Dje u mbushën plot 100 ditë nga momenti kur Lulzim Basha nisi punën në Bashkinë e Tiranës. Me anë të një konference për shtyp ai analizoi gjithçka është bërë në këtë hark kohor dhe deklaroi se do t’i shkojë deri në fund premtimeve të bëra ndaj qytetarëve.

“Ne vijojmë mbajtjen e premtimeve. Qendër e veprimtarisë së Bashkisë është të dëgjojmë qytetarin dhe të punojmë për të, këtë po e dëshmojmë çdo ditë të punës sonë. Unë i kushtoj energji dhe kohë për të dëgjuar problemet e qytetarëve edhe për një qëllim tjetër, për të matur eficensën time si kryetar Bashkie dhe bashkëpunëtorëve të mi këtu”, tha Basha. Ai  më tej theksoi se disa nga premtimet kryesore janë realizuar, ndërsa të tjera janë në proces. Kryebashkiaku u ndal te hipotekat e pallateve, duke nënvizuar se procesi i pajisjes së qytetarëve me lejen e shfrytëzimit tashmë është çbllokuar“. Pasi konstatuam shqetësimin e qytetarëve, pas takimeve që kam kryer direkt me ta, problemi i hipotekave ishte një problem madhor në Tiranë. Faza e parë e këtij procesi mbaroi, e dyti kërkon 2-4 javë për të përfunduar, kurse faza e tretë, që është dhe më problematike, po shkon drejt zgjidhjes”, tha Basha. Sa i përket firmosjes së lejes së shfrytëzimit për 124 objekte në Tiranë, ai bëri me dije se shumë objekte e kishin marrë lejen e shfrytëzimit nga bashkia e mëparshme, por për shkak të burokracive, procesi kishte mbetur në mes. “Ka leje shfrytëzimi të vjetra që kanë mbetur peng i mosbashkëpunimit të Bashkisë me institucione të tjera, këto leje i kalojnë tashmë institucioneve përkatëse, falë marrëveshjeve të nënshkruara”, u shpreh kryebashkiaku.

Sipas tij, premtimi i radhës i madh, i realizuar tashmë, ishte edhe heqja e barrës fiskale. “Gjatë këtyre 100 ditëve, reduktuam barrën fiskale, hoqëm rreth 60 taksa. Me çlirimin e biznesit nga taksa dhe tarifa të pajustifikuara ne do të arrijmë një zhvillim ekonomik të qytetit”, theksoi kryebashkiaku. Një tjetër çështje, e cila është mjaft e rëndësishme për qytetarët dhe që sipas Bashës është edhe në qëndër të Bashkisë, është edhe plani urbanistik i kryeqytetit. “Plani urbanistik i Tiranës ku mendojmë se është një nga problemet më të mëdha të qytetarëve, ka nisur, ndërsa janë bërë konsultimet në çdo hap të procesit. Hapat e para që janë bërë janë ato të ekzaminimit të plotë të punës dhe të dhënave, hartimi i planit i metodologjisë dhe veprimet e para që do t’i hapin rrugë hapave të tjera ambiciozë. Në maj të vitit që vjen, qytetarët do të kenë planin e plotë urbanistik”, ka shtuar Basha. Duke iu referuar strukturës së re të Bashkisë së Tiranës, Basha theksoi se një nga premtimet e bëra është edhe agjencia e mbrojtjes së konsumatorit, e cila do t`i mbrojë këta të fundit nga mallrat pacilësi, si dhe nga spekulimet me çmimet. Gjithashtu, kryebashkiaku Basha theksoi se një tjetër sukses është edhe platforma e decentralizimit, e cila do t`i japë më shumë kompetenca kryetarëve e minibashkive, duke ruajtur kopetencat e kontrollit. Në këtë mënyrë, sipas Bashës, qytetarët do të mund t`i zgjidhin problemet e tyre sa më afër shtëpisë dhe jo të përplasen në dyert e Bashkisë. Disa nga premtimet që Basha theksoi se janë drejt realizimit të tyrë janë, edhe hapja e konkursit për bulevardin e Tiranës dhe rehabilitimi i lumit, termat e referencës për tramvajin e Tiranës, ndërsa është përmbushur edhe adresimi i sigurisë në trafik për shkollat e kryeqytetit.

