"Thonë se pas ca ditësh do të përurohen punimet e kryera. E gjithë hapësira e dikurshme e sheshit do të jetë e zënë me shtigje rrugore të asfaltuara, copëra trotuaresh, pemë të mbjella kuturu, dhe mbi të gjitha, me një kodër të madhe dheu bash në mes"

Më në fund pas 30 vjet përpjekjesh titanike, ja dolëm ta shkatërrojmë dhe zhdukim sheshin “Skënderbej”. Vërtet na u deshën shumë përpjekje, por tani mund të themi me krenari se vepra e filluar 90 vjet më parë nuk ekziston më.

Dy fjalë histori. Sheshi “Skënderbej” u ideua për herë të parë gjatë pushtimit austro-hungarez të qytetit, në vitet e Luftës I Botërore. Asokohe u krijua emri sheshi “Skënderbej” dhe u fillua lirimi i hapësirës që ishte i zënë me dyqane, baranga, rrënoja, ferra e plehra.

Në kalim midis viteve ‘20-’30, në kuadër të planit rregullues të qytetit, arkitekti elegant Italian Florestano de Fausto, hartoi projektin e sheshit, që i dha formën e përgjithshme që ai ruan ende sot (ose, që e ruante). Mbi këtë plan u ndërtua lulishtja midis ministrive, u planifikua vendosja e një statuje të Skënderbeut (aty ku u vendos më pas, në vitin 1967) dhe u hap sheshi para bashkisë me një shatërvan të madh rrethor në mes.

Gjatë pushtimit italian, arkitekti tjetër italian, Gherardo Bosio, nga më të famshmit e kohës, u mor sërish me sheshin “Skënderbej”. Ai bëri disa ndërhyrje në favor të zmadhimit të tij dhe, duke menduar zmadhimin e shpejtë të qytetit, hodhi idenë e shkatërrimit të bashkisë në favor  të zmadhimit të sheshit.

Pas lufte, përgjithësisht u ruajt dhe u ndoqën linjat e planeve italiane, duke vijuar me kufizimin e sheshit në njërin krah me Pallatin e Kulturës.

Ndërhyrja më e fortë mund të konsiderohet prishja e bashkisë së vjetër dhe ndërtimi në vend të saj i Muzeut Historik, si edhe më pas ngritja e pakuptimtë e statujës së Komandantit si të mos mjaftonte statuja e Heroit Kombëtar.

Pastaj vijojnë vitet e trazirave, pastaj të kioskave, pastaj të amullisë, pastaj më në fund shqiptarët u kthyen seriozisht të merren me të.

Në vitin 2003 u miratua studimi francez, i cili kishte të mirat e veta, por edhe ca bishta nga pas, pasi parashikonte ndërtimin brenda sheshit të disa godinave që, ndonëse jo të larta dhe periferike, e prishnin siluetën dhe tërësinë e tij.

Për fat të mirë, vetëm pak vjet më pas, më 2008-n, u miratua studimi përfundimtar i sheshit, i quajturi projekti belg, i cili jo vetëm që rregullonte gabimin e mëparshëm, duke anuluar të gjitha ndërtimet në shesh, por krijonte përfundimisht një hapësirë të madhe, të vetmen e këtij lloji në të gjitha trojet shqiptare.

Filluan punimet, që ndoshta u zgjatën ca si shumë kur... papritur, me ndryshimin e kreut të bashkisë, i pari që e hëngri në brinjë qe sheshi.

Sot. Thonë se pas ca ditësh do të përurohen punimet e kryera. E gjithë hapësira e dikurshme e sheshit do të jetë e zënë me shtigje rrugore të asfaltuara, copëra trotuaresh, pemë të mbjella kuturu, dhe mbi të gjitha, me një kodër të madhe dheu bash në mes të tij. Gjen gjithçka aty, përveç sheshit. Ka leje s’ka leje, kush e bëri projektin, ku dhe kush e ka miratuar, ku u gjendën paratë, a hapi gojë Instituti i Monumenteve, po Inspektorati i Mjedisit, kush po i financon punimet, cila firmë po punon në shesh, me çfarë tenderi, kush...? Të gjitha këto dhe të tjera pyetje të dalin menjëherë përpara, por s’kam ndërmend të merrem me to. As janë ndalur ndonjëherë barbarët me pyetje, e as që bën vaki të ndodhë këtu, ku barbarët kanë zënë me pushkë në dorë derën e kryeqytetit. Thjesht dua të ndaj me ju o lexonjës, keqardhjen që ndiej përbrenda, pasi nga sheshi tani do të mbetet vetëm emri, pasi vetëm shesh nuk ka më aty.

Na u deshën 500 vjet që ta zbresim Skënderbenë nga mali dhe ta kthejmë në një hero të qytetërimit, duke e vendosur midis një sheshi, ndërsa tani këta, me atë kodrën që kanë ngritur përpara kalit të tij dhe me pemët që e kanë mbuluar, na i kthyen sërish Heroin midis maleve nga kanë zbritur vetë, pa mësuar asgjë nga shekulli në të cilin rrojnë.

S’kanë faj, subkoshienca e malit nga kanë zbritur nuk i lë të qetë të ndjehen mirë midis një sheshi ku diskutohet dhe … e gjejnë zgjidhjen, e bëjnë sërish sheshin të ngjajë si mal e pyll.

Sinqerisht, nuk e kam hallin të demaskoj a të bëj qesharake qeverisjen e sotme, se s’ka nevojë ajo që t’i ndih unë në këtë punë, por vërtet besoj në këto që them. Sipas meje, është thjesht frika instiktive e njerëzve të pyllit të ardhur në pushtet dhe që nuk e durojnë dot hapësirën hapur. Epo ka nevojë Tirana për gjelbërim, të thonë. Po, është e vërtetë, por nuk mbillet sheshi kryesor i vendit, por shtohen parqet e qytetit! Të paaftë të shtojnë parqet e lulishtet, përpiqen të na trajtojnë si njerëz të egjër, që mezi presim të hipim nëpër pemë.

Të zësh sheshet me pemë, në një farë mënyre është kthim pas, ashtu si shekuj më parë, kur Perandoria Romake u shemb nën peshën e dyndjeve barbare dhe sheshet e mermerta të qyteteve për shekuj me radhë i mbuloi bari dhe ferrat. Në rastin e Romës, kishim barbarizim të shoqërisë nga poshtë, ndërsa në rastin tonë, kemi tharje të jetës për shkak të barbarizimit të politikës nga lart. Sheshet e qyteteve kanë lindur si pika qendrore të polis-it, ku mblidheshin njerëzit, diskutonin, shkëmbenin idetë dhe madje edhe protestonin. Ky ka qenë e vazhdon të jetë në botën e qytetëruar, roli i sheshit të qytetit. Të përpiqesh ta zësh me pemë, tregon që përveç se je impotent në krijimin e hapësirave të reja urbane, por je edhe i lig e frikacak, se i trembesh grumbullimit të qytetarëve të tu. Mirë na e bëjnë, që kurse i mbajmë mbi kurriz!

Me zhdukjen e sheshit ‘Skënderbej’, zhduket edhe një tjetër simbol, shatërvani qendror i tij. Që kur ka qenë konceptuar sheshi, ai ka pasur një shatërvan në qendër, i cili i ndërtuar në vitet ‘30, i mbijetoi edhe gjermanëve, që vendosën aty një tank gjatë ditëve të çlirimit të Tiranës. Pastaj shatërvani u rivendos në punë, për t’u prishur përfundimisht në vitet ’70, kur u zëvendësua me atë shatërvanin tjetër të cilin e kujtojmë edhe ne. Madje, edhe plani belg e ruante konceptin e ujit në shesh përmes rrjedhjeve dhe baseneve që do vendoseshin nëpër të. Tani, me malin e ngritur para hundës së Skënderbeut, edhe ky koncept u varros. Jo më kot po zgjatem tek shatërvani, pasi ata nga pikëpamja sociale më tepër se zbukurime, konsiderohen si simbole.

