Në “Kurbanin” e shkrimtarit indian Premchand, përshkruhen përgatitjet e festës “Dëhanush jaxhnës”, festë për nder të Ramës - hero legjendar dhe hyjni, aventurat e të cilit tregohen në poemën e lashtë indiane “Ramajana”.

Përshkrimi në roman është për nder të “Ram-ngadhnjimtarit”, ku në një vend ngriheshin skela estradë, në një vend tjetër ndërtonin një lokal për miqtë, ngrinin një çadër të madhe për shfaqjet dhe aty një strehë për gostinë; - nuk është e rastësishme as kjo histori, si arsye për të kopjuar jo vetëm titullin, po dhe idetë.

Libri i Edi Ramës “Kurban” del sot në treg, nëpër të gjitha kioskat e kryeqytetit. Botuesja “Dudaj”, si biznes i librit, e ka bërë detyrën e tij duke e servirur te lexuesit si befasi dhe libër përcëllues! Por, pjesa e ndjeshme e lexuesve ka reaguar menjëherë: Libri i Edi Ramës është plagjiaturë, titull i kopjuar, po ashtu edhe ide të vjedhura. Këtë lajmërim e gjejmë në një nga blogjet shqiptare: zekthi.blogspot.com. Autori është E. Kaceli, i cili shkruan se dikur në gjuhën shqipe është botuar një roman nga një autor indian, me të njëjtin titull “Godan”, përkthimi në shqip “Kurban”. Megjithëse na sugjerohet se libri mund të gjendet në bibliotekat shqiptare, ndodhi e kundërta. Në një librari buzë rrugës “Mine Peza”, ishin stivë libra të vjetër, shitur nga ndonjë bibliotekë personale. Rastësisht, dy ditë më parë, në këtë turrë librash syri na zuri dhe librin e Premchand në shqip. Saktësisht emri i autorit shënohej: Prem Çand, “Kurban”, roman. Nga kopertina, dhe faqet e brendshme, shoqëruar me parathënie, romani është sjellë i përkthyer në shqip nga Vedat Kokona, prej gjuhës frënge, botimet “Naim Frashëri”, 1977.

Për këtë libër nuk kishin dijeni një pjesë e mirë e shkrimtarëve në Tiranë, po ashtu dhe botues.

Fjala “Godan” shpjegohet në fund të romanit, pasi vdes protagonisti: fjalë për fjalë “godan” është “dhurata e lopës”, ceremoni indiane që kryhet me rastin e vdekjes së një indiani dhe që konsiston në kurbanin e një lope për brahmanin, lopë që, sipas besimit të indianëve, duhet ta ndihmojë shpirtin e të vdekurit për të kaluar në mbretërinë e perëndisë së vdekjes përmes lumit Vajtarini.

Hori Rami është protagonisti i romanit, një fshatar i varfër me pak tokë të trashëguar nga i ati, i zhytur në borxhe, që sa vijnë e shtohen, shihet si luftë me mjerimin derisa vdiq, duke marrë me vete, në vend të kurbanit, disa qindarka... si rit i lashtë i indian.

Hori Rami dëshiron të blejë një lopë, një simbol i pasurisë dhe prestigjit në zonat rurale në Indi. Historia që përshkruan sjell edhe besimet e rrënjosura thellë në qeniet njerëzore, dhe aftësinë e tyre për të mbijetuar dhe t'i mbështesë këto besime përkundër mjerimit të madh.

Në parathënie të botimit në shqip, nuk ka autor, për këtë arsye nuk dimë nëse është punë e përkthyesit, apo e kthyer në shqip prej tij. Stili, dhe këndvështrimi është socrealist, siç ishte kritika e kohës, pavarësisht se kemi emrin e përkthyesit Vedat Kokona.

