Specialistët ngrenë alarmin për mungesen e studimeve gjeologjike për ndërtimet: “Ne na ruan zoti … se po të ishte në dorë të njeriut tragjeditë do ishin të mëdha”

Në gjeologji nuk ka thënie: “këtu ndërtohet e këtu jo”. Kudo mund të ndërtohet, por mënyra si ndërtohet dhe kostoja ndryshon. Ajo për të cilin specialistët ngrenë alarmin, është mungesa e studimeve gjeologjike në momentin që bëhet një ndërtim. Është e nevojshme që ndërtesa t’i ngulë mirë “këmbët” në tokë dhe vendi për të, të jetë i përshtatshëm. Në ditët e sotme njerëzit ndërtojnë dhe kur ndodh tragjedia kujtohen se në atë zonë duhet të ishte bërë një studim para se ngrehina e tyre të zinte vend. Shkeljet janë me qindra, sipas specialistes gjeologo-inxhinierike Pranvera Dokle. “Ne na ruan zoti… se po të ishte në dorë të njeriut tragjeditë do ishin të mëdha”-thotë ajo. Drejtori marketingut dhe publikimeve pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar Sokol Marku tregon se, ky institucion e ka hapur disa herë sirenën e alarmit që, ndërtimet në Shqipëri të bëhen konform rregullave që më pas askush të mos i bjerë kokës me grusht. Tashmë që dimri ka futur këmbët dhe mundësitë për shkarjet e tokës janë më të mëdha, kjo për shkak të mosmirëmbajtjes së saj dhe mungesës së kanalizimeve, inxhinieria Dokle tregon gjendjen që ndodhet Shqipëria, Tirana dhe se çfarë duhet të kemi parasysh kur ndërtojmë apo blejmë një shtëpi.

Znj. Pranvera, cilat janë problemet që ka vendi ynë nga ana gjeologjike, duke u bazuar në ndërtimet që janë bërë?

Ka sheshe me bazament më të përshtatshëm dhe me pak të përshtatshëm për ndërtim, në kuptimin që në disa raste karakteristikat fiziko-mekanike të bazamentit janë më të favorshme për ndërtim dhe kërkojnë kosto më të ulëta, por ka raste kur karakteristikat fiziko-mekanike janë më të disfavorshme dhe për të njëjtin tip objekti, para se të ndërtohet kërkohet domosdoshmërisht marrja e masave inxhinierike për përmirësimin e kushteve, gjë që drejtpërdrejt rrit koston e objektit. Por ka ndonjë rast kur studimi gjeologo-inxhinierik bëhet formal, pa punime dhe jo nga specialiste të fushës përkatëse, ose nuk merret në konsideratë nga projektuesit. Në këto raste siguria e objektit mbetet ne ”dorë të fatit”.

Është ky një problem i pas viteve 90’?

Para viteve ‘90 për çdo objekt që do të ndërtohej në gjithë Republikën, detyrimisht më parë bëhej studimi i plotë gjeo-inxhinierik me punime shpimi dhe kampionet i nënshtroheshin analizimeve laboratorike, gjë që realizohej në “ish-ndërmarrjen e Gjeologji-Gjeodezisë”.  Pas viteve ’90 këto studime realizohen kryesisht nga persona të liçensuar për këto studime, por ka një problematike pasi për tu liçensuar mjaftonte një diplome e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, pavarësisht nëse kishe studiuar apo punuar në specialitetin e Gjeologjisë Inxhinierike apo në një specialitet tjetër.

Cilat janë problemet që keni hasur ju, çfarë mungon, jemi ne një popull i “pakulturuar” për sa i përket studimeve gjeologjike, që do të thotë, para se të ndërtosh, të konsultohesh me specialistin?

Ligji përcakton që për marrjen e lejeve të ndërtimit, pjesë e dokumentacionit duhet të jetë dhe studimi gjeologo–inxhinierik, por ka raste kur ky studim është thjesht formal, dhe kjo ndodh dhe për arsyen se personeli i ngarkuar për ta kontrolluar këtë studim nuk është i fushës përkatëse. Nga përvoja vërejmë se: Së pari, domosdoshmëria e kryerjes së studimit gjeologo-inxhinierik. Së dyti, nevoja që ky studim duhet realizuar vetëm nga specialiste të fushës përkatëse nga disa investitorë apo qytetare, kuptohen vetëm pasi të ndodhin fenomene që vënë në rrezik, dëmtojnë apo shkatërrojnë objektet e tyre, ndërkohë që studimi gjeo-inxhinierik ka si funksion të parë parandalimin e fenomeneve negative, dhe jo gjithmonë mund të jetë efikas në korrigjimin e tyre, pasi mund të jetë tepër vonë për ndërhyrje me masa mbrojtëse inxhinierike.

