Qeveria ka dërguar në kuvend një ligj të posacëm për privatizimin e Albpetrol-it. Drafti dryshe nga privatizimet e tjera strategjike, parashikon shitjen e 100 për qind të aksioneve të kompanisë së vetme publike të prodhimit të naftës.

Aktualisht Albpetrol zotëron 1264 puse aktive, që prodhojnë një sasi nafte prej rreth 135 mijë tonë në vit. Drafti i paraqitur nga qeveria në kuvend përcakton me hollësi edhe mënyrën se si do të shpenzohen paratë që do të arkëtohen nga shitja e Albpetrol-it. Albpetrol ka qenë në proces privatizimi që nga koha e qeverisë së socialistëve. Por tentativat për shitjen e tij kanë dështuar në më shumë se një herë. Këtë radhë qeveria e konsultuar edhe me Paton Bogs, ka vendosur që ndryshe nga privatizimet e tjera strategjike, për Albpetrol-in të privatizojë 100 për qind të paketës së aksioneve.  

Albpetrol nuk eshtë kompania e vetme që shfrytëzon puset e naftës në Shqipëri. Vec saj në vend prodhojnë naftë edhe disa kompani të tjera private, mes të cilave kanadezja "Bankers Petroleum" dhe kompania "Stream Oil". Disa nga kontratat koncesionare për shfrytëzimin e rezervave të naftës, kohët e fundit kanë qenë objekt akuzash nga opozita, e cila pretendon për afera korruptive dhe favorizime. 
 
Shpërblim për konsulentët në shitje
 
Drafti i paraqitur nga qeveria për shitjen e kompanisë Albpetrol parashikon me hollësi edhe se si do të përdoren paratë, që do të arkëtohen nga shitja. 
 
Në ligj qeveria ka përcaktuar edhe një tjetër shpërblim financiar për kompaninë Paton Bogs, që udhëheq konsulencën ligjore për privatizimin e Albpetrol-it. Top Channel ka mësuar se kjo tarifë që do i jepet si shpërblim "Paton Bogs" do të jetë sa 2 për qind e vlerës totale, me të cilën do shitet Albpetrol. Por kjo nuk është pagesa e parë që kompania Paton Bogs merr nga qeveria shqiptare për konsulencën në privatizimin e Albpetrol. 
 
Fillimisht kur u nënshkrua kontrata në korrik të vitit 2010 "Paton Bogs" mori 25 milionë lekë ose 250 mijë dollarë. Kësaj pagese ju shtua edhe një fond shtesë. Një javë më parë qeveria miratoi një tjetër vendim, ku e shtoi pagesën për "Paton Bogs" edhe me 20 milionë lekë të tjera ose 200 mijë dollarë. Para të cilat përballohen nga fondi rezerve i buxhetit të shtetit.

12 Komente

Aman me sqaroni nje gje. Me sa di une, puset e Albpetrolit i jane dhene (me marrevshje dhe miratimin e Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore) Bankers Petroleum. Bankersi ka kontrate 25 apo 30 vjecare. Detyrimet qe rrjedhin nga keto kontrata do te trashegohen edhe nga ata qe blejne Albpetrolin. Tani, cfare po shet kjo qeveri? Te ardhurat qe merr Albpetroli nga kontratat qe ka me Bankers, apo godinat? Kur keto te ardhura merren duke nejt ne bithe, pse iu dashkan shit te tjereve. Ata nuk do zoterojne puset ekzistuese qe te bejne ndonje permiresim teknologjik. Nese behet fjale per te hapur puse te reja, pse nuk japin koncesion sic i dhane Streamit (per te shpu e nxjerre per hesapin e tyre)?
Na sqaroni po mundet se s'po kuptoj gje.

Aktualisht Albpetrol zotëron 1264 puse aktive, që prodhojnë një sasi nafte prej rreth 135 mijë tonë në vit.

Sic duket paska puse akoma. Nese shifrat e prodhimit jane ne rregull, cmimi shitjes duhet te jete ~$150 000 000 minus detyrimet.

ato puse, i jane dhene Bankers-it. Shumica derrmuese te pakten. Sot Albpetroli nxjerr shume, shume pak nafte. Ate qe shet here pas here e merr nga ajo qe nxjerr Bankers sipas kontrates. Puset qe nuk ia ka dhene Bankers jane pothuajse teresisht inaktive. Kete qe them e kam nga punonjes te Albpetrolit

Nuk di cfare te them. Une ju referova artikullit. 

I shkreti albpetrol..

duhet me qene me pozitiv gjithsesi; se shpejti do mbije nje rr.krye K. dhe do na kerkoje te bojme analize e te tregojme shifra.

 

jepi mer shoku jepi, shit pasurite e shqiptareve qe te asfaltosh rruget elektorale se ky popull kete koke ka. po barren e HEC-eve kur do ja heqesh shtetit dhe t'ja ngarkosh klanit tend? 

" .... Fillimisht kur u nënshkrua kontrata në korrik të vitit 2010 "Paton Bogs" mori 25 milionë lekë ose 250 mijë dollarë. Kësaj pagese ju shtua edhe një fond shtesë. Një javë më parë qeveria miratoi një tjetër vendim, ku e shtoi pagesën për "Paton Bogs" edhe me 20 milionë lekë të tjera ose 200 mijë dollarë. Para të cilat përballohen nga fondi rezerve i buxhetit të shtetit... " 

Gjysem milioni dollar, qe i paska marre kjo firme, fare mire mund tu jepeshin fermerve per karburant e solar, qe te shtonin prodhimin bujqesor. 

Te me kishin dhene mua nja 10 mij dollare, ne vend te gjysem milioni qe kane harxhuar, dhe tu kisha sjelle ter kompanite e botes. Eh, ç'torrollaker qe mban ai shtet . 

Ne se nuk shitet  ALBPETROLI(Asetet),.... nuk ka pare  per  rrogat.Ky eshte shteti, alla pas Gjermanise...

Albetroli ka kohe qe eshte ineficiente dhe cerdhe militantesh qe vetem duan te vjedhin cka gjejne, mjaft qe tu bjeri dicka ne dore. Keshtu qe vendimi per ta shitur eshte i drejte. Se sa shitet dhe sesi perdoren parate e perfituara kjo eshte ceshtje tjeter. 

Persa i perket tarifave te seksereve qe organizojne shitje assetesh keto jane: 5% per "deale" te vogla, 3% per deri $100mio, 2.5% per deals mbi $100mio..... Keshtu qe edhe ketu qeverise nuk i duhet rene ne qafe.

Nafta jone eshte pa leverdi.Duhet te cposh token 6000 metro thelle dhe ti marresh shkembit gelqeror volumin qe mbetet nga poret.pastaj kjo duhet rafinuar e rafinuar derisa te behet e gatshme per perdorim.Ne contrast nafta e mamlukeve eshte aq e paster sa pothuaj mund ta futesh direkt ne motor.Cmimi i naftes eshte ceshtje kohe perpara se ti bjere vlera ne burse.nese do te kishte nafta jone ndonje leverdi amerikanet do te ishin aty te paret.Ata ia ndjejne eren si ata qente gjahut miliona kilometra larg.Nese qeveria nxjerr ndonje lek ben mire qe ta shese perpara se te behet pa vlere e ti ngecet ne dere.

Miqsisht, nganjehere kursehu smiley

miqesisht, rrofsh qe e the smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).