A është aludim për një shoqëri të kalbur dhe e Ramës ashtu siç pretendonte kritika socrealiste për fundin e romanit, “Kurbanit” origjinal, të Premchandit. Gjykimi ideologjik duket se është e vërteta që lidh Ramën me librin “Kurban” të shkrimtarit indian, i cili konsiderohet sot si realist, e në kohën që shkroi si komunist, Premchandi. Mbetemi në dyshim nëse është përkthim besnik i veprës, apo përkthyesi ka ndërhyrë ideologjikisht, ndoshta jo i detyruar prej vetë atij si përkthyes por redaksia e asaj kohe “Naim Frashëri”. Megjithatë nga të dhënat e mbledhura del se ky shkrimtar ka jetuar në kohën e revanshit komunist, kur idealet e kësaj ideologjie përfshinë një masë të gjerë shkrimtarësh e intelektualësh me iluzionin e “botës se re”, me demagogjinë e botës së varfër. Idetë e këtij shkrimtari indian, me ideale të majta, nacionalist shtrihen përgjatë gjithë romanit, kur nuk mungojnë rastet që mban qëndrim politik: “Unë tani nuk kam as besimin më të vogël tek e ashtuquajtura demokraci. Kjo është një çështje pa kurrfarë kuptimi, kurse debatet rreth saj vazhdojnë muaj me radhë! Këto debate janë mjeti më i mirë për t’i hedhur hi syve popullit! Do të kishte qenë shumë mirë sikur ne të kishim një guvernator të vetëm, le të ishte ai indian apo anglez. Atë herë do të merre fund njëherë e mirë kjo dërdëllitje e pafrytshme. As një mijë veta nuk janë të zotë të tërheqin vagonin me aq shpejtësi sa ç’e tërheq pa mundimin më të vogël vetëm një lokomotivë...Ajo që ne quajmë demokraci në fakt nuk është gjë tjetër veçse sundimi i tregtarëve dhe zamindarëve të pasur...”, kjo ndoshta na lidh edhe faktin pse ky roman sot në Francë mbahet si kryevepër, duke u ribotuar edhe pas 60 vjetësh. Konteksti politik, duket se është pika tjetër e takimit me idetë e Ramës në librin e tij “Kurban”.

Ndërsa hasim në faqet e para të romanit, disa burime ngjashmërie (ose kopjimi delirues) me vetëndjesitë e “heroit”, duke të kujtuar ky fragment ndoshta dhe festën që organizonte ish ministri në Pezë, fshatin e tij të preferuar. Në “Kurbanin” e Premchand përshkruan përgatitjet e “Dëhanush jaxhnës”, festë për nder të Ramës - hero legjendar dhe hyjni, aventurat e të cilit tregohen në poemën e lashtë indiane “Ramajana” . Përshkrimi në roman është për nder të “Ram-ngadhënjimtarit”, ku në një vend ngriheshin skela estradë, në një vend tjetër ndërtonin një lokal për miqtë, ngrinin një çadër të madhe për shfaqjet dhe aty një strehë për gostinë

Nga ana tjetër, një personazh referues është rae-sahibi, i cili përveç pasurisë së madhe, kishte trashëguar nga i ati edhe besimin për Ramën. Ceremoninë e festës së Ram-ngadhënjimtarit e tregon të veshur në formën e një drame, dhe të bërë si shfaqje teatrale të kohës. Në këtë festë mblidheshin të gjithë të pasurit, dhe autoritetet. Ditë ku shtroheshin tryeza për 150 vetë. Dikush tjetër, rrëfen Premchand në libër, besonte me afsh të madh Ramën dhe kishte përkthyer “Ramajana” në gjuhën perse, sa herë vinte kjo festë.

Zyrtarë të lartë, njerëz me influencë... të gjithë i mblidhte kjo festë në roman, ku të gjithë këta njerëz vetëm një gjë dinin të bënin: si e si të dëfrenin.

