Kryeministri italian Silvio Berluskoni, ka dhënë dorëheqjen gjatë takimit me presidentit Xhorxho Napolitano.

Ashtu sic ishte rënë dakort kryeministri dha dorëheqjen pas miratimit të ligjit të stabilitetit. Mijëra shtetas italianë kanë dolën rrugëve të Romës, ku pritën dorëheqjen e pritshme të kryeministrit Berluskoni pasi Italia miratoi masat antikrizë që ai kishte vendosur. Turmat e njerëzve me  firshëllima,  parrulla të tilla si ‘sharlatan’ dhe monedha hekuri, i drejtohen Berluskonit.

NË ORA 20:30 PRITET DORËHEQJA E BERLUSKONIT 

Kryeministri italian në detyrë Silvio Berluskoni pritet që rreth orës 20:30 të mbërrijë në presidencë dhe ti dorëzojë dorëheqjen e tij nga detyra presidentit Napolitano. Ka qenë pikërisht miratimi i ligjit te stabilitetit nga Dhoma e Ulët e parlamentit italian që i ka hapur rrugën dorëheqjes së Berluskonit. 

MIRATOHET LIGJI I STABILITETIT

Dhoma e Ulët e Parlamentit italian miratoi ligjin e stabilitetit që përfshin paketën e masave ekonomike, të kërkuara nga Eurogrupi, të cilat kanë për qëllim të rikthejnë besimin e tregjeve tek ekonomia e vendit për të ndihmuar Italinë të dale nga kriza.

Ligji ka marrë 379 vota pro në dhomën e ulët të Parlamentit, 26 kundër dhe 3 abstenime.

Miratimi i këtij ligji në Dhomën e Ulët të Parlamentit i hap kështu rrugë dorëheqjes së Silvio Berluskonit dhe më pas krijimit të një qeverie të re teknike me shumë gjasa të drejtuar nga ish komisioneri Europian Mario Monti.

Sipas mediave italiane Berluskoni pritet të zyrtarizoje dorëheqjen rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme. Ndërsa presidenti italian Giorgio Napolitano do të nisë nesër në mëngjes konsultimet për formimin e qeverisë së re.

17 Komente

Mbase pak jashte teme. Ideja eshte qe Berluskoni heq dore nga posti i kryeministrit. Pra shpall (jo jep) doreheqjen e tij. Si dolem tek fjala dorehiqet? Sese doreheqja ne kete rast eshte emer, dhe nuk mund te kete kohe si fola qe eshte pjese perberese e emrit. Pra mund te themi hoqi dore e pastaj ta kthejme ate ne dorehoqi, po nuk mund te themi hiqet dore per ta bere pastaj dorehiqet.

Nejse mo. Berlusconi po me duket burre me karakter tani, kur e krahasoj me ca te tjere... smiley

Forza azzurri, rigrupohuni aty tani... boll lujtet katenacio, shtrije hapin smiley

hajt se e bojne prap italiont. jan popull per s'mari!!!

 PF pse lodhesh per menyren me te mire te  fjales.E kemi  ne shqip por nuk para perdoret. U vetshporr apo u shporr  jane tringellime  te se njejtes gje.E ka avazin ca te gjate tek ne, por kur  vjen , vjen me buçime.Ti mbush mire veshet.

Mbaji,  e t`i mbajme ngritur,  se  do ja degjojme fringellimin !  Eshte  ne udhe e siper 

Eh, gazetare qe luftojne per buken e gojes. smiley Une do ja kisha vene titullin: Berluskoni zbythet nga karrikja e kryeministrit! smiley

Forza Milan.

Mijëra shtetas italianë kanë dolën rrugëve të Romës, ku pritën dorëheqjen e pritshme të kryeministrit Berluskoni pasi Italia miratoi masat antikrizë që ai kishte vendosur.

d.m.th. zoteria vendosi e beri c'kishte per te bere dhe tani dha doreheqjen?! Si puna e asaj historise qe e varrosen te ligen, por litarin ia lane jashte. Ha! Sa te  mencur jane keta italianet, o zot!

Thjesht politik. Ato masat jane te domosdoshme por jo popullore. Politikanet Italian thane me mire ti kalojm nden Berluskonin, sesa ti kalojm me vone dhe te na e hedhin neve fajin.

Kushedi sa do jete tronditur Berisha .smiley

 

E kishte mik pranaj. Po dhe kte te riun , mik do e kete. Ja ka lene baba miqsine...

po normal,me mik kjo pune.Kot shpresojme.

ai o tu pregatit "the farewell bunga-bunga party"

Nje humbje e madhe per boten e satires. Nje humbje e madhe gjithashtu edhe per te majten italiane e cila tani nuk ka me arsye per te egzistuar.

nje humbje per boten e absurdit

Sa ironike qe eshte fotoja e artikullit.Vajzat qe deri dje zinin rradhen per te hyre ne krevat me Berluskonin,po bejne parti nga gezimi qe ai po iken.smiley

A thua se i kapte me zor.smiley

E ke lexue gabim foton. Poshte mbreti, rrofte mbreti shkon kjo pune.smiley

e shfrytezuan amazonat  Berluskonin sa deshen dhe pastaj .....i thane ,je bere per ne pension.smiley

Nga t'gjitha mund te heq dore silvio, vetem nga "ato punt e liga" nuk dahet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).