Një minator humbi jeten sot ne Bulqize në zonen D, zonë në të cilen Ministria e Ekonomise pezulloi të gjitha lejet minerare për shkak të mungeses së sigurisë në punë.

Fetah Shehu 55 vjec punetor i ACR per shkak se kishte mbi kater muaj pa pune nga bllokimi punes ne kompanine e tij ishte aktivizuar me nje firme tjeter ne galerine 66 ne zonen D ne Bulqize. Gjate punes ne galeri nje masiv minerali dhe dheu eshte shembur duke e zene brenda. 

Mendohet se ai ka humbur jeten ndersa po vazhdojne perpjekjet per te nxjerre trupin nga masivi shembur. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes duke punuar per te sqaruar rrethanat e ketij aksidenti tragjik. Puna ne kete zone nuk duhet te kishte nisur pas urdherit te Ministrit te Ekonomise, por mesa duket ky urdher nuk eshte perfillur dhe asnje institucion nuk eshte kujdesur ta zbatoje duke sjelle keshtu aksidentin me vdekje. 

Pak jave me pare ishte nje minator i ACR qe humbi jeten ne galeri nga nje shperthim. Ndersa nje dite me pare ishin dy te rinj ne Tropoje qe ne nje aksident te ngjashem me ate sot humben jeten ne nje galeri ilegale. 

________

Shekulli (9-11-11) Tropojë, shembet miniera, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierat e Tropojës sot rreth orës 15:00. Nga shembja e një galerie në minierën në Veliç të Tropojës kanë mbetur të vdekur dy persona.

Në momentin e shembjes mësohet se brenda në minierë gjendeshin katër persona, ku për dy prej tyre ngjarja ka rezultuar fatale. Emrat e dy të vdekurve janë Erjon Geci 21 vjeç dhe Dritan Neza 22 vjeç.

Pak ditë më parë nga një shpërthim në minierën e Bulqizës një minator mbeti i vdekur.

34 Komente

nje tjeter viktime...
Mernie ket permendore e kushtonja ndonje ministri, do thosh Migjua.

Minotauri vazhdon te gllaberoje njerez te pafajshem ,per faj te disa njerezve te pushtuar nga babezitja ,te papergjegjshem dhe te pamoralshem.smiley

Kur cubat e bazojne pushtetin ne krah cubash...

si ne vitet 1800 punokan kta te shkretet...

Shume e bukur fotoja.

Vertet e bukur, si  foto.Ama....  na tregon punen ne   mesjete... 

Shume domethenese fotoja:"Te vesh me kembet dhe duart e tua drejt vdekjes".

Galeria ishte e abandonuar
Miniera nuk eshte ne pune
Cfare deshte ky ne galerine e abandonuar
Ai po vidhte mineral dhe nuk mund te quhet minator por hadut
Dhe vertet eshte fatkeqesi se eshte jete njeriu dhe perendia e ndjefte por duhet pare se cfare e shtynte kete te mjere te rezikonte jeten e tij
Pra ju lutem mjaft ja futet kodra pas bregut per "njerez te pushtuar nga babezia" "pushteti i cubave "...etjet
Duhen pare gjerat sic jane
Nje njeri qe vjedh
Cdo vjedhje eshte me rrezik jete
Perse vjedh?... Ketu diuhet diskutuar

Bulqizë, shembet galeria, vdes minatori

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011...

Një tjetër tragjedi është shënuar sot në minierën e Bulqizës. Sipas të dhënave, minatori Fetah Shehu ka humbur jetën si pasojë e shembjes së dherave, teksa ishte duke nxjerrë krom në një galeri të braktisur.

Fillimisht u dha alarmi për bllokimin e tij në thellësinë e tokës dhe për nxjerrjen e tij u ngrit edhe një grup kërkim-shpëtimi, por mesa duket mungesa e ajrit ose plagët e marra si pasojë e shembjes së dherave i kanë shkaktuar atij vdekjen.

