Komisioni Europian argumenton se Shqipërisë i nevojitej një ligj për menaxhimin e plehrave, por vecon nenin përkatës për importin e mbeturinave nga jashtë, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të detyrojë askënd që të importojë ndonjë gjë.

Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin Peter Stano, ne nje interviste per Top Channel tha se nje ligj per menaxhimin e mbetjeve ishte vertet i nevojshem, por 'ne nuk kemi diktuar kushte dhe nene te vecanta, aq me shume per importin e mbetjeve'. "Sic e dini, miratimi i ketij ligji ishte ne kuader te pershtatjes se legjislacionit shqiptar me ate europian. Ajo cfare duhet te kemi parasysh eshte qe Bashkimi Evropian nuk inkurajon dhe as nuk detyron ndokend qe te importoje mbeturina. 

Ne nuk vendosim rregulla se cfare ju duhet te importoni dhe ne cfare menyre t'i importoni. Keto norma apo rregulla europiane kane nje procedure strikte mbi menaxhimin e mbeturinave ne pergjithesi, por me pas, ne kete rast, i takon vete vendit te percaktojne se cfare importon, si e importon dhe ju vendosni per kete sipas rastit. Pra, BE nuk nderhyn ne kete ceshtje, por ajo qe ne themi eshte se eshte e rendesishme qe te jete nje ligj i tille", tha zedhenesi.

Top Channel: Nje ligj mbi menaxhimin e mbeturinave?

Peter Stano: Po, ligj per menaxhimin e mbeturinave dhe ka dispozita persa i takon importit, por sic e thashe, ne as inkurajojme dhe as detyrojme njeri qe te importoje ndonje gje, sepse kjo eshte dicka qe varet nga autoritetet shqiptare. U takon atyre te vendosin se mbi cfare kushtesh do te kete import, apo mundesite per te importuar plehra. Ajo qe ne theksojme eshte qe ju duhet te siguroni se zbatimi efikas i ligjit ze vend dhe per kete, ju duhet te keni kapacitete, duhet te kontrolloni per kete proces ate cfare i kalon vendit kur flitet per importin e mbeturinave, dhe se ju duhet te keni kapacitetet e nevojshme, sidomos ne dogana, apo ne autoritetin e kontrollit mjedisor. 

Megjithese ligji u miratua me shumice te thjeshte, ne respekt te procedurave vendase, Komisioni nenvizon se Shqiperise i kerkohet gjate procesit te anëtaresimit qe te zhvilloje konsultime e debate te gjera konstruktive per ligjet qe kane te bejne me BE-ne.

"U miratua me shumicen e nevojshme sipas procedurave ne vend. Sidoqofte, ne theksojme se jo vetem ky ligj, por pergjate gjithe procesit te anëtaresimit, ligjet qe kane te bejne me BE-ne do te ishte mire te ishin objekt ose subjekt i nje dialogu te duhur kombetar nga te gjitha palet e interesuara nga kushdo qe shqetesohet apo qe eshte i perfshire ne njefare menyre me te. Eshte shume e rendesishme te paturit te nje dialogu te tille kombetar, apo te nje dialogu te gjere ne ceshtje te tilla te rendesishme, sepse keto lloj ceshtjesh u perkasin praktikisht te gjithe njerezve. Ato kane impakt ne jeten e cdo individi, ndaj ne inkurajojme me te vertet dialogun konstruktiv te te gjitha forcave politike. Ne kete kuader, mund te them se cdo qendrim partiak apo deklarate irrituese nuk prodhon atmosferen e favorshme, hapesiren, apo kushtet per dialog konstruktiv mes qeverise dhe opozites", tha Stano. 

I pyetur nese qendrimi kundershtues i Presidentit te Republikes, apo ai i opozites per te mos miratuar kete ligj, bie ndesh me detyrimet qe rrjedhin nga MSA-ja, zedhenesi i Komisionit tha 'jo', madje sqaroi se Shqiperia nuk kishte as ndonje afat te percaktuar kohor se kur duhej ta miratonte ligjin.

