Vlorë, shpërthim në një makinë, vdes gjyqtari
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Vlorës, kur një makinë shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e një personi. 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ndërsa mësohet se viktimë ka mbetur gjyqtari Skerdilajd Konomi 35-vjec, i cili po drejtonte makinën në momentin e ngjarjes.

Sipas hetimeve të para dyshohet se shpërthimi të jetë shkaktuar nga një sasi tritoli. Te dhenat e fundit nga ky qytet bejne te ditur se qendra e Vlores eshte e bllokuar ndersa ambulanca dhe zjarrfikese ndodhen ne vendin e ngjarjes. 

Topi: Atentat ndaj sistemit të drejtësisë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dënoi ashpër aktin kriminal që ndodhi sot në Vlorë kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Në një reagim publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit e 
konsideron këtë sulm mafioz që i mori jetën e gjyqtarit, si një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. 

"Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit", thuhet në reagimin e Presidentit, i cili i kërkoi autoriteteve përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve. 

Grabitja që tronditi qytetin

Pak javë më parë një tjetër ngjarje tronditi qytetin bregdetar në kulmin e sezonit turistik. Tre persona me maska pasi hynë në ambientet e një banke, terrorizuan punonjësit dhe klientët dhe grabitën para. 

Ata kane terrorizuar cdo klient dhe punonjes te kesaj banke, duke qelluar brenda ambienteve disa here me arme. Nje grua emigrante, viktime e grabitjes rrefeu se ishte terrorizuar se bashku me femijet kur i kishin vete tyten e armes ne koke dhe i moren 10 milon leke te cilat do t'i depozitonte ne kete banke.

Per fat te mire, nga te shtenat brenda ne banke dhe jashte saj nuk ka patur te plagosur. 
 

138 Komente

Shih kur te thone larje hesapesh.... po lajmi i bankes ca lidhje ka ketu ?

Lidhja besoj ka te bej me fenomenin. Pra krimi sulmon ne Vlore me imunitet, grabitje bankash me dhune e me pas vrasje tipike mafioze gjyqtaresh? kush e ka rradhen?

#-o

 Jane sofistikuar mjetet e vrasjes dhe organizimi i tyre ne Vlore! Ky eshte krim i organizuar! Dy arsye mund te jene ne kete krim, vrasje per shkak te ushtrimit te detyres, ose vrasje per shkak te korruptimit te paleve!

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dënoi ashpër aktin kriminal...

 

Zoti President i Republikes,
Ne baze te ç'kriteri jeta e Skerdilajd Konomit ka më vlerë se ajo e Ziver Veizit ?

faleminderit.

Stalker, rasti Konomi ka shume me teper rendesi institucionale ne baze te asaj qe ai ka nje detyre shteterore qe vendos drejtesine edhe per ty dhe mua si dhe per te ndjerin Veizi (gjithmone ne rast se eshte vrare per shkak te detyres).

 

Sigurisht qe kjo nuk hedh poshte pergjegjesine dhe peshen e krimit qeveritar ne rastin e dyte smiley

Pastaj persa i perket rendesise njerezore, vdekja eshte vdekje dhe si e till e rende per te gjithe...

A ha, ok, prandaj nuk paska folur me te njejten gjuhe presidenti i Republikes pas 21 janarit !

 

I trashe une po hë, ç'merresh dhe ti me mua...

Stalker, po kuptohet qe ne kete rastin tani nuk po del ndonje qe ta quaje "horr bulevardi" pse denoi krimin ndaj gjykatesit. Gjithsesi 21 Janari nuk duhet futur kudo e per cdo gje se per ndryshe bajatoset si puna e Gerdecit e te tjerave, apo si parrulla "Fajin e ka Salushi" (mendimi im ky)...

A ha, kur te quajne "horr bulevardi", nuk te duket më vetja president i Republikes ?!

 

ps: Nuk po bej asnje amalgame. Nuk po e "fus ngado" 21 janarin. 
Po ve ne dukje dyfytyresine e establishmentit aktual shqiptar.
 

 

Respekt njeriut e figures qe perfaqeson! Ngushellime familjes dhe Drejtesi sa me pare!

Ngushullime familjes. S'ka fjale tjeter.

 

Eshte interesante se si perhapet dizinformacioni ne Shqiperi. E vura re dhe tek komentet e artikullit tek Shekulli ku akuzohej Bollano apo greket ner pegjithesi. Urrejtja dhe pakenaqesia qe mund te shkaktoje nje vrasje e tille mafioze ka nevoje me sa duket per tu drejtuar jashte shqiptareve perndryshe mund te shkaktoje probleme per ata qe zhdrejtojne kete vend.

Nga e di ti qe Bollano s'ka gisht ne kete mes?

Une nuk e di dhe nuk e besoj se dikush qe shkruan ketu ne PPU apo tek Shekulli mund ta dije. Prandaj eshte interesante se sa shpejt perhapet keqinformimi, i cili ne kete rast mua me duket i qellimshem. Si tek Shekulli ashtu dhe tek PPU komentet e para ishin per Bollanon.Interesante tjeter eshte se komentet nuk jane me te gjata se nje fjali. Thjesht per te ndjellur dyshime per asgje tjeter.

jane keta kopetentet e gugllimit dhe te analizes, bejne google me emrin e te ndjerit dhe ju del qe ka qene gjyqtar ne gjyqin e bollanos. sic e kane zakon ti analizojne gjerat me trute prej harabeli, dalin direkt ne konkluzionin "e ka vrare bollano"

Shihe pashe zoten,c'fare ekzekutimi ne stilin e Mossadit .Kohen e fundit,lajmet nuk lexohen smiley

Ngushellime per familjen ne rradhe te pare, por edhe per ne. Eshte sfiduar shteti nga ky ekzekutim mafioz qe kerkon te terrorizoje jo vetem gjyqesorin por edhe mbare popullaten.

Nuk besoj se ka vend per debate ketu. E rendesishme eshte qe te gjitha institucionet te bashkepunojne dhe te kapen sa me shpejt ekzekutuesit dhe porositesit e ketij krimi.

Une them se duhet pritur rradha qe te kapen e denohen se pari ekzekutuesit e krimeve te tilla si ato te Gerdecit, te Fatmir Xhindit, te Remzi Veselit, te Veizit, Myrtajt, Dedes, Nikajt... 

 

Eshte sfiduar shteti ...
Nuk besoj se ka vend per debate ketu.

 

Po per keta te lartpermendurit, nuk ishin te shtetit ?? smiley
Dhe kishte vend per debate, per ta  ?  smiley

Eeeeee, loder per koke thuaj !! he he nene nene

Une nuk e di kush je po burrni nuk ke. E para se si shumica ketu flisni duke u fsheh, e dyta se burri kur e thote nje fjale e mban. Ke deklaru nje here qe po mos te te dilte parashikimi nuk do shkruaje me ketu. Po ja qe vazhdon megjithese nuk "gjete" gje.

Sa per budallalliqet qe thua te ftoj vetem t'i mos besh vete edhe pyetjet edhe pergjigjet se do thuash dy here gomarlliqe.

Sa per ju te tjeret qe "e dini" se pse u vra i ndjeri, ju ftoj te kuptoni te pakten qe menyra e ekzekutimit behet per terrorizim dhe jo thjesht per te vrare. Mire per ate te shkretin qe nuk ju vjen fare keq, por si nuk mendoni se mund te kishit qelluar vete ne krah te makines ne ate moment.

Meqe e ke evokuar disa here kete punen e anonimatit :

Ky eshte forum mik, ok ? C'te duhet ty kush jam une ?? As une nuk dua te di kush je ti ! Une biles e quaj per provokim qe ti vendos (nese eshte e vertete) emrin tend !
Pse kembengul vazhdimisht te njohesh identitetin e anetareve te forumit ?? C'te duhet ty kush jam une, kush eshte ai, ajo, ata, ato ?? Ej, thirri mendjes, ketu jemi per te biseduar, kur, ku dhe sa here na e do qejfi ! Si ne gjithe forumet e botes !!! Une biles do te te propozoja qe te hiqje emrin tend (nese eshte ai qe ke vendosur), qofte dhe per faktin e thjeshte se ti je i vetmi qe procedon ne kete menyre ! E kupton ti se si reagon ?? (dhe kjo nuk eshte e para here). Qenka burrni te tregosh identitetin, ne nje forum virtual, enkas i krijuar si i tille ?? E lexon veten, kur shkruan xhevahire te tilla ??? Biles, ti besoj se kaq e ke vene ré që, edhe autore shkimesh me emer e mbiemer ne shtypin shqiptar, kur vijne e shkruajne ketu, tek pjesa e komenteve, shkruajne me pseudonim ! Dhe kane te drejte : respektojne vendin (siç eshte vendi dhe kuvendi, apo jo ?) Hiq ore dore nga keto fiksimet me identitetin, se le nam !