Pse shteti nuk ju financon?

Studimet për objekte të ndryshme realizohen në mënyrë private nga individë të liçensuar, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, si konsulent i shtetit për problemet gjeologjike, ndër to dhe atyre gjeologë-inxhinierike, nuk ka asnjë mundësi kontrolli mbi cilësinë e kryerjes së këtyre studimeve. Vetë si institucion kryen shumë pak studime për ndërtime objektesh, për arsye vështirësish në procedurat financiare. Nga specialistët e SHGJSH çdo vit realizohen me dhjetëra studime për raste rrëshqitjesh të objekteve të veçuara apo grup objektesh, kryesisht objekte banimi, në komuna apo dhe bashki të ndryshme. Objektet e rrezikuara, të dëmtuara apo të shkatërruara janë dhe objekte ekzistuese (relativisht më të vjetra), por në shumë raste janë objekte të reja, të cilat patjetër duhet të ishin ndërtuar në sheshe të studiuara. Shpesh ndërtimi i një objekti të ri pa studim përkatës vë në risk dhe objektet e mëparshme pranë tij, duke u bërë shkas për fillimin e fenomeneve negative. Studimi gjeologo-inxhinierik në çdo rast parashikon domosdoshmërinë e masave mbrojtëse për objektet pranë kur ata mund të rrezikojnë nga gërmimet apo nga vetë ngarkesa e objektit të ri.

Cilat janë zonat më problematike nga ana gjeologjike, na përmendini disa prej tyre, fshatra, qytete dhe problemet që kanë?

Probleme për shkaqe gjeologjike kanë ndodhur jo rrallë në objekte inxhinierike, pothuajse në çdo rast ka munguar studimi gjeologo-inxhinierik apo më rrallë herë nuk është marrë në konsiderate nga projektuesit apo investitoret ( studimi është bërë formalisht). Zona ku ne kemi verifikuar më shumë raste rrëshqitjesh janë Elbasani, Librazhdi, Gramshi, Kavaja, Kukësi, por ka mjaft dhe në Patos, Lushnje, Krujë, Peshkopi, Pukë etj .

Mund të thoni ju që kjo është një gjendje alarmante?

Nuk mund të thuhet se kjo apo ajo zonë paraqet rrezik dhe duhet vënë alarmi. Kudo ndërtimi i objekteve duhet paraprirë nga studimi gjeologo-inxhinierik i bazamentit ku do ndërtohet. Nëse studimi bëhet nga specialistë të fushës dhe me përgjegjshmëri, nëse ky studim merret në konsideratë nga projektuesit dhe nuk anashkalohet, nuk ka arsye të shqetësohemi. Por ndodh që gjërat nuk rrjedhin kështu… Konstruktorët dhe investitorët ndonjëherë e anashkalojnë studimin gjeologo-inxhinierik apo e kërkojnë formalisht nisur thjeshtë nga interesa të vogla financiare. Them interesa të vogla pasi kostoja e studimit të plotë gjeologo-inxhinierik për një objekt është tepër e ulët, ndërkohë që qytetarët e dinë fare mirë çmimin për një metër katror ndërtim. Besoj se një përqindje shumë e ulët në kosto, për të rritur sigurinë e objektit nuk duhet të neglizhohet. Investitorët dhe konstruktorët i kushtojnë mjaft rëndësi pjesës së konstruksionit dhe jo po të njëjtën rëndësi bazamentit ku mbështetet ky konstruksion, ndërkohë që mjaft qartë dihet se, pikërisht bashkëveprimi bazament konstruksion përcakton së pari sigurinë e objektit.

Është sistemi i mirëmbajtjes së tokës, një problem? Gjithmonë e më shumë mungon kujdesi, kanalizimet…

Është për tu theksuar që në komunat Synej e Kryevidh në Kavajë dhe Ballagat në Lushnjë kanë ndodhur rrëshqitje masive ku një pjesë e madhe e objekteve të prekura kanë qenë objekte të reja, të ndërtuara pa studime gjeologjike. Vihet re dhe përbën alarm fakti që mirëmbajtja e tokës ku në vendosim objektet tona mungon. Nuk ekzistojnë më kanalet e ujërave të larta, sistemet e kullimit e të drenazhimit ose dhe ku ekzistojnë nuk mirëmbahen. Prania e ujit dhe luhatja e nivelit të tij, përbëjnë një nga elementët që ndikon negativisht në gjendjen fizike të tokës si bazament ndërtimi, sidomos në zona kodrinore, ku shpesh luan rol parësor aktiv në aktivizimin e fenomeneve të rrëshqitjes.