Shkrimtari i lutet “Shiva”-s, - që në mitologjinë indiane është perëndi e shkatërrimit dhe e ndërtimit, një nga perënditë më të nderuara të induizmit, - duke e konsideruar si ditë çlirimi! “Vargonjtë e pasurisë”, konsiderohen prej shkrimtarit individët e pasur duke i vënë në konflikt me qeverinë. Diku nga faqja 92, Premchand jep dhe qëndrimin e tij, duke sjellë filozofinë e tij, krejtësisht të majtë, komuniste: “Në qoftë se mendja çlirohet nga egoizmi, atëherë ne jemi gati të pranojmë pushtetin e saj pa asnjë kundërshtim. Pikërisht ky është ideali i socializmit. Ne përkulim kokën përpara njerëzve me shpirt të lartë, sepse ata kanë fuqinë e vetëmohimit dhe dëshirën për t’u shërbyer njerëzve. Pikërisht në këtë mënyrë ne jemi gati t’i japim mendjes edhe pushtetin, edhe autoritetin, edhe qeverisjen por veç kapitalin jo! Pushteti i mendjes, përulja plot admirim përpara saj shkojnë e ikin bashkë me personin, kurse kapitali mbetet dhe jo vetëm që mbetet, por bëhet edhe më i fortë, që të mbjellë rreth e rrotull helmin. Dhe ne duam t’i shkulim këtij akrepi thumbin plot helm”.

Te “Kurbani” i Premchand duket sikur shkrimtari shkrihet nga pak në të gjithë personazhet, duke pasur parasysh jetën e tij. Ky është romani i fundit i shkrimtarit indian, konsideruar edhe si vepra e tij më e mirë, me një interpretim realist të shoqërisë, fshatit indian. Është parë si një histori e njerëzve për të ndryshuar, të uritur me shpresa dhe optimistë. Sot, kjo vepër merr një këndvështrim tjetër, duke vënë theksin se shkroi mbi çështje reale të ditës, korrupsionin, taksat, borxhet, varfërinë etj. Emri i vërtetë i Premchand është Dhanpat Rai Srivastava. U martua qysh kur ishte në klasë të nëntë, kundër dëshirës së tij.

Premchand etiketohet si kryengritës, dhe një vepër e tij Soz-e-Watan u ndalua nga qeveria britanike, duke ja djegur të gjitha kopjet. Ndoshta këtu gjejmë tjetër përputhje me një gjendje skematike që ndodhi me “Kurbanin” e kopjuar të Ramës, duke kujtuar tentativën e botueses “Dudaj” për ta paraqitur në shtyp si libër të ndaluar në panair nga Shoqata e Botuesve. Kur këta të fundit e quajtën spekulim, e mashtrim dhe interesa marketingu prej botueses.

Fillimisht Premchand shkroi në urduisht nën emrin e Nawabrai. Megjithatë, kur romani i tij Soz-e-Watan u konfiskua nga britanikët, ai filloi të shkruajë nën Premchand pseudonimin.

Premchand konsiderohet si një reformator i madh social, punët e tij shihen si gjeneruese të patriotizmit dhe ndjenjave nacionaliste. Ka kontribuar për një kohë edhe si redaktor reviste, kjo gjë e kuptueshme në romanin e tij kur flet për gazetat. Shkrimet Premchand janë përkthyer jo vetëm në të gjitha gjuhët indiane, por edhe ruse, kineze, dhe shumë gjuhë tjera të huaja.

Botuar së pari në vitin 1936, me temë rreth privimit socio-ekonomik, u përkthye në anglisht në vitin 1957, më pas 1968. Madje “Godan” është bërë dhe film në Indi në vitin 1963, dhe në vitin 2004 ishte pjesë e një seriali televiziv bazuar në veprën e Premchand.

Çfarë botuesja e “Dudajt” ka thënë në shtyp është se libri i Ramës ka shumë emra njerëz të njohur, politikanë, familjarë, gazetarë, ambasadorë, personazhe historike, portrete qytetesh etj. Është kjo një marrje tjetër ideore, nga “Kurbani” i shkrimtarit indian, kur dihet jeta e tij aktive në të gjitha qarqet, duke sjellë jetën rurale por dhe atë urbane në krijimtarinë e tij.

Sot thuhet se ka dhënë kontribut në letërsinë moderne indiane, ndërsa në parathënien në shqip, e vendos në zhvillimin e letërsisë përparimtare indiane edhe në rritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit indian në luftë kundër kolonizatorëve anglezë.

