1-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?
“Shpresoj të ekzistoj”.

2. Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?
“E varfër – Është shkruar vonë, është ushtruar pak dhe ka bërë shumë huazime”.

3. Njerëzit janë esencialisht të mirë, apo janë esencialisht të këqij?
“Njerëzit janë esencialisht pragmatikë në përpjekjet e tyre për të mbijetuar. Disa prej tyre zgjedhin të sakrifikojnë duke qenë të mirë”.

4. Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive “Big Brother”?
”Jo. Këto lloj eksperiencash nuk e pasurojnë individin me vlera apo aftësi. Mendoj se “15 minuta” vëmendje e publikut nuk përbën famë”.

5. Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?
”Harmonia fetare është një aspekt pragmatik i shqiptarëve”.

6. Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?
”Shoh një aspiratë të qartë për bashkim kulturor. Sigurisht, mbetet shpresa ime që me bashkim të mos kuptojmë njëjtësimin e kulturës, por zgjerimin e saj. E shprehur ndryshe, shumëllojshmëria e pasuron kulturën e një kombi”.

7. Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?
“Numrat e njerëzve më të rëndësishëm i kam në kujtesën e mendjes, kjo përfshin familjen dhe njerëzit me të cilët këshillohem shpesh”.

8. Mendoni se në botën e sotme demokratike (mund të) bëhen vrasje për arsye shtetërore?
”Nuk di që të kenë reshtur ndonjëherë vrasjet për arsye shtetërore, kështu të paktën na dikton historia”.

9. Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?
”Një revolucion demokratik të parakohshëm për (mos)pjekurinë demokratike të Shqipërisë, madje dhe të Ballkanit, të asaj kohe”.

10. Ajo që komunistët e kanë quajtur “Lufta Nacionalçlirimtare”, ka qenë sipas jush edhe luftë civile?
”Po, sepse nuk u luftuan dhe eliminuan thjesht pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre, por edhe individë e grupime social-politike që nuk ndanin pikëpamje komuniste”.

11. Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?
”Disa nga arritjet e pakta pozitive të centralizimit ekonomik ne fillimet e tij qenë elektrifikimi dhe projektet e punëve publike. Lufta kundër analfabetizmit, e bërë për arsyet e gabuara te propagandës politike, pati rezultate gjithashtu”.

12. Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, apo do të qëndronit asnjanës?
”Do të kisha qenë më pranë partizaneve; por fill mbas luftës mendoj që do të isha diskriminuar për pikëpamje perëndimore, të cilat prezupozojnë një ekonomi të lire me një sistem të fortë social”.

13. Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?
”Pushtetit vjen me privilegje dhe përgjegjësi. Në rastin konkret, Ahmet Zogu ushtroi vetëm privilegjet”.

14. Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?
”Mua më është dashur ta lexoj Mein Kamp për lëndë të ndryshme në universitet. Më bën çudi që nuk është përkthyer ende”.

15. Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?
”Babai im, me te cilin kam vetëm një foto pasi u nda nga jeta para se unë të mbushja një vit”.
16. Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?
“Askush nuk mund t’i përgjigjet më mirë kësaj pyetjeje se sa Mero Baze”.

17. Mendoni se do të ishit në gjendje të vrisnit një njeri në kushtet, kur ky njeri kërcënon jetën tuaj apo të të dashurve tuaj?
“Nuk e di. Të vendosur në rrethana ekstreme, njerëzit mund të reagojnë në mënyra ekstreme”.

18. Ne shqiptarët jemi evropianë me titull të plotë?
”Gjeografikisht, sigurisht që po. Në drejtime të tjera kemi ende udhë për të bërë”.

19. Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do donit të kishit qenë protagonist?
”Do të kisha dëshiruar të kisha qenë protagoniste në Konferencën e Paqes së Parisit në fund të Luftës së Parë Botërore krah Clemenceau-së, Wilson-it dhe Lloyd George-it. Kaq arritje qe sot i konsiderojmë rutine e kanë zanafillën në këtë Konferencë, përfshirë këtu edhe mbijetesën e shtetit shqiptarë”.

20. Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?
“Do të kërkoja luksin për të bërë një bisedë të gjatë e të shtruar në shoqërinë e dy personazheve, Faik Konicës dhe Fan Nolit”.

21: Cili është libri që po lexoni?
”Sapo mbarova The Help (Ndihma) – një libër që trajton marrëdhëniet mes të bardhëve dhe afrikano-amerikaneve në fillimet e Lëvizjes së të Drejtave Civile në SHBA”.

22. Cili komb evropian ju ndjell më shumë me historinë e me kulturën e vet?
”Anglia, një ishull (relativisht) i vogël që dominoi historinë evropiane dhe të ashtuquajturën Bote të Re për shekuj të tërë”.

23. Si do reagonit, sikur të merrnit vesh se djali/vajza juaj është homoseksual(e)?
”Një prind e do fëmijën e vet pa kushte”.

24. Keni frikë nga vdekja?
”Kam frikë nga harresa që vijon si rrjedhim i saj”.

25. Ç’është Atdheu?
”Jam e ndarë në këtë pyetje. Një pjesë e imja beson se atdheu është vendi nga i cili ke prejardhjen dhe formimin kulturor. Një pjesë tjetër më thotë se atdheu është vendi që të adopton pa dallim si të tijën dhe të jep të gjithë mundësitë për të ecur në jetë”.

marrë nga respublica.al

 

178 Komente

Shpresoj edhe une te ekzistosh se me keto qe lexova po filloj te kem dyshime.

24. Keni frikë nga vdekja?
”Kam frikë nga harresa që vijon si rrjedhim i saj”.

Mos e vrit mendjen. Je bere e pavdekshme me ate videon e debatit ne youtube.

me ate hajde dalim nga lendinat???

ca debati eshte ky? na co pak nje link

ca tipi eshte kjo seseri njehere kot me pyt se ka dale e re mbasi kam hik une

10 vs 12 keshtu qe nuk ke gje ne terezi.
Do ishe partizaneeee ? Dmth do ishje per lufte civile?
E mer Belul! Ket nusen do e morrim partizone.
Ma vone: deshin me vu dore ene ne grun tate. smiley

Hera e pare qe me pelqen, shume me pelqen.

 Rudina mbase i beri dem vetes me ate daljen ne Opinion. Por njerezit duhen gjykuar me balance. 'Interviste' e bukur!

Me kohen jam bindur, qe nuk ka qene faji i saj. Duhej te perfaqesonte fytyren e re te Partise Socialiste dhe e hodhen ne mes te arenes. E papergatitur, e improvizuar, inekzistente, bosh. Njesoj si programi 1000 faqesh i Edi Rames.

Ke te drejte, hunter. Por eshte vajze e edukuar dhe me kulture. 

desha me pyt idrizin, a pajtohet ideollogjikisht me kete perfaqsusen e baballareve te kombit, para se te shprehem vete si axhami qe jam

Pa e pasur idene se kush eshte rudina seseri me pelqejne pergjigjet diplomatike dhe rracionale te saja.

Po mi zemra, po!

thirrje per ta psikanalizu ?  smiley)

Cili komb evropian ju ndjell më shumë me historinë e me kulturën e vet?
”Anglia, një ishull (relativisht) i vogël që dominoi historinë evropiane dhe të ashtuquajturën Bote të Re për shekuj të tërë”.

 

Wow, ata qe domonojne duhen adhuruar ?
Rudinëëëë te keqen e mendjeeees !

Tani, meqe me doli ne shteg ky ishulli, dmth Anglia, po laj dhe une ca 'hesape'  smiley
Qe thua ti Rudinë, ishulloret na moren në qafe ne dhe "Boten e Re" (ketu Rudina e ka fjalen per usa-n, qe thoni ju) me egocentrizmin, individualizmin apo depresionin e tyre ishullor (jo se kam ndonje prefence per diskursin kulturalist te dallimit mes kombeve, por kjo goca i dashka ca kopaçe !).

Ose më butë : Rudinë, shko shiko "The New World" te Malick-ut, e te marresh vesh si u krijua 'Bota e re' ! Hë xhan...

 

with all the pornography I have watched, I have never seen anyone get fuc*ed so hard as Rudina in this video.

Kur digjon kete Olldelen qe ka investuar te vjen te vejllesh .

Po JU shkatrut nga themeli MILIARDA Dollare ekonomi ite vena me gjak djerse e sakrifice te ketyre njerezve qe u thone SHQIPTAR . I Vodhet e i Grabitet deri ne Palce dhe prape mbaheni ne kembe me ato BURIME Ekonomike qe u la ish sistemi si ne miniera ,  telefoni e energji . Dhe pellet nje Kusar i kastes dhe Bandes se Megahajduteve per ...imvestime me meleona ...??? Ku i gjete parate ti qe INVESTOVE ???  Ju kini para vetem nga DROGA e SHITJET e Femrave doemos edhe therrime qe u mbeten nga Laundry i Mafies Nderkombatare . Ke qene sheleg akoma ti kur Sala i merte dollaret e dhramite me zuk duke i PESHUAR se nuk kishte kohe ti numeronte smiley Ke qene sheleg akoma ti kur kryetari gjukates Salierit  i ktheu parate njerit ( 50 milkone ) se mungonte nje peseqind lekshe .

Mortja mashtruesit e kesaj fantazme Mashtruese Poitike qe ka uzurpuar kete vend ! Ju befshin kangrene parate e vjedhura !  

desha me pyt idrizin, a pajtohet ideollogjikisht me kete perfaqsusen e baballareve te kombit, para se te shprehem vete ....

Nuk duhet ta perdoresh me mua ate fjalen e fundit , prandaj e kam fshire. Me fyen , nder rastet e pakta qe fyem ! Nuk besoj ta kem perdore ndonjehere ndaj teje dhe ne se e kam perdorur jam treguar i pavemendshem ne se ka qene serioze ,  ose dua te di rastin KONKRET !.....vetem ne se ke ardhur me nik me gjashte te zena e s'te kap dot smiley Flm .

Gjithsesi une dhe atehere kur erdhi ky problem tek PPU jam shprehur pa e ndigjuar FARE ....Rudinen ...sepse ajo nuk eshte jo problem po as ushtrim smiley . Lexome pak me lart dhe te me kuptosh se perse nuk duhet tjerrur jo vetem RUDINA por askush nga te brezit te saj , perfshi dhe ate te PD qe perdor QE me I smiley

Respekte !

Rudina beri pyetjen 1 milionshe aty. "C'fare po prodhon sot shqiperia"

Po skilet e vjetra te politikes kane aftesi te pergjigjen, me pergjigje bosh qe me thene te drejten edhe sikur te merrnin klasa negocimi ne Monpelje (meqenese e ka qejf Ziko) nuk do arrinin te ishin kaq te zote. Ketej nga anet tona ka dhe klasa per kete pune madje librat e kane titullin  " Say NO without saying NO" apo e anasjellta. Po nejse kjo video gjithashtu flet 1000 fjale edhe per ata qe i besojne Rulit edhe Olldashit.

 

Yes, nga nje ish-analiste behet pyetja populliste "C'fare prodhon Shqiperia."

Ne boten ideal fantastiko-shkencore shqiperia prodhon nen-detese ne Sarande, kompjutera ne Tirane, makina ne Elbasan dhe aeroplane ne Shkoder.

Ti o mik, me thuaje nje gje nje shqiperi e zhvilluar mund te prodhoje. Me thuaj gjithashtu c;fare prodhon Bostoni?

 

Disclaimer, jo se dua te theme qe ekonomia e Shqiperise eshte ne rregull... thjeshte qe rregullsia dhe paregullsia e saj gjehet ne statistikat e ritjes vjetore jo ne pergjigjet Spartako-Ngjeliste-Rudino-Seseriste Shqiperia nuk prodhon as dhe nje gozhde.

Me gjithmend e ke qe po krahaso Shqiperine me Bostonin merr? A je ne vete qe do me dite ca prodhon Bostoni? A ke degjuar ndonjehere per Raytheon? Po per EMC2 ?

Ca prisje ti ndonje shkrepse apo krujtse dhembesh qe te thoshe "Made in USA" ?

 

Bostonian, ma more nga goja. Nuk besoj qe ka njeri ne USA te mos dije qe Bostoni eshte nga qendrat me te rendesishme te novacionit ne USA dhe ndoshta me e madhja ne biotechnology.

Ekzakt dajosh!

I permenda vetem keto dy kompanite, se me erdhen shpejt ne mendje se kam shoke te mi qe punojne ne te dyja.

Nejse muhametali i di mire keto pune ne si gjithmone ja fusim kot.....

Po pra, ka dhe Novartis, Biogen, Genzyme dhe Fidelity me shoke, dhe nje mije kompani te ngjanshme, por prodhimi i tyre eshte prodhim abstrakt, ne nje fare menyre. Prodhojne menaxhimin sherbimet dhe kerkimet per produkte qe prodhohen gjetke. Ne Boston nuk ke fabrika, me kuptimin tradicional te fabrikes, apo jo? Kur Spartak Ngjela dhe Rudina Seseri (i kame bashke nga qe te dy dhane opinione te tilla perpara zgjedhjeve, jo se besoj se bihen dakord apo jane njesoj) flasin, ata duket sikur flasin per prodhime industriale te renda. Ky eshte bere i tere muhabeti atje. Rudina ti hedhi numrat e rritjes vjetore, te thote si me rriten me larte e me mire, si te menaxhohet me mire qeveria dhe te modernizohet teknologjia (ky eshte specialiteti i saj si ekonomiste ne nje grup teknollogjik), jo te pyesi ne menyre retorike c'fare prodhon shqiperi dhe si punojne italianet.

po leje o burr se ne shqiperi nuk behen as komposto, bleva nje kavanoz ne tirane, te vetmin kavanoz 'shqiptar' tek konadi...dhe doli i prodhuar nga firma zhing zheng.

cfare nenkupton me ekonomi ti njeher, se nuk e po e marrim vesh.

