Bëhet fjalë për simptomën e kapjes së shtetit nga një grup i ngushtë interesash në kurriz të shoqërisë. Është vetë thelbi i krizës së sistemit tonë politik. Problemi real me të cilin përballet demokracia shqiptare sot nuk janë as zgjedhjet e lira, as integrimi europian dhe as konfliktualiteti politik. Problemi është kapja e shtetit;  vendosja e vendimmarrjes në funksion të një klientele të ngushtë që ushqen dhe ushqehet nga pushteti. Simptomë e këtij fenomeni të shëmtuar është edhe nxitimi i Kryeministrit për të lejuar importin e mbetjeve në vendin tonë.

Nuk ka si të shpjegohet ndryshe urgjenca me të cilën Kryeministri Berisha po e kalon ligjin përballë një presioni të gjerë nga institucione si Presidenti, nga ekspertë të ndryshëm të ambientit, dhe nga opinioni publik. Epitetet folklorike me pleh dhe jashtëqitje nuk e fshehin dot realitetin e shëmtuar të një Kryeministri, që më shumë sesa tek opinion publik, jep llogari te grupe të ngushta interesi që e ushqejnë financiarisht pushtetin e tij.
Nuk ka si të shpjegohet ndryshe injorimi sistemik që u bëhet të gjitha argumenteve kundër importit të mbetjeve në Shqipëri. Akuzat për populizëm nuk mund të fshehin faktin që ligji që qeveria synon të kalojë në Parlament nesër, nuk ndalon shprehimisht depozitimin e mbetjeve apo djegien e plehrave që vijnë nga jashtë (nenet 22 dhe 48). Në mungesë të infrastrukturës ligjore, administrative dhe monitoruese, ky ligj nuk ofron asnjë garanci që nesër vendi ynë nuk do kthehet në një kazan global plehrash.

Mjafton të shikosh nenin 63, ku transporti i mbetjeve të rrezikshme dënohet me një gjobë prej 5 deri në 10 milionë lekë të vjetra, për të kuptuar se sa të pambrojtur jemi me ligj nga veprimtari të tilla.
Nuk ka si të shpjegohet ndryshe fakti që qeveria dje na thoshte se do zhvillojë turizmin dhe bujqësinë dhe sot na thotë se do zhvillojë industrinë e riciklimit të mbetjeve. Çuditërisht objektivi i qeverisë për të tërhequr miliona turistë është zëvendësuar me tërheqjen e miliona tonelatave mbetje nga e gjithë bota. Të dy këta objektiva njëkohësisht vështirë të arrihen, sepse ligji aktual nuk i vendos ndonjë kufizim sasior importit të mbetjeve nga jashtë.
Nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti që institucione si Ministria e Mjedisit në vend që të bëjnë avokatin e ambientit dhe të shëndetit, bëjnë avokatin e industrive të riciklimit që do zgjerohen pa fund nesër. Është sa e çuditshme, po aq edhe e trishtë të shikosh se si ambientalistët tanë zyrtarë u qajnë hallin bizneseve që duan të importojnë mbetje nga jashtë, ndërkohë që do duhej të na garantonin eliminimin e mbetjeve tona të brendshme.
Nuk ka si të shpjegohet ndryshe fakti që qeveritarët tanë e injorojnë tërësisht atë që ndodh rrotull nesh. Askush prej tyre nuk guxon të hedhë vështrimin jo larg, por në Napoli, për të parë se çfarë katastrofash njerëzore dhe mjedisore kanë shkaktuar plehrat atje. Askush prej tyre nuk dëgjon paralajmërimet që na vijnë nga zëra të guximshëm të Italisë fqinje në lidhje me shtrirjen e mafies italiane në biznesin e plehrave. Askush prej tyre nuk guxon të kujtojë se është po vetë Kryeministri Berisha që dje akuzonte Fatos Nanon si të kapur nga mafia e plehrave.
Për të gjitha arsyet e mësipërme, urgjenca me të cilën Kryeministri Berisha synon ta kalojë ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” pa i ndryshuar as edhe një presje, pavarësisht komenteve, vërejtjeve, kundërshtimeve dhe sugjerimeve të bëra nga të gjitha anët, është simptoma më e shëmtuar e kapjes së shtetit.