Aludimi duke iu kundërvënë anglezëve si duket e ka bërë këtë libër të dalë nga arkivat franceze duke u ribotuar pas 60 vjetësh, në vitin 2006, në Francë, vlerësuar ndër më të shiturit, e me popullaritet, shkruar në vitin 1936, pak para se të vdiste. Ndërsa në Tiranë, “Kurban” nuk i takon një shkrimtari, qoftë ky dhe rrëfimtari me detyrë politike, kur titulli i kopjuar dhe kokat e kafshëve vënë në krye, nuk fshehin dot as idetë që rrjedhin.

62 Komente

Gomere si keta qe shkruajne artikuj te ketille te bejne te votosh per Ramen me zor.

P.S. Gomeret shkruajne, matjanet postojne.

smiley

Vetem ne Shqiperi!

smiley

 

"...Hamleti-Ky Princ i  Veshtire"..

Ismail Kadare "ka vjedh Shekspirin.." 

    Moj  Violeta, po ke  dhe emrin e vjollces moj ! Si ti ngaterrohesh ferrave ! Se paska marre   e perdoror nje fjale te shqipes, ate  Kurban dhe  kete na e quan vjedhje moj e mire? Se  ai Premchand Radhakrischnani, na paska bere dikur nje roman me titutll, nje fjale  qe  kur u perktheka dhe ne shqipen tone del safi kurbani, fjale qe e ka perdorur  dhe Edi Rama per titull te... "Muharrebeve Demokratike Shqiptare", me       "heronjt " kryesore bemetaret  Fatos Nano, Ilir Meta dhe... Aga Salihun dhe e kerrve fet  e fet, se kjo qenka vjedhje ? Roman te  duket i Rames moj?Jo moj  jo !

   Librat qe po u bejne hosanara keto  dite studjove, jane  te fondit te Muharrebeve "Demokratike" Shqiptare. E di kete llaf apo jo? Ndaj dhe kjo propaganda per to i ngjan pazariit te  bakarelave, ku shesin evgjitet shosha.Seicili mburr shoshen e vet.

Shosha jane te shkretat !Nuk i sherbejne gjekafshe, miletziut, ..per te mbushur uje.

Shko  merru  me ndonje zanat  tjeter  se me kete  nuk ja therke fare!

Kadareja ka vjedh pak nga george orwell .

Keto kane rrjedh komplet. Libri eshte auto-biografi keta thone ka vjedh shkrimtarin indian. 

Thuaj o vlla qe libri genjen si dreqi (kishte arrit deri aty sa thoshte se kodin e 2009 e kishte bere qe te ndihmonte LSI dhe nuk e kuptonte pse ata ja kishin marre per keq). Nuk ka nevoje ta akuzosh per budalliqe te tilla. 

hahahahahaahahahaha kush e paska postue! Dora vete Mati, miku i naltmadhenise, por fatkeq ne te menduar. Hahahahahahahahahahhha ka kujtu se po te kete te njejtin titull duhet te kete edhe te njejten permbajtje. Vetem ky mund te ma regullonte humorin e prishur sot. Thanks Mati. Budall je, por ke humor te holle. Ti nuk e kupton, por kjo nuk ka rendesi. E rendesishme eshte qe ti merr fryme dhe per sa kohe te marresh ne do te te kuptojme.

Pritej gje tjeter prej matit te ri e shoke? Te pakten jane ngushellim. Vajhalli te kishte Berisha ndjekes te zgjuar.

Kerkuan..dhe rremuan per kohe te gjate te gjenin ndonje roman me titull "Kurban" te shkretet analfabete, dhe ju doli nje andej nga India....

Qe ta kuptoje ai truri i tyre i vogel njeqelizor se c'personifokon "Kurbani" duhet njehere te heqin ate koken e dashit qe e kane varur per sy te keq tek dera e bashkise...se helbete ka zene miza dhe krimba dhe po qelb dynjane dhe pastaj te ndezinj ndonje qiri ne kujtim te atyre qytetareve qe u masakruan "per ate koke dashi"

 

@ Endrity O Endrit, sa per bisede. Perse mendon se libri (autori) genjen aq me teper si dreqi? Me kupto drejt, nuk po e bej pyetjen per te te irrituar apo kundershtuar, por dua te shoh mendimin pas bindjes dhe sintakses.