Shatërvanët janë një nga simbolet e qytetërimit të zhvilluar. Arsyeja është e thjeshtë. Për të bërë një shatërvan duhet të kesh ose të krijosh një shesh, të bësh projektin, të kesh një skulptor a artist që t’i japë formën e një vepre arti, të sjellësh një burim uji që ta furnizojë paprerë, por pastaj, pas ndërtimit, duhet edhe ta mirëmbash, se i gjithë ky impiant është delikat. Për më tepër, vlente kjo gjë dikur, kur uji duhej të vinte e të hidhej përpjetë me rënie të lirë e jo me sistem pompash. Vini re për shembull, asnjë nga shatërvanët e ngritur e ringritur në Tiranë në gjysmëshekullin e fundit nuk funksionon ose janë shkatërruar. Më jepni një arsye, që një historian a sociolog në këtë pikë, të mos shkruajë nesër se qytetërimi shqiptar bëri kështu edhe një hap pas.

Për elemente të veçanta unë e kam pas kritikuar edhe projektin belg të Edi Ramës për sheshin dhe kjo është e natyrshme. E natyrshme, sepse çdo qytetar ka të drejtë të ketë mendimin e vet dhe për më tepër kur beson se realisht mund të japë kontribut përmirësues. Por asokohe flisnim për elemente e për finesa, të pamendueshme tani që këta po i bien me top e me kazmë të gjithës, duke na i zhdukur për fare sheshin e duke na i kthyer në mal, si ato malet nga të cilat kanë zbritur duke mbetur po aq të pazbutur si kur ishin atje lart.

Edhe një element tjetër që ndoshta e keni harruar. Jetë e mot sheshi ‘Skënderbej’ ka qenë shtruar me plloça asfalti, si i gjithë bulevardi. Edhe ky ishte një element që për sa e zbukuronte sheshin, kërkonte kujdes e mirëmbajtje të vazhdueshme. Tani e shtruan me asfalt rifuxho, ashtu sikundër edhe rrugën a rrugicën më të rëndomtë të provincës. Aman Tan, do më thoni, edhe me bajga le ta shtrojë, veç ta shtrojë, se na çmendi dhe na shkatërroi makinat! Po pra, kjo është një tjetër shpikje perverse e politikës shqiptare: Lëri gjërat të venë keq e më keq, që kur të bësh ndonjë punë sado të vogël, t’u duket njerëzve sikur ke bërë kushedi se ç’ë. E kini vënë re se me sa ngadalë punohet në veprat publike në Shqipëri!? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Është një mënyrë për t’u dukur sikur punohet. Duke e zgjatur punën tërkuzë, e tërkuzë, e tërkuzë, e para krijohet një imazh sikur këtu vazhdimisht punohet; e dyta, edhe në qoftë se nuk i ke paratë e mjaftueshme, duke e zgjatur me vite të tëra, një ditë do t’i gjesh; dhe e treta, i jep elektoratit imazhin se po bën vepra të mëdha. Se, ç’vepër e madhe do të ish ajo që mbarohet në një muaj apo dy!?

Fantazi. Kryetari i bashkisë më thërret në zyrë dhe më thotë: “Zoti Lame, nuk më pëlqen projekti i Edi Ramës për sheshin ndaj dua të bëj një tjetër. Po ta ngarkoj ty këtë projekt”. Ç’do bëja unë? Do ikja me vrap e do merrja malet duke bërtitur: “Po pse ore, kështu bëhet sheshi kryesor i Tiranës, duke ja ngarkuar kujt të do mideja ty?”. Po ta zëmë se nuk ika me vrap, ç’do bëja? Do ulesha e do nxirrja nga dollapët gjithë projektet e dikurshme të sheshit, do përpiqesha të kuptoja arsyet e atyre arkitektëve të shquar të së shkuarës kur i kanë dhënë formë sheshit, do pyesja lart e posh, do takoja e kë nuk do takoja, do përpiqesha që të risillja në jetë në mos të tërën, pjesë të projekteve të vjetra, që kështu të kishte vazhdimësi historike dhe në fund, do i shkoja kryetarit t’i thosha se: “Unë mendoj kështu e kështu, por e mira është t’i kthehesh mendjes së të vjetërve, se dinin më shumë”. Kështu unë, që pretendoj se diç di nga e shkuara e këtij qyteti!

Por jo, kuraja e të padijshmit është e paparë. Projektin që po zbatohet e ka bërë, nuk e di askush se kush, dhe me ç’kurajë e ka marrë përsipër një barrë të tillë. Sheshi kryesor jo thjesht i një qyteti, as sheshi kryesor i një kryeqyteti, por bash sheshi me emrin e Heroit Kombëtar të një kombi që është njëkohësisht edhe sheshi i të 8 milionë anëtarëve të këtij kombi!!!. Ufaa, nuk ja vlen të shtoj më as pikëçuditëse.

Foto nga Anonim Kakavia

182 Komente

Aty ishte mor vella,edhe sheshi edhe Skenderbeu,apo mos je duke ik ti dhe po ndahesh.

brad, mos kembengul qe lumturine tate ta perjetojne (me se s'bo) te gjithe.

dije prej meje, qaramanet dhe ankuesit e perjetshem bohen shume te bezdis, ama edhe robt vazhdimisht te lumtur nuk durohen... ne fakt, ata te paret, ankimtaret, vijne nje cikez me te vertete, c'eshte e drejta.

Na u deshën 500 vjet që ta zbresim Skënderbenë nga mali dhe ta kthejmë në një hero të qytetërimit, duke e vendosur midis një sheshi

Paske nderruar mendje prape per Skenderbeun, apo Schmitt-it i dilte boja shpejt

 

këta po i bien me top e me kazmë të gjithës, duke na i zhdukur për fare sheshin e duke na i kthyer në mal, si ato malet nga të cilat kanë zbritur duke mbetur po aq të pazbutur si kur ishin atje lart.

Te paska shpetuar dhe njoftimi qe Enciklopedia Maqedonase u terhoq nga qarkullimi per tu rishikuar.

Dje paradite me kapi nje trishtim aq i madh, kur pashe ate sheshin e deformuar ne ate fare feje, ca rruge gjoja te shtruara shpejt e shpejt, e mbi te gjitha shitesit ambulante qe shesin qe nga lodrat kineze, karikues telefonash edhe nje llustraxhi kepucesh, qe pervec mjeteve te punes se vet, kishte rreshtuar dhe ca pale kepuce e cizme te perdorura per te shitur. As ne fotot e vjetra te Tiranes, s'e kam ndjere ate lloj rrenimi e varferie, po jo vetem varferi materiale, nje lloj varferie tjeter mendore, driteshkurtesi e frikshme.

Pluhuri dhe tymrat as qe duhen permendur se nuk kuptohet me Tirana pa to. Shkova ca me poshte, tek Piramida, mjerim edhe me i madh. Eshte bere qyteti si nje mi i stermadh i rrjepur vende-vende, si ta kete zene qerja. smiley

Po andej nga Unaza e Re, çe po ban Sali Berisha, a vajte, qe te mahniteshe, sepse Jozefina kishte vajtur ene ishte mahnit. smiley

 

Jo, rrofsh, nuk mbaj dot 3 mahnitje ne nje dite! Po Zhozefina do kete shku me prenotu ndonje shpi mrapa astirit, me siguri. smiley

Jo moj ti, ajo kishte vajt me cu gocen me pa fshatrat e rrethinave te Tiranes dhe Durresit, qe jane bere me rruge si te Zvicrres. Per koke time ne te genjej, keshtu e tha tek Fevzo. smiley

Pika neve qe ngelem ketu!

Nejse, ka edhe me keq! smiley

Kam perjetuar te njetat gjera kur kam kaluar aty gjate kohes se veres. Si per ta plotesuar tablon nje grua thurte me shtiza corape leshi.Po te kishte pak bar, aty mesiguri do kishte dhe lope duke kullotur. Eshte kthyer sheshi Skenderbej ne nje tezge ambulantesh. 

Po ajo gunga prej dheu para Skenderbeut, nje shemti dhe idiotsi qe te heq trurin. Sa hipokrit jehon slogani elektoral: Ju jeni te paret! Qytetaret si pyet njeri por as arkitektet dhe urbanistet. 

Thjesht dua të ndaj me ju o lexonjës, keqardhjen që ndiej përbrenda, pasi nga sheshi tani do të mbetet vetëm emri, pasi vetëm shesh nuk ka më aty.

