Pas një furtune në Twitter dhe një sërë përgënjeshtrimesh, Silvio Berlusconi deklaron zyrtarisht se do të japë dorëheqjen sapo të kalohet ligji për stabilitetin ekonomik.

Për të patur pak kontekst, lexoni këtë shkrim nga Indrit Maraku që diskuton perepecitë e thashethemeve në Twitter të ditës së djeshme. Foto më sipër është marrë nga ky artikull i Qershorit 2011 tek revista angleze, The Economist, një nga kritikët më të fortë dhe më të palëkundur të Berlusconit jashtë Italisë. Një citim i shkurtër: 

Eshtë tani e qartë që as seksi me minorene dhe as historitë e dyshimta të bizneseve nuk janë arsyet kryesore që italianët t'a gjykojnë Berluskonin si një dështim shkatërrimtar, madje edhe të qëllimshëm. Një tjetër difekt i tij është edhe më i rëndë: neglizhenca totale e tij kundrejt konditave ekonomike të Italisë. Mbase për shkak të problemeve që ka patur me gjykatat, ai ka dështuar të riparojë, më keq, nuk ka arritur as të njohë dobësitë e rënda të ekonomisë së vendit. Si rrjedhim, ai do të lërë pas një komb në pikë të hallit. 

84 Komente

Do te ishte nje prej rasteve tee rralla, qe te keqes i  ardhka fundi.

  Pervoja jone na meson se  e keqja ...NUK KA FUND., more  miku jone, pmusaraj.

Te jete  keshtu?

Me kete foto ,mu si mumje e ngerdheshur ,po me duket. Tamam fundi,s'po e lexoj fare artikullin.smiley

U lodh dhe ky me!Puno lart e puno poshtsmileysmileyE lodhen italianet çimosmileysmileyHiç nuk e kane hak.

...sapo të kalohet ligji për stabilitetin ekonomik.

Kjo s'tregon që Berluskoni do iki, më shumë se ç'tregon që ligji s'ka për të kaluar kurrë . smiley

Por po i pati ardhur fundi me vërte edhe këtij, i ka ardhur fundi me vërte edhe botës..smiley

Normal,pas vendimit qe te gjitha fondet te monitorohen nga FMN - ja cte hyn ne pune me qene Kryeminister mo.

Brad, me duket  se efekti  "Domino" qe dhe pritej, nisi rrukullimen.Qeverri qe u qeverrisen prej tipave si  ky  palaçua atje ne Rome dhe kusare profesioniste ...diku,  duke rritur  ne stratosfere borxhin poblik futen popujt ne  katastrofe.Evrops plake e dembele ne keto vite, i iku tualeti  dhe po i del lekura zhabe,  reale e sistemit  korruptiv te  drejtimeve edhe si bashkesi.

   Kriza greke eshte  ta puthesh ne balle me masen e pasojat e krizes  italiane.Vendi i trete  ne BE me borxh publik mbi 160 % te GDP, me disa trilione euro borxhe! Kur rritjen mesatare vjetore te GDP e ka pasur ne tere vitet e kurverive  "Berluskoni ".... as  ne nje perqind.

 Po pse shqetesohemi ne kur degjojme se kryekurvari i evropes po e hedh kriza me b. perpjete? Se  ne dukje si qeverrisje e "mire " gjoja e jona, i perballoi krizes ...vetem  si pasoje e mos pasjes se nje  industrie dhe i  nje  ekonomie krejt te varfer, por  jemi  buze katastrofe.Ky  karagjozi yne, llap per nje lloj strategu ekonomie me fantazi arroresh kungulloresh e berthamoresh dhe do  te  llapi dhe ca kohe, gjer kur cunami  te na perfshije, sepse  nuk ka asnje mase per  frenimin e borxhit publik dhe uljen e shepnzimeve te  administrates,.... qe porosit makina luksoze dias qindra mijera euro....dhe  shkaterrim objektesh per te  ringritur objekte...

    Ky zgerdhihet e perdridhet me broçkulla dhe demagogji  bajate, kur ketu  po  vdes gradualisht cilido bisnez dhe  miletit po  i vjen laku  ne fyt.Ku dembelizmi  dhe inekzistenca  e institucioneve, po  e vene gjithe  popullin ne gjum dhe e kane larguar  nga rruga per te menduar  te  punoje e te prodhoje ...se paku  ushqime vendi, nga tokat  djerre gjer  sot...