Eshte prodhim abstrakt por ama ne fund kthehet ne nje iphone (prodhohet ne kine) por ama eshte ai prodhimi abstrakt para se te vije ai prodhimi real ne Kine dhe Apple (kjo eshte thjesht nje shembull nuk po them se Apple eshte ne Boston) ja shet gjithe botes per $500.

Tani me thuaj ti mua. Cilin prodhim kemi ne Shqiperi ne? Ate abstraktin apo ate prodhimin real qe thote Ngjela dhe Seseri? Une them abstraktin nuk e bejme dot, skemi kapaçitet mendor ta bejme (do thoshte Ziko).Po nuk bejme dot as kete realin, si per shembull gozhde, shkrepse, kunja dhembesh etj etj.

Nejse me te mira....

Miku im mos e humb kohen me njerez qe prodhimin e njesojne vetem me pordhime bostani, gozhde, dhe midhje.

 

shqiperia, prodhon krahe pune si te gjithe vendet ne zhvillim. me nder e pa turp. rryp e pyk smiley me cfare niveli profesional, ky eshte problem tjeter. keshtu rudina meqe krah pune eshte atje ku eshte te ndaje mendjen eshte shqiptare apo amerikane se me duket se e ka harru qe nuk eshte gje tjeter vetem nje emigrante me shkolluar qe i ra fati te kthehet me pune deputete ne shqiperi, jo qoftexhije, as pastrim kimik.

Ne konferencen e paqes George lloyd ishte kunder pavaresise se shqiptareve duke thene se nuk e dinte se c'do te benin shqiptaret me pavaresine pervecse te prisnin gurmazin enjeri tjetrit.shqiperia shpetoi aksidentalisht per shkak se italia greqia dhe jugosllavia nuk rane dot ne ujdi per ta ndare.Nga shume historiane ajo konference fajesohet se mbolli  faren e konflikteve te ardhshme .Znj seseri nuk sqarohet pse e ka me aq shume zemer ate konference.

 idris dhe bostonian, po keqkuptoheni. nuk them qe olldashi eshte i ndershem. te gjithe e dime qe eshte i korruptuar e i lidhur me krimin. 

Megjithate ne perballje politike dhe mediatike Olldashi eshte figure shume potente, mbase 2 pas Berishes, edhe me i forte se Basha.  Tani ti smund te nxjeresh perballe Olldashit Rudina delen se ai e shqyen me dhembe sic edhe e beri ne video. Qe te jemi te sakte, Olldashi eshte gazetar ndersa Rudina ekonomiste (te pakten kshu thot se ne video duket sikur sja ka haberin fare). Dhe del qe nje gazetar e grin ne debat ekonomie nje ekonomiste. Kshu do vi ne pushtet Edi Rama ? Me keto figurina politike? Edhe Flamur Noka eshte me mire se Rudina ne debate televizive. 

Tani ku demtohem une si opozitare nga figura si Rudina ? Demtohem se duke dal keto figura te perfaqesojne opoziten nuk ngjallin besim ne popull dhe Berisha do mbreteroje i qete derisa Rama ti prezantohet shqiptareve me njerez seriose dhe jo figurina si Rudina apo Mimi. Mos te harrojme qe Ruli apo Olldashi jane te korruptuar sa me ska, po te pakten dine te mbajne debate ne tv.  Eshte kulmi qe Olldashi nje ish gazetar pa edukim formal fare ta beje cope cope Rudinen e shkolluar ne amerika. 

Shpresoj te jemi kuptuar. 

Olldashi eshte figure shume potente,... me ke dhe nen hije te kujt ? Ne stanin e Mashtruesve ate qe mashtron me pak e quajne Genjeshtar !

Dhe patjeter.....  Mos te harrojme qe Ruli apo Olldashi jane te korruptuar sa me ska, po te pakten dine te mbajne debate ne tv.

Te kujton ate shprehjen patriotike pasi rrihej Kombetarja si gjithnje ne Futboll .....U mundem po ama luajtem mire njedizaj . Ata nuk debatojne ata IMPONOHEN nga pozitat e Hajdutit dhe Mashtruesit e Arrogantit me Pushtet . As kaq nuk ke kuptuar qe RAMA i Talli  ( delenisi  si thote njoni ) i paraqiti ne sy te atyre qe kane mend mbi gryke se ja kush Jane bababaret e Kombit duke u vene perpara nje "femije " te shkolluar !!!. Ne se e ke qe dine te lidhin llafet , llafe llidhin dhe psikopatet si Saliu ! Ata jane vjege sapllaku qe e kthen sala nga te doje kur e mbush ose e zbraz me ...

Se cfare Lidhje ka shkolla e Rudines ( Universiteti ) me shkollen e Hajnave qe te MBYLLIN Tv e te Heqin Licencen , te fusin ne Burg e te bejne qindin po Ju dole Kunder , vetem kete nuk te kuptova dhe ......

Shpresoj te jemi kuptuar.

Po ti kishte vene perpara nje femije te shkolluar qe te ishte orator do ja kishte mbylle gojen olldashit. Ti po thua qe nuk ka asnje individ te shkolluar qe mund ti dali para Olldashit ? Sigurisht qe ka, se ku dhe kush jane ate e ka per detyre ti gjej Rama. Vetem se me Rudinen thjesht turperoi veten. Kaq po them. Ne mund te flasim gjithe diten e gjithe naten po Rudina eshte nje ekonomiste qe thote le ti lem shifrat. mere me leng se mishi mbaroi i thone kesaj.... 

O Kida nuk e kupton ti? Ajo mua me kujton shume student amerikane (jo se kame gje me amerikanet, po ketu kame bere shkollen), te zotet te flasin si papagalli dhe te punojne si kali, por thjeshte shume arrogant dhe nuk ja kape mendja kur pyetja ndryshon pakez nga c'jane mesuar. Jane mesuar me liber, me pyetje standarte, i bene nje pyetje standarte po ndryshon rregullin e fjalive dhe humbin mendjen. Nuk kane fuqi analitike. Une mendoja se do qante ajo. Olldashi dhe Ruli nuk benin argumente te forta, thjeshte ajo qe pregatitur per te shitur p*rdhe jo per te argumentuar.

do kesh shku ne community college ti..

hahahha c me kujtove nje gallate me nje studente ketu qe krenohej qe kishte shku ne community college smiley  nuk eshte shaka vallahe !!

ktyre ju duket se ja kalojn nai studenti amerikan dhe uuuu...

studentet e mire amerikane jane te gjithe neper firmat elitare.

Ka plote njere qe kane vajtur ne Community college dhe nuk ka gje te keqe. Njeriu deshire te mesoj ka rendesi, dhe disa gjera mbase nuk jane komplet ne doren e tije. Une kame patur fate te vete ne nje nga shkollat Seseriste, prandaj dhe argumentat e mia ndonjehere duken te dobta.

Muhamet, nje keshille miqesore: hiqu nga nje "ë" ne fund ca fjaleve ne shqip. Jo "kamë", por "kam"; jo "e tijë", por "e tij". Kur flet nuk e shqipton ate "ë-në" e fundit, apo jo? Po kur e shkruan, pse e shton? 

E-te i kam patur gabim kur ika, dhe si korigjova dote jashte. Faleminderit per keshillin Finisterre.

Nosh, nga statusi abuziv nuk flase dote shume, por me poshte kam folur per se si punohet ne Investment Banks. Me kane thene qe eshte pune e eger dhe analitike, qe shumica jane meshkuj dhe arrogant... vete ama nuk kame punuar per ndonje bank. Kam patur mundesi te punoj ne consulting, por tani kam vajtur perseri ne shkolle.

mire mer daj, ty tu bofte sa me mire, dhe nuk do te thote ndonje gje extraordinaire te punuarit ne investment bank, megjithate besoj qe po ngul shume kembe nderkohe qe 'you've made your point' ...qe prisje me shume nga Rudina me kualifikimin e saj. S'mund te te kundershtoje njeri per kete. Po besoj qe s'ka me vend per ta thelluar me shume kete.

hajt me te mira.

po dhe atehere si ka mundesi qe paske pare vetem studente amerikane qe s'dine te lidhin dy fjale? Po te Goldman ke punuar ndonjehere? Se meqe e ke qejf, doja te te informoja se shumica jane amerikane qe punojne atje smiley

Te fundit kida ... dhe gjithsesi te falenderoj per komunikim te qete qe vleresohet si normal ose thirret  bashkebisedim ...pa te futme smiley

Per mendimin tim nje nga shkaqet perse ra ne humnere ish Inteligjenca e pas 90 eshte sepse trashegoi nje kulture nga personalitete qe ushqyen nje monstruozitet .." Filani ka perspektive se ja futi ( u tregua i shkathet&nbspsmiley filanit. E pe c'batute ( te 10ime i boni (" ? Ose ne se e do me gjuhe zyrtare " Olldashi  kishte bere nje diskutim  " ( per koferenca ) .....

Dhe per ta patur me te qarte kete , dikur nje FRESH-as ka bere cilesimin me te bukur e me te sakte per kategorine e Rrulerve e Olldeleve qe  i emerojne ne poste si sherbetore te denje te Bajraktarit dhe nuk kane asnje prove e bekraund konkret per te merituar nje te tille ,pra per tu cfaqur ne Publik si te "shkolluar "  ....  duke cilesuar nje nga batutaxhijte e suksesshem Nanon smiley ai perifrazoi nje fraze nga ato qe perdor Beluli  

Dhe ne qeshem me shakate e holla te Duces !

E c'rendesi ka te mbyllesh gojen e Olldeles apo RRylit ????? ...Rendesi ka qe ata te mos jene prezent fare si parashtrues te problemeve e zgjidhjeve qe ka Shqiperia. Ne hije le te keshillojne e te cfaqen si te duan , si vegla e vjega te babasqapit apo mamadhise !

Kjo video flet sa njemije fjale...

... qellimi kryesor i kesaj vidjoje ka qene dhenija e mesazhit se : te jesh politikan i mire nuk ka  te beje shume  me majat e shkollimit. Politika dhe pushteti  nuk eshte  akademi shkencash.Perqasja e saj me jeten akademike do ishte me e natyrshem, me rezultative  dhe me perfituese  si per te dhe shoqerine ne pergjithesi. Shqiperia nuk e ka lluksin te sillet ne menyre te tille me akademiket.Nuk i di rrethanat por PD-ja duhet ti kishte afruar kategorikisht nje pozicion si ekonomiste ne administraten shteterore.Mbase eshte detyruar te hyje ne politike por eksperienca ka treguar  se akademiket i jane futur  politikes vetem pas disa dekadash aktiviteti dhe eksperience shkencore.Ne kete menyre mund te ndodhi qe ti humbi te dyja...

Kjo eshte e keqja me ne mor Kida!

Ne si popull nuk respektojme institucionin, ne kemi qejf individet. E ke vene re, pse ne nuk kemi thene si popull do vete tek kasapi por gjithmone tek Aliu (per shembull)? Apo "do vete tek Zana te blej ca fletore"  (dhe jo tek kinkalerija).

Edhe ne rastin tend, ti nuk e shikon Olladashin apo Rulin si institucion, por si individ, edhe thua, "ja futi ky kesaj" se Olldashi eshte me orator, e njef mentalitetin shqiptar gjer ne dhemballe, edhe ka aftesi manipuluse te bisedes ne favor te tij. Nderkohe qe Rudina, ka sukses diku tjeter, ne punen e saj ne Amerike, kompania qe ajo punon eshte e suksesshme ne biznes ne USA,  ndersa Olldashi suksesin e tij e ka me lexusit e gazetes 55.  Atehere ke do vleresoj une???

Tani, do thuash ti, sipas vendit edhe kuvendi, dmth Olladshi ha buke atje se di te llafosi mire e tja fusi tjetrit ne bisede, se helbete shqiperi. Atehere, une do them "Buono per Albania",  por jo me shume. Varet ku duam ta shofim vendin dhe  kendveshtrimi qe e shikojme!

Naten!

Mendon se ne amerike Rudina do ishte e sukseshme ne debate publike/politike ? Dua te them qe kjo thjesht sben per politike. 

Mua personalisht s'mu duk si debat fare. Dhe nese disave ju duket qe Olldashi dhe Ruli "fituan" debatin thjesht sepse e ngrinin zerin me shume e s'e linin te fliste, ashtu qofte (per ju).

Yes, ngaqe more "internship ose punove si analiste ne Goldman, je e shkencare a talentuar. Ata qe me te vertete kane sukses ne Goldman apo Credit nuk i vete kur mendja te ndjekin Sale Berishen ose Edi Ramen. Gjithashtu ata kane fuqi analitike me te larta nga c'tregonte atje Rudina.

po ti ku e di..ke punu naiher ne Goldman 

Hidhi nje sy kesaj njehere muhameto

http://fairhavencapital.com/team/rudina_seseri

 

"Previously, she was a Senior Manager in the Corporate Development Group at Microsoft Corporation. In this position, Rudina was responsible for sourcing, structuring, and negotiating Microsoft's acquisitions and strategic investments including acquisitions such as iView Multimedia, Deep Metrix and Lionhead Studios. Prior to Microsoft, she worked as an investment banker in the Technology Group at Credit Suisse."

