Thonë se një foto vlen një mijë fjalë, këtë të martë një foto ishte me vlerë 4.300.000 $, duke e bërë atë fotografi më të shtrenjtën në botë. Fotoja është "Rhein II" (1999) nga Andreas Gursky.

Gursky është i njohur për peizazhet e tij të mëdha dhe çorientuese. Madhështorë dhe tjetërsues në të njëjtën kohë nuk kërkojnë  shumë shpjegim.  Kjo fotografi është bërë për t'u parë ngultazi.

Më parë, rekordin për foton më të shtrenjtë e mbante Cindy Sherman, "Pa titull # 96" që u shit 3.9 milionë dollarë në 11 Maj 2011.

Marrë nga Huffington Post.   

106 Komente

ueeee, 4.3 milione usd mund te blesh token ku ka nejt ky fotografi kur ka shkrep aparatin, te ndertosh i shpi si ta ket kokrra qejfit, te rrish gjithe diten ne dritare tu pa pajsazhin derisa te vdesesh, dhe kur te vdesesh te te ken ngel dhe nja dy milione dollare me ja lone kalamojve

smiley

Pata reagim tip "ueeee" dhe une kur e lexova, por jo me keto prapashtesat.  

I ngula syte e i ngula, (ne artikullin e Huffpo thote qe "this photo was meant to be stared at" ) po ncuq se po gjeja 4.3 meleona.  

Bota e cmendur e Christie's ... 

Epo sepse ti e shef kte foton ne 400x600pixel lol. Bane prove me e pa ne plexiglass 2meter me 3 e gjyse. smiley

 

Kjo foto asht rrezultat e dijeve t'autorit mbi fotografine dhe teknikat e printimit. ka kohe qi shkolla e dussendorf-it asht transformu ne nji bilete per "panairet" luksit neper sotheby's apo christie's. Jet a je ma!

"lol" e shtove ti.  As qe e ve ne dyshim qe puna e Gursky-t e pare ne dimensionet reale eshte mbreselenese.  E qe Fotografia eshte Art as kjo nuk vihet ne dyshim.  

Cfare nuk "ngulitet" eshte cmimi.  Po shikoja para disa ditesh nje dokumentar ku nder te tjerash flitej per boten e Christie's.  Nje komentues e shpjegonte ne kete menyre spiralen per lart te cmimeve (jo verbatim) : po behet gjithnje e me e veshtire per te pasurit per t'u spikatur ndermjet tyre, per te rene ne sy, per te impresionuar njeri-tjetrin.  Shtepite, yacht-et etj nuk pijne me uje.  Per kete arsye posedimi me cdo kusht, me cdo cmim i veprave te artit, cfaredo lloj arti, e cfaredo lloj rryme eshte nje "must."  

Vene ne kontekstin e koheve qe jetojme? Tema do merrte dimensione te tjera por ndoshta pa interes ne lidhje me artin dhe art-dashesit. 

Per sa kohe qi millionerat t'kene milliona, un jam thankfullllll--qiraja do paguhet n'kohe. Asht interresant se si t'tane ne e perdorim ate qi asht ma fukara se na, per me pagu qirane. Ka prej atyne qi shkojn verdalle neper bote duke fotografu fukarane e hallexhine, per me pagu qirane me lek qi merr nga ai qi asht ma i pasun, i cili me lek qi merr nga fotot e atij qi asht ma i vorfun pagun harvardin per kalamaj dhe shoferin qi mos me ju ferku lkura e durve per timon t'kadillakut e me ju prish durt e vogla--delikate. Rrnoft pasaniku! smiley

Well dy melone nqse kur rri te penxherja lun me aroplana letra te bom me iqindollarshe.
Pernryshe kalamojte morin edhe mo shum se kater.
Perqindjen e kater milionshit nuk e maro dot po qe se rri te penxherja swedo smiley
Mallku qoft ai qe bo pese milion dhe shef me I shtu mo masanej.

syri s'blihet dhe syri i ktij burrit ta ndricon humneren qe ke brenda, por edhe humnera s'blihet dot. si pasoje s'i blen dot as fotografin e as bleresin. sa me i rralle fotografi aq me i rralle bleresi ose e kunderta. pas kesaj s'e vret me mendjen njeri per toka, shpira, dritare, trashegimira.

ou, une paskam humnere mrena dmth. flm finis, nuk e prisja prej teje se jam sjelle shume mire me ty deri tani smileysmiley

he se s'e kisha me ty personalisht, plus qe thashe te kunderten

Kjo fotografi është bërë për t'u parë ngultazi.smiley

po me ate cmim qe paska kjo dhe nje 10 ore ta soditesh nuk te mjafton per te kuptuar WHY? WHY? Pse kaq shume ????????????