 

Ke deklaru nje here qe po mos te te dilte parashikimi nuk do shkruaje me ketu.

smiley)

Ore, mua më 'ruan' ti ?? Je ne metro ??? Une dhe vete nuk e mbaj mend per ç'mund ta kem thene nje gje te tille (ndofta kur u dorehoq Mubaraku, por me sa di une, ai vertet e beri nje gje te tille)

Ti ku e ke hallin, qe une vij e shkruaj "prap" ketu ?? Une jo vetem do rivij, por as pseudonimin nuk do ta nderroj deri ne fund te jetes sime smiley)

 

ps: tani per permbajtjen (se deri sa me lart, ishte per formen) : hey, behu dhe ti nje here me vegjeline, se nuk te gje gjo !
"Nuk te bi nuri" - thone tironcit

Tjetri do emer dhe adrese. Gjithashtu do dhe marken e makines dhe targen qe ta dije ku te ta veje tritolin dhe ty qe guxon ti drejtohesh lartmadhnise te te tij.

lol, ti thua eshte sfiduar shteti; ndersa une them se shtet nuk ka. Te shohim se kush ka te drejte! 

Si mund te mendosh se une e ul veten aq shume sa te veje mendimin tim ne gare me tendin? Prit ore se nuk luajme fare ne te njejten kategori, kshu qe mos m'u adreso se nuk denjoj te merrem me ty.

Shteti ekziston, eshte vete krimi. Pra, krimi sfidon krimin..

Nese ka qene i korruptuar ka marre hakun.....

 

Kjo qe thua, eshte shume e ulet. smiley

Cfaredo qe te kete bere, nuk meriton vdekjen.

 Duke parashtruar qe ne po bejme thjesht hipoteza dhe qe jeta e njeriut eshte e pacmuar, nuk e di se pse por jam dakort me Danielin. E kam menduar shpeshhere: a kane krupuj morale keta gjygjtare -  dhe perseris keta gjygjtare dhe jo i ndjeri te cilin nuk  e  njoh dhe s'mund te bej aluzione te tilla - kur lirojne nga burgu lloj  lloj kriminelesh me 1 milione leke te vjetra per cdo vit burg ?????? A ndjehen pergjegjes per sa e sa plage qe kane shkaktuar ne familje te tjera ????? A i vret ndergjegjia ???? 

e di qe eshte pyetje per 1 milione dollare.... 

Ka mundesi qe ekzekutimi te mos kete lidhje fare me funksionin e tij. Konomajt ruhen me polici nga njeri tjetri, jane ne "lufte" per çeshtje pronash ne Uje te Ftohte. Veshtire te gjejne se nga i erdhi.

Ruhen me polici nga njeri-tjetri per pronat ?? Shume mire bejne : si thame ne tek ajo tema tjeter : prona eshte kapitali me i çmuar !! S'ka me pronën !  Prona eshte jeta !

 

smiley

Per ty, o Saliu o prona private (kapitalizmi) e ka fajin per gjithcka te keqe qe ndodh. Ja te na rroje Komuna e Frances.

Jo mo ç'ne, mua thjesht me shkoi mendja (nese hipoteza e melartme eshte e vertete !) tek ai mallkimi i perhapur gjeresisht ne Shqiperi : "Të rafte prona !"   smiley

 

 

Ky mallkimi do jete i perhapur gjeresisht nga ana jote e Shqiperise, jo nga ana ime apo anet e tjera qe kam shkelur.

gjyqtar, mjafton per te reflektuar!

pse? 

pakenaqesi  e ndonje individi gjate ndonje gjyqi?!

implikime kriminale?

mospranim rryshfeti, nga ana e gjyqtarit!?

etj etj?

ne teori, duke qene se presidenti duhet te kete informacione me shume se ne mbase di dicka dhe ndaj eshte shprehur ashtu sic eshte shprehur.

----

u prehte ne paqe!

Larje hesapesh...

nuk e di ku e gjete kete larjen e hesapeve se ky djali ka qene gjyqtar dhe nga familje shume e mire.

ç'fare eshte nje familje 'shume e mire' ?

po nje familje 'shume e keqe', ç'fare eshte ? 

(se 'individ i mire' apo'individ i keq', hajt mo, po e pranojme. Po gjithe nje familje shume e mire?? shume e keqe ??  smiley)

familje e mire eshte familje qe rrit femije te tille te cilet nuk kane hesape per te lare.po,kur ne nje familje prinderit jane njerez te ndershem dhe te pergjegjshem,femijet nuk kane si dalin ndryshe.

e tille eshte familja e ketij gjyqtarit.

te thuash larje hesapesh pa piken e pergjegjesise eshte mizore dhe mungese respekti per te vrarin.

 

E kupton qe po thua budalleqe, se po vendos aksioma idiote. Ka sa te duash njerez qe kane pasur prinder te ndershem dhe jane perlyer, se ti nuk mund te percaktosh dot te ndershmen, se ne formimin e sjelljen e nje njeriu nuk ndikon vetem familja por plot faktore te tjere, se larja e hesapeve ka forma te ndryshme dhe jo lidhje domosdoshmerisht me familjen. Dhe se fundmi ketu jemi per te komentuar dhe per te hedh hipoteza bazuar mbi njohurite tona per vrasje te tilla, dhe derisa nuk ke prova te hedhesh poshte hipotezen, me mire mos reago se sa te thuash se ka pas familje te mire, a thua se po flitet per te bere krushqi.

"Familje e mire"... Lol. Amani mer amani se dhe plakat nuk shprehem me keshtu.

Une kam shume shprese qe Bamiri kesaj here do ja mbledhe rrypat shtetit se duket ashiqare qe i ka ardhur ne maje te hundes. Pervec kesaj sot lexova ne Wall Street Journal qe pritet rritja e cmimit te farave te lulediellit ne tregjet boterore. Kjo i ve kapak. He will go on a tear. Just watch.

pa hyre ne gjynofe, nese eshte vrare se ka abuzuar me detyren per te cilen paguhet tregon se ne mungese te shtetit popullit i duhet te mesohet me praktika te reja. Une shyqyr zotit kom punu me dinamitin dhe ja di marifetet. Kush te doje i nap leksione falas.

Sheme je gabim. nqs dikush e ka hak, ktheja borxhin, por askush sta ka borxh te terrorrizosh nje qytet te tere. mblidh mendjen e krese he te keqen...

Vazhdo shkruaj keshtu gjerash ti, se po te ndodhi gje eshte e lehte fare te te gjesh.

Kjo vdekje nuk eshte thjesht nje vrasje. KY ESHTE TERRORRIZEM..

Kushdo qe e ka bere ka dashur te percjell nje mesazh terrori per te gjith gjyqtaret e tjere dhe per mbare popullaten qe ka njerez apo grupime te caktuara ne Shqiperi me te cilet nuk merresh dot as ti as une as ligji as shteti se te hedhin ne ere. Ja kjo eshte arsyeja e shperthimit te bombes, mbjellje e frikes dhe terrorrit.

SFIDE PER ATO PAK INSTITUCIONE DHE ATE FARE PAK SHTET SHQIPTAR TE SE DREJTES QE MUND TE KETE NGELUR. SFIDE PER MBARE POPULLIN SHQIPTAR NGA FRIKA, TERRORI, KORUPSIONI E MAFIA QE SOT GODASIN DHE HEDHIN NE ERE ME IMUNITET DHE ARROGANCE NE QENDRAT E QYTETEVE TONA. TENTATIVE PER TE KTHYER SHQIPERINE NE NJE SICILI TE VITEVE 80-TE. I DUHET THENE NJE JO E FUQISHME KUJDO QE GUXON TE KTHEJE QENDRAT E QYTETEVE TONA NE SKENA TE TILLA FRIKE DHE TERRORI, NGA SHTETI, INSTITUCIONET DHE MBARE POPULLATA.

KY ESHTE TERRORRIZEM

e ca pastaj, perkundrazi eshte metoda e vetme qe nje me pak i fuqishem mund te perballet me nje te fuqishem. Deri tani njerezimi nuk ka gjetur forma me te zhdervjellta per keto lloj situatash!

Keshtu thane dhe ato te Brigada Rossa, 17 Nentori, Al-Qaida, etj. etj.

po pra, jane organizata te respektueme keto, apo jo?

Per ty e ca te tjere, po.

Me pelqen kur je me humor. smiley

ne lidhje me efektet e ngjarjes ...

- a do te tremben gjyqtaret ryshfetmarrres ne te ardhmen?

- a do te behen gjyqtaret me te bute me kriminelet nga frika?

- a do te forcohet mbrojtja/siguria e gjyqtareve ne te ardhmen?