Vetem ne shqiperi ndodh qe je punetor matrapiku dhe behesh Senior Manager brenda nates se je nga zona e Kryeministrit. E te garantoj qe po te kishte te njejtat parametra Microsofti per dhenien e gradave si ne shqiperi nuk do ishte atje ku eshte sot.

Nejse ca te besh debat kot.

Nuk kame nevoj ti shikoj faqjen se Fairhaven e as titullin tek Microsofti. Fakti qe ka MBA nga Harvardi tregon qe ka vajtur ne nje nga 2-3 shkollat me prestigjioze ne Amerike. Good for her.

Me eksperiencen e saj ne boten e rende te biznesit, ne nje bote qe fatkeqesishte dominohet nga meshkuj (si politika shqiptare), dhe ne nje bote kur shete nje produkt apo sherbim (pra ne nje bote ku bind me fakte se je me i mire nga tjetri), ajo duhet te qe e para ne dialog. Duhet te qe me karakter si nje "salesman." Nuk duhej te turperohej apo te humbte qetesine nga Olldashi; pak biznes bejne kompanite amerikane ne tere boten, dhe pak burra ne Amerike jane dhe me te eger nga Olldashi ne muhabet (eshte bere si legjend ky Olldashi tani). C'fare thone per investment banks? 70-80 ore pune ne jave me bosa qe presin shume nga ti dhe ne nje zone qe dominohet me njerez kokeforte. Pastaj ne c'fare kapaciteti ke punuar atje kur pergjigjesh ne menyre sic eshte pergjigjur ajo, kur humbet qetesine kaq lehte.

Gjithashtu, ketu nuk flas per metoden, por per substancen e fjaleve. Ajo duhet te sillte fakte dhe dituri njera pase tjetres, nga ekonomia, menaxhimi (MBA) dhe teknologjia. Nje nga punet qe bejne investment banks, dhe nje nga gjerat qe mesone ne MBA eshte te jeshe keshilltare: a duhet te bashkoheh apo te ndahesh nga nje kompani, ta cosh nje biznes ne Indi apo ta mbashe ne Amerike. Ajo duhet te qe e para ne shpjegimin e dinamizmave te ekonomise dhe te hapave qe duhen te marre, por perkundrazi na fliste per italianet ne bregdet. As substance dhe as menyre diskutimi.

 

 E humbet qetesine se bije ne batakun e Olladashit.

Ne ate debat televiziv, te ul poshte Olladashi, te ul ne nivelin e lexusit te gazetes 55 te Fahriut. Dhe eshte bela se nuk del dot. Aty ku Rudina ka eksperience as nuk njifet ne Shqiperi. Per c'fare do i fliste Rudina nga eksperienca e saj, si Olldashit si Rulit per "acquisitions", e me pas per "structuring" te nje business line. A ka ndodh ndonje acquisiton ne ekonomine Shqiptare?

Tani ti e shikon nga televizori edhe thu me mendje. Ja futi Olldashi, e pe ca te 10-re i beri, ja shkuli dhembet, ja mbylli gojen!  Edhe vjen ketu na trego ne c'fare aftesirash te larta analitike ka Olladashi.

Please! Get real!

P.S. Sa do doja te punonin njerezit 70-80 ore vertet ne Shqiperi si at investment bankers qe une i kam pare me syte e mi, dhe ti i ke me te degjume. Jo 70-80 ore, po vetem 40 ore ne jave te punonin me ate intensitet, shqiperia do ishte vertet si Zvicer sic ka qejf ta permendi edhe Sala Shqiperine. Po gjer atehere rrofte Olldashi!

"E humbet qetesine se bije ne batakun e Olladashit."

Ushtrimi i politikes nenkupton pikerisht te kunderten e kesaj qe thua ti. Dhe ne pergjithesi nenkupton nje vleresim real te humbjeve dhe fitoreve te mundshme brenda nje debati, a nje sistemi ku e vendos veten si pale.

Ke te drejte Fin...

Aftesite politike tek nje person, krijohen mbas nje periudhe duke u marre me te. Kjo periudhe varet nga aftesite intelektuale, e inteligjences sipas individit. Per mendimin tim personal nuk ishte nje debat i mirefillte ekonomik, ndermejt specialistesh, qe mendojne e llogjikojne ne te njejten frekuence. Aty ishte nje gazetar (nenkupto ketu aftesi te gjata manipulimi te bisedes, plus aspektin politik te Olladashit, qe ka vite qe e ushtron kundrejt nje ekonomiste, qe ka ushtruar profesionin larg mentaliteti ballkanas.

Faji nuk ishte i Rudines, per mendimin tim ishte i Rames. Nuk mund ti marresh njerezit nga USA edhe ti shpiesh direkt te perballen me cakenjte e politikes shqiptare. Duhet pak njofje terreni, nxehmje do ta quaja une.

smiley

per nje gje ka te drejte Muhametali, Rudina duhet te ishte 'ruthless'.. dhe ajo s'eshte, prandaj dhe vajti tek Microsoft, qe ka nje kulture hippie ne krahasim me wall street smiley

noshka po thuaj ketyre - qe te punodsh ne finacial markets (psh si investment banker) duhet te kesh aftesine te "leave your soul at the recpetion when you check in at your work place and collect it when you leave in the evening!" smiley

Detyra e investment banker eshte si tu marre sa me shume para te tjereve duke injoruar cdo parim moral dhe shpesh here duke thyer edhe ligjin psh. insider trading, apo duke paguar per vjedhje informacioni per lajmet e rendesishme ekonomike qe ja ngrehin ose ja ulin marketit! smiley

Kjo zonja ne fjale nuk me duket se i ka keto cilesi ... po ashtu per paralelizem politika eshte bitch qe nuk i kushton shume rendesi moralit - psh. genjen hapur dhe kurre nuk kerkon falje! . Te qenit moralist ose me parime morale te panegocijueshme do ti pershtateshin me mire nje prifti ose hoxhe (por jo shqiptar! smiley

po pra, ku di gjo un ca nenkuptojn kto me investment banking. Po e le me deshire nje kacidhe ne tavoline qe ta marre kundershtari, s'ben per ate pune. Ajo aty duhet ta kishte kap per sume Olldashin dhe ta bote pistil. Olldashi qellon poshte, ajo akoma me poshte smiley

ndryshe vjen nai Obam qe te ca trap1n me ora-tora dhe e marrin perpara dhe retarded e partis republikane

Po e zgjas edhe pak, sa per aperitiv para darkes. Jam dakort qe shume nga gjerat qe thua ti vijne nga pervoja, por se paku vleresimi i nje situate dhe zgjedhja per te marre ose jo pjese ne te gjykoj se varen nga aftesi teorike (t'i quajme) te nje individi.

Ajo pjesa e dyte pastaj meriton debat me vete.

Qenka biseda e hidhur ne fund. O Campari o Martini qe ta lene shijen e hidhur.

Tani, perderisa e therriten Rudinen nga ane e anes, do merrte pjese edhe ajo. Nuk kishte nga t'ja mbante. Se do thoshin njerezit me vone. Po kjo nga erdhi? Se pame ne asnje debat? C'do deputete kjo? E di vete ti pastaj gojet e liga si flasin....

smiley

 

P.S. Rudinen e kam takuar dhe kemi biseduar (achtung! nuk po them qe ha dreka e darka me te), dhe nuk eshte ai tip qe shfaqet ne ate debat. Ndaj thashe qe te terheq Olldashi tek ai bataku i vet.

Nejse shpresoj te vish pas darke per nje "digestif" qe zakonisht jane me te embla, si Limoncello per shembull. smiley

na hongre me kto sjelljet evropianka, bosso... smiley

 

Kesaj shtepie i duhet me patjeter nje gramafon i markes "La voce del padrone"

smiley

Jo jo nuk ishte e hidhur smiley . Aperitivi mund te jete edhe nje Sauvignon. Plus qe une s'jam kunder Rudines, por s'dua qe te mendohet me nje soj automatizmi qe nje teknicien i mire eshte edhe nje politikan i mire. Rudina me duket goxha kallep, ajo grija e fustanit eshte mjaft strategjike ne politike, i kthen kameres profilin e duhur etj etj. Kjo per formen. Ne pergjithesi pastaj them qe s'duhet lene qe "te te terheqin perposhte".

p.s. Digjestivi kete here ishte nje raki shqiptare. Perndryshe do t'ishte ndonje Jagermeister ose Amaro del Capo.

Ke absolutisht te drejte per teknicien vs politikan i mire.

Ne syte e popllit shqiptar, vajtja e Rudines tek ai emision u perkthye "o te shkretet kolonjar, van per fiq e hengren arrë" 

smiley

Po nuk mund ta bejne balte Rudinen thjesht prej atij emisioni.

P.S. Shyqyr qe ishte Sauvignon, se drejt e me vajti mendja tek Campari & co. smiley

 Bos, nuk ishte negative paraqitja e Rudinës në atë emision, siç po duan ta paraqesin këtu. Ja përshtypjet e mia i gjen këtu që kur u dha emisioni: http://www.peshkupauje.com/2009/05/pyetje/mllefi

Ja dhe këtu: http://www.peshkupauje.com/2009/06/rudina-nga-amerika-ne-derexhik

Në të dy temat do gjesh the same fcking people pa pikë respekti për veten e tyre, që lejojnë e tolerojnë, apo në rastin më të keq, bëhen një me këto kafshët e rregjura të politikës shqiptare. 

E pastaj kafshërinë e paraqesin si inteligjencë e madhe mer jahu! 

Oranje,

E di po s'ke ca ti besh. Te garantoj qe 80% te publikut shqiptar nuk e kuptoj apo vleresoj sic duhet Rudinen.

 Mirë, po ai realitet prodhon kokëçiftelinj që dhunojnë femra. Të paktën kur t'i hanë shpullat, të dinë se nga u vijnë, nga e kanë burimin. Të kuptojnë më në fund se Xhemal Mzinjtë po i prodhojnë e po i ushqejnë vetë. 

 

Per hatrin tend po i rishikoj nja dy pjese te debatit. Seseri sapo beri gafen e te konsideruarit te vetes nje individ pa te shkuar politike (min 19: une kam qene duke u shkolluar, tha) teksa fliste per mjerimin e vendit dhe ata dy te tjeret e hengren te gjalle...

Per feminizmin ne Shqiperi po deshe hapim debat tjeterkund, por eshte tjeter gje te respektosh te drejtat e individit pavaresisht nga gjinia e tjeter gje te mbeshtesesh nje logjike ne politike.

duhet alidems, boss-o. dhe pak blendi mane. perzimje 3:1. ekonomi thot, un nuk e kam pa intervisten (s'kam as kohe as stomak), por kom pas fatkeqesine ta shof kte olldashin me i tjeter debat... zot, duhej me ter men arsenali i fushes posht kryegjyshates, qe fillonte diku te shpia e Vath Cerines dhe mbaronte te Hamdi Durmishi. Ajo pinte uje aty. dhe gjynof, se shoqnia vet e klases thon qe ka qene far djali (s'mun ta besoj kurre me at ftyr pa pike karizme dhe inteligjence te lindme, po syni t'rre najher, thon), gjynof pra se ishte shndrru ne nji tip qe t'vinte t'ia leshojshe gelldap at arsenalin pa asnji filter dhe vetcensure. kta vemje u bon tentakula te malokerise, mer. nga kjo nuk kursej as bamirin, megjith rezervat qe kallxon. ne ka gjo qe nuk durohet te stani i sales, jon cunat tirons te tropojanizum!

Wow! "Cuna tirons te tropojanizum!" Do me per Belulin?

i gjo s'te ka pelqy, shifet, por nuk di cila, "tironsi", "e tropojanizumja", apo te dyja bashke?

ps. kom n'men me bo i tregim per ket, real life story, no fiction whatsoever. hopefully it works well. smiley

 

Une s'e di ca eshte "tropojanizimi", por me ngjan sikur po hedh ne gremine nje krahine te tere me kete qe thua siper.  Pastaj edhe ajo puna e "cunave tirons" (theks i rende te O-ja, ngritje vetullash me nje pamje superioriteti ne fytyre) qe ti pak a shume i pozicionon ne kendin can't do no wrong nqftse je lindur e rritur ne Tirane, ke kulture, etike e vizion qe s'e ka jo tirOnsat ngjan si petty krahinarizem, sidomos nga ty qe s'le vend pa permendur qe shqiptaret ne teresi kane vuajtur gjithmone nga "katunarlliku".

Mire mo mire, ti bukur I qenis keto te gjitha kshu, po une nuk kisha hic ne mend keto qe the ti.

Ata cunat tirOns te stani i Sales, ka gjasat qe zullumet i bejne si cuna tirOns qe jane dhe jo se i ka "tropojanizuar" Sala.  Mos ti hyme Tropojes sic ben Noli tek zgjidh e merr per hir te Sales.