"Jo, sepse kthimi i ligjit eshte e drejte kushtetuese e Presidentit, eshte e drejte e opozites qe ta kundershtoje ate, ajo cfare eshte e rendesishme eshte qe te kete nje diskutim te duhur, respektim te sundimit te ligjit, cfare eshte kyce per cdo marreveshje te stabizilim asocimit. Por, MSA-ja nuk parashikon asnje afat kohor mbi ligjin e menaxhimit te plehrave, ajo cfare MSA-ja thote eshte vetem qe ne menyre graduale, ju duhet te pershtasni legjislacionin europian dhe kaq", tha Stano. 

30 Komente

E ta mendosh, qe ne i pranuam ne emer (gjoja )te integrimit.smiley

Keta ta ngecin "d*bicin" ,ne preher mo.smiley

Kellira. Ja ku jua qiten rrenen. Do mbaje njeri pergjegjesi qe u genjye haptazi?

Per cfare po na hemoni tani?

Ne pergjithsi, vendimet dhe veprimet mafioze jane kolegjiale.. smiley 

Pse, kishte njerez qe besonin se ishte urdher BE-je? smiley

Wishful thinkers-at o Monde. Po ata symbyllur do ngelen edhe tani.

Duhet shpetu tema.. Ky qe ka bo ket deklaraten antiqeveriate eshte GEJ!!

 

Nja dy gjëra shtesë për atë që ndodhi e që pritet të ndodhë me importin e plehrave.

Kërkesën për aprovimin e ligjit e ka nxitur Shoqata e Ricikluesve e cila ka si kryetar investitorin e një prej fabrikave të riciklimit të letrës në Shqipëri, ndërtuar në Porto Romano. Investimi është rreth 17 milion euro dhe rreth 30 % e saj është bashkëfinancim i BERZH-it.

Fabrika ka kapacitet te rendit 70-80 ton mbetje ne dite nderkohe qe nga tregu ajo mund te grumbulloje maksimumi 10 ton e dite. Rrjedhimisht rezulton qe investimi nuk eshte efektiv duke pasur parasysh qe nuk shfrytezohen kapacitetet.

Ne strukturen e mbetjeve ato te letres ( kartoneve ) zene nje volum te perafert me 35-40 % te tyre. Pra jane dominuese.

Atehere te gjendur para ketyre fakteve, kryetari i shoqates, nen konsulencen paraprake dhe mbeshtetjen financiare te BERZH-it, lobuan prane qeverise qe te kene mundesine qe kjo sasi, pra ajo qe mund te riciklohet te rritet dhe rruget per te arrit ketu jane dy : te rritet sasia e grumbullimit te letrave apo kartonave brenda Shqiperise dhe rruga e dyte te importohen ato nga jashte.

Per rrugen e pare ata i kane propozuar qeverise qe ata te kene te drejten e koncesionit per trajtimin e plehrave ne te gjithe Shqiperine, bile me nje propozim qe te zvogelojne shpenzmet e shtetit me rreth 25 perqind per trajtimin e mbetjeve. Kjo sipas tyre nenkupton qe ata te kene te drejten te perpunojne dhe te perfitojne te gjitha parate e taksapaguesve. Trajtimi siaps tyre qendron ne nje formule te vetme : t`i ndajne plehrat ne dy lloje organike dhe jo oragnike qe ne origjine dhe qe duke i pershtatur pastaj me teknologjite qe jane vene tashme ne shfrytezim te vazhdojne skemen e perpunimit si riciklim.

Rruga e dyte qendron ne importin e mbetjeve te ndara nga vendet qe kane te tilla mbetje. 

