Që një revolucioni të tipit komunist t’i vihet përfundimisht kapaku i qivurit në Shqipëri, duhet që shtresa e re e pasunarëve të ndërgjegjësohet se përmirësimi i jetesës së shtresave të varfëra është, në fund të fundit, edhe në të mirën e saj.

Në thelb të teorisë së revolucionit komunist të Marksit qëndronte parashikimi se kapitalistët, të udhëhequr nga dëshira për të maksimizuar fitimet e tyre, do ta varfëronin aq shumë proletariatin, saqë atij nuk do t’i mbetej alternativë tjetër veç shkatërrimit të sistemit kapitalist nëpërmjet revolucionit. Siç tregoi historia, ky parashikim i Marksit doli i gabuar. Kapitalistët, ku më shpejt e ku më vonë, e kuptuan se shfrytëzimi maksimal i punëtorëve, ndërkohë që ishte i frytshëm në afate të shkurtra, mund të kthehej në një mekanizëm vetëshkatërrues në afate të gjata.
Si rezultat i këtij ndërgjegjësimi, kapitalistët në vendet e industrializuara u bënë gjithnjë e më të përgjegjshëm për mirëqënien e punëtorëve, si dhe më mikpritës ndaj kërkesave të sindikatave dhe partive politike të afërta me to. Ky evolucion i mënyrës se si ata e trajtuan klasën puntore ka bërë që sot, një shekull e gjysëm pasi u propozua nga Marksi, revolucioni komunist të futet përfundimisht në qivurin e historisë në këto vende.
Por jo në vende të tjera. Në Amerikën Jugore dhe Azinë Juglindore ka grupe që teorinë marksiste të revolucionit, të modifikuar në shekullin e 20-të nga Lenini dhe Mao, ende e konsiderojnë si biblën e tyre. Dhe këto grupe kanë mbështetje jo të paktë nga shtresat e varfëra, të cilat vazhdojnë të varfërohen nga shfrytëzimi makut i shtresave të pasura.
Më gjerë në botë, rreziku i virusit komunist, sado i vogël sot për sot, mbetet gjithnjë ekzistent në ato vende ku shtresat e pasura nuk kanë nxënë nga eksperienca e vendeve të zhvilluara. Fatkeqsisht, në këtë grup vendesh, futet edhe Shqipëria.
Pavarsisht se shqiptartët kanë kaluar tashmë një formë të rëndë të sëmundjes që shkakton virusi komunist, nuk mund të quhen të imunizuar ndaj tij për aq kohë sa të pasurit synojnë maksimizimin e fitimeve personale në kurriz të varfërimit të mëtejshëm të bashkështetasve të tyre. Rritja e elektoratit të partive të vogla komuniste në zgjedhjet e fundit, sado e paktë në magnitudë, është një tregues i aftësisë që ka virusi komunist për të penetruar te njerëzit që nuk shohin dritë në fund të tunelit.
Që një revolucioni të tipit komunist t’i vihet përfundimisht kapaku i qivurit në Shqipëri, duhet që shtresa e re e pasunarëve të ndërgjegjësohet se përmirësimi i jetesës së shtresave të varfëra është, në fund të fundit, edhe në të mirën e saj. Deri më sot, kjo shtresë, e cila ose është pjesë e klasës politike, ose është e lidhur ngushtë me të, ka treguar një dritëshkurtësi që mund të ketë pasoja katastrofike në dekadat që vijnë.
Kështu, politikanët që janë bërë kapitalistë, ose kapitalistët që janë bërë politikanë apo kanë lidhje të ngushta me politikanët, mendojnë si e si të maksimizojnë të ardhurat personale, qoftë edhe në mënyrë të paligjëshme, ndërkohë që nuk kujtohen të shohin ç’bëhet poshtë tyre. Për shembull, ata nuk kujtohen të shohin se listat e blerjes së bukës veresie nga të varfërit rriten çdo ditë; nuk kujtohen të shohin se të varfërit nuk kanë me çfarë të ngrohen dhe të ndriçohen; nuk kujtohen të shohin se në ç’shkolla shkojnë fëmijët e të varfërve; nuk kujtohen të shohin se sa katastrofik është për të varfërit një shtrim në spital; nuk kujtohen të shohin se shumë vajza shqiptare shtrëngohen të prostituohen nga varfëria; nuk kujtohen të shohin se…
Partia Socialiste duket se po i vë në qendër të programit të saj pikërisht problemet e mësipërme. Dhe çfarë përgjigje ka marrë deri më sot nga Berisha? Ai e ka quajtur atë marksiste! Ndërkohë, programi i PS-së, duke u munduar të adresojë hallet e të varfërve në një ekonomi tregu (siç bënë partitë social-demokrate europiane në fillim të shekullit të kaluar), synon ta bëjë të pamundur pikërisht revolucionin komunist që ëndërronte Marksi…