Unaza e Madhe

Nga sa u bë me dije, dje është miratuar në Këshillin Bashkiak dhe po nis projektimi i një segmenti të rëndësishëm të Unazës së Madhe, nga qendra “Kristal” te Teknologjikja, si dhe ndërtimi i Nyjes së Doganës me dy nivele. “Kemi dërguar për financim dhe do të bashkëpunojmë me MPTT për zgjerimin e Rrugës ekzistuese të Elbasanit dhe kthimin e saj në parametra më të mirë, për trafikun hyrës dhe dalës nga lindja e qytetit tonë”, tha Basha. Ai shtoi se po përgatiten, në bashkëpunim me bankat europiane, termat e referencës për të ndërtuar terminalin e ri të autobusëve, të trenit dhe tramit të qytetit të Tiranës.

Premtimet:

Hipotekat

Kanë përfunduar dy faza. Brenda një periudhe tre katër javore, me përfundimin e lejeve të shfrytëzimit për të gjithë ato objekte, të cilat për shkak të burokracisë dhe zvarritjeve në  Bashkinë e Tiranës mbetën peng  në Bashki. Faza e tretë që është edhe më problematikja është në rrugën e drejtë të zgjidhjes në bazë të mirëkuptimit të vendosur me institucione të tjera përkatëse dhe me të cilat po hartojhenb masat e duhura ligjore. Ndonëse problemi po zgjidhet në tre faza, premtimi do të mbahet plotësisht, siç është mbajtur për 100 ditët e para.

Mbrojtja e konsumatorit

Struktura e re e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit do të ketë detyrë kryesore dhe të vetme, fokusimin në mbrojtjen e qytetarëve të Tiranës, në mbrojtjen e konsumatorëve në qytetin e Tiranës

Plani Urbanistik

Janë realizuar hapat më të rëndësishëm në drejtim të përfundimit të këtij plani, siç janë: Ekzaminimi i plotë i punës, të dhënave, dokumentacionit të trashëguar dhe hartimi i planit të metodologjisë në mbështetje të konsulencës ndërkombëtare, si dhe vendimet e para strategjike, të cilat do t’i hapin rrugë hapave të tjerë që pa dyshim do të përmbyllen brenda kohës së caktuar. Tirana do të këtë planin  urbanistik të plotë brenda majit të vitit që vjen.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi

U realizua premtimi për  heqjen e 60 tarifave dhe taksave dhe reduktimin e barrës fiskale në qytetin e Tiranës. Tirana do të implementojë kontaktin e thjeshtë, të lehtë dhe të pakushtueshëm me biznesin dhe me qytetarët, proces i cili do të nisë nga fillimi i vitit tjetër.

Nxitja e Investimeve

Janë hedhur hapat e parë për të planifikuar ndryshime në strukturën normative të Bashkisë së Tiranës, si dhe hapësira për investime të huaja dhe të vendit, që nga një park i ri teknologjik, që do të ofrojë mundësi punësimi për të rinjtë e sapodiplomuar, si dhe mundësi për transferimin e njohurive, eksperiencës, teknologjive nga jashtë, këtu në Tiranë.

Karta e Studentit

Karta Bashkiake e Studentit, për të cilën u nënshkrua javën e kaluar një marrëveshje me rektorët e 5 universiteteve publike të Tiranës dhe së shpejti do të hidhet i njëjtin hap me rektorët e universiteteve private. Ofrimi i shërbimeve falas dhe me tarifa të reduktuara nga institucionet bashkiake, shtetërore, kulturore, regjistrimi i bizneseve të shumta, për të ofruar edhe ato shërbimet e tyre në këtë drejtim, janë hapa inkurajues që do i japin jetës studentore në Tiranë, dhe çdo studenti në veçanti, lehtësira të mëdha në jetën e përditshme.