Booo sa I lodhshem behesh smiley

Po mire, nuk je ne Amerike? Te flet per structuring, mergers dhe contracts ndonjehere ti Obama. Po Perry me shoke per c'fare te flasin? Mua argumenti me Italianet me duket me afer Perry-it, ja e imagjinoje nje dite te bukur Perry tja fusi qe emigrantet e paligjshem meksikane punojne ne autostaden e re te qeverise federale...

Ooo u hap shume debati tashti. Gjej element edhe fut. Hajde Obama, hajde Perry, hajde fusim edhe Fratinin ketu.

smiley

 

Ika nga kje teme se pastaj duket sikur kam inate personale me Rudinen. Tani do vete nga Lubonja.

bosttonian, me fal nje pyetje, (uroj te kesh nge te pergjigjesh smiley ) ku punon kjo rudina ne amerike? smiley

ta kam ketu, po edhe cfare se eshte e suksesshme ne amerike? po te flasim drejt mor mik/mike po pse shkoi rudina ne amerike e ngriti bisnezin bile shpoiku edhe shkollen e na del qe i takon suksesi rudines? po cfare jane keto te lutem! shkoi rudina ne amerike mbaroi shkollen me dhjeta e filloi pune, po bravo, te shkoje ne sar sall tik edhe te bije raki me ibrik, t'i thoti Zotit shyqyr qe i priu fati. ku qendron merita e rudines se funksion amerika dhe i gjithe sistemi atje? xhanem atje e kudo? se e mesoi ne shkolle mire si punon sistemi dhe sistemi i pagoi rrogen per hater te diplomimit? keshtu pra! olldashi ha buke e terci e verci. po pse 55 se ku lidhja? po gjej gje tjeter e shaji te dy po te mbrosh rudinen, me llogjiken se keta jane politikane shqiptare kurse kjo eshte naive perendimore e ndershme edhe e shkolluar, po s'ka piston ta mbaje, "piste" ku te ulet.  rudina kur nuk i ha dot te shkoje atje ku eshte edhe te mos i zere vendin nje tjetri apo tjetre qe i ha. kaq.

me poshte e kishte venusi linkun e debatit te hershem me olldashin e me rulin. shof edhe nje rresht te papame njerezish qe i shajne te dy se ja ne poshter, po nuk pranojne se rudina edhe tralala zura nje gale. po po. tralala. vjen nga amerika edhe ia fut si ti vije, se kaq di. i ka thene ed rama ti je e modhe, edhe e ka pare ne sy udheheqesisn edhe yahha...

me intervisten mesiper u binda qe qenka nga ato qe lexojne revista me teste inteligjence smiley berthome i thone ne tirone.

Petlle,

Te me falesh se sapo e pashe komentin tend. Une e kisha mbyll kete teme, vec per ty do ta hap perseri.

Qe te biem dakort ne princip ne te dy: (pastaj mund te diskutojme e debatojme, edhe ta zberthejme deri ne fund).

1) Nuk eshte faji i Rudines, pse ne Amerike funksionon sistemi, dhe ajo e kuptoj sistemin, dhe ne Shqiperi nuk punon.

2) Si mendon ti qe eshte me mire per shqiperine. Te kete nje minister/e, politikan qe ka eksperience pune, (ne pozita drejtuse) ne nje nga korporatat me te medhaja ne bote e me te sukseshmet, apo qe eksperiencen e punes ta kete kryeredaktor tek Televizion Kavaja ATN1 (ketu del Gazeta 55, qe kishe pyet ti me lart)?

3) Si mendon ti, me mire per Shqiperine, qe te kete nje politikane apo ministre qe ka mbaruar ne Harvard, edhe ka qene bashkautore ne disa artikuj ne HBR (ketu kam iden se Olldashi as nuk e di c'fare eshte ky botim, Ruli edhe ka mundesi, se gje e zgjut smiley   ) apo dikush qe shkruante artikuj tek gazeta Albania?

4) A ka ndopak faj Olldashi qe ky sistemi jone nuk funksion (meqenese eshte ne qeveri, dhe ti vete e pranove ne menyre te terthorte qe ne Amerike punon sistemi, pra i bije qe ne shqiperi nuk punon)?

Nqs ti mendon si une dhe pergjigja jote per te 4 pyetjet e mija eshte PO, atehere, hajde ulemi e te debatojme. Ne qofte se nuk biem dakort ne parim atehere terhiqem une, edhe me te me falesh mua.

Me te mira.

 

bostonian- nuk ia vlen vertet te debatojme gjate kete teme, por per respekt duhet te te kthej nje pergjigje.

une nuk permenda fajin e rudines qe funksionon sistemi. por te thashe nuk eshte merite e rudines qe funksionon sitemi. merite e saj eshte qe e kuptoi si funksionon nje sistem, u shkollua per ate sistem etj, jete te lumtur ne jete te jeteve.

meqe e nxorre vete fjalen aty ke ministria, po ketu te them po. rudina erdhi se i tha rama qe do bohej ministre. ketu jemi dakort. si do jete me mire me rudinen apo me rulin? une po flas per rudinen, e po te them se ajo nuk e ben dot kete punen e ministres ne shqiperi pasi ajo nuk di ta beje. ne me gjysme ore debat e pame edhe fliste pa piken e pergjegjesise. pa shifra, kundershtonte si ndonje llastice edhe ia futi kot, aq sa vuri ne pozite edhe kolegen e saj socialiste. do thuash ti qe standardi i rudines nukmatet me rulin e me olldashin, po te them edhe ketu. rudina merret me korporata te medha e financa te larta e ku di une. paguhet edhe llahtar mire. po. por rudina ne shqiperi i tejkalon te gjitha standarded tona te "uleta" prej varfanjakesh, edhe duke me kete tejkalim vetem sa krijon artificialisht nje standard te ri. shkurt ajo ne shqiperi eshte UFO ne kuptimin e plote. edhe per kete bie edhe viktime kaq shemtuar sa i ben njerezit te dyshojne e te flasin, jo po e ka shkollen a s'e ka.

keshtu keto ministra nuk i vura une, edhe per  kete nuk mbaj asnje pergjegjesi, pasi as voten nuk ua dhashe. per rudinen i bie te votoj per PS e rudina familje e persekutuar nga sitemi qe shkoi, e gjeti veten aty mes persekutoreve te familjes. te them qe shkon gjuha ku dhemb dhembi, e fajin e ka gjuha... jo nuk e them dot, voten rudines nuk ia jap e nuk do t'ia jap.

ti thua me mire ruli e olldashi apo rudina qe na lexohet e shkruan ne revista e konferenca. po cfare te te them une, une kam njohur kete rudinen qe me duket e humbur, qe nuk e ka haber se cfare po thote e cfare po flet perballe dy burrave, po i quaj keshtu, qe sipas teje dhe te tjereve jane shume here me te pakualifikuar se ajo. cfare te te them une? na bene magji ne TV klan, ishte rudina tape edhe nuk po dinte c'te flase? ku e di une. une di te them se keto jane ato personazhe qe na propozon rama per ministrat e ardheshem dhe une e di perse. se ai keta i kontrooln shume me lehte se tipa si ata qe kishte nxjerre perballe PD-ja. edhe ne qofte se e vure re, ruli e nxorri rudinen nga halli, duke i folur me dhembshuri te tipit prinderor, se jam i bindur qe nuk iu duk rasti i duhur per ta shpartalluar ps nepermjet rudines. nuk eshte as e ndershme.

tani ka faj olldashi? olldashi ka faj per mua e per ty. ne nuk na ka ngecur sistemi. atij jo. bile per te sistemi po fuknsionon shume mire dhe te tregoi edhe tabelat e rezulateve, shifrat e investimeve etj etj.

une nuk i bie terthor per sistemin amerikan, se te shash sitemin amerikan duhet te jesh komunist enverist ose sivellezerit e tyre talebane. nqs thua ne ku fut ne nje vend edhe mua edhe tine, ti ne amerike une me shqiperine, do te te lutesha te mos humbasesh mendjen e te japesh opinion mesiguri per andej ketej se ngjan si rudina: pa lidhje me realitetin.

une e di se sitemi nuk funksionon ne shqiperi, sepse ai (sistemi) eshte bere per t'u aplikuar nga njerez qe vazhdojne te jene ne lufte me komunizmin si sistem dhe me komunistet si njerez. ketu sitemin e kane kapur per briresh komunistet e pd, te cilt supozohet se jane te qendres se djathte dhe kane me sistemin lidhje me te natyrshme. qe te nderrosh keta me te kuqte e ps e te shpresosh qe sistemi do funksionoje me mire me ata, te kujtoj diktaturen e kuqe ne shqiperi.

me te mira.

 

wow! nuk e prisja kete lloj arsyetimi nga ty, po nejse ca s'pame ne kete dynja. E fundit kjo!

"do te te lutesha te mos humbasesh mendjen e te japesh opinion mesiguri per andej ketej se ngjan si rudina: pa lidhje me realitetin."

Mos u be edhe ti si ata xhandaret e Zogut, ne Durres, qe i fusnin gishtat,  (qe me pare kishin krujt hunden e ndonje send tjeter) ne pluhurin e kolinozit te Dr. Gjilperes te ardhur nga Upsala se nuk e dinin ca ishte e duhej ta preknin kolinozin me dore.

1) Une do lutesha te mos humbasesh mendjen e te futesh ne nje kaliber, dike qe shkruan ne HBR (Harvard Business Review) ta krahasosh me Olldashin e Televizion Kavajes. Dhe kete ta them mesiguri   A e di pse? Ja ta them une: tek kjo HBR qe po the them une, analizohen kompani qe vetem buxhetin e kinkalerise (lapsa, goma, fletore e biznes karta per punonjesit) e kane me te madh se gjithe buxheti i shtetit shqiptar. Se po nuk ishe i zoti nuk te "qas" njeri te shkruash aty.

2) Une do te lutesha te mos humbasesh mendjen edhe lidhjen me realitetin ti, e mos ta hash  ato grafiket per rritjen e ekonomise se Olldashit se eshte njelloj si te hash "mootin e qenit" per salcice.

3) A ke pare ndonje minister ne bote ti or zoteri qe merret me gazetarin, duke i thene "ta dha lejen e garazhit te makines Edi Rama" ndaj flet ketu ti. E di si i thone ketu keto lloj arsyetimesh/sulmesh. Goditje nen rip. E para, kur je nje figure politike, nuk mund te biesh ne nivelin e "dhenies se lejes per garazhe makinash". Keto vijne nga ata qe shkruajne per nivelin e gazetes 55. (prape dolem tek ajo 55)

4) Mos e lidhni komunizmin me c'do gje mor burre i dheut se e bete balte.

5) Eshte normale qe doktoret e shqiperise si Ermullahu edhe Proto Dhama jane me te zote se dr. Gjilpera. Megjithese ka shume raster kur dr Ermullahu i flet me dhembshuri te tipit prinderor dr gjilperes.

O tempora o mores!

me te mira. une kam te drejte me timen, ty te duket e drejte e jotja, turqeta. se ku me sheh si xhandar zogu mua, ti e di. se pse tabelat e olldashit jane rrene, kete nuk ma tha as rudina as rama. se ata dalin ne tv e thone keto jane rrene, po se ku e mbeshtesin te verteten e tyre, kete nuk e di. persa me perket mua, mbetem te uroj qe ka te drejte olldashi, se nuk kam jete te pres kur te na gjeje kohe harvardi te ne fuse ne ne ndonje faqe shtojce me rritjen dhe progresionin e mireqenies te mijve te bardhe smiley se rudina shkruan per lapsa e fletore qe na qenkan me te rendesishme se buxheti i mjere i shqiptareve. por, ja te falenderoj se tani e kuptoj drejt perse ia fut katunit ajosa here flet, e pse nga e djathta ku i takonte me biografi familjare, shkoi te ps-ja. sigurisht ps ka shume me teper pare se kane me teper vite vjedhje ne pushtet.

me te mira.

kaposhi, perkundrazi. Te jesh politikan i mire nevojitet te jesh nje njeri i shkolluar. Megjithate shkollimi nuk eshte i vetemjaftueshem per te qene nje politikane i mire. Nje element qe eshte i nevojshem nuk do te thote qe eshte ne vetvete i mjaftueshem. Kjo do te thote qe jo gjithe njerezit qe kane nje diplome amerikane domosdoshmerisht jane te prere per politike. Ka dhe kritere te tjera qe duhet te plotesojne. Dhe Rudina nuk ploteson asnje nga keto kritere.  Kete nuk e them une po e tregon qarte vete Rudina ne video. 

Une nuk thashe qe Olldashi eshte politikan i mire, eshte debatues i mire, njeri qe ben fushate, di te fitoje etj. Politikan i mire eshte ai qe prodhon vepra publike. As Ruli as Olldashi sjane politikane te mire. Ndersa Rudina ne video tregon qe ska lidhje fare me komunikimin, qe eshte esencial per nje politikan. 

Une nuk thashe qe Olldashi eshte politikan i mire,

... nuk e di pse je i dyzuar por Olldashi eshte politikani me i kompletuar ne PD pas Rulit.Mjaftojne disa citime te shpejta te CV-se se tij ne periudha te ndryshme per te perforcuar kete pohim.Mbaron shkollen e mesme Shkelqyshem, Shkollen e larte per Jurist me rezultate te mira,gazetar,kryetar i PD-se Tirane,deputet dhe dy here minister i Brendshem dhe Puneve Publike dhe Transporteve.

 kaposh nuk ka asnje dyshim qe per individ inteligjent Olldashi le mbrapa jo vetem Rudinen por edhe Rulin. Shume me inteligjent se te dy keta. Dmth Olldashi eshte i mire per veten e vete e PD dhe i keq per popullin se eshte hajdut etj. 