Faleminderit qe e ndan me ne keqarrdhjen qe ndien perbrenda! smiley

Na u deshën 500 vjet që ta zbresim Skënderbenë nga mali dhe ta kthejmë në një hero të qytetërimit, duke e vendosur midis një sheshi, ndërsa tani këta, me atë kodrën që kanë ngritur përpara kalit të tij dhe me pemët që e kanë mbuluar, na i kthyen sërish Heroin midis maleve nga kanë zbritur vetë, pa mësuar asgjë nga shekulli në të cilin rrojnë.

Asgje e re nga Lamja. I njejti stil si gjithmone.

Ufaa, nuk ja vlen të shtoj më as pikëçuditëse.

Seriozisht e ka k`te ufaa-n? smiley

 

lexoje nje here komentin tend, kshu per hater tim.

edhe shife po munde keshtu: "asgje nuk me detyron te bej komente per numer."

ps. jom i sigurte qe ti e di se nga une nuk te vjen me te keq.

 

 

te ka hy krymi nga poshte bre...

@emigrant

lexoje nje here komentin tend, kshu per hater tim.

Pse kush je ti?

ps. jom i sigurte qe ti e di se nga une nuk te vjen me te keq.

Nga te vjen kjo siguri? Here e pare qe i pergjigjesh komenteve te mia...here e pare qe po te kthej pergjigje. Do preferoja te mos me komentoje me ne tema te tjera.

@noshkaido: ah kto krimbat qe na ndjekin e na perndjekin. smiley

 

 

 

 

Pse kush je ti?

emigranti.

Nga te vjen kjo siguri?

nuk e di. mbase nga fakti qe nuk para bi me qafe kot. por e shof qe isha i gabum.

dhe pa merak per nderhyrjen; nuk do kete me te tilla. kerkoj ndjese.

nderkaq meqe jemi, me duhet te them qe komenti jot i mesiperm ishte vertet i mjere.

me te mira.

 

kur une acarohesha me ty nuk te fyeja si ky smiley e kupton dot tani ca tmerri eshte???? Po qe ne e kemi ket lloj menyre te menduari ne cdo moment te dites nga njemije robsh te lumtur???????????

eh, ishte keqkuptim nga ana ime; ky komentuesi siper ka nje nick shume te ngjashem (ndryshojne me nje shenje pikesimi ne fund qe vetem sot e pashe) me dike qe une kam komunikuar tek tuk, por shume normalisht, dhe nga i cili nuk do prisja ate lloj komenti... se une s'para u jap muhabet robve te panjohur. Nejse. Gjera qe ndodhin.

Jam i prirur te besoj nje per nje per sheshin dhe per trishtimin e thelle fare; sepse ai stan ate bulmet ka!

.. e njejta situate si me ate projektin e Zogut te Zi, prishet nje projekt  shume i mire, me inatin e nje te cmendurit me  ego personale te semure, digjen miliona lek, dhe ndertohet nje projekt mizerabel, si ai rreth rrotullimi, si nuk ben nje gje te sakte keto qelbesirat 20 vjecare ne politike, qe te mbahet mend nga brezat qe do te vijne? Eh moj plere e Vicidolit moj plere, nga ju shpife ketij populli!

edhe nji te fundit: nuk ka asnje arsye me besu qe sala nuk ka me bo palle dhe qejf mbi at popull po aq sa boni enveri. sepse me thuj cer ka ndryshu, qe te jap te drejte masanej. eshte i njejti popull foshnjarak ne pikpamje civile (te ndodhnin keto ne popuj te tjere ia kishin marre gurrmazin ne dore deri tani gjithkujt qe bonte kshu).

pra nuk shof asnji faktor (te mrencem) qe te me boj me besu qe sala eshte rastesor, ose qe nuk do e kesh aty ku osht per minimumi 40 vjet.

..athere nuk qenka diktatura ajo qe e ka pengu ket popull te ec perpara, qe ka `shtyp e ka vra` inteligjencen per te projektu nje te ardhme me te mire per vete, qenka dicka tjeter..ndoshta jemi bisht qeni qe drejtohet nje here pastaj, shko prap te vendi, bisht perdredhur  smiley,...ose coban qe dine, vetem me pre dru, dhe me shit lajthi ne ndonje cep rruge! kur te kthejme ate 70% ne qytetar tek lekura e shtate ndoshta mund te bejme sheshe te bukura, dhe te mendojme me shuem per njeri tjeterin...

Jo mor djale. Nuk te kujtohet se cfare tha Skenderbeu ne inagurimin e sheshit te rindertuar Skenderbe? 

"Diktaturen nuk ua solla une. Ate e gjeta midis jush."

NJe dhimbje e madhe, te merr te qaret, kur e shef ate koder dheu para Skenderbeut.....ato rruge te asfaltume shpejt e shpejt, te ngushta...medemek do te çliroje trafikun, pordhe me rigon....

Faces of Tirana - Tirana, Tirane

Tirona e shpifme..

Vertet e shpifme Dhe mos me thoni se e ka fajin ky Bashkiaku i sotem per kete felliqesire qe shof ne kete foto
Kush ka qene ai debil qe ka dhene leje dhe ka lejuar ate ndertimn e atij pallati si kaush akuloreje?

Maloket e jugut alla scrapari-dullobodyguard-killernexhoramo jane vetem per lufte e jo per te ndertuar qytete. Ky eshte realiteti i zhvillimit social te tyre. Hapi i pare i permiresimit eshte gjithmone kur e kupton nivelin dhe gjendjen ne te cilen ndodhesh.

Kjo eshte Fidel Castle .. sigurisht deputet i PS.. ah po dhe nje info tjeter Hilton Hotels u interesu per te marre ca kate  po sigurisht ndertesa ne fjale nuk i kish marre parasysh  kushtet e sigurise, dhe sigurisht Hilton Hotels duke qene brand nuk pranuan  te behen pjese..  Mua ma shpif fare kjo kulle kaq stonuese me pjesen perreth . biles biles.. me falni por kam frike kur kaloj andej   ..

po te interesohesh tamam do te te thone qe kjo nuk eshte fidel castle, eshte behar catle ku dhe fideli ka nje pjese. megjithate, me pak se 100 metra larg kesaj do ndertohet nje bashkim castle.

kush esht behari? Nejse keq e me keq   nese Behari qenka i PD ( nese e kuptova taman) , e aq me keq me bashkimet monstruoze

Nuk do ish shembulli i pare gjithsesi .. tanime i njohim

Plus kesaj pertej pronesis pytja esht kush e dha lejen e ndertimit ..

@Swed @Alidea flm per informacionet. Kur isha per here te fundit ne Tirane  u tmerrova nga kjo kulle e cmedur dhe shume shume depresive. Personalisht jam mese i sigurte se eshte ideja dhe arkitektura e te mbaruarit blogist rama i cili ka thene te forteve dullo jugor po deshet me leni mua tua  "pikturoj kullen" perndryshe nuk ka leje, sipas fjales topi eshte i imi pentalltine do ta gjuaj une.

Kete fantazi sa bizarre dhe jonormale e ke vetem nje politikan ne shqiperi.

Po me ate gropen para pd cfare do behet?

Bashkia e Tiranes, ne perputhje me planin francez apo belg, te miratuar nga KRRTRSH

shum n rregull swed..  dmth me miratimin e dy palve .. no more comment. Ne raste te tilla ama  PS -istat nuk reagojn .. si e emerton heshtjen e kesaj pale  ti

me thone te drejten, une s'njof asnje ps-ist qe te thote qe ajo kulla eshte e bukur dhe ne vendin e duhur

@Alidea dhe @Tironc

Do te kisha shume deshire, te me thoni pak, cfare nuk ju pelqen tek ajo ndertese dhe cfare ju shqeteson me teper.

Nuk eshte pyetje provokative, kjo thjesht per te shmangur qe ne fillim keqkuptimet e mundshme, por eshte nje pyetje e sinqerte, per te me njohur pak me mekanizmin e perceptimit, si baze per te filluar nje diskutim per se mbari. smiley

a mundet me nderhy fare pak, P.?

