporatat dyfishojne asetet.

Rasti me flagrant eshte ai i bankave private te cilat po sekuestrojne asetet si shtepi dhe prona kundrejt nje shume si 10centesh, te cilen mund tju jesh debitor. Ne anen tjeter te gjitha keto kredite e keqija ju mbulohen nga shteti 100% ..Ketu kemi sekuestri pronash nga keto banka(ne shume raste, keto jane shume here me te larta se shuma debitore+kompensimin e shtetit)....Nuk eshte kjo ironike?...Ne te njejten kohe qe shteti ne anen tjeter mund ti detyronte fare mire keto banka per zbutje te kredive ndaj qytetareve per nje periudhe afatgjate...Kjo nuk u be asnjehere..Dhe kjo mund te ishte zgjidhja llogjike, humane...Por humanizmi eshte fjale e panjohur per kete sistem!

 

Roni

 Eshte ku perkthim i kapitulit 4

 

tek libri GOOD CAPITALISM, BAD CAPITALISM,AND THE ECONOMICS OF GROWTH AND PROSPERITY

http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=985843

William J. Baumol

Robert E. Litan

Carl J. Schramm

 

Te pakten nje lidhje se ndryshe ne amerike ky quhet Plagiarism smiley

 

CAPITALISM: THE DIFFERENT TYPES AND THEIR IMPACTS ON GROWTH

 

For many of us, November 9, 1989—the day the Berlin Wall fell—

 

marked the end of the terrifying cold war struggle between communism

 

and capitalism. Capitalism had triumphed and communism was reduced

 

to a mere historical curiosity........

Rather, we will

 

classify the economies of the different capitalist countries in four categories:

 

1. state-guided capitalism, in which government tries to guide the market,

 

most often by supporting particular industries that it expects to become

 

“winners”;

 

2. oligarchic capitalism, in which the bulk of the power and wealth is held

 

by a small group of individuals and families;

 

3. big-firm capitalism, in which the most significant economic activities

 

are carried out by established giant enterprises; and

 

4. entrepreneurial capitalism, in which a significant role is played by small,

 

innovative firms.

 

1

About the only thing these systems have in common is that they recognize

 

the right of private ownership of property;.......

 

This pathbreaking book is a must read for anyone who cares about global growth and how to ensure America's economic future.

 Bazat e kapitalizmit dhe te kapitalit i ka hedhur Marksi  dhe ato sot e gjithe diten nuk kane ndryshuar  ne parimet  baze.Ajo qe sot vrehet si  dukuri  botrore eshte kriza e pergjithshme, qe eshte njehresh shoqeruesja dhe varrmihsja e kapitalizmit.Dhe kur  kemi rastin te diskuojme edhe  per kapitalizmin, duhet ta  kemi para sysh  dialektiken e pergjithshme.Ç`dogje ne natyre, leviz, lind, rritet, zhvillohet dhe pastaj ...i  vjen vdekja.Ka kohe qe edhe  ketij sistemi duket  se  i  ka ardhur  vdekja.E  ardhmja ekonomike e botes eshte e zymte, per  faj te sistemit dhe jo  te resurseve ne shterim e ca me pake te popujve.

Baza  e sistemit eshte Tregu.Tregu  godit politiken....duke rrezuar  sistemin...., besoj une.Ne Ameriken super te zhvilluar eshte  goditur sistemi !Ne Kinen me zhvillim te vrullshem, po funksionon sistemi....Ndryshe ça ka ndodhur e po ndodh?

 

 

Grava, kapitalizmi tani, fatkeqesisht po mbahet me inxheksione, dhe thuaj shyqyr smiley se ata qe luajne "rrotullat" e ketij globi, e pane qe socializmi morri fund, dhe po te deklaronin qe edhe kapitalizmi morri fund, athere veç te prisnin anarshine, dhe dihet seç vjen pas anarshise, diktatura. Prandaj kjo pune keshtu do vazhdoje, hiq e mos e keput, fut me teper elemente sociali ne kapitalizem, dhe vazhdo me tutje.  Nje shpjegim te shkurter se si do te shkoje ky planet, ekonomia e vendeve te ndryshme, e kam thene nga fundi i "Vizioneve te qarta",  lexoji me kujdes 5-7 faqet e fundit. 

 Kapitalizmi nuku ekziston me. Marxi nuk kuptonte gje as nga kapitalizmi e as nga ndermarrja. I ngaterronte te gjitha. Si cdo njeri qe s'ka punuar ndonjehere. Dergonte te shoqen tek daja i tij me emer Phillips (Electronics) per ti kerkuar para dhe ky e conte Zhenin me duar bosh me keshillen: I thuaj tet shoqi te shkoje e te punoje.

Kapitalizmi nuku ekzistom me.

Marxi nuk kuptonte gje as nga kapitalizmi e as nga ndermarrja. I ngaterronte te gjitha. Si cdo njeri qe s'ka punuar ndonjehere. Dergonte te shoqen tek daja i tij me emer Phillips (Electronics) per ti kerkuar para dhe ky e conte Zhenin me duar bosh me keshillen: I thuaj tet shoqi te shkoje e te punoje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).