Po për Tiranën, për ndërtimet e shumta që janë bërë çfarë mund të na thoni, ka Tirana zona problematike, cilat janë ato?

Rreziku nuk ka lidhje direkte me faktin se ndërtimet janë të shumta apo jo, por me kushtet si ndërtohet. P.sh. Në zonat kodrinore rreth Tiranës apo në sheshe ndërtimi që kanë përkuar pikërisht mbi ish shtratin e vjetër të lumenjve apo përrenjve, ndërtimi pa studim gjeologo-inxhinierik mund të ketë “risk të lartë”.

Në rastin e parë objektet mund të iniciojnë rrëshqitje apo të bëhen pre e rrëshqitjeve, kur nuk shoqërohen me masa mbrojtëse inxhinierike. Në rastin e dytë karakteristikat fiziko-mekanike të bazamentit janë të dobëta dhe moskryerja e studimit për verifikimin e gjendjes apo mosmarrja në konsiderate e rekomandimeve të specialistëve mund të jenë fatale për objektin.

Vera apo dimri, apo shirat e shumta i nxjerrin në pah këto probleme? Cilat zona rrezikojnë?

Prania e lartë e ujërave, sidomos në zonat kodrinore, me formacione gjeologjike shtresore dhe jo njëlloj të përshkueshme nga uji janë më të predispozuara për zhvillim fenomenesh gjeodinamike në periudha reshjesh të dendura, por për objekte të vendosura në terrene dhe pse të sheshta, por me depozitime të dobëta, nëse nuk janë studiuar, nuk janë parashikuar gjatë llogaritjeve të themeleve karakteristikat e tyre të dobëta, pavarësisht nga stina, sjellin probleme si çedimet, deformimet etj. deri shkatërrim të objekteve.

Nuk ka zona që rrezikojnë në aspektin gjeologo–inxhinierik nëse në to objektet janë ndërtuar në kushte të njohura gjeologo–inxhinierike, pra me studime përkatëse dhe janë marrë në konsideratë rekomandimet e specialistëve për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen bazamentit.

Përmbytjet në Shkodër, u ndërtua mbi pranë lumenjve

Nga informacionet që kanë specialistët zona e Shkodrës, që përmbytet shpeshherë ka qenë pjesë e parashikuar në projektet e kaskadës së Drinit, si zonë me potencial përmbytjeje në rast reshjesh dhe prurjesh të mëdha mbi nivelet e kapacitetit mbajtës të kaskadës. Zona ka qenë e shfrytëzuar vetëm për qëllime bujqësore për të minimizuar dëmin në rast se ndodhte përmbytja. Kjo zonë tashmë është maksimalisht e shfrytëzuar për banim, pra është ndërtuar në mes të rrezikut, duke mos respektuar as traditën e mençur popullore për të ndërtuar në kodra dhe jo në fusha pranë lumenjve që shpesh vërshojnë e përmbysin gjithçka. Përveç që është ndërtuar në ato fusha, është ndërtuar mbi veprat hidroteknike (kanale kullimi, drenazhe, hidrovore), janë dëmtuar me papërgjegjshmëri totale, ndërkohë ato do shërbenin që të mbanin nën kontroll apo shkarkonin ujerat në rastet e përmbytjeve.

Zgjidhja, ja propozimet e specialistëve

Sipas specialistëve, pika më e rëndësishme është përgjegjshmëria profesionale e personave të liçensuar për studimet e ndërtimit, duke mos pranuar bërjen e studimeve formale dhe duke mos u angazhuar në këto studime, kur nuk janë profesioniste të kësaj fushe. Gjithashtu kërkohet rritje e përgjegjshmërisë së investitorëve dhe konstruktorëve për të mos kërkuar formalitete në këto studime, por të kërkohen studime të plota, që do merren në konsideratë gjatë projektit, dhe të kërkohen vetëm nga specialiste të fushës. Një hap tjetër është rritja e kontrollit të studimeve nga organet kompetente, ku do përfshihen specialiste gjeologe të gjeologjisë inxhinierike, jo çdo gjeolog pavarësisht specialitetit e përvojës, gjithashtu dhe rritja e kërkesave për liçensimin e individëve. Ndërtimi i objekteve pa studim mund të sjellë rrezik për vetë objektin, por mund të bëhet rrezik dhe për objektet e tjera pranë. Siç ndodhi me rrëzimin e një pallati në Gjirokastër, rrëzimin e disa banesave në Synej të Kavajës brenda një nate, e shumë banesa të rrezikuara, të dëmtuara e të shkatërruara në komuna të ndryshme, pa përmendur hektarë të tërë tokë bujqësore të shkatërruar bashkë me ato banesa.