Ne menyre asfare professionale, mua nuk me pelqen ajo qe do e quaja "effekti i dhembit te vetem", dmth ngrehina te le pershtypjen e nje dhembi ne nje goje plaku, gerryer nga poshte... ose, per ta politizu i cik, si ai dhembi i vetem ne gojen e kapitalizmit, sic na mesonte shoku enver, i cili prap se prap te kafshonte...

ne fillimvitet `90,ne shkollen ku punonte ime me sjellin si te perkohshme nje mesuese nga kuci.i kishte heq gjithe dhembet dhe i kishte mbetur vetem nje i madh,nga dhembet e pare.i thote ime me :Lume,po hiqe dhe kete,c`e mban kot.
-jo,jo-tha lumja,shume serizisht-kete e kam ruajtur per Banushin(shefi i arsimit ne vaft)
normal qe ne ne shtepi fantazonim per vendin....

hihihi... smiley

smiley

 

fisheku ne paje smiley

Good point Çim dhe eshte nje nga pikat qe do doja te prekja pak.

Ne e dime shume mire, qe njerezit jane qenie emocionale (per dreq, kete term e perdor sot çini e maçini, aq sa per ti humbur kuptimin serioz shkencor). Duke qene se jane edhe qenie komunikative, kane fatin e mire apo te keq, qe emocionet e tyre manovrohen shume kollaj nga pamjet vizive. Ajo fotografi eshte nje cike, si i thone dushmanet, e bere ne nje menyre "unglücklich". Ka disa elemente aty brenda ne ate fotografi, qe transportojne nje imazh, i cili e  irriton pak a shume ate imazh, te cilin e kemi perbrenda dhe eshte i determinuar nga pamje te cilat ne i percaktojme si ideale. Mund ta shtjelloj pak me teper kete gje ne ndonje postim tjeter.

Nga ana vizive faktikisht, per mendimin tim, nuk le per te deshiruar ajo kulle, por disa gjera te tjera rreth e qark, por duke qene se ajo ndertese nuk qendron ne asnje proporcion me ato gjera qe jane ne fotografi, atehere ajo eshte gjeja e pare qe na bie ne sy.

Po diskutoja dje nje teme shume interesante me nje ish profin tim, Thilo Hilpert, rreth problematikes se teorise se qytetit vertikal, te ngulmuar prej modernes si teori. Dhe kur them Modernia, nuk kam parasysh perceptimin e njerezve per dicka moderne, por per periudhen e arkitektures moderne nga 1920-1980.

Po flisnim per mundesite qe ofron vertikaliteti i qytetit, cilat jane dobesite e saj dhe si mund te realizohet nje rregullim imazhi i po them pallateve te larta shumekateshe. Dihet ne Gjermani, keto jane objekte te cilat popullohen me teper prej shtresave te ulta dhe problematike. Ne Angli po ashtu, jane simbole te nje statusi te ulet.

Nje nga gjerat per te cilen diskutuam disi, ishte edhe per ate qe quhet ne sociologjine e arkitektures "stigmatizim i tipologjise". Dmth qe nje tipologji e caktuar per nje arsye apo tjeter behet terbjet prej opinionit publik. Per rast krahasimi ne Shqiperi, kjo lloj tipologjie eshte e stigmatizuar nga dy faktor kryesor:

1 - nga propaganda e vazhdueshme me qellim apo per inerci per ate qe quhet "betonizim i Tirane" a thua se ne Tirane do te ndertohet me materiale te tjera se betoni

2 - nga ajo qe une e kam krahasuar dikur me ate fjalen gjermane "Neidkultur" dmth kulturen e zilise, e cila stigmatizon investuesit e ndryshem ne ndertim. Dmth qe nje ndertese eshte objekt sulmi, sepse eshte e filanit apo e fistekut. E kam permendur edhe diku, qe ndertesat ne Tirane nuk njihen si autoresi arkitektesh, por si e Gencit dhe Agimit.

Nejse, keto po i them une, pa pritur nje pergjigje te cilen e kerkova me lart nga dy persona. Ndoshta keta persona kane arsye te tjera, por nuk mund te mohohet qe ato dy faktore qe permenda mesiper jane shume te dukshem ne stigmatizimin e nje tipologjie te caktuar ndertimi.

Duke u kthyer tek fotografia ne fjale, por qofte edhe ne peisazhin aktual qe ofron ajo zone ne Tirane, mund te them qe ky imazh eshte mashtrues. Sepse kjo ndertese nuk eshte projektuar te jete e vetme aty, por eshte pjese integrale e nje projekti te caktuar, i cili duket krejt ndryshe kur te realizohet plotesisht, i cili parashikon gjithsej dhjete godina te larta, te cilat perkufizojne kuroren e Sheshit Skenderbej, projekt te cilin une ndryshe nga shume njerez te tjere e shikoj shume pozitiv dhe shume te realizuar. Por duke qene se nuk ja kemi dot takatin, megjithe shakate e kryeministrit per ekonomine e dyte ne Europe, pas Gjermanise, eshte krejt e natyrshme qe keto ndertesa apo kulla si i quajne nuk mund te ndertohen menjehere. Kjo eshte e para qe u realizua, se shpejti si thote edhe Olsi fillon tjetra dhe keshtu me rradhe.

Ketu eshte ceshtja e ngrehines si dhemb i vetem ne gojen e plakut, te cilen ti e fale mrehtesise tate i re gozhdes menjehere ne koke. smiley

E kam permendur edhe diku, qe ndertesat ne Tirane nuk njihen si autoresi arkitektesh, por si e Gencit dhe Agimit.

Per ty ne Tirane a spikat ndonje ndertese per nga vlerat arkitekturore te saj? (sigurisht bejme fjale per ndertesat e ndertuar ne tranzicionizem)

Ka plot ndertesa qe jane te bukura, pavaresisht se rrethohen nga gjera te shemtuara, por s'jane per torollake, ndaj s'po t'i sjell fotot po ik kerkoji vete te skyscrapercity.com dhe ne flickr.

Causabon, mendimi im profan eshte se ajo kulle nuk stonon hic me rreth e rrotull (jo nisur nga kjo foto). Ndoshta forma si kon me baze nga larte ja jep ate iluzion optik qe nje kulle aq e larte te jete ne harmoni ne ate qender.
Problemi i vetem me vertikalitetin ne qender eshte perspektiva. Tirana nuk ka rruge urbane qe mund te lejojne transportin e gjithe atyre njerzve qe do te bujtin e punojne neper keto ndertesa te qendres. ky eshte ngerci.

nga kendveshtrimi yt, perse ishte e nevojshme (apo domosdoshme) te ndertoheshin ndertesa kaq te larta?

Selfmaderadio, me fal qe nuk tu pergjigja menjehere, por jam pak ne stres dhe nuk kam perfunduar pune, por e hap ndonjehere PPU.

Tani para se te shpjegoj perse duhen ndertesat e medha, me ler te them dy llafe te shkurtra per Sheshin Skenderbej. Me kete rast dua te them edhe kundershtite e mia qe kam ndaj Lames ne ate shkrim.

Sheshi Skenderbej ne koncept eshte shesh ne stilin neoklasik, ose me sakte ashtu ishte projektuar nga italianet dhe nuk e di ne ishte gje e mire apo jo, sepse po ta marresh holle-holle sheshi dhe arkitektura neoklasike ne ate kohe ne Tirane ishte ciban i huaj, sepse Tirana ishte qytet oriental. Pra, nese behet fjale per kthim ne identitet apo per nostalgji, atehere e bejme duke mashtruar, sepse duhet te pyesim njehere se ne c´identitet do ta kthejme, ne ate oriental, ne historizmin habsburgas apo ne neoklasicizmin fashist italian, apo ne fund fare ne strukturalizmin rus?

Lame e thote edhe vete, qe pas clirimit, regjimi hoxhian i ruajti planet italiane dhe i modifikuar duke u vene qyrkun rus e pastaj kinez. Zgjerimi i sheshit Skenderbej duke hedhur ne ere bashkine e vjeter te qytetit ishte perpjekja per te bere nje miniature te sheshit te kuq ne Moske dhe Tien An Men ne Pekin. Gje qe solli qe sheshi Skenderbej nuk eshte me nje Forum, sic eshte koncepti i sheshit romak, apo Agora e sheshit grek, por eshte nje hapesire e crregullt ku kufinjte jane shume fluide. Ky shesh ka nje shtylle kurrizore qe jane dy bulevardet, por i mungon trupi.