Vendosmëria për të kaluar një ligj të cilin e sheh me dyshim edhe vetë elektorati i djathtë, na tregon se sa thellë ka penetruar kapja. Ironikisht është pikërisht ky degradim i qeverisjes tek interesat e një grushti të vogël që krijon hapësirën për ndryshim. Në rastin konkret, vetë deputetët e shumicës po shohin se si prej tyre kërkohet të votojnë shpejt e shpejt një ligj prej të cilit dikush fiton por ata, familjet, dhe fëmijët e tyre humbasin. Tashmë edhe deputetët e shumicës po e kuptojnë se po u kërkohet të kalojnë një ligj që rrudh votat e tyre, pasi edhe durimi i elektoratit ka një kufi. Ndaj Kryeministri nxiton.

21 Komente

Te zgjedhjet e ka zanafillen o Blendo, se qe aty fillon kapja. Nese kane frike nga vota (te gjitha palet) nuk bejne keto monstruozitete. Po ai s'e rrujti as kur e pane t'u vjedh votat ne TV. Po keshtu neser nuk ka per ta rrujt as ky tjetri se precedenti eshte i qarte. Dhe ne fund te dites nuk na e ka friken askush prandaj bejne si duan.

5*

Kur nuk ka nje rezistence te mirefillte qytetare eshte e kote....Ne me gjithe mend qenkemi populli me debil dhe i qelbur ne bote!..E meritojme te mbushemi me plehra deri ne fyt!

Ngadale biro, ngadalë. Asgjë nuk meriton askush për sa kohë që nuk janë të aftë të kuptojnë pasojat. Faji nuk eshte i popullsisë së gjërë. Mendoje vetë, mendo dike qe jeton ne Dibër, në Kukës apo në Delvinë. Mendoji burrat në rutinën e tyre të thashethemeve ditore nepër kafenetë gri dhe gratë duke pastruar xhamat e oborret. Mendon se ata janë të aftë të besojnë se mund të ndryshojnë diçka kur kjo 'diçkaja' vendoset në Tiranë? Mendon se ata do t'u kthehen kunder kapobandave demokrate qe qarkullojnë nëpër qytetet e tyre mbytëse nga provincialiteti dhe boshllëkut?

Nuk e kam me provincjalet e Dibres,Delvines apo Lushnjes por me "rinine e menderosur" dhe ata krimbat e Bllokut qe kapardisen neper rruget e Tiranes....

 

Unë nuk po flisja për provincialë, por për Shqipëtarë. Rinia e menderosur e bllokut nuk përbën shumicën e Shqipëtarëve. Por gjithsesi e kuptoj inatin dhe dëshpërimin tënd, të njëjtin dëshpërim kam dhe unè.

Ehu keta jemi kete meritojme

Lexova artikullin, pastaj pashe emrin e autorit, ferkova syte e ripashe dhe ishte .... Blendi Kajsiu. Mire qe i paska bere resume opinionit te Lubonjes tek Opinioni, po pse nuk e citon?

Paskon vjedh opinionet e lubonjes te opinioni? e tmerrshme.

Ruj veten smiley
ps.nga nje mik qe te do te miren

Nuk ka vjedh njeri gjo o burre. Kajsiu dhe Lubonja po bashkepunojne kunder ketij ligji dhe logjikisht shprehin argumenta te perbashketa. Tani se ka njerez qe mediokritetin e vet kerkojne ta maskojne me adhurimin e dikujt kjo s'do te thote qe ne duhet t'i besojme.

po rri o Lizander, ne gjithmone shohim kornizat, jo permbajtjet. Jo per gjo po tregojm se dim n  ket far feje .. pff a reason to exist!!

Na hengren keta, njehere kapja e shtetit, njehere klientokracia, pastaj Familja, pastaj kleptokracia, po i vijne rrotull te njejtes gje sikur po thone ndonje te re, vetem se ndryshojne formen.

Shteti ne Shqiperi eshte kapur qe me 1913 me Esat Pashen, 1914 me Princ Vidin dhe nuk eshte leshuar me, kushdo qe vjen ne pushtet kap shtetin dhe se leshon per qamet.

Tani qe u sqaruam se shteti eshte i kapur a mund te na thote ndokush si i behet qe ta leshojne ?

ne "kapim shtetin" me dore per te prish synin e keq...