Shko lexo pjesen qe kishte botuar te Panorama dhe pastaj flasim. 

Me sa duket nga keto pjeset qe po dalin, libri s'eshte vecse nje sulm i sofistikuar dhe i tejzgjatur politik i Rames mbi cdo kundershtar te Rames (Berisha, Nano, Meta etj.).  Gallate ishte ajo pjesa mbi ministrat e Nanos dhe si i lavderonte ne ndihmen qe i kishin dhene kur ishte ne bashki.  Cuditerisht keta jane nga bashkepuntoret dhe mbeshtetesit me te forte te tij (Klosi, Xhafaj, Majko etj.).

@ Endrity, Endrit, c'te ben te mendosh qe nuk e kam lexuar, apo pergjigja ishte ironike dhe une nuk po e kap dot se nuk dua ta kap??

Sepse mendoja se dikush qe kishte lexuar ate pjese do e kuptonte menjehere se ca po thoja, pa ironi ne kete mes. Ai pretendon qe kodin e shkruar ne 2008 e ka bere duke menduar per te miren e LSI. Kushdo qe e njef kodin dhe matematiken e tij, e akoma me shume historine se si u shkruajt ai kod, e di qe kjo eshte genjeshter e paster fare. Prandaj partite e vogla kane 2 vjet qe thoni kaloni ne proporcional kombetar, ndersa 2 te medhate as qe duan ta degjojne. 

Mire mo mire, kete e kuptoj une, prandaj dhe pyetjen e bera. Pergjigja ishte jo e sjellshme gjithsesi. Mendimi im ishte 'Perse do te genjente nje kryetar partie opozitare (me te madhe) kur e dinte qe do te fillonin te gjithe qente te lehnin per te pergenjeshtruar kete genjeshter'. Nuk shoh llogjiken ne kete mes, that's it. Pyetja nuk ishte dashakeqese por ishte ftese per bisede, por mesa duket ka humbur sensi i dashamiresise kur vjen puna per politike ne Shqiperi.

Nqs te eshte dukur se po te pergjigjem keq, me fal ti mua. Thjesht mu duk sikur nuk e kishe lexuar ate pjese dhe prandaj me pyete. 

E dyta, "pse genjejne politikanet"? Me fal, po kjo eshte nje pyetje e vjeter sa vete bota. Pyetja me e mire do ishte "a ka politikan qe nuk genjen?". Secili perpiqet ta pershkruaje realitetin ashtu sic do ai. Aq me shume nje politikan qe eshte vete ne gare. 

Mire. E kam veshtire te arrij ne konkluzionin nese ai genjen apo thote te verteten sepse nuk e kam lexuar gjithe librin dhe nuk e njoh teresisht frymen e tij. Llogjika ime me thote qe 1. Meta eshte psikopat dhe dallkauk (siç thuhet ne liber). 2. Nuk shoh arsye qe Rama apriori te kete dashur ta eliminoje Meten perveçse siç thuhet (ne liber) Meta te deshironte te merrte poste me te larte se ç'duhet t'i takonin ne baze te elektoratit (siç po ben edhe ne qeverine Berisha). Gjithsesi une nuk jam ne brendesi dhe mund te llogjikoj vetem si e jashtme (prej emigracioni smiley), pa ditur prapaskenat.

2. Nuk shoh arsye qe Rama apriori te kete dashur ta eliminoje Meten

... per ti marre elektoratin???

Maybe, po pse do donte t'ia merrte elektoratin kur mund ta kishte te tijin nese ky gamori nuk do ishte i lajthitur per para dhe nuk do bente kthesa 'Formula 1'. Gjithsesi pershkrimi qe i behet individit Ilir perkon me gjithe te fortet langaraq ne Shqiperi, keshtu nje fare vertetesie e ka smiley mrena. Naten.

Mire a keq Iliri e kishte ate elektorat, dhe sic treguan faktet, ai elektorat ishte vendimtar. Pra lufta per ate pjese po behej. 

Naten. 

erma,

lere harroje...