Deri ketu percakton kosto e lendes se pare per riciklim dhe ne fund te fundit deri ketu asgje nuk eshte menduar gabim, por te perjashtojme faktin e monopolit te riciklimit e perpunmit te mbetjeve. Kjo e fundit eshte skeme e paster e mafias ne disa shtete te US qe administrojne si pastrimin, ashtu edhe perpunimin e mbetejeve por edhe kushtezojne riciklimin me cmimet e mbetjeve.

Tani ku eshte problemi ose ku jane disa nga problemet ?

Supozojme qe nje fabrike e tille prodhon karton per nje fabrike kepucesh e cila i eksporton ato ne nje vend te BE. Qe kjo te realizohet duhet qe kartoni i kutive te kepuceve te jete i certifikuar dhe prodhimi i tyre ketu me riciklim nuk mund te behet sepse NUK KA LABORATOR qe te vertetoje perberjen kimike te tyre  e domosdoshme per certifikimin e origjines si dhe kerkon bazen ligjore per te riciklimin e cila lidhet me listen jeshile qe duhet te kete Shqiperia. Atehere lobistet gjeten vegjen legale per te bere listen , POR bene shtesen djallezore qe lidhet me importin e tyre nga vendet perqark e kryesisht Italia. Kjo megjithese thuhet se ka qene detyruese, nuk ka qene e tille sikunder pohohet dhe nga intervista me siper. Detyruese eshte perafrimi i legjislacionit nders detyruese per qeverine shqiptare eshte zbatimi i Marreveshjes se Bazelit qe lidhet me tranzitimin e mbetjeve, importin apo eksportin e tyre.

Tani le te bejme llogarite se sa leter apo karton kerkon kapaciteti perpunues i letres e na rezulton qe duhen jo pak por plot 24-25 000 ton leter qe duhet te importohet nga jashte. Ndaj biznesi kryesor i kesaj ka zgjedh Porto Romanon e ka kapacitete magazinuese shume te medha te cilat lejojne furnizimin me mjete transporti navale per te ul e reduktu kostot.

Edhe deri ketu mire por kemi nje problem te madh por te madh fare ketu :

supozoj qe nuk do  jete rreziku i ardhjes se mbeteje te rrezikshme nen kete pek, supozoj qe gjithshka do behet sic e thote ligja, 100 %. Mirepo, ligjvenesit kur e kane marre draftin e ofruar nga Shoqata e Ricikluesve, kane harruar ose me mire nuk kane mundur te kuptojne nje detaj teknik qe sjell probleme dhe qe ligji nuk e eleminon. Une dyshoj qe e kane bere me dashje ndersa ambjentalistet qe kane bere fasaden ne takime apo nisma nuk kane thene asgje per kete.

Mbeturinat e letres nuk mund te riciklohen pambarimisht, pra nuk mund te riciklohen letrat e ricikluara me perpara sepse humbasin disa veri te perberberjes se tyre kimike dhe te fibrave. Ne kete kuptim do jemi perpara faktit qe struktura e kontrollit te shtetit shqiptar nuk mund te percaktoje se kush eshte gjendja e letres qe vjen nga importi, pra a ka aftesi ricikluese ajo. Dhe ajo nese nuk riciklohet duhet te DIGJET. E qe te digjet duhet nje krematorium ose ajo te percillet ne nje furre diegie te tipit TEC me mbetje enese keto mungojne atehere do ngihet ngadale ndonje mal plehrash apo do kemi diegie spontane shume, po shume fare te rrezkshme edhe per ambientin edhe per shendetin e popullates .

Ministria e Mjedisit te Shqiperise ( po supozoj qe kjo do kontrolloje ) duhet te kishte zgjidhur deri me tani qe letra e futur ne Shqiperi si amballazh a eshte leter e riciklueshme apo jo. Te dhena nga ata nuk kemi. As nga levisjet ekologjiste, si psh e Xhemal Matos nuk kemi.