Fetah Shehu ishte punonjës i kompanisë ACR, por ishte duke punuar privatisht në galerinë e braktisur. Ndërkohë, po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë të minatorit.

Ky është aksidenti i dytë që i merr jetën një minatori brenda pak javësh. Muajin e kaluar, 1 minator mbeti i vdekur dhe 8 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të gazit gjatë punës në galeritë e nëntokës

po he mo toko, sipas teje cilat jane arsyet qe e kane detyruar ate te rrezikoje jeten. Vrae pak mendjen dhe shif se mos gjesh lidhjen me babezine e atyre lart. Kush e katandisi minieren dhe Bulqizen ne ate derexhe.

Pyetje me vend AL Por fajin nuk e ka minera fajin e politika jone qe e ka katandisur vendin ne ate deregje dhe mentaliteti yne
Sa per muhabet
Dje nje hajdut ra nga ballkoni i katit te 5te tek po perpiqej te hynte nga ballkoni per te vjedhur shtepine, dhe vdiq. Pse kjo ngjarje nuk mori kaq shume vend ne lajmet?

nuk ka zene vend se u konsiderua nje aksident i rendomte. Qeveria e shpalli te bllokume minieren, i lau duart si ponc pilati. Mesa duket nuk perben me sensacion per median miniera e bulqizes, jo me shume sesa batutat Rama Berisha.

Po ky i minatorit perse nuk eshte nje aksident i rendomte ? Apo se vjedhja e shtepise eshte prone private ndersa kjo eshte prone e shtetit dhe shteti nuk eshte i yni por i hasmit Se pronen e shtetit ne e lidhim me Saliun dhe meqe Saliun e kemi inat themi "mira ja bene qe e vodhen" sikur tja kete lene Saliut babaj ate prone

tek miniera eshte me e dukshme padrejtesia dhe pergjegjsia e sistemit, pervecse te paralajmeruara

Al ti po mbron hajdutin qe vodhi dhe shan qeverine qe nuk i krijoj kushte ketij hajdutit te vjedhe
Une do te shaja qeverine qe nuk mer masa ta mbroj kete prone dhe aspak nuk mbroj hajdutin qe e vodhi.
Per kete te fundit ndjej vec keqardhej se ishte njeri si ai qe ra nga kati i peste

toko, hajduti real jane njerzit me pushtet qe kane shfrytezuar ate prone te perbashket duke u pasuruar (mali eshte i te gjitheve) dhe ai qe vdiq eshte pasoja zinxhir e veprimeve te tyre abuzuese ne kurriz te minatoreve.
Sigurisht qe do te mbroj gjithnje njerzit e margjinalizuar.

Keta te shkretet po ikin nje e nga nje, perdite... Do vije dita qe vetem gra e femije do mbeten mbi toke ne ate zone. smiley

e mire se e kemi pak te larte raportin e meshkujve ndaj femrave ne Skiperi, me statistike.

Shifeni kshu kte pune: cdo shine e munguar, cdo motor levizes qe do shtynte vagonin, cdo meter kub zgjerim galerie, cdo shtylle mbeshtetese, cdo pjese e sigurimit teknik te munguar etj eshte nje kostum Armani me shume, nje shishke parfumi te serise me te fundit me shume,  nje cilesi lekure me e mire ne sediljet e vampireve te Tiranes qe lidhen me ket biznes!