Mbaron shkollen e mesme Shkelqyshem, Shkollen e larte per Jurist me rezultate te mira,gazetar

Sapo pershkrove 50% te klases se "politikaneve" shqiptare.

12. Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, apo do të qëndronit asnjanës?
”Do të kisha qenë më pranë partizaneve; por fill mbas luftës mendoj që do të isha diskriminuar për pikëpamje perëndimore, të cilat prezupozojnë një ekonomi të lire me një sistem të fortë social”.

Mbrapa te gjithe behemi te mencur ,demokrate,liberale,trima.....edhe une pas luftes: o do isha arratisur per ne perendim ,o do kisha organizuar revolucionin demokratik jo pas '90-es ,por qe ne vitet '60 .C'ne une demokrate lindur e rritur ,te pranoja komunizmin ?!smiley

 

ohhh well ... se pari - shumica e pergjigjeve (ndoshta te gjitha) jane te bazuara ne "dogma" te kenduara neper libra!

ene ... se dyti -  nuk me dha pershtypjen e nje "brainy" dhe "charismatic" person!

ene ... se treti - argumentet dhe kunderargumentet e seciles pale ne debatin e videos me lart vazhdojne me te njejtin "wave length" si ne pallament!!

ene ... se katerti, edhe sikur te kesh jetuar dhe mesuar nja dy gjera nga jeta ne "west" ... ambienti ne Shqiperi eshte shume mbytes dhe eshte veshtire te lundrosh kunder rrymes ... so soon or late do te behesh si te tjeret .... duke kujtuar me nostalgji "ato vite kur hanim simite" ne "west"!  smiley

Tung!

 Pergjigjet ishin mire, perveç aty tek Anglia qe dominoi boten e re, ajo pergjigje ishte e pathelluar mire, kot. 

Kjo Rudina, siç lexova ne nje teme tjeter, paska qene me PD, e tani me PS,  di gje njeri si eshte kjo pune keshtu, dhe pse. 

Pjer i nderuar.

Nuk je shquar per" shef kuadri " ??? Me gjithate per te te heq merakun eshte ose duhet te jete nga Seseret e Krujes .Nga ata qe kane nje shprehje  te urte ne fushen e Makroekonomise e  vlefshme per gjith Boten ,  qe mund te vleresohet  si kategori ekonomike  smiley

dhe bualli i modh osht , po sterqoka ha miza ne kurriz te tij " smiley

Per me shume , gje qe s'jane karakteristike per ty ,  ke Lefkofera  , me te zenme e te pa zenme , police e te tjere solidare qe gjithnje tjerrin Lesh me me te "pa demshmin " duke paraqit Epersi or tie e Intelektuale sipas stilit te "dyzimit " qe asht moda me e preferuar e karieristeve te rij !

Respekte smiley...qe rriten me shume pasi pashe vidion me Vizione .....

”Disa nga arritjet e pakta pozitive të centralizimit ekonomik ne fillimet e tij qenë elektrifikimi dhe projektet e punëve publike. Lufta kundër analfabetizmit, e bërë për arsyet e gabuara te propagandës politike, pati rezultate gjithashtu”.

Ku qendron "propaganda politike e gabuar" tek zhdukja e analfabetizmit , elektrifikimit dhe puneve publike?

Obama SOT po ju bie daulleve te White House per planin e tij EKONOMIK qe bazohet ne tranformimin e arsimit, projekteve te medha rrugore dhe energjitike ( energji te rivonueshme). Dallimin shikoje vet ti, nese ka, se une s'kam kohe te te shpjegoj.

Megjithese, une per ty ve doren ne zjarr qe je Intelektuale!  smiley

 

 

Shume dobet. Te pakten per nga shpresat qe kam pasur une per kete znj. Me ka ngelur vetem Bushati te me zhgenjej nga PS-ja. Po pati kaq tru dhe Bushati PS-ja jo vtem qe ka mbaruar po ska as shprese te behet ndonje dite.

Po qe Bushati ne rregull, do bohet Shqiperia thua?

Jo por se c'kam nje shprese te vaket qe ai djal eshte i vetmi qe ka brum per te drejtuar PS-ne ne te ardhmen. Kisha nje shprese akoma me te vaket tek Seseri por kjo s'ben as per keshilltare ekonomike e ndonje niveli te larte me keto mend qe ka.

E ke fjalen per Ervin Bushatin? E kane vene keshilltar ekonomik ne PS, kur ai sdi te drejtoje as firmen e vet te ndertimit...

Mentor

Po ne PD me thuaj ka ndonje qe mund te kaloj per njeri apo jan te gjith shtaze?

ps. e kam fjalen per Ditmir Bushatin.

 Tu them një histori të lashtë sa vetë bota. Ose ndoshta jo kaq të lashtë, por nja 2200 vjeçare, po. Bëhet fjalë për një fjalë (lexis) në gjuhën greke, që ka dy kuptime. Kjo është fjala "agathos" (αγαθό&sigmafsmiley. Fillimisht kishte kuptimin e "njeriut të mirë", "njeriut të drejtë". Pas shek. V p.e.s, shekulli i ndritur i Perikliut, Greqinë e vjetër, e përfshiu dekadenca. Kjo u pasqyrua dhe në leksik. Kjo fjala që fillimisht kishte kuptimin e njeriut të drejtë, u shndërrua për të përshkruar njeriun e leshtë, naivin, atë që nuk merr erë nga bota. 

Kjo situatë mu kujtua sa lexoj disa prej reagimeve të emisionit Opinion, ku merrte pjesë Rudina. Përballë kishte dy xhambazë katundi, dy bura të mefshtë, skutha e skile, që përdorën çdo marifet të ndyrë që u vinte dorësh. Ai Rryli duke bërë rolin e plakut ashik, dhe Olldashi të një parvenyje pa skrupuj sa shkoi deri edhe aludoi në zgjedhjet e fundit se për kë e kishte hedh votën.

Të ishte ndonjë publik tjetër, çdo lloj publiku tjetër, këto qënie të pështira, kishte për t'i pështyrë në fytyrë e për t'i mbuluar me ballgame. Vetëm në Shqipëri, jo. Këtu tek ne vlerësohet xhambazllëku, merret si e mirëqënë se që të jesh politikan duhet të jesh kurvë, pavarësisht llojit të veshjes (fustan a pantallona).  

Bëj çudi ama, në një situatë të tillë ku Shqipëria ka kapur fundin e vet si shtet, nuk u shkon në mendje se duhen ndryshuar kriteret e vlerësimit të njerëzve dhe politikanëve? Hapeni pak zemrën ju marrtë dreqi (që po ju merr), se ju është bërë shpirti sa një kokërr lajthi (kur thotë Emo). 

 

Oranje, ty mendja te punon qiqer gjer kur s'ke perpara ca si Rudina. Ki kujdes mos e marrin vesh te interesuarat dhe "te hedhin ne gremine" (perkufizim i "femres fatale" dhe "mashkullit fatal" smiley gjetur ne bashkepunim).

 hahahaha Fin. smiley

Nuk ka "ca si Rudina", ajo është unike në llojin e vet.

Ja, më gjej një si ajo - Në dy kuptimet kjo, edhe pyetëse sfiduese, edhe dëftore-kërkesore. smiley

 

edhe kaq edhe me duket se bera teper smiley ne te gjithe kemi greminat qe meritojme

 dhe kaq edhe me duket se bera teper

nope. smiley

ne te gjithe kemi greminat qe meritojme

yeap. smiley

Orange, ne Greqi kur diskutojne dy politikane mbase eshte sikur te kesh sjellur nga nje ane Foucault dhe nga ana tjeter Chomskyn. Apo, ne rast se llogjika lineare te pelqen me shume, ke Frege dhe Russell.

Kendej nga Amerika, ne i pelqejme politikanet te na thone gjera te thjeshta, dhe na pelqen te ndihem nje me ata. Per shembull, Obama profesor tek UChicago, nuk na flet ne fjalime me gjuhen e librave te ligjit, por na flet "popullorce." Tani une kam disa standarde... me pelqejne politikanet me nje mesazhe por nuk me pelqejne ata qe i flasis stomakut dhe jo trurit te njeriut, pra nuk kame shume qejf Perry dhe co... po mire ceshtja ime kjo. Obama tani, kur do flasi me Perry, dhe meqenese disa shoket e Perry kane thene xhevahire te shumta si Obamacare krijon "death panels", perseri Obama do perdori llogjike ne muhabet dhe nuk do ti peshtyje ne fytyre. Pra dhe publiku amerikane ha disa kokra ulliri te keqija dhe nuk te peshtyka ne fytyre kaq lehte.

Dhe ne Shqiperi, Ruli dhe Olldashi kishin nje argument te thjeshte, me disa grafike te bera ne Microsoft Word, argumentet ishin fillimtare dhe behen lehte, por ja ata i beren. Per ti ishin katundare, xhambaze katundi etc... per mua ishin ekonomist me Economics 101. Nuk me dulen me poshte nga Perry ne Amerike per shembull... thjeshte benin argumenta te thjeshta, me qetesi, dhe luanin nje rol acarues mbase... por jo jashte standarteve te politikes. Ne rast se Perry vazhdon ne amerike, dhe ata me ato argumente mund te vazhdonin ne Amerike, sidomos Olldashi nga eshte dhe pakez me i pamshem. Tani, pergjigjet e Seserit ku ishin o vella?

Seseri mbase si pergjigjet dote katundareve shqiptare se mbase nje njeri me IQ 170, nuk ja mbush dote mendjen 90's, por mua argumenti rreth Italianeve ne bregdet, harrimin e shifrave, dhe nje industri qe hodhi kote, mu duke si argument poshte IQ 170. Une prisja se nuk do ta kutpoja fare, mendoja se fjale ekonomike te kapacitetit me te larte do dilnin nga goja e saj, koncepte qe une as nuk  i imagjinoje dote, dhe keshtu Seseri do humbte debatin nga qe nuk do kuptohej nga populli katundare shqiptare. Por ajo ja fuste kote ne fund te dites.... dhe te mos ta dije qe vinte nga jashte, nga Ameriqia, nga Harvard, banka dhe microsofti, do thoshje qe nuk ja fute mire, apo jo?

 

 

PS: tek ky forumi kemi plot te shqiptare qe kane ikur jashte vendit ne moshe adoleshente, por perseri nuk e kane te veshtire te diskutojne me shqiptare qe mbajne flamurin kuq e zi ne forum. Nuk ka ndonje moskuptim nga largimi... forumi funskionon se e kuptojme njeri tjetrin dhe meqenese ne jetat tona private une mund te punoj vetem me amerikane dhe te keme vajtur ne shkolla amerikane. Pse Seseri ndryshe nga c'do pjesetare emigrant ne kete forum?

+1

rudina duhet te keshillohet me bleonen per keto punet e veshtira te ekonomise, pastaj te dale ne TV.

Pergjithesisht me pelqyen pergjigjet e Seserit. Jam dakort me shumicen e opinioneve te kida el, vetem se e 10jet muhabetin kur na e nxjerr Oldashin inteligjent apo politikan. Tipa si Rudina nuk bejne per ambjentin e helmuar shqiptar sepse e hane me gjithe rrecka. Populli kurre nuk do votonte nje pule qe nuk di te ulerase dhe shaje perdite. Ne Shqiperi po behen legena ambasadoret e amerikes dhe europes jo me nje femer e brishte si Seseri. Seseri do ishte shume e mire si ministre apo keshilltare e kryeministrit ne nje qeveri por vetem aq.

Rama si me Seserin, si me ca te tjere u tregua driteshkurter duke i leshuar ne fushebeteje dhe lene pa mbeshtetje, Seseri dukej si pule pa koke ne shume paraqitje ne TV. Kur komandanti nuk eshte politikan, nuk ka mundesi te jene ushtaret.

 Populli kurre nuk do votonte nje pule qe nuk di te ulerase dhe shaje perdite.

...dhe mqs popullin nuk e voton dot  Seserin atehere  nuk duhet fajsuar  populli per zgjedhjen e bere...

Kush fajesoi popullin mer kaposh! Sovrani ka gjithmone te drejte.

 dajoshi, ku mund ta gjejme kete vidion/programin ku paskan debatuar keta te tre, Seseri, Olldashi dhe Rruli. 

rrofsh venus smiley e kisha pa por perseritja eshte mema e dijes. rudina kjo eshte, e nisa diten me  loooool.

nuk e kuptoj me gjithe kete investim llafollogjik per nje njeri si rudina per te cilen shkun shume sakte proverbi shqiptar nuk i xen bitha vend. sa endej ketej, as mish as pesh, edhe e keqja eshte se nuk poe vret ndergjegjia fare qe ka ca vjet qe merr rroge ne parlament, prej ketij populli te varfer e shkon e jeton andej nga dhe erdhi (jo ne kruje sigurisht), punon atje e duket ne shqiperi nje here ne 6 muaj te sigloje pranine ne parlament.