Cmenduri apo budallallek?

Rhein II? smiley
Ta shohesh plot dy vite rresht nga dritarja dhe te mos te te dhuroje asnje grosh.

trapllik i modh bile....

Pereni... edhe te menosh qe i paska fut i furce fotoshopi....

Me vesh me vje shprehja legjendare e normit.. fukarjet si kuptojne ca gjona..

Jam kureshtare te di si duket dal vivo ky peisazh. Po ta shohesh ngultazi, kshu nga kompjuteri, te pakten, vija e blerte, e holla, vjen e hollohohet e hollohet si vije horizonti. Po do te humbisja me teper ne nje vije horizonti ne det, packa se ngjan si klishe.

+1

Ca fati paska patur ai qe e ka blere..smiley, kurse ai qe e shiti skishte faj hic..perderisa ka aq shume budallenj bota te krimbur ne para..smiley

Ca osht kjo?
Nje shteg, nje lume, edhe toke me duket mu.

Varja 4,3 milionshit, po ca ka kjo me qen interesante?

Faleminderit paraprakisht qe po ma boni kabull injorancen!

Kjo eshte interesantja, ajo eshte ca te duash ti. Vere fantazine ne pune, tek e fundit, s'e kemi dhene ne 4.3 milionshin. A thua, se i kane vrare xhepin atij qe e ka blere! lol

Se m'u kujtua dicka, lidhur me fantazine, im nip 2 vjec kishte mesuar format e flutures, te zemres etj. Shikon nje trikon time me zemra te vogla dhe thote duke qeshur "dada, tutla" (dada jam une, tutlat jane fluturat). Ime moter e degjon dhe i thote "Jo, jane zemra". I vogli qe mbledh buzet e ia kthen me kembengulje "Mama, tutla!" Atij si flutura i dukeshin, fundja. smiley

une si jepsha 43 cent per ket or taj

piktura me e shtrenjte ne bote u shit per 140 milione USD

Ky eshte Jackson Pollock, 'No. 5 1948'. E mrekullueshme!

Kjo po... per kete pikture i jepsha 48 cent, ene e varja ne garazh...

Une 49 cent smiley

po te ikesh atje, te i njejti vend, ta besh foton nga i njejti pozicion, sa shitet?

pyetje e mrekullueshme!

duhet ti besh te njejtin fotoshop, te gjesh te njejtin agjent qe te gjej te njejten kategori blersi perpara se te besh pytjen...

eshte nje update i spikat fare i dialektikes greke: nuk mund te fotografosh dy here te njejtin lume!

Kush e bleu? Kete e kam pare te MoMa, ne permasa reale eshte aty te 1 meter e gjysem me 3 pak a shume. Pershtypja qe te ben 'live' eshte fantastike! Ne fakt Gursky eshte nje nga fotografet me me fantazi ne bote. Mua me pelqejne edhe krijimet e tij (se nuk mund t'ja quash thjesht foto) te peizazheve industriale, stock exchange-ve por edhe natyres, si puna e Rhine II

Ja disa te tjera prej tij qe me pelqejne, duken jo thjesht si foto por edhe si piktura:

Bahrein 1
http://www.tate.org.uk/about/tatereport/...

Parliament
http://www.tate.org.uk/servlet/ViewWork?...

Dhe ketu nje link me disa foto te tijat:
http://www.its.caltech.edu/~squires/gursky/

P.S asnje nuk me kopjohej ketu qe t'i sillja direkt si imazh.

flm sidomos per linkun e trete, i cili u bookmark ne vend.

nqse ke ndonje titull per zemer, thuaje te perpiqem ta nxjerr une.

ps. ato fotot e burses ose bundestagut - great!