-------------

R.I.P. smiley

po te mendonin gjyqtaret me mendjen tende ,po smiley

 

 Per shume shume arsye zbardhjes se kesaj vrasjeje duhet ti shkojne gjer ne fund..

Nga ana tjeter akoma pritet ndonje rreze drite per vrasjen e deputetit Xhindi..

Me kete k/prokurore qe kemi... nuk duket ndonje rreze ne fund te tunelit.

Ja le te ruajme adetin shqipatr ne kohe vakie.

Ngushellime familjes , miqve e te dashurve.

I nderuar Stalker !

Shqiperia eshte futur ne rrugen e Krimit nga sqeperit e Berishes dhe nuk ka citat Gardistesh te Blujte nga Presidenca qe e sjell ne Hislla . As of afe e lot krokodilesh patriotesh me klube , ta lajne kete Krim qe cfaqet kudo. Ketu ka kohe qe kane rene kembanat dhe jane shndruar ne Sirena alarmi...Presidenti ben Apele ????????

U vrane kater vete ne mes te dites , paqesor , nga dora kriminale e pushterve me pushtet dhe Presidenti nuk e gjeti te udhes si Institucion te DENONTE Kriminin dhe Kriminelin berisha qe urdheroi Vrasjen . Ligjoret smiley kane 1 vit  qe e zvarrisin dhe lotet e  e Veizeve dhe te Nikave e te tjereve jane uje nuk jne Lot per presidentin. Nuk jane pjese e Shtetit ! Dhe ben Apele ...... 

Ja tredhin gjyqsorin para syve , nuk e lene nje hap as te hetoj as te gjykoje krimin e Gerdecit duke e zbythur mbrapa ne kullen e fildishte te presidences per te bere hartime  e mbushur letra formati nga te fencur qe ka afer  dhe ..... na ben Apele  

E qujten PUCIST dhe bashkepunetor me "Laviren e bulevardeve" dhe bonte sikur nuk ndigjonte se ose eshte i paafte ose e ka frike Berishen si gjithkush ne kete vend te KORRUPTUAR deri ne rrenje . Dhe si gjithnje gjen vendin per Apele.

I vodhen zgjedhjet sy per sy , i vune epitetin Tradhetar i kauzes demokratikase smiley te Berishes , lejoi shkallezime deri ne konfrontim  dhe pasi nderhyne Nderkombetaret e ngrine situaten gjeti te Udhes te dergoje......  Apele .

Dhe tani kur nuk eshte ne MIDIS ku nuk ka asnje RROL vetem tabloid del e do te zere vendin e PARE sikur varet nga ai ... e gjyqesori i tij per te ndeshkuar KRIMIN smiley

Nga ai varet te beje Veten APELE . Berisha ate e ka si tespije !

Zot ruaj shqiptaret!

 Ngjarja eshte shume e rende per cilindo vend normal ne bote.Vritet nej djale i ri, nje prind i dy femijeve te cilet mbeten jetime e qafe prere, per gjer kur te njohin vehten. Ngushullime asaj meme dhe atij prinidit te Skerdilajdit!

   Te ky vend  dhe mentaliteti i "te zakonshmeve" si krime, qe u rrenjos ne keto vite, them se do te kete nje fekt disi, mbi ate shkalle korrupsioni, qe ka pllakosur  sistemin e drejtesise. Nje  bisnezmen hungares me pati thene dikur: "Drejtesia do te jete krejt ndryshe tek neve sapo te nisin te vriten gjyqtaret dhe avokatet.."

  Por kam une  bindjen, se ky rast nuk eshte as per efekte terrori e as per shkak te detyres.E mendoj si krim pasionant.Ai qe e ka kryer, ka pat ne shpirt nje urrejtje te madhe, e cila i eshte venitur, .... sapo ka plotesuar Nr. e telefonit, ose sapo ka shkelur butonin e telekomandes.Me doren e vet apo  duke paguar...

   Ne se vertete eshte si them une, shume shpjet do te kemi autore..pa qene nevoja per te harxhuar policia 100.000 eurot ...tona.Policia te  investoje profesionalizem ne parandalimin e krimeve dhe ne shkallen e larte te zbulimit te tyre.Mirep kesaj strukture policie, te kriminalizuar(sikurse rezulton prej kabllove ) nuk i bejne efekte  sheruese edhe miliona e miliona euro.Ajo ka nevoje per "kirurgji te rende" sepse armet e shtetit,  koka e shtetit vete, me urdherzbatim  nga krere  te ketyre strukturave, kane kryer jo me krime por  terror te tmerrshem  mbi turmat e popullit, diten per diell e ne mes te Bulevardit.U dridherua nje popull i gjithi.Krahesohen rastet? Kurre!

Para asaj ngjarjeje, kjo eshte e dhimshme, por shume me  e vogel.

Ku e kupton Topi kete..! Edhe pse don ta kanalizoje, si vrasje per shkak te detyres, akoma pa nje version bindes. 

  

  

"Por kam une  bindjen, se ky rast nuk eshte as per efekte terrori e as per shkak te detyres.E mendoj si krim pasionant. Ai qe e ka kryer, ka pat ne shpirt nje urrejtje te madhe..."

 

Plotesisht dakord. Jam nga Vl, e njoh personalisht Skerdin, çun king, por djale i keq.

Grava.

Ke shume te drejte ne ato qe thua, por po te jete ashtu sic e paramendon ti. Kam frike se eshte sic kam thene une me siper. Kjo nuk eshte nje vrasje dosido apo krim pasionant etj etj, kjo eshte vrasje e planifikuar per te krzer sensacion, per te perhapur terror. Kete duhet ta kuptosh grava.

Nqs do ishte nje krim pasionant etj qe sot do te kishte piste hetimi dhe do ishin hedhur dzshimet, biles do kishte permendje emrash nemos te arrestuar nga policia. Por ska sepse nuk eshte ashtu, por eshte sic kam thene une me siper.

Ngushèllime..!!sa kot kèto muhabetet me kush si e pse??Ajo qè mè bèri shumè pèrshtypje duke parè pamjet pothuajse live tè kètij krimi ishte....(pastaj ndoqa edhe kronikèn nè Top chanel dhe mendova se nuk pakam qenè i vetmi)...ku shteti o njerèz?ku ambulanca o njerèz??? atje qenka fare botè e tretè...ishin skandal pamjet...njerèz me kova qè fikin zjarrin e kèrkojnè tè shpètojnè viktimèn,i ndjeri qè niset pèr nè spital me forgonin e policisè....ku e di unè..si jetohet aty?

HALIMI: MUND TË KETË EDHE EKSPERTË TË HUAJ PËR NGJARJEN
Ora 18:00- Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi zhvilloi sot pasdite një vizitë ngushëllimi në familjen e gjyqtarit të vrarë sot në atentat Skerdilajd Konomit. Halimi premtoi se kjo cështje do hetohet nga ekspertët më të mirë, ndërsa hodhi edhe mundësinë e pjesëmarrjes në hetime të ekspertëve ndërkombëtarë.
“Kjo ngjarje e rëndë është një provë për drejtësinë. Ju premtojnë se kjo ngjarje do hetohet intensivisht nga ekspertët më të mirë vendas, por mund të ketë edhe ekspertë të huaj”, tha Halimi.
Ministri tha më tej se krimi nuk ka qënë perfekt pasi në vendin e ngjarjes ka prova. Ky i fundit më herët ka zhvilluar një takim me krerët e rendit në Vlorë.

Ky Halimi duhet te dije ndonje gje, se nuk para ja keput kot, apo jo? smiley

Ndoshta mund te jete edhe ndonje kritike ndaj autoreve, si tip terheqje veshi, qe kane lene gjurme. smiley

Ky Halim sdi as shkrim e as kendim! Apo mos eshte ai kryetari i komisionit parlamentar te emeruar nga frymori per hetimin e pucit presidento-prokurore-opozite?

smiley  Ai eshte   sheme

Cfare tmerri. Kjo pergjigje nga ana e personelit te ndihmes se pare eshte e rezervuar per macet e ngelura maj pemes ne pjesen normale te botes.