Gjendur perpara ketij fakti e gjithe cka u tha deri tani ne debatin per aprovimin e ligjit eshte demagogji e paster dhe nuk garanton ne asnje cast te vetem qe skema qe i propozohet Shqiperise per riciklim nuk eshte ne traditen e atyre, qe ti biem shkrurt , thesarin e ECOMAFIAS.

Te me ndjeni per komentin kaq shume te gjate, por dhe kaq nuk eshte as nje e mijta e asaj qe duhet thene, ose me mire e asaj qe duhet uluritur.

Nje shtese e vogel per ata qe kane ze ne media e per ata qe kane ze si ambientaliste apo qe kane uzurpuar ECOLEVIZJET :

jemi aq te vegjel sa nuk e detyrojme dot qeverine te beje si duhet te beje, por njerezit duhet te mesojne prej jush se frika per te qene vendgrumbullimi plehrash nuk eshte fobi.

Na falni per bezdine per ata qe mbrojne idene e industrializimit te vendit si :  Cili, Artan Hoxha, apo motra e vogel e Hunterit. smiley

Flm Koth per informacionin interesant. Po ai Sazan Kokqipi perse nuk i thote keto apo thjesht hedh shashka per tu duk si shoqeri civile. (ti ke info besoj se cfare projekte te majme merr ky qe ben si gorre gjoja kunder qeveriut ) zarbot...

Nuk futem dot nen lekuren e tij. Here me duket shume aktiv e here me ngjan si dordolec qe as galat nuk tremb dot. 

Sa shume mund te flitej per kete ceshtje sa shume !

C'ka ngel per te thene pas marteses se fundit? Oportunist gjer ne fund! (me nje hobi jeshil)

Koth, info e juaj eshte e plote.Bilez per  ate  fabriken e Durrsit jane dhe dy  bankiere te perzier  dhe nje  minister....berzhi ehste fut qorrazi nga qe nje fisibilitet me te dhena te rrejshme i ka bindur.Tani  nje info per Sazan beun.

Parvjet, ky  me gjith Bimbon bene te aprovohej nje "studim" ne zbatim te nje projekti per prodhim Biogazi, nga nje kompany "Qipriote" e cila beri  fillimisht kontrate  me firmen time.Por sapo me bene te ditur se  lenden organike, per 100 ha tike  fushore  do ta  sillte  ne thase plastike ne shumen 100.000ton prej Greqie, ne portin e Durrsit apo te vlores.Une kerkova treguesit analitike te asaj lende organike dhe  i hyra legjislacionit tone per kete lloj importi,ne funksion te zbatimit te projektit, pasi kam njohuri te  plota  qe per masen organike  qe ka si produkt  vajin organik, si lende  e pare per biogaz.ne pergjigje tee kesaj firma Qipriote me kerkon  nje takim ne Athine... "per disa probleme shume thelbesore..."

   Vajta dhe u  gjenda para nje fakti shume te  papritur.Me kishin hapur nje llogari   si aksioner i nje  firme  Ofshore ne Ish.Island.I kam dhe  sot e kesaj dite si Nr. e acc. ashtu  dhe sasine e aksioneve...me kushtin qe une  te heshtja per lenden organike qe do te importohej e do te shperndahej arave te 100 hektareve e qe ishin fekale e mbetje me fraksione > 0.10 mm,  te Athines, ne gjendje te thate  dhe  te  futura ne thase  plastike.E gjithe shume qe firma "Qipriote"(ne fakt drejtohej prej Ish ministrit te ekonomise Greqise) ishte 30.milion Euro.Kurse mua  me vinin ne dispozicion  5 milion per ...qeveritare( per marrjen e lejes dhe miratimin e projektit, merret vesh per korrup.) dhe 3 milione ne acc. tim ne firmen ...ne ish Island.

 I gjendur ne kete situate  u thashe se do tu ktheja pergjigje pasi  te konsultohesha mire me legjislacionin shqiptar  bazuar ne keto analiza te lendes qe do te importohej...Nuk kisha me nevoje per ta marre vesh te  gjithe  skemen  e nxitur prej Qeverrise Greke.

