Në Vermicë u zhvillua ceremonia e përurimit të 38 kilometrave të para të autostradës, Vermicë-Merdarë, me pjesëmarrjen e presidentes Jahjaga, kryeministrit Thaçi, shefit të qeverisë shqiptare Berisha, kongresmenit amerikan Eliot Engel dhe ambasadorit Dell

THAÇI: RRUGA THYEN BARRIERAT E SË KALUARËS 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se ndërtimi i autostradës është një investim strategjik për zhvillimin e Kosovës. Thaçi theksoi se “projekti për ndërtimin e autostradës ndan epokat, është projekti i shekullit të ri, të lirisë, pavarësisë dhe integrimit. Ky projekt hap kufijtë dhe i demokratizon ata". Thaçi e cilësoi autostradën “Ibrahim Rugova” si projektin më të madh dhe më modern në historinë e vendit. Sipas tij, Rruga e Kombit është civilizim dhe emancipim që ndan botën e re nga e vjetra.

"Ka kaluar një dekadë që kur kemi kaluar mbi tela me gjemba e kufij të ndarë dhe për këtë ditë që shohim sot është bërë luftë e gjatë, por sot ëndrra po bëhet realitet. Kjo është autostrada e jetës së re dhe e qytetarëve që hap kufijtë dhe thyhen barrierat e së shkuarës, duke hapur një horizont më shumë për qytetarët”, u shpreh Thaçi.

BERISHA: RRUGA, NJË AGIM I RI PËR KOSOVËN

Kryeministri Berisha e cilësoi “Rrugën e Kombit” si një agim të ri politik, ekonomik dhe social për Kosovën. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në ceremoninë e përurimit të autostradës, Berisha theksoi se rruga mundëson bashkimin e shqiptarëve më shumë se kurrë. 

“Kosova në më pak se 3 vjet i dhuron qytetarëve te saj, kombit, rajonit dhe Europës një kryevepër të punëve publike. Kjo është një rrugë me domethënie të madhe për shqiptarët. Përmes kësaj rrugë, Kosova kontribuon për paqen stabilitetin dhe integritetin rajonal”, u shpreh Berisha. Duke e quajtur autostradën si një dhomë të së ardhmes së Kosovës, Kryeministri Berisha u shpreh se, "Kjo është rruga me të cilën Kosova kontribuon  investon për të ardhmen e shkëlqyer europiane të qytetarëve të saj. Është rruga e zhvillimit të shpejtë, e fluskit të pashtershëm të energjisë së tregut të saj drej perëndimit. Është rruga e sigurisë më të madhe të udhëtimit të qytetarëve të saj".

JAHJAGA: NJË ËNDËRR, REALITET

Presidentja kosovare Atifete Jahjaga deklaroi se “rruga e kombit” është një ëndërr që bëhet realitet. Sipas Jahjagës, Kosova dhe Shqipëria po shkurtojnë distancat.

“Kjo rrugë është në funksion të ndërlidhjes së popujve dhe shteteve. Është lidhja jonë me korridoret e rëndësishme europiane. Politikat e koordinuara do të na bëjnë anëtarë të lrie e të barabartë të Bashkimit Europian”,- theksoi Jahjaga. Presidentja kosovare nenvizoi se “Rruga e Kombit” po realizohet me mjetet e buxhetit, çka dëshmon përkushtimin e institucioneve në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit. 

“RRUGA E KOMBIT”

Autostrada kosovare, e cila me propozimin e qeverisë ka marrë emrin e ish-presidentit “Ibrahim Rugova”, sipas projektit do kalojë gjithë vendin, nga Vërmica në kufirin me Shqipërinë në Merdar – kufiri me Serbinë, në vazhdimin e Rrugës së Kombit nga Durrësi në Morinë.

Ndërtimi i 38 kilometrave të parë të autostradës Morinë-Merdar ka kushtuar 330 milionë euro. Ndërkohë në buxhetin e Kosovës për vitin 2012 janë paraparë rreth 300 milionë euro, për ndërtimin e autostradës.