 

Marre nga "ResPublica"

13 Komente

vari qillon Berishes se eshte si ato plakat gerrnjare qe cthone sot nuk thone neser.
Problemi qendron te fantazma apo virusi sic i quan Zaloshnja. Sikur te mos perdoreshin me keto terma mire do ish. Nuk mund te mbetemi si shoqeri gjithnje peng i se kaluares. Te pakten brezit te ri, ku fus dhe veten mos tu prrallisim me gogola.

e mo mire tani, se peshku eshte goxha blog.

kto meselete me kapitalist te squt qe e "kon kuptu" degjohen jo rralle, bile te artikulume me mire, te kafet patriotike te periferive punetore te nevjorkut. Marksi, thote! Shkruj tjetri volume pa fund deri sa i shkoi mjekra ne fund te komve, qe te vije zaloshnja me kapele respublike edhe ti thote qe s'di gjo ti, se jane ndryshe ca gjera. Leqe renditja berisha Marksi eshte nga ato qe e rrezikojne nje mexhlis dixhital me shume se mbetjet e Napolit.

Ah si ju mbyt Sala ju me i pike uje... Ju hedh ka i gur ne pellg, edhe direkt ne vetembrojtje te teorise se Marksit. Ne vend qe te shpjegojne sa me thjeshte si do realizojne programin, keta thone e kemi per nder qe jemi Marksiste. Nuk varet litari ke shpia i te varmit, mor zotni.

Ne pergjithesi, artikulli qendronte, por ne gjera te veçanta (kur permendte tezat e Marksit) nuk qendronte. Mu duk si artikull, per konsum, per shtresat me pak shkolle, qe nuk studionje dhe qe i marrin gjerat kallpe. 

Si rezultat i këtij ndërgjegjësimi, kapitalistët në vendet e industrializuara u bënë gjithnjë e më të përgjegjshëm për mirëqënien e punëtorëve, si dhe më mikpritës ndaj kërkesave të sindikatave dhe partive politike të afërta me to. Ky evolucion i mënyrës se si ata e trajtuan klasën puntore ka bërë që sot, një shekull e gjysëm pasi u propozua nga Marksi, revolucioni komunist të futet përfundimisht në qivurin e historisë në këto vende."

Ne fakt kapitalizmi i vertete vdiq ne vitin 1930.parashikimi i marksit se kapitalizmi do te shkaterroje vetveten doli.ajo qe kemi sot eshte nje lloj socializmi i bute.persa i perket rritjes se mireqenies se punetoreve ne vendet kapitaliste te zhvilluara ajo ishte me teper pasoje e ligjit te oferte kerkeses ne tregun e punes sesa zemergjeresise se kapitalisteve.sapo u hapen kina dhe india manifakturimi eshte zhvendosur atje duke ia futur klases se mesme ne vendet e zhvilluara.

i shkreti marks, besoj koka me e abuzuar nga shqiptaret. Nje mut e kane lexu, as rama e as sala amon... edhe ata te byrose, sic na sqaron spartak ngjela me mire, nga marksi asnje faqe, c'kishin bere ne shkolla partie me ata instruktret e dale nga gjiri i tornove... Marksi thone, hej bela, te kuptosh Marksin do me thon qe je fare burri, pale me ta interpretosh... e po c'na ka pjelle... me vrap s'jom marksist ose me vrap "je marksist" shalllabani tjeter... kujtojne belqim se meqe ua kane pa ato portretet ne profil ose var te muri i komitetit, dhe u nok marksi me i llaf... si me qen naj maksut i komunales...

smiley oh ç'me 10-ve smiley t'u qesh smiley

Si artikulli, si shumica e komenteve me bindin se jane ndjekur me shume kujdes klasat politike ne shkolle, por jo ato ekonomike. Ka rene cilesia e analizes ne nivelin e kopshtit pa dreke! 

Halli eshte qe edhe ata qe i kane ndjekur klasat e ekonomise s'po dine nga ta lidhin keto kohe.