Plus dhe kjo:

Galeritë e minierës, Bulqiza si kulluese makaronash

Një qytet si Bulqiza është shndërruar në kryeqendër minierash. Prej vitesh aty vetëm gërmohet për të nxjerrë prej andej mineralin e kromit. Madje është gërmuar aq shumë sa specialistët pranë Shërbimit Gjeologjik tregojnë se po vendosësh pak imagjinatën në punë e ta shohësh këtë qytet nga poshtë të ngjan si kulluese makaronash dhe për ta është e habitshme se si ai qytet gjendet ende në këmbë. Sipas përllogaritjeve, në nëntokën e saj gjenden ende 30 milionë tonë rezervë krom, i cili me tregun e sotëm kap një vlerë prej 6 miliardë dollarësh. E kjo është arsyeja që në atë vend ka vazhdimisht greva, minatorë të vdekur, dhe dëshirë të madhe për ta “gërmuar” të gjithën.

JO Emo une e shikoj keshtu
Ai vend vlen $6 miliard Ai 6 milionshi eshte toni (timja tendja dhe tere popullit shqiptar) qe u a kemi lene ta administorjne ne interesn tone vampireve te Tiranes keta vampiret e kane shume te veshitre shitjen e kesaj prone sepse behet fjale sa cfare pjese te $6milioard do te vjedhin vete vampiret e Tiranes. Duke qene keshut ai $6 milionsh ka mbetur si mall pa zot
Atehere individe hajdute si ky fakiri qe vdiq aty duan te vjedhin sa te mundin nga ky $6 milionshi dhe vjedhja eshte nje profesion i rezikshem qe ndonjehere sjell edhe vdekjen. Ne rastet e tjera eshte i suksesshem kur behet fjale per nje mall qe nuk ka zot ta ruaj. Keshtu qe moria e haduteve vjedhin privatish nga nje cope tona dhe patjeter qe do te duket si kullese makaronash.
Dhe ska te bej aspak me nje shine te munguar apo motor livandoje. Ka te bej me ate qe administratoret qe ne i kemi zgjedhur me vote te lire jane me hajdute se hajdutet e vegjel qe po na vdhjedhin kete pasuri .

He Tom, po u ben lufte te varferve? Trimeri e madhe, per Zotin!

Jo Une nuk nuk kam azgje as me te varferit e as me te pasurit E kam me vjedhjen dhe vjedhja quhet vjedhje edhe kur behet nga te pasurit edhe kur behet nga te varferit.
Denimi varet masa e vjedhjes. Dhe ketu te gjithe jemi dakort se te gjithe e urejme poltikanin pasunar hajdut
Simapatia time eshte "0" per hajdutet. Ndersa disa i japin simpati ketij fakirit qe vdiq duke vjedhur se sipas tyre ky eshte popull dhe per popullin eshte OK te vjedhe ndersa per politikanet nuk eshte OK
Mos harojme se me kete llogjike nuk mbetet tjeter vec te themi se nje popull hajdut vec politikane hajdute do te nxjere..
Ndaj hajdutlleku nuk ka ndarje te pasur apo te varfer

Tomi, zanati i hajdutit ne ate kuptim qe e thua ti nuk mesohet kur je 55 vjec. Edhe ky fatkeqi mund t'i kete ditur ne teori keto "vjedhja eshte ves i keq", por kater muaj ta kesh familjen me barkun bosh e pa ndonje shprese per rrugezgjidhje eshte ca si shume per t'u ngopur me moral e me besim. Ja qe s'behen dot te gjithe Abrahamer. 

E njejta gje u tha per 45 vjecarin qe ra nga kati i 5 tek po tentonte te vidhte nje apartament ne Tirane
Sa per moral , mendoj se per kete po flasim "Qeveria po moral" "Qeveria e pa besushme" A mund te kesh nje qeveri me moral dhe te besushme kur ke nje popull ( qe per cfardo arsye) eshte pa moral te besushem?
A KA JUSTIFIKIM VJEDHJA?

Tomi ti je vertete per gjynah.