Decentralizimi

Janë hedhur hapa për platformën e decentralizimit, e cila do u japë më shumë kompetenca dhe mundësi kryetarëve të 11 njësive vendore, duke ruajtur në Bashkinë e Tiranës instrumentet e kontrollit.

Rruga drejt punësimit

Drejtoria e Punësimit që u krijua me strukturën e re në Bashkinë e Tiranës do të ketë si detyrë kryesore hartimin e një kuadri sa më eficient dhe konkret për punësimin e qytetarëve të Tiranës dhe me të do të kihet parasysh evidentimi i vendeve të punës këtu në Bashkinë e Tiranës, komunat dhe bashkitë përreth, evidentimi i krahut të lirë të punës dhe specifikat e këtij krahu.

Bulevardi i ri, lumi i Tiranës, tramvaji

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulëzim Basha, bëri me dije se ka përfunduar të gjithë punën parapërgatitore për të hapur konkursin për bulevardin e ri të qytetit të Tiranës, nga Stacioni i Trenit deri te lumi i Tiranës. Po kështu, i njëjti hap është hedhur edhe për rehabilitimin e lumit të Tiranës nga Ura e Brarit tek Ura e Kamzës, për ndërtimin e arteries, që pastaj do ta lidhë këtë vepër të madhe të infrastrukturës sonë, më të madhen në 80 vitet e fundit, me rezervuarin e Paskuqanit, Aty do të ndërtohet një Park i Ri, një mushkëri e re e qytetit tonë”. Kemi përfunduar termat e referencës për tramvajin e Tiranës dhe përkatësisht për dy drejtimet kryesore, Kinostudio-Kombinat dhe drejtimin veri-jug, ku do të përfshihet edhe arteria që tashmë do të projektohet nga hekurudhë në rrugë, për tramin, nga stacioni aktual i trenit, te Sstacioni i ri në dalje të Tiranës, në zonën e Laprakës”, tha Basha. Ai shtoi se paralelisht me këto prioritete, do të  hartohet edhe buxheti për vitin 2012, ku çdo qytetar duhet ta gjejë veten e vet në një investim publik, qoftë ky shtrimi i një rruge apo rindërtimi i një kanalizimi apo ujësjellësi apo synimet e tjera sociale.

***

Dalipi i PS: 100 ditët, dështim 

Kreu i këshilltarëve të Partisë Socialiste Aldrin Dalipi, nëpërmjet një deklarate për mediat, i cilësoi të dështuara 100 ditët e qeverisjes së kryebashkiakut Basha. “Zoti Basha pranoi publikisht që gënjeu për lejet e shfrytëzimit të banesave për hipotekim, duke thënë që nuk i ka firmosur ai, pra i ka firmosur zoti Rama, por zoti Basha duhet të ketë kurajon tu thotë qytetarëve të Tiranës, përse ai dhe qeveria ku ka qënë ministër e bllokuan për shumë vite hipotekimin e banesave të qytetarëve të Tiranës, në zyrat e qeverisë, ashtu sic bllokoi buxhetin e Bashkisë së Tiranës”, tha Dalipi. Sipas tij, për 100 ditë të drejtimit nga Lulzim Basha ka pasur largime dhe përndjekje politike të qindra punonjësve, duke ndërruar profesionistë me militantë politikë. “Mashtrim publik me gjoja heqjen e taksave kur qytetarët e Tiranës paguajnë vetëm dy taksa, të cilat nuk u ulën; shpërdorim prej miliona eurosh me projektin e sheshit ‘Skëndërbej. Basha duhet të ketë kurajon t’u thotë qytetarëve të Tiranës, përse ai dhe qeveria ku ka qenë ministër, i bllokuan për shumë vite hipotekimin e banesave të qytetarëve të Tiranës në zyrat e qeverisë, ashtu siç bllokoi buxhetin e Bashkisë së Tiranës për dy vjet me radhë”, tha Dalipi.