Shporrja e  Berluskonit  mua  nuk me ngroh se do te arrihet  ne zhdukjen e frymes Berluskonare, pasi problemi  eshte shume me i thelle aty si dhe  ne gjithe Evropen, si  pasoje e kalbezimit te vet  sistemit.

po ky hun' huta jon kur do iki...

o rakija, ktij dreqi i duhej von nanjona si ajo qe ia qiti shpyrtin pik pik (mjolti smiley ) atij ambasadorit amerikon qe s'ia maj men emrin... le qe per emra s'ka nevoje... e pershnes silvion me i ligj sa me t'larget ne kohe per stabilitetin, dhe me kongen "Ruby Tuesday" te intepretume nga rollingsdromsat...

keq puna per filma mas 1990 neper bote smiley

ne note serioze: sa burre i ndyre! smiley

Nuk e di pse por Italjanet e kane dashur!

Nuk e di pse por Italjanet e kane dashur!

 

Emo me e paqme do te ishte''te paça fatin o dule,ku e ngule.....Ti e the allfrenga une ta ktheva allaturkasmiley

Berluskoni sapo pa qe nuk e ka shumicen dha doreheqjen. Dy gjona shof une ketu: Qe Berluskoni nuk mbahet pas pushtetit me dhembe dhe me thonj dhe se ndoshta Italine e presin dite jo te mira, pasojat e te cilave partite politike preferojne tia ngjeshin ndonje qeverie teknike.

ndoshta Italine e presin dite jo te mira

 

Varet per cilen Itali e kemi fjalen ! Sikurse dhe per cilen Greqi e kemi fjalen ! Papadimos-a do gjenden perhere, asnjehere nuk ka qene problem gjetja e tyre ! As e Alfano-ve. 
Por edhe shiu, do vazhdoje te lagë po te njejtet greke e italiane. Por jo ama shoket e Papadimos-it apo Alfano-s. As ata vete.

nuk gezohemi dot akoma per fat te keq. ka premtuar qe do te jape doreheqjen, por akoma s'e dime me cfare cmimi.

 SOT ESHTE  8 NENDOR!

      More miq dhe pjestare te bolgut.Nuk po gjej te shprehur gjekundi mendime se si do te ecet me tej ne keto vendet e Evropes, nga politikberja dhe politikanet.Ç`fare do te behet me tej per kete krize?

Hiq e vur kusare e kurvare apo  do te kete permbysje te mentaliteteve qeverrisese gjer sot?

   Ka ndonjeri  njohuri  ate dhene  se si mendojne Institute e institucione serioze anglo -saksone, perballe ketij realiteti dhe gjer kur  parashikohet fundi?

   Dhe se fundi pyes a nuk do te ishte mire per nje Qeverri teknokratesh  tek neve per perballim te  krizes, apo do te presim gjer kur KY te lipset ?

Ketu e paske pasur hallin ti?Mesa di une borxhi poblik i qeverise sone eshte brenda kuotave.Perse duhet te jape doreheqjen?
Gjatoshi duhet te prese afatet qe cakton Kushtetuta dhe jo kur ju do qefi juve ndertuesve...

Gjatoshi duhet te prese afatet qe cakton Kushtetuta

 

Paski fillu me reflektu ! Deri dje thonit se e keni marre deri ne 2021 -shin ! smiley

 

@grava. Me nje permbledhje te shpejte ajo qe kam kuptuar une: Evropa dhe Amerika do te bejne te pamunduren qe te ndalojne falimentimen e Greqise dhe Italise. Kjo sepse nga menyra se si bankat jane te lidhura me njera tjetren efekti i falimentimit do te ndjehet ne te gjithe boten. Pas kesaj Obama e tha fare qarte: Duhet izoluar Greqia (firewall ishte fjala e perdorur) qe problemet e saj financiare te mos shperndahen tek ne. Tani kuptohet si te falimentojne si te mos falimentojne problemet do te jene te medha. Ajo qe diskutohet eshte: si ti mbajme problemet e tyre larg nga ne.

do prisni deri sa ti bije rrufeja sqepit.....

