Kjo është një fotografi nga fshati Glina në Rumani ku përfundojnë plehra - apo mbetje :) - nga Italia
Glina, Rumani

Përbindëshi është zgjuar përsëri. Kanë filluar përsëri rënkimet e “Ochiul Boului” (Syrit të Demit), vendgrumbullimit më të frikshëm të plehrave në Rumani. Rënkon qëkur Napoli u gjet i mbuluar për të disatën herë nga plehrat. Në Glinë – (fshati ku gjendet ky vend-grumbullim afër kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht) – ekziston frika e kthimit të rrezikut italian, ose ajo që njihet ndryshe si fluksi i kontenierëve me plehra, drejtuar nga Kamorra.

Kanë frikë se përtej deklaratave të qeverisë Berluskoni që premton, heqjen dhe zhdukjen e malit të plehrave duke e shpërndarë në rajone të tjera, do të filloj trafiku i anijeve fantazmë të tejmbushura me plehra. Kjo, sepse paratë e vëna në lojë janë të shumta. Nuk është hera e parë që kargot e plehrave italiane shkarkohen këtu dhe dihet edhe se pas këtij operacioni ligjor fshihet dora e mafias. Toka tashmë është kalbur dhe prishur. Liqeni dikur i Glinës, tashmë është zhdukur. Uji i zonës ka marrë ngjyrë kafe të errët.

Historia e fshatit Glinë

Plehrat e Bukureshtit, shtresë pas shtrese formuan një kodër në jug-lindje të kryeqytetit duke mbuluar pothuajse plotësisht fshatin e vogël. Ka njerëz që marrin frymë duke thithur atë erë të keqe që nga 1976, kohë në të cilën ish-lideri komunist Nicolae Ceausescu vendosi që në këtë vend të hidheshin mbeturinat e Bukureshtit. Ashtu si Glina, janë edhe një mori vend-mbledhjesh të tjera të shpërndara. Drejtimin e tyre, paçka që në fasadë janë rumunët, e kanë italianët.

Fenomeni i fundit, i cili ka alarmuar Interpolin, është lulëzimi i një morie kompanish që merren pikërisht me plehrat. Projekti filloi para tre vjetësh, kur biznesi drejtohej nga ortakë të don Vito Ciancimino (dënuar me 13 vjet burg për bashkëpunim mafioz), që morën me firmën e qeverisë rumune fushën e Glinës, krematorin në Ploiesti dhe një sërë vendgrumbullimesh të mëdha në Mures dhe Baicoi. “Ecorec” që drejton biznesin në Glina, u fitua nga grupi “Valente”. Dy vjet më parë, ata vendosën që të luanin “ndeshjen” e tyre të parë për plehrat duke zbatuar një plan modern për transformimin e “Ochiul Boului” duke mbyllur kontratat me një pjesë të madhe të vendeve të Unionit Europian: plehrat e tyre, drejt Rumanisë. Shumë prej korporatave tentakula të Vëllezërve Pileri, që drejtonin grupin me në krye Gianni Lapis e Romano Tronci, operojnë akoma në Bukuresht në sektorin e plehrave, në fushën e pasurive të patundshme dhe në biznesin e modës.

Kontenierët e plehrave vijnë nëpërmjet detit, dhe kalojnë lehtësisht kufirin nga porti i Kostancës (Costanza). Ka raste që vijnë edhe nga Odessa dhe Illichivs’k në Ukrainë. Gjatë muajve të nxehtë janë shtuar kontrollet në kufij dhe gazetat rumune flasin për “caracativa”, (oktapodi italian), rrjeti i shoqërive që ndajnë “llomkat” e plehrave. Është e lehtë ta luash këtë lojë, këtu ku mafia dhe kamorra kanë kohë që janë stabilizuar.

Mjafton të mendosh që në 5 vitet e fundit janë arrestuar të paktën dhjetë super të arratisur italianë të gjetur në këtë zonë: që nga Francesco Schiavone, kushëriri i Sandokan, kamorristi Mariano Pascale i kapur në Dubraveni, Ignazio Nicodemo etj., etj.

Ndërkohë janë trefishuar kompanitë italiane që marrin pjesë në garën për plehrat dhe që prezantohen në Romenvirotec, panairi më i madh që zhvillohet për këtë biznes.

Nëse në jug të vendit mbizotëron mafia kineze, rusët janë organizuar në kufi me Moldavinë për të drejtuar trafiqet e mbeturinave toksike nëpërmjet Republikave ish sovjetike. Më të fortët në këtë fushë janë dhe mbeten italianët. Ata kontrollojnë veri-perëndimin, zonën e Bukureshtit dhe deri poshtë në Detin e Zi. Për ata, mbeturinat nuk bëjnë pis, ato pastrojnë. Mbeturinat pastrojnë para, dhe thithin fonde publike. Bashkimi Evropian është dorëlëshuar për sa i përket financimeve për modernizimin e sistemit të mbeturinave dhe kjo i mbush llogaritë monetare të kriminelëve.

Si rrjedhojë, “emergjenca Napoli”, për disa, është një pulë që bën vezë të arta. Paguan qeveria, paguan Brukseli, paguajnë të gjithë. Firmosen kontrata me korporata italiane, dhe plehrat ecin në “rrugët” e Kamorrës, të përziera me plehra që në Itali është e pamundur t’i zhdukësh. Nuk është fanta-shkencë, ky është rregulli: Plehrat janë tashmë një biznes që sjell fitime më shumë se sa droga. Kriminaliteti ka bërë një “kapërcim cilësor” duke u hedhur në të ashtuquajturat “sipërmarrje ekologjike”.

 

***

Është e qartë që strategjia bazë e riciklimit të plehrave shikon drejt Lindjes. Mjafton të bësh vetëm një kalim të shtunave në “Bambo”. Është një nga diskotekat më të mëdha të Europës Lindore, parajsë e ndërtuar nga muzika, vajza të bukura dhe meshkuj biznesmenë. Pronarët janë dy italianë që kanë ndërtuar një perandori të vogël në kryeqytetin rumun: Xhiosu e Çiro Kastelano, nipërit e Pupeta Mareskas, mikja e njohur e bosit Umberto Amaturo, gruaja e parë mes Kamorrës. Një tavolinë në zonën VIP ta japin vetëm ata personalisht dhe pastaj paguan edhe 1000 euro për të pirë vodkë komerciale. Jashtë vijnë rrotull Ferrari, Audi, BMË të reja fringo. Në Bukuresht, seksi dhe biznesi janë shumë të përziera. Në atë pistë vallëzojnë jo vetëm njerëz, por edhe miliarda, që nga Italia kalojnë transit në Ballkan. Një inxhinier lombardez vitin e kaluar ishte bërë pjesë e lojës duke dashur të behej pjesë e xhiros së shkarkimeve. Dhe rezultati i vetëm që arriti ishte vajtja në spital me kocka të thyera. “Shoqëritë pas të cilave fshihet krimi i organizuar, marrin nga shteti (komunat) autorizimin për shkarkimet e plehrave”, – tregon ai për “L’Espresso”. Është parashikuar zgjerimi i biznesit tashmë.

 

****

Pak javë më parë policia rizbarkoi në Glina. Ndaloi disa kamionë. Brenda? Ajo që pritej. Transportonin sasi substancash ilegale. Pak më në jug arrestuan një shofer më një ngarkesë mërkuri. Këta janë arsyeja që plehrat e Napolit për popullin rumun mbeten një ankth që rikthehet. Pikërisht për këto mbeturina presidenti Traian Besesku vendosi një JO të prerë në 2007. Po të shkosh sot në Glina ose në rrethina të tjera e të flasësh italisht rrezikon jetën. Para disa muajsh të rinjtë e zonës i përzunë të gjithë nga shkarkimet. Me ta është edhe Alin, një i ri që ka punuar në Napoli në kantierin e pafund të “metropolitans”. E njëjta gjë ndodh nëse shkon në jug, drejt Kostancës, ku një mori shkarkimesh abuzive e kanë trazuar zonën. Banorët rrahën edhe një gazetar, reporter i huaj. E konfirmon policia rumune dhe zyrat diplomatike. Këto të fundit këshillojnë të mbrosh veten. Nga kush? Nga këta të dëshpëruar apo nga ekomafia ballkanike?

_________________

 

Ky artikull i shkruar nga vetë mediat italiane për Rumaninë, pas pak vitesh mund të rishkruhet fjalë për fjalë për Shqipërinë. Artikulli shpjegon çfarë po ndodh në Rumani, ku ndërmarrjet italiane dërgojnë tashmë plehra të Italisë dhe vendeve të kontraktuara të BE-së. Si për ironi të fatit, edhe lokalitetet në Rumani ngjajnë aq shumë me tonat. Vend-grumbullimi kryesor është afër kryeqytetit, vendi ku shijohen milionat e këtij biznesi i ngjan thuajse në detaje “Bllokut” në Tiranë. Atje arrestohen mafiozë italianë, njësoj si në Vlorën tonë. Edhe atje maunat vijnë fillimisht nga porti dhe shpërndahen në brendësi të vendit. Vetëm se Rumania është 238.391 dhe 22 milionë kurse Shqipëria është 28.748 km 2 me rreth 3 milionë e gjysmë banorë (!)

Mbi të gjitha rumunët vetëm pas disa vitesh të këtij biznesi, kur toka është kalbur dhe prishur kurse liqeni i Glinës është zhdukur, po ndërgjegjësohen çfarë po ndodh.

Shkruan “L’Espreso”: “Pak javë më parë policia rizbarkoi në Glina. Ndaloi disa kamionë. (nga ato që transportojnë gjoja plehra të zakonshme). Brenda? Ajo që pritej. Substanca ilegale, ngarkesë mërkuri. Këta janë arsyeja që plehrat e Napolit për popullin rumun janë kthyer në një ankth…”

“L’Espresso”:

“Emergjenca Napoli”, për disa, është një pulë që bën vezë të arta. Paguan qeveria, paguan Brukseli, paguajnë të gjithë. Firmosen kontrata me korporata italiane, dhe plehrat ecin në “rrugët” e Kamorrës, të përziera me plehra që në Itali është e pamundur t’i zhdukësh. Nuk është fanta-shkencë, ky është rregulli: Plehrat janë tashmë një biznes që sjell fitime më shumë se sa droga. Kriminaliteti ka bërë një “kapërcim cilësor” duke u hedhur në të ashtuquajturat “sipërmarrje ekologjike”.

 Rumania dhe Shqipëria

Pësimi i Rumanisë (për të mos folur për vende të botës së tretë) është një mësim i madh për ne, nëse duam të mësojmë dhe të mbrojmë veten dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Edhe atje kontratat janë “ligjore” dhe kontraktorët thonë që po sjellin thjesht “plehra të zakonshme”. Por faktet tregojnë se brenda “plehrave të zakonshme” kryhet trafiku i mbetjeve të rrezikshme të cilat janë problem i madh për tu zhdukur në botën e sotme industriale.

As plehrat e zakonshme nuk kanë përse vijnë në një Shqipëri që nuk trajton dot plehrat e zakonshme të vetat. Por ato janë e keqja më e vogël. Brenda tyre nuk mund ta dish kurrë se çfarë ka. Përfytyroni një anije me ngarkesë nga Napoli, 7 mijë tonelata plehra të paketuara. Mendoni se dikush mund ti kontrollojë ato nëse janë “plehra të zakonshme”, “plehra për riciklim” apo “plehra të rrezikshme”? Në kufirin shqiptar??! Mendoni se dikush do ti shoqërojë ato kilometër pas kilometri në territor shqiptar për të kuptuar se ku venë dhe ku ndalen? Të gjithë e dimë, nga deputeti e deri te qytetari më i thjeshtë, që kjo është e pamundur edhe për shtete shumë më të zhvilluara se ne, kurse për Shqipërinë është thjesht e pamundur!

Dhe diçka tjetër: Rumania mund edhe t’ia lejojë vetes një “devijim”. Bëhet fjalë për një vend me sipërfaqe 238 391 km2 dhe 22 milionë banorë. Shqipëria është vetëm 28 mijë km2 me 3.5 milionë banorë. Si mund ta përballojë territori ynë kaq i vogël, groposjen e plehrave të rrezikshme që mund të na vijnë tani që rruga për ngarkesat e plehrave nga jashtë është hapur?

 

L'Espresso

 

124 Komente

Blend, ti je autori? Nqse po, nje "te lumte" te dyfishte.
Kujtoj fytyren e lige te Cilit ne ate emisionin me lubonjen dhe kam deshire per nje shi squfuri selektiv.
Eshte poshtersia e radhes qe sjelljen e teknologjive per perpunim mbetjesh e kushtezojne me sjelljen e mbetjeve bashke me to. Bota e trete eshte plot me shembuj te perpunimit te mbetjeve vendore (municipiale perfshire) me vteknologji te sjelle nga perendimi papisllik shoqerues dhe me fitim per perendimoret teknologjisjelles, dhe kete e dine felliqsirat tona me pushtet. Mbase me mire se ne. Por jane kail te sundojne edhe mbi plehra.
Per skoten maloke dhe katunare qe e ka kap ate vend per fyti "pihet shampanje ne hale!" Ne fakt, shampanja per ta pihet vetem ne hale!

Vetem duke lexuar artikullin m'u zu fryma,kur mendova qelbsinllikun(me falni per fjalen) aktual dhe imagjinova ''Shqiperia po ndryshon '' me male e plehrash,u asfiksova fare.

tmerr, Tmerr, TMERR, TMEEEEEERRRRRRRRRRRRRRR
Kush ja bon kte gjo Atdheut, ju thafshin krahet dhe bilja, dhe leket mundesidsht ju bofshin ilace atje ku ju djeg me teper.
MOOOOOOOSSSSSTTTTRAAAAAA!

vertete, nje tmeeerrrrr. A ka mundesi nga ju peshq te ditur, te na sillni edhe artikuj te tjere, nga sjellja me plehrat, per ne vendet e botes se trete, pasojat, dhe perfituesit??? Vetem keshtu, mund te ndergjegjesohet, kjo çileria jone, po qe se.......???????????

Anglezet sollen zhvillim ne Lindjen e larget (psh, Indi dhe perqark), por bashke me hekurudhat, ne perpjekjet "e zhvillimit te bujqesise", sollen edhe katastrofen e Arsenikut (Arsenic calamity). Jam i sigurte qe edhe ate bote ka patur plot bangladeshas qe betoheshin per gjithe shenjtoret e tyre (nja 400 mije) qe me sjelljen e teknologjive te oksidentit, nuk do kishin ku t'i conin prodhimet. Perfundimi: ne angli nuk kane probleme me helmin arsenik. Ne bangladesh edhe sot.

http://www.soesju.org/arsenic/Talanta_Ab...

 

Fiks fare Emo.Javën e kaluar rastisa me një taksist me orgjinë nga Londra dhe duke biseduar erdhi biseda te ky problemi plehrave.Kështu kështu po na i bën qeverria i thash në Shqipëri.Eh tha Anglia ka me dekada që plehrat e saj i dërgon në Kinë e Indi.

Po, pra po. Eshyte e njejta histori qe perseritet gjithandej. Keta shenjtoret e industrise se mbetjve duan te shesin tumorrin per hallve. Po une them, u rente nje mu ne anus qe te mos gjejne me rehat ne kolltuqet e studiove tv.

Artikull vertet ngjethes, por ne shqiptaret nuk shquhemi per mesim nga pesimet e te tjereve. I vetmi shpetim eshte ndergjegjesimi i njerezve, vecanerisht te rinjve dhe vetem dhuna mund ta ndaloje trafikun e plehrave. Nese ndalohet ky trafik, fundi i afrohet edhe kancerit berisha. Monstra mbijeton me keto lloj pazaresh te pista. Asgje nuk e ndalon vec dhunes. I duhen parate per mbushjen e vrimave qe krijon nga cmenduria. 4-5 milione euro i hodhi kot me prishjen e planit te sheshit qe kish nisur Rama.
Me dhunen kunder trafikut te plehrave, nje rruge e dy pune. Vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta.

Ja disa pasazhe nga Somalia: rasti me ekstrem i hedhjeve te mbetjeve te rrezikshme.