Mos na vente Perendia para sprovash mbijetese them une Tomi, se nuk e dime c'jemi ne gjendje te bejme. Para ca kohe lexova librin Alive te P.P. Reads...flet per ngjarjen e rrezimit te nje avioni civil ne Ande ne 1972... ata qe mbeten gjalle pas aksidentit, pasi i prene gjithe shpresat se do t'i shpetonte njeri, mbijetuan per nja 70 dite vetem duke ngrene trupat e pasagjereve te vdekur. Ja keshtu shumica djem me shkolle ishin edhe keta te mbijetuarit, te edukuar me norma te moralit e te besimit katolik...

Nejse, se sic e sqaron krasta me poshte, rasti i ketji minatorit fatkeq s'ka pasur fare te beje me vjedhjen. Ngushellime familjes e mos degjofshim per te tjere! 

amerika i rrot.arizon ca rob...

Tom vllai.. ky robi nuk ishte duke vjedh kromin si ai qe ka dash me vjedh vezet apo parate e komshiut, ne menyren se si i bie ti shkurt. Ky ishte i punesuar ne nje "kompani" private qe shfrytezon nje sektor miniere te mbyllur nga shteti sepse eshte e rrezikshme dhe jashte kushteve...Kromi nuk vidhet naten dhe nuk futet ne xhep, per ta bere kete duhen kamione te medhej, ngarkues dhe shkarkues etj etj dhe nuk shitet me trasta apo me kile... Ky minatori merrte page si i punesuar, nuk dilet te shiste krom te vjedhur apo misrat e komshiut...Nje shtet i tere e paska te pamundur te vere nen kontroll keto galeri qe jane bere varre te hapura... Ps Para ca kohesh ai minatori qe vdiq ne sektor legal ca ishte... 

Por ta marrim si vjedhje, atehere problemi eshte qe si ka mundesi qe nuk eshte ndaluar askush nga "firma" private qe kryente vjedhjen e kromit me kamione, ngarkues dhe shkarkues.. ata qe kishin punesuar te ndjerin dhe punetore te tjere dhe qe e trasportonin kromin ne mes te dites... Mos me thuaj qe nuk dihen...Ta denojme minatorin hajdut, qe merrte 500 leke ne dite, dhe te harrojme banden e kromit qe diten per dielle kalojne kamionet ne mes te qytetit deri ne Durres pa i ndal kush... Ku hajduti vlla, ku hajduti...  

Kraste per mendimin tim
1. Kromi nuk eshte i minieres. Kromi eshte pasuri e shtetit qe i jepet per ta nxjere e shitur nje privati, kundrejt nje pagese. Pra eshte detyre e fabirkes sic tua edhe ti ne seakoma ka lincese per te nxjere krom dhe e shtetit si pronar i kromit kur miniera eshte e mbyllyr PRr jam dakort qe shteti dhe miniera jane pergjegjese per kete mall qe e kane lene pa zot dhe qe vlen rreth $6 miliard ( po te besoj Monden) por po keshut pergjegjes eshte edhe ai qe e vjedh kete pasuri
" Ke faj o Cane, ke faj"
"Po mire o te keqen po ai qe me vodhi lopen nuk ka faj fare?"

2. Ai personi po punonte privatisht. Minera eshte mbyllur, Galeria eshte e abandonuar nga Miniera Nuk me thua cfare deshte ky "punonjes " i mineres se mbyllur, ne nje galeri qe nuk punon ( abandonuar) ?
Dhe kur futesh ne nje galeri te abandonuar dmth qe ajo edhe mund te shembet dhe ai qe futet edhe mund te vdese . Kjo dihet jo vetem nga minatoret por edhe nga une qe nuk jam minator. Besoj se edhe ti e di kete . Ne qofte se shenja tek kabina elektirke thote "MOS E PREK TENSION I LARTE !!!!!" dhe ti shkoM me kazme e sqepar dhe ja fut ta shkaterosh , ..... edhe mund te te zere korenti... EDHE MUND TE VDESESH. Tani ti thua ore cfare ben shteti. Ke te drejte mbase shenja duhet te ishte me e madhe, mbase kabina duhet te ishte natiplumb, mbase duheshin roje police 24 ore ne cdo kabine elektirike por edhe ai qe e prek duhet te kete dy pare mend ne koke dhe ta dije qe .... nejse