Gursky me pelqen te peizazhet, por edhe me shume ne fotot urbane, industriale, etc.Ka nje seri, May Day per shembull, jane te gjitha interesante. 'May Day V' eshte shume e bukur. Po ashtu 'Montparnasse'. Ne varesi te distances nga foto, ekspozohesh ndaj niveleve te ndryshme te detajeve. Nuk i shikon dot vetem per nje cast, duhet te kalosh kohe me to dhe pastaj te duket vetja si voyeur smiley. Po ashtu fantastike '99 cent II Diptychon', megjithese pak depresionuese, me njeriun aq te vogel perpara sulmit komercial. smiley

Ja nje link i nje ekspozite te tij, jep nje ide per permasat e fotove.

http://www.creativepooldesign.de/mood_ar...

 Cindy Sherman, Untitled n 96 - $ 3.89 milione

Kjo me autoportretet e saj eshte e famshme. Vetem se e ka tepruar pak ketej nga fundi me komercializimin qe i ka bere vetes dhe fotove te saj. Deri te Balenciaga vjet ishte jo dhe keq, po fushata publicitare e ketej viti te M.A.C eshte a bit too much!

http://chungkitblog.wordpress.com/2011/0...

Kam nje ore e gjysem qe e shoh,me tre Lupa profesionale,por....nuk po shoh noj gje qe mund te shkoje as tek 300 Dollareshi,nejse nje lepur duket por jo shume qarte.

provoje nje here me teleskop.smiley

Ka foto te Alket Islamit nga "Albania from the air" qe i ashtujne para-mbrapa keto skizofrenite meleoneshe.

 

Kete e kam shkrepur une nga avioni... nja 500k euro i meriton besoj, lume per lume, ky imi te pakten eshte i "arte smiley

vallahi ,te ish kjo ,do ish gjysma e se keqes.Kjo foto ,le shteg per imagjinate,jo ajo palo foto me lart,qe dhe ne tualet s'do e vija..smiley

kopjac smiley i shitet firma ktij shokut pasi ka bere do pune te mira. ai qe e ka blere ne ne fakt eshte i mencem dhe do gjeje plot te budallepsur qe do ta blejne me shtrenjt.

Ore mos te dali nami, se edhe pleh te paketuar bukur te shesesh, art sublim do quhet smiley 

Nuk e di kur e ka shkrepur ky miku kete foton e pistes se Dubait (qe nder te tjera eshte modifikuar ne photoshop me morphing) por ajo e imja i ka nja 2 vjet dhe eshte e virgjer. 

Per cdo lloj nevoje ndjesish, kam foto smiley

Ftohte:

 

Ngrohte:

 

E keshtu me radhe smiley

sa kohe dhe sa leke ka shpenzuar fotografi per kete foto ?????

Cfare e ben kaq te kushtueshme kete foto,se si peisazh ,me i shpifur nuk behesh....cfare vlere artistike ka kjo foto? Ku qendron veshtiresia e saj ?

o Zot ,me lindin me shume se 4 milion pyetje per kete foto idjote ,qe kushton me shume se gjithe c'ka mund te fitoj une gjithe jeten time dhe duke punuar si qen madje.smiley

a thua, se eshte fotografuar Jezusi,c'behet mo smiley

me kujton kete lloj pikture; 

   

 

po kjo foto si ju duket? Une ja kam vene emrin "Cibani tek Shkembi i Kavajes" Per ata qe se dine, ndodhet prane golemit tek zona e qiajtur "shkembi i Kavajes" dhe detin e ka vetem 20 m prane nga e djathta e saj.

 

perse nuk dergoj dot foto une?

para ca kohesh ma mesuan dhe arrita te dergoje. Tani nuk mundem!!!! smiley

Me jep linkun Qazimo.

Digital art i lezetshem, i pelqyeshem deri ne momentin qe sheh imazhin. Pervec ndryshimit te sfondit, efekti qe spikat eshte HDR (high dynamic range) qe personalisht me pelqen dhe gjithashtu e perdor. 