7 Komente

Ty te lumshin gjishtat, po ndonje gjo per gejt se ke shkrujt..

Ja ta them edhe kete se s'me rrihet de...

Nga Kledian Lula

Me gjuhën demagogjike e mashtruese të Saliut, foli edhe (BE)LULI i Saliut Lulëzim Basha, kur doli publikisht për të ekspozuar “arritjet” e 100 ditëve në krye të bashkisë Tiranë. Gjatë 40 ditëve të fushatës elektorale, na kujtohet që (BE)LULI i Saliut, duke zbardhur dhëmbët, bëri 30 premtime të rëndësishme social-ekonomike, urbanistike, institucionale, tregtare, mjedisore etj, të cilave u vendosi edhe afat realizimi. Kujtojmë, që gjatë prezantimit të LULIT, kryeministri demagog e mashtrues SALI BERISHA, dukej sikur fliste për figurën komike të BELULIT, që sipas SALIUT, ashtu si në krye të 3 ministrive do “bënte namin” edhe në krye të Tiranës. Edhe vetë LULI në 100 ditëshin e drejtimit të tij na u shfaq si BELULI. Tamam si shef i tij SALIU, gjithë pompozitet dhe demagogji, njoftoi “miletin” e Tiranës, se kishte mbajtur premtim-mashtrimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Në këto 100 ditë, (BE)LULI njihet për këto “realizime”:

1. (BE)LULI i Saliut, premtoi se nuk do të bënte spastrime politike e klienteliste në administratën e bashkisë, por që ditën e parë nisi spastrimet masive në administratë, duke boshatisur të gjitha zyrat nga specialistët, madje edhe pastrueset, duke i mbushur ato brenda 24 orëve me militantë, mitingashë, ortakë biznesesh e interesash dhe me familjarë të tij e të kupolës PD-LSI.

2. (BE)LULI i Saliut premtoi se do të krijonte drejtori të barazisë gjinore, me të cilën do të mbronte këtë të drejtë publike të grave, por sot në 100 ditëshin e tij, ai quan “arritje” faktin që ka pushuar pa asnjë motiv nga puna dhe nxjerrë me dhunë nga zyrat e bashkisë punonjëset femra, duke ushtruar dhunë fizike publike edhe kundër grave që protestuan kundër kësaj dhune.

3. (BE)LULI i Saliut premtoi se do të krijonte një drejtoi kulturore me aktivitete të shumta në kryeqytet, por sot në 100 ditëshin e tij tregon se i ka dhënë goditje shkatërruese teatrit “Metropolitan” të Tiranës, me largimin nga puna për motive politike e hakmarrje personale, të drejtuesve, aktorëve e specialistëve.

4. (BE)LULI i Saliut premtoi se brenda 60 ditësh do ta kthente Liqenin Artificial të Tiranës, në “park perlë turistike”, por edhe sot në 100 ditëshin e tij, jo vetëm që nuk e bëri siç premtoi, por e ktheu në moçal, i thau edhe ujin, duke krijuar një super-basen plehrash, ndotjesh e infeksionesh për banorët që e frekuentojnë dhe që pranë tij.

5. (BE)LULI i Saliut premtoi parqe të gjelbëruar, por firmën e parë pas 20 ditësh si kryebashkiak, (BE)LULI i Saliut e hodhi për zhdukjen e kopshtit botanik, duke e betonizuar për interesa të firmave ndërtuese të pushtetit të familjes së “shef” SALIUT.

6. (BE)LULI i Saliut, ashtu si Saliu në vitin 2006 që premtoi dhe mashtroi, premtoi Kartat e Studentit, por sot në 100 ditëshin e tij, del e mashtron se takoi disa rektorë universitetesh dhe bëri sikur firmosi marrëveshjen për këto karta, kur dihet që rektorët përveç listave të studentëve, nuk kanë asgjë fuqi në dorë për përdorimin e këtyre kartave, mbasi zbatimin e tyre në praktikë e kanë në dorë shërbimet publike e private, të cilat e kanë kundërshtuar (BE)LULIN e Saliut për futjen në përdorim të kësaj Karte.