Dy projektet qe fituan dy cmimet e para, se pari kishin kete qellim: qe ti jepnin sheshit nje perkufizim, ti vendosnin sinoret e dukshem, si edhe ta kthenin Sheshin Skenderbej ashtu sic eshte qendra kryesore e nje qyteti europian, ne zone pedonale. Por menyrat per ta realizuar kete ishin te ndryshme per cdo studio arkitekture.

Bolles+Wilson propozuan zvogelimin e siperfaqes se zones pedonale duke e bere me te vertete ndoshta te popullueshme me njerez, dhe kjo zone do te perkufizohej nga ndertesa shtese me nje lartesi jo me te larte se minarja e Ethem beut dhe Kulla e Sahatit si edhe me disa paviljone dhe me gjelberim gjysem te larte. Trafiku do te devijohej nga kurrizi i ndertesave ne formen e nje unaze te vogel, pra ndertesat do te ndanin edhe funksionin e trafikut me ate te pedonales dhe te te ndenjurit.

Kurse fituesi i cmimit te pare, Architecture Studio, propozoi qe pervec ketij zvogelimit te sheshit pedonal, ne menyre vizive qendra (dmth jo vetem sheshi) te perkufizohej nga nje kurore ne forme ndertesash te larta (deri ne 85-90 metra, ne mos gaboj). Pra e gjithe ideja e ndertesave te medhaja eshte venia e sinoreve vizive qendres se Tiranes.

Pastaj ajo qe me pelqeu nga studio franceze ishte se kishte reaguar mjaft mire ndaj ndertesave ne gjendje, qofte edhe me nderhyrje transformuese ne pallatin e kultures si edhe ne Muzeun kombetar, duke duke i dhene Hotel Tiranes, le ta themi keshtu, nje bashkebisedues ose edhe nje vella te vogel dhe duke rritur me tej kualitetin e sheshit.

Kaq tani per tani. Po e di, qe do mi nxjerresh gjerat me grep. smiley

Kurse fituesi i cmimit te pare, Architecture Studio, propozoi qe pervec ketij zvogelimit te sheshit pedonal, ne menyre vizive qendra (dmth jo vetem sheshi) te perkufizohej nga nje kurore ne forme ndertesash te larta (deri ne 85-90 metra, ne mos gaboj). Pra e gjithe ideja e ndertesave te medhaja eshte venia e sinoreve vizive qendres se Tiranes.

E po kete nuk arrijne te kuptojne shume njerez, nen moton "po c'duhen ato kulla ty ne mes te qendres?!".

Ne fakt, zgjidhja e dhene nga Architecture Studio ishte me te vertete shume e gjetur, pasi krijonte nje ritem, i jepte sheshit, pikerisht ate qe i mungonte, trupi, ose me sakte nje kufizim viziv i tij. Pra, nga nje ane ritmi, nga nje ane "muret kufizuese".

Por eshte kaq e veshtire te shpjegosh kete koncept kaq te thjeshte.

PS: Dhe nuk po them qe ne kete propozim nuk ka luajtur rol trysnia e interesave ekonomike, por edhe sikur, ne kete rast kane koinciduar mjaft bukur.

E po kete nuk arrijne te kuptojne shume njerez, nen moton "po c'duhen ato kulla ty ne mes te qendres?!".

Puna eshte se njerezit po thane ashtu, duhet tu thuhet, qe kullat nuk jane ne mes te qendres, por jane anash qendres. Dhe ato kulla jane nje lloj filtri mes qendres dhe asaj qe eshte pertej qendres.

Atehere e kupton vete, qe deri me sot, nuk dime se ku eshte qendra. smiley

Fotot ishin te bukura!

Ne fakt, nuk ka kufinj. smiley Kam pasur nje skice qe e shpjegonte shume qarte kete konceptin e kullave, por s'po e gjej.

faleminderit per pergjigjen.

Kur te kesh kohe: Pse ishte e nevojshme (apo e domosdoshme) qe te behej kjo nderhyrje pikerisht ne kete kohe?

ne disa downtowns ktej kam para ndertesa te tilla (madje edhe me eksentrike se kaq - kush e ka pare ate ndertesen si germadhe arkeologjike te greqise se vjeter ne Orlando?) - ne fipps plaza psh, eshte nje goxha e ngjashme, por eshte ne harmoni (pamore) me ndertesa te tjera rrotull, nuk eshte "kunj". hm, tani qe mu kujtu, "kunj" i kena pas thon dikur ne, atyre hoteleve te turizmit, qe dilshin tek pulle krah komitetit 3-4 katesh te partise si dhe executivit smiley

 

Per mu u pergjigj Emi, sorry se jam dhe n pun. .. kshu casaubon nji kallam n mes t qytetit prane dy objekteve kaq te hershme per Tiranen qe jane vertet simbol i saj .. mendoj se ska nevoj me qen arkitekt 

 

sorry se jam dhe n pun , plus qe nuk e di juve po mu peshku pa uj here pas here me ben grev 

Qendrat e qyteteve jane fytyra antropo-kulturore me perfaqesuese e njerezve qe e banojne, e kane banuar dhe do ta banojne ate. Ndaj gjithnje diskutimi hyn gjithkund ne hulli te tilla te veshtira. S'eshte thjesht ceshtja e shijes dhe e profesionalizmit, as e perceptimit personal te njerit dhe te tjetrit. Qytetet qe kane me karakter jane edhe qytetet qe kane prodhuar me shume kulture dhe histori. Tek ato eshte e veshtire te fusesh duart (se edhe t'i presin xhanem). Ka pastaj qytete-bazar si puna e Tiranes. Hidhet me vjen sa s'thuhet, por kjo eshte literalisht "sipas kokes edhe festen". Eshte psikologji popujsh nomade, qe s'ngrene asgje duke menduar ngulimin me breza aty.

Kjo qe thoni ju eshte gjeja me e trishtueshme e gjithe diskutimit. Kontributi i dinastive vendore ne urbanistiken e nje qyteti eshte i pazevendesueshem. Le te flasin tironsit e vjeter dhe keta borgjezet e rinj me iluzione aristokratike por me kut sa nje vile. Ne nomadet le te ulemi te degjojme.

nofka e njerit prej nomadeve po me habit...

smiley

Habia eshte nje dukuri sa e perhapur aq edhe e pelqyeshme per nga efekti gjallues qe ka tek i habituri. Po te kemi parasysh cudirat qe ndodhin ne Shqiperi pa ndalim, lindin pikepyetje per habine e shqiptarit: a ekziston ende ajo dhe nese po, kush ia ka shtremberuar majen e thikes?

smiley

qarte.

Patjeter Finisterre, por besoj qe do te jesh dakort me mua kur them, qe nuk duhet ti kerkojme Tiranes ate qe nuk eshte dhe nuk ka qene. Eshte qytet relativisht i ri, nuk i ka mbushur akoma te njeqindat (po ti lesh fantazite qe duan ta kthejne fshatin qindravjecar Tirane ne qytetin Tirane.

E kam shkruar diku tjeter, qe nje qytet qe ka nje identitet te forte vete, nuk asimilohet nga banoret e ardhur, por ky qytet i asimilon ata.

Per te tjera kam shkruar me lart si pergjigje ndaj emigrantit.

Po, jam dakort qe s'mund t'i kerkoj Tiranes lagje te tera me ndertesa dyqindvjeçare. Cfare me mbush me mllef eshte qe une jam rritur me nje ide te qytetit qe e respektonte banorin, qe kishte hapesirat e gjelbra dhe ku pikat e referimit dukej sikur kendonin ne gojen e gjysherve. Njeriu eshte qenie qe kushtezohet kollaj nga harmonia (ose identeti, karakteri, quaje si te duash) apo dizarmonia ku e kane vendosur ne femijeri. Ne kete kendveshtrim Tirana sot eshte nje qytet qe te provokon dhune. S'mund te pres asgje te mire nga femijet qe rriten aty nderkohe.

Jam plotesisht dakort me Tironcin smiley

po perpiqem dhe une te jap disa argumenta pse kjo kulle eshte shume gabim aty.

