VITET QË RODHËN

I mbyllëm vitet që rodhën
në kuti të vogla, të mëdha,
i ngjeshëm valixheve të çngjyrosura,
thasëve plastikë, xhepave që u grisën
nga gëzimet dhe hidhërimet.
Në flokë thinja, në fytyrë rrudha,
në zemra copëza kujtimesh
që i lexojmë rrallë.
Faturat e dritave dhe të ujit
i paguam dje,
telefoni nuk ka ardhur ende,
por na duhet të ikim
atje ku s'na njohin më,
apo na kanë harruar.
Dy të huaj si ne
ngarkojnë plaçkat,
kanë punë të lehtë
me gjënë tonë të pakët,
Vetëm librat rëndojnë,
megjithëse i përgjysmuam.
Kamioni ikën,
mbyllim derën
dhe dorëzojmë çelësat
e viteve që rodhën.

2010

 

IKU, UNË PRISJA,
KË PRISJA?!

Iku, unë prisja,
kë prisja?! As tani s’e marr vesh.
Iku me erën hajdute të marsit,
mbi atë anijen gërdallë të Velos,
mori dhe puthje dhe përqafime në valixhe,
për dashuritë tona nuk kishte vend,
pastaj me një shami ma përkundi
dhe ma shkundi pikëllimin e fundit
që mbaja për kohët e vështira të vetmisë,
tani as kafeja s’më shijon pa pak pikëllim
dhe unë prisja, kë prisja?!
As atëherë s’e mora vesh,
kur ajo më pëshpëriste ta prisja
me erën e ngrohtë të pranverës!

2010

 

4 Komente

Spahiu wannabe. Te pakten ka shkruajtur vetem dy... 

E para punes, te jesh Spahiu wannabe, tregon perkushtim ndaj poezise, keshtu qe dy nuk mjaftojne. E dyta punes, nuk ka asnje lloj Spahillik ne keto poezi. E treta punes, me aq sa e kam lexuar, Andi Mecaj ka nje ndjeshmeri te vecante, ku nese do e kritikoja dhe do e vleresoja njekohesisht per ndonje gje eshte se i ben poezite sikur te jete duke pershkruar ne menyre shume kompakte piktura apo tabllo, por ne keto te dyja qe ka sjelle ka tjeter fryme. Gjithsesi, per aq sa vlen, mua me pelqen dhe perpiqem tia ndjek krijimet poetike, pasi i gjej te vleresueshme.

It is so nice to read you again, Andi. Say hello to your father from me.

Falenderoj Ophiuchus-in, (Nuk jam imitator i Spahiut, absolutisht), Lulianin per komentin e tij analizues e dashamires ndaj poezise sime si dhe Av-ne, e cila e di se sa ia dua poezite...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).