 

arkivohet

Mati i ri, ma ke çare Henry Cilin me kete teme smiley

Ta marresh holle holle kush vendosi t'ia ve fisit mbiemrin "Rama" ishte vjedhajduti i pare.  Kryevjedhajdut.  Qe aty pastaj, e paska marre ferra uraten.  

Eh,si e mbante Henri Cili ,romanin e Rames. E kish pushtuar ne gji, si dikur shqiptaret veprat e Enverit.smiley

Eh këtyre të pëdësë iu shkon ajo shprehja: "Lum nëneja, lum kadeja, e ka kthyer pragun nga haleja".

 

Panairi i librit. Të gjithë aty, për të blerë, për të lexuar libra, për të marrë autografë, për të shkëmbyer mendime, për të takuar ndonjë shok a shoqe... derisa... del BARBARI në skenë: http://www.respublica.al/artikuj/2011/11/11/berisha-rames-je-shkrimtar-i-deshtuar-rama-berishes-sojsezi-sbehet-dot-sojli

me synimin e vetëm, të prishë festën. 

ngjan me këtë skenën këtu: http://www.youtube.com/watch?v=HWXo5-Xeljw&feature=related

robt bëjnë dasëm, jeniçeri, shkon e ua shkel bukën.

 

pamundësira “eugjenike”:

“Sali, fisnikëria s’është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s’e ke. As Zoti s’të ndihmon dot në këtë pikë. E meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?”

ps. lool...Jul, vetem se e ka fillu vone. Ne ket kuptim, hapi i atij tipit qe sillje ti, se s'ja mbaj mend tani si e kishte, ishte revolucionar! Sepse ne shqiperi harbutcen e dine te gjithe si gjuhe, madje edhe me standart e dialekte, ndersa fisnikerishtja eshte gjuhe e vdekur, si latinishtja!

Le te marrim per nje cast mundesine, qe Rama eshte fisnik, gje qe e tejkalon kufirin e pamundesise, sepse ne vetvete eshte nje harbut, eshte thjesht ne natyren e tij rebele, nuk kemi pare deri mesot ndonje rebel fisnik. Por harbutlliku me i madh do te ishte sikur nje fisnik te ulej ne pozitat e harbutit dhe do ti pergjigjej harbutllikut me harbutllik. Sepse harbuti njihet, prej tij pritet kjo gje, kurse fisniku len nje shije te keqe.

Do te thuash ti, qe ndodh, sepse ka ndodhur dhe edhe do te ndodhe. Por perseri, mbas asaj "C´ja beri mire harbutit", te sembis pak ne zemer humbja e fisnikerise ne lufte me harbutllikun.

Gjithmone, une nuk kam pritshmerine tek Rama, qe te jete fisnik.

epo te hapej dhe muhabeti i ''fisnikerise'' ne Shqiperi, eshte kulmi. Fisnikeria ka vdekur me kohe e me vakt. kush e humbi qe ta gjeje Rama?  o zot, o zot c'thuhet e c'degjohet ne Shqiperi.

m'fal - se jam edhe me pune neper dur. s't'le Lira me kemby i llaf e muhabet - duhet i harac per accessin falas, P.

fisnikeria (jo ne kuptimin aristokratik sic debilisht mund te merret) ne shqipni jo vetem perkthehet, por - cka esht edhe me kryesorja - rezulton praktikisht dobesi. gjat gjith historise.

nejse. spaetter.

 

''s't'le Lira me kemby i llaf e muhabet''. 

Oh, shkelqesia juaj, si keshtu? aq i lire je zotrote sa lirine tende e ke neperkembur duke ja u mohuar te tjereve qe te vine ne kete blog. mos fillojme me emra tani. mire thone; mbrojtja me e mire eshte sulmi. te shohim ke ke piketuar tani.

nuk ta them, jo smiley

smiley

ah, ju t'lehtsoni diten mer...

Me se shumti, Rama aspiron te behet fisnik, e hera heres, me ndoca sjellje aristokrate te mesuara nga lecitjet apo pervoja e gjezdisjeve te shumta edhe mund t'ia arrije per pak caste. Por, sic e thate, zoteri, fisniku mbetet fisnik ne kohe te mire e ne rrezik. Rama, sidoqofte, duhet te skermitet: Sy per sy e dhemb per dhemb.