  Kisha bere disa shpenzime  dhe isha ne perfundim te kontratave, per te marre  me qera 100 ha toke ne zonen e Semanit-Fier.

  Ne dreken qe me shtruan, presidenti i firmes me kerkoi nje  bisede koke me koke.. ne nje kohe ..kafeje..

Nuk po  ju  them se ça me tha dhe sa me ka fyer,  por me besoni se mu duke vehtja  "i shitur", per te blere ..mutrat e grekut..! Sa mbrita anullova gjitheçka dhe   u ktheve vetem nje  fjali.Une nuk do te jem nje pjesmarres ne projket me importim.."lende organike.."Do te jem i gatshem vetem ne se  lenda organike ne funksion te ketij projekti, te sigurohet nga firma ime,...ne Shqiperi.

Marredheniet tona u nderprene menjehere,  pa me kerkuar as bonot e aksineve ne Banken  e ish.Island.

   Une e pata  harruar kete  afere te  deshtuar.Por  pas  nje viti nje Kapiten Gavrili, dorezon dokumetat e nje firme te krijuar mes tij dhe  firmes "Qipriote" per nje projekt per prodhim Bio Gazi ne Shqiperi...Ky Kapiten Gavrili ishte perfaqeses i  nje kompanie greke, Join Ventures ne Shqiperi dhe qe importonte naften greke( ELDA)

U interesova dhe  ç`a me rezultoi. Gavrili  ish lidhur me Sazanin dhe dy  shoqata ambientaliste, Bimbo dhe dy specialiste ne M.Mjedisit,  te  cilat  kishin hartuar dhe  nje memorandum  per plotesimin ne legjislacion qe ndryshonte  ligjin mbi fraksionet e ngurta qe lejoheshin(ne ligjin ekzistues  as nuk  lejoheshin por as ndaloheshin, kish vakum ) dhe  mund te importoheshin me emertesen  lende te para per prodhimin...

Mora menjehere takim me Sazanin (njihemi prej kohesh) dhe ja  bera te  qarte se do te reagoja shume shpejt ne  se kjo kalonte.. importimi  i fekaleve athinase...Kjo pune u la. Por  u humben  mbi 20.000 euro te  premtuar, per nje  studim ne mbeshtetje te  projketit, shpenzime udhetim dhe pagen e premtuar prej  firmes greke....Por  ndryshimet  ne ligjin per importet e mbetejeve dhe  plehrave  kane zene nisje prej rasteve si ky.

Ne loje futen  miliona euro.Ku  M.Mjedisit eshte ne tave.....

 

Fenk ju, fenk ju!

Teper informativ.. dhe nese mund te shtoj, kjo me qarteson edhe llafjen qe kam degju per ndertimin e nje mini teci ne ate zone.. smileysmiley 

Nese shifra "24-25k Ton" qe ke dhene me siper eshte e perafert me realen atehere teci do te kete fuqi 3-5 MW. Po meqe ndertojme nje tec per te djeg do letra pse mos ta ndertojme me te madh e te djegim me shume leter?

Perpara se te ndertohet teci, do te duhet te ndertohet nje "punishte" "fishekesh letre" pasi letra duhet perpunuar.

Llogarita 300 dite pune me kapacitet perpunimi 80 ton ne dite. Kaq deklarojne ata te Durresit nderkohe qe eshte dhe nje fabrike ne Elbasan akoma jo eficente dhe nje te trete ne Fier qe prodhon kartopiceta e rendit 2000 ton ne vit, por qe mund te importoje pa problem 100 000 ton se i duhet si lende e pare per 50 vitet e ardhshme e ligja nuk e ndalon ta beje kete. smiley

Eh thuj !