Signor Tenente :

Forse possiamo cambiarla ma è l'unica che c'è
Questa vita di stracci e sorrisi e di mezze parole
Forse cent'anni o duecento è un attimo che va
Fosse di un attimo appena
Sarebbe con me tutti vestiti di vento ad inseguirci nel sole
Tutti aggrappati ad un filo e non sappiamo dove
Minchia signor tenente che siamo usciti dalla centrale
Ed in costante contatto radio
Abbiamo preso la provinciale
Ed al chilometro 41 presso la casa cantoniera
Nascosto bene la nostra auto c'asse vedesse che non c'era
E abbiam montato l'autovelox e fatto multe senza pietà
A chi passava sopra i 50 fossero pure i 50 di età
E preso uno senza patente
Minchia signor tenente faceva un caldo che se bruciava
La provinciale sembrava un forno
C'era l'asfalto che tremolava e che sbiadivo tutto lo sfondo
Ed è così tutti sudati che abbiam saputo di quel fattaccio
Di quei ragazzi morti ammazzati
Gettati in aria come uno straccio caduti a terra come persone
Che han fatto a pezzi con l'esplosivo
Che se non serve per cose buone
Può diventar così cattivo che dopo quasi non resta niente
Minchia signor tenente e siamo qui con queste divise
Che tante volte ci vanno strette
Specie da quando sono derise da un umorismo di barzellette
E siamo stanchi di sopportare quel che succede in questo paese
Dove ci tocca farci ammazzare per poco più di un milione al mese
E c'è una cosa qui nella gola, una che proprio non ci va giù
E farla scendere è una parola, se chi ci ammazza prende di più
Di quel che prende la brava gente
Minchia signor tenente lo so che parlo col comandante
Ma quanto tempo dovrà passare per star seduto su una volante
La voce in radio ci fa tremare, che di coraggio ne abbiamo tanto
Ma qui diventa sempre più dura quanto ci tocca fare i conti
Con il coraggio della paura, e questo è quel che succede adesso
Che poi se c'è una chiamata urgente se prende su e ci si va lo stesso
E scusi tanto se non è niente
Minchia signor tenente per cui se pensa che c'ho vent'anni
Credo che proprio non mi dà torto
Se riesce a mettersi nei miei panni magari non mi farà rapporto
E glielo dico sinceramente
Minchia signor tenente http://www.youtube.com/watch?v=Qa4IgieVkhE   

ndoshta komenti me i mire smiley komplimente

kete kenge qe e thote gjithshka, e kam kenduar kur kam qene student dhe lashe shqiperine ketu e 15 vite te shkuara. dy reshtat qe i kendoja me ironi:

che di coraggio ne abbiamo tanto
Ma qui diventa sempre più dura quanto ci tocca fare i conti

dhe sot e them prape me ironi per cdo shqiptar: Minchia signor tenente! duke e ditur qe tenenteja nuk eshte tenente Gurabardhi, por ai i gjithaneshmi.

dhe tamam qe : E c'è una cosa qui nella gola, una che proprio non ci va giù

Ne shqiperi jeta ehste shume e lire, dhe vertet qe duhen hapur syte. me kujtoi kete film me mjeshtrat e explosivit ne makina

http://www.youtube.com/watch?v=x2zN53Vwnz0

sa per heroin (viktimen e radhes) definitely wrong place/country, wrong time. jemi bere me hije, kemi frike te futim celesin ne makine ...

 

Familja e gjyqtarit, konflikt pronash në Gjirin e Lalëzit

Familja e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, është në një proces gjyqësor në Gjykatë të Lartë më Agjencinë e Kthimit të Pronave kundër dy vendimeve për disa dhjetëra hektarë tokë në Qarkun e Durrësit. Çështja është regjistruar në Gjykatë të Lartë më 27 korrik 2010 dhe synon ndryshimin e vendimeve: Nr. 384 të datës 4 janar 2008 të Zyrës së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Durrës si dhe vendimin 1070, datë 24 shtator 2008 të Agjencisë së Kthimit të Pronave në Tiranë, duke kërkuar njohjen dhe kompensimin në natyrë të një sipërfaqe 1575 900 metra katror si dhe ndryshimin e vendimeve nr. 380 datë 28.12.2007 të Zyrës së kthimit të Pronave në Durrës dhe vendimin nr.1069 datë 24.09.2008 të Agjencisë së Kthimit të Pronave në Tiranë për një sipërfaqe 1820 000 metra.

Nuk është e sigurt sa mund të jetë kjo një pistë hakmarrje, por burime afër familjes thonë se viktima ishte shumë i interesuar dhe ndiqte vetë këtë çështje dhe kjo mund të ketë frikësuar palën në konflikt.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë pistë për vrasjen.

Tani për tani nuk kemi ende të dhëna me cilën palë e kishte konkretisht konfliktin, pasi dosja e tokave në bregdetin e Durrësit, dhe sidomos në Gjirin e Lalëzit, është komplikuar shumë pas transaksioneve të fundit, në të cilat kanë hyrë njerëzit më të fuqishëm të politikës në vend.

Kujtojmë se disa biznesmenë të afërt me Sali Berishën kanë ndikuar për vendime të diskutueshme për kthim pronash në Gjirin e Lalëzit.

Dihet gjithashtu se Gjiri i Lalëzit po lakmohet si destinacion i ri turistik nga biznese të lidhura me familjen Berisha. Aty kanë vilat e tyre të pushimit fëmijët e kryeministrit Berisha, Ilir Meta dhe disa nga njerëzit e afërt të tyre.

L-M?

A ka dale ne shtyp ky lajm apo jo?????

PO te Gazeta Tema

Siç duken bathet, konfliktet jane shtuar aq shume, varferia dhe padrejtesite po ashtu, sa ka bere qe njerzit te humbin durimin dhe besimin tek drejtesia. Eehh, ç'kohe qe sollen lideret e dale nga PPSH dhe qe ndryshuan kostumin brenda nates. Kohe e poshter, si vete ata.   

  Perla, labi  jone, me qe e njifje viktimin, mund te me thuash, si  ka qene me ecjen pas  femrave ky djale ?Dhe çare  binte  me Lamen ose te vellane e tij Bebin ?

   Besoj duhet ta keshe ditur, qe Lamja denoncoi dhe futi ne burg vellane, Bebin...Edhe  pse ne shtepine e Konomeve ...u martua Hysni Kapo,(martesen e dyte).Eh!

grave, qenka vertet shume e thelle. Po vallaj un them ja vle me i bo nji tel policise se me ket info qe ke paske per t'i kref ato 100000 eurot.

 dajosh , jo! Nuk  lidhen, pasi qe une e kam vleresuar krim pasionant.Por si familje e madhe  dhe  shume e pasur, nuk di pse  mbeti dhe  shume problematike ne histori.Nuk di ne se  viktima eshte pinjoll direkt i atyre dy vellezerve, ku Bebi i  ndjere, ishte ku e ku  me Lamen.Ndaj e pyeta ate qe e njifte mire  te ndjerin Skerd. 

Mua sme duket krim pasionant ky Grava. Krimet pasionante ne Shqiperi zakonisht behen o me bresheri automatiku o me mjete te forta rrethanore.

Kjo isjte vrasje ala Mosad. Vrasje profesionale.

o grava ky bebi mos ka ndenjur ne rrugen e spitalit?

 Pooo!Pastaj ne burg

Personalisht e kam njohur ne fakultet, por kam sh vite jashte dhe nuk i di te gjitha. Duke qene se pronat tona kufizohen, kisha degjuar pak a shume per problemet e tyre brenda per brenda fisit... dhe per te tjera lidhur me djalin.

 

Fajtorët e vërtetë për vrasjen mafioze të gjyqtarit

Nuk bëhet fjalë për fajtorë si autorë të krimit, por që me heshtjen e tyre dhe rrahjen e shpatullave çuan deri në këtë përfundim përkëdhelinë ndaj pushtetit me pasoja të riparueshme. Duke e nisur nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Presidenti i republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Ky njeri ende nuk e di se nga dallon qytetari i thjeshtë që vritet në mes të rrugës për një fjalë goje, nga gjyqtari që ka imunitet, rreziqe, por ndonjëherë edhe e kërkon si me qiri. Gjithsesi mbetet fajtori kryesor për ngjarjen e sotme me heshtjen e turpshme që bëri me 21 janar kur u vranë 4 protestues paqësorë në Bulevard, poshtë kryeministrisë, nga dora e Gardës së shtetit publikisht dhe nuk reagoi. Kryeministri e bëri puçist dhe ai sërish heshti përballë frikës që kishte nga ish-kryetari i tij në PD para se të kalonte në presidencë. Kurse sot shfajësohet duke mbledhur Këshillin e Sigurisë, ku as kryeministri as kryeparlamentarja nuk ia fërshëllejnë. Sepse Topi e ka ngrënë me kohë lugën e çorbës, tashmë po e vjell. Nuk po flas më për Topallin dhe Berishën sepse personifikojnë shtetin, pushtetin, biznesin dhe familjen dhe nuk tolerojnë njeri që t’i prekë. Ata janë autorët e kësaj situate të nisur në prodhim prej vitit 2007. Po kaloj te Ina Rama, një tjetër puçiste që veçse ka heshtur në dosje të bujshme apo soft të prokurorisë. Sot iu vra një ish-koleg i saj para se të bëhej prokurore e përgjithshme. Dhe sërish ajo kujdeset më shumë për look-un (i shkonte shumë ngjyra e verdhë e fustanit). Nëse Ina Rama do të kishte reaguar më herët me ndëshkim të korrupsionit në bashkëpunim me gjykatat, nuk do të kishim këtë konglomerat të krijuar nga pushteti.