Nje rebel nuk eshte domosdoshmerisht harbut. Por ajo qe nje rebel nuk mund te jete eshte te qenet administrator, kryetar partie, minister, etj, etj, shkurt, pjese e sistemit. Keto pune zakonisht i arrijne makiavelistet, njerezit qe lakmojne pushtetin, harbutet (te pakten ne Shqiperi dhe vende me demokraci te dyshimta si Shqiperia).

Une nuk kam pritshmerine qe Rama eshte fisnik e as rebel, edhe pse ai mundohet me shume se te tjeret qe t'i krijoje e pastroje keto lloj fasadash.

Rama eshte makiavelist e lakmues pushteti si askush tjeter.  Vete fakti qe ndodhet ne krye te PS-se, e deshmon me se miri kete.

Ramen e kapi lapsi i Nanos, por nuk diti te luaj ashtu sic duhet luajtur. I mbushur me mllef dhe urrejtje po i harxhon energjite ne ca libra koti, qe s'ndodhen as ne vendin dhe as ne  kohen e duhur.

Si mbas Rames ishte Nano ai qe i ishte e lutur e ishte krejt rastesi qe ardhja e tij ne Shqiperi me 1998-ten (per vdekjen e babait), perkoi me pastrimin qe Nanoja po bente ne qeveri per ta emeruar Ramen si minister kulture.

Dhe as mos e vej ne dyshim, qe keshtu ka qene.

As mos hajde te me kerkosh prova per kete. smiley

Prit ti prit, se Rama thote po mos te ishte per kete rastesi une s'do ta lija jeten time te mrekullueshme ne Paris per asnje arsye.  Dmth i eshte pergjeruar Fatosi, e ky normalisht ne zi nga vdekja e te jatit ka thene me vete "Ec po e bej se meqe Fatosin e."...hmmm...ca e ka pasur Fatosin? Nejse, i beson ti kesaj qe Rama s'ka pasur asnje lloj ambicie per t'i hyre politikes, po mos te ishte per rastesine e ardhjes ne Shqiperi e per lutjet e Fatosit?

Ku provat?

Ne fakt do me pelqente me teper qe te kishte patur ambicie. Nje lider pa ambicie s'eshte lider apo jo. Megjithate po flas me sa po lexoj ketu, se di si eshte e verteta. 

Por te thuash e bera se me luten .... s'esthe mire. Nqs se ndjen si detyre si pergjegjesi atehere arsyet e tua per ndejtjen ne krye te PS jane nder pikepyetje???

...dhe ndoshta eshte arsye qe s'ia del dot me saliun qe ka ambicie personale, te demshme per popull por ka ambicie, motivim te natyrshem.

Ne liber ai keshtu e paraqet.

...ja ka fut vetes me doren e vet pra.

Mjere shqiptaria per ata njerez te virtytshem qe rrine heshtur...

''E meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?”

Ky rama ka lajthitur fare. Po ky gjyshin shofer e kishte. Kjo s'ka rendesi fare fare, po meqenese e hapi vet lojen. Ky njeri duhet te dije qe kur je ne politike nuk shkruhen libra te tille. Por sic duket inatin e ka aq te madh sa ja ka mjegulluar keq mendjen.

Thou art not noble;

For all th'accommodations that thou bear'st

Are nursed by baseness.

"shpura e pandarë e servilëve të tij, injorantë deri në dhimbje e dallkaukë deri në bezdi," 

Tani te tregohemi korrekt ndaj Ed Piktorit. Eshte rrangalle, eshte deshtak (piktor, basketbollist, artist, politikan), eshte prevers uh me fa pervers, eshte bisex, eshte diktator i vogel, eshte... te gjitha te zezat i ka, por librin ne fjale NUK e ka kopjuar nga ai indiani. smiley Te mos ja mohojme meritat.

Nuk dihet ne e ka shkruar vete apo ka pas nje ghost writer.

smiley

Gjithsesi, keta qyqaret detyren bejne.