Eshte cik e c'orientuar goca......ka qene me Pd,tani me PS.E imagjinon vete tani ,sa s'forco i duhet .....Keta robe qe hidhen sa andej ,sa ketej ,rreshkasin  me koke per inerci.smiley

me pras smiley pra

po cfare sforco. po keta na moren ne qafe. po mu duk sikur po lexoja rozana radin edhe zjidhjen e problemeve ekonomike me silikonin e cicave smiley cfare smiley uria, po ja te kursejne leke te bejne cicat me silikon pastaj do t'i votojne fansant me shume ne fb smiley

o petlle... mirmjes ka hemisfera jote iher. amon, tu bofsha kurbon, her tjeter mos diskuto mbi video ku thuhet "uploaded by kaposhi". A te keqen. E di qe s'e shef dot me sy edi ramen, po amon, mos e duj te themi tu e pa nga venet e tuja, nga "bar sahati", ose nga "borduri"... jo nga llagemi (lexo transheja) i ketyre shakllabaneve (TM mrroklla) se ti je tjeter gjo. se jon te ndryshme ene te mosdashmet. e mosdashmja e ktyne ma ere kshu o petlle:

http://www.youtube.com/user/Kaposhi

kaposhi mer kaposhi, ktu e ke per dit...

ose kshu:

http://youtu.be/Fjv7fcsJFes

e kupto? Dmth t'perkthesh Garbage te rammons... ti iu mso te tjerve si te bojn damjen e plenave...

folena ka dita po ishe aty, se do bje posht tani.

po emisioni i klanit ishte o burr.  po e pat miksu kaposhi, nuk pashe se po rrte gjo aty smiley nejse.

llafi ishte qe montimi i videos ishte bere shume ndyresisht. kishte nje gezim hiene brenda, si cdo gezim militant.

nderkaq, edhe mospergjegjesia e kapove socialist (e pamundur qe rama te mos e ket dit), edhe vajtja e ksaj goces vete "si pidhi ne dasem", jane ne rastin me te mire te pakuptueshme dhe qe te lene me goje hapet. kto nuk falen - zaten prandaj edhe opozita mbeti si nje langua pas dere kaq vite megjith pushtetin totalisht te diskreditum.

ti po thu qe po te ishte gjithe emisioni fund e krye nuk kishte per ta pa njeri? po kjo ka mundesi. sa per te thone te verteten, pa mbajte krahun asi pale, po pate gjithe ate shkolle e gjithe ato mend, nuk besoj se ta fut njeri dot aq kollaj sa te zbresish trenit gabim ne harlemin e laprakes, ose ne alidemin veri perendimor smiley pak me lart ate thashe qe sapo e the ti. se mir kjo goca q[ nuk na e njef terrenin e minum, po kjo tjetra qe kane komandante xhenio qe ne lufte te kores?

ky eshte shembulli me i gabuar i kthimit te emigranteve te shkolluar ne shqiperi emo. kjo eshte loja e fundit e specialisteve te politikes provinciale shqiptare. ja i thone te gjitheve pse rrime ne ne pushtet. shikojeni rudinen e harvardit, ja cfare budallalliqesh nxjerr nga goja. ... pse kujton kjo qe erdhi ne shqiperi me harvard e na la ne pa pune smiley edhe rudina eshte shembulli i perkryer per kete lloj lufte brezash ne do ta quash, pikpamjesh ne do. me shembullin e rudines te TV klan marrin mesim te gjithe ata qe mendojne se do kthehen te bojne mire per shqiperine, e xhanem edhe per vete, se nga teller ne banke, minister ne shqiperi, sikur adrenalina te vlon mo fort, sidomos kur shef edhe kushtet jetike te ministrave shqiptare. nja 5 jete duhen ne amerike te plotesosh nga nje vile ne cdo lartesi e temperature qe te pelqen ne cfaredo fshati te amerikes. por jo ne shqiperi. ne shqiperi keta qe kthehen kur vijne sefte i presin ne shtepine ne golem, pastaj shkojne ne shtepine e dardhes, pastaj no mollas, ne fikas, ne karrotas, ne piqerras, dhizbritur etj etj. edhe keta e hane grepin... smiley po kush nuk do ta hante emo. keta nuk jane socialista. keta jane specialista.

pushtetit totalisht te diskretitum keta i pergjigjen tashti si grupet e para komuniste, pa themeluar partia me miladinin e zdravkon tjeter, komitshe. i shajne e i bejne telef, por edhe kur ia vjedhin votat, edhe kur i vrane, prape nuk jep njeri doreheqje gjalle a vdek, esell, se kam i pershtypje se i vetmi qe e dha pa lufte nano, do kete qene ne qejf ate dite.

 edhe e keqja eshte se nuk poe vret ndergjegjia fare qe ka ca vjet qe merr rroge ne parlament, prej ketij populli te varfer e shkon e jeton andej nga dhe erdhi (jo ne kruje sigurisht), punon atje e duket ne shqiperi nje here ne 6 muaj te sigloje pranine ne parlament.

Nuk ka përse ta vrasë ndërgjegjia, se e dorëzon të gjithë rrogën çdo muaj në një qendër fëmijësh. 

http://www.youtube.com/watch?v=XQ7G-yHKdwE

ty duhet të të vijë turp, se po flet çapraz për njerëz që nuk i njeh. 

 

nigjo ktu o ti morali vija vija anej ka greqija, rrogen e merr te punoje ne parlament se per ate ka marre nje mut vota, po hajt, ka marre firmen e ed rames, edhe ja ta shofish sa vota ka me mor ksaj rradhe. sa per e njof a se njof, kam i pershtypje se  e kom pa me sy ne rruge e ne TV. ajo eshte person asocial, dhe me probleme te medha me berthomen e kaptines. ne 2005 ka qene me pd, edhe eshte e vertete se rrite gjithe diten me lul bashen. kaq. te mos te te vije hic turp se kaq di e kaq flet. kujdes eladhen smiley

 pyetja 1 milione dollarshe mbetet: a do ishte rudina e suksesshme ne nje debat politik ne amerike ?

Meqe shume ngecen tek shqiperia qe rudina nuk pershatet dot etj. Mendoj se kjo eshte e vertete, por kryesorja eshte qe rudina nuk ka as aftesi analitike as aftesi komunikuese, sic e shpjegoi shume qarte edhe muhametali me siper. Prandaj mendoj se ne politike rudi eshte zero. Po zero jane edhe ata qe e zgjedhin rudinen dhe prandaj na ngelet berisha kryeminister.

 Po zero jane edhe ata qe e zgjedhin rudinen dhe prandaj na ngelet berisha kryeminister.

Sala mbetet kryeministër se vjedh e manipulon zgjedhjet por dhe se ka me shumicë hala  njerës me menje bujkrobi .

 shum dobet Rudnia dhe me gjiithate ndjell vemendje perhere. sa sexiste bota shqiptare (m&f )

hmmm ma paskan fshire komentin ... nejse c'faj kam une qe kjo zonja eshte paraqitur aq dobet ne debat ne video!! smiley

Epo te kesh perpara 2 perfaqsues te qeverise se vendit me te varfer ne Europe dhe ndoshta qeverise me te korruptuar ne Europe dhe ti te pretendosh se vjen nga "kupola e finances boterore" dhe keta pisqollat e qeveriut te te bejne zbor ne debat ... nuk ka se si te mos te te jape nje pershtypje te hidhur dhe keqardhese per personin ne fjale! Ajo u reduktua ne argumente feminore dhe qesharake!

Vendosa ta shikoj videon duke pritur te shikoj dicka me te vertete impresionuese dhe men ne fund po me vinte keq se si ajo u katandis ... pa qene ne gjendje te ruaje nje vije te qarte mendimi ... por duke u hedhur dege me dege!!! smiley

e kupton tani sa klluf eshte per politik te aplikume, te dites, ed rama?

ps. kap icik kuadrin 2:30 deri 2:32. kjo eshte si me cu dy goca mami ne zemer te harlemit ose edhe ne alidemin lindor xhanem.

@ e kupton tani sa klluf eshte per politik te aplikume, te dites, ed rama?

hmm...po pra, kshu eshte kur 30% barazise gjinore katandiset ne goca mami, me cica te gufume dhe "fustane gri strategjik per politike" smiley Nga komentuesit jane dhene argumenta shume te mira, vecanerisht nga kida al dhe muhametali.Nuk mjafton nje diplome e mire ne perendim, as te qenit i edukuar dhe etik per te ber hajer ne ARENEN e politikes shqiptare. Zonja e bukur dhe e shkolluar ne perendim e humbi debatin jo aq per shkak te formimit te dobet por edhe per disa cilesi te munguara(oratoria, fleksibiliteti, aftesia per menaxhim te emocioneve ne nje debat te tensionuar, ruajtja e qetsise perballe diversionit dhe goditjeve ad hominem etj. etj.) cilesi keto qe nuk ti jep vetem shkolla por edhe fitohen dhe kultivohen. Dhe ketu nuk eshte faji kryekeput i edi rames por edhe i vete zonjes ne fjale qe shkon ne debat si p...ne dasem.

Vertet Ruli &Olldashi nuk jane modeli i xhentellmenve ne debat (njeri gjakftohte si nje tano karid e tjetri brutal si nje gangster )por si mund te sugjestionohet dhe bukoset nje ekonomiste e shkolluar ne perendim, kur perballe i tunden shifra te rritjes se investimeve, kur dihet se rritja ekonomike nuk perkthehet automatikisht ne mireqenie sociale per te gjithe? Kjo eshte abc-ja ... 

Por ajo qe te brengos eshte zhgenjimi  per pritshmerite e rishtareve ne politike, aq me teper kur keta rekrutohen nga radhet e te diplomuarve ne perendim. Vajtojme per rrjedhjen e trurit e, nderkohe, keto perzgjedhjet, sidomos ne rastin e femrave , rezultojne shpesh si zbukurime me barby te vitrinave te politikes maskiliste. Kujtoj ketu edhe nje debat tjeter ke Opinion-ate me perfaqsueset e gjenerates se re te shkolluar ne perendim qe u kthye ne nje estrade dhe gallate kafeneje.Ajo qe te brengos eshte mendimi deduktuar se "politika e aplikume" kerkon rrugace dhe baxhella dhe kjo me sjell ndermend nje pasazh nga romani B.Fevziut "Hiri vullkanit" per nje goce te "xhiros se madhe" ate mot, e cila shikohej me kersheri nga meshkujt e bordurave dhe me nje zili te fshehur nga femrat, sepse qarkullonin fjale se ..."ajo bente dhe sex oral"  smiley

Sa per  ate se "edi rama eshte nje klluf per politiken e aplikume" eshte debat kaq i shperdoruar e mgjithate ja vlen nje teme me vete. 

Emotiviteti mund te ishte edhe vlere ne ate debat maskarenjsh, nese do te shoqerohej me nje minimum koherence logjike. Ne pergjithesi publiku e percepton sinqeritetin e folesit dhe simpatizon per te, me kusht qe brishtesia te kete nje thelb argumentativ. Kam pershtypjen qe Rama - nese e ka vendosur ai ate dyshen e femrave aty - eshte nga ata qe e bejne nje llogari te tille.

Nga ana tjeter zonja ka nje dizavantazh te madh: s'ia njeh me pulsin Shqiperise. Si mund te perfaqesosh zgjedhes te cileve s'u njeh mentalitetin? S'eshte fjala te behesh njesh me ta, perkundrazi. Problemi eshte te mos japesh sinjale qe keq-interpretohen. Per shembull, akti shume fisnik qe permend Oranje siper (ai i faljes se rroges ne nje shtepi femijesh) eshte e sigurt qe nuk luan ne te mire te zonjes. Per kulturen aktuale shqiptare eshte themelore marredhenia me parane, e cila shtyhet deri ne respekt per pervetesuesin e parase publike. Dhurimi i parave ne nje kornize te ketille s'eshte hic akt terroristik (ne kuptimin pozitiv), thjesht  e vendos zonjen nen driten e dikujt qe kerkon te duket "me i/e mire" se te tjeret. Dhe kete s'ta fal njeri ne nje Shqiperi ku vlon rryshfeti i legjitimuar me shprehjen "keshtu eshte gjithandej". Ne nje situate te tille, nderrimi i gureve te zinj dhe te bardhet nuk ben dobi: duhet thyer tryeza e lojes.

jo fin. kjo do te tregoje qe une rrogen e kam tym cigarje. karshillik aty ku ka marre votat. le rrogen si shishen e qumshtit te rradha mishit, se kur te kthehet nga amerika aty e ka prape te marre vota. ky profil politikani pa asnje lidhje me realitetin edhe pa asnje interes ndaj realitetit, eshte shpikja e rames. se rama kishte shume vota ps-je me nda edhe me vjedh per vete e per shoke. te shkoje kjo ne kruje te dale ne fushate ta shofim sa vota mbledh edhe sikur ta leje gjithe rrogen te birrarria e shabes ne fushe kruje.

ky tip politikani/je duhet te shfaroset nga jeta shqiptare. kjo, rudina qe na e ka hobi te vije ne shqiperi te rimesoje shqipen edhe te shperndaje lek te femijet e ben per pordhe kete pune, ne mos per dedukt taskash. ehuha. boll. do zhduken si sa e sa.