Ne 1997-1998 Gazeta Italiane familja Cristiana filloi nje investigim sipas te dhenave nga Greenpeace. Ky investigim lidhte direkt kompanite zvicerjane "Achair partners" dhe ate italian "Progresso"(e cila lidhet me ENI-n). Perfitimet jane te medhaja: Hedhja e 1ton mbetjesh ne det, kushton vetem 8 $ ndersa per azgjesimin e tij duhen rreth 1500 $

Italianet gjithashtu financuan disa rruge atje te cilat u ndertuan nen shtresa skorjesh dhe mbetjesh radioaktive

Demi qe kane shkaktuar mbetjet radioaktive dhe toksike ne det

Fuci te pahapura(te mbushura me mbetje radioaktive te rezatimeve te larta)

 

Nje nga fucite e hapura.....

80% e banoreve te zones perreth kishin simptoma semundjesh kancerogjene. Nga vendasit zona quhej "Toka e mallkuar"..

 

 

 

 

Arto, ka pas qene dikur nje film shqiptar me kartona. Shporta e Karavidheve quhej. Nje italian aty thoshte "Pas Abisinise ja dhe Shqiperia. Eviva il Duce, l'imperatoria". Italianet vertet e kane gjetur Somaline e dyte.

Somalia u shterngua se ato ujera po patrullohen nga NATO nga piratet dhe frika tjeter jane vete piratet te cilet nuk po pyesin me por po marrin peng cdo anije. E mban mend nje anije ukrainase e cila u morr peng para ca vitesh?..U nis nga Britania me mbetje toksike(nen flamurin Ukrainas)...U pagua lek i madh qe ta rimerrnin se ju dilnin te palarat dhe zbulohej se ckishte ne fuci. Kjo historia e Rumanise eshte 15vjecare(kane nisur dhe ne Shqiperi tek tuk,pavaresisht qe nuk i kemi vene re keshtu haptasi) Por Rumania kishte infrastukure te favorshme se te kishim infrastrukture andej nga ne, nuk do kishte ngelur miniere dhe shpelle pa u mbushur me skorje.

Ah, qe shperthen ai vezuvi edhe nje here e te na shpetoj edhe ne!!!!

Italia si ka lene kurre perverselliqet e saja...Napoli po kalbet ne llumin e saj dhe kerkon te mbysi edhe te tjeret.

 

Ja Pergjigja e specialistit të qeveriut . Ky thot me një fjalê të importojmë plehrat për ti përpunuar dhe pastaj i eksportojn si lëndë e parë kështu ngrihen teknologjitë e përpunimit dhe vet ato do kërkojnë pas 3-4 vjetësh të përpunojn plehrat tona kështu që nuk do importojn më ; ekonomi tregu thot ky me një fjal .smiley  marr nga "Panorama "  

 

Importi për riciklim, kusht për mbetjet e vendit

Opinione Mërkurë, Nëntor 2nd, 2011

 

KLODIAN ALIU

Ligji i ri i mbetjeve ka ngjallur një debat normal në grupet e shoqërisë civile, që me të drejtë kanë mendimin e tyre për këtë problem që është shumë aktual dhe njëkohësisht shumë kompleks për një zgjidhje që të kënaqë të gjithë aktorët e interesit. Kam ndjekur debatin dhe në mirëkuptim të plotë me të gjitha mendimet për ligjin e ri, kam vërejtur se në përgjithësi problemi trajtohet në dy këndvështrime: në atë të shqetësimit qytetar  (emocional) dhe në atë politik, asnjë faktor nuk mund të përjashtohet dhe secili luan rolin që i takon në debat. Por, për të plotësuar kuadrin e nevojshëm të trajtimit të problemit, nevojitet gjithashtu trajtimi teknik dhe profesional, i cili mund t’u përgjigjet disa prej shqetësimeve qytetare dhe politike. Nga ky këndvështrim, do të përpiqem të ofroj për opinionin publik një trajtim teknik të çështjes më të debatuar të ligjit dhe pikërisht, “importit të mbetjeve të parrezikshme për qëllime riciklimi”. Argumentet që dua të paraqes, synojnë të sqarojnë rolin e importit të mbetjeve të riciklueshme (për lëndë të parë), për të mundësuar menaxhimin e përshtatshëm edhe të mbetjeve të vendit dhe se si importi në kushtet aktuale bëhet i domosdoshëm për shpëtimin e industrisë së riciklimit në vend, pa të cilën nuk do jemi në gjendje të riciklojmë mbetjet e vendit.
Hartimi i një ligji të ri për mbetjet, i cili do të bëjë të mundur një praktikë të re të menaxhimit të tyre, ka qenë një përgjigje e qeverisë ndaj rekomandimeve të vazhdueshme të raporteve të përvitshme të progresit të Komisionit Europian (Raportet e progresit të viteve 2006, 2007, 2008 dhe 2009), sepse legjislacioni dhe praktika ekzistuese e administrimit të mbetjeve nuk përputhet me standardet europiane. Importi i mbetjeve si lëndë e parë për proceset e prodhimit është praktike normale në rajon e më gjerë dhe një nga kushtet teknike të skemës zinxhir për menaxhimin e integruar te mbetjeve. Ne vendet e Bashkimit Europian (BE), koncepti i mbetjeve ka evoluar aq shumë, saqë edhe mbetjet e rrezikshme perceptohen si mall tregu, sjell në vëmendje se Komisioni Europian (Komunikatë për Shtyp e datës 29 shtator 2011) i kërkoi Sllovakisë, e cila e ndalonte eksportin e tyre, të ndryshonte legjislacionin e saj kombëtar, sepse me këtë ndalesë shkelte rregullat e BE për shkëmbimin e lirë të mallrave. Pra, sot në vendet e BE-së, mbetjet  trajtohen si mall i vlefshëm ku nëpërmjet avancimit të teknologjisë së riciklimit, prej mbetjeve mund të nxirren përfitime ekonomike, sociale dhe mjedisore, në vend që të flaken përrenjve e të mbulohen me dhera si plehra pa vlerë, duke u shoqëruar edhe me pasojat që dihen.
Aktualisht në vend funksionon një rrjet i gjerë subjektesh (rreth 60) që janë angazhuar në zgjidhjen e problemit të mbetjeve, dhe për mua ato janë në pararojë të shpëtimit të vendit nga plehrat, duke grumbulluar me vështirësi nga kazanët apo vendet ku hidhen plehrat, llojet e riciklueshme të tyre (kryesisht skrape metali, plastike e qelqi), ato pastrojnë çdo ditë mjedisin. Kjo sasi mbetjesh që grumbullohet në vend, nuk do të kishte asnjë vlerë në treg nëse nuk i nënshtrohej një trajtimi teknologjik për pastrimin, seleksionimin dhe copëtimin apo sjelljen në formën dhe cilësinë që e kërkon tregu apo kompanitë e huaja që e përdorin si lëndë të parë për prodhimin e produkteve të reja. Pikërisht hallka lidhëse midis grumbullimit të mbetjeve nga kazanët (të veçuar sipas llojit të mbetjeve) dhe tregut e përpunimit përfundimtar të këtyre mbetjeve është industria e riciklimit në vend, e cila pasi i blen mbetjet nga grumbulluesit, i përpunon për eksport në tregun e huaj ose futjen në procese prodhimi në vend (në disa artikuj ambalazhi). Sa më siper, vërej se edhe numri në rritje i kompanive që merren me mbetjet në vend së pari i përgjigjet kërkeses së tregut për to si lëndë e parë, por njëkohësisht përkon edhe me modelin europian të menaxhimit të mbetjeve. Pra, siç duket, edhe zgjidhja e problemit të mbetjeve po vjen nga rregullat magjike të tregut.
Si dëshmitar i diskutimeve për importin e mbetjeve për qëllime riciklimi, rendis më poshtë disa nga arsyet që mendoj unë se shtynë qeverinë të miratojë vendimin nr. 825, datë 13.10.2010 “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi” (që bazohet në listën përkatëse të EU);
1) Detyrimi ligjor (neni 22, i ligjit nr. 8934, datë 05.09.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit&rdquosmiley për miratimin e listës së mbetjeve që mund të importohen për qëllime riciklimi;
2) Shmangia e spekulimeve dhe kontrabandës së mundshme me mbetjet, ne kushtet e mungesës së zbatimit të një procedure standarde me listë të përcaktuar mbetjesh që lejohen të importoheshin;

3) Zbatimin e një procedure transparente për importin e mbetjeve, përfshirë edhe këshillimin publik si kriter para vendimit përfundimtar për importin;
4) Nevoja për lëndë të parë të kompanive të riciklimit në vend, e cila në kushtet aktuale të përzierjes së mbetjeve në vend ishte pranë falimentit, duke rrezikuar që vendi të humbiste kapacitetet e domosdoshme për trajtimin e mbetjeve. Mosnxitja e investimeve në mjedis bie ndesh edhe me objektivat e strategjisë kombëtare të mbetjeve (miratuar me VKM. nr. 175, datë 19.01.2011, financuar nga BE dhe hartuar me ekspertizë të huaj).
5) Përmbushja e rekomandimeve te Komisionit Europian për trajtimin e mbetjeve nëpërmjet nxitjes dhe mbështetjes së industrisë së riciklimit ne vend;
Të pesta arsyet janë të barasvlershme për nga rëndësia dhe ndikojnë në forcimin e ligjit për çështjen e importit, duke krijuar një mekanizëm monitorues për publikun, i cili përfshihet gjate procedurës për miratimin e importit, merr informacion për llojin dhe volumin e mbetjeve, cilësinë e tyre, qëllimin, vendin ku do të trajtohen, si dhe subjektin përgjegjës.
Ndërkohe dua të sjell në vëmendje se procedura për importin e mbetjeve për qëllime riciklimi është miratuar që në vitin 2003 (me ane të VKM nr.806, datë 04.12.2003), por kjo procedurë nuk ishte zbatuar asnjëherë, siç e kërkon ligji, duke lënë vend për abuzime të mundshme.
Investimet në trajtimin e mbetjeve u mirëpritën dhe madje u nxitën e mbështetën edhe nga institucionet financiare të huaja, si: Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim (EBRD, IFC e USAID) dhe u bënë pikënisja e menaxhimit te përshtatshëm të mbetjeve, në këtë kontekst ato nuk u injektuan artificialisht e me qëllime të këqija për shoqërinë dhe mjedisin në vend.
Mbase është i panjohur fakti se vetë investitorët e biznesit të riciklimit kërkonin me insistim zbatimin e procedurës ligjore të importit (e cila pengohej për shkak të mungesës së listës së mbetjeve të riciklueshme që u miratua në vitin 2010), në mënyrë që të garantonin qëndrueshmërinë e investimeve të tyre dhe të dilnin nga rrethi i paragjykimeve. Dua të evidentoj se disa prej tyre kishin importuar disa here mbetje për lëndë të pare nëpërmjet procedurës së regjimit të lejimit për përpunim aktiv (leje e përkohshme, me kushtin që sasia e lëndës së parë që futet, të eksportohet përsëri në trajtë të përpunuar), por ata kërkuan një rregullim më të plotë ligjor të importit. Në këtë kontekst, lipset që këta investitorë të falënderohen dhe jo të kritikohen, akuzohen apo më keq, ndëshkohen se kërkuan një zgjidhje transparente dhe një standard europian të importit të mbetjeve për lëndë të parë.
Theksoj se mungesa e industrisë së riciklimit krijon një boshllëk  në ciklin e menaxhimit të mbetjeve, sepse është një element i pazëvendësueshëm në skemën standarde të trajtimit mjedisor të mbetjeve. Për ta thjeshtuar, kjo industri është si mulliri që bluan drithin dhe e kthen në miell me qëllim që më pas të kalohet në një fazë tjetër, atë të prodhimit të brumit dhe të bukës (a mund të bëhet brumë me kokrrat e grurit?!). Pra, në mungesë të kapaciteteve të riciklimit të mbetjeve, Shqipëria nuk do të munde asnjëherë të lehtësojë kostot financiare dhe mjedisore të mbetjeve (deri në eksport të mbetjeve), sepse që të ripërdoren apo riciklohen mbetjet, duhet t’u nënshtrohen disa proceseve teknologjike paraprake, si: seleksionimi, pastrimi, copëtimi e paketimi me qëllim që të përmbushin standardet e cilësisë që kërkon sektori i prodhimit apo tregu ndërkombëtar i mbetjeve si lëndë të parë.
Importimi i mbetjeve të riciklueshme nuk duhet kuptuar si qëllim në vetvete, por është një mase e diktuar nga gjendja aktuale e menaxhimit të mbetjeve në vend, një masë që mbron kapacitetet ekzistuese të riciklimit, pa të cilat vendi nuk do të mund të riciklojë asnjëherë mbetjet dhe as do të mund të zbatojë praktikën europiane të menaxhimit të mbetjeve.
Me krijimin e një praktike të re të menaxhimit të mbetjeve, importi i mbetjeve për qëllim riciklimi mund të reduktohet dhe kompanitë e riciklimit nuk kanë pse të importojnë me kosto të larta kur e sigurojnë sasinë që u duhet në vend me kosto të ulët, në cilësinë e kërkuar dhe pa procedura burokratike.
Disa prej jush mund të pyesin, po sikur industria të presë derisa  mbetjet të grumbullohen në mënyrë të ndarë si në BE dhe të mos importojë deri atëherë? Problemi është se edhe kjo industri u bindet ligjeve të ekonomisë, në të është investuar, ajo ka kosto fikse dhe për më tepër ndërprerja e punës nga kjo industri i çon ato drejt ndryshkjes dhe falimentimit të sigurt (ky është rregull universal). Asnjë qeveri e përgjegjshme nuk do çonte drejt falimentimit industrinë e riciklimit, e cila për shkak të natyrës së aktivitetit mbijeton me vështirësi dhe në mjaft shtete ajo subvencionohet edhe nga vetë shteti.
Patjetër që disa prej nesh do të ishin më të kënaqur nëse do të ndalohej fare importi i mbetjeve të riciklueshme dhe lëndëve të para (që kanë origjinë nga përdorime te mëparshme apo prej mbetjeve), por kjo bie ndesh me ligjet universale të ekonomisë së tregut të lirë, me gjendjen faktike të industrisë së riciklimit në vend dhe nuk përkon me standardet e BE të menaxhimit të mbetjeve.
Megjithatë, theksoj se jo te gjitha kompanitë ricikluese në vend kanë kapacitete dhe interes të importojnë mbetje, import mund te kryejnë vetëm kompanitë me kapacitete të larta profesionale dhe teknologjike. Edhe pse në vend funksionojnë rreth 60 subjekte që merren me mbetjet, vetëm më pak se 10% e tyre mund të përmbushin kushtet për të importuar mbetje për lëndë të parë dhe që aktualisht tërheqin, përpunojnë dhe eksportojnë sasi të konsiderueshme të mbetjeve të vendit (kryesisht skrapet e plastikës, metaleve dhe qelqit, të dhëna të sakta gjenden në Zyrat e Doganave).
Ne vijim të sa parashtrova më sipër, është me rëndësi thelbësore mbështetja dhe nxitja e investimeve të trajtimit e riciklimit të mbetjeve, duke u bazuar ne modelin europian dhe duke lënë pas praktikën primitive të pastrimit dhe groposjes së mbetjeve si mall pa vlerë. Për aq kohë sa nuk do të futen konceptet europiane në menaxhimin e mbetjeve në vend, problemi i mbetjeve do mbetet brenda rrethit vicioz që vonon zgjidhjen dhe angazhimin e qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit. Kundërshtimet jo profesionale të ligjit të ri të mbetjeve, pavarësisht pikënisjes së tyre, rrezikojnë të lënë vendin pa zgjidhje të problemit të mbetjeve që është tepër shqetësues për të gjithë dhe nuk u përgjigjet kërkesave qytetare, zhvillimore dhe integruese. Me përgjegjësi profesionale dua të garantoj të gjitha palët e interesuara se procedura aktuale për importin e mbetjeve për qëllime riciklimi kalon në shumë filtra vlerësimi teknik institucional dhe, duke parandaluar mundësinë për abuzime, ajo garanton kështu mbrojtjen e mjedisit. Pra (duke iu referuar titullit të këtij artikulli), rëndësia e importit të mbetjeve për qëllime riciklimi qëndron në faktin se ajo mundëson ruajtjen dhe fuqizimin e kapaciteteve vendëse të riciklimit të mbetjeve (rëndësia e së cilës u parashtrua më sipër).
Është shumë vonë për të qenë pesimistë, mendoj se shoqëria civile duhet të fokusohet në monitorimin e procedurave dhe zbatimit të ligjit që garantojnë interesat qytetare, shëndetësore, ekonomike dhe mjedisore të vendit. Shqipëria sapo ka nisur rrugën e vështirë të riciklimit të mbetjeve, në të cilën jemi të vonuar (Norvegjia në vitin 2009 rikuperoi “rickilim, ripërdorim” rreth 78% të mbetjeve të parrezikshme) dhe, si për zgjidhjen e çdo problemi të përbashkët, nevojitet bashkëpunim dhe jo luftë nga llogoret respektive!