Shtëpia, qytetarët të informohen për studimin e ndërtimit

Qytetarët që duan të ndërtojnë gjithmonë duhet të kërkojnë konsultim me specialistin, i cili pasi të njihet me sheshin ku do ndërtohet do të rekomandojë studimin që duhet kryer në varësi të llojit dhe madhësisë së objektit.  Të mos hezitojnë të kryejnë studimin pasi mund të ndodhë një fenomen negativ dhe investimi të dëmtohet, apo më keq akoma të shkatërrohet. Shpesh, në disa objekte, kur kanë filluar të dëmtohen, ndërhyjnë me idenë për t’i mbrojtur, por në të vërtetë i përkeqësojnë kushtet. Që të mos shpenzojnë më vonë shumë më tepër, për të arnuar objektet e tyre, të kërkojnë mendimin e specialistëve për të ndërtuar të sigurtë. Mund të mos jetë e thjeshtë, por nuk është as e pamundur për tu informuar nëse studimi është kryer i plotë dhe nga specialistë apo është thjesht formal. Paguhen shumë para dhe është e drejtë e tyre të kërkojnë që një pjesë e këtyre  parave të shpenzohen për sigurinë e banesave të tyre. Objektet kanë rrezikun nga bazamentet dhe konstruksioni, në rast të shkatërrimit të tyre pësojnë jo vetëm studiuesi e projektuesi por e gjithë shoqëria, prandaj duhet të jetë përgjegjësi e gjithë shoqërisë që të rriten kërkesat në këtë drejtim. Për investime tepër të vogla mendohemi shumë më tepër dhe kërkojmë kushtet më të mira; le të kërkojmë maksimumin e sigurisë për objektet ku do jetojmë e punojmë.

Pse është i nevojshëm studimi gjeologo-inxhinierik?

Gjeologjia inxhinierike e studion tokën si mjedis ku ndërtohen objekte të ndryshme inxhinierike, si ato social-kulturore, industriale, etj. Në Gjeologjinë Inxhinierike nuk mund të thuhet këtu ndërtohet diku tjetër jo. Parimi themelor është: Kudo mund të ndërtohet, por mënyra si ndërtohet dhe kostoja ndryshon, pasi kushtet fiziko-mekanike të bazamenteve ku ndërtohen objektet ndryshojnë dhe në varësi të tyre ndryshojnë kushtet si duhet ndërtuar, kostot e objekteve, etj. Studimi gjeologo-inxhinierik përcakton pikërisht këto kushte fiziko-mekanike të bazamentit ku do vendoset objekti përkatës.

Dimri problematik

Problemet më të rënda për sa i përket relievit të tokës dhe përmbytjes, territorit të Shqipërisë i vijnë në stinën e dimrit. Rasti konkret është ai i Shkodrës, ku banorët e asaj zone kanë ndërtuar në një territor ku potencialisht është më i rrezikuar nga përmbytjet. Pra kemi ndërtuar në mes të rrezikut, duke mos respektuar as traditën e mençur popullore për të ndërtuar në kodra dhe jo në fushat pranë lumenjve që shpesh vërshojnë e përmbysin gjithçka. Një tjetër problem madhor është mungesa e mirëmbajtjes së tokës dhe mospasja e një sistemi kanalizimesh, ndërsa ato që kanë qenë para viteteve ‘90 kanë dalë jashtë përdorimit nga dora e njeriut.

Galeritë e minierës, Bulqiza si kulluese makaronash

Një qytet si Bulqiza është shndërruar në kryeqendër minierash. Prej vitesh aty vetëm gërmohet për të nxjerrë prej andej mineralin e kromit. Madje është gërmuar aq shumë sa specialistët pranë Shërbimit Gjeologjik tregojnë se po vendosësh pak imagjinatën në punë e ta shohësh këtë qytet nga poshtë të ngjan si kulluese makaronash dhe për ta është e habitshme se si ai qytet gjendet ende në këmbë. Sipas përllogaritjeve, në nëntokën e saj gjenden ende 30 milionë tonë rezervë krom, i cili me tregun e sotëm kap një vlerë prej 6 miliardë dollarësh. E kjo është arsyeja që në atë vend ka vazhdimisht greva, minatorë të vdekur, dhe dëshirë të madhe për ta “gërmuar” të gjithën.

8 Komente

Ku eshte shteti ne kete rast...? Neoliberalizmi, po na ha koken.....po t'ja lesh te tera tregut, detyrimisht, kjo do te ngjase......eeeh, roli i shtetit......