Shiko, une tjetrit kur s'e njoh i jap maksimumin e "benefitit te dyshimit", keshtu qe nisem nga ajo qe zonja ka qellimet me te mira te mundshme. Kaq. Pastaj klisheja te meson qe rruga per ne ferr eshte e shtruar me qellime te mira.

nuk [shte tip sportiv fin. nuk i pelqen vrapi, as tenisi. i pelqen seksi i kontrolluar. dhe. dhe shpetimi i shqiperise nga varferia e thelle ku e ka zhytur sali berisha me keta te tjeret te partise socialiste. por jo kjo. se eshte nje gje qe kjo nuk do t'ia lejonte kurresesi vetes.

dhe sidomos takimin te qafa e pazarit ne kruje, ku ajo u lidh me popullin llap per llape kepuce edhe ato i tregojshin si ia futshin kosovarve me shishet e konjakut skenderbeu te mbushme me uje me boje te kuqe, kjo si drejtonte te ardhmen e botes. P

  Fin, besoj se e pe emisionin, apo jo? Atë që shkruajta më lart për trajtimin e femrave në publik, nuk e bëra për efekte propagande. E pe sesi i drejtohej Ruli me "ti xhan"? Në çfarë studioje televizive do të ishte e pranueshme një sjellje e tillë?

  Për punën e mentalitetit, është hapur debat i madh këtu në Greqi për këtë çështje në kuadër të krizës ekonomike, dhe thelbi qëndron se duhet ndryshuar mentaliteti, që të ndryshohet gjendja ekonomike dhe sociale. Janë shkruar libra për këtë punë, esse, studime, etj etj etj! 

  Llogjika pas kësaj është e thjeshtë: përderisa ky mentalitet i tanishëm nuk ofron prosperitet, atëherë duhet ndryshuar. Nuk mundem të pranoj që njeriu duhet të bëhet rob i mentalitetit ekzistues në mënyrë që të përparojë. Përkundrazi, duhet ofruar ndryshimi. Mjeshtër i kuptimit të mentalitetit, ka qënë xhaxhi, dora vetë. Edhe karikatura e tij që është në pushtet tani, po këtë gjë bën. Ngjitja në mal psh i drejtohet katundarit mesatar votues të bacës. E megjithatë është e kritikueshme sjellja, sepse mohon debatin real. 

Për kuriozitet, po shifja një film grek para disa kohësh, që titullohet "thërret hajduti", flet për korrupsionin në një firmë, dhe dikë të ndershëm që nuk i rrihej pa denoncuar. Situata në Shqipëri tani, është e tillë që një film i tillë nuk do pinte ujë. Sepse korrupsioni ka marrë përmasa kaq të thella sa do ishte qesharake të xhirohej dhe dilte në kinema. Besoj se e njëjta gjë ndihet dhe në letërsi, apo çdo lloj tjetër arti. 

Ndërsa nëse do aludoja për arsyet personale pse e kanë shtyrë Rudinën të dhurojë rrogën e vet, flet aty në intervistë se i ati e ka lënë të vogël. Mbase gjen veten e vet tek ata fëmijë fatkeq. Vetë gjesti është jashtë mase fisnik, pavarësisht sa e vlerësojnë shqiptarët.

 

Oranje, duhet me punu ndryshe. Modeli i komunikimit te Seserit me Rulin nuk lidhi asnje frut te mire. Jam dakort me Spiritusin qe ajo mund te ishte nje keshilltare shume e mire, nje hartuese programi per ceshtjet ekonomike, nje zyrtare e larte etj etj, por jo nje kundershtare politike ne fushe te betejes.

Arsyet pse ajo e dhuron rrogen s'me duhen personalisht, perderisa ato jane para reale qe shkojne realisht per nje kauze te mire. Por une s'jam modeli i zgjedhesit shqiptar dhe nga momenti qe vota ime eshte baraz me voten e cdo delenxhiu, duhen marre parasysh edhe arsyet e delenxhiut.

 

 Fin, ajo që kam problem unë është se aty mungojnë antitrupat dhe reagimet për goditjet poshtë brezit. Siç duket mungojnë dhe këtu. Madje këtu dhe po ligjërohen.  

Kjo nuk do ketë fund të mirë. Po gjithsesi, so be it.

 

Dhurimi i parave ne nje kornize te ketille s'eshte hic akt terroristik (ne kuptimin pozitiv), thjesht  e vendos zonjen nen driten e dikujt qe kerkon te duket "me i/e mire" se te tjeret. Dhe kete s'ta fal njeri ne nje Shqiperi ku vlon rryshfeti i legjitimuar me shprehjen "keshtu eshte gjithandej".

Fin, respekt per mendimin e percuar drejt. Pergjigjja e petlles e verteton katerciperisht mendimin tend!

 @Dhurimi i parave ne nje kornize te ketille s'eshte hic akt terroristik (ne kuptimin pozitiv), thjesht  e vendos zonjen nen driten e dikujt qe kerkon te duket "me i/e mire" se te tjeret. Dhe kete s'ta fal njeri ne nje Shqiperi ku vlon rryshfeti i legjitimuar me shprehjen "keshtu eshte gjithandej".

hmm...prandaj nuk adhurohet Nene Tereza ne Shqiperi.

Hera e pare qe me duket se nuk po te kuptoj ,  i nderuar Spiritus . Keshtu mendoj sepse  ne tersi  je cfaqur  nga ata qe ke dhe njeh Urtesi Popullore.

Nejse mo , por per rastin konkret ( Seserken ) ,meqe e zhvendose komentin ne mentalitet ballkanik epik te "betejes ne fushe te mejdanit " per t'ju permbajtur linjes , po te rikujtoj qe zgjedhja e fjaleve mbase do te freskonte thenien "Nuk shitet kali me nje te qorollisur "

Ndersa une do mendoja qe nje pene si JUAJA ka nje rast te mbroth per te nalizuar perse  keta njereZ te Hicit behen BLLOK e cfaqen te "Forte " para betejave televizive ,  pa lene asnje Hapsire per te Rene.

Paraprake ...... sepse ish Shqiperine nepermjet Pushtetit te Ali Babes e trajtojne si LOPE . Dhe nuk mund tua marre njeri kollaj qumshtin smiley

Tashti edhe mund te vazhdohet ..." se e Reja dhe Jo cdo e Re i nderuar Idris ....

 Idris i dashur, e respektoj shume mendimin tend te stolisur me urtesi popullore pikante.dhe kete ta them pa ironi. Por duhet te jemi te drejte. Dakort, keta te fortet qe behen Bllok Graniti ne debatet ne TV,  e dime qe  jane manipulatore shifrash dhe ta shesin Shqiperine si "Zvicer me det" po a nuk eshte deshperues o Idris te te vene perpara keta zarbot  me koqet e lajthive dhe argumenta arrore ? Kjo me dogdis mua por nuk e shes kalin me nje te qorollepsur  dhe nuk dyshoj qe (kjo)  e reja do caje perpara, qofte dhe me bryla e gjoks ne token shkembore te demokatrahures shqiptare.

Ketu nuk eshte fjala per te qene nihiliste dhe as per te kryqezuar kete gocen (edhe pse thika pret me kollaj ne mish te bute o Idris  smiley ) por per qasjen e opozites ndaj Pushtetit te Ali Babes me 40 hajdute. Dhe sidomos me shqetson kjo qe ka shprehur dajosh (ndjese per citimin):

@Tipa si Rudina nuk bejne per ambjentin e helmuar shqiptar sepse e hane me gjithe rrecka. Populli kurre nuk do votonte nje pule qe nuk di te ulerase dhe shaje perdite. Ne Shqiperi po behen legena ambasadoret e amerikes dhe europes jo me nje femer e brishte si Seseri. Seseri do ishte shume e mire si ministre apo keshilltare e kryeministrit ne nje qeveri por vetem aq.

Nqs ti ke ndonje paqartesi dhe do ta ngasesh muhabetin, ktu jemi, e diele sot smiley

 

 Mirë Spiritus, dakort, ajo është vox populi. Po është detyrë e dikujt tia thotë më në fund këtij mt populli, se nëse i pëlqen, apo zgjedh njerëz që ulërrasin dhe shajnë, atëherë hapi i ardhshëm është asgjë tjetër veç luftës civile. Sepse urrejtja e të zgjedhurve transmetohet në zgjedhës që do rrahin, shajnë e vrasin njeri tjetrin. Ndonjë ditë ky mt populli do e fitojë imunitetin dhe alergjinë për garipat që dalin nga gjiri i vet, dhe të kuptojë se edukata qytetare nuk është "shpikje mikroborgjeze", por detyrim për të pasur shoqëri civile. 

Shqiptaret jane njerez shume te eger. Nuk te falin. Nje gabim i vogel dhe i turren tjetrit ta mbysin. Pale sikur te jete 'tjetra'. Mungesa e respektit per njerezit e tjere, fodulleku, snobizmi i pa fund qe i shikon kaq hapur edhe ketu tek peshku, jane karakteristika kryesore e shqiptarit. Prandaj shqiperia eshte kjo qe eshte. E fundit ne rajon, e fundit ne Europe e krahasueshme vetem me ndonje, e theksoj, ndonje vend afrikan. 

Ishte vetem nje emision, dhe asgje me shume. Dhe ja dolen pseudo - intektualet e peshkut, njerezit me te ditur te rruzullit, statisticienet dhe shkrimtaret e veprave te medha letrare, filozofet dhe ideologet e shekullit te shpalosin gjykimet e tyre. 

S'ka dyshim se ju jeni nje njeri shume i bute.

po diskutojne per ata njerez te cileve u paguajne rrogen. ku eshte e keqja ketu? apo mos ne te gjithe smiley po i japim dores me pseudovota edhe lek fallco.

cope ore ta bejne! edhe cfare se eshte grua? aty nuk ka dale per seks, as si nene, as si moter, aty ka dale si e barabarte edhe me shkollim me te "larte" se te tjeret...

per nder une nuk e di sa e vertete eshte qe kjo punon ne amerike, se keshtu si flet kjo, melazem s'di kush e ma ne pune.

per nder une nuk e di sa e vertete eshte qe kjo punon ne amerike..

..problemi eshte se kjo perfitoj nga bojkoti i parlamentit duke  punuar  tek Fairhaven Capital dhe njekohesisht te marri rrogen e parlamentit shqiptare, te atyre taxapaguseve qe ajo thote  se jane me te varferit ne Europe. Ky eshte turpe per integritetin e saj por edhe nje shkelje ligji qe kerkon te jetosh ne Shqiperi per te marre rrogen edhe pse mund te bojkotosh parlamentin.Ky abuzim i ulet nuk duhet te  shpetoj pa u ndeshkuar nga drejtesia.

nqs kjo eshte e vertete, perben shkelje ligjore. duhet te humbe mandatin per dypunesim.

 Lexova vetem 3,4 pyetje pergjigjet e para.

Ne mendimin tim modest ky lloj interviste eshte me idioti i mundshem. Pa teme qendrore, pa mundesi thellimi... Nuk meson asgje per njeriun qe intervistohet. Edhe me mencmi, edhe me koqja e kanarit me kete stil interviste aty aty dalin.

....po fakti qe kjo zonje ndryshe nga ju qe jetoni ne atdhe,ka vendosur te beje nje "sakrifice" duke qendruar me  nje kembe ne USA dhe nje ne Shqiperi nuk te bene fare pershtypje cfaredo qofte ajo ?

 Sic te thashe, nuk e lexova fare. 

Fakti qe kjo ka zgjedhur Ameriken kurse une Shqiperine nuk do te thote ndosend per mua. Secili le te beje zgjedhjet e veta, e tu veje sa me mbare.

Secili le te beje zgjedhjet e veta...

...pikerisht  kete zgjedhje jo te ndershme duhet te theksoj  qe Seseri bente kete pune;

Date: May 18, 2010 12:56:36 PM EDT
To:
Subject: Largest organization of VCs in New England to be co-chaired by Rudina Seseri & Geraldine Alias

  

                .....kur shoket e saj ne te njejten kohe  ishin ne greve urie ne Tirane

Tiranë: Vazhdon greva e socialistëve zeriamerikes on May 16, 2010 

http://www.youtube.com/watch?v=X672QaaXtRI&feature=relmfu

Blendi, kete mendoja edhe une dhe e kam shkruajtur diku tjeter ne lidhje me keto saçmet e intervistes se Muç Nanos.

Nese eshte per ti thene ndonje llaf te tepert Rudina Seserit, kjo vetem per shkak te pranimit per t´ju pergjigjur pyetjeve te kesaj interviste. Ne cdo vend te europes perendimore, nje interviste e tille do te perbente fundin e karrieres politike, por pastaj kthehemi perseri tek ajo, qe "mos na e krahaso Shqiperine me vendet europiane" dhe fill pastaj kthehemi shpejt e shpejt tek kryqezimi i Rudines per shkat te "paburrerise" se saj "per t´ju shkulur koqet" atyre paburreve ne Opinion.

Duhet patur parasysh, se me te vertete politikani eshte i etur per te qene prezent tek publiku, qe te terheqe vemendjen e publikut, por ka edhe kufinj, dhe po nuk arrite dot te dallosh kufinjte deri ku arrin buongusto, atehere kot i je futur asaj pune. Se me thon te drejten, neve na dalin e teprojne Topalli, Olldashi, Ruci, Dritan Prifti, Ilir Meta dhe pa harruar edhe Sali "ja hongsha zemnen" Berisha. Nuk ka nevoje per te tjere si keta.