Nuk e di por nuk e kuptoj kete gezimin e shqiptareve per largimin e Berluskonit.

Se pari njehere politika e jashtme italiane njelloj si ajo amerikane eshte konstante dhe nuk ndryshon me ndryshimin e Kryeministrit i majte apo i djathte qofte ky.
Se dyti nuk di qe berluskoni ti kete bere ndonje te keqe Shqiperise vecse kur ka pasur rast ka votur pro kerkesave te saj pa kushte.
Se treti thjesht me ben pershtypje se gjithe ata qe lavderonin Papandreun dje sot shajne berluskonin.Mos ka te beje me orjetimin majtas te Papandreut dhe djathtas te Berluskonit?

Jemi vertet komb mosmirenjohes.
Serbet i kam inat,por miqte e tyre nuk i shajne kurre.Nuk kam pare asnje sharje tej B 92 per Putinin,Kinezet,Kastron apo dhe Kadafin.Perse?Sepse ata ishin dhe jane aleate te Serbise dhe nuk ka lezet te hash buken dhe te permbysesh kupen sic bejne shume shqiptare.
ne forumet shqiptare shahet me fis Obama,Bushi,Klintoni,Berluskoni,Dalema,Prodi,Kohl,Merkel,Sarkozi,Toni Bler etj.miq te shquar te Shqiperise, qe mesa di une per Shqiperine dhe Kosoven vetem te mira kane bere.
Jemi vertet komb mosmirenjohes...

Per vete gezoj si njeri qe ka njembedhjete vjet qe e shikon kete vend keq e me keq.

Fin, nje pyetje teknike :

A eshte Fini (Gianfrancoja dmth) gjithmone ne aleance me Berlusconin ?

Jo, jo, u be kohe tashme.

aaaaaaaaaa ! Dhe prap ai haleja, dmth Berloja, arrinte te merrte 50% + 1 te votave te parlamentareve ?? Une kam kujtu se Fini ende nuk i kish ikur 'numerikisht', edhe pse e dija qe ishin ndare 'politikisht' !

Eshte gjithmone kryeparlamentar Fini ??

po, eshte, dhe eshte goxha politikan i kuotuar. i bleu stalker, te gjithe, s'mbeti njeri pa u shitur smiley

Burre me te mire se Sali Protopapa nuk gjen.

Mazllem, ju ka zene frika?...Se po ju vjen fundi mollusqeve te rajonit?..ka ngelur dhe ky "arrori" dhe i lajthituri yne..Por cdo gje ne kohen e saj

More nosh, mua me shqeteson fakti qe nuk po degjoj te rrihen mendime dhe  te  thuhet qarte xhanem!

   Shembulli greko-italian eshte i mire apo eshte i keq? Po i del qeverrise Sali, se eshte i mire ta  thote! Po  qe i keq pse nuk vepron?

 Gjithe e keqja ne keto vende  me duket  se ka ardhur prej  meshehjes se te vertetave.Po kete po ben dhe saliqeverrisja me borxhe e sterborxhe.Kete vit qe vjen, qe  e mos i gjete ca, ne na duhet te paguajme 500 milion USD vetem interesa borxhi...!

Daleni more, ku po na shpien keshtu ?

 Gjithe e keqja ne keto vende  me duket  se ka ardhur prej  meshehjes se te vertetave

 

Po pse mor gravë, Obama nuk fshehu gje, dhe i ka sondazhet pertoke ! Po ashtu Sarkoziu s'fsheh gje, dhe i ka sondazhet per 2012-en më te keqiat qe i ka pas ndonjehere nje president francez ne detyre (64% per socialistin Hollande dhe 36% per të, ne raundin e dyte te 2012).

Te jete pune meshehjeje ?? (siç shkruan) smiley

e ke kuptu gabim, Stalker, komentin.....gjendja financiare ka agravuar ne kete derexhe, nga fshehja e te dhenave, e jo nga keqqeverrisja, se kreditet mund te bien, por ama nga mungesa e largpamesise te nje lideri, por ama transparenca eshte tjeter gje.....mungesa e saj te sjell nje behar te vogel, para nje furtune te madhe.....