Ore ne edhe per te prish' syrin e keq e kapim shtetin kur na kap ai. Me rregullin e kalimit, shtetin e kane kapur, shteti na kap, atehere ne jemi te kapur. Me kap, te kapa, po te kapa ta hapa dollapa.. eshte bere ky muhabeti i kapjes qesharak fare per zotin.

Muhabeti eshte qe PS-PD i perkasin nje konceptimi shqiptaro-mesjetar te shtetit dhe pushtetit, ai konceptim qe para shtet-kombit i jepte jete shtetit aristokratik,bajraktar, bejleror, mungon evoluimi ne sens nacional-demokratik, qofte i parise e qofte i masave, evoluim qe ne Europe ndodhi qysh ne shek 19.

Dy rruge ka, o edukohen masat ne sens nacional-demokratik dhe i bejne presion parise qe te ndryshoje o edukohet paria dhe formeson masat.

Shtetin e ka kapur esatizmi qe me 1913, ku me esatizem nenkuptohet motivimi ekskluzivisht personal i politikanit, kot fare, ndryshojne brezat po njesoj esatistet vene ne krye. Cti besh Nolit qe s'filloi te prese koka ne 1924, sa ndryshe do kish rrjedhur historia.

Po c'koka te priste Noli kur grushti i shtetit (i treti brenda 3 vjeteve) qe e solli ne pushtet pa pritur pa kujtuar ishte i motivuar eskluzivisht nga motivet personale te nje morie te armiqve te Zogut, qe e vetmja gje qe i bashkonte ishte urretja per Zogun.

Dakort me percaktimin tend ama.  Per nga shtetaret gjithmone kemi vuajtur nga bejleret, bajraktaret e princat fedual te vegjel qe shikojne te krijojne dinasti, te pasurohen materialisht, e te jene absolut ne feudin e tyre.  Mezi kemi pasur nje Agron e nje Gjergj.

E shifni gjendjen ashtu  sikurse eshte ne te vertete?Te rrenuar mendimin,  per prosperitet te vendit, te rrethuar, qe do te thote   e pa asnje rrugdalje, pasi  qe e keqja ka zene... qysh qekur?

Qenka pjekur  mendimi  se ketu nuk mund tu beka me gje...!

Mua nuk me mbushet mendja.Dhe a e dini pse? Se une kam degjuar nje shprehje, te thene prej nje njeriu shume te mençur, i  cili ka bere ne Evrope disa beteja.

Ai  burre shteti ka thene:"Nuk ka rrethim,... pa nje te çare"!

Ky vendi yne i vogel eshte rrethuar prej te keqes.E pranojme gati  qe te  gjithe.

   Nuk ja vlen, te bashkojme mendjet e te diturve, te mençurve, te sakrifices, te atyre qe u dhimset  Atdheu e jo individi,....  per ta  gjetur  te çaren? Do bejme kete, apo  do rrime te qajme  e te  ngasherehemi, per ç`ka ikur, duke u  peshtetur gjene tek keta  qe na kane hypur persiper ?

Kjo, them se eshte dilema jone.Per intelektualet  revolucionare  nuk ka dileme.Ka zgjidhje, duke e gjetur te ...Çaren...qe nje dite do ta çaje te keqen... mes per mes.Heee!

E cara eshte po te gjesh ndonje gjeneral qe te kete te pakten nje divizion ne komande, dhe qe eshte ashtu sic thua ti
...intelektual revolucionar qe nuk ka dileme. por ka zgjidhje...
Po e gjete kete ke gjetur zgjidhjen

Eh more Tom! Po ta  dija do ta  kisha thene....Mirepo une ja kam patur zili mendjen... atij... qe foli per  te çaren.

  Ai,  qe i kishte gjetur  zgjidhjet, si femije tmerrohej nga  arithmetika. Disa here, pati  djegur  çanten e librave.Por  si u rrit e u be  i ri, mesoi  si vritet mendja, qe me ndihmen e arithmetikes se gjerave, shpie ne gjetjen.

U be artilieri  me fame....per  te  qelluar   te  keqen mu ne mes. 

po s'ka intelektuale ne shqiperi pertej c'mund te numerosh me gishtat e dores....se jane te gjithe te kompromentuar, ne mos me kasapet e pre '91-shit me hajdutet e post '91-shit.

Me pelqen menyra copy/paste ne kete artikull.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).