Tani edhe Ina Rama është zmbrapsur nga furtuna qeveri. Të tjerë fajtorë mbeten ambasadorët. E lejuan Shqipërinë të merrte rrugën e tatëpjetës vetëm për një mandat të kryebashkiakut të Tiranës (sepse u vinte keq për Berishën që mbeti pa njësi të madhe vendore) dhe ja ku jemi. Në një ngërç që duket se nuk do të zgjidhet kurrë. Heshtja e Trojkës, apo fërkimi i shpatullave Berishës dhe deklaratat në mbështetje të tij, sollën edhe vrasjen e gjyqtarit në mes të ditës, në mes të qytetit, nga dora e mafies. Për të mos kaluar tek Hysni Burgaj, të cilin e ka marrë peng nëndrejtori apo vartësi i tij Agron Kuliçaj dhe nuk ia del dot. Burgaj duhet të ruajë menderen e tij, se e të tjerëve po hidhet në erë. Kurse SHISH mjaftohet me marrjen e rrogave, sepse të tjerat Berisha ua preu me gërshërë prej kohësh, për ta degjeneruar deri në këtë farë feje si institucion. Dhe sigurisht “helmi për në fund”.

Precedenti Toma dhe Sashenka janë produkti më i mirë për të sjellë këtë diagnozë të frikshme. Përkulja para presionit të shtetit e solli gjendjen në këtë pikë. Ku kolegët e të ndjerit Skerdilajd Konomi, nëpërkëmben duke pranuar benefite apo parapër të marrë një vendim të padrejtë në Kolegj, viktimë e vendimeve të tyre do të jetë pikërisht një gjyqtar tjetër që nuk ka mbështetje. Dhe fati i keq për sjelljen e Tomës dhe Sashenkës i ra Konomit. Nga ana tjetër kushedi, tipa juristësh si “Avokati i Djallit”, Arben Ristani, do jenë duke fërkuar duart me ndonjë cep të Shqipërisë apo Tiranës.

alidems, ca eshte ky shkrimi?!!!! Je intoksuar me Mero Bazen e s'di te heqesh dore. Eshte Tema kjo me siper apo jo?

Je intoksikuar, te eshte bere si droge e thith cdo delir te Meros, mjafton ti ngjaje pluhur i bardhe.

 eshyte i vetmi opozitar hunter, masanej duhet me ja vu veshin, se ka qene prane atij, dhe di ca gjona me teper se ne.....lol

masanej ky burri me eshte aq sume bezdisur, sa nuk e tregoj dot, na osht bo si burri i nones me babe gjalle, na del si lugat edhe ne onder....kaq shume i bezdisshem qe osht bo....

Ore shume mire, te shkruaje car ti doje e bardha zemer. Jemi shtet ku ekziston liria e fjales e deri me sot s'eshte burgosur asnje gazetar, por cdo gje ka nje limit.

Kjo eshte qesharake. Meros i duket vetja Isac Newton, i cili nga renia e molles zbulon ligjin e gravitetit, ashtu edhe Meroja nga cdo ngjarje zbulon ligjin e pergjithshem "Fajin e ka Saliu".

pvetje smiley pse te eshte bere kaq i bezdisur ky burri?

nuk pashe ndonje gje qe nuk shkonte tek shkrimi i mesiperm. Te gjitha te llogjikeshme dhe fatkeqesisht te verteta.

berber, nxirri pak editorialet e Mero Bazes, pas asaj ngjarjes me Briselden nga Kavaja. smiley

I eshte fiksuar, qe Trebicken e vrane, kur u be ekspertiza nga eksperte te huaj dhe rezultoi, qe makina e modifikuar (hequr tavani) u pembys dhe e zuri poshte.

qe trebicka eshte vrare kjo nuk diskutohet. ceshtja shtrohet se kush e vrau (dmth se kush urdheroj qe te vriteshe). Qe vrasja e tij i duhej familjes per te kercenuar te tjeret qe ishin implikuar ne ceshtjen gerdeci (si pershembull shefi i shtabit te ushtrise), kjo nuk diskutohet, por ndoshta familja ka qene me fat se ndoshta vrasjen e tij e kerkonin edhe struktura te tjera, sepse ndoshta Kosta dinte edhe gjera te tjera qe nuk i kishte thene deri atehere. Prandaj, se kush e vrau kosten eshte shpejt akoma per ta ditur populli. 

 sapo degjova nje deklarate te  nenkryetarit  te K.Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiut

.."Eshte e patolerushme, kur dhunohen gjyqtaret..."

Dhune e quajteka ky ?!!

 Pse merresh me ate o grave.. ai eshte pupac dhe peshe pupel.. me vjen keq qe ja kam permend sahere emrin ne peshk..

Ne fakt, ky dhe ai qe ka mbi koke, ai as gjel as pula, kane fajin kryesor jo vetem per nivelin e sotem te drejtesise shqiptare por edhe per percepsionin qe populli ka cimentosur tashme per kete sistem. Arrihet gjer aty sa thuhet "he mo se te gjithe njesoj jane, te gjithe per dinamit"..

 Cfare mund te presesh nga  Kreshnik Spahiu ai akoma ka ngel adoleshent, habitem si mban ate post aq te rendesishem per nej vend me kaq shume probleme! Me shkolle eshte, por ja qe nuk qenka e thene qe te kesh vetem shkollen, duhet te jesh pak me burre me i pjekur me i perkushtuar, me trim! Brez i dhim ky Grave! smiley

habitem si mban ate post aq te rendesishem per nej vend me kaq shume probleme

O Artan, te thuash qe habitesh qe kreshniku mban ate vend te rendesishem, do te thote se te tjere "burra" ne poste te rendesishme te shtetit jane te pjekur dhe te perkushtuar. A ka mundesi te me thuash qofte edhe vetem nje te lutem?

tashti qe i pashe foton mu kujtu qe e kam pas ne 8vjecare...gjynaf, ngushellime familjes.

smiley  ngushellime dhe ty

thx..po car te thuash.

ca te thush  mo Noshka..dy jane opsionet ose bohesh pal me krimin kur je ne organet gjyqesore ose kontra dhe eleminohesh, pa dash me fol kot ose bohesh pal me te ne nje menyr te nderthorte e prap  eleminohesh  .. ka shume per te thene po po e le me kaq  uroj qe te pakten autoret te gjenden se me sa mora vesh kan vendos 100 000  Eu ne shkembim te infove po nejse big issue .. nuk po them mo

edhe une e njoh Skerdin.. si vlonjat.   ngushellime familjes.

p.s  cilado qe te jene arsyet e atentatit apo  ekzekutimit ...,  i vdekuri nuk pergojohet. nuk eshte mire.

Kjo eshte e keqja jone a, me mire, e keqja juaj duke qene se une e ca te tjere nuk jemi si ju! Qe ne atdhe edhe lavdia, edhe mizerja, edhe adhurimi edhe respekti, zakonisht disa minuta zgjasin.

Ja vdiq ky i gjori 33 vjeç, djale ne lule te moshes, djale nene.

Po ça ka qene? Gjykates!

Respekt per rolin, per moshen, per njeriun. Pak a shume kjo zgjat nje ore.

Epo hajde se dikujt do ja kete bere borxh se ne fund te fundit nuk te vret njeri kot, apo jo? Do jete, me shume mundesi, ndonje pune e piste ne te cilen, me siguri, i ka bere dem ndokujt. Me siguri muhabet korrupsioni apo lekesh. A thua se, edhe sikur te jete keshtu, kjo te jep te drejten te besh ate qe ka ndodhur sot. Ja i japim nja 2 ore edhe kesaj.

Po prit prit. Ky paska pasur toka e eshte ne gjyq per ca toka ku ka a do kete turizem e ku ka shtepine edhe Berisha e Meta. Meqe keta kane nje shtepi aty ku ky mund te kete token, s'eshte çudi ta kene vrare per kete! Ne fund te fundit ca ndryshimi beri, bulevard ishte ai ne Tirane bulevard ky ne Vlore. Ja kesaj i japim ca dite!

Pa u futur nen dhè çuni i gjore, per pak ore eshte masakruar nga opinioni publik, nga dyshime qe, sado qe jane a mund te jene genjeshtra, prapeseprape hedhin hije. Procesi behet e ribehet si buke me djath.

Por e verteta e dini kush eshte, deri tani?

E verteta eshte qe nje grup njerezish kane kryer nje akt terrorist kunder nje perfaqsuesi te shtetit shqiptar. E nje gjest i tille nuk behet aq shume per te eleminuar nje njeri sa per t'u nisur nje mesazh te tjereve!

E qe mos u prehte polic, prokuror a gjykates pa e gjetur kush jane e pa i denuar! 

