Këshilltaret socialiste në Këshillin Bashkiak thonë se do t'i shkojnë deri në fund, asaj që ata e quajnë mashtrim të radhës të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha me hipotekimin e pallateve.

Ne nje leter drejtuar bashkise kerkohet  venia ne dispozicion e listes me 124 objekte per te cilet kryetari Lulzim Basha tha se i kishte pajisur me leje shfrytezimi. Ne te njejten kohe kerkohet numri i vendimit te KRRT-së dhe data perkatese e lejeve te ndertimit per keto subjekte, kopje te akteve te lejeve te shfrytezimit  si dhe numrin e protokollit dales te bashkise per lejet e shfyrtezimit dhe numrin e protokollit hyres te dosjeve perkatese ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme per secilin nga subjektet.

Gjithashtu kerkohet lista  me emrat e subjekteve te cilet sipas tyre zoti Basha ka favorizuar duke u dhene leje shfrytezimi,te cilen sipas Bashes nuk e kishin marre deri me tani, pasi ishin mbajtur peng nga administrata e meparshme. 

Per te gjitha keto ne leter i kerkohet zotit Basha qe te jape sqarime para keshilltareve ne mbledhjen e radhes ne keshillin bashkiak.

Pas padise se keshilltareve socialiste ne prokurori, per shkelje proceduriale me fillimin punimet ne sheshin "Skenderbej", ku zbatohet nje projekt i ri duke permbysur ate ekzistues dhe ku nder te tjera llogaritet te shkojne dem rreth 5 million euro, mesohet se ne mbledhjen e radhes se Keshillit Bashkiak eshte vene ne rend te dites miratimi i nje vendimi qe lejon keto punime, ne nje kohe kur keto punime tashme jane duke perfunduar.

PS: Mashtrim me hipotekat

Këshilltarët socialistë përgënjeshtrojnë deklaratën publike të kryetarit të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, se stafi i tij ka dhënë leje shfrytëzimi për 124 objekte, të cilat së shpejti do të marrin dhe hipotekat, duke përmbushur kështu premtimin elektoral të zotit Basha.  

Sipas tyre nuk ka asnje leje shfrytezimi te dhene nga administrata e re, pasi te 124 objektet ishin pajisur nga administrata Rama me leje shfrytezimi, nderkohe qe kane qene ne pritje te hipotekimit ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme.

"Eshtë një mashtrim i madh publik, i cili është vërtetuar nga ne pasi disponojmë të gjitha dokumentat dhe faktet, që të gjitha objektet që deklaroi kryetari i emëruar e kanë marrë lejen e shfrytëzimit nga administrata e zotit Rama dhe këtë e provon në letrën e tij që i drejton kryeregjistruesit të Shqipërisë, Lulzim Basha, ku i kërkon cilat nga objektet kanë marrë hipotekë që janë cuar nga bashkia e Tiranës në leje shfrytëzimi. Le të dalë ky kryetar bashkie dhe t'i thotë qytetarëve të Tiranës, një objekt, vetëm një, nga ato që ai i thotë që nuk kanë marrë lejen e shfrytëzimit. Le t'u bëjë publike listen e objekteve që ka pajisur me leje shfrytëzimi dhe t'u tregojë qytetarëve, se cili është mashtrimi i tij i madh, pasi ne disponojmë gjithashtu dhe të gjitha numrat e protokollit të korrespondencës së bashkisë së Tiranës, drejtuar hipotekës ne lidhje me të gjitha objektet që janë cuar me leje shfrytëzimi të pajisura nga administrata Rama", tha kryetari i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi. 

 

14 Komente

Dhe kur e thone keta,i shkojne me gjithe men deri ne fund.

brad, mu me shum se aftesia e scjalistave me i shku gjonave deri ne fund, me intereson me dit qe a jon te verteta ato qe shkruhen aty? te pys meqe informacionin nga ty e di qe do e mor sagllom. Pra a qendrojn ato qe thuhen, apo ia fusin kot thuj...

Ca te ben te besosh qe informacioni i Bradit eshte sagllam?

Po mire une per dy jave do marr tapine e pallatit dhe letrat i kam hedhur tani, si do thone keta qe ma ka dhene administrata e Rames? Po ikni ore na lini rehat, ne duam tapine se ca llomotisni ju apo pala tjeter s'duam ta dime hic.. Me jepni tapine qe te shes pallatin ate beni.. smiley

Po u bone ti mi laluce me pas pallat ne Tirane?! smiley

Pse Olso s'ta mbush syrin ty une hic?. smiley

Ma mush ma mush syrin! E bukur, e pasur, pakez topolake... e c'te doje i ziu njeri me teper se kaq?! smiley

smiley S'kam faj une joo, faj ke ti qe me ke pare me syze smiley

Ore, qe je topolake, s'e lu as Topi! smiley

Une Bamirit i besoj.. smiley

Talluni ,ju talluni ,por po  i dalin lakrat dhe Lulit te vocer.smiley

Nuk te lene lepurushat.smiley

Keta kan lujt mendesh ose tallem me ket popull. Po nuk zute mend ore depseza se kanakari eshte i padenueshem? A u denua kur vodhi miliona euro nga rruga e kombit? - Jo! Po kur vrau 4 njerez ne bulevard? - Jo
Po si mund te paditet pushtuesi ore aman, ju qofshi! Opozite parazite qe pret me nge kur pushtuesi te largohet vete.

 

 Basha tha qe po, kerkesen per tapite e kishte bere PS, por hipoteka (e drejtuar nga PD) e kishte bllokuar, dhe per kete fajin e ka PS qe nuk shkon mire me PD.Tani qe erdhi Basha, hipoteka e PDs i zhbllokoi, dhe eshte merite e Bashes. E di Basha qe ka popull budalla, prandaj ben levizje te tilla, dhe s'i del kurre huq. 

 Kryetari i bashkisë se Tiranës, Lulzim Basha pranon se dosjet me 124 leje shfrytëzimi, të cilave do t'u jepet dokumenti i hipotekimit ishin firmosur nga ish-kryetari i Bashkisë Edi Rama, por që kishin mbetur ne Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.  Fazës që i referoheni ka të bëjë me leje shfrytëzimi të vjetra, që kanë mbetur peng i moskomunikimit, i mosbashkëpunimit mes bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera", tha Basha.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=222263   

 "I lumte pushka",thoshin qemoti.smiley

Po na del qe Basha ,jo se kishte program te tijen ,por po zhbllokon-zbaton, ato qe i kish bllokuar Berisha ,Rames.smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).