1. Lartesia

2. Hapsira rreth e rotull eshte shume e vogel pra do te sjelli vetem kaos ne qarkullim

Ne perendim kur ndertohen te tilla objekte eshte hapsira te pakten sa 2/3 e volumeve te lartesise

3. Teknologjia e ndertimeve ne Shqiperi nuk eshte akoma e atij niveli sa te perballoje dhe ndertime te tilla

4. Shume shqiptare nuk e dine akoma se cdo te thote fjala mirembajtje, por dale nga dale po u behet e qarte. Me kujtohen ato pallatet ke vasil shanto qe u bene vitet 90 dhe tani nga punimet e dobta dhe mungese mirembajtje jane kthyer ne barraka shume katshe me tulla e beton

5. Po ndodhi gje ne katet e larta mjere ata qe i ze se zjarrfiksat nuk shkojne dot

6. Jam mese i bindur se normat e ndertime nuk jane zbatuar plotesisht sipas parimit jepi se nuk do jetojme ne aty

7. Ku jane Garazhdet e makinave per punonjesit qe do punojne aty?

8. A doni me per Belulin smiley

 

ps. qe eshte e shemtuar dhe nuk shifet dot me sy po e mbaj njehere per njehere per vete sepse ne kete pikpamje eshte nje shije personale  e cdo shikuesi.

Kartodrom e donin kartodrom e bene. Me kujtohet Sander Frangaj te opinion muaj me pare qe thosh me zell se mjaftonte qe sheshit ti hidhej nje dore asfalt qe te kalonin makinat dhe jo te kthehej ne shesh kembesoresh.
Nuk mendoj se atyre qe vendosin u intereson sheshi sesa rehatia kur te kalojne me makina.
Pastaj nje rregjimi te tille i intereson te mos kete shesh ku te mblidhen te pakenaqurit. E kamuflojne ate me peme qe te mos jete edhe e dukshme mizeria.
Ate dunen par karshi skenderbeut do ta kene bere gati per te vendos statujen e Sales.

'Ate dunen par karshi skenderbeut do ta kene bere gati per te vendos statujen e Sales'

Unë mendoj qe t'i venë edhe nji kovë për me peshty njerëzit kur t'kalojnë aty t'u thonë 'Jazëk të qoftë ty, ene këlyshit tat Bibilush Basha. Si thu, a mushet për një orë apo varet nga madhësia e kovës??

Si shpjegohet qe u prish ai projekti Belg per Sheshin Skenderbe ?

Ky eshte nje projekt provizor, (sipas lajmeve), per nje periudhe 3 vjecare, deri ne implementimin e nje projekti te integruar, ne kuptimin qe do te perfshije edhe rrethinat e sheshit.

Per me shume ketu: http://youtu.be/cRrEOFNF9xQ

 

 

Gjatë pushtimit italian, arkitekti tjetër italian, Gherardo Bosio, nga më të famshmit e kohës, u mor sërish me sheshin “Skënderbej”. Ai bëri disa ndërhyrje në favor të zmadhimit të tij dhe, duke menduar zmadhimin e shpejtë të qytetit, hodhi idenë e shkatërrimit të bashkisë në favor  të zmadhimit të sheshit.

Shume interesante kjo. Nuk e dija qe ideja fillestare per shembjen e nderteses se Bashkise ishte e Bosios.

 

Vallaj nuk e di . Mbase jemi plakur dhe kemi nostalgji per ato vende ku u ritem. Vec mua me duket se Tirana po shkaterohet. Keta te rinjte mbase e shohin ndryshe. Mbase kjo eshte ajo qe quhet ndryshimi i brezave por perseri me ben te dyshoj se Tirana e sotme eshte me keq se Tirana e 20 vjeteve me pare.

E shkuara duket gjithmone me e bukur Tomo. Kujtimet jane si vera. Behen me te mira me kalimin e kohes. smiley

Gjithsesi kjo fotoja me poshte eshte super. Metafizike. Duket si maket.

 

 

e mrekullueshme! flm!

Uau! Mu si pikture futuriste duket.

Love It FLMN

De Chirico.

Na u deshën 500 vjet që ta zbresim Skënderbenë nga mali dhe ta kthejmë në një hero të qytetërimit, duke e vendosur midis një sheshi, ndërsa tani këta, me atë kodrën që kanë ngritur përpara kalit të tij dhe me pemët që e kanë mbuluar, na i kthyen sërish Heroin midis maleve nga kanë zbritur vetë, pa mësuar asgjë nga shekulli në të cilin rrojnë.

Tek "Mosmarrveshja" e Kadarese ka nje shtjellim deri diku interesant per betejen e monumenteve ne Shqiperi, ku spikat pa dyshim ai i Skenderbeut. Por kete kodren ai as qe mund ta imagjinonte... mbase e shton ne ndonje ribotim.

Po me sheshin c'paten xhanem? "P Ne fakt, ne fakt vulen sheshit duhet t'ia kishte vene Rama. Si duket nuk e mendoj qe do ja merrnin karrigen "kaq pabesisht" me 10 vota. Tirana ka ndryshuar dhe eshte bere ajo qe shifni ju me plot te meta. Dhe kjo eshte "merite" e shokut Rama i cili e ka kthyer Tiranen ne nje nuse te shemtuar. Prandaj mos u ndieni keq se ka ndryshuar sheshi, perderisa Rama ia ka bere mootin Tiranes me kohe e me vakt..Vetem corbe gatuhet ne ate vend dhe villet vrer per cdo gje..smiley

nuk eshte per shaka, as per budallalleqe o per ramen, o per berishen, ishte shume i tmerrshem sheshi, e pashe sot, ishte me i tmerrshem se kur kalonin makinat treshe e katershe me inat kush te kalonte i pari! Ky eshte qytet ku ste lene as te ndihesh njeri. Ata qe jane larg, ju lutem me besoni ju! Nuk ka ngelur me asnje gje qe te te mbaje ne kete vend!!!!!!!! Nuk u thu dot robve me minimumin e trurit ne koke qe: vlla, ishin pagu miliona per ta prish ate makabritet e per te bere nje gje te re, tani pse duhen pagu miliona te tjera per ta bere me te shemtuar se c'ishte???? Ste beson njeri kur thua se ka qejf njeriu i shkrete te kete nje shesh, nje mo nje, nje te vetem ku nuk kalon asnje makine, ku robt marrin fryme, ku ore a ka mundesi te kete pellumba si ato qe shofim ne tv???? Ca je ti mo, thone, po makinat ku do kalojne, po trafikut si do ia bejme????? Ju qe jetoni jashte e larg ketij vendi, ju lutem me besoni ju.... smiley(((((((((((((((((((((

a ka dikush ndonje foto nga sheshi tani?

emo, as mos e kerko, se ta  jep mu ne çaçke te kokes dhimbja.Isha  duke pa nja dy sahat  gje  kur po mbillnin ...dardhe te  egra  3-4  metroshe.Nuk di ça dreq syri  ka pat  ai  arkitekt  qe ka dhene kete zgjidhje.Ndoshta  e reja e ka te  veshtire te ç`vendose te shkuaren.Por syte e mi  te ngulur per dy ore rresht mu vrane rende.U krijua.." Pylli Skenderbeu",  ne vend te ish "Sheshit Skenderbej".

....Por, njej lloj pylli qeros. Ca dardhe zgerfelle duken si Rosinati, per  nga "bukuria".Nje mal  i rrumbullakosur  dheu, para  kalit e te zotit edhe kur te  kete  lule plote, do pengoje per tu pare sheshi.

 Ate dite bera dhe nje postim ketu, por nuk di  pse ma hoqen. Tani dy gjera ka ne keto qe  sapo them:Ose une jam elifimatrak nga vleresimi  i te  bukures  ose kane  ndryshuar shume  kriteret  per ate  qe   dikur quhej e bukur...

Por Sheshi  vate....

 

  

Maj i ketij viti. 

me mire mos me e pa!

keto jane foto gjate punimeve

gjithe tunelet shkuan dem

image

Ka ndonje te ndertimit ose ndonje ps-ist te na thote se pse duheshin keto tunele ne shesh?

Fillimi per Bashen duket shume i dobet po ta lere sheshin me nje projekt te pambaruar.

Une nuk jam ps-ist, por meqe jam i fushes se ndertimit, po te them, qe ato tunele jane te domosdoshme ne shesh, sepse permbajne gjithe infrastrukturen e sheshit.

... dhe tunelet nuk i ndertoi bashkia e PS'se por kane qene ndertuar bashke me sheshin e vetem por restaurohen.