+1

por fatkeqesisht llafazaneria dhe cinizmi  jane ne mode sot.

Thene shume bukur!

Nuk po shkoj shume larg, deri ne itali. Ne luften e saj dhejtra vjecare shteti dhe drejtesia italiane jane perballur dhembe per dhembe me mafjen dhe kriminelet ne pergjithesi. Sa me kujtohet shume prokurore dhe gjykates jane kercenuar dhe disa prej tyre vrare edhe me shperthime si ky qe ndodhi tek ne. Por ama ka nje ndryshim te madh midis tyre. Ata ne itali u vrane se luftonin mafjaen dhe krimin, ndersa ky i yni nuk di te kete patur apo te kishte ne dore ndonje proces te tille. Pra nuk eshte vrare nje perfaqesues i shtetit shqipetar, por nje qytetar, ashtu sic vriten me dhjetra cdo muaj. Per mua akt terorist eshte vrasja e 4 qytetareve nga vete shteti ne mes te bulevardit, pra per te terorizuar popullin qe te mos dale te protestoje per varferine e tij se e peson edhe me keq; zhduket nga kjo bote.

 E nje gjest i tille nuk behet aq shume per te eleminuar nje njeri sa per t'u nisur nje mesazh te tjereve!

Des i ke ra ne koke....................

Bllof apo mesazh i koduar?!

Nga Altin Ketro

.............Kështu që deklarata e Berishës se, ka ndaluar të birin për të hapur një çështje gjyqësore, më e pakta ishte një bllof, si pjesë e skemës së emisionit, për t’i hedhur hi syve publikut. Sepse, nuk do doja që të shkoja larg në mendime dhe të besoja se Berisha ka dashur të transmetonte nëpërmjet televizorit një “Mesazh të Koduar” për gjeneral Hoxhën dhe të tjerët, fjalëkalimin e të cilit, mundet që ta dinë të gjithë ata që kanë dijeni rreth përfshirjes së djalit të kryeministrit në ngjarjen e Gërdecit...............

Per te mos dale nga tema.

Gjykatesja e pare, qe u caktua te gjykoje Fatmir Mehdiun per Gerdecin u detyrua te emigroje (me vize turistike) ne USA nga kercenimet dhe terrorizimi qe ju be gjithe familjes se saj akoma pa marre ne dorezim dosjen nga prokuroria...

Ky eshte terrorizmi ne pushtet...

Nuk cuditem fare qe ndodhin keto gjera.

- Kur vritet deputeti dhe nuk can b... njeri..., Para zgjdhjeve policia "ishte shume afer" zbulimit te autorit...

- Kur kryeprokurorja quhet "lavire rrugesh" nga krye shtetari...

Kur...,  se nuk numerohen dot...

Shoqeria shqiptare eshte shoqeri primitive. Shqiperia eshte ne stadin e kalimit te majmunit ne njeri, homo albanicus. Qe shqiptaret te behen njerez duhet viiiiiiiiiiteeeeeeee. Richard Dawkins mund te shkoje ne Shqiperi te provoje teorine e Darvinit. 

...

smiley Tmerr!

ore se po na luni mendesh, po nuk ju ju kujtohet disa muaj me pare ne Vlore e njejta histori??????

Terror në Vlorë, shpërthen makina në mes të qytetit, një i vdekurPublikuar më 2011-04-28 09:26:49
 

 

Një ngjarje frikësuese ka ndodhur gjatë paradites së djeshme në mes të qytetit të Vlorës, kur një makinë është hedhur në erë. Mësohet se makina ka shpërthyer gjatë kohës që ka qenë në lëvizje.

Nga shpërthimi ka humbur jetën një person, Renato Abazi.

Shpërthimi ka ndodhur në një zonë të populluar dhe ka shkaktuar panik tek njerëzit, por edhe dëmtime, si thyerje të xhamave në disa prej objekteve aty pranë.

Hetimet tregojne se një sasi eksplozivi ishte vendosur në sediljen e shoferit, shtetasit Renato Abazi 35 vjec. Shperthimi ka demtuar rende trupin e tij ndersa tre personat e tjere qe ndodheshin me te ne mjet kane marre plage te renda.Të plagosurit jane Genci Sulejmani 25 vjec, Mevlan Bani 34 vjec dhe nje 10-vjecar qe fatmiresisht eshte jashte rrezikut per jeten.

Shperthimi ndodhi pak minuta pas ores 10:00 ne sheshin e Skeles prane rrethrotullimit te ketij sheshi. Automjeti tip Opel Corsa me targa italiane ishte duke kaluar kur shpertheu. Forcat e shperthimit eshte perhapur dhjetra metra larg mjetit duke goditur edhe mjetet e tjera ne rruge.

Pas shperthimit te paret ne vendngjarje kanë mbërritur deshmitaret qe ndodheshin ne rruge te cilet kane nxjerre tre te plagosurit nga automjeti. Ata nuk kane mundur te nxjerrin drejtuesin e mjetit per shkak se trupi tij ishte shperbere. Pak sekonda pas shperthimit ne mjet ka shperthyer zjarri dhe eshte dashur nderhyrja e zjarrfikesve per te vene nen kontroll situaten. Te plagosurit jane derguar ne spital ndersa viktima eshte identifikuar ne vendin e ngjarjes.

Sipas policise ky shperthim ka ardhur si pasoje e nje sasie tritoli te ndezur me nje detonator lidhur me nje aparat celular. Eksplozivi ishte vendosur ne sediljen e shoferit, nderkohe qe prane vendit te ngjarjes eshte gjetur nje sasi prej 200 grame tritol e pashperthyer. Policia mendon se ne automjet duhet te kete patur edhe municion per shkak te shperthimeve te vazhdueshme pas renies se zjarrit.

 

 

E mbaj mend. Edhe ajo ngjarje e tmerrshme ishte. Eshte dhe nje tjeter ku ne makine ishte dhe nje femije. Prandaj them tmerr, se jane bere shperthimet me telekomande, si lojera kompjuteri! Une po komentoja kete te tanishmen.

 Ne qoftese vrasja ka si backgound pronat, kjo tregon se ky problem i pazgjidhur ende, do te haje me shume koka njerzish!

Arsye e mos zgjidhjes se problemit te pronave eshte se ne Shqiperi nuk ka deshire te mire per te zgjidhur kete problem sa me shpejt!

Probelemi eshte se ata qe nuk kane patur prona, moren pushtetin dhe u ben me shume prona, pra,  kthyen pllaken per kete qellim, dhe jo per ndonje teter! Do te ishte iluzuin se keta qe moren pushtetin do te transformonin vendin ne nje shtet demokratik qe presupozon pronen private si mjet prodhimi, mjet i fuqishem per nej shoqeri demokratike! Ne keto 20 vjet nese do te ishte zgjidhur problemi i prones private drejt dhe ne menyre te studiuar nuk do te kishim vonesa ne progres si shoqeri! Por ja qe nuk ka ndodhur keshtu, dhe me e keqja nuk po shikohet ndonje deshire e mire, per te zgjidhur kete process kyc te te gjitha problemeve! Edhe investimet serioze qe nuk jane bere ne shqiperi eshte pikerisht ky problem i pazgjidhur!

Shtetin shqiptar e kane uzurpuar njerez qe deri dje ishin askushi, pa prone, me nje rroge shteti dhe me dy dhoma e nje guzhine, mbas 20 vjetesh jane kthyer ne supermilioner, pronar tokash, pasurise te medha te tundeshme dhe te patundshme! Si mund te kete drejtesi dhe shtet ligjor ne keto kushte! Ky eshte shtet mafioz!

Para do kohesh ne peshk pat ardhur nje teme mbi gjirin e Lalzit

http://www.peshkupauje.com/2011/06/banoret-e-gjirit-te-lalzit-ne-proteste-p

Ne komentin tim tregoja se si qendronte puna me ata qe "therrisnin" dhe me pronaret e vertete, 5 administratoret e Shallvarit, trashigimtare te ish-ciflikut. I jati i Skerdit ishte nje nga te pestet.

Qe pretendonin vetem 1/4 e asaj qe u takonte.  Sa per te tjerat...

 

I jati i Skerdit ishte nje nga te pestet.

Ndofta prandaj dhe e pat bere te birin gjyqtar, per ti dale më mire per zot puneve. 

 ca do gjeje te kete bere ky nuk ua ka njeri per borxh te shohe filma horror ne mes te qytetit.e kane bere vloren si "far west";vjedhje bankash dhe ekzekutime ne mes te qytetit.gjithesesi nuk besoj se e meriton njeri te vdese ne ate menyre!

"..O zot do te shqyejme njeri tjetrin ne kete humbetire si oktapodhet e s'do ta marre vesh njeri.C'beni ketu elena mihalnovna .ikni prej ketej ikni.."

tani e kuptoj ku e paska patur llafin kadareja.