Ja psh, kjo eshte nje HDR e bere nga une:

Hyperrealism i gjalle. Nuk eshte rryma ime me e preferuar, megjithese nuk e di a eshte keshtu sepse e njoh relativisht me pak dhe si gjithe gjerat e panjohura eshte me e veshtire per t'u pertypur. As paraardhesi i vet, fotorealizmi nuk me ka ngjitur ne fakt. Nga rrymat relativisht te vona, ekspresionizmi abstrakt edhe me ngjit (Pollock ketu me lart per shembull) po kubizmi akoma me sjell veshtiresi kurse ndoshta per hyperrealizmin me ka ikur mosha smiley

Mua per vete, jo vetem qe me pelqen, por me shkatarron si art. Po te shohesh gjithe pikturat e tij, kane humor brenda. Shih coca-colen me poshte, shih dhe komentin e spiritusit smiley. Po te shohesh te gjitha pikturat do shohesh Hollanden ne to (e konfirmon Beluli). Jane te gjitha me frymezim nga jeta e perditshme tipike hollandeze, jo vetem duke percjelle detajet minimalistike te asaj qe sheh, por dhe te asaj qe ndodh. Si rryme hyperrealizmi nuk eshte aspak i ri, por pare nga gjyslyket e kohes 3D te jep nje tjeter perceptim te realitetit, mendoj une.

smiley

mire.   drite, hije... kombinacion ngjyrash. ka dore ai djali.smiley

 

Kjo eshte fantastike ...dmth nje tallje e madhe me artin ne epoken ekonsumerizmit.Bolleku material dhe budallallepsia shpirterore ka then ai.

Bota magjike e Annie Leibovitz

http://2.bp.blogspot.com/-mcJ2WpXX4r0/TeNU1d8pvuI/AAAAAAAAAd4/x2mHzjKj_yg/s1600/annie_leibovitz_41.jpg

http://top-people.starmedia.com/tmp/swotti/cacheYW5UAWUGBGVPYM92AXR6UGVVCGXLLVBLB3BSZQ==/imgAnnie%20Leibovitz2.jpg

 

hunter, ajo fotoja e pare me duket si Liza e ftuar per caj tek Kapelaberesi i Marre dhe Hampi Dampi gjys i dehur... smiley

Sakte, eshte pikerisht "Liza ne Boten e Cudirave" e rishikuar me nje Alice te rritur...

Tema e sen(k)sualizimit te Alice nuk eshte e re, e saj dmth per ta akuzuar per synime smiley ndaj Lizes te embel, si lesbike qe eshte.

P.S. Nje fotograf i madh, autor i fotos me te famshme Afghan Girl, Steve McCurry

http://www.stevemccurry.com/main.php

ja nje hyper realiste:

kjo eshte ajo qe hyn nga goja smiley??

varet nga shijet smiley

Tani qe cmimin e piktures e demaskuam, ngelet te diskutojme cmimin e aksioneve te Washington Post-it.

ja kete foto e kom bo une.......

...edhe kete....sa paguni per ta pas......

2 aspra dhe nja ca letra me vlere, Greke,  qe na kane zene deren...smiley

Kjo me re eshte jashtezakonisht impresionuese. Rete here i perceptoj si ndeshja e gjelave, here si dy tufa qensh qe ckermiten mes tyre.

150  USD ofroj une smiley

nje smiley 

allah bim bereqaversen..... e fillova dhe une rrugen drejt fames.....gjithe keto oferta nuk osht keq si fillim.....falemneres....prej jush...

Shume e bukur ajo me re smiley Nuk ta blej, por po deshe e shkembejme me kete timen smiley

 

Ndersa ate me shkemb, e shkembejme me kete tjetren, po timen

 

 

Si thua? smiley

Me ate me re ta kaloj, kurse me ate me shkom ma hudh pra jena barazim....

Vijme tek K R Y E V E P R A T (sipas meje te pakten smiley

 

 

Wanda Wultz

 

 

 

P. Horst

 

 

 

Tomohide Ikeya

 

 

 

Dustin Humphrey

 

 

 

Christophe Jackrot

 

 

 

Irving Penn

 

Richard Avedon

Philippe Halsman (me te madhin Dalì)

 

 

Dhe i preferuari im Sølve Sundsbø

2.