Mire mo mire, po qe per pune behari, edhe amerikanet ate behar po jetojne ende; sapo e shkrujta

Stavri, ti je me te vertete budalla.....po i trashe fare, po fare ama, po kush po i shan italianet more, po po shahet Berluska qe e shpuri Italine ne kete derexhe.......pastaj more trap, po ky Berluska na i solli plehrat, ky Berluska, na e solli ate termocentralin e zi te PortoRomanos (nuk di a do te arrije te ndertohet, apo jo) ky Berluska na e solli Taçin, ky Berluska, i kerkoi ketij debilit tone ca "vajza te bukura" pra nnuk e kemi me italianet, po me ket "bunga bungen"

por meqe osht miku sales pra...

kjo ka me shum ronci se t'gjitha ato qe thu ti.

mmm...thoni ju..pa pyesni atè?si fillim nuk dha dorheqje por fitoi kohè,tè paktèn edhe 1 muaj akoma èshtè kryeministèr..... dhe asnjè dyshim ..Italia ka pèr tè pèrfunduar si Greqia,jo jemi e s'jemi si greku...jo pèr gjè...por me sa e njoh kètè vend..e ka po aq tè vèshtirè sa Greqia ti realizoj atè qè i kèrkon Evropa,nuk bèhet fjalè pèr reforma(reforma= tu marrim lek njerzve e ta hedhim edhe kèsaj radhe),bèhet fjalè pèr tè ndèrtuar 1 shtet nga e para,dhe kèto edhe po tè duash,nuk bèhen nè 1-2 vjet,jo qè nuk duan njèher..tjetèr punè se po shqyhen tè gjithè,si shtypi italian por edhe evropa.. pèr tè mbuluar krizèn. Shpètimi vjen nga rimèkèmbja e SHBA e BE(jo vetèm gjermani),po filluan tè ecin ekonomitè e tyre shpèton edhe Italia e Greqia..

nuk di pse, por kam besim te italianet.

me ket nuk du me mohu derexhen ku i solli politika e tyre edhe para berlusconit me c'degjoj (qe nga craxi). kan honger pare qe s'i kishin hala. kan bo qejf i brez (ata qe na mahnisnin ne kur u ndalpnte RAI ne shqipni)... tani iu ra ta vujn kti brezit tani.

por kom me ter mend besim te ai popull qe e qit gamorin nga balta! thjesht peshtypje vetjake.

Po ngritja e tavanit te huamarrjes, edhe ne USA, nje derexhe me vete ishte (dhe eshte !). Dhe amerikanet vazhdojne te hane para qe nuk i kane hala.

Te jete pune kombesh ??? smiley

po eshte edhe pune kombesh ngritja nga gropa.

psh, nqse te italianet kam besim, te gjermanishtfolesit kam siguri.

Italianèt dhe Italia ishin nè njè gjendje tè tillè edhe nè fillim tè 90''(craxi dhe shokèt e tij),rrezikohej shumè tè futej edhe nè Euro..por ja doli me reforma,nè vend tè bènin si greku qè i falsifikoi tè dhènat,qeveria e asaj kohe me zemèr nè dorè u kèrkoi lek njerzve,kur them lek..lek tè thata..futi duart direkt nè rrogat(nuk mbaj mend mirè shumèn qè mu mbajt nga rroga personalisht,por njè pjesè mu kthye mè vonè si tepèr) dhe llogaritè bankare tè njerzve,bèri disa privatizime uli borxhin dhe e hodhi lumin,kjo pèr tè treguar se sa pèr puntor e shprit sakrifice italianèt nuk janè tè dytè pas askujt..por pas asaj krize pati njè ritje tè ekonomisè dhe erdhi berlusca qè i bèri rush e kumbulla sakrificat e atyre ditve duke ndjekur shembullin e craxi...unè jam i shqetèsuar sot..sot nuk flitet pèr reforma pèr tè hedhur lumin,nè evropè nuk tè lenè mè tè hedhèsh lumin,bèhet fjalè pèr tè bèrè "reforma" por edhe pèr tè bèrè shtetin italian eficent si ai gjerman,dhe kjo èshtè jashtè mase e vèshtirè dhe do shumè kohè dhe dèshirè...bèrja e shtetit kèrkon heqjen e shumè privilegjeve nè njè vend ku qylaxhinjtè kanè qenè gjithmon shumè..aq shumè sa vendosin kush èshtè kryeministèr sot dhe kush do tè jetè nesèr..por nejse shpresoj vetèm tek ajo thènia: kur prek fundin,nuk ke ç'tè bèsh tjetèr veçse tè ngjitesh.