Kam ne dore prej kohesh te tjera te dhena lidhur me keto te energjise dhe vijne si plan biznese nga linjat sllave .

Mediu, ai sharlatani i i Gerdecit tha diten qe diskutohej ligji ne parlament : ja ku ja u them e mos u habisni nga plehrat mund te prodhohet energji ! smiley

U lexohet ne balle skema ! 

Le te themi qe e lame ke tymi.. smiley 

Meqenese ne ket rast SOx-et nuk jane problem, a mendo se te pakten, do ndertojne "filtra" per NOx-et? Po me mbetjet cdo bohet? ku do groposen?

@koth, Nqs mundet te na sqarosh: si shpjegohet qe u be nje investim 17 mil euro duke ditur qe kapaciteti i fabrikes e tejkalonte disa here mundesine e furnizimit me lende te pare. Duke menduar se ai qe shpenzon 17 mil euro ben te pakten disa llogari te vogla para se te hedhe parate, mua me rezulton se dicka tjeter eshte luajtur aty qe nuk dihet nga publiku.

Ndoshta Koth pergjigjet me konkretisht per fabriken e letrave.  

Por ja edhe nje "perurim" tjeter me kapacitet mbi lenden e pare vendase:

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=222354

Në afërsi të Durrësit, kryeministri Sali Berisha përuroi sot fabrikën e re të cmontimit dhe grirjes së metaleve të makinave të vjetra. 

Më herët media zbuloi se kapaciteti përpunues i kësaj fabrike është shumë më i madh nga sa ofron tregu i makinave të vjetra në Shqipëri, duke pritur të furnizohet me lëndë të parë nga importi.

"Cdo gjë zbërthehet në këtë fabrikë, ambalazhohet dhe largohet. Ujërat kanë impiantin e përpunimit dhe dalin të pastra njëlloj si ujërat e pijshëm ndaj edhe do të ftoja ekspertët e mjedisit ta vizitojnë impiantin, të prekin dhe të kontrollojnë standardet e shkëlqyera. Kjo është një kompani gjigante botërore dhe ka degët e saj nga Shtetet e Bashkuara, në Gadishullin Skandinav dhe kudo në botë. Besoj se ky është investimi më i mirë që mund t'i bëhet mjedisit në këtë vend, për ta shpëtuar nga skeletet dhe për ta mbrojtur atë", tha Berisha në ceremoninë e përurimit.

Pra skema qenka e perseritur. A eshte e mundur qe populli shqiptar nuk do te dije se nga vijne keto para dhe ne fund kush do PAGUAJE per keto pislleqe?

Nuk jane bere 17 milion euro investime, por ne total jane bere 80 milione euro * e te gjitha kete jane bere perpara se te vihet ne ushe te mbare riciklimi apo importi i plehrave. Shume , po shume e thjeshte me duket mua.

* Shifra eshte deklaruar nga vete Shoqata e Ricikluesve dhe ketu nuk perfshihet Kurumi , pra prodhuesi i celiqeve ne Shqiperi, qe ne fund te fundit eshte edhe kjo nje linje e riciklimit te mbetjeve qe ne kete rast jane metalike.

Per Kurumin importet kane kohe qe behen dhe vijne varg karvane kamionesh me mbeturina celiqesh apo gize dhe per kuriozitetin tend te Sazan Gurit, Xhemal Matos, Fatmir Gerdecit dhe Sabri Godo ambientalistit ne doganat shqiptare nuk behet analiza dhe as kontrolli i ketyre ngarkesave ta zeme per radioaktivitet. Se Ukraina nuk eshte larg dhe se linjat ruse te mafias e kane rrugen e shkurter nga atje ne Serbi e rrjedhimisht ne Shqiperi. 

Dhe keto superkapacitete te ndertuara paraprakisht tregojne se kane patur garancine e forte qe 75 deputete do votojne ligjin e importit te mbetjeve. Dhe keto garanci qe nuk i jep as perendia keshtu ne pergjithesi , per ne tokesoret i jep MAFIA.