 Nuk e dija qe ishte interviste e Nanos, sepse nuk i zbrita deri ne fund. S'kam gje personale me intervistuesin, por ky stil (qe nuk e shpiku Muci) nuk sjell asgje me permbajtje.

populli shqiptar ne prag te nje krize nervore....

eshte dikush qe mund te me thote: kjo e ka fituar bursen ne harvard si qytetare amerikane apo e ka fituar nga bursat qe i jepen shqiperise?

pas kesaj pergjigje, gjysma e ekuacionit eshte e zgjidhur.

Pyetja jote eshte paksa capraz, pasi e para e punes ketu nuk ka fare ekuacion.

E dyta, ajo e ka merituar, qe ka shkuar atje dhe e ka provuar veten per kete.

E treta, pa ta kthejme njehere hellin, si i thote gjermani (lass uns mal den Spieß drehen) dhe te te bej une pyetjen:

Po ty kush te pengoi qe te shkoje ne Harvard dhe po te kishe shkuar atje a do te qullosje gje?

 ti qeke i cuditshem. di t'i pergjigjesh pyetjes, kete me thuaj? degjo, ka dy kategori ne kete mesele: e para, kur aplikon si amerikan, rregullat zbatohen si ne amerike per amerikanet ( e di mire kete dhe mos kundershto kot). e dyta, kur e merr bursen nga shqiperia ose nga vende te tjera, njeri sy mbyllet dhe mbyllet mire. kaq. e di pse e bera pyetjen; nqse ajo e ka marre bursen si amerikane kjo tregon se ai emisioni ku paraqitet aq keq eshte ndoshta vec nje rastesi ( te gjithe kemi ditet tona te keqia). duhet pare edhe ne nje debat tjeter dhe te krijohet nje ide per te. 

p.s. dhe e fundit, s'jam une ''ne shitje'' qe po me drejton pyetje. eshte rudina, per ate po flasim.

 

kur e merr bursen nga shqiperia ose nga vende te tjera, njeri sy mbyllet dhe mbyllet mire. kaq.

Kjo eshte shume e sakte! smiley

lira ashtu ka qene ne te gjitha debatet. edhe ne kruje kur kishin miting me rudinen falimentonte edhe portokallia. ka disa e kane krahasuar fushaten e saj me ate te mimoza ahmetit me 1997 kur kandidoi per PD me moton : O qenie njerezore smiley perballe monika kryemadhit qe shtinte fall per zgjdhjet me arrixhinjte e bregut te lumit.

kjo ne fushate ka qene lezeti i gjithe fushates. shume veteve i kujtonte edhe nanon kur fliste per naton ne maje te ndonje mali me pese bari e tre me kosa, sa ti dilte lodhja e "rruges" smiley

148 komente per nje person qe i ra llotaria? Bravo.

 ca llotarie?

Perfshirja ne listen zgjedhore te PS-se papritur e papandehur.

+100

edhe 100! smiley

Paulin Sterkaj, nuk e doni. Kete Seserin, nuk e doni... megjithse kur vjen puna... Paulinin e kritikoni pse nuk eshte si Seseri, dhe Seserin pse nuk eshte si Paulini...

A e kuptoni pra se kush eshte niveli juaj dhe rrjedhimisht i gjithe Shqiperise? Me thoni ju tani se çfare mund te behet me ca si ju... Deri ku mund te shkohet?

kush tha qe s'i duam re te keqen? i duam, thjesht kemi pershtypjen qe s'jane aty ku duhet, se meritojne me teper

quhet xhelozi.

 Qe t'a marr vesh edhe une:

Pa shume perc-merc, kjo goca, zonjusha Seseri, punon ne SHBA, nderkohe qe eshte deputete e Parlamentit Shqiptar?

Po t'jete keshtu, kjo eshte e papranueshme! 

 

kete thashe edhe une, po kjo pike nuk duket shume e rendesishme per shumesin e komentuese. eshte e denueshme me ligj, po ja qe ndoshta kete zonjen e kap pasaporta amerikane, jo kushtetuta e shqiperise

sa per ligjin le ta gjurmojne ato qe e kane per detyre, e tja heqin mandatin po e kapen me presh ne dore.

morali eshte gje tjeter, por moral ska asnjoni, çta presesh nga Rudina qe spo bon nai qeder ne fund te fundit

aman se nuk çalon parlamenti nga Rudina po he  smiley

 

Besoj e ke marre vesh qe PS e ka bojkotuar parlamentin, apo jo?

Epo te krahasosh Rudinen me Genc Rulin kjo ska b... ku te rrije. Ruli pervecse politikan kalibri, ka zotesi dhe inteligjence qe duhen minimalisht nja 30 trru Rudinash ti mbledhesh bashke dhe jalla ta arrijne.

Skuthlleku eshte pjese e inteligjences.

smiley

Kaq keq eshte puna sa kjo i pergjigjjet pyetjeve te tilla ?

Ca jane kto  ? pytjet e supplementit te panorames ??

Se kuptoj pse duhet ti rikthehemi emisionit, Rudines etj etj, gjona te kalume, gjona qe skane vlere te mbahen mend. Puna eshte a ka nai llaf per sot e tutje, Rudina per ne, dhe ne per ate meqe e kemi deputete.

Sa per faktin qe punon ne SHBA qofte dhe formalisht, nuk do te thote se eshte me pak e shkeputur nga realiteti sesa plot deputet te tjere shqiptare qe shtepine e kane ngjit me parlamentin. Fakti qe u josh per nje karriere politike ne shqiperi, per mua tregon se nuk eshte dhe aq e shkeputur nga realiteteti smiley

Ajo nuk shton nai vlere te madhe sot per sot, se e para ska akses qe ta beje, e pastaj vijojne plot arsye te tjera. Por uff aman, se mos ato qe do ishin ne vend te saj do shtonin nai vlere.

Ka rrojt shqipria me Pandushken dhe Ilirken nga 28 vjec kryeministra pa shkolle, me Tan hoxhen 27 vjec minister, me Bashkim Finon direkt kryeminister nga Gjirokastra, me Nard Ndoken minister shendetesie, e spo rronte me Rudinen ministre financash. E shumta do e kish bo i cike çorap, por kjo do ishte situate e njofshme per ne. Do ta kishim algorithmin gati per ta zgjidh smiley

Nji llaf vetem per intervisten : kur ste pelqen Big Brother mi Rudine, pse shkon e futesh ne te, se kjo interviste vallai vec per Big Brother mund te ishte

 

 

 Juve njerëz, jeni artista kur bëheni të ligj. Artista ligësie. 

Formati i intervistës është simplicistik, nuk është akademik. Nano që e ka konceptuar ka pasur arsyet e veta që e ka formuluar në këtë mënyrë. 

Mësoni edhe njerëz të tjerë që e kanë "ngrënë turpin me bukë" duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve "të tmerrshme dhe shumë të ulta". Worst thing since unsliced bread. 

Disa prej "jazëkëve" të tjerë, përveç Rudinës, janë: Gilman Bakalli, Ardian Klosi, Behar Gjoka, Shkëlqim Cani, Natasha Lako, Milva Ikonomi, Gjergj Bojaxhi. 

Unë them rrasuani me pështymë (hak, ptu), mbase lahen prej mëkatit të tmerrshëm të të përgjigjurit në pyetjet e kësaj intervjuje. 

i gjeni këtu: http://www.respublica.al/questionnaire

 

Oranje, te shoh te nxehur smiley, prandaj po te ve per qetesim pergjigjet qe gjenden aktualisht tek respublica.al per pyetjen nr. 2. Pergjigjet po i shkurtoj, me perjashtim te asaj te Klosit, i cili duket sikur po i kunderpergjigjet Seserit:

2. Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?

Rudina Seseri: E varfër – Është shkruar vonë, është ushtruar pak dhe ka bërë shumë huazime.

Gilman Bakalli: Nuk ka gjuhë të pasur apo të varfër; ka përdorues të zotë e të pazotë të gjuhës.

Ardian Klosi: Gjuha shqipe është shumë e pasur, për dy arsye: Së pari, bërthamës së moçme të fjalëve e strukturave shprehëse, ajo i ka mbishtresëzuar në shekuj huazime sidomos nga latinishtja, greqishtja, gjuhët sllave, turqishtja (me arabishten e persishten). Një pjesë e madhe e këtyre huazimeve janë asimiluar „shqiptarçe“ dhe sot ndihen si pjesë e gjuhës. Arsyeja e dytë është që shqipja është kultivuar, veçanërisht në shekullin 20, në dy variantet e saj letrare, gegënisht dhe toskërisht. Po të shfletosh botimet e 6 dhjetëvjeçarëve të parë 1900-1960, mahnitesh nga gjithë ajo pasuri; merrni vetëm „Iliadën“ në përkthimin e Gjon Shllakut, botim i vitit 1964, në çdo faqe gjeni fjalë të panjohura. Në këtë pikëpamje mund të jetë më e pasur nga gjuhë të tjera indoeuropiane. Mirëpo në anë tjetër, shqipja është më pak e kultivuar nga gjuhë të tjera të kontinentit në arsenalin e termave p.sh. nga dijet humane si filozofia, psikologjia, sociologjia etj.

Behar Gjoka: Gjuha shqipe duket e varfër, por në fakt nuk është ashtu ...

Shkelqim Cani: Duhet të jetë si të tjerat, më pëlqen të pranoj se është më e pasur. Bëhet e varfër nga keqpërdorimi dhe mosnjohja që kemi për të.

Natasha Lako: Gjej shenja të përbashkëta të shqipes me dialektin Pali, me të cilën pasardhësit e Budës kanë lënë skripturat e tij. Jam e bindur se shqipja deri me sot nuk është një gjuhë e industrializuar. Kam shkruar për këtë një ese.*

Milva Ikonomi: Mendoj se gjuha shqipe nuk është as më e pasur as më varfër se të tjerat. Unë besoj se gjuha është brenda nesh, është përpjekja individuale për të zgjedhur fjalët që kemi brenda kokës sonë dhe për t’ua komunikuar ato të tjerëve. ...

Gjergj Bojaxhi: Kjo varet nga lloji i njeriut që e përdor.

Zija Cela: Shqipja si të tjerat është, veçse në familjen indoeuropiane pa motër e vëlla. ...

*Pergjigjja e Lakos me duket pak si ne dialektin Pali.

 edhe të isha i nxehur tani u ftova, Trop. Pas dy golave të Barçës, dy birrave dhe një buzëqeshjeje.

 

dy pergjigjet me "pali" jane ato te Rudit dhe te Tashes.

Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?

Rudina Seseri: E varfër – Është shkruar vonë, është ushtruar pak dhe ka bërë shumë huazime.

Tani kur pyeten ekonomistet per probleme gjuhesore,brockulla te tilla do te degjosh.Shqipja ka nje fjalor me nje 120mije fjale ne mos gabohem dhe nuk mund te quhet kurrsesi e varfer.

Tani kur vete personat per tu dukur me lart se te tjeret,perdorin fjale te huaja vend e pa vend atehere per kete nuk ka faj gjuha por personat ne fjale.

Gilman Bakalli, Ardian Klosi, Behar Gjoka, Shkëlqim Cani, Natasha Lako, Milva Ikonomi, Gjergj Bojaxhi.

smiley

E cer punojne kta aktualisht ?  Se na dhite krejt sidomos me ket Bakallin smiley

Ore une thashe se kjo Rudina donte me u bo alla sekretare thesari mer yahoo, pranej e ngrita traun e pritshmerise per intervistat. Por po te jete kshu mall per popull dhe per tu komercializu, atehere merr 10* ke intervista smiley

P.S. Kush e njef ket Gilmanin ti thote te veshi nai pale breçka te tjera kur del bon vrap nga liqeni se na e shpifi fare me ato boxerat e shkrutra dhe te ngushta si topmodele, na boni me na dale seksi mashkull prej qejfi smiley

Kush e njef ket Gilmanin ti thote te veshi nai pale breçka te tjera kur del bon vrap nga liqeni se na e shpifi fare me ato boxerat e shkrutra dhe te ngushta si topmodele, na boni me na dale seksi mashkull prej qejfi 

S´ka gjo Ruzhe, ronci ka, qi brekt t´jen vesh simas rregllit t´percaktum te Eposi i Gilgameshit: "e verdha para, e kaftja mrapa", sepse sic osht von shum n´dukje kto koht e funit, ronci ka permajtja e jo forma smiley

masanej ndrrohen e kafja para e verdha mrapa hahahah

12. Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, apo do të qëndronit asnjanës?
”Do të kisha qenë më pranë partizaneve; por fill mbas luftës mendoj që do të isha diskriminuar për pikëpamje perëndimore, të cilat prezupozojnë një ekonomi të lire me një sistem të fortë social”.

Kjo qeka balliste e nuk e dika.

25. Ç’është Atdheu?
”Jam e ndarë në këtë pyetje. Një pjesë e imja beson se atdheu është vendi nga i cili ke prejardhjen dhe formimin kulturor. Një pjesë tjetër më thotë se atdheu është vendi që të adopton pa dallim si të tijën dhe të jep të gjithë mundësitë për të ecur në jetë”.

Nqs ka ndonje jurist ketu si i bohet me i heq mandatin ksaj se mu keto 'ndarjet' e ketyne qe nuk e kane nda mendjen, me bezdisin me shume se sa shume maskaralliqe te tjera ne Parlament. Se nqs atyre kam shpresen qe drejtesia nje dite do u jape drejtim se kurre nuk do behen te ligjshem, keta dita dites po behen edhe me te 'ligjshem' fale 'modernizmit'.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).