Cfardo e gjithcka qe mund te kuptojme ne per infrastrukture ne ndertim...kam pershtypjen se rama po pergatiste terrenin per kullat e dollarve.

Pra dicka qe nuk i sherben sheshit  por "infrastrukutres" personale te rames.

Po mjaft o trap mjaft, mjaft u mundove te zbulosh c'kish ndermend te bente Rama. Fakti eshte qe miliona euro u dogjen vetem per qejf te Bashes se ky koqja keshtu e shpreh urrejtjen ndaj tjetrit duke i shkaterruar punen. Ai plan qe ishte miratuar dhe kish filluar ishte i mire ose shume, shume me i mire se ky i ktij qurrsit. Edhe ne mos ishte me i miri ne bote te pakten po i jepte nje lloj drejtimi sheshit dhe mireqenies se qytetareve qe po torturohen me kaosin dhe pluhurin. Po barbaret leshtu e kane, ngaqe nuk dijne te ndertojne jane bere mjeshtra te shkaterrimit. Dhe kete e fshehin nen "te rregullojme trafikun njehere pastaj shohim e bejme per bukurine e sheshit".

Ti qe je edhe tironc......a e di ti valle, se te gjitha qytetet e medhoja kane katakombe poshte...???? Ca jane per ujrat e zeza, disa per te bardhat, e disa per infrastrukturen inxhinierike... A e di ti ket.....? Dhe RAma ket donte te bote, qe te gjitha rrjetet inxhinjerike, ti kanalizote, neper keto tunele, me kusht qe sheshi siper te mos hapej, si te donin, dhe kur te donin talebanet...... Po ç'ti thush ketij talebanit...? Dikush me siper po thoshte, qe keto punime jane te perkohshme, pasi te projektohet, pas tre vjetesh, nje plan i ri urbanistik.....PO ç'u bone keto 5 milion euro te shkume per lesh...??? Kush do ti paguj...???? Po pse kaq te pasur paskena qene, sa te hudhim pare me thase ne LAne ne...??? CA pare i huhdhem nga projekti i parlamentit, ca te tjera nga rikonstruksioni i tij, ene ca te tjera nga rikonstruksioni i piramides, tani po hudhim, disa here me teper per ta prish, prape, do te hudhim disa here me teper per ta prish projektin e sheshit Skenderbej, po ku vemi keshtu...???? PArlamenti austriak, ka disa vjet, qe osht gati me ra, e fut shiun mrena pa te keq, dhe austriaket, nuk po ua ma me bo nji te ri, qe kush o Austria, por ne.......???? edhe zgjebarake, edhe bishtin perpjete....... PO ç'ti bosh, ky fat na paska ra, paska qene e shkrujt, qe ne te vuajme  per mente tona....... Si ka thone ai robi, zoti e ka beku Shqiperine, po nuk e shef, se o ul ciper saj..............

di gjo ti, patrioto, qe cfare jane keto "kullat e dollareve" te rames qe po lexoj une? s'di si, por me kujtun "kullen e barit", te ai filmi me Laje... kur hidheshin themelet... s'na u ndane kto themelet e hudhme neve mo...

O em, mos u bej naiv. Nuk u mesove me sulmet e pareshtura per korrupsion ndaj Rames?! Medemek Rama ka pjesen e vet tek ato 7 kullat e planit belg dhe prandaj ai plan nuk duhet te ece perpara. Keta po luftojne korrupsionin or tej.

Po òordhe me rigon mer daj, se kur nuk kane se çti bojne gamorit, i bijn samorit.......

JA pra, ku e kane RAmen, pa imunitet fare, po fare ama, pse nuk ja hapin letrat......deri dje merreshin me 20%, pasi e pane qe s'u dul gjo, i jon turr, blogjeve dhe librave.....tamom si Kinezet me 1967..... biçim revolucioni kulturor me dacibao.....

"te rre menja profesor,bisht qeni ke(ka) per te mbet" eshte batuta e nje filmi shqiptar.Sa te jete Sala keshtu ka per te qene ky vend.

Nje nga te mirat e medha te ketyre temave teknike per Tironon eshte qe nuk shef te futen ne muhabet keta kriptopedeistet. Yhem se duhen sponsorizu keto temat. smiley

Rendesi ka te rregullohet trafiku qe eshte per faqe te zeze,pastaj sheshin kur te mbaroje te shohim si do dale dhe themi,mire apo keq.

Jane leke dom o Brado. Fare mire mund te ishin perdor per shpronesimin e pjeses se Unazes se Vogel qe eshte akoma e zene nga Insig e shtepite e tjera aty. Pse duhet me investu te Sheshi, nderkohe qe do ta ndryshosh prap mbas tre vjetesh e ke shpronesime per te bo?

e di kush ma heq trunin te keto shkrimet. 

kjo natyra perverse prej te rrafmi prej krejt lagjes qe behet shef policie e ketyre socialiste si lamja. 

nga e gjeti ky qe skenderbeu zbriti prej malesh per me u ba qytetar kur deshi lame. dhe te gjithe ata qe nuk mendojne si lame duhet te jene prej malesh, katunare dhe te shkaterruar. 

dhe nje dicka tjeter, edhe ketu te peshku ka nise te qelbet. te gjitha shkrime pa buke, pa damar gazetarie, pa damar informimi. 

kete qe ben lame te shkrimi e bejne perdite grate shtepiake te pallatit tim, kur i degjon te thone se ehe doli dursh goca markut, se e pame tu hyp n'benz (edhe pse ajo ka ike ne bmw-e cunit halles ne dasem n'fis). 

dhe, sado te krenohet nje plesht qe i ka kafshu poshte bishtit te kalit te skenderbeut, plesht mbetet...

Legen mo,i thuhet ashtu Skenderbeut? me gjysh e katragjysh Tironc.

nejse, ti ke kohen tate dhe mendjen tate. 

psh arkitekt sinani isht eprej kukesi e bani xhamine blu. 

ndersa flitet shume per keto semundjet gjenetike te familjet aristokrate. 

jete e eger. burra pa burrni, gra pa shije. 

morra, pleshta. 

shkrimi i Lames do shprehte pike per pike trishtimin tim - nqse do ishte i vertete gjithnji, se une sheshin nuk e kam pa.

ate p[unen e skenderbeut duhet ta marresh si nje metafore shume te goditme, hekuran. po shume te goditme, ama.

ti duhet te jesh te ato llogoret e para fare kunder katunarizmit dhe malokerise, si nivele te poshtme te qyteterimit, e jo si prejardhje e doemgrafi. Pse? Sepse je poet, nuk je rob qe i gezohet ylefese se Sales, si miu ne bodrumet e pallateve. Dhe sepse mund te prekesh perkitaz nga ajo falange, ashtu sikurse nje muslimon i nershem do prekej nga nje terrorist me llokume dinamiti ne brez me shume se nji presbiterian nga Karolina e Jugut.

Ti e di qe mu me pelqejn muhabetet e hapme, pa doreza ne tavoline (me raki nga ajo e mira).

edhe nje pergjigje per ty emo, se je shok i mire. 

pikerisht kjo me acaron nervat se nuk eshte krejt i vertete shkrimi. ti e di tiranen se je alidems i vjeter. ne tirane te gjitha rruget te nxjerrin ne shesh. dhe nese bllokohet sheshi, eshte blloku tirana. si zgjidhje u menu unaza e vogel. ne vend te unazes se vogel u bane pallatet e njerzve te edit lufta e madhe me ate pallatin qe saliu selektivisht deshi ta shembte per unaze) dhe u ba pedonalja shume e bukur te teatri. nga do kalojsh ti me ike te nentekatshet ku eshte edhe poliklinika qendrore? nga rruga qemol stafa? apo nga rruga deshmoret e rilindjes? apo nga rruga dibres? apo te barrikadat? nuk ke ka ike vlla se jane te zanme te gjitha ose jane sens unik dales. ndaj, edhe pse demokratet nuk jane burra te mire, edhe pse mund te kene bere njemije te zeza, (minatoret ne bulqize, ujrat grekut, te paaftet ne administrate, monopole, etj etj, per te cilat as lame as askush nuk ben ze) per kete rast une besoj se bashkia po i jep fryme tiranes duke e rihape sheshin per trafikun me premtimin qe ne dite do ta ribejne sheshin kur te gjejne zgjidhjen e problemit qender-trafik. 

prandaj me acaron ky se ne shkrim nuk shpjegon asgje pervecse skenderbeu ishte njeri prej mali dhe qe lame e beri qytetar. dhe kjo me acaron. 

shkinaks,

Pavaresisht se jam dakord me shumicen e atyre qe thua, ke disa gjera te pasakta ndaj dhe perfundimin e ke te gabuar.