Kjo pjesë e autostradës fillimisht do të jetë pa pagesë, por pas ndërtimit komplet të saj, do të vendosen edhe tarifat, në përputhje me përvojat e vendeve tjera. 

50 Komente

Urime, kjo eshte "RRUGA E KOMBIT"

Per 38 km rruge(dhe ate ne titerr te rrafshit) 330 milione euro,apo me mire ,rreth gjysem miliarde dollare!Pse c'nderohet emri i Rugoves kur autoudha mund te pagezohej me emrin "Gambino Family"?
Megjithate,duhet shikuar aspektin pozitiv dhe perfitimin e kosovarit:tash,per vetem dy ore mund te shkojme ne Panairin e Librit dhe te kenaqemi me qebaba dhe turbofolk serb.

smiley

 

Ju ka zane keq virusi nihilist e baltoses i opozites se Rames edhe ju "opozites" se Kosoves. Vetem pse kjo autostrade ndertohet kur ne pushtet eshte nje parti tjeter nga ajo qe perkrahni ju, nuk do te thote qe te bejme me lloc kete veper te madhe qe praktikisht bashkon Shqiperine me Kosoven dhe i jep nje te shtyre te mire ekonomise se ketyre dy vendeve. Virusi te beje punen e tij por edhe ju duhet te beni punen tuaj e te vaksionoheni per te mos dale ashiqare si njerez klanesh e jo kombi. Nese ka vjedhje ose shperdorime ti hetoje drejtesia, ajo kosovare apo e EULEX-it, por mua si qytetar me intereson rruga.

Juven,une e kuptoj interesin tend dhe interesin tim si qytetar te thjeshte,mirpo nese interesi i individit shkon para interesit shteteror, atehere zakonisht ndodhin situata te ngjajshme me ato te Greqise.Kosova ka nevoje jetesore per nje hekurudhe me Shengjinin,ndersa autoudha eshte thjesht nje luks dhe mundesi e shperlarjes se parase.
Sa i perket pozites dhe opozites,qofshin ato ne AL apo ne KS,dua te te garantoj se ato nuk ndahen ne te majta apo te djathta,por ne nje ndarje tjeter,nje ndarje e jone dhe shume autentike:te gdhendur dhe te pagdhendur.
P.S.
Nje gjysem miliarde kokrrash per vetem 38 km rruge duhet te jete nje perdhunim i intelektit per secilin individ qe IQ-ne e tij nuk e mate me shkalle te Richterit

Me bene syte apo shkruajte hekurudhe? Domethene ti ankohesh per parate qe jane hedhur tek kjo rruge, dhe dakord jame me ankimin, por hekurudhe?

Kaq shume eksporte ka ajo Kosove sa qe maunet do mbysyn rrugen Durres-Prishtine, dhe keshtu na duhet te shpenzojme akoma me shume para per te care malet me nje hekurudhe? Mos valle ta kthejme dhe Shengjinin ne nje port gjigand per eksportet e Kosoves, se Durresi nuk arrin. Dhe mos harro, hekurudha eshte me e shtrenjte se rruga, se trenit nuk i pelqen te beje aq shume kthesa sa i pelqen makines...

E shoh se nuk e ke haberin per çka flet ,prandaj po te jap disa shifra konkrete:
Hekurudha Madrid-Albacete,a ndertuar ne vitin 2010,e gjate 304 km,e tipit "high speed line" me gjithe infrastrukturen perkatese te nje hekurudhe supermoderne(elektrifikimi,stacionet, etj) kishte nje kosto ndertimi prej 9,57 mil. dollare per km.
Hekurudha supermoderne Yichang-Wanzhou,e ndertuar ne vitin 2011,e gjate 377 km, prej te cilave 278 km ishin tunele ,ura dhe viadukte,kishte nje kosto ndertimi prej 9,1 mil. dollare per km.
Tash,futja kalemit dhe beje hesapin e autoudhes "Gambino Family".Poashtu llogarite sa maune nevoiten per te transportuar 10 mije ton( xehe psh.),nje peshe normale kjo per nje kompozicion serioz vagonash.
Kape -kah ta kapesh,nuk merr boje kjo pune.Natyrisht, nuk e kam fjalen per daden e Kosoves qe i ofrohet mundesia te flladis kulet neper plazhe te Durresit,dhe as per kat'nareshat e Shqiperise te cilat mendojne se duhen kepuce me take te larta per te frekuentuar resortet e skijimit te Kosoves.Dynjaja eshte e tyre.

Keshille miqesore nga ana ime tani. New York ka disa kulla te larta dhe nje metro gjigande me mbi 20 linja. Shanghai ka te njejten gje. Kjo nuk do thote qe keto gjera do ti kete dhe Tirana apo Prishtina. Prandaj, kur me sjelle shembullin e Madridit, me nje popullsi metropolitane me te madhe se shqiperia dhe kosova bashke, atehere habitem akoma me shume. Kur me sjelle Kinen, c'mendem fare. Te kishe sjelle Bosnjen apo dhe Hungarine, hajde de, por Kinen dhe Spanjen?!

Por une thjeshte them, pse te mos presim njehere te mbushet kjo rruge me maune, se nga c'kam degjuar eshte akoma bosh, dhe pastaj te cajme malet me hekurudha dhe me porte te reja ne Shengjin.

Nuk di ne ka njeri qe s'i intereson rruga ne pergjithesi.

Ne vecanti urojme per shqiptaret e Kosoves qe mos t'u shkoje metri sa na shkoi nga krahu ketej.  

Nuk di ne ka njeri qe s'i intereson rruga ne pergjithesi.

I vetmi qe nuk e ka vizituar ke rruge asnjehere, por vetem balte, mbi te ka hedhe, eshte E Rama.

na jep ndonje reference se cfare balte ka hedhur apo thuj shaj shaj se dicka mbetet. Hajde keric hajde, mbas babait vete gjithmone.

Aman te lutem, kur ben kshu vargjesh, mos m'u drejto mua.  Shkruaje koment me vete a si te duash ti, se s'e perballoj dot emocionin e te qenit pikenisje. 

Flm paraprakisht smiley

vargje?!

Në Vermicë u zhvillua ceremonia e përurimit të 38 kilometrave të para të autostradës, Vermicë-Merdarë,

Dini gje sa perurime do kete kjo autostrade?smiley

Gersheret e saliut nuk bejne dot pushim sa te mbaroje rruga e gjitha?smiley

Urime Shqipetareve te dy aneve te kufirt Shqiptaro Shqiptar.
Por problemi qe kam une me kete urim eshte se duke bere kete urim i vihet vula/justifikimi vjedhjeve.
Fatkeqesia jone eshte se politikanet e qeveritaret, burokratet zyrtare dhe pasunaret shqiptare nuk jane shqiptare. ata jane antishqiptare.
Te fshehesh vjedhjet me parullen e kombit eshte krim me i rende se vete tradhetia kombetare.

Te vjedhesh nga nje veper kombetare sic eshte kjo rruge, eshte tradheti ndaj kombit. Mirpo te vjedhesh dhe ta fshehesh vjedhjen me qellimin kombetar eshte me keq se tradheti ndaj kombit.

Ne se je tradhetar i kombit te ben te dallushem, ta fshehesh tradhetine nepermjet veprave kombetare eshte krim me i rende se tradhetia kombetare se je nje tradhetar i fshehur ne petkun e patriotit

Duke vjedhur nga nje veper kombetare demi qe i behet kombit eshte me i madhe se e mira qe i behet kombit nga kjo veper. Rruga komebtare vertet do te lidhe dy anet e copezuara te kombit tone por ne kendveshtrim me te madhe do ta demtoj kombin se tasheme cdo veper komebtare do te shihet si vjedhje dhe cod vjedhje do te quhet e ligjeruar. Dhe per mua te vjedhesh populln eshte tradheti kombetare
Ndaj une kam dilemen nese duhet urruar ky hap ne te miren e kombit apo thjesht heshtur.

po kush ja jep te drejten serbeve per panairin?di gje njeri ?se edhe industrine madheshtore te plehrave serbeve jua ka dhene miku i fazllicit.ndoshta serbeve u ka ngelur hatri se rrugen tirane-elbasan esati jua dha grekeve.nuk e kritikon dot per neglizhence ndaj njerezve te gruas te pakten

Shume shqiptare bejne ndertuesin avokantin dhe llogaritarin,policin dhe prokurorin ,pavaresisht se mund te mos kene punoar apo lexuar anje rresht.Ka ca pastaj qe bejne copy paste te copave te raporeve qe ju interesojne dhe great u zgjidh puna.Thaci eshte hajdut me cizme!!!Po amerikanet qe e keshillojne nuk jane hajdute,se nuk jane shqiptare...
Pasi bene keto profesione tek Ruga e kombit ne Albani,tani po vazhdojne dhe profesionin e tyre ne Kosove ku ka EULEX dhe dhjetra sy dhe veshe qe shikojne dhe qe deri tani nuk kane konstatuar shkelje.
Nese shikoni dhe cmimet e ndertimeve te atuostradave ne Perendim aq kushtojne,por po te ishte bere e njejta gje ne Itali apo SHBA shqiptaret do te thoshin qe nuk ka vjedhje.
Thjesht se behet ne Shqiperi apo Kosove detyrimisht do te kete vjedhje,pavaresisht se ne Kosove gjithe te huajt nuk kane thene kete gje.
Pastaj se ku futet ne diksutim nje panair libri me ca qofte serbe,qe se clidhje ka me autostraden vetem komentuesit e dine.
Urime per Rrugen e Kombit vellezer nga Kosova!
Mos degjoni kasandrat se ato ate pune kane.Jeni ne rruge te drejte dhe me behet qefi qe shtetin po e ndertoni me mire se ne ne Shqiperi...

kurse ti ben vecse avokatin...e berishes..., se kshu punon ne faktori me duket 

Hera e pare dhe e fundit qe bej repilke me ty.
Se pari pa me njohur mos ofendo.Se ku punoj une eshte puna ime dhe nuk ju jap llogari ty,nese ke gje per komentin tim ,rrezoje me fakte dhe jo me sulme dhe fyarje personale.Se keshtu trima pas anonimitetit te gjithe behen.
Por e kam thene dhe ne komente te tjera,kultura e komentuesve ketu ne PPU vertet eshte per te qare hallin.Thjesht nga komentet mund te dallohen fare lehte se sa shkolle kane dhe ku punojne dhe ti po ta them fare mire qe mund te kesh pak shkolle,por je shume mendjemadh dhe arrogant,keshtu qe merre ate diplomen qe ke dhe hidhe ne banjo se nuk ke per te bere para me kete tip qe ke.
Se dyti se ndonjehere qendrimet e mija dhe te partise se Berishes perputhen ,nuk do te thote se jam avokati i tij.

Stavri dy gjera
E para as une qe akuzoj per vjedhje e as ti qe mbron vjedhjen nuk kemi fakte Ne i marim te mireqena ato qe thuhen sipas deshires tone politike. Krim tjeter ky shume me i madh ky se te tradhetosh kombin hapur
Por une do te thoja se nese ato qe thua ti jane te verteta perseri kjo nuk i justifikon politkanet tane. Ne kete rast jane ata qe shpifin per vjedhje kur behet nje fjale per nje ceshtje kaq madhore kombetare
Pra as kjo qe thua ti as ajo qe them une nuk i nxjer pa lagur politikanet tane si TRADHETARE TE KOMBIT

Se dyti Cili eshte justifiki qe sjell ti se meqenese Ameria apo Evropi paskan perkrahur kete apo ate qeveri kjo eshte nje mbrotje se kjo apo ajo qeveri nuk eshte TRADHETARE/HAJDUTE? C'pune ka mbrotja e qeverise me hajdutllekun tone? Per sa kohe keta nuk vjedhiun SHBAne apo Evropin, as SHBA as Evropri nuk mbron qeverine ( kete apo ate) se nuk eshte hajdute.Kjo eshte gjeja ma paradolsale qe lexoj ketu
PS E di qe komenti im mesiper as qe do te bej te te ndryshoj ty mendjen dhe te them te drejten une te shfrytezoj ty qe te pakten mund te ndihmoj disa me mend ne koke , jo mercenare militante si puna tende , te kuptojen ku eshte e keqja jone si komb Ndaj mos prit te te pergjigjem cfardo komenti qe te besh Sinqerisht ti as qe ja vlen te besh debat

Urime per rrugen e re I.Rugova Kosove.

Sec po lexoj qe qenka abuzur me rrugen,rruga shyqyr qe u be se leket do vidheshin gjithsesi,mund te vidheshin dhe te gjitha dhe rruga nuk u bente,pra ta gezojme rrugen.

ka dhe me keq ,ka ,por me mire s'ka anjehere.smiley

Po pra,edhe rruge duan edhe ndershmeri duan,po ku shkojne bashke keto.

Ose si eshte ajo shprehja: mire qe duan p.shalqi por i duan dhe te qeruar (me mire keshtu apo jo venus)

po ti c'ke me rrugen i her? ti termocentral deshe, termocentral more.

Ouuu? po gomat e ML - se ?

un pa hummer s'te menoj dot. psh:

http://3.bp.blogspot.com/-LvwRkd7crWA/TiZ3TtipCPI/AAAAAAAAB_s/_rLrbIHP3nA/s1600/hummer-limousine-3.jpg

Ska lidhje kjo me politike faktet flasin vete.

Ne Shqiperi ka 5 km tunel, ne Kosove jo.

Ne Shqiperi u deshen ura te panumerta, ne Kosove jo.

Ne Shqiperi reliev kerrsh, 1000 m mbi nivel detit, Kosove rrafsh!

Ne Shqiperi punetoret jane pagu paga normale, ne Bechtel Enka ne Kosove ka pagu 1.20 cent oren.

Ne Shqiperi ka pas lloj lloj keqperdorimesh te fondeve per rrugen, po prap cmim te njejte me rrugen e ndershme te Kosoves!?

E te tjera, te tjera te tjera.....

Po hajt urime, vitet e ardhshme hajm asfalt!

Po kjo qenka rruge me buxhet te percaktuar more ( 330 milione euro ).... i paska lene mendja kosovaret.... duan te na fusin ne sherr me Saliun dhe Lulin e vocerr.... sa kushton kilometri ne Kosove dhe sa kushtoi ne Shqiperi ...????

Do kene para te bejne edhe dy 38km e tjera?

I futen kembet Serbet ne Adriatik pa paguar asnje cent nga xhepi i tyre.... Jepu ate qe ju takon, Serbet jane mjeshtra te vertet kur vjen puna per t'ju futur Shiptari sa krahu...

Vrojtim interesant.

Pare ka, se tash Thaqi ka qasje ne fondin e privatizimit edhe e shtjerr per dy vjet pasunine e Kosoves te ndertume me dekada.

Urime edhe juve. Tash ju 10 fishohen eksportet e Serbise.

Mediat sot raportojne per marreveshje te arritur mes Qeverise se Kosoves dhe Serbise per te patrrolluar doganat bashkerisht ne kufi...! E perkthyher ndryshe, Serbet siguruan Veriun dhe kufirin... nese do vij dita qe do ta duan ta bejne ndryshimin e kufijve edhe fizikisht, do ta bejne pa dhene asgje ne kembim.

C'ja ia fut kot dhe ti. C'lidhje ka rruga me serbine?! E cfar pastaj se do e perdore dhe Serbia? Perfituesit me te medhenj jane shqiptaret, si ato te kosoves ashtu dhe ato te shqiperise. Me te njejten llogjike nese dikush te thote ty do te te jap $10 milion vetem me kusht qe $2 milion prej tyre tia japesh nje serbi, ti do ti refuzoje?

Problemi me ket rruge eshte kostoja marramendese. Dhe ne qe u ankuam per vjedhjen qe beri qeveria me rrugen nga ana jone. lol

Po ka lidhje se rruga mbaron / fillon ne kufi me Serbi. Nuk mbaron/fillon ne Prishtine!

Asgje nuk ka se e perdore Serbia, eshte biznes. Jo vetem Serbet qe do ta perdorin por edhe Rumunet me Bullgaret sepse kjo rruge nese nuk behet nje nyje e trafikut te mallrave te evropes qendrore do vdes!Nuk ka problem me kete, vetem kurseni idotsirat e "rruges se kombit" dhe "patriotizmin" kafsherore.. Ktu nuk eshte puna se i jap une pak Serbit qe te fitoj me shume, ktu nese se ke kuptuar ti ende ata fitojne jashtezakonisht shume pa fut doren ne xhep per asnje cent.. perkundrazi kane bere milionat me konratat fantazme, se "patriotet" qe kishin ardhe nga Malesia e Shqiperise per te bertitur per Berishen ne perurim i duan shume firmat serbe me tituj amerikane...

p.s. kjo rruge ka per tu peruar nga Presidenti Serb , kushdo qe mund te jete kur ti vije rradha, dhe do na le gersheret ne dore....

Politike eshte kjo!

Serbia eksporton gati 1 miliarde euro produkte ne Kosove, mirepo rruga nga Nishi deri ne Kufi eshte rruge dhishe. Pse nuk nderton Serbia rruge me te mire?

Qka osht kjo llogjika ti jap 10milion me kusht qe 2 tja japesh njer serbi?

Eshte pikerisht e kunderta. Serbia ti merr ato pare, edhe ti ja qon rrugen deri ne kufi. Se Shteti yt , aka Kosova - Shqiperia eshte eksportuese e PARAVE. Timos ja fut kot.

Braveheart, nuk e kuptove argumentin tim. Eshte e vertete qe serbia do te perfitoje nga rruga. Por rruga u ndertua per ne shqiptaret dhe ne jemi perfituesit me te medhenj. Fakti qe perfiton dhe Serbia, eshte thjesht efekt anesor. 

Sa per ate qe pse rruga e re do te shkoje deri ne kufi, mire eshte qe shkon sepse ne kete menyre serbia do te dale ne adriatik me ane te kesa rruge. Tingellon keq por eshte gje goxha e mire sepse te gjithe komionet qe kalojne neper kosove, paguajne taksa, plus dhe te ardhurat nga shpenzimet ne port.

Per sa i perket faktit qe serbia eksoporton 1 miliard euro produkte ne kosove e kemi fajin vete. Ekonomia jone eshte shume pak e zhvilluar dhe nuk kemi mundesi ti prodhojme ato produkte vete. Gjithsesi kjo nuk eshte nei problem i madh. Problem ketu eshte fakti qe Serbia nuk importon produkte kosovare. Por kjo nuk ka te beje fare me rrugen.

Ate krahasimin e $10 milion nuk e paske kuptuar. Doja te thoja qe eshte budallallik te denojm nje investim qe sjell perparimin tone, vetem sepse nga ky investim perfiton dhe nje "armik" i joni. Nuk demtohet armiku duke shkaterruar veten.

Nje zhvillim i rendesishem, por i vonuar. Pervec kesaj mu duk pak ironike te quhet "Rruga e Kombit" per disa arsye: 

I. Aty po valviteshin flamujt Turk, Amerikan, te BE-se... me ne fund ai Kosovar dhe ai shqiptar. A mos kan shqiptaret krize identiteti qe gjithnje eshte e nevojshme te valviten flamujt e huaj ne kuvendet dhe tryezat ndermjet shqiptareve? 

II. Rruga te con drejt jugut-perendimit po te udhetosh nga Kosova, dhe ne drejtim te veri-lindjes po te udhetosh nga Tirana. Cili eshte drejtimi i kombit nese kjo eshte rruga?

III. Rruga nuk eshte perfunduar akoma, mjafton kaq pak qe ne te festojme, te egzaltohemi dhe te budallallepsemi me punet tona?!  

$10 milion per km?!

Afersisht aq ka kushtuar dhe pjesa jone dhe ishte terren tmerrsisht i keq. Plus dhe tunelin. Megjith keto "veshtiresi" qeveria shqiptare vodhi aq sa i desh qefi. Pse nuk thoni ju, ne kosove Thaci paska bo nomin! A e ka ngritur njeri ceshtjen atje se c'ne kjo kosto kaq e madhe ne terren fushor?

€10 milion mer....$13.75 milion me kursin e sotem. po kosovaret jan me atdhetar se ne, pranej dhe vjedhin ma shum.....

Ju lutem, ne e kemi fuqine punetore shume te shtrejte.....20 euro ora nbaustelle, ma shtrenjt se nDojqland!

Shteti i ri Kosova. Ketu ne kemi 20 vjet, keshtu qe nuk jemi me aq te babzitur. Por perpara 8-9 viteve kishim nje Majko qe kalojti nje takse per nje rruge kombi qe do na bashkonte me Kosoven... U mblodhe ndonje para nga ajo takse? U be ndonje km gjate asaj kohe?

Ajo takse u vu jo qe te behej ndonje km gjate asaj kohe, por u vu qe te mblidheshin para deri per 10 vjet, nepermjet takses. Pastaj erdhi Berisha. Nga 1 takse per te pasurit per rrugen, Berisha i vuri takse gjithe popullit e beri rrugen. Kot s'u rriten cmimet me 37%. Por te pakten kemi rrugen.

Po ti heqesh filtrat e partise do shikosh me qarte. Taksa e majkos u mblodh per rrugen dhe shkoi ne xhepat e qeveritareve socialiste. Berisha nga ana tjeter perdori nje taktike tjeter, uli taksat, dhe per te financuar rrugen mori borxh i tuf me lek. Ky veprim nuk do sillte asnje problem; por vetem nese do te ulte korrupsionin, evazionin si dhe 20% e kostos se rruges te mos shkonte tek xhepat e qeveritareve demokrat.

Mos deno rrugen per shkak te korrupsionit qe ndodhi ne ndertimin e saj. Edhe me ate kosto qe pati, ekonomikisht prap ia vlen. Problemi eshte se me ato $200 milion qe u vodhen mund te ishin ndertuar dhe shume gjera te tjera.

Si per shembull mund te ishte investuar ne arsim. Por as PDs e as PSs nuk i intereson nje popull inteligjent sepse ne kete menyre do kishte shume me pak militant qe do hidhen ne lum per kryetarin. Plus qe ti do te ndihej i vetmuar.

rruget jan procese te detyryshme gjat globalizimit ,tregetis , etc etc ashtu sikurse spanja greqia portugalia para 35 vjetesh ne po ejm te njejten gje

por titlulli do te qe me mir keshtu : rruga e nje kombi qe mbeti rrugeve !

*****

Aman ta mbarojne se i futen shqiptaret ne bythe te poces.

Duke lexuar prej vitesh komentet per "Rrugen e Kombit" edhe une mendoja si shumica e komenteve te mesiperme deri para Qershorit te ketij viti.
Pasi udhetova vete ne kete rruge po ju shkruaj te gjithe komentuesve:
Para se te shkruani merni nje makine edhe udhetoni ne kete rruge edhe pastaj shkruani komentet tuaja.
Ka shume mundesi qe shumica e komentuesve nuk kane udhetuar asnje here ne kete super rruge te ndertuar me te gjitha kushtet teknike qe ka gjithe bota e qyteteruar.
Komentet do te harrohen nje dite por rruga do te jete pergjithmone si nje lidhje midis njerezve edhe puneve te tyre.
U shtofshin vepra te tilla qe lehtesojne jeten e njerezve kudo ku jane.

U be rruga e kombit si Meka per arabet...Qe barkun bosh por Meken te kemi ne kembe thone...Te jete e lare ne flori,e soldisur me fildish dhe mermer.....Realiteti eshte se vene vetem 1 here ne vit ne Meke..Dhe ate here qe vene masakrohen me mijera vete nga rremuja

te gjithe vrap te bejme qejf tek rruga e re

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).