* Përgjegjës i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujerave

Nje rekomandim : ne Shqiperi jane 4 impiante perpunimi alumini dhe po ndertohet dhe nje I peste me kapacitet 10 t/ 24 ore. Jane dy fabrika letre njera ne Durres e tjetra ne Elbasan. E Durresit punon e Elbasanit JO. Te dyja I ka inaguruar qeveriu ne prag te zgjedhjeve. E Durresit eshte blere me nje kredi nga BERZH dhe eshte eficente, pra prodhon kuti kartoni, ndrrsa e Elbasanit as nuk shans te vihet ne sepse eshte teknologji jashte loje.
Rekomandimi eshte : t'i kerkohet Ministrise se Fatmir Godos qe te publikoje per publik vitin e prodhimit te te gjitha fabrikave qe do bejne riciklimin e aluminit dhe letres. Kjo nxjerr jashte loje llogjiken e industrializimit te vendit.
Rezultati eshte skandaloz, E theksoj eshte SKANDALOZ dhe sic e thashe ka financim dhe BERZH-I.
Te ngulmohet ketu dhe Jo ne retorika pa thelb!
Ah medet se kush e ka kauze kete llahtar !

Kto impjantet e përpunimit të Al janë furra shkrirje apo thjesht paketuese të mbetjeve të aluminit s'më besohet që vendet e industrializuara  mund të eksportojn  mbetje AL në Shqipëri kur ai grumbullohet me pare .ç'far mbetjesh lejon ky ligji të importoj (flitet për  50 lloje ) 

Duhet shtrat legal per import.
BERZH duhet te tregoje publikisht perse financon impiante qe jane jashte standarteve te BE , per Shqiperi.
Ligjin e sponsorizojne te jete i BE, ndersa financimin e bejne per vende te ndonje galaktike tjeter.
Na e kane me te futme, bile bile sa krahu. smiley

Cer shtrati legal je tu fol o Koth! Me ket pune po merret studioja legale mo e madhe e ballkanit, Argita and Partners. Nuk ka peedh some t'ja fusi ksaj studios. Icik mo shum besim ke ky institucion i nerum.

Alidems ...ka ca te verteta qe nuk kane vlere FARE ne se i perforcon apo jo me shume shembuj .Ne se bihen shembuj nga vende te tjera kjo mbetet nje perpjekje per te vertetuar nje Teze studimore . Por per te vertetuar pasojat dhe demet e nje Veprimtarie KRIMNALE ...kjo nuk ka asnje Vlere .
Ne nje shtet ku Drejtojne Bandite dhe Kriminele , Hajdute dhe Matrapaze , ku Institucionet e njerzit qe drejtojne ato ne kete Shtet , i bien te njejtit Fyell ne te njejten VRIME nuk ka rruge kunderveprimi pervec DHUNES Ligjore. ose .... aksiomes se N.Hotit . Kush genjehet me rruge te tjera , le te vazhdoje pamabrimisht .....
Dmth nga shoqatat Civile e OJU Q ( nga ai Olja qe eshte Jurist smiley me ZMQK ) te ngrihen aktakuza te vertetuara me Prova e Fakte ne TEREN .... Dhe ato ne TERENIN Shqiptar ...dhe le ti drjtohen Organeve te Drejtesise dhe jo vetem ne SHQIPERI !
A e kupton cfare shtetaresh na drejtojn ?????
Nje Ndyresire qe nuk gjen dot shprehje per ta cilesuar ate te semure Psiqiik , Malok Kriminel ...shiti siperfaqjen Ujore te Shqiperise duke e trajtuar si ...go ..i nones vet , me gjuhen e kurvave te Admiraliatit smiley me emer ......SHELFIT ...O kuje o kuje ..
Ky kriminel cilesoi SHARLATAN ...nje Hero te Vertete Kombetar te Kohes ..
Po sot ky matrapaz trojesh , ky Baloun i pangopur me fatkeqesine e ketij Populli qe po e mba si barre ne Kurriz prej 20 vjetesh , ka thirur ne ndihme K/Kurvat per te sajuar nje emer po aq sugjestionues si SHELFI duke vene ne Pune kurvat e pafytyra te parlamentit dhe nje tjeter PIS ne shpirt , qe nuk e lidh asgje me Shqiperine , nje llafazan klasik si Emin Gjana alias Rusmali i Shelfit , , per ta emertuar veprimtarine si ne....... FIELD ....o kuje o kuje ..
Shqiperia eshte e TERA ne cdo Aspekt e Planezuar dhe Aplikuar si nje GROPE HALEJE nga mafia Nderkombetare sipas Fyshave ku kane ndare INTERESAT , dhe ncdo Fushe .Me nje dallim shume te vogel sepse Halese po i hedhin parfum dhe e llamburisin me drita suksesesh .....

Ndersa Rumania e te tjera vende si Bangladeshi i Emit , ( ne Bangladesh vetem me nje permbytje mbyten 1 miljone vete ) kane vend e hapsire per pasurimin e Mafies Nderkombetare ...... ne jemi sa NAPOLI ......qe eshte problemi Kryesor i Dhieresit te Shqiperise .... Belrluskonit .
Suksese ketu shohin vetem dhite e kopese si Stavri dhe Grupi i parkut me nje tjeter emer si i Shelfit , Filedit dhe EKOLIKU ... smiley
Ai vend po Shfaq Plehra ne InteliDjence e Argumentim te afte te bejne "lopka -lopka " edhe Krizat Boterore te Henes Marsit apo ...Venusit smiley .Dhe nuk ka kohe te shohe Plehrat e Mutrat e Berluskonit qe i zene pamjen . Kjo te kujton ate thenien 2000 vjecare te Saddiut
Kur s'di se c'ke ne shtepi
Se c'ka ne Yje ku e di ti ?

" Për ata, mbeturinat nuk bëjnë pis, ato pastrojnë. "

Edhe per Cilin. I zente kanceri keto kellira o Zot!

Nga ana tjeter, na hekte mortja edhe ne te gjitheve nese edhe kete here nuk ndihemi. Nese do e hame prap, me mire te zhbehet fare ky shtet, e te ikim te gjithe nga syte kembet. Landfill le te bohet se do terojme se nuk e mertokemi me pas nje toke tonen smiley

Une jam me plehrat.
E kam seriozisht.

A deshi njerezia Rrugen e Kombit ?
Po, e deshi.
A nuk kemi thene se "Enver Hoxha nuk ndertonte rrugë sepse nuk i donte shqiptaret" ?
Po, kemi thene se Hoxha nuk ndertonte rruge dhe nuk i donte shqiptaret.
A nderton rruge Sali Berisha sepse i do shqiptaret ?
Po nderton dhe i do shqiptaret.
A pati impakt Rruga e Kombit ne zgjedhjet e 2009 ?
Po, pati.
A e zbrazi arken e qeverise ajo rruge ?
Po, e zbrazi.
A duhet ta rimbushe qeveria arken ?
Po, duhet.

Pra, a duhen pranuar plehrat ?
Duhet pra !

ps; Ta bej dhe une nje here cinikun, dreqi e mori.
il faut savoir ce qu'on veut dans la vie ! Merde

O Stalker - se te pyeta edhe diku tjeter - cfare mendon per "Dune" ti?

p.s. Kshu sa per te qendruar te cinikja. Ia kam lene Kevinjonit te kujdeset per atdheun per sot smiley.

moj, kjo puna e cinizmit : esshte a s'eshte cinike kjo qe shkruaj, nuk jam i sigurt, por po behem gjithe e me i sigurt per diçka tjeter : qe ne shqiptaret jemi popull i perkedhelur. Dhe kjo eshte nje nga gjerat e rralla 'kulturaliste' per te cilat po me mbushet gjithe e me shume mendja !

"Dune" e Lynch ? Nuk e kam pare asnjehere, ose me sakt, e kam 'anashkaluar'. Si duket, ngaqe e di qe eshte film-komandë ( i komanduar). Shto dhe faktin qe per fantashkencen, nuk me rreh zemra (me perjashtim kur eshte fantashkencë e 'maskuar', si tek 'Stalkeri' apo '2001, a space odyssey').
Thuhet se "Dune" s'eshte as fort i keq, por dhe fort i mire nuk thuhet se eshte... Per shembull 'elephant man' po ashtu i Lynch, po ashtu ka qene film-komandë; mua me pelqen relativisht (7.8/10) E ndjej kur (dhe ku, ne ç'pjese filmi, ne ç'element filmi) Lynch eshte i detyruar ti nenshtrohet 'direktivave' te producentit dhe ben konvencionalizem; sikurse e ndjej kur lëshohet dhe thote ato qe ja ndjen zemra... - ky eshte problemi i filmave te komanduar, por qe behen nga artiste. E ka kete 'costrizione' kinemaja... smiley

e ke pare nje "shock corridor" te Samuel Fullers.

Sot qenka dita e filmave qe s'kam pare smiley  Por Fuller-it, edhe po te ngrihet nga varri e te beje nje film, i duhet pare ! Thone eshte kryeveper ky qe permend ! Fuller futet tek Lang-Minelli-Ray-Mankievicz... (permenda ca bashkemoshatare te tij amerikane) qe gjithe ç'kane bere, u duhet pare !
Ti ?

eshte film i pa komandar me buxhet minimal, metafore e amerikes se aso kohe.
kontrabandiste i quante scorseze, duke qene se arrinin te infiltronin dicka dhe ne ate komande.
kshu puna e komandes.

Blendi, ketu kam nje dokument interesant me statistika te mbejtejeve dhe ndotjeven ne Ballkan

  • Shqiperia eshte vendi me i ndotur ne rajon dhe pas saj vjen Bosnja(Kosova eshte e treta)
  • Shqiperia(i vetmi vend ne Ballkan) ka importuar nga Franca ne vitin 2004 rreth 588.000 ton mbetje te perzjera (rrezikshme dhe te perzjera).

 

He se mos harroj meqe ra fjala per ciniket : nje investim per djegiet e mbetjeve spitalore te rajonit do e rriste akoma me shume industrializimin e vendit. Te vinin nga I gjithe rajoni se kemi nevoje per para e zhvillim.
Krematorium rajonal ne bregdet! Do ndihmonte dhe per reduktimin e papunesise!
Vendi ku te ndertohet?
Hehehe

"Hehehe"

Po me pra po.. se te derdhesh gjak, ashtu sic u derdh, duhet te kesh nje mbeshtetje te palekundshme. Sot me shume se kurre, cer do derri?

Derri ? Jo nuk do ate te vjetren histori me plumb, por do nje hu ne bithe qe ti dale te fyti.
Ej po pse te gjitha keto te riciklimeve sikur I afrohen detit andej nga Durresi? smiley

Punojne me kripe.. smiley 

Aktualisht ne Shqiperi vetem nje spital i heq mbetjet ne menyre korrekte,Te tjeret presin importin e plehrave ti hedhin ne tufe dhe te prodhojne baktere krejt te reja.ne kete menyre do forcojme eksportin bakterial(te interesuar jane irani dhe kina,dora vete),i cili me afrimin e luftes se trete boterore do jete me fitimpruresi.Dmth kur te gjithe te helmojne njeri tjetrin me bakteret tona,ne do tallim #ythen.
Ehh jane te fella keto...

Mesa kemi degjuar nuk eshte se do te importohen mbetje nukleare keshtu qe mos kaloni ne ekstrem.
E keqja e kundeshtareve te imprtimit te pleherave eshte se ata e bejne fakt te kryer qe shqiptaret jane pisanjose,dhe nuk degjojne fare anen tjeter qe jep shifra.
Pergjigja me e mire kunder perkrahesve te projektit te pleherave nuk eshte me parrulla dhe me aksione por me shifra konkrete sic i jep Artan Hoxha.Jo me copy paste te artikujve dhe fjaleve te nxjerra nga konteksti por me fjale dhe artikuj konkrete.

Me nje fjale:
Sa perfiton Shqiperia me kete projekt.Dmth sa euro dhe sa vende pune?Ku do te ndertohet impianti?Nese ndertohet ne nje zone te larget perse duhet te shqetsohemi?Nese ndertohet ne nje zone te pazhvilluar,me mire te ndertohet se e zhvillon dhe zonen.
Nese jepen shifra per kete gje,gjeja me e mire eshte te jepen kundershifra dmth te tregohet se sa euro humbim nese e pranojme kete projekt.
Fatkeqesisht kundeshtaret e projektit i futin nje aksiome se shqiptaret jane pisanjose dhe e mbyllin si muhabet pa dhene asnje shifer ose i futin ndonje copy paste ndonje artikulli si puna e ketij te nje fshati ne Rumani.
E keqja eshte se deri tani pervec kundeshtimit te marreveshjes se detit me greket,te gjitha te tjerat kane rezultuar alarme false.
U tha qe Vlora do te ndotet apo do te behet e pabanueshme,por ja qe Vlora nuk u ndot por po vazhdon dhe zhvillohet pa ndonje problem.
U tha qe shqiptaret do te shesin identitetin per 300 euro dhe kjo gje nuk ndodhi.
E njejta gje me duket se do te ndodhe dhe me kete projekt.Ndoshta do te ndertohet ndonje impiant perpunimi pleherash diku dhe cdo gje do te shkoje per bukuri.
Nese nuk jepen shifra per mosleverdine e ketij projekti,aksiomat se shqiptaret jane pisanjosa apo se do te ndotet ndonje zone komplet pa leverdi,nuk pi uje.
Aksiomistet bejne mire te na flasin me shifra ne te kundert do te deshtojne sic deshtuan me rregjistrimin apo ndotjen imagjinare te Vlores.

Te vetmet krijesa qe jetojne nga mbetjet jane ato parazitore,minjte dhe krimbat

 

Ndonje gode uje se po te thahet peshtyma stavro...ta pish me fund se eshte nga ai i gazuari i burimeve te Fukushimas...

Ore keshtu me fjale te thani juve,por ndonje shifer na e jep dot.
Sa fiton dhe sa humben Shqiperia nese e pranon apo jo kete projekt?
Na jep ndonje shifer dhe mos u mjafto me parrullen qe shqiptaret jane pisanjose dhe me ndonje artikull qe del nga ndonje idiot qe akoma kujton se jemi ne 1997.
Ke shifra?Jo
Atehere shko e gjeni dhe pastaj bej debat.

Ah c'mire ja bere o Stavri. Ketyre socialisteve leke tu japesh dhe nuk i duan perpara parimeve, tamam komuniste. E c'te keqe ka ta kthesh vendin ne varreze konservash, qesesh, ushqimesh te kalbura, ndonje injeksion te infektuar me nje zot e di cfare etj etj ne kembim te nje grushti eurosh? Hicgje. Ja c'e gjeti Rumanine!? Ne mes te te mirave eshte, fshati Gline eshte qendra e turizmit rumun. Nuk behen njerez komunistet o Stavri, kot lodhesh ti dhe ai i MADHI.

Ore keshtu me fjale te thani juve,por ndonje shifer na e jep dot.

Sol, meqe po behet ceshtje ankandi, pra ceshtje cmimi, ki nderin te na japesh ti ndonje shifer i pari.

Ki nderin te na thuash sa euro ben nje jete njeriu?  Sa euro ben nje femije qe lind e rritet me semundjet e ndotjes e te pisllekut?  Sa euro ben bacja jote si kazan plehrash? Mbasi jep ate shifer, shumezoje me 3.5 milione, e 28 mije kilometra katror, e pastaj do mundohemi ta rrisim me shifrat e vendeve te punes e perfitimit.  