Pallatet Monstra te Rames, nuk binin mbi unazen e vogel. Ato do ta benin/jne Unzaen e Vogel te pamjaftueshme, sepse do shtohet shuem dendesia, por nuk pengojne ndertimin e saj tani.
Ai pallati i Dashit per te cilin u be lufte e madhe dhe ku Rama i perdori deputetet si bodyguard (kulmi i ushtarllekut) nuk ka prap lidhje me Unzaen e Vogel, eshte buze saj po nuk pengon ndertimin e saj.

Unaza e Vogel pengohet vetem nga shpronesimet. Shihe vete ketu se ku duhen bere:
http://maps.google.com/maps?saddr=Tirana...

Me fal po nuk bekem dot lidhje direkte smiley

Tani per arsyet se pse Berisha nuk e ka bere kaq vite, nuk dua te spekulloj, po dicka vjen ere ketu.

Tani qe Luli e mori Bashkine (ashtu sic e dime te gjithe qe e mori), po shpresoja qe do behej shpronesimi e do i jepej drejtim kesaj pune. Po jo. Jam i bindur qe e bejne thjsht qe ai shesh te mos i mbetej emri si sheshi qe beri Rama (qe eshte budallallik ne fakt po keshtu u punon mendja). Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti, qe pavaresisht se thone qe duhet pedonal, po e prishin tani per ta ribere pas 3 vjetesh. Fare mire keto para "provizore" mund te perdoreshin per te mbyllur nje pjese te kostos se shpronesismit te atyre 4-5 shtepive qe jane aty. Rruget do beheshin po kaq shpejt sa c'po behen keto provizoret. Po nuk i bejne tani, por do i beje pas 3 vjetesh? Pse?

Une per kete arsye revoltohem, dhe mendoj se ne thelb edhe Lamja ka te njejtin shqetesim.

Shkinaks,ate komentin tim merre si shaka eshte pa paragjykim,kurse sa per xhamine blu njoni do ta bonte,qelloi nga Kukesi fat i vet,ose ka dhone noj leke nen dore,se korrupsioni eshte i vjeter nuk e solli Sala,ky vetem sa e moderrnizoi smiley

No offecnse shkinaks, po ti po bo te njejten gjo si Lamja:
Nga e gjete ti qe "te peshku ka nise te qelbet. te gjitha shkrime pa buke, pa damar gazetarie, pa damar informimi"?
Dhe te gjithe shkrimet qe s'te pelqejne ty duhet te jene shkrime pa buke, pa damar gazetarie, pa damar informimi?

Leje o burre Lamen, ka thone mendimin e vet ashtu sic po thu dhe ti tatin.

shiko i dashtun, kur hyhet me fole per shehsin skenderbe thuhet. "ne baze te projektit te financum prej emirateve ne shumen kaq jane zbatu kaq % te punimeve me nje kosto tot. dhe me kete nderhyrjen jane humbe kaq % e ketij projekti. 

pastaj grumbuli i dheut ne mes te sheshit ishte i parashikum qe te projekti tjeter ne mos gaboj. pastaj a lidhet mosrealizimi i shehsit skenderbej sipas planit me mosrealizimin e unazes se vogel? ca planesh ka per me tej? 

dhe mos iu var skenderbeut se nuk bahesh trim tu i gjujt me gure dhenve te beut!

ok

Skinaks, me duket se je nxef kot fare... E ke lexu shkrimin e LAmes, me tifozllik..... mere shtruar dhe lexoje me kadale......ai nuk shan Skenderbeun, po shan ata qe njesoj si pas vdekjes se Skenderbeut, i moren kockat neper bote, tashti, edhe ate cope vend, qe ja paten dhone me tapi, per gjithe ate qe kish bo per memedhene, ja moren, dhe i vune tabelen ..."toke e xanun"....... e sigurisht, duke e dit se ai nuk zbret dot nga kali, dhe tu bi me palle kokes......

ps

dhe ajo qe me vjen keq, po shume keq, nga diskutimi yt, eshte,...se meqe e bene keq ata te paret, le te vazhdojme ta bejme edhe ne pasuesit e tyre ma zi......ky eshte problemi, dhe jo diku tjeter......ja prej kesaj dukurie, po vuajme e do te vuajme ne brez pas brezash.....se nuk bejme dot ne nje pune me te mire se paraardhesi, po duhet me patjeter, qe paraardhesin, ne mos ta vrasim a ta poshterojme, te pakten ti prishim punet qe ka bere, vetem e vetem, qe te themi se ...........ai nuk ka dit, .........e ka bo keq, dhe se .............une ate qe ai e ka bo, do ta prish dhe do ta boj ma mire....... Ja ketu qendron e keqja jone si komb, si mentalitet kombetar, si menyre jetese, dhe si menure komunikimi me ithtaret......

Pse eshte qelb Shqiperia, de facto dhe de juro, s'ka faj peshku.  

Aman mer njeri i ndjeshem, po te hoqi trurin Lamja, keto qelbsilleqet e tjera cfare te heqin ty?  Mos me keto deklarata se merakosemi ngaqe e dime qe e ke ndjeshmerine shume te larte, pa jo per gje.

He xhan, mos bej keshtu, ndonje poezi cicellonje, a letargji dimri edhe e kalon matane. 

tashti monde jam ne damar per sherr, dhe besoj se duket. 

ca i ka ba historia e skenderbeut ketij robit? e? dhe ca i kane ba njerezit qe jetojne ne male? 

qe shqiperia qelbet, kete e di mire fort se une jetoj perdite ketu. por e di i kujt eshte faji ti? ja pyet graven ca i kam thene nje dite ne tirane para do kohesh. 

qe kjo qeveri nuk do sulmu per meten po per rulin. qe ketu nuk zgjidhet gje se ankohen hajdutet se i vodhen hajdute te tjere me te forte, po duke shkaterru monopolet. keto gjera s'kemi interes ti bejme as une, as ti, as askush ketu. dhe sa kohe ne bejme si te revoltuar se saliu vodhi zgjedhjet, populli saliun do te votoje. 

kur populli te marre vesh se dikush ka nje alternative me te mire qeverisese, se dikush ka ndermend te beje dicka per kete vend atehere populli nuk eshte aq budalla sa kane qejf keto analsat ta bejne. 

dhe rezultati i zgjedhjeve te 8 majit kete tregoi se populli di te zgjedhe kur ka alternativa dhe di te jape shuplake kur nuk ka alternativa. 

ki mendjen se mos perfundon poet oborri...Lexo pak me shume Migjen

dhe rezultati i zgjedhjeve te 8 majit kete tregoi se populli di te zgjedhe kur ka alternativa dhe di te jape shuplake kur nuk ka alternativa. 

Eshte gjynaf nga zoti dhe nga Av me bo sherr me ty.  

Por meqe qenke per sherr, a ben te me thuash ne cilen pjese te rruzullit (edhe pa IT) ke qene ato kohe?  Po me pas kur dolen edhe kartelat nga te huajt?  

atehere populli nuk eshte aq budalla sa kane qejf keto analsat ta bejne. 

Freudian slip qe ky?  Se nqs se s'eshte nuk ka analist qe t'i bej derman popullit anals. 

ktu kam qene. ne lezhe.

psh. ne lac e kavaje e elbasan e durres hengri shuplake pdja. edhe pse njerezit nuk eshte se bene ndonje zgjedhje kushedi ca. 

ne puke, lezhe, tirane (duke llogarite edin me 10 vota fitues) po sidomos ne bulqize hengri shuplake ps-ja. po ti je damar sherristje dhe nuk ke qejf me nigju po me ec me koke tate prandaj s'me kupto. plus qe e ke me sherr me mu. smiley

ky slipi ishte per keta qe me dalin perdite ne televizion duke bo si t'mