“Kam një kërkesë: Kjo është vajza ime dhe ky është shoku i saj i ngushtë, i cili sapo është diagnostikuar me leuçemi. A mund ta modifikoni foton me Photoshop, për ta shndërruar në diçka më argëtuese”

Kërkesa e thjeshtë e një nëne ka zgjuar fantazinë e e shumë përdoruesve të internetit e ka përlotur shumë të tjerë. “Kam një kërkesë: Kjo është vajza ime dhe ky është shoku i saj i ngushtë, i cili sapo është diagnostikuar me leuçemi. A mund ta modifikoni foton me Photoshop, për ta shndërruar në diçka më argëtuese”, i është drejtuar nëna e vajzës ne komunitetin online Reddit.

Kjo ka mjaftuar që njerëzit të përdorin fantazinë për ta shndërruar në foto që kanë lënë pa fjalë jo vetëm dy protagonistët e vegjël, por mijëra përdorues të internetit. Sfondi i fotove i çon vogëlushët herë në pikturat e Van Gogut, herë në peisazehe që të lënë pa frymë e herë të aventura fantastike.

Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë që keni bërë”, ka shkruar babai i vajzës në faqen e internetit. “Gruaja ime ka qarë për një orë rresht”. Ndërsa për dy fëmijët, surpriza ka rezervuar shumë buzëqeshje.

 

 

 

 

2 Komente

           Zot, gjer ne pakufi dhimbja!

  Mahnitese perpjekja per ta bere jeten  e nje engjelli,qe ka  nis rrokullisjen, si mjegullnaje e nje mengjezi te hershem, te marre  energjine, qe jep forca e njerezillekut,nepermjet imagjinates, fantazise.Shpirtit njerezor, qe bota e ka me pakice..

Por, epoka dixhitale,  nuk arrin te japi edhe  syte e ballin e ketyre engjejve?

 

Nuk paskan postuar foton me te bukur te postuar tek tema e reddit!

used a little age modification here smiley jumped ahead a few years.. FUCK CANCER.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).