A quhet kapje apo industrializim kjo ? Kete nuk di ta them. State Capture nuk eshte term i viteve 2000 dhe as qe besoj qe ka kush nga keta imunitet apo cipe, se frike nga ligji as qe behet fjale qe mund te kene.

Ejvalla paraprakisht nese na ndricon me ate apo ato gjerat e tjera qe jane luajtur aty e qe nuk i di publiku. smiley

Po une ndricimin nga peshku e marr, c'pret ti?
Pyetja eshte se nga cilat xhepa kane dale parate e investimeve dhe pastaj dihet kush eshte MAFIA. Kaq e veshtire eshte te merret vesh kjo?

Tek ai 17 milionshi 30 % jane te BERZH-it. Pra rreth 5 milione euro jane te kesaj bankes. Kusuri i investitoreve shqiptare po dhe kesaj nuk i dihet. smiley

Tani kjo Banka vertet e ka bere kete investimin POR ne faqen e saj zyrtare nuk ka asnje shenje qe ky projekt eshte i investuar prej saj.

Qe mos e leme evazive kete qe po them po e botoj ne gjuhen e kaurrit lajmin se keshtu besohet me kollaj :

Premier Berisha inaugurates paper recycling plant in Porto Romano, a 17 million euro private investment

...Prime Minister Sali Berisha inaugurated today the paper recycling plant in Porto Romano, Durrës; it’s a 17 million euro private investment in cooperation with EBRD. The plant uses paper waste collected all over the country and transforms it into brown paper; it has a production capacity of 70-80 tons of paper in a day. The plant meets the country needs for these products and a considerable part of its production is destined for export...

Keto jane ngjarje te para nje viti dhe jo te para nje shekulli dhe e theksoj qe ne faqen zyrtare te BERZH-it nuk ka asnje njoftim per kete investimin. 

Shoqata e Ricikluesve thote qe pjesmarrja eshte 30 % e investimit.

Shkurt nuk merret vesh se kush eshte mafia. smiley

Shume faleminderit. Mund te me dergosh nje link te website te kesaj bankes. Nderi i fundit qe te kerkoj dhe nuk te bezdis me.

Just google EBRD hon.

Eh,moj BE,sa gjera do behen ne emrin tend.smiley

Bravo Koth, bravo, bravo, BRAVO..... JA keto i mungojne peshkut, detit, dhe me tej oqeanit te shoqerise......

(kot nuk e kom thone une se jo me kot ti ja ke vu synin asaj...)lol

Koth dhe Grava
une ju besoj dhe faleminderit per infot por fatkeqesia ne Shqiperi eshte se ka aq shume thashetheme e shpifje, e "pre e lesho" nga politikanet e shtypi, sa keto tuajat humbasin ne tymnajen e thashetheme qe krijohet me qellim nga Mafia shqiptarene
Gjana kishte dhene nje interviste keto dite dhe nuk e di nese i shpetoj goja apo duhej ta thoshte se nuk kishte nga tja mbante por tha
- Pyetja Do ishte më e drejtë që ministrat e përfolur ta jepnin dorëheqjen vetë?
-Kjo që thoni ju është në gjykimin e secilit ministër. Por në Shqipëri nëse do të angazhoheshin që të vinin dorëheqjen mbi tavolinë për të gjithë thashethemnajat e ditës. Nuk do të mbetej njeri në drejtim të institucionit qoftë dhe për disa muaj
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/gjan...