Partia Socialiste duket se po i vë në qendër të programit të saj pikërisht problemet e mësipërme. Dhe çfarë përgjigje ka marrë deri më sot nga Berisha? Ai e ka quajtur atë marksiste! Ndërkohë, programi i PS-së, duke u munduar të adresojë hallet e të varfërve në një ekonomi tregu (siç bënë partitë social-demokrate europiane në fillim të shekullit të kaluar), synon ta bëjë të pamundur pikërisht revolucionin komunist që ëndërronte Marksi…"
I hate to say it po hallet e te varferve zgjidhen me nje politike te djathte pro biznesi qe te fuse njerezit ne pune.Shqiperise i duhet nje politike e djathte per momentin.Pasuria perpara se te rishpendahet duhet se pari te krijohet.Ne shqiperi me politike te djathte kuptohet vjedhja e tenderave sharja e opozites me liber shtepie.

citim: "Kapitalistët, ku më shpejt e ku më vonë, e kuptuan se shfrytëzimi maksimal i punëtorëve, ndërkohë që ishte i frytshëm në afate të shkurtra, mund të kthehej në një mekanizëm vetëshkatërrues në afate të gjata."

Me ndonje perjashtim, Kapitalistet (ah kjo terminologjia e luftes te klasave) nuk rriten rrogat dhe nuk permiresuan kushtet e punes per bamiresi apo nga frika e revolucionit, por sepse ja imponuan konkurrenca ne tregun te punes qe po nuk e pagove sic duhet punetori te iken aty ku paguhet me mire, ligjet per mbrojtjen e punes, roli i sindikatave, etj.

Prove qe biznesit/kapitalistit/manaxherit nuk i dhimbset punetori e ke te fakti qe me globalizimin, menjehere sapo i doli mundesia, mbyllen ndermarrjet prodhuese, hodhen ne rruge punetoret dhe delokalizuan prodhimin ne Kine ku punetorin e paguajne 2 dollar/dita.

"Siç tregoi historia, ky parashikim i Marksit doli i gabuar.." .......... Me shume se Gomarllek..
Qe Maksi renditet ne Majat e Mendimit Njerezor Boteror reshte pikerisht perfundimi se
Eshte nga TEORITE e Rallla qe eshte Aplikuar . Ai ishte dhe mbetet Profet !
Marksi studio Kapitalin sepse Pa Kapital nuk mund te Ekzistoje asnje shoqeri ne Bote .As Komunistja e perfytyruar prej tij .
Nder shume elemente Ai u ndak tek Shperndarja .Dhe ate e perfytyroi si MUNDESI e barabarte sipas nevojes e sipas mundesive. Dhe kete mendoi dhe perfundoi mund ta arrije vetem nje shoqeri qe ka si Pronesi te Perbashket pasurite . E kush tha qe nuk do ndodh keshtu ?????
Per kete sulmohet ai sepse atakon Shperndarjen !!!!!!!!!
Konkluzioni se do " shkatronte kapitalizmin " eshte kritike Berishase per Bathorasit.
Vetem kaq duhej te te mjaftonte per te mos shkruar Gomarlleqe.
Marksi analizoi kohen kur Punetoret ishin PROLETARE dhe "nuk kishin c'humbisnin, pervec prangave " Dhe realisht ASHTU Ndodhi . Sot nuk ka proletare por punetore qe shfrytezohebn me meditje ose me meorje smiley
Se cfare mesoi Bota prej Marksit pavaresisht se me shtremberime te medha e te shfaqura LIGJERISHT si "atavizma " e "mbetje" te Kohes se Marksit nuk ke kellqe JO ti ti analizosh , por deri me sot askush nuk eshte ne gjendje te parashikoje vecse po nen moton e Marksit.
"Motori levizes i shoqerive eshte Interesi dhe para se gjithash Interesi Ekonomik ". Po fute marksin nuk ka nevoje te perdoresh terma i "gabuar " apo i "suksesshem" . Meshoi atyre interesave ekonomike se si po i cfrytezon Bababsqapi me te gjith Soin e Hajduteve qe e quan Parti dhe me Kapot e saj qe quhen Deputete e Ministra .
Si shembull ke dhe Hundederrin me lart qe e ka kuptuar terminologjine ekonomike si Lufte Klasash smiley dhe prej se ciles nxjerr perfundime te Vleresueshme mbi Koder Kamez !

marksi esht filozofi qe ka influencuar me shum njerzimin ,keta gazetaret-filozof tan na shkrin fare,gjithsesi te varferit dhe shtresa puneotre e sotme jan nje specie skllavi moderrn smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).