Cimo, aaaaa, aferim i qofte, miku i mire per dite te veshtire osht.....

se po na boni me harru traditat me t'mira qe kena tashti...

Po  mire ore staviri 1, ai  Berluskoni  iken per mire apo per keq ndaj vete italianeve?Ti  na keshillon te behemi  mik e ta mbajme mbi krye e siper ate italianin  gjithe  erz, qe e hedhen me b. perpjete vete italianet.

Kush po e rr.... se eshte i djathte njeri  apo i majte tjetri, a lumezi!

Na dashke "te miren" e miqesise me popullin italian,pse nuk thua !!? 

  Ka dhe nje gje tjeter qe ti nuk e merr vesh  fare. kriza ne te  dy keta shtete fqinj me neve eshte  humbje  shume e madhe per financat tona, te bisneseve dhe bankave tona te lidhura me shume fije me te dy gjitoneve...

Ndaj, si i ikur heret, rri e degjo haberet e beteret tona,   se sa te flasesh kuturu !

Ta  them miqesisht

Mos ja vur re se e ka lodh sistemi te shkretin, po e ka lodh nga kosherja.....

Nuk e di por vertet PPU po behet me pak popullor se cfare ka qene.
Arsyeja dihet,oponentet nuk te japin aresyetimin ne menyre te kulturuar po i futin sharje dhe fyerje pa mbarim.
Kemi Lulian Kodren qe mban kampion,por dhe nje fare emigranti apo ali dems.

Une nuk po them gje nese Berluskoni ishte i mire apo i keq se ate e dine italianet qe e votuan per 10 vjet rresht.Dhe perseri sa e votuan dmth e kane pelqyer.
Po thjesht solla shembullin e serbeve qe mesa i ndjek ne shtypin e tyre nuk me duken njerez qe hane buken dhe permbysin kupen sic jane shume shqiptare.
Nejse secili tregon kulturen e tij ne diskutime.
Futini nje feste sot se iku Berluska dhe mbani pak zi se iku Papandreu...Pika qe sju bie!!!

o stavri, na i kurse dokrrat per ket' radhe, he xhan! smiley 

Ti mund te kesh pak te drejte se iken apo zgjidhet Berluskoni,pasi jeton ne tali dhe i ndjen direkt pasojat e zgjedhjes/moszgjedhjes se tij.

Po keta qe jane nga Shqiperia apo SHBA cju hyn ne pune nese iken apo rri Berluskoni?
Politika e jashtme nuk ka per te ndryshuar,nese kane merak per kete.
Por te gezohesh se iken berluskoni nga SHBA?Vetem njerez qe jane verbuar nga rreshtimi i Berluskonit djathtas dhe e njehesojne me Berishen qe ata e kujtojne se eshte i djathte,vetem keshtu mund te shpegohet gezimi i ca shqiptaro amerikaneve nga ikja e Berluskonit?
Perse vertet kujtoni se Berisha eshte i djathte apo Rama i majte?Se mua me dalin qe Berisha eshte i majte dhe Rama meqe ka milioneret me vete duhet te jete i djathte.
Po hajt se ska problem.Llogjika ngadonjehere drejtohet nga instiktet dhe jo nga truri.

+ 10. Te gjitha ato qe ke shkruar eshte dhe mendimi im. Jane ca tipa ketu ta shpifin fare s'po i them me emra ,pasi jam lexues i rregullt i PPU,dhe i lexoj te gjitha komentet,

Stavri, me vjen keq, per opinionin negativ qe ke per mua, por do te thosha, qe dashuri pa kushte nuk ka, nese ti e do kete Berlusken pa kushte, vetem e vetem, se paska bo ca te mira per Shqiperine, kjo nuk ka vlere, perderisa ai i ka bere keq popullit te vet, dhe me rregull treshi, i bie qe ai na ka bo edhe neve te keqija. 

