Trashëgimia e diktaturës, me gjithë peshën e rëndë, nuk mund të përdoret më si alibi për dështimet e politikës së ditës, sidomos në procesin e integrimit europian. Përcaktimi në fjalë i takon ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në konferencën me temë “Demokratizimi i mëtejshëm i rajonit si kriter për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Këshillin Shqiptar për Politikë të Jashtme dhe fondacionin “Freidrih Ebert”, që ka mbledhur diplomatë, ministrin e Jashtëm shqiptar, atë malazez MIlan Rocen, shefin e diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, sekretarin austriak të Shtetit, Wolfgang Waldner, si dhe përfaqësues nga vende të rajonit, si Serbia, Greqia e deri te Gjermania.

Duke u ndalur te procesi demokratizues si element thelbësor edhe në përçimin e stabilitetit në rajon, Arvizu ka nënvizuar se referimi ndaj së shkuarës për të argumentuar problemet e tanishme nuk justifikon dot dështimet e pësuara. “Demokratizimi nuk është thjesht një kriter për integrimin rajonal. Është procesi që vendos kornizën që populli shqiptar të punojë bashkërisht me bashkësinë ndërkombëtare. Demokratizimi nuk është proces i lehtë, veçanërisht për një vend që ka qenë në një sistem autokratik për disa breza, sepse kërkon durim, bashkëpunim dhe gatishmëri për të vendosur të ardhmen e përbashkët të vendit përpara ambicieve personale. E shkuara mund të ndikojë në disa prej sfidave që Shqipërisë i duhet të kapërcejë për të paraqitur një kulturë më demokratike, por e shkuara nuk mund të përdoret më si një justifikim për dështimet e Shqipërisë në zbatimin e proceseve demokratike dhe në ecjen e saj përpara", nënvizoi ambasadori amerikan.

Ai ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së në këtë proces të vështirë, duke nënvizuar se ai është një kontribut kolektiv i shqiptarëve. Në konferencë ka qenë i pranishëm ministri malazez, Milan Rocen, dhe ai kosovar, Enver Hoxhaj, teksa nga vende si Serbia dhe Greqia përfaqësia nuk ka munguar, por nuk ka qenë në nivelin më të lartë politik. Një fjalë në këtë kuadër ka mbajtur edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, i cili duke trajtuar problematikën rajonale dhe nevojën për demokratizim ka referuar si kontribut të botës shqiptare bashkëjetesën fetare. “Ne i kemi ofruar Ballkanit Perëndimor edhe përtej Ballkanit Perëndimor modelin e bashkëjetesës ndërfetare, element unik i trashëgimisë sonë kulturore, eksperiencën tonë në ndërtimin e demokracisë”, tha ai.

Ndërkohë, një prej pjesëmarrësve në konferencë ishte edhe Tomicah Tillemann, këshilltari për Shoqërinë Civile dhe Demokracitë e Reja, i sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, i cili në vijim ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Republikës Bamir Topi. Nga ana e vet, kreu i shtetit shqiptar e ka cilësuar integrimin europian prioritet absolut të politikës së jashtme të vendit tonë, për të cilin anëtarësimi në NATO shërben si shtysë thelbësore. “Është një angazhim i rëndësishëm që ne kemi ndërmarrë në këtë drejtim, duke u përpjekur për të realizuar të gjitha kriteret e integrimit të BE-së”, u shpreh Presidenti Topi.

7 Komente

Gje te mencur paska thene,tamom eshte ajo shprehja " mendja e shendoshe ne trup te shendoshe".

Kryetari Mao, gjet rahmet, na pati  thene:"Dielli lind ne lindje... dhe perendon ne perendim.."!

Kurse Arvizu, do te thoje i shkreti qe dielli lind ne lindje e perendon ne perendim ,tamam -tamam ,vetem ne dy datat e ekuinokseve.smiley

eshte e veshtire per t'u kuptuar nga te gjithe kjo.smiley

ambasadorja e nje shteti, me duket ambasadorja angleze tek po luante tenis po i thoshte kundershtarit te vet: politika duhet te jete si tenisi, njehere i ben sherbimet njeri, njehere tjetri. Pse nuk i vene te lajmet njoftime dhe thenie kaq te rendesishme? 

“Ne i kemi ofruar Ballkanit Perëndimor edhe përtej Ballkanit Perëndimor ..............eksperiencën tonë në ndërtimin e demokracisë” - tha Haxhinasto. Menjehere pas kesaj, gjithe te pranishmit u ngriten ne kembe  dhe moren vrapin me te katra qe t'i largoheshin sa me shume eksperiences sone ne ndertimin e demokracise.

A ka mundesi t'i leme muhabetet me BE per ca kohe? Mire se po shkojme ne BE (se shkuam dhe s'na pa njeri ne fakt), po ceshtja eshte edhe a e gjejme. smiley

O Ziko, profet je, profet. ti e kishe kap ket shume me para amerikonit. dhe e ke pas thon mo bukur: se diktatura, zotrie...

 

Emiiiiiiiiii...
Shume pak e vlereson InteliDjencen teme tie smiley . Vetem miku im Mati ma di vlerem smiley
Perse mer duhet me na tregu njeri se si jane Diktatiurat ??? Ca me teper spekulatore e matrapaze Postesh si Rajerson ? Ky eshte nje kompleks Absolut i thekesuar i INFERIORITETIT
Ky komplex u cfaq si nje Kurveri e Mendimit qe pervec perfitimeve ne Post e mashtrimit qe Ju ben Turmave krijoi Kushte per nje MBATHJE te Jashtezakoneshme te Xhepave . Sot keta sharlatane mbajne varur cdo mendim duke perdhiosur edhe ndonje Ide te Paster apo edhe te nderkiluar qe kishin ata qe u vleresuan " te perndjekur Politike " duke nxjerre si "xhupkuq "spekulatore me IQ te dyshimte Hunj me Tufa smiley dhe nje dyzine pilivesrish qe vijne verdalle neper Blogje me teori Henash "me sikare e sikure "
Te lexoj me kenaqesii kur ben perpjekje ( te lavderueshme per mua ) ti dhe shume te tjere per te ballafaquar Rezultatet ne Ligjshmerine e zhvillimit te Shoqerive . Ne ndryshim me sahanlepires e nivel Foshnjarakesh me gjashte te zena e koka jashte .
Ne me se fundi mund te themi se z. i nerum dhe i respektum Arvizu , ariti me se fundi te futet ne Linje se kush duhet ta dominoje Realisht Inteligjencen e Ardhmerine e Shqiptarvee .
Dhe kur e thote nje Individ i tile ( menjanoje postin ) i shkolluar e nga nje vend KAMPION i Lirise dhe me bagazh e pervoje te jashtezakonsheme ne VAZHDIMESI ( last but not last ;Ghadafiu ), nuk mund te mos gezohesh se ne rendin Logjik ( te pakten ne te kuptuar e jo si Pervoje Konkrete ) renditemi me nivele te perparuara .,
Fillim te mbare Shqiptareve ne se dine ta vleresojne kete thenie njesoj si te Bejkerit
" Udhe te mbare ne rrugen e VESHTIRE te Demokracise "
Swed nuk ta di moshen....
Shkaku i vertete i heqjes se "antenave " ishte pikerisht nje skec i tille ku Korado i makiazhuar ne njeren ane si Mao , luante ping - pong duke kenduar
Ping - Pong / Ping - Pong / Politka Mao ce Tong ... smiley Do thush ti " nuk qe tenis smiley
Kush i mba mend "kanconissimo " te vitit 72 ............

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).