7. (BE)LULI i Saliut premtoi se në datën 14 nëntor do të përfundonte sheshin “Skënderbej”, por në 100 ditëshin e tij bllokoi punimet, shkatërroi projektin 4 milion euro dhe asfaltoi ato sipërfaqe që ishin bërë gati nga ekipi “RAMA”, duke deklaruar se sheshi do bëhet gati pas… 3 vjetësh.

8. (BE)LULI i Saliut premtoi se brenda 90 ditëve do të paraqiste planin urbanistik të Tiranës, por në 100 ditëshin e tij doli e tha, se ky plan do jetë gati brenda vitit 2012.

9. (BE)LULI i Saliut, premtoi se në datën 4 nëntor 2011 do të jepte hipotekat, por në 100 ditëshin e tij, ai përdori dosjet e bëra gati nga ekipi “RAMA” e të bllokuara prej 5 vjetësh nga qeveria SALI, duke deklaruar se ato do jepen shumë shpejt (siç janë realizuar dhe legalizimet).

10. (BE)LULI i Saliut, premtoi se në datën 1 tetor 2011, do të bëhej lirimi i trotuareve nga pushtuesit e kafeneve, tregtarëve e artizanëve, por sot në 100 ditëshin e tij, rezulton se (BE)LULI, hoqi vetëm disa karrige varfanjakësh qe lypin buke dhe disa shitës bananesh, mbushës çakmaku e shitës farash, ndërsa mjediset kryesore të Tiranës, vazhdon të mos i lirojë, sepse janë familjarë e “bosa” të pushtetit PD-LSI.

11. (BE)LULI i Saliut premtoi për një shërbim urban modern brenda 60 ditëve, por sot në 100 ditëshin e tij, rezulton se ky shërbim mbetet siç ka qënë: me papastërti, me orare sipas interesave të firmave të transportit, ku “rekord” është linja Kombinat-Kinostudio.

12. (BE)LULI i Saliut premtoi se do të ushtrohet kontroll dhe do të vendoset siguri në tregjet e Tiranës, por sot në 100 ditëshin e tij ai ngriti vetëm një drejtori konsumatori me militantë të PD-LSI, ndërsa tregu vazhdon të jetë me pisllëk, me mallra të skaduar, me çmime sipas qejfit

13. (BE)LULI i Saliut premtoi prishjen e ndërtimeve pa leje, por sot në 100 ditëshin e tij, rezulton se ka prishur vetëm 13 objekte të kundërshtarëve politikë, ndërkohë që nuk firmos prishjen e 1517 objekteve të paligjshme, të denoncuara nga qytetarët, sepse janë në pronësi të familjarëve të kupolës PD-LSI.

14. (BE)LULI i Saliut premtoi se do të punësonte 30 mijë banorë të kryeqytetit, por sot në 100 ditëshin e tioj, rezulton se ka larguar 213 punonjës nga bashkia dhe ka punësuar afro 320 banorë të zonave të gruas së tij, shokë të kunatit dhe banorë të zonave të shefave të pushtetit PD-LSI.

15. (BE)LULI i Saliut, premtoi se çdo të premte do të ketë takim me popullin, por sot në 100 ditëshin e tij, rezulton se populli nuk pranohet as të futet në zyrat e bashkisë as për kërkesa e ankesa, mbasi nuk e lejon “garda” personale e (BE)LULIT.

Interesante fotoja. I treti nga e djathta ka prishur rregullin.

smiley edhe mua ai me ra ne sy..

Ai do jete "Baloja" ,qe rri gatitu per raste emergjente.smiley

nuk besoj... bie ndesh me shprehjen e lashte popullore: '' ku le larua te haje balua''.smiley

Tha Luli qe do hiqte dhe pagesen per parkim neper rruget e Tirones, po dje ma kishte von clamp-in e ma mori nje 30mije leksh, qe mos e gezofte jarebi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).