Pastaj, pse vete italia na ka bo mire ne, pse greku nuk na ka bo mire ne, qe na ka majt me buke, nepermjet shfrytezimit te 800 mije emigranteve? Ra ekonomia greke, nuk mershin pare emigrantet, shkum edhe ne per lesh bubi, edhe kjo me rregull treshi....pse per Papanderun nuk te vika keq, kurse per Berlusken te vika keq, ? Pse ky dyzim i yti....?

Mua nuk me vjen keq as per njerin as per tjetrin.
Politika e jashtme e Greqise dhe Italise ndaj Shqiperise nuk ndryshon kushdo te jete KM.
Kaq me duhet mua si jo italian apo jo grek.
Per te tjerat le te vendosnin italianet apo greket dhe kjo per ne shqiptaret nuk duhet te kete fare rendesi,pasi sic ju thashe politike e tyre ndaj Shqiperise do te jete njesoj.

stavri1, njerzit si berluskoni jane kancer per vendet e tyre, per te tjeret pastaj gjeje me rregull treshi. dhe mos germo fare neper numra e shifra, por shiko tek kultura politike e llahtarshme qe ata instalojne.

Nese jane kancer per vendet e tyre e dine ata kur i heqin dhe kur i vene.Mua me intereson Shqiperia dhe e di qe si Berluskoni si Prodi apo Papandreu apo Samaras njane njelloj.Juve vazhdoni argumentoni ndryshe.
Hajde naten e mire!

natnemir

Berlusconi edhe kur iken nga pushteti nuk humbet rastin per te bere para.

Dje paradite u perhap lajmi se do terhiqej dhe bursa e Milanos shkoi ne qiell.

Consob (Commissione Nazionale per le Società e la Borsa) ka nisur hetimet.

Stavri, ti je me te vertete budalla.....po i trashe fare, po fare ama

pastaj more trap

Stavri, me vjen keq, per opinionin negativ qe ke per mua

 

smiley

 

Po pse krruhesh si Shabon Qosja mer çun, pse...????? Ketu nuk po flasim as per te perndjekur e as per komunistosllavoserbokriminele.....keto jane domene te tuat, ne keto te tjerat mos u krruj, se nuk merr vesh, je injorant...

Frytet e demokratizimit te hapsires kibernetike...

Degjove Stavri o budalla? Ama ta dish qe i vjen keq qe ke opinion negativ per te smiley

Sqarim

Sqarojme te gjithe peshqit qe ka dhene doreheqen Silvio Berluskoni dhe jo Sali Berisha,i cili doreheqen e jep nga Froni i Kryeministrit ne Qershor te vitit 2017.

smiley

smiley

kot thu qe s't'vje keq. ndjenjat jon pun dreqi...

Jo keq nuk me vjen sepse me sa degjova para disa minutave i hapet rruga nje referendumi popullor per Plehrat smiley

tamom kur menova qe na e preve rubinetin e lajmeve nga lart. smiley

danke danke

Kush ta tha aman? Hundleshi te tavolina djathtas te kafeneja apo matrapazi te tavolina majtas te kafeneja?

uuuuurrrraaaaaaah, shyqyr qe shpetum, se kush do shkote me votu prape......

Nje klloun hajdut me pak ne tavoline. Merkel, Obama, Cameron e ca te tjere jane shume te gezuar sot

Po mire, meqe qenka keshtu, pse ky Berlusconi do te na u largoka VETËM pasi parlamenti te votoje ligjin e shtrengesave financiare, ligj te cilin qeveria italiane ja ka premtuar Bashkimit Europian ?? C'ne ky votim ?? Berlusconi po iken qe po iken !

