Varfëria i ka lënë tri vajza të një familje në fshatin Petovë të Fierit me prapambetje mendore dhe pa shkollë. Nëna e fëmijëve thotë se disa herë ka tentuar t’i jape fund jetës si e vetmja shpresë për t’i ikur vuajtjeve dhe gjendjes së rëndë.

Pushteti lokal pothuajse e ka harrur këtë familje që jeton në një varfëri të tejskajshme. Banesa brenda dhe jashtë më shumë ngjan si një kasolle e harruar se sa një shtëpi banimi.

Familja e Tuni Ujanikut jeton në Petovë, rreth 6  kilometra larg qytetit të Fierit. Familja e tyre përbëhet nga pesë anëtarë, bashkëshortët Ujaniku dhe tre fëmijët, tre vajza të sëmura mendore.

Kushtet në të cilat jeton kjo familje duken qartë nga shtëpia ku jetojnë: ajo është jashtë të gjithave parametrave për një jetë normale. Brenda ambienteve të saj janë tre dhoma me mure gati në të rrëzuar, pa dyer. Ato ndahen nga njëra-tjetra vetëm me nga një copë rrobë. Krevatet pothuajse në tokë të rrëzuar, ndërsa muret dhe tavani janë të dëmtuara, çatia gati në të rënë.

Mobiliet janë luks i tepruar dhe për to nuk bëhet fjalë fare. Mungon deri edhe të një dollap për të futur bukën ose ushqimet në rast se kanë. Sipas kryefamiljarit Tunit bukën ose ndonjë ushqim i varin me çengelë në trarët tavanit, të cilat edhe ato janë të kalbura. Shumëkujt që do ta vizitonte këtë shtëpi me të drejtë do t’i lindte pyetja: si ka mundësi në këtë shekull të 21 të jetohet në këto kushte?

Dhe rruga për të jetuar dhe mbajtur gjallë familjen është marrja e ushqimeve me listë me premtimin për shitësin se lekët do t'ia shlyejne të gjitha, por kur do të vije ajo ditë. Ato pak lekë që marrin nga fëmijët nuk u dalin. Lista zgjatet pa mbarim dhe shitësi ua kanë prerë këtë burim.

Bashkëshortja e tij Maria thotë se flenë me frikën e shembjes së shtëpisë, por jo vetëm kaq. Minjtë bredhin si të tërbuar në gjithë ambientet e banesës. Nuk gjejnë ushqim, ndërsa një mace që kanë qëndron jashtë nën rrezet e diellit e kënaqur se ka ç'të haje. Plaku shton me të qeshur se vetëm maçoku ushqehet ne familje, pasi pjesa tjetër më shumë fle me barkun bosh.
“Jemi në dorë të zotit pasi shteti na ka harruar” shprehet ai. “Vajzat janë të mëdha dhe kërkojnë përkujdesje pasi kanë probleme shëndetësore  Jam bërë të pi helm kur kujtoj sesi fëmijët një ditë do të rrinë pa ne, ku do të shkojnë, kush do të kujdeset për to pas vdekjes sonë?” shprehet Maria, nëna e vajzave me lot në sy.

“Ne kushte kaq të rënda është e pamundur të jetohet”, shprehet Kristaq Ujaniku, një i afërm e familjes. “Ju e shikoni vete se si jetojnë dhe ku banojnë. Megjithëse kanë kërkuar ndihmë nga komuna, askush nuk u ka kushtuar vëmendje." Bashkëshortët e kësaj familjeje kërkojnë ndihmë nga shteti, për të siguruar kushtet minimale të jetesës pak bukë dhe një shtëpi. Dimri ka ardhur dhe ata e ndjejnë të ftohtit, erën apo shiun që hyn nga çdo cep i dhomave të kësaj kasolleje. Vajzat, Lefteri 20 vjeç, Albiona 25 dhe Elvira 18, edhe pse janë të rritura, nuk kanë të drejtë të  gëzojnë  si gjithë moshataret e tyre.

Nuk janë si të tjerat për faktin se janë dyfish fatkeqe: janë të sëmura mendore dhe nga ana tjetër nuk mund të kuptojnë se vuajnë për të patur diçka për të ngrënë në tavolinë. Dhe sa kohe do të vazhdojë kjo gjendje nuk dihet… ndoshta deri sa familjarët të japin frymën e fundit nga uria ose …

8 Komente

Jete mizerie.smiley

Pavaresisht ketij realiteti ,ne propagandojme me euforizem se e meritojme t'i bashkangjitemi BE .Pse jo xhanem ?

Tani, me te drejte do thoshte nje nga ata "demokratet",qe varferi te tille gjen dhe ne vendet e BE-se.smiley

Po pra Demonokratet po shpalosin platformen e tyre te re "Shqiperi e Plehrave" Superfuqi Plehrash"...Do ta kthejme vendin ne nje prig masiv plehrash dhe cdokush shqiptar te filloje punen dhe te grumbulloje ato produkte qe i duhen

Plehrat tregojne konsum,konsumi bollek dhe bolleku mireqenie.smiley

+1

Sa familje ka keshtu ne Shqiperi, plot. Keta rregullohen vetem duke hapur fronte pune, por kush ti hapi. 

Kush ti hapi?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).