Cfare fiton...?...Hmm le te fillojme "Lista e semundjeve eshte teper e gjate" nga ato kancerogjene dhe deri tek ato te frymemarrjes.

Nga ta filloj kte ceshtje stavrush, se po na merrni si model zhvillimet industriale te xhunglave Afrikane

Tek ne mungon infrastruktura me elementare per sistemimin e mbetjeve tona dhe jo te importokemi fekalo-skorjet e Katanias,Napolit apo Gjermanise. kesaj pune i bie : Ne nje shtepi qe mungon gjeja me elementare si banjoja,te mbushesh dhomen e pritjes me mu.. njehere pastaj pas ca vitesh te filloj dhe te bej ndarjen me mur te banjos dhe kanalizimet. tani ju vizjonaret e inustrializmit te plehrave te cilet po permendni ne menyre idioteske perfitimet e lendes se pare(qe do na vika nga keto vende..te cilet kane mundesine ta perpunojne vete, por do e nisin ne Shqiperi..Ku nuk ekziston asnje fabrike,sistem apo infrastrukture ndarjeje te plehrave)...Po i nisin thesaret kendej nga ne... smiley A e kupton fillin e idiotesise se llogjikes tende dhe atyre temenareve te cilet e kane kthyer mu..in e Berishen ne ushqim te perditshem.

 

 

Po pse mo, pak te duket marreveshja e detit ty, qe e kaloke si nje rast pa ndonje domethenie?

Pak te duket qe shteti nuk arriti te kontrollonte sa municion conin forcat e veta te armatosura ne Gerdec?

Pak te duket qe nuk arrin te kontrolloje se c'behet ne nje miniere (nuk ishte instaluar sistemi i ajrimit) tek e cila vemendja e opinionit publik ka qene e perqendruar per 2 vjet tani?

Stavridha, rrotullohu nga te duash, por ne thelb kjo puna e plehrave eshte krize besimi (mungese absolute do thoja une) ndaj qeverise. Nuk ka kamunist, socialist, demokrat, te djathte, perndjekur, balist, zogist, grek a shejtan qe beson se kjo puna e plehrave eshte e paster. Te gjithe e dine (perfshire edhe Henri Cilin e kellirat e tjera) qe jo vetem kjo qeveri nuk eshte e zonja me kontrollu ato plehra, por qe qellimi i gjithe kesaj poshtersie eshte me perfitu nje grusht njerezish. Nese deri sot te djathtet e kane mbyllur gojen per poshtersirat qe po behen ne kete vend, e benin sepse sipas tyre nuk humbnin gje. Shpresoj qe kesaj radhe qe cenohet direkt jeta e tyre ata me se pakti do mbeshtesin ne heshtje ata qe kundershtojne, jo si ti.

    Kush e ka degjuar nje Taulant Bimbo a birbo si pune zevevdes Mediu? Ai dhe Gjana, ishin ironike te medhenj, me ata qe nuk i duan  riciklimet e  mbetje-plehrave...!Qe ishin... kontra, de! Perendi e Madhe!

 Ore ka ardhur koha e  te rrembyerit te hurit.Nryshe, asgje nuk ben lazem

Po, pra po. Eshte e njejta histori qe perseritet gjithandej. Keta shenjtoret e industrise se mbetjeve duan te shesin tumorrin per hallve. Po une them, u rente nje mu ne anus qe te mos gjejne me rehat ne kolltuqet e studiove tv.

I bashkohem edhe une ketij urimi!

 

Persa i perket shkrimit, "asgje e re nga fronti i perendimit". Keto jane histori te ditura. E rendesishme eshte qe t'i lexojne ata qe s'i dine si edhe ata te tjeret qe bejne sikur s'i dine.

E di qe mund te dukem pak si sadist por do te kisha deshire qe impiantet e plehrave te ndertoheshin diku ne zonen e Shkodres.
A thua mbas kesaj do votojne ndryshe Shkodranet apo prap avazi me Shkodra Heroike me Partine Demokratike???

shqiperia do behet vendi i KERpudhave!

 

  

Ore se prape po flisni me parrulla.

A ka ndonjerri idene se ku do te ndertohet impianti?
Sa vende pune hapen?Sa euro fiton shteti?

Apo thjesht futi nje aksiome qe shqiptaret jane pisanjosa dhe mbylle muhabetin.Personalisht nuk jam partizan per kete projekt,por dhe nga pala qe eshte kunder jepet vetem aresyetimi se Shqiptaret jane pisanjosa dhe kaq mjafton.

Jo ore jo.Nese ka krize besimi tek qeveria per kete gje eshte pune tjeter,por asnjeri nga ju nuk po na thote KU dhe KUR do te ndertohet impianti.
Ju thashe me fjale dhe me artikuj te thani juve.Jepni shifra se late nam me budallalleqe.
Nje idiot me siper me permend akoma Gerdecin.

Per Graven ike ore Grave nderto ndonje pallat se per ate pune je ti!Mos na bej ketu si i ndershem i dheut se kur ke pasur mundesi sa krahu ja ke futur ketij populli me ato pallate qe ndertoni dhe me ato cmime qe i shisnit.Po tani qe do te bien cmimet fillove ti te besh sikur te qan zemra per kete popull!Ike qerroju se me te kqinj se ju ndertuesit nuk ka Shqiperia dhe mos na bej si i ndershem tani.

Jo o Roni une them ti ndertojne tek zona operative 1 qe te pakten te shpetojme nje here e mire nga kanceri i kuq.Ke fytyre ti te tallesh me Shkodren.Po kur shkodranet dilnin jashte dhe benin tregeti me Italine ai gjyshi yt kushedi se ku kulloste dhite ne ndonje zone te Laberise ore morr.U bere ti te ironizosh nje popull qe se bashku me Korcen i ka dhene Shqiperise 20 here me shume se gjitha rrethet e mara se bashku.
Shko dhe thuaju shkodraneve kete se ta tregojne ata cinizmin,se keshtu trima prapa tastieres behen te gjithe.Morraman!

Pse e kam pershtypjen e forte une, qe ti nuk e ke idene fare, se per cfare behet fjale? smiley

Sepse je idiot i lindur!

Bo vaki. smiley

Se nuk ka mundesi ndryshe, sepse idiot lind e nuk behesh. Madje qe kur dola ne drite, fjalet e para qe u thane, ishte: Qenka idiot!

LOL. 

Edhe une flas me muret e shtepise ndo1her...e bekan dhe te tjeret. smiley 

*****, po ta kisha pa kete Tuajen  casaubon  nuk do t`i isha pergjigjur fare ketij... tonit me mend te botes..Bej  autokritike, qe rashe ne brazden e tij

Stavro ka ca koqe ketu ne peshk qe jane (pjeserisht) te sukseshem ne fshehjen e idiotllikut. Ca diskutojne rralle dhe njerezia i harron disi (dhe i merr seriozisht ne diskutimin e rradhes tjeter), ca te tjere diskutojne sa me shkurt (me fjalor neandertali vertet, po  instiktivisht ndjekin ate variantin "merre si ta morresh" ). Ti o plak sbo pjese as te njoni e as te tjetri grup. Deri tani ta kalo vetem kaposhi, qe sflet fare po i qee rrobt me copy/paste.

a e dini si i thone ketij muhabeti? smileyhqiperia m...t  ka qene, m...t  eshte e m...t  do te behet, po nuk veme mend ne si popull se neve na vjen e keqja nga njeri - tjetri e jo nga te tjeret...po a mund te rivihet ne krye te nje vendi nje njeri qe ka deshtuar njehere si i pare i vendit, kur i veshi nenat e motrat shqiptare me te zeza,sidomos ato vlonjate ne '97 ?...Sala flet per nje vend parajse, ne zhvillim po per mua i vetmi  " zhvillim "  atje eshte ndertimi i pallateve,ku skafistat e matrapazet kane nderruar profesion: jane bere arkitekta e konstruktore,bejne gara kush e nderton pallatin me te larte.Ketu flitet per ndotje nga plerat po ndokush e ka pare plazhin e vjeter ne Vlore?...eshte mbushur bregu nga dheu i gropave qe hapen per pallatet e askush i ndalon keta kamione qe i zbrasin ne mes te dites,a nuk eshte kjo ndotje e mjedisit ?...nese Saliu e sheh zhvillim e Shqiperise nepermjet plerave mire e ka se per vete eshte nje PLERE me dy kembe po mendoni per pasojat dhe shendetin tone , te femijeve tane e te brezave qe do te vijne.

E po  degjoni ju tanet ne  Amerike.U manipuluaka Tregu.

Vate Adan Smithi ! Tani te mora vesh  une.Po  mire fare  ama!Befte  hair.... nga  miresia e Allahut !

Adam Smithi, korgj.

Po kete te  thoshte qe ne te paren dhe mbyllej muhabeti.I ikuri heret... e merr kohen perpara.Por po nuk deftoi, eshte faji i tij se i ben te tjeret te flasin e mendojne, allosua.Ja, une i pari dhe nje çike  e do te   mendoja se mos i kish bere gje dem..mushka.Paska hake derziu djale.Fol more evlat, fol, se desh gabuam.

Shqiperia, do ishte mire te ngrinte (blinte me sakte) nje impiant a TEC qe prodhon energji nga plehrat. Skandinavet dhe gjermanet, jane specialista per kete pune dhe kane teknollogjine e duhur per kete pune. Kam folur para shum vitesh per kete problem, ai qe eshte i interesuar mund ti lexoje tek "Vizione te qarta" . 

Perseri asnjeri nuk eshte ne gjendje te jape nje shifer se sa para fiton shteti ne kete mesele dhe sa vende pune do te hapen.

Po keshtu pervec parrullave dhe aksiomave boshe perseri asnjeri nuk eshte ne gjendje te jape nje shifer se sa e demshme eshte kjo per ekonomine shqiptare.Nuk mund te kundeshtohet nje ligj apo nje impiant perpunimi pleherash me fjalen shqiptaret jane pisanjose dhe me nje foto nga Rumania.Duhet me shume se kaq.

Cuditerisht te gjithe hiqen specialista ne fusha qe nuk jane.

Perseri asnjeri nuk eshte ne gjendje te jape nje shifer se sa para fiton shteti ne kete mesele dhe sa vende pune do te hapen.

Po keshtu pervec parrullave dhe aksiomave boshe perseri asnjeri nuk eshte ne gjendje te jape nje shifer se sa e demshme eshte kjo per ekonomine shqiptare.Nuk mund te kundeshtohet nje ligj apo nje impiant perpunimi pleherash me fjalen shqiptaret jane pisanjose dhe me nje foto nga Rumania.Duhet me shume se kaq.

Cuditerisht te gjithe hiqen specialista ne fusha qe nuk jane.

Ore, meqe kerkon se s´ben nje shifer ti, ja po ta jap une dhe thuaja edhe SHEFIT pastaj si argument kunder importimit te "mbetjeve" (po tregohem shume i bute ketu me Gjanen dhe Demetin dhe nuk po u them PLEHRA)

Do se s´ben nje shifer ti?

PO

362 km!

Kjo eshte shifra qe hedh poshte cdo argument pro plehrave. Oups! Me fal! Doja te them pro mbetjeve.

Po ti Stavri ke ndonje shifer qe e mbron? Apo e thote "i madhi" edhe eshte automatikisht e drejte?

Sa leke te ardhuara do futen ne arken e shtetit? Sa "700 karamele" do marrin ministrat? Sa vete do punesohen dhe pyetja e fundit, sa vete do zere kanceri ne 5 vitet e ardhshme, po ne 10? Po ne 20?

Zoteri, problematika qe ngrihet nga grupi shoqeror e profesionist eshte shume me largpames sesa fitimet e momentit te qeverise apo dhe vendet provizore te punes, per te mbajtur frymen gjalle. Duhet trajtuar me objektivitet e seriozitet kjo problematike aq me teper kur ne krye te kontestimit te saj eshte nje pjese e mire e shoqerise civile e mjaft intelektuale, pra perjashtojme qasjen politike te opozites.

Personalisht gjithe ky debat sme le pasiv. Shqetesimi i kundershtuesve te ligjit, ne lidhje me nenin perkates personalisht me duket mjaft i drejte duke marre parasysh problematiken e zbatimit (perfshi ketu, insitucionet monitoruese apo akoma dhe ato penalizuese) te ligjit (abuzimit eventual me hapesirat ligjore) ne vendin tone. Ky shqetesim nuk duhet pare si paragjykim i ligjit por si nje sinjal per mbrojtjen nga abuzimet e mundshme.

Perseri asnjeri nuk eshte ne gjendje te jape nje shifer se sa para fiton shteti ne kete mesele dhe sa vende pune do te hapen.

 

Jo mo vlla juve qe doni ta kaloni ligjin beni dhe studimet e duhura me pros & cons. Kujt ja kerkon ti shifrat????? Ti qe e kerkon kete ligj me ngulm, ku i ke shifrat? 

Qeveria te beje studimet ose te percaktoje nje buxhet per studime nga shoqeri te pavarura dhe ne do shprehemi me pas. 

Po keshtu pervec parrullave dhe aksiomave boshe perseri asnjeri nuk eshte ne gjendje te jape nje shifer se sa e demshme eshte kjo per ekonomine shqiptare.

S'eshte puna per parrulla. Nje shtet si i joni nuk eshte ne gjendje te perforcoje rregullat me elementare. Nuk ka kellqe te mbikqyre procese te tjera me te thjeshta, pavaresisht i kujt eshte faji dhe jo me te shtrengoje ligjin e mbetjeve. Eshte realiteti shqiptar. 
 

 

Nuk mund te kundeshtohet nje ligj apo nje impiant perpunimi pleherash me fjalen shqiptaret jane pisanjose dhe me nje foto nga Rumania.Duhet me shume se kaq.

Cuditerisht te gjithe hiqen specialista ne fusha qe nuk jane.

C'thua mo??? C'a eshte kjo, shqiptaret jane pisanjose? Ja nga ty po e lexoj per here te pare. Fotoja nga Rumania eshte mese e vlefshme se eshte shembull tipik sesi nje shtet qe realisht eshte me i avancuar ra ne te njejten skeme. Asnjeri nuk eshte specialist por populli apo shoqeria s'ka nevoje te jete specialiste, fundi i fundit Shqiperia nuk eshte e ndonje politikani apo ndonje specialisti. Nxirre ne referendum dhe zgjidhet c'eshtja.

Boll fole me retorika boshe.

Cuditerisht te gjithe hiqen specialista ne fusha qe nuk jane.

Stavri te kerkon edhe diplomat a i qivja udhet...

Ja stavri, nje peshk, shkrun me nickname emigrant, e qujn shkelqim cela (se jo te gjithe mcifen mbas nickut) ka bo ca publikime peer reviewed qe lidhen me pasojat e mbetjeve ne mjedis:

http://www.cprm.gov.br/pgagem/Manuscript...

http://www.springerlink.com/content/u663...

http://www.tandfonline.com/doi/abs/10.10...

http://cat.inist.fr/?aModele=afficheN&cp...

Tashti mire kto, po ti qe i kerko robve kredenciale, cer ke per te thon per profesorllikun tat, pervec faktit qe qeke arratis ne 83-shin nga shqipnia edhe kjo te ben emeritus?

S'ka shume sholle dreqi, po ka brum te mire smiley   smiley  

O Çimo, ca po bo kshu?!

A e di ti, me ke po flet apo jo?!

Osht Stavri ai daje, some people call him Stavri the One, some people call him Solidarnost and some other call him AI QE HARROI TE FRRUNTE THEPIN E PISTOLETES, but this is a different story.

Car kredencialesh i kerko ti mer daj ktij?

Si tha ai, kur e pyeten se cfare profesioni kishte?

Kam luftuar, tha!