 

Ne fund, lashe Gjon Milin smiley

 

Picasso pikturon demin me nje elektrik te vogel dore:

Daullexhiu

 

Kaq smiley

 

Thnnnnnnnnnnxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx, per keto me siper.

Kur te kesh kohe, hidhi dhe ketij nje sy smiley, se o i modh.

http://www.erwinolaf.com/

Shume te bukura fotot. Ne kete stil, i preferuari im eshte Oleg Dou, nje djalosh rus qe ben punime unike ne bote, me nje mjeshtri teper te rralle. Kam patur fatin ta njoh perpara se te behej i famshem (kur frekuentonte Flickr) dhe kam vene re qe suksesi nuk ia ka ndryshuar "doren" smiley

http://www.olegdou.com/art/

 

 

woooww fiku, flm. Ajo e Christophe Jackrot me pelqen me shume. Ndonjera mu duk pak artificiale. Kurse ato fotot e grave nen hijen e grilave si lekure zebre te Sølve Sundsbø, ve bast jane te viteve '80, apo jo.

Bukur

po keto po, qe jane vertete kryevepra te fotografise artistike, e jo ajo rruga e fotografuar ne bisht......flm per prurjen....Fiko....!!!

Sølve Sundsbø eshte ikone ne Norvegji. Aty e kam pare punen e tij se pari dhe me ka pelqyer. Nuk eshte cudi duke pasur parasysh llojin e sensibilitetit i tij estetik, qe ka bashkepunuar me Tom Ford shume here. Por ai eshte fashion photographer, dmth s'mund t'a krahasosh fare me Gursky as per nga teknika e as per nga subjektet/interpretimi/filozofia/rryma te ciles i perket. Jane krejt te ndryshem. Kurse per Christophe Jacrot kam nje afinitet te vecante, sidomos per gjithe fotot e tij 'te motit' dmth shiu, bora, dimri, etc.

ointer;" title="" /> 7 milione....Oups..7milione piksel desha te thosha smileyFoto e kam nxjerre ne Pire rreth vitit 2009 ointer;" title="" /> Durresointer;" title="" />

 

mua, me teper se fotot artistike apo te stisura,  me pelqejne me shume fotot spontane...

Belulo, me spontane se kjo, besoj se nuk gje, osht bio, prodhim veni.....

ç'spontane o alidems, ky te shikoka ne kokordhok te syrit... ka marre poze.smiley.smiley
vet e ke bere?  e ke kapur bukur.smiley

shiko, me keto fotot spontane,  ai fotgrafi i ''benton-it'', ka bere para te madhe..  kujto fotot hitorike te eksodit tone ne 90-91..  anijet plot me njerez.. kudo njerez.. bile ne vende te pabesueshme .. direk, cima etj..

Kjo nuk eshte aq spontane, Belul. Kali i bardhe mes tufes se zese eshte gjetje dhe mbart nje simbolike. E bukur.

spiritus, kjo foto eshte 100% spontane.. parvjet, diku ne veri te Hollandes pati permbytje dhe  kuajt u gjeten papritur te rrethuar nga uji ne nje rrip ngushte toke.  nuk me kujtohet mire, por zgjati rreth 2 dite dhe natyrisht terhoqi vemendjen e shtypit..  po te shohesh me vemendje, vihet  re qarte qe kuajt jane te lodhur, te baltosur...  

ja, te kjo fotua, qe eshte marre nga nje kendveshtrim tjeter, e kupton me mire se si ka qene situata atje.

 

 

Ishin momente te veshtira, emocionale, deri diku tragjike per gjithe popullin Hollandez. Te gjithe po mbanim frymen duke pritur me padurim zgjidhjen e atij problemi. Ishte nje makth i vertete. Lajmet nuk pushonin smiley. Pak dite pasi kuajt shpetuan drejtesia u vu ne vend. Fermeret u çuan perpara drejtesise te jepnin llogari. Uff, çfare momentesh me ke kujtu smileypp... Shkodra jone u permbyt 3 x dhe nuk e çau njeri smiley

.