Sa per nxjerjen e kromit dhe futjes ne xhep Jo ai nuk mund te futet ne xhep ( vec nese njeriu i ka xhepat te medha sa ato te politkaneve tane smiley por praktika e nxjerjes se kromit privatisht ( qe per mua eshte vjedhje) dhe shitja tek ata qe kane license eshte e perhapur.
Per faktin qe miniera eshte e mbyllur, galeria ishte e abandonuar dhe ai po punonte privatisht lexo ketu
( Gazete opozite kjo )
Bulqizë, shembet galeria, vdes minatori

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011...

Një tjetër tragjedi është shënuar sot në minierën e Bulqizës. Sipas të dhënave, minatori Fetah Shehu ka humbur jetën si pasojë e shembjes së dherave, teksa ishte duke nxjerrë krom në një galeri të braktisur.

Fillimisht u dha alarmi për bllokimin e tij në thellësinë e tokës dhe për nxjerrjen e tij u ngrit edhe një grup kërkim-shpëtimi, por mesa duket mungesa e ajrit ose plagët e marra si pasojë e shembjes së dherave i kanë shkaktuar atij vdekjen.

Fetah Shehu ishte punonjës i kompanisë ACR, por ishte duke punuar privatisht në galerinë e braktisur. Ndërkohë, po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë të minatorit.

Ky është aksidenti i dytë që i merr jetën një minatori brenda pak javësh. Muajin e kaluar, 1 minator mbeti i vdekur dhe 8 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të gazit gjatë punës në galeritë e nëntokës

I pari ishte HERO, ju tjeret jeni shifra...

O tom... Ai ishte ty punu per nje kompani private, jo privatisht si person... emri i kompanise dhe te zoteve te saj ende nuk eshte gjet nga policia dhe shteti, se eshte e veshtire qe te gjendet (ironike)...Ai nuk nxirrte krom i vetem kishte te tjere te punesuar, ndersa pronari "anonim" kishte siguruar qe askush nuk u binte me qafe...  

Lajmet flesh te dites se pare jane pak si te paqarta per reference fillo germo lajmet e reja... 

Krasta
Perseri kjo nuk e jusitfikon simpatine tuaj per aktin e ketij personit apo dhe kompanise fantazme qe e paguan.
Une ate qe thua ti e kam then me lart Keta punetore ilegale nxjerin krom dhe ja shesin ( njesoj te thuash se kompania e paguan) dikujt tjtetri.
Ndersa per ate sigurine se askush nuk te bie ne qafe etj etj sigurime nga keto. Mendo per nje moment Dikush te vjen e te thote
-Ja $1mije shko e vidh tek ai dyqani. Te sigurij se nuk te bie njeri ne qafe se e kam biseuar kete pune.
Duke shkuar tek dyqani shikon tek dera e dyqanit nje parrule. "Mos kalo. Godina eshte ne rrezik shembje"
A do te shkoje ti? kur mendon
1. Akti tend eshte vjedhje ( pavarsisht nga siguracioni qe te jep paguesi)
2. Kjo vjedhje te rezikon jeten

Le ta shikojme ngjarjen me shume se Ohhhhet e Ahhhhet e e ndjenjes njerezore.
Une e kupotj AI ishte fakir, kishte femije pa buke, nene e semure, guran shtatezane, vajzen me temperature , etj etj etj
Le ta shikojme pa zyzet e urjetjes ndaj qeverise dhe politikes
Une e kupotj qe policia nuk bene punen e e saj, qe qeveria eshte hajdute , qe fajin e varferise se ketij fakirt e ka politika,
Por ne fund une pyes
A KA JUSTIFIKIM VJEDHJA?

Ose mund te pranosh qe e kishe kuptuar gabim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).