Berluskoni nuk po iken nga qejfi, po iken se e di qe s'rri dot me. brenda mundesive miraton dhe nje ligj te nevojshem. thjesht fare smiley

berluska s'ben asgje pa nje leverdi, s'ka bere kurre

As qe bera aluzion qe ai po iken nga qejfi ! Jam katerciperisht dakort me ty per kaq pako gje.
Por une them se eshte EDHE më kompleks se kaq problemi : mendoj se 'ujdia', qofte ne Itali, qofte ne Greqi, pak a shume ka qene e tille : te bejme nje zallamahi politike ose me sakte, disa levizje politiko-politiciene - pra brenda per brenda establishmentit politik-, e te mos e leme problemin ta zgjedhe rruga (me rruge, une nenkuptoj qofte rrugen e zaptuar nga protestues te revoltuar, qofte rregen referendare).
E di ti (dhe une bashke me ty) qe ka greke qe, per hater te aplikimit te shtrengesave qe qeveria greke ja ka premtuar BE-se, do te humbin rreth 1/4 e te ardhurave te tyre vjetore ?? E imagjinon te humbesh 1/4 e te ardhurave te tua, pa qene qofte dhe nje miligram ti fajtor ??
Kete e pret dhe Italia.
Ketu ne France, qeveria e ka filluar qe pardje 'planin e kursimit' (plan de rigeur). Neser pritet te prenoncohen sindikatat.

Me duket se nuk eshte duke ik jo.

Sarkozi: Papandreu i cmendur dhe depresiv

Nga: ERJONA RUSI

FRANCE- Papandreu është një i cmendur dhe depresiv. Kanë qenë këto komentet e presidentit francez Sarkozi gjatë një bisede private me homologun amerikan Barak Obama, në kuadër të G20-ës në Kanë. Biseda private mes tyre është publikuar sot nga gazetat franceze, sipas të cilave dy liderët janë shprehur të mendimit se Papandreu bëri gabim të madh duke shpallur referendumin për marrëveshjen me BE-në.

Duket se komentet jo fort të këndshme për krizraelit Netanjahu, nuk kanë qenë të vetmet mes presidentit francez Nikola Sarkozi dhe atij amerikan Barak Obama, gjatë takimit të G20-ës në Kanë. Gazetat franceze shkruajnë se shefi i Elizeut ka përdorur fjalë jo shumë të hijshme për të përshkruar gjendjen mendore të kryeministrit në ikje të Greqisë, Jorgos Papandreu.

Sipas “Le Parisien”, Sarkozi i ka thënë Obamës se Papandreu është i cmendur dhe depresiv. Dialogu sekret sic raporton edhe “Le Figaro” ka ndodhur në një qoshe të takimit të G20-ës javën e kaluar, larg gazetarëve.

Por këta të fundit kanë mundur të kapin bisedën përmes bokseve të përkthimit. Kështu Sarkozi dhe Obama janë shprehur të mendimit se Papandreu ka bërë një gabim të madh duke shpallur referendumin për marrëveshjen me BE-në. Por duket se këto komente nuk e kanë shqetësuar shumë Papandreun.

Pikërisht sot, pasi lajmi ka mbërritur edhe në Greqi, sipas një njoftimi të kryeministrisë greke, Papandreu i ka telefonuar presidentit francez për ta informuar atë mbi qeverinë e re greke dhe iniciativat për implementimin e marrëveshjes së 26 tetorit. Vetëm një ditë më parë mediat franceze raportuan se Sarkozi e kishte quajtur Netanjahun një gënjeshtar që s’mund ta shohë me sy, po gjatë një bisede private me Obamën.

smiley   Kur te shan i shari !! po ka më depresiv se Sarkozy ????? !

Per Jeffreyn kete punen e depresionit e paska thene dhe nje shoqe e vjeter e tija.

Kodoshi, ci thote Sarkozit.....Kete vajzen vere ne listen e te ftuarve ne "Bunga Bunga-n javen tjeter"

.... me sa duket, tani po i vjen rradha, Berluscon -it te Shqiperise.

nuk i vjen jo.. pa mbaru edhe rruga per te Tetove apo per Shkup smiley

Dhe ketij i thenkeshin "cavalliere"! Oh, zoterinj, ku paskesh perfunduar bota e tene!

"Pas doreheqes Berluskoni do ti perkushtohet vetem Milanit duke e bere nje nga ekipet me te forta ne Bote,ku ne merkaton e Dimrit priten blerje te fuqishme"

Po he pra.....ky eshte lajm i mire per ne tifozat e Milanit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).