Funksiono edhe ketu tregu. Do shpi me te lire buze lumit? Bujrum, ama vere ne hesap qe do shtrydhesh sfungjerin e shtratit te pakten dy here ne vit. Ose llogarit qe ekziston probabiliteti qe nje here ne 5 vite do te permbytet shpia teresisht.

C'e do shtetin a derbardhe?!?! Zoti i do budallenjta, ndaj jane kaq te shumte ne numer. Sa te kesh ca te tille ne pallat, mos e vrit mendjen, se i ke si police sigurimi smiley

Ka qene ca institute  te specializuara dikur, qe i paraprinin problemeve te vendit, mirpo sot ato ose nuk jane ose jane por  nuk kane ndonje proritet, nuk pyeten.

Disa Institute te specializuar:

Instituti i Ndertimeve dhe Projekteve /1,2,3,4/

Instituti i Studimeve Sizmike,

Istituti i Gjeologjise,Gjeodesize dhe Minierave.

 Instituti i Ushqimores, Laboratori.

Instituti i Metrologjise,

Instituti i Topografise,

Instituti i Pyjores /Pyjorja/, Instituti i Veterinarise, Instituti Buqsor, etj..

Nuk e di sa jane gjalle nga keto qe permenda..

Njerzit qe punonin ne keto institute ishin specialist, teknokrate te shkolluar, te zote te afte profesionalisht te cilet punon per Shtetin,( Ssmileyhteti te shtypte koken) dhe ne ate kohe nuk kishte probleme, sic ka sot, si fjala vjen:

-rrezimi i pallateve, ose ndertimi i tyre pa kritere,

-ndertime paleje,

-punime paleje,

-permbytje tokash,

-uje te pijshem, te ndotur

-nderpreje uji,

-nderprerje te elektricitetit,

-prerje pylli te pa imagjinueshem,

shfrytzime te paligjshme te pyejeve,te lumenjeve,

-plera,

-ndotje uji..

shteti te "merte shpirtin" smiley

SOT;

Ligji përcakton që për marrjen e lejeve të ndërtimit, pjesë e dokumentacionit duhet të jetë dhe studimi gjeologo–inxhinierik, por ka raste kur ky studim është thjesht formal, dhe kjo ndodh dhe për arsyen se personeli i ngarkuar për ta kontrolluar këtë studim

nuk është i fushës përkatëse.

smiley

Ka sheshe me bazament më të përshtatshëm dhe me pak të përshtatshëm për ndërtim, në kuptimin që në disa raste karakteristikat fiziko-mekanike të bazamentit janë më të favorshme për ndërtim dhe kërkojnë kosto më të ulëta, por ka raste kur karakteristikat fiziko-mekanike janë më të disfavorshme dhe për të njëjtin tip objekti, para se të ndërtohet kërkohet domosdoshmërisht marrja e masave inxhinierike për përmirësimin e kushteve, gjë që drejtpërdrejt rrit koston e objektit.

Por ka ndonjë rast kur studimi gjeologo-inxhinierik bëhet formal, pa punime dhe jo nga specialiste të fushës përkatëse, ose nuk merret në konsideratë nga projektuesit. Në këto raste siguria e objektit mbetet ne ”dorë të fatit”.

smiley

Konstruktorët dhe investitorët ndonjëherë e anashkalojnë studimin gjeologo-inxhinierik apo e kërkojnë formalisht nisur thjeshtë nga interesa të vogla financiare.

smiley..smiley

 

 

Zoti (nese ai ekziston) I ruan budallenjte dhe femijet.nje termed I permasave biblike do te ndodhe ne shqiperi.nuk eshte ceshtje se nese do te ndodhe po kur do te ndodhe.Termeti do te tregoje sa te forta jane pallatet e ndertuara bythe mbe bythe.

Ravi?

Tre termete vijne ne mend nga vitet e fundit. Ai i Haitit, i Kilit, dhe i Japonise.
Shqiperia nga nje termet mbi 7 balle do kthehej ne Haiti! Tirana do sheshohej...

Jemi shume mbrapa Kilit dhe Japonise. E mbylli sula halen per reaktor berthamor? Edhe ate kemi mangut ne, kur Japonia nuk i bon dot derman...

Ndertimi i nje reaktori berthamor ne nje zone me aktivitet te larte sizmik si ajo e shkodres ishte nje ide gjeniale e kryeministrit tone.tani ai do te ndertoje 300 hidrocentrale.nese behet me te vertete do te thote qe te mos derdhet asnje aluvion ne det dhe berati e elbasani pas disa dekadash do te behen qytetete bregdetare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).