Në “Kurbanin” e Premchand përshkruan përgatitjet e “Dëhanush jaxhnës”, festë për nder të Ramës - hero legjendar dhe hyjni, aventurat e të cilit tregohen në poemën e lashtë indiane “Ramajana” . Përshkrimi në roman është për nder të “Ram-ngadhënjimtarit”, ku në një vend ngriheshin skela estradë, në një vend tjetër ndërtonin një lokal për miqtë, ngrinin një çadër të madhe për shfaqjet dhe aty një strehë për gostinë

Keta bejne edhe autogol, po keshtu pa ja kerkuar njeri fare. Se te stisesh nje shkrim te tere me lidhjen mes Rames shqiptar dhe Rames e Ramajanes indiane dhe te na sugjerosh qe Rama qenka hero legjendar, hyjni, ngadhenjimtar e ku e di une, po kjo nuk besoj, qe te kete qene qellimi kryesor per denigruesit e Rames (kujt Rame, atij shqiptar apo atij indian?)

Pastaj me te vertete kujtojne keta standardsit dhe 55-cat qe njerezit jane njesoj si para njezet vjeteve?

Apo eshte me te vertete keshtu?

hare krishna.

juaji, srinivasa ramanujan

http://scienceworld.wolfram.com/biography/pics/Ramanujan.jpg

smiley

si ka ardh kjo me porosi smiley

 

kom i foto te lezecme per ty, P., a ta sjell?

patjeter! Kur eshte e lezetshme, s´ka nevoje t´pysesh fare, thuj vetem: qe baba, ku e ke! smiley

qe baba smiley

dicitura: pas kadarese dhe enver hoxhes, radhen e ke ti smiley

 

smiley

hahahahahahaha........you made my day, bro!

tashti ne vijimesi te Kac Myftaraj, gjithnji duke ndjekur mesimet e tij, une kam teorit e mia konspirative ne lidhje me Kac Myftaraj.

Une jam komplet i bindur, dhe per kete mund te sjell edhe prova, fakte e referenca, per ate qe i kerkon keto, qe Kac Myftaraj nuk ekziston.

Kac Myftaraj eshte nje golem, i perftuar nga bashkimi i Fatos Nanos, Xim Kulufit dhe Lymi i Tutit. Kjo shpjegon edhe mungesen publike ne Tiron te ketyre personazheve.

Doni prova? A e keni pa Kac Myftarajn ne nji dhome bashke me Fatos Nanon, Xim Kulufin dhe Lymin e Tutit?

Jo. Sepse eshte e pamundur.

smiley

“Bëra një gjë, zëdhënëses time i thashë: Shko bleje librin e kushëririt, se të ka bërë personazh në libër”,- tha dje Berisha

Kurse Erla Mëhilli (megjithëse nuk i përmendej emri në libër) dërgoi mbrëmë në media një email lidhur me këtë pjesë të librit të Ramës cituar dje në Shekulli: “…Në fillim u çudita, kur me treguan për këtë gënjeshtër të pacipë dhe shumë banale të kushëririt tim (edhe pse të largët) Edi Rama.
-----------------------------------------------------------

Nese duhen "prova" per ate qe shume pak perparim nga koha e komunizmit te lexohet me larte.

Ka shume veta qe ka ngrene dhe ende vazhdojne te hajne m.. ne PD. Plaku i rrjedhur qeshte dhe kenaqej ne panairin e librit sesi kishte shfrytezuar, manipuluar, perdhenuar menderisht nje vajze te re dhe per me teper nje "kushurire" te Ed Rames.

E lexova ne nje artikull kete "incidentin" e Mehillit.  

Cudi, se si alibi e sinqerte m'u duk, e dale prej shpirtit te pervuajtuar.  Dhe mese e justifikueshme duke pasur parasysh rrethanat. E i behen hallall recitimet papagalle.  

Ne te kunderten, vetem te te therrasin Ciljete (per nga sinqeriteti e devotshmeria partiake.)

Mrame gjerme 1 e gjysem te nates e lexova Edin (200 faqe).Edin pra se ta thone kta te dijshmit e ktij zanati,une me veten time e kam pas kategorizu, si shqiptarin qe flet shqipen ma t'bukur.Nuk u zhgenjeva per aq sa lexova.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).