Kom qesh shume tani per Zotin   smiley  

Po eshte tragjike. Nje byth vend, ku te gjithe jane te njohur me njeri tjetrin, e ku te gjithve, pa perjashtim, nga kjo poshtersi u rrezikohen minimalisht disa prej njerezve qe kane nje domethenie ne jeten e tyre, dhe prap disa nuk mund te kthjellohen. Edhe kancerit i thone bujrum vetem per inat te pales tjeter. Vetem me kundershtu kamunistat flet percart mavria, se s'do ish kaq i zellshem sikur te gjente disa peshq djathtista qe shpreheshin kondra   smiley   

..........se s'do ish kaq i zellshem sikur te gjente disa peshq djathtista qe shpreheshin kondra

Tashti, jon disa tipa, qe sakrifikojn ca ju ka le m´zemer ene m´stomak, vetem se ashtu thot SHEFI. Se qe thu ti tironso, kjo puna e ktyne plenave nuk njef shum per t´djatht ene t´majt. O bo, o s´bo, ky osht muhabeti ktu. Ene ky muhabet nuk bo hic fare. Se ajo puna e peshqve djathtista, qi do e konvertokan ket Stavrin ne rob zoti, nuk po bo pun hic fare. Se psh nji nga ata jom un. Jo se jom djathtist i marum ke zoti, po kur rri e menoj noiher, gjo qe nuk bo vaki shpesh smiley , m´duken ato menimet e mija n´pergjithsi t´djathta. Se noshta e kom ene takatin me qen i djatht. Po ene emigrantin po ashtu e shof noiher. Po ktij stavrit i bojn syt o t´kuq, o blu. M´osht bo si ata bixhozxhinjt e kqij fare, qi shofin gjith diten "e kuqe, e zez"

Masanej kjo puna e djathtistit osht icik e veshtir, se po t´hongri timoni gjithmon me nji krah, rrotullohesh m´ven. Robi duhet me hec perpara, ene timoni korrigjohet herpashere.

Sa per ilustrim shife pak ket mas minutes 2.00 smiley

thote Stavri1:

Perseri asnjeri nuk eshte ne gjendje te jape nje shifer se sa para fiton shteti ne kete mesele dhe sa vende pune do te hapen.

Do fitoje aq para sa po humbin te huajt ne te ashtuquajturen "missed opportunity"; te huajt, per nje cudi qe do shpjegohet me kalendarin e ardhshem Maya, po heqin dore nga fitimet e tyre dhe po ia dhurojne ato me bujari shtetit shqiptar. You can dig this, can't you.

ps. edhe mos rrej qe je ne miami, se sa pyta dhe me thane qe s'kemi stavri ne ktu.

Kjo do kaloj...nesèr do e kalojnè nè parlament..dhe qè kjo punè do shkoj edhe nè shqipèri si nè Rumani..ku siç thotè shkrimi rrezikon tè shkosh nè ato anè..o ha dru nga mafia...o nga njerzit qè banojnè aty...me ndryshim se nè Rumani tè hyjnè nè dru,nè shqipèri plas kallashi ose dinamiti..kèshtu qè,nesèr me qè bie fjala..ka njè protestè pèrpara atij legen parlamenti..uroj qè njerzit tè shkojnè,dhe tè marrin me vete edhe nga njè shkop,jo si ata shkopinjtè e 21 janarit ku 50 kalamaj bènin sikur ziheshin me policèt,por shkopinj nga ata tè trashèt e me gunga qè shqip i thonè edhe HU...dhe ti hyjnè njè dru tè mirè tè gjithè atyre qè do e votojnè...se nder po ju bèni edhe atyre...ndryshe mè mirè mbyllni gojèn e mos ndieni mè,prisni qè fèmijèt apo nipat tuaj tè rrèmbejnè kallashin pas 10-15-20 vjetèsh e shijoni paratè e prehrave..se unè kam bindjen qè nuk ka referendum qè e zgjidh kètè punè.

O Cimo, po pse lodhesh mer daj, me ket stavridhin.....ti bo mire qe keto materialet t'ja postosh ketyre ambientalisteve, apo prof doc Sali Berishes (goxha titull ky), dv, qe ti lexoje....e ishallah i vijne mend ne koke, se, me duket se i ka roit kosherja......

Sala i di kto - as nje debil nuk mund te mos e kuptoje qe tjetri nuk zhvendos male me plehna e teknologji tek ty kur qeka kaq hesap i qerum e me fitim, se per ashtu i bo ne vend te vet; a thu se tenkologjine per perpunim te mbetjeve e paska vetem shqipnia dhe i zu halli tani, ca me bo, duhen me u cu n'shqipni. kur bente cili si kompetent me ato teorite qe "ne calltisim e s'rrime ne vend" me erdh ta shkelyja kompiuterin.

sala i di kto; por sales i duhet me i pagu kusurin e kurvave berlusconit.

Meqe ra fjala. Ku bohet kjo protesta? Ne c'ore eshte lene?

Per ju peshq te shqiperise: neser ora 11-te perpara parlamentit ka nje miting per te protestuar qe ligji i plehrave te mos miratohet nga shumica karlamentare. Mos i harxhoni te tera energjite duke u marre me budallenj si solidarcock-u. Ruajini ca forca per neser dhe tia thyejme hundet cock-ave te PD-se, te kesaj race te felliqur kriminelesh.

edhe PS istave qe po ta kishin bojkotu per at her eparlamentin. per nje her te vetme do i kisha duartrokit dhe ligji ne fjale nuk do debatohej !! 

Nese te pakten, doni te ndiheni ne paqe me ndergjegjen tuaj duhet qe neser te merrni pjese ne proteste kunder ligjit vetvrases per importimin e 'mbetjeve' plehra !! Perpara parlamentit  neser ora 11! Un do jem atje !!

Suksese neser, por po shkut me dur bosh, bosh do ktheheni. Merrni ca veze e domate dhe hudhjani surratit plehrave.

duhet referendum dajosh1.. i bashkangjitem kesaj nismeje, do e mbeshtes ne maksimum. Protesta e sotme  ishte organizuar mjaft mire, dhe nuk pashe  populizem mes atyre qe e moren fjalen

 

Tashi kjo pune po merr drejtim me sa kuptoj une. Sot Edi ja dha sokellimes ne Twitter per punen e plehrave, u tund interneti. Kercenimi ishte i tmerrshem. Ose do bosh si them une i tha, ose do e coj ket pune deri n'Fejsbuk. Nuk tallesh dot me popullin i tha. Shtate i kon shku Sales. Stay tuned my people. You are in safe hands.

tani pas librit po e tund fare njehere,e keputi..

Lene mo, jane bo si Lidhja e Shkrimtareve. Nigjova qe do shkrujn edhe Harasoni me Malajn ka i liber se ndryshe nuk ngjitesh dot lart n'ate parti  smiley 

Nga i gjith ky muhabet o Grava ....nje gje s'te kuptoj
Perse do qe Stavra-qi o te kete mend o s'ka ?? Kete deshire kane cfaqur dhe disa te tjere ?? Me gjithe mend nuk e kuptoj
falenderoni ADMIN. se ku e kane Peshkuar , sepse eshte nje IDIOT i rralle nga Korca me dashuri per Shkodrem.smiley Deeri tani admin i kane kapur monokolor smiley Ndonje , nuk e kane kapur akoma sepse nuk eshte profilizuar shume ne ngjyre smiley . A e keni vrare mendjen se ...C'do te benim ne pa ta ???? Vetem mbledhje Partie
Ai eshte Madheshtor ore , i papare . Ku ka noter ta regjistroje per IDIOT te lindur e te Trashegushem ne thenie smiley Se kush e krahasoi me Solidarnosc ?? Solidarnosc para ketij eshte si kruse dhembesh . Njemije here falem admin per peshkimin e ketij lloi peshku
ja psh nje pergjigje per pyetjey qe ben Stavra-qi
Sa vende pune do hapen ??? E kush mund ta beje kete pejetje pervec se nje PATRIOT i Noterizuar ???
Po vende pune ka edhe per Vrases me pagese o ...pisqolle . Apo s'te pelqen , se ata vrasin nje nga nje mdersa me Filldet e tua e te Berishes hap vende Pune per Cfarosje ne Mase !
Ja dhe nje pejetje per tu Noterizuar nga Stavra-qi .
Sa fiton Shteti ?? Po kujt i plasi sa fiton SHTETI mor torbelle ? Shteti fiton per familjen e Babasqapit ? Nuk na thua "sa do paguhen punetoret " e riciklimit te ..utrave te Berluskonit ?
Ja dhe nje heqje meraku patriotik per Stavra - qine . Ka merak se mos ja bejne Shkodres smiley
Mos ki merak , se nuk te le Jozefpercka ta dhjesesh ti me Berluskonin. E ka Hale per vete Shkodren per ca KOHE .
Edhe njehere Grava i nerum ...
C'ne kjo kemngulja Kuaj per te biseduar mormalisht me "kllengjo " e "ligavec e gollash " smiley

Po  se  dhe Stavri  yni eshte e nuk besoj se na e ndrron njeri.Por mua  me habit kundershtimi per nje problem kaqe te rende per  vendin dhe prape ka qe ose nuk e kuptojne ose mbeten perhere ne  istikam.

Po ju  tregoj nje rast  te jetuar.Kur isha ne Universitetin e Kairos, pata  rast  te  merrja pjese ne nje simpozium nderkobetar, ku Universiteti ekspoz.nje pune te vetin, per shfrytezimin e mbetjeve organike per Bio Gazin. Pame  ne disa qytete impiantet e ngritura dhe energjine qe prodhohej.Une ate teori e kisha te  njohur prej te ndjerit  Prof.Xhelo Murraj, besoj shume edhe mund ta kene degjuar.

Ne nje prej rasteve i thashe profesorit qe bente ekspozete, se edhe ne vendin tim eshte e njohur kjo teori.Nuk u habit por si qeshi  ma ktheu:

-Ju  uroj qe ne vendin Tuaj, te mos vine te huaj, per tu sjelle plehra dhe rrisqet e renda!Do te keni  boll besoj tuajat, per  te mos ditur  ç`te beni  me to.Po  behet njeri problem me i madh i botes...Sot po e pesojne vendet  e Afrikes tone....Kjo eshte  nje rruge por nuk eshte asgje per te  perballuar mbetjet....qe vendet  e zhvilluara kujtojne se i largojne, duke ja u faturuar  te varferve...

Une u  habita se si mundet te na vinin.... dhe plehra!

Ja ku  ja mbriten.Paskan ardhur prej France, mijera ton, mora vesh dje... Edhe pa u miratuar ligji.Ne kohe te  Nanos... 

grava nje vend i vogel si Shqiperia prodhon perafersisht rreth 900.000-1.000.000 tone mbetje ne vit.(statistikat e globserver). Te imagjinojme ketu 50 fishin e kesaj sasie qe prodhojne vende si Italia,Franca apo Gjermania. Sikur vetem 5%te importonin ne Shqiperi do te ishte "KATASTROFALE". Vete sistemin qe nuk eshte ne gjendje te (perpunoje) mbledhe dhe djege keto mbetjet tona. Ata thjeshte do ti sjellin nen etikenen e riciklimit dhe dot ti djegin bashke me keto tonat. Ky ligj vecse i lejon "te vijne ligjerisht" dhe te digjen ne territorin tone(gje qe e shtuan me nje paragraf te posacem) Une e permenda me lart qe kemi pasur nje fat te madh "gjendjen pimitive" te infrastruktures sone, se te kishim rruge te sakta veri-jug apo linja te sakta hekurudhore do te ishte mbushur cdo miniere apo shpelle me mbetje toksike.

E provuan Gjermanet me Schmid-Cretan dhe ato 480 tonet e mbetjeve toksike qe "i sollen si ndihme humanitare" ne 1991-92

U sul ne 1992 Polonia dhe Hungaria(nen omrellen e programit PHARE) dhe dergoi 214 ton pesticide te skaduara

 

Ketu kam disa te dhena dhe studime nga EDEN projekt(Britanik) Projekti internacjonal per eleminimin e mbetjeve te rrezikshme. Te sugjeroj ti hedhesh nje sy studimit te pare qe i kushtohet (landfillit) gropes se djegjes se Sharres dhe efektet katastrofale mjediso-shendetesore qe ka dhene ne zonat perreth

Grava per qejf tat .
Per ate pjese qe nuk e eke ditur .Kohebn e nanos ., qe Berisha e dinte dhe ka " mesue prej tij or tie " Kishte ca firma 'fantazna " te emertuara Franceze qe do mernin ne shfrytezim Minierat e BAKERREVE smiley Dhe do buiste nje Lulezim i papare ne Shqiperi sepse Bakerri Yne qenka i nje cilesie te rralle smiley me pas ato do falimentonin sepse si gjithnje ( kromet sot ) "nuk kishin para per te Investuar " konkluzion qe do e zbuloje dhe Kontrolli Shtetit dhe qe do merzise k/arin e Qeverise sot ....pse s'me qan moj shegushe .... smiley .. Per bathiristet Cili e Hoxha kjo. Dhe mos ma ngacmo me Stavraqine .
Pra nuk mbetej vec qe Minierave tu viheshin MINAT. Te bllokoheshin .
"Qe a fute diça mrena ' kete ma ka thene nje qe punonte me firmat ...por deri tek MINAT per ti groposur njehere e pergjithmone perberjet , por te rezatonin pasojat kete 'diça " nuk e pat pae smiley
Nje qeveri PLEHRE me matrapaze IntiliDjentesh , ( si e pegere e Rrulit ose sacme hunde e tij ) qe nuk vlejne as per shou boz si Artan Institut Hoxha , e nje psikopat kalibri si shef entusiazmi si kali CILI qe ua hypen Berisha "per nje grusht dollare me shume" ata sajojne njemije e nje marifete me Suksese BLU !

Une mendoj se nje qeverri e pergjegjshme u lutet per tu  kthyer e punuar ketu,  bij vendi me mendje si e Çim Çeles.E jo  ta drejtojne sektorin perkates  mendje si e atij Bimbos, qe u telikos  orziu te na mbushe mendjen se duhet  qe  duhet  te biem ..plehra....

Ka  "te  arratisur" neper bote ...si Çimi,   plot ky vendi yne i vockel.....

Shqiperia po ndryshon 

eshte nje kancer qe na bashkon

eshte nje pleh qe na zbukuron

eshte e ardhmja qe premton

eshte nje komb qe sot beson

se qeveria sot ta shpon...

smiley

Oh yeah!

Degjova ne Opinion avokatine qe i beri Cili me Artan Hoxhen ligjit te plehrave (apo mbetjeve sic thone ata) . Ishte per te qeshur te degjoje AH te mburrej se hipoteza e tij me ne fund u provua ne emision .... dhe u be teze. ha ha ha.

Teza e AH eshte kjo: ata qe jane kunder importimit te plehrave jane kunder zhvillimit industrial.

Hajde idiot hajde.

Kurse mbrojtja qe i beri Cili ishte: industrializimi ka dhe sakrifica.

me sakrifica ky debil nenkupton kancerin.

 

Importi i plehrave duhet ndaluar. Shqiptaret nuk kane nevoje per zhvillimin industrial pleheror te Artan Hoxhes as per sakrificat me kancer te Henri Cilit.

 

Te katandiset ligji i menaxhimit te mbetjeve per tu mbrojtur nga dy debile, kjo eshte vertete e rende per ligjin, per ministrine e mjedisit dhe per parlamentin smiley

 

KËSHTU DO TË HELMOHET SHQIPËRIA!

Artikulli më poshtë është marrë nga revista investigative L’Espresso. Flet mbi dëshminë e Gaetano Vassallo. Ne shqiptarët ndoshta e dëgjojmë për herë të parë. Por më shumë se emri, na flet ajo që ky person ka bërë. Ai është biznesmen që prej 20 vitesh është marrë me plehrat në Itali. Por, që prej shtatorit 2008 ai është një i penduar i mafias në duart e drejtësisë italiane. Ka rrëfyer se si ka drejtuar nën koperturën e përpunimit të mbetjeve të ligjshme dhe riciklimit, trafikun e mbetjeve toksike të ndërmarrjeve të veriut Italian për llogari të klanit mafioz të Kazalezëve (Casalesi). Dhe ka nxjerër deri tani dy emra të rëndësishëm për Italinë. Janë në qeverinë e Berluskonit. Nicola Cosentino e Luigi Cesaro. I pari, nënsekretar për Ekonominë, i dyti deputet. Më poshtë, artikulli i plotë ku flitet për dëshminë e biznesmenit bashkëpunëtor të drejtësisë. Për të kuptuar se sa vështirë është të ndash në këtë biznes miliardash, politikanin nga mafiozi, biznesmenin riciklues nga zhdukësi i mbeturinave toksike. Shqipëria, miraton sot në Kuvendin e saj, ligjin që lejon importin e plehrave, ku një nga lobuesit më të fortë ka qenë pikërisht Italia fqinje.

Marrë nga L’Espresso / Itali

Shkrimi në origjinal: espresso.repubblica.it/cosi-ho-avvelenato-napoli

Përktheu M.Alla

 

“Kam frikë për jetën time dhe për këtë arsye kam vendosur të bashkëpunoj me drejtësinë dhe të them gjithë çfarë më takon mua, edhe mbi krimet që kam kryer vetë. Në veçanti, kam parasysh vendshkarkimet ilegale të atyre mbetjeve të veçanta, toksike dhe të dëmshme, duke filluar që nga vitet 1987-88 në 2005 e nw vazhdim. Vendshkarkime të realizuara në gurore, në terrene të virgjër, në zona të paautorizuara, të cilat mund t’i dëshmoj konkretisht, e ku kam pasur dorë edhe unë…”

Niskështu rrëfimi më i habitshëm i shkatërrimit të një krahine të tërë: njëzet vjet me helme të fshehura ngado, që kanë kontaminuar tokën, ujin dhe ajrin e Campania-s, e cila ka si kryeqendër Napolin. Njëzet vjet me parátë lumë, të cilat konsoliduan pushtetin e casalesi (kazalezëve), të cilët u bënë praktikisht monopolizues të këtij biznesi të pistë dhe fitimprurës. Dëshmia shokuese e një çmendurie kolektive, që duke nisur nga fundi i viteve ‘80 ka shtyrë kryetarë bashkish, pasanikë dhe fshatarë të mbjellin skorje toksike në fshatrat mes Napolit dhe Casertës. Bashkë me qeverinë, e cila në emër të “emergjencës” e ligjëroi këtë ferr.

Gaetano Vassallo ka qenë shpikësi i këtij trafiku: sipërmarrës që iu ka hapur udhën mbetjeve toksike të ndërmarrjeve të Veriut të Italisë. Dhe ka administruar këtë biznes të madh për llogari të familjes Bidognetti, duke njohur ngritje-ulje në perandorinë e Gomorrës.

Klientët e parë i ka gjetur në Toscana, në ndërmarrjet fiorentine. Kontrollet nuk kanë përbërë kurrëfarë problemi: deklaron se përgjegjësit i ka paguar mirë. Edhe me politikën ka ndwrtuar raporte dhe investime, duke marrë madje edhe kartën e anëtarësisë tek Forza Italia  (partia e Berluskonit).

 

Rrjeti i mbrojtjes

Kur Vassallo u paraqit tek gjyqtarët e Antimafias së Napolit ishte prill. Saktësisht dy muaj më pas, Michele Orsi, një nga protagonistët e dëshmive të tij u vra nga një komando e vrasësve kazalezë. Dhe 42 ditë më pas Nicola Cosentino, parlamentari më i rëndësishëm i cituar prej tij në gjyq, u bë… zëvendëssekretar i qeverisë Berluskoni.

Vassallo nuk u shqetësua. Ka vijuar së mbushuri dhjetëra fjalë akuzash, të cilat janë shfaqur në praninë e një grupi të drejtorisë së anti-mafias napolitane dhe të skuadrës së specializuar të forcave të rendit: policë, financierë, karabinierë dhe Dia. Deri tani rezultatet nga dëshmitë e tij kanë qenë të shumta: për hetuesit rezulton tepër i besueshëm.

Edhe për faktin se ka ruajtur kuti me dokumente, kontrata e pagesa, për t’i dhënë fuqi dhe besim fjalëve të tij. Dokumente që provojnë shkatërrimin e tokave të Kampanias, kërcënimin e shëndetit të mijëra qytetarëve njëherësh. Si është e mundur gjithë kjo?

“Në rrjedhën e viteve, të paktën deri në 2002, kam punuar në shfrytëzimin e ish-vendshkarkimit të Giugliano, bashkë me vëllezërit e mi, duke korruptuar arkitektin Bovier të qeverisë dhe inxhinierin Avallone të Arpac (Agjencia Shtetërore e Mjedisit). I pari është shpërblyer vazhdimisht për shkak se ai i lejonte duke falsifikuar certifikatat apo deklaratat e vlerësimit, që të gjithë mbetjet që hidheshin në mënyrë të paligjshme të dukeshin konform me materialin e ricikluar. Ka marrë gjithsej 70 milionë. Inxhinier Avallone ishte praktikisht ‘i punësuar’ me tre milionë në muaj, duke qenë njëkohësisht i ngarkuar edhe me zbatimin e projektit të përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve të shkarkuara, projekt që na lejonte të mbulonim formalisht hedhjen e paligjshme të mbeturinave.

I penduari i madh i helmimit masiv flet edhe për njerëz të forcave të ligjit ‘në dispozicion’ dhe për dhjetëra kryetarë bashkish të paguar. Ka aty deri edhe funksionarë të Casertës, që firmosin licenca për ente që janë jashtë territorit të tyre. Një listë pa fund ryshfetesh, të paguara nëpërmjet kanalesh nga më të ndryshmet: nga gratë e patriarkëve, deri në pjesëmarrjen edhe të levës së fundit politike në sipërmarrjet e mbetjeve.

 

Mosha e arit

Vassallo di gjithçka. Pse për njëzet vjet ka qenë “ministri i mbetjeve” të Francesco Bidognetti-t, njeriu që së bashku me Francesco Schiavone dominon klanin mafioz të casaleswve. Në fillim helmet përfundonin në një vendshkarkim të autorizuar, atë të Giugliano-s, i menaxhuar ligjërisht. Skorjet vinin sidomos nga ndërmarrjet industriale të Toscanas, mbi kamionë të ndërmarrjes së Elio dhe Generoso Roma-s. Gjendej edhe një segment me të gjitha mbetjet e veçanta, të ardhura prej autoveturave të prishura; lumenj me vajra të dëmshëm.

Protagonistët janë këmishëbardhët, të cilët huajnë emrat për padrinot e arratisur, i fshehin në vilat e tyre dhe transmetojnë urdhrat e bossave nga burgu. Në praktikë i penduari akuzon të gjitha ndërmarrjet kampaneze që kanë operuar në këtë sektor, duke cituar deri në hollësi. Gjen aty avokatin Cipriano Chianese. Gjen Gaetano Cerci-n “që për më tepër mbetet në kontakt me Licio Gelli dhe me më zëvendësin e tij, siç më ka referuar dhjetë ditë më parë”.

Rrëfimi është i ankthshëm. Fitime kolosale. Duket se zona mes Napolit dhe Kasertës u godit nga ethja e re e arit. Të gjithë vrapojnë të derdhin lëngje toksike, duke u shtirur si riciklues. “Nga fundi i viteve ‘80 çdo klan ishte organizuar autonom për të groposur ngarkesat me mbetje në vendshkarkime abuzive. Deri tani është zbuluar vetëm njëri nga grupet, por qenë sisteme paralele, të menaxhuara edhe nga familje të tjera”.

Ka trafikantë ‘fai-dai-te’, të cilët hedhin lëngje të qelbura në fushat e kultivuara, mu në mes të ditës. Fshatarë që ujitin dhe ofrojnë frutat e tyre mbi autobotët e vdekjes. Dhe nëse dikush proteston, ndërhyjnë kamorristët me mitraloz në dorë.

 

Banalizimi i së keqes

Kush, si Vassallo, posedon një vendshkarkim të lejuar, e shfrytëzon në pafundësi. Sistemi është tmerrësisht banal: në lejet që jepen nuk tregohet pozicioni i saktë i zonës për derdhje, as perimetri i saj. Kështu hapësirat boshe janë trefishuar. “Gjithë derdhjet e mbetjeve të Campana-s kanë vijuar të hidhen në këtë mënyrë në mënyrë abuzive, duke përdorur autorizime të thjeshta. Natyrisht, duke u krijuar zona të reja me mbetje, unë e humba interesin për të rregulluar territoret që të bëheshin të mbrojtura, të papërshkueshme; nuk është realizuar asnjë sistem kontrolli i rrjedhjeve dhe asnjë vaskë e mbledhjes së tyre, kështu që asnjëherë nuk është bërë ndonjë kontroll edhe për mbetjet e për t’i bërë ato të shëndetshme”. Në një nga këto vrima gjysmëligjore Vassallo tregon se ka varrosur vetë një milion metra kub me mbeturina të rrezikshme.

Aspekti më absurd është që gjatë emergjencës së mbeturinave të Napolit, gjithë këto ngarkesa – ato të ligjshme dhe satelitët abuzivë – u shpronësuan nga qeveria për t’iu bërë vend mbeturinave të qytetit të Napolit. Ndaj sipërmarrësit të shumëhetuar të Kamorra-s, Vassallo, shteti jep kompensime të majme: gati dy milionë e gjysmë euro. Dhe pisllëku ngjitet kështu në sarkofagun e helmeve, duke krijuar një dëm edhe më të rëndë.

“Mbetjet për të cilat na kontraktonte direct qeveria i vendosëm në një lartësi të madhe; zona më pas ‘u sistemua’, edhe pse mbetën të groposura nën tokë mbeturina të veçanta (duke përfshirë edhe ato toksike), pa asnjë hidroizolim. Nuk është bërë kurrë ndonjë studim serioz për cilësinë e ujit të shtresave nëntokësore. Dhe kjo zonë është me zë për prodhimet e saj bujqësore.”

 

Importi i skorjeve të rrezikshme

Importuesit e skorjeve të rrezikshme kanë lidhje të forta. “Në atë periudhë vetëm nga unë fituan dy miliardë”. Llogaria është e thjeshtë: qenë fshehur 200 mijë tonelata me substanca toksike. Kjo vetëm në nyjën Vassallo-Casalesi, pa llogaritur bossët e tjerë napoletanë, që e nisën biznesin duke filluar nga Mallardo.

“Kur vendshkarkimet mbusheshin plot, mbetjet groposeshin ngado. Në këto raste, sipërmarrësit subjektivisht anashkaloheshin, por ndonjëherë na kërkohej përdorimi i vulave tona në mënyrë që të mbulohej dhe justifikohej prej sipërmarrësve asgjësimi i mbetjeve nga Veriu i Italisë… Mbaj mend mbeturinat e Acna nga Cengio, të cilat ishin asgjësuar në vendshkarkimin tim për 6.000 kuintalë. Por ngarkesat e mëdha të Acna menaxhoheshin nga avokati Chianese: trajtonte 70 apo 80 kamionë në ditë. Rreshti i kamionëve ishte i tillë që formonte një rresht rreth një kilometër e gjysmë”.

Një tjetër valë e madhe na mbërriti në fund të 2001 dhe fillim të 2002: “Bëhej fjalë për një përzierje të lagësht që vinte prej punimit të mbetjeve solide urbane, të copëtuara, duke përmbajtur shumë plastikë dhe xham”. Dhjetëra kamionë të ardhur nga një impiant publik: Vassallos i thoshin se vinin prej Milanos. Më pas zhduken me shpejtësi.

 

Pakti me politikën

Në dëshmi flitet për vëllezërit Michele dhe Sergio Orsi, sipërmarrës me lidhje të forta në ngrehinat e pushtetit: i pari është vrarë në qershor. I penduari Vassallo shkon përtej: “Rrëfej se kam vepruar për llogari të familjes Bidognetti, si referues i tyre në kontrollin e shoqërisë Eco4, e menaxhuar nga vëllezërit Orsi. Vëllezërve Orsi u ishte lidhur një pagë mujore prej 50 mijë euro. Mund të them që shoqëria Eco4 kontrollohej nga deputeti Nicola Cosentino. Edhe deputeti Mario Landoldi kishte interesa atje. Cosentino u paraqit vetë personalisht për të marë një rryshfet nga Sergio Orsi. Takimi ndodhi në shtëpinë e këtij të fundit në Casal di Principe. Cosentino e mori shumën në një zarf të verdhë dhe Sergio më informoi se çfarë kishte brenda”.

Deputeti Cosentino javën e kaluar ka shoqëruar Berluskonin në takimin e fundit me turmën napoletane: “Njohja ime me Cosentino i përket viteve ’80, kur ai sapo kishte dalë nga partia si kandidat për provincën. Kujtoj që në atë rast u kontaktua nga Bernardo Cirillo, i cili më thoshte se duhej të organizonim një takim elektoral për Cosentino, i cili ishte një nga kandidatët ‘tanë’, një kandidat i klanit Bidognetti. Në veçanti Cirillo specifikoi se qe pikërisht ‘xhaxhai’, ai që ia kishte dërguar këtë mesazh”.

“Xhaxhai”, siç shpjegon, është Francesco Bidognetti: i dënuar me burgim të përjetshëm, në të njëjtin regjim burgu të Toto Riina dhe Bernardo Provenzano. Zgjedhjet në provincën e Casertës, qenë hapi i dytë në karrierën e Cosentinos, avokat, sot lideri i Pdl dhe zëvendëssekretar i Ekonomisë.

“Ju bëj me dije se kam kartën e anëtarësisë të ‘Forza Italia’ dhe falë meje janë anëtarësuar shumë njerëz të tjerë. Më ka ndodhur në dy raste të sponsorizoj fushatën elektorale të Cosentino. I kam ofruar darka në restorantin e vëllait tim, darka të kushtueshme me qindra të ftuar. E kam mbështetur në 2001 dhe e kam takuar shpesh pasi u zgjodh anëtar i Parlamentit” – tregon i penduari Vasallo.

Por kur u shfaq për të kërkuar një ndërhyrje për të rihyrë në lojën e madhe të plehrave, strukturat kriminale kishin ndryshuar. Projekti më i rëndësishëm u zhvendos në territorin e ‘Sandokan’ Schiavone. Parlamentari gjithsesi e merr në shtëpi dhe i ofron një zgjidhje të improvizuar: “Cosentino më tha se duhej të përshtateshim me zgjedhjet e bëra ‘në kupolë’ nga casalesët, që kishin vendosur të realizonin termovalorizatorin në Santa Maria La Fossa. Më tha se tani duhej t’i jepte përparësi grupit Schiavone në menaxhimin e mbetjeve dhe për rrjedhojë të nxirrte anash grupin Bidognetti e kësisoj, edhe mua”.

Por Vassallo nuk u dorëzua. Është mësuar të bjerë dhe të ringrihet. Në njëzet vitet e fundit është arrestuar tri herë. Nga 1993 pas çdo sulmi e pasonte një periudhë bllokimi. Më pas, brenda dy vjetëve, një emergjencë që i rihapi dyert plehrave.

“Qeshë dënuar në shkallën e parë dhe liruar nga apeli. Por unë isha i fajshëm”. Një situatë paradoksale: edhe ndërsa është duke rrëfyer krime të urryera, ai ka marrë nga shteti si i dënuar gabimisht një dëmshpërblim prej 1 milion e 200 mijë euro. Dhe paralajmëron: “Më mirë i bllokoni që tani që po rrëfehem, se vëllezërit e mi do t’i zhdukin…”

 

He mo, c'u be? E miratuan ligjin sot ato?

Po i importuan, te pakten te caktojne si pika grumbullimi tropojen e kuksin, zonat qe i votojne. Jane dhe te varfer andej, jo per gje, meqe qenkan pasuri keto plehrat.

Italia,shoqërohen nga makina zyrtare.Ku shkuan ? (Albnow)

Published on April 5, 2011 by FRA1   ·   1 Comment

Dje rreth orës 16.00 të pasdites disa kamionë, të cilët mbajnë logon e firmës “Shpati” kanë futur nga porti i Vlorës tonelatat e para me plehra nga vendi fqinj. Këto kamionë shoqëroheshin nga një makinë zyrtare (me targa Z), tip Mercedes-Benz, ngjyrë të bardhë i cili mbante logon e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Denoncimi është bërë nga Rinia Aktive, e cila ka protestuar vazhdimisht kundër projektit për importimin e plehrave. Megjithatë, këto ngarkesa janë ilegale për vetë faktin se qeveria shqiptare nuk ka krijuar legjislacionin dhe nuk ka krijuar impiantet e djegies së plehrave. Sipas deklaratave të qeverisë importi i plehrave do të fillonte pas realizimit të legjislacionit dhe impianteve. Më poshtë është deklarata e plotë e organizatës Rinia Aktive.

“Rreth ores 16:00 të mbasditës kanë filluar të zbarkojnë në portin e qytetit të Vlorës kamionët e parë më plehra nga vendi fqinj, Italia. Kamionët, të cilat janë të mbushura me plehra kryesisht spitalore, mbajnë logot e firmës “Shpati”. “Shpati” është firmë e import-eksporti të mbetjeve spitalore të vendit tonë.

Kamionët e kësaj firme shoqërohen nga makina me targa zyrtare tip Mercedes-Benz, ngjyrë e bardhë dhe me logo të “Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”. Një plan i tillë mafioz ka startuar tani pikërisht në kohë fushate, duke ditur se fushatat e partive kërkojnë fonde të mëdha, zgjidhja është parë tek shkatërrimi i vendit tonë. Me informacionet e deritanishme, mendohet që kamionët me plehra po i drejtohen qytetit të Elbasanit, pikërisht impiantit të landfillit në këtë qytet.

Njëkohësisht që sipas premtimeve të qeverisë, mendoheshin të ndërtoheshin impiante moderne, të cilat do të kishin nivel të ulët të ndotjes. Edhe këto ide mafioze të qeverisë, janë jashtëzakonisht të dëmshme për vendin tonë, por edhe për jetën e qytetarëve shqiptar. Tashmë importi i plehrave ka filluar në një mënyrë disa herë më të dëmshme se impiantet vdekjeprurës. Djegiet me tonelata kaq të mëdha të mbetjeve do të thotë shfarosje për popullin shqiptar.

Rinia aktive i bën thirrje qytetarëve të Elbasanit që të mos lejojnë këto kamionë të mbushur me ndotje për këtë qytet por edhe për të gjithë Shqipërinë, të hyjnë në Elbasan.

Rinia aktive do të aktivizojë të gjithë strukturat për të mos lejuar këtë dëm ekologjik dhe vdekjeprurës për shqiptarët.

Ne paralajmërojmë bllokim të punëve në portit e Vlorës, por edhe akseve rrugore të rëndësishme të vendit për të mos lejuar që këto kamionë të mbushur më plehra të ndotin jetën tonë.” (FRA)

LINK

 

U pa puna.
Lirisht mund te thuhet se sot para Ministrise se Mjedisit ishin mbledhur per te protestuar kunder ligjit per importin e plehrave, afer 30 persona.
Ku peshku??!
Ku "Tema"??!
Ku "Sheklli"??!
Ku Edi??!

ore te uruar, e keni bere veten langaraqe te tille saqe shqiptaret nuk do t'u degjojne/besojne me as kur tregoni diellin ne pike te dites.

Nuk eshte e vertete qe protesta deshtoi. Ishin shume me shume perpara parlamentit, merr info me te mirë.

 

Me cka e arsyeton faktin qe as peshku, as Tema, as Sheklli, as edi, nuk permendin fare, ama fare fare, protesten e sotme kunder importit te plehrave (ligjit)???
Ne te njejten kohe kur faqet e para, ka nje jave, qe i kane mbushur me plehra nga Rumania dhe Napoli???

Nuk dua te jem e paedukate, por 'hapi gavot'. Te gjitha mediat merren me debatin ne parlament, ku po diskutohet problemi. Protesta sigurisht qe eshte ne plan te dyte. Apo duhet t'i veme flaken parlamentit, nje here... Gjithsesi ky eshte vetem nje nga link-et ku eshte folur per protesten:
http://www.gazetatema.net/web/2011/11/02...

Edhe top channel e permend.

edhe sikur te jete e vertet ,kjo nuk tregon se shqiptaret jane dakort me ligjin e Berishes,por thjesht jane indiferent ndaj gjerave qe jane mesuar t'i shohin cdo dite. Pune ambjentimi,ky muhabet.smiley

Disa me plehra me shume ,nuk prishin pune ,or ti.smiley

 

Tani sa e pashe te lajmet dhe me beri pershtypje thirrja qe i beri nje nga protestueset Znj.Topalli, qe mos te lejoj te vine plehra ne Shqiperi ,se eshte vete  zonja Topalli ajo qe ka filluar nje fushate kunder kancerit te gjirit neper Shqiperi dhe ketej eshte dakort te importoj "kancer" ne Shqiperi.

Qenka prekur ne seder Topalli per kancerin e gjirit.  Ndaj s'e permendi por ne vend te tij, beri nje apel akoma me emocional se kanceri i nenave dhe grave:

“Në emër të fëmijëve tuaj, ftoj opozitën që të votojë këtë ligj."

E mo mire dhe ti, sa te jene te mallkuarit qe i gezohen kesaj pune, te uruarit nje ver ne uje do bejne. 

Si tha ai, celu mal plehrash, merri te tane se u bane hore. 

Ku e pe ti  ameikan prej hamerike qe deshtoi ore ?? Isha vete aty dhe kishte pa frike  te pakten  300 veta !!!

Me teleporting... Eh c'bo teknologjia : P
Teknologjia I gjeg plenat ene I bo parfum mi... Krem nivea, biles ca raste edhe d'ior (e thash mire e?)

sh mir, teknologjia esht n duar te njerzve,   varet si e perdorin ata, megjithate  besoj se fotot neser do i keni. Pergezoj organizuesit e protestes, te cilet me nje kohe minimale arriten te organizojn nje proteste qe  mblodhi aq shume persona. 

 

Une thashe "para Ministrise se Mjedisit kishte afer 30 protestues". Ti e demanton kete?

Nuk ishte organizim per nje kohe te shkurter, por kjo aleanca e plehrave eshe IN prej momentit qe plehra i presidences quajti geget joshqiptare dhe ktheu prap ligjin per plehrat. Pra, plehrat u kthyen ne kauze si pakete ndihme per Topin. smiley

Fale o zot, se s'di c'thote!

" Neqoftese nuk jane protesta me KALLASHNIKOV e ARME K/Tanke qe te kete Djegje , Vrasje , Vjedhje e Shkaterrime , ato nuk jane proetesta..... i tha Shivola, Artur OUI qe po rrinte i merzitur ... Protesta do bejme vetem ne kur te dalim ne Opozite "
Sepse kam nje parandjenje duke pare ate Mediun ne fytyre si "metamorfoze " se Ai do kthehet ne i PENDUAR shume shpejt , me renien e ketij GRUPI Mafioz te mbajtur gjalle nga Mafia Nderkombetare e Plehrave , e Mercenareve , Lavatriceve te Parave te Pista dhe e " "ciclljetave " per balllot e Berluskonit ..dhe me pak frymezim "o sa pak frymezim " nga daullet boshe e vuvuzeleria sahanlepirese e numrave.

Gjithe qytetaret e Tiranes duhete te marrin qeskat me plehra ne dore dhe ti hedhin ke kryeministria,ajo e mjedisit dhe parlamenti!

Pse te kryeministria? Shtepine Sales ia dine te gjithe ku e ka.

+1

Art..... mos u jepet shkas dhive te Berishes te Meeeeeecerijne .Duhen perjashtuar ato "Te GJITHE " e me "Qindra mijra " shprehje qe sugjestionojne vetem bathoristet .
Vetem nje , e qelloi Berluskonin me statuje si paralamerim se cfare ndodh me KARAGJOZE e Mafioze qe drejtojne fatet e nje vendit ne rruge te Pista e pa Moral .
Sapo pashe kroniken e "argumentit PRO " te k/arit te Qeverise Sali ham -Hum Berisha per Plejren . Nje pleher e vertet ne shprehje e gjestikulacion !!!
Une them se Opozita duhet te perpunoje paraqese ne Parlament mkr :igj , ku edhe GRUPI Parlamentar qe mbeshtet te semuret PSIQIKE si Berisha ,....ne nje te Ardhme kur te fitoje NORMALITETI ( pak rendesi ka djathatas apo majtas ) te mbaje Pergjegjesi Ligjore . Dhe ne rradhe te pare ajo llapaqensja perc perce qe miraton Programin !
Se ne c'fare shkallle ? Tjeter gje ...Por nuk mund te luhet theatro nga karagjoze me fatet e Vendit .,...... .Dhe me cfare LIGJI IIIII .
Pothuajse Jetesor jo vetem FIZIKISHT me pasoja ndaj Njerezve ...por edhe NDOTJE ne Niveleve te Pabanueshme e shfrytezimi ne ato Troje . Rrjedhimisht jo vetem me fjae por edhe Biologjikisht ... SHQIPERI e PABANUESHME !!!!
Dhe ky nuk eshte nje problem i SOTEM spekulativ i dhive te kooperatives Hoxha e Cili me damlla mbrapa . As i Bathoristeve te mjere e fatkeq , te erresuar nga kushedi cfare urrejtjesh si Stavraqi i gjymtuar menderisht ....Ata Hoxhrat , Cilerat , Gjanerat e me rradhhe , dhe ca vjet i ke aty ne Hale , sa te filloje tu vije era ne dere te shtepise . Por edhe sa tu vije era e kufomes Berisha qe i pasuroi e "mbathi" mire ne Hajduterine e fitimit me Shitjen e vendit !
Gjithsesi me fal ne se te jam drejtuar sikur , me tone 'sqaruesi " smiley

Idriso, Nje qese plehra per cdo qytetar qe te kontriboje "ne pasurimin e vendit..qeverise desha te thosha"...Duan taksa?...3-4 qeska plehra...A nuk po permendin qe qenkan pasuri per vendin?.....He de le ta pasurojme vendin,,,Ta fillojme nga qeveria

Ato dhite qer permende pak me lart le te shkojne dhe bejne "ate" seleksjonimin "e Pasurise Kombetare"

"Vetem nje e qelloi Berluskonin me statuje si paralamerim se cfare ndodh me KARAGJOZE e Mafioze qe drejtojne fatet e nje vendit ne rruge te pista e pa moral ."

Vetem nje qelloi Berluskonin??? Dhe ti u binde?

Po bustin e enverit, sa ishin qe e terhoqen zvarre me litar ne fyt??? U binde ti?

Ah, po, ai qe qelloi berluskonin, ishte nje engjull, kurse gjithe ata qe shane e thyen bustin e enverit, ishin maloker. smiley

ishte nje engjull...  

smileysmiley

Ti me duket je akoma te ajo tema e dialektit...po kur te zene shqiptaret hunden me dore nga era e plerave, te gjithe njesoj do flasin.

Megjithse ti shkel syrin duke bere te 'zgjuarin duke bere krahasime pa asnje lidhje e domethenie , (hajde mo " kujt do me o trehu karahasimet tie " )dhe tregon se je i 'goditur " ne pjesen e prapme te kokes po marr mundimin me te sqarue se cfare je .. Gjitokastritet keto menyra krahasimore te Lopeve me dhine ( me qe jane kafshe katerthundrake ) nga veteriner mendimi i cilesojne "nur i bithes"
Sa per qejf tat Enveri nuk te la Grope Plehrash . Per Plehra jam i sigurt se ka lene q

O Mehro, pash Zotin se ti ke te drejten tate me u shpreh e me thone car te dush se fundi i fundit, njeri duhet te jesh edhe ti. Une nuk kuptoj vetem i gjo, pse lodheni kot duke perserit llafet e atij Burrit. Jo se ne, larg qofte, u lodhem tu nigju budallalliqe po halli o se juve nuk jau ma me i thone me "mire" se ai kto gjona.
Ja p.sh. atij i njit llafi mer jahu kur thote nje te vertete te pamohueshme qe kush o kunder importit te plehrave osht enverist, se helbete nuk ka qene naihere vete, as kamunist as enverist. Kurse juve nuk ju njit njesoj se nuk jua dime te kalumen. Masnej mer zotni atij Burrit i ka lezet se NUK KA NDRYSHU KURRE NE JETE TE VET. (se mos meno njeri qe kete te funit e kom me ironi)

Ti po deshe me m'bo nji nder a ma sqaro dot ket dilemen qe me ka zone. S'di si t'ia boj atij babes tim qe paska qene me dy fytyra mer jahu. Ene ka qene te ata qe kane hedh bustin e atij plehres, ene o kunder importit te plehrave tani.

Punë plehrash

NGA: DRITAN HILA

Disa muaj përpara, Sergio Romano, opinionist i “Corriere della Sera”, pyetjes së një lexuesi se “nëse duhej parë nga Shqipëria, për t’i marrë me qira, ose blerë një copë truall ku të depozitonin plehrat, dhe bënin central bërthamor”, i përgjigjej, se midis dy vendeve, ka pasur në të shkuarën shumë probleme dhe fërkime, ku Italia ishte fajtore, ndaj nuk ishte e udhës t’i irritonin shqiptarët me kërkesa të tilla të papranueshme.
Por ja që shqiptari Berisha, jo vetëm nuk u irritua, por doli edhe partizan i flaktë. Argumenti se, pranimi i plehrave, qenka kusht për pranimin në BE, nuk është gjë tjetër veçse hi syve për të mbuluar paratë e marra nën dorë, por këtë radhë jo nga shteti italian, por nga mafia e plehrave. Nuk është hera e parë, që kryeministri gënjen ditën. Dhe nëse do bëhej fjalë për një mashtrim zgjedhor, do ishte e falshme, për standardet shqiptare. Por ky i pangopur, përveç se po shet detin dhe ndërron strukturën etnike të popullsisë, tani po e mbush nëntokën me plehra, duke e helmuar të ardhmen e vendit në mënyrë të pakthyeshme, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
Kush mendonte se me krizën ekonomike të bërë peshqesh dhe refuzimin që na bëri BE-ja, kishim arritur fundin, u gabua. Kryeministri i vendit, nuk vonon të na surprizojë me fantazinë që ka për ta zezuar këtë vend dhe i ka hapur rrugë sjelljes së plehrave europiane në Shqipëri. Me një të folur shkumëzuese, tipike kur nuk ka argumente për të mbrojtur interesat personale financiare, të cilat janë i vetmi shpjegim për hapjen rrugë të kësaj katastrofe ekologjike, ka sulmuar të gjithë kundërshtarët e këtij projekti. Ata që janë në moshë, i quan nostalgjikë të komunizmit, ndërsa kush është i ri, e quan plehrë. Prej kohësh, nuk ka lënë fjalë të ndyrë të shqipes, pa e përdorur ndaj kundërshtarëve të tij, në foltore publike. Nuk merr parasysh as qënien e fëmijëve para ekraneve, apo prezencën e grave në mjedisin ku flet. Përveçse ndër njerëzit më makutë, është edhe ndër më vulgarët që ka prodhuar kjo tokë. Por me importin e plehrave, dëshmon natyrën e tij kriminale.
Mund të kuptohet deri në një farë mase, dëshira e tij për t’u pasuruar. Me prejardhje nga një zonë tejet e varfër dhe nga një regjim spartan, nuk është i pashpjegueshëm nepsi i tij. E kanë bërë shumë politikanë nëpër vende e kohëra të ndryshme. Por babëzi e tillë, hyn në rastet patologjike. Tashmë Shqipëria, mund të quhet në agoni. Vendi është monokraci, e ndarë në shërbëtorë të klanit Berisha, ose në kontributorë të saj. Kur ecim rrugës dhe shkelim mbi asfalt, zifti është i hedhur nga një nga të paktat firma që fiton tenderat elektronikë të Ministrisë së Transporteve, ose me prokurim të drejtpërdrejtë. Pallati ku banojmë, është bërë me çimento, e prodhuar nga fabrikat në pronësi të njerëzve të kryeministrit. Nëse sëmuremi dhe marrim ilaçe, një pjesë e parave që paguajmë, janë fitim tek njerëzit e kryeministrit. Kur shkojmë për pushime, shitblerja e tokës ku është ndërtuar hoteli, ka kaluar në duart e njerëzve të tij. Po të blejmë në supermarket, pronari, është pjesë e klanit dhe fitimi lyen rrotën e familjes. Edhe nëse klikojmë në internet, në çdo impuls që harxhojmë, paguajmë një sasi lekësh që i shkon xhepit të kryeministrit. Lumenjtë, janë dhënë me koncesione për njerëzit e afërm ose klientët e kryeministrit dhe kush pati shpresa që të paktën kur të mbyllte sytë, të prehej në dy metra katrorë tokë të tij, është një mendim që duhet ta harrojë, pasi shumë shpejt, do na takojë të varrosemi midis plehrave.
E gjithë historia e plehrave, është shumë më e thjeshtë. Që prej dhjetë vjetësh, mafia italiane, tenton të sjellë plehra në Shqipëri. Në vitet 2002-2003, gati u arrit një akord me qeverinë Nano, por për shkak të presionit të opinionit publik, ky i fundit u tërhoq, megjithëse bëhej fjalë që të sillej edhe teknologjia për djegien e tyre. Ndërkohë, nuk hoqi dorë mafia, dhe sot, shumë analistë apo gazetarë, marrin rrogë nga kjo mafie, dhe ca më shumë, subvencionojnë edhe fletushka të quajtura gazeta. Me ardhjen në pushtet të Berishës, duket se u gjet njeriu i duhur, pasi ishte më i paskrupullt se çdo udhëheqës shqiptar, për të ndjekur interesat e tij, dhe nëse shikonte leverdi financiare për vete, i erreshin sytë nga makutëria; ishte demagog i pacipë, dhe kjo nuk do kujtesë të fortë, për të parë se si i ndryshon qëndrimet brenda ditës; ishte i papërgjegjshëm për interesat e vendit, nëse i shërben interesave të tij financiare. Sot, mund të thuhet se fjala e urtë që “për çdo kazan plehrash, ka një kapak”, gjeti konkretizim.
Nuk duhet të jesh as ekologjist, dhe as aktivist mjedisi, për ta kuptuar se ky shtet, i cili edhe në kryeqytet, nuk arrin të mbledhë plehrat, pa lëre më t’i seleksionojë ato; nuk ka një landfill primitiv, pa lëre që të ketë të tillë që të jenë në gjendje të prodhojnë edhe gazin metan; me një administratë të korruptuar, dhe dogana inkompetente, të mbushur me elementë militantë ose krahinorë, të mund të jetë në gjendje të kontrollojë dhe menaxhojë importin e plehrave të Jugut të Italisë. Pikërisht, pamundësia e komunave të Italisë Jugore, për të diferencuar plehrat, që t’i bëjnë të pranueshme për industrinë e riciklimit, ka sjellë nevojën për të gjetur një valvul shfryrjeje dhe në këtë rast e gjetën në Shqipëri. Por ne, që nuk jemi në gjendje të përpunojmë plehrat familjare, aq më pak, do jemi në gjendje të përpunojmë mbetjet e rrezikshme, spitalore, kimike apo radioaktive. Shqiptarët, që akoma hedhin plehrat nga ballkoni, dhe me përjashtim të Tiranës, bashkitë e komunat i depozitojnë mbetjet urbane nëpër lumenj, shpallen nga Berisha si të aftë të kryejnë procedura të rafinuara riciklimi, nuk është gjë tjetër, veçse një demagogji perverse, për të mbuluar përfitimin personal të kryeministrit, duke marrë kështu në qafë shëndetin e një populli të tërë.
Pesë vjet më përpara, po udhëtoja në aksin rrugor Durrës – Vlorë, së bashku me dy mjekë italianë. Anash rrugës ngrihen shtëpitë abuzive që ne të gjithë i dimë. Kur shpjegova, se këto shtëpi, ishin që të gjitha me gropa antiseptike në vend të kanalizimeve, dhe merrnin ujë nga puset, italianët u skandalizuan, dhe më bënë të ditur, se kjo është një bombë me sahat për shëndetin e njerëzve. Nëse do iu thosha se sot, pas pesë vjetësh, ne po importojmë edhe plehrat e Jugut të Italisë, me siguri do më këshillonin që t’ia mbathja nga sytë këmbët.