Cili do te jete arsyeja e vrasjes makabre ajo mbetet nje vrasje makabre.

Nje vrasje qe tregon edhe njehere ku jemi katandisur.

...ajo mbetet nje vrasje makabre.

 

...dhe deri tani sipas mendimeve  te PPU jane dhene 5 shkaqe per krimin;

-per shkak te detyres,

-konflikt pronash,

-motive te dobta(pasionant),

-ceshtja Bollano 

-Terorizem...

...ka dhe nje mendim shume te vecante interesant qe thote se:...."nje grup njerezish kane kryer nje akt terrorist kunder nje perfaqsuesi te shtetit shqiptar. E  nje gjest i tille nuk behet aq shume per te eleminuar nje njeri sa per t'u nisur nje mesazh te tjereve!"

 

rahmet paste! t'i rrojne femija dhe te dashurit.

ka marre te tatepjeten ai vend. dhe in a bigger picture s'i vihet dot me faj berishes, ai eshte virusi i shoqerise aty, tani fajet jane te ketij antibiotikut te skaduar, ketij te mbaruarit me unaze argjendi qe ska nje shok ne krah, Rame legenit

 Ore te them te drejten, une kur mora vesh qe ishte gjykates, nuk m'u dhimbs, se nje gjykates qe kam komshi ka blere shtepi ne Greqi, se s'i dolen ato neper shqiperi, e biznes nuk ka.

Por kur i sheh keshtu, me familje, me foto, mendon qe asgje qe mund te kete bere nuk e ka hak vdekjen dhe lenien e femijeve pa baba, te gruas pa burre.

Prandaj duhet te funksionoje shteti ligjor, qe te mos lejohen qe njerezit te bejne pislleqe me postin e nese bejne, te ndeshkohen nga ligji, sepse pa ligj pastaj ndeshkohen ne menyre makabre, si kjo qe pame. 

Keshtu qe doni s'doni, faji eshte i atyre qe kane krijuar mungese te shtetit ligjor, kryeministra qe vene drejtues qeverie qe bejne pislleqe e nuk i ndeshkojne, sepse vete kryeministrat tane bejne pislleqe e s'duan te ndeshkohen. Drejtues qeverie qe vene drejtore qe bejne pislleqe e qe s'ndeshkohen, e drejtore qe punesojne njerez qe bejne pislleqe qe nuk ndeshkohen. 

Dhe mes njerezve qe bejne pislleqe, ndeshkimet jane makabre si kjo. Po te kishte ligj, cfaredo te kishte bere ky, do te ishte futur ne burg e s'do t'i vinte keq asnjeriu. Por keshtu eshte tmerr.

Me gjithe dhimbjen qe kane kreret, nuk gjenin pak kohe per te bllokuar keto pamjet e te ndjerit  qe japin ore e pa ore ne tv ?!

 Une degjova qe ky ka fituar nje gjyq per 150 hektare toke ne gjirin e lalzit, ku do te ndertohet kompleksi turistik me i madh ne vend. gjyqin e ka fituar kunder keshillit te territoreve qe te kete truall jashtezakonisht te vlefshem ia kishte dhene me pare dikujt tjeter, edhe pse ishte i familjes konomi. Dhe ky dikush tjeter mendohet se jane pronaret e TVKlan ne bashkepunim me Argita Berishen? Di gje njeri?

Jam i prirur te besoj qe Frangaj apo Mane nuk kane kellqe per keto lloj krimesh. Dicka shume me e madhe luhet pas kraheve qe mund te jete edhe jashte kontrollit te Berishes. Vetem gazetaria investigative mund te zbardhe dicka. Fakti i venies 100000 euro shperblim tregon qe nuk do zbulohet kurre.

 Mos e ke fjalen per kete projekt??? Qe mesa duket eshte ne ndertim e siper....

http://www.lalzitbay.com/

p.s. keta ishin/jane sponsor te vizites se berishes ne NYC

 

 

 Artan Hoxha: A ka burra ky vend

Trishtimi më i madh për dy fëmijët e mitur të Skerdilajd Konomit nuk është ajo çfarë i ka gjetur tani, por ajo që do të shohin me sytë e tyre kur të rriten, imazhi i babait të tyre live në mes të Vlorës, teksa jep shpirt faqe gjithë shqiptarëve…çfarë horrori i pret kur të shohin se bashkëqytetarët e tij, duke mos ditur si ta ndihmojnë, i hedhin një kovë me ujë mbi fytyrën e përgjakur, ..pastaj, teksa digjet i gjallë nga flakët, zjarrfikësit i lëshojnë ujë me presion sikur të jetë një haur i vjetër.. dhe kur ende shpirti nuk i ka shkuar në parajsë, e marrin si një trung i kalbur dhe e hedhin në bagazhin e furgonit të grupit të gatshëm të policisë..o zot çfarë tmerri…a di ndokush ndonjë formë tjetër më të llahtarshme se kjo për të dalë shpirti ….ndërsa kryeministri jonë që flet për arra e lajthi, 24 orë më vonë, shfaqet buzagas në Pallatin e Kongreseve për kampionatin e vrapimit në mal …..oh ç’kob…ndërsa opozita, që ia kanë masakruar njërin nga deputetët(Fatmir Xhindi) e saj më të vjetër në pragun e shtëpisë…që ia kanë ekzekutuar barbarisht njërin nga të zgjedhurit(Remzi Veseli) e saj vendor te dera e avllisë….që ia kanë martirizuar 4(Ziver Veizi, Aleks Nikaj, Hekuran Deda dhe Faik Myrto)mbështetësit e saj në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, live, para kamerave të gjithë botës….ruan me stoicizëm gjakftohtësinë olimpike……Xhovani Falkonen nuk e pamë se si u masakrua barbarisht nga Mafia, pamë vetëm çfarë mbeti prej tij,….askush nuk mund të thotë se nuk e pa se sa i zi ishte tymi që dilte nga djegia e trupit të Skerdilajd Konomit….. për kët’ qiell e për kët’ dhe, a ka burra ky vend….

 

NDRYSHE.. ZOTI PASTË MËSHIRË!


Një nga gazetarët investigativë më të njohur në vend, Artan Hoxha i emisionit “Xhungël”, ka shkruar dje në faqen e tij në Facebook lidhur me ngjarjen macabre në Vlorë:

“Viktima e atentatit më tragjik që ka goditur një gjyqtar shqiptar gjatë 70 viteve të fundit, për “fat te mirë” nuk është as Tom Ndreca, as Sashenka dhe as Arben Ristani, por një gjyqtar i ri, trashëgimtar i një trualli prej 40 hektarësh në Hamallaj të Durresit. Pikërisht aty ku ndërtimorët e Bojaxhiut dhe Dem Dollapit të mbështetur nga policët e Burgajt u zbythën një vit më parë prej banorëve me origjinë nga Tropoja të Hamallajt (?!). Është i njëjti truall ku do të ndërtohet një nga komplekset turistike më të mëdha në rajon, pas të cilit qëndrojnë pronarët, drejtuesit dhe financuesit e asaj që vetëquhet media më e madhe në vend, që i bën fresk nga mengjesi në darkë qeverisë. Dosja gjyqësore midis gjyqtarit dhe personave pas të cilëve fshihen ndërtuesit e kompleksit ndodhet në gjykim në Gjykatën e Lartë. Uroj që këto detaje të mos kenë lidhje me atë që ndodhi në Vlorë, ndryshe… Zoti pastë mëshirë për shqiptarët!

Trishtimi më i madh për dy fëmijët e mitur të Skerdilajd Konomit nuk është ajo çfarë i ka gjetur tani, por ajo që do të shohin me sytë e tyre kur të rriten, imazhi i babait të tyre live në mes të Vlorës, teksa jep shpirt faqe gjithë shqiptarëve…çfarë horrori i pret kur të shohin se bashkëqytetarët e tij, duke mos ditur si ta ndihmojnë, i hedhin një kovë me ujë mbi fytyrën e përgjakur, ..pastaj, teksa digjet i gjallë nga flakët, zjarrfikësit i lëshojnë ujë me presion sikur të jetë një haur i vjetër.. dhe kur ende shpirti nuk i ka shkuar në parajsë, e marrin si një trung i kalbur dhe e hedhin në bagazhin e furgonit të grupit të gatshëm të policisë..o zot çfarë tmerri…a di ndokush ndonjë formë tjetër më të llahtarshme se kjo për të dalë shpirti ….ndërsa kryeministri jonë që flet për arra e lajthi, 24 orë më vonë, shfaqet buzagas në Pallatin e Kongreseve për kampionatin e vrapimit në mal

Kam perjetuar dhe menduar fiks te njejtat gjera kur pashe videon.