E kuptoni tani se keto qe shkruani ketu nuk kane asnje vlere pervec per ne PPUistet per te na hapur syte.
Kur keto fakte i dini ju, nuk mendoni se keta te opozites pro mafiose apo ambjentalietet e mu...tit nuk i dine? Perse nuk i thone ? Perse jargaviten me artikuj pa baze gazetash apo bloqesh te peshtira? Pse e shtojne me shume tymnajen e se keqes?
Juve te dyve JU FALEMINDERIT

Tom , fatkeqesisht prurja e argumenteve te Medi Gerdecit dhe Emin Qejfliut , per karalkterizimin e infos se Graves dhe KOTH ??????? shpjegojne ARROGANCEN e Pushtetit te Banditeve dhe nuk mohojne Faktet.
Ti do thuash KUSH pjerdh per faktet ?
Nuk eshte ndonje pejetje dhe zbulim kushedi . Perderisa ka nje Regjim me Bandite , Shtet qe eshte i Kapur nga Mafia Nderkombetare te gjitha faktet nuk kane vlere per keta bandite , pervecse trajtimit si ...... thashetheme.
Thashetheme qe edhe Boom i Gerdecit dhe 21Janari smiley
Fakti qe nga arradha e zedhensasve te Banditeve me Pushtet nuk ka snje argument perfshi dhe Hundederrin si ne brendesi apo Stavraqine si Ideolog e nje varg " ter- vercerish " me te kapme e pa te kapme , flet shume .
Dhe mos te duket se nuk e lexojne PPU -ne smiley Qeveria dhe BE -ja !
Demaskimi qe ju be llapaqenise se babasqapit si matrapaz ligjesh e nenesh dhe Hipokrit e Mashtrues nepermjet .....
IMPONIMIT .... te BE -se
tek PPU , po te jesh i kujdesshem , perben THELBIN e pyetje - pergjigjeve nga perfaqesuesi BE,
Sali Plehra eshte mesuar te mbaje Plehra ne Kurriz dhe ti trajtoje si dru arrorrroshegoroullishtore , po ata te BE kane ca organizna qe duhet te kesh KOQE ti kapercesh me thashetheme . Atje pervec hapsanes te bejne te Paguash edhe "qimet e kokes " Dhe shenoje si nje rruge per te penguar Importin e Plehrave smiley
Aktakuze per "Imponim te BE " sipas deklarates se k/arit te qeverise Hajdute e Mashtruese te Shqiperise si Baza e argunebtit ZYRTAR te afishuara ne Pallavramentin e Jozefickrave dhe Jeminerve me dosje , pdh , master digri dhe prof dokrash !
Dhe kjo ekspoze e KOTH si rralle i detyron ata te BE deri ne IMPONIM te Rijapin nje pergjigje pas pyetjeve , jo me "ne teresi "por te dokumenetuar .......me Shifra e Nene konkrete .
Dhe kete e ben nje gazetar i ZGJUAR dhe jo servil e frikacak ose nga ata qe kane si metode "E bera timen " smiley dhe ca me teper jo nga lloi i Langaraqeve me Opinione !
Ja pra me qe do rruge qe te ndalosh PLEHRAT e Importuara nga Qeneria smiley Ta mba ...Ke kellqe ... smiley
Kothi eshte Absolut dhe i Pakundershtueshem . Ec aty!
Flam ose FLM KOTH !!!!!!!!!!!!!!

Koth dhe Grava, si gjithmone me info te sakta e larg debatave ne bosh. Faleminderit per hedhjen drite ne kete afere. Ne fakt, per aq sa pashe une ne internet para disa ditesh kjo gje u ngrit dhe me gjysem zeri nga ai ambientalisti ne studion e Fevzos, por u la te binte thate pasi debati u zhvendos shume shpejt nga anal-istet Cili e Hoxha tek industrializmi e ... pordhe me rigon.
Kjo qe po i bejne Shqiperise nuk eshte e paket. Ne te gjitha rastet vendi yne del me i humburi. Ajo qe me ben pershtypje eshte mbizoterimi i biznesit serb ne keto vitet e fundit. Ne pothuaj te gjitha investimet e ububujshme e ke nga nje te tille. Te jete kungull valle....?

Cudi me boni mungesa e zagareve ne kete teme.. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).