http://www.balkanweb.com/analiza/2689/pu...

.

Pyesni Ramiz Alinë për importin e plehrave

Nga Gjergji Thanasi

Votimi i ligjit të plehrave në Kuvendin e Plehrave, (pardon doja të shkruaja në Kuvendin e Shqipërisë), më kujtoi votimin në Kuvend të ligjit për regjistrimin e popullsisë. Dy deputetët çamë në parlament e shanë me libër shtëpie ligjin duke bërë demagogji të pështirë me ndjenjat e pastra atdhetare të komunitetit të shumëvuajtur çam, si edhe me patriotët shqiptarë në trojet etnike shqiptare dhe në diasporë. Deputetët çamë nuk kishin nevojë të recitonin hartime patriotike në Kuvend, për ta rrëzuar ligjin mjaftonte të mos hynin në sallën e Kuvendit dhe ligji binte automatikisht për mos arritje të kuorumit të nevojshëm. Dy deputetët çamë nuk ishin budallenj dhe e kuptonin këtë punën e kuorumit se edhe proverbi thotë, që s’ka çam budalla.

Fatkeqësisht “Mareshali” Petain i Shqipërisë ua kishte zënë kokën me derë. Njërin deputet e kishte marrë peng me një kombinacion prej udbashësh duke i futur në makinën e djalit adoleshent pistoletë pa leje dhe një qese me drogë. Tjetrit ia kishte shkelur bishtin me kova drage e me defterët e vjetër të burgut të Leçes, si edhe me procesverbalet e Cataldo Motta-s një hetuesi puljez.

Personalisht, si i djathtë ndjej trishtim, por edhe përbuzje. Ligji për plehrat i miratuar nga plehra-deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nuk do të kalonte për mos plotësim kuorumi nëse deputetët socialistë do të braktisnin sallën e Kuvendit. Më pas telashet do i kishte një djalë i ri me emrin Xeni, i cili do të duhej tu jepte shpjegime klanit të Kazalezëve të Kamorras napolitane. Njëlloj siç i dolën telashe me kolumbianët një zv.kryeministri, të cilit iu “aksidentua” sekretari te seksioni konsullor i Ambasadës amerikane. Sharjet e Ballës, argumentet kundra të Profesor Rukës në foltoren e Kuvendit nuk patën asnjë vlerë tjetër përveçse të propagandës vulgare me objektiv elektoratin rural të PS-së.

Deputetët socialistë i dhanë një dorë Berishës të miratojë ligjin e plehrave me telekomandë nga përtej oqeanit jo se janë deputetë debilë, që nuk kuptojnë se çfarë bëjnë… Jo! Shumë prej tyre luajnë teatër e na bëjnë prostitutën e virgjër. Në një opozitë ku shitet gjithçka, nuk di më çfarë të mendosh. Këshilltarë, komune, bashkie e qarku në Fier, Berat, etj shiten si derrat në pazarin e Milotit. Dhe gjykuar nga ngjarjet e fundit në Kuvend, në qarqe, dhe me spektaklin propagandistik të Kontit Kaliostro (Berisha) në Amerikë mund të arrijmë pa gabuar aspak në konkluzionin se PS-ja nga nëna PPSH dhe gjyshja PKSH nuk ka trashëguar as ëndrrën e bukur por mashtruese të komunizmit, as gjakun e dëshmorëve, as djersën për tharje kënetash apo për hapje kursesh analfabetizmi, por thjesht ka trashëguar plehrat e dy gjeneratave të tëra.

Sepse kllounadës berishiane të përtej oqeanit me “aktorin” hollivudian Patton Boggs, që kushtoi rreth 2,2 milion dollarë mund t’i shpoheshin rrotat me një kosto prej 40-50 mijë dollarësh ose edhe me kosto zero vetëm me vullnetarizëm, një ish-trashëgimi e çmuar e të majtës shqiptare. Fatkeqësisht, ndonëse miq të Shqipërisë në Uashington, e paralajmëruan PS-në me një javë avancë për konferencën e Baronit Mynhauzen të Tiranës, në hotelin e Nju Jorkut nuk u mor asnjë masë. Nuk mund të thuhet, që shefat e PS-së janë aq budallenj sa të mos e kuptojnë se kjo konferencë ishte rimel propagandistik për sytë e plakur të Berishës dhe përrallë e bukur për përkrahjen amerikane për “Faraonin” e Shqipërisë.

Krerët e PS-së nuk ishin as të zënë me punë të mëdha, sepse tashmë i kanë lënë dhe protestat, nuk ishin as të trembur për jetën e tyre si Berisha me dy jelekë një mbi këmishë dhe tjetrin nën këmishë. PS-ja kishte kohë, njerëz, mjete dhe para për të reaguar dhe për t’i dhënë Salës një shuplakë amerikane par-exellance, siç thonë diplomatët e huaj, por nuk e bëri. Pse? Presin të tjerët të luftojnë për ta? Ky mentalitet më kujton elitën e regjimit të vjetër në vitet 1943-1944, kur shpreheshin: inglizi nuk ka me e lejue Moskovin e partizanët ta bajnë bolshevizëm Shqipërinë. Rezultati? Enveri i tmerrshëm!

Përpjekjet e mundimshme të Braçes e Ballës, të cilët me age dhe cat-gut në dorë rreken të qepin himenin e shqyer të Parlamentit shqiptar, do të dështojnë, sepse, siç thotë guida turistike tuniziane në El Hammamet, nuk i jepet ujë një gamile, që nuk ka etje për të pirë.

* * *

Unë e kuptoj, që vetëm importimi i mbetjeve jo toksike dhe jo radioaktive do sjellë një fitim maksimal prej 300 milionë dollarësh. Unë e kuptoj edhe ndonjë logjikë të mundshme prej hyzmetqari që 10% e fitimit të Salës i thonë 30 milionë dollarë, ndaj hajt të bëjmë sikur nuk e shohim kuorumin. Tahmaja dhe legenllëku janë përhapur në masë, por sinqerisht uroj, që fëmijët e deputetëve shqiptarë të kenë të njëjtat probleme shëndetësore si fëmijët që luajnë dhe rriten mes plehrave të Sharrës në Tiranë apo Porto Romano në Durrës.

Deputetë socialistë! Nuk mjafton vetëm buria e “Shekullit” të Kokëdhimës për ta trembur mafien italiane (dhe jo vetëm) të plehrave. Duheni edhe ju. Në mos e bëfshi dot për shqiptarët, bëjeni për fëmijët tuaj. Deputetë demokratë mjeranë të Kuvendit të Shqipërisë duhet t’u kujtojë, që Xeni nga tamahu pa kufi vrau dhe burrin e tezes së vet në Gërdec. Pa pikë dyshimi, ky tamahqar injorant dhe arrogant pa cak e limit nuk do të kufizohet vetëm në importimin e plehrave urbane.

Eh, jo! Në Shqipëri do të futen mbetje helmesh të rrezikshme (kujtoni pesticidet gjermano lindore në Han të Hotit, Milot e gjetkë), dhe mbetje radioaktive si p.sh., karburant radioaktiv i shuar (spent fuel). Sa për kujtesë skanerët antiradioaktivitet në Portin e Durrësit ende nuk funksionojnë. Le që ku pyet Xeni, Omeri i ri i eposit shqiptar për skanera, mjafton të ketë në krah Fazlliçin, Vuk Harambashin serb të shekullit XXI. Fatkeqësisht nëse këto mbetje helmuese apo radioaktive groposen minierave apo guroreve të braktisura, ato do të helmojnë jo vetëm “këlyshët” e katundarëve të mjerë kokëpalarë siç mund t’i quajë regjimi, por edhe pinjollët e aristokracisë së re serbo- shqiptare të Tiranës.

Nuk ka asnjë studim madje as pjesor për hartën e ujërave nëntokësorë të Shqipërisë. Më qartazi: Nëse do groposen mbetje helmuese apo radioaktive në minierën e braktisur të Kalivaçit të Mokrës, ujërat nëntokësore mund ta çojnë ceziumin radioaktiv apo amerikaniumin në rubinetin e ezmave të vilës qeveritare të Drilonit. Nëse groposen material radioaktive në minierën e kripës në Dhrovian, radioaktiviteti me anë të ujërave nëntokësore mund të përfundojë edhe te Syri i Kaltër edhe në lumin e Bistricës edhe në çezmat e hoteleve te Kanali i Çukës.

Nëse varrosen mbetje të tilla në minierën e braktisur të Mengajt (Kavajë) radioaktiviteti mund të përfundojë në rubinetet e vilave të VIP-ave në Plazhin e Golemit. Mirë ju o zotërinj sundimtarë të PD-së pini vetëm ujë të ambalazhuar të shtrenjtë importi? Po fëmijët tuaj, a ka garanci se nuk do të pinë ujë radioaktiv? Po nipat e mbesat, po vëllezërit dhe motrat tuaj të gjithë do të pinë ujë importi? Po uji i ndotur që do të përdoret për vaditje të frutave dhe perimeve, a nuk do t’i ndoti edhe ato fruta e perime, që shtrohen në tryezat tuaja?

Mos vallë “bllokmenët” e rinj edhe frutat e perimet do t’i importojnë vetëm për dyqanin e bllokut të ri? Se çfarë vuajtjesh shkakton kanceri i pankreasit, se ç’vuajtje shkaktojnë leucemitë me origjinë kontaminimin radioaktiv se ç’vuajtje shkakton kanceri i gjëndrave tiroide pyesni mjekët dhe besoj përgjigja do të arrijë të tronditë edhe mendjet e juaja cinike. Pyesni gjeologët për hartën e ujërave nëntokësore shqiptare dhe pastaj edhe më kokëtulët nga ju do ta kuptojnë hatanë që i kërcënohet familjeve tuaja. Ramiz Alia është gjallë. Pyeteni pse nuk pranoi ofertën për të importuar mbetje radioaktive dhe me ato para të blinte margarinë gjermane, oriz vietnamez, pula hungareze e mish kau argjentinas. Jo për ndonjë gjë po do t’ia zgjaste jetën edhe komunizmit në Shqipëri.

Deputetë PD-istë: Kamorra napoletane dhe “Kamorra” e Tiranës, sipas hetimeve të repartit të katërt të GDF-së italiane dhe DIA-s amerikane i ka planet e gatshme për të eksportuar mbetje helmuese dhe radioaktive në Shqipëri. Ndaljani dorën Xenit jo për të shpëtuar Shqipërinë, por për të shpëtuar fëmijët tuaj. Po i bëj apel deputetëve të djathtë dhe të majtë, të kenë parasysh thënien e Biblës: “The sins of the fathers are visited onto their children!”

*****

Te shikosh keto vidio tmerrohesh per rrezikun e madh qe i shkaktohet Shqiperise, nga menaxhimi i plerave te veta, dhe jo me te importohen Plera..une nuk e kuptoj si `e Djathta` merr guximin te dekretoj me qef ligjin per importin e plerave?!! Te plasura, i kane syte ? 

http://www.youtube.com/watch?v=9NNLLXxogU0&feature=related

Shqiperia vertet po ndryshon, por per keq ama, shume keq! 

 

 

Kjo puna e plehrave me kujton nje histori te vockel nga rruga ku banoj une.Njeri perposhte pallatit tim kishte vendosur ta hiqte koshin e pleherave nga poshte ballkonit te tij.Keshtu qe nje nate kur te gjithe flinim,u cua dhe bashke me te shoqen e terhoqi koshin e pleherave per rreth 30 metra ne te perpjete.Koshi ndejti aty vetem nje dite sepse une e cova atje ku ishte vendi caktuar per te,mes dy barrave te verdha prej hekuri qe kishte paguar bashkia me taksat tona.Mirepo ky pervec se polic na doli me kembengules nga c'pritej.E coi koshin prape atje.Kesaj rradhe dikush tjeter e terhoqi ne te tatepjete.Kjo pune vazhdoi rreth nje muaj.Pa buje e sherr.Vetem se njehere kur po e coja koshin tek vendi i tij dikush filloi te me duartrokiste nga ballkoni dhe une u perkula si artist ne skene.
Si perfundim koshi mbeti tek ai qe u lodh i pari.Duhet te them se pallati yne kishte ne favor te tij dy fakte:e para se ne e terhiqnim koshin ne te tatepjete,e dyta se ne e conim koshin ne vendin e caktuar ne mengjes,kur makinat e pleherave e kishin zbrazur gjate nates.
Por ne fund te fundit,na pelqen apo jo,cdo pallat duhet te kujdeset per plehrat e veta!Ishte e padrejte qe ne te kishim ne dy cepat e pallatit tone dy kosha kurse tjetri asnje!
Sikur Shqiperia te ishte ne rregull me administrimin e mbetjeve te saj,po per zotin!Le te sillnim edhe ndonje konteiner nga jashte.Por keshtu sic jane gjerat kam frike se do na e mbushin oborrin me plehera.
Sa per parlamentin mos shkoni me duar bosh!Merrni nga nje qese me plehera....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).