Eshte nga ato lloj krime qe dergojne mesazhe dhe spastrojne rruge nga pengesat. Nuk ka per te dale Krimineli se krimineli eshte vete shteti. Eshte mafia ne pushtet qe ka hequr qafe nje pengese ne rrugen e vet te grabitjes se pronave te gjithe shqipetareve. Une nuk e njoh personalisht viktimen, por njoh familjen: Jane njerez te nderuar dhe fisnike. Dikush me lart komentonte qe nuk ka rendesi familja! Po si mor ditezi nuk ka rendesi familja? Ti shkon te maresh nje qen dhe shikon nga c'far race vjen, apo jo? Ai nuk vinte nga familje qe" po te mos vidhje nuk te japin nuse" dhe as nga ato qe te zene pusi maleve e te vrasin prapa kraheve....Te cilat hypen ne pushtet ne 44 dhe vazhdojne te rine ne pushte dhe sot per gjemen e atij vendi dhe shkatirimin deri ne fund te asaj Fare njerezore.

Eshte pune pronash, interesash te medha. Skenari i eleminimit eshte analog me ate te  Tani i topit, Vajdin lame, Kosta trebicka e shume te tjere ne liste, qe nuk i eshte gjetur dhe as ka per tu gjetur exekutori. Se prapa exekutorit ri Saliu, Edi, Gramozi, Iliri, Luli. Skendri e te gjithe xhivolat e dox Borut e kohes sone;  sa te jene keto plehrat  pushtet dhe ato plehrat e tjera qe pretendojne te vine ne pushtet...Ky avaz do te jete. Jane dy ane  te te njejtes monedhe. Mjere ai  Popull i mallkuar te mos beje hair. 

5*

+1

Cfare gjyqesh ka gjykuar viktima?

 Nesër në versionin e printuar të gazetës Tema do gjeni të zbardhur të plotë historinë e pronës që mori gjyqtari i ekzekutuar, Skerdilajd Konomi. Gazeta ka investiguar dhe ka zbardhur në rrënjë këtë histori të vjetër për pronën e babait të gjyshes së Konomit. Një përplasje për pronësinë që nis në prag të mbërritjes së regjimit komunist në vend e vijon edhe më pas.

Gjithçka nis me pronat e Miltiadh Shallvarit, babai i gjyshes së Skerdilajdit. Ai i la me testament pronën të shoqes italo-sllave, por të bijat kundërshtuan dhe hapën proces gjyqësor, një proces që komplikoi të gjithë historinë e rikthimit të saj. Kjo për shkak se e shoqja e tij ia kish shitur pronën një kompanie italiane. Agjencitë e kthimit të pronave nuk ia njohën kurrë këtë pronë gjigante prej mijëra hektarësh Konomit, por ai arriti që ta fitonte atë me gjykatë. Fitoi në shkallë të parë, humbi në Apel dhe rifitoi në Gjykatën e Lartë. Humbja në Apel ishte një sinjal se për të zgjidhur këtë çështje duhej bërë kompromis.  Trashëgimtarët kanë pasur dy probleme, një me shtetin shqiptar dhe një me trashëgimtarët e Toptanëve, ose më mirë të themi me atë që i ka blerë më pas pronën Toptanëve. Ky konflikt nga sa shihet nga letrat dhe nga avokatët, konsiderohet i mbyllur pas shkalës së dytë kur trashëgimtarët kanë humbur gjyqin në Apel, të cilin e kanë rifituar në Gjykatë të Lartë. Pra nuk ka me konflikt mes trashëgimtarëve dhe blerësit të pasurisë së Toptanëve, që është Zamir Mane, pas Gjykatës së Apelit, por duhet të ketë pasur marrëveshje mes tyre.

Vendimi në favor të Konomit i Gjykatës së Lartë të lë shijen e një marrëveshje të trashëgimtarëve me njerëzit me pushtet.  Vendimi është gati një surprizë në raport me pronarët e tjerë të Shqipërisë që nuk marrin dot as tokën që kanë të lirë. Një gjë e tillë bëhet edhe më e qartë kur sheh avokatët e Konomit. Flutura Kona, avokatja nga Durrësi, është vajzë e tezes së Monika Kryemadhit, kurse Erinda Ballanca, është bërë e njohur kohët e fundit si avokate e Sali Berishës. Ajo e ka përfaqësuar Berishën në procesin gjyqësor kundër tij nga Edi Rama për shpifje, si dhe në procesin gjyqësor kundër tij nga vëllezërit Dulaku për shpifje.

 

Or po Mero ziu ka 3 dite qe thote se e vrau shteti kete. Ka 3 dite qe e ben hero Konomin kurse tani po pergatitet ta degjeneroje. Gjithe jeten bajge ngeli ky Baze

E pra tani na dalka qe avokatet e tija kane qene vajza e tezes se Monikes dhe avokatja e Sales, e kshu sigurisht e ka fituar gjyqin pa te drejte e prandaj e hodhen ne ere! Mjer ata qe ende lexojne Meron thuaj!

Mos beni sikur nuk dini te lexoni qe te bastardizoni diskutimet.

Avokat e S.Berishes ishte avokatja kundershtare e Konomit.

Analiza e Bazes eshte qe gjyqi qe fitoi Konomi ishte kunder shtetit. Nese nuk do te kishte ndjekur Konomi kete ceshtje dhe nuk e fiton, keto prona mbeten pronesi shteterore.

Pra do te shiten me cmimet qe i dime te gjithe, atyre njerezve qe jane me afer Berishes bashke me prona te tjera tek kjo vala e privatizimit qe po pergatitet.

Humbes direkt jane keta persona prane qeverise nese Konomi do te fitonte gjyqin.

Një gjë e tillë bëhet edhe më e qartë kur sheh avokatët e Konomit. Flutura Kona, avokatja nga Durrësi, është vajzë e tezes së Monika Kryemadhit, kurse Erinda Ballanca, është bërë e njohur kohët e fundit si avokate e Sali Berishës.

Hapi dhe njehere syte e pastaj fol kush nuk di te lexoj.

 Nofka qe ke zgjedhur nuk u pershtatet fjaleve qe shkruan. KUDO NE BOTE (lexoje mire) kur ndodh nje vrasje, e bujshme ose jo, ngrihet gishti shume shpesh drejt disa individeve apo organizatave. E bejne gazetat kete gje, televizionet, radiot... madje dhe organet policore, hetuese dhe gjyqesore. Baze publikon ato gjera qe mendon se jane "e verteta", e ne gazetari eshte mese normale kjo, edhe kur te vertetat jane dy dhe diametralisht te kunderta.

Nese cka shkruhet eshte e vertete.Nese toka i eshte lene me testament njerkes te gjyshes te viktimes dhe ajo e ka shitur atehere si ka mundesi qe konomet te jen pronare te nje malli te shitur.

sa per ta ditur se mbase me lart nuk sqarohet mire, ajo njerka nuk ja ka shitur kompanise italiane, por ja ka lene me qira per 99 vjet. Pra nuk kemi tjetersim/shitje te prones.

 po ketu s'ka trashegimtare fare o alidemso, se trashegimtarja e vertete (njerka) e ka shitur pronen dhe konomet  s'hyne fare ketu. pasurine e ngritur vete, njeriu ja le kujt te doje, dhe konomi (babai i gjyshes)  ja ka lene gruas se tij, e cila  e ka shitur. kaq. as eshte vrare fare per prona ai. kushedi c'ngaterrese tjeter do te jete ...

Une nuk e kuptoj pse kjo prone nuk u nda ne baze te ligjit famekeq 7501?

Dhe gjyshi im ka patur ca prona ne fshat, por meqe babai im nuk jetonte atje qysh prej shume kohesh, ato u dhane ne perdorim diku tjeter.

Si ka mundesi tu njihet prona ketyre pa jetuar ne fshat ?

 

Si ka mundesi tu njihet prona ketyre pa jetuar ne fshat ?

pas referendumit te 1998, ne kushtetute njihet e drejta e trashgimise,. dhe ne vazhden e nenit 41 kushtetues kane dale edhe disa ligje ne 2004,2008,2010, qe perpiqen ti perafrohen disi  nenit 41 kushtetues mbi trashgimine, por kjo perplasje midis ligjit famkeq 7501 dhe nenit 41 kushtetues ka sjelle edhe perplasje te forta ne terren...

sqarim, ligji 7501 nuk ka ndare tapi ne te gjitha rastet por ja u le token ne perdorim..

behet fjale per pjesen me pisha qe ska qene toke buke. me duket.

Prokuria ka 2 hetime per manipulim te hiptekes dhe arkives se shtetit. Keto jane bere nga pretendentet e tjere qe ishin blend fevziu dhe gaz dibra sic shkruajne gazetat.

se di tamom po i bi qe na paska gisht fevzo, dibra dhe mane me rregull treshi, apo jan tu i perzi kot????

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).