Po te jetosh prej 15 vitesh 10 min ne kembe nga ky vendi, te besh 3 here vrap ne jave buze renit ku ky ka shkrep ket foto dhe mos e dishe qe paske pas flori ne lum, per ket gje po me vjen inat smileysmileysmiley

Sa per Andreas Gursky do te them qe eshte Profesor ne akademine e Düsseldorfit. Vellain e ketij e kam pasur Profesor dhe e therisnin Gurke(do te thote kastravec ne gjermanisht ). Si familje jane me origjine nga DDR, por te arratisur pas renies se murit. Nje shoqja ime po me thonte qe kishte dhe disa foto te tjera ky qe i kishte shitur ne po te njejtat shuma. Bohhhh jete e poshter...

Gurski eshte gjigand. Personalisht mund ta them se me ka ndryshuar komplet kendveshtrimin tim per peisazhin dhe jam tifoz i shkolles se tij.

Modestisht dhe ca foto te miat me ate fryme.

Kasollja

Fushe misri ne dimer

 

Cuba

PF po vecoj -Kasollja - e bukur.

Hallall te gjitheve!!!

Ou, pse kshu u be puna? kush ben poza me te bukura? smiley

Na nje nga Thethi

e nje nga Qeparoi ne ora 6 te mengjesit 

me ne fund erdhe dhe ti ...Anna..... urime...!!!!

Duhet te me djegi kjo? smiley

Se kam dhe te tjera, po deshe. smiley

He, u shit ndonjera me kater pjepra e treqind, apo jo?

p.s. Taschen-i ka nxjerre nje botim te mrekullueshem me titull "The Polaroid Book".

Fin, ne, al massimo, shalqi, shesim, eee.... jo pjepra... smiley

 

p.s. Mora Gruan sot ne panair. smiley Per te tjerat, panairi ishte ehhhh... kur shesin qofte e mish serbet, me muzike sllave, ne hyrje te panairit, nuk kam ca te them, s'e kisha parashikuar kurre kete lloj... s'di as c'emer t'i ve. smiley

 

smiley 

Ti merzitesh, po ne ketej nuk po dime per cfare te trishtohemi me perpara. ajo gongla ne gryke na eshte bere shkemb, sa as lot s'na dalin me. 

po iki se dhe peshku sonte qenka rrakapjekthi, mezi levizka vendit. Naten, e dashur.  

Ej, si ngjiten fotot ketu ne kete faqen, jam perpjek disa here por nuk me del gjo. S'du me u duk kshu si injoronte, por kam nevoje per ndihme, qe te ve dhe une ca ne ankand smiley, se po u fitoka lek i modh smiley.

Po mire o per Miranden ja vlen 2.5 milion dollare se e ke ne krevat ca kohe derisa te iki,po asaj fotografise atje nolt ca ti bosh.

Shume shume e bukur. Ngjan si pikture e Arcimboldit smiley

 

gerhard richter übermalte fotografie 

 

G. Richter

 

tek minuta 21, për të paduruarit, flet për këtë fotografinë

 

Shikoni gjithashtu këtë dokumentar

Nje nga fotot me te fuqishme te Gursky-t

 

 

Per mua, fotografi qe vlejne miliona jane ato qe kapin nje cast qe s'mund te perseritet, jo nje peizazh apo nje aktor.

kjo psh, kur po ndaheshin dy gjermanite, eshte shume domethenese e s'mund te perseritet. 

Fotoja ne fjale, per mua vlen 1 euro, nderkoh qe komentatoret na sollen foto mijra here me te bukura dhe te çuditeshme, sidomos ajo me ato vajzat nen uje dhe ai surfisti mbi uje, ishte foto e shkelqyer . 

Gjashte shirita paralele te drejta, alternime te te hirtes me te gjelberten nuk gjinden kollaj ne bote...aq e rallë eshte si te gjesh copa te arit ne lum. smiley

Uhhhh... ky eshte art njerez... pak centimetra katrore qe te trasportojne brenda nje hapesire te pafund e njekohesisht kaq te ngurte per nga vizat paralele dhe tekstura qe e karakterizon. Liria dhe frika e pafundesise ne te njejten kohe. 

Marr fryme dhe ndjej aromen e ajrit te kesaj tablloje.

Po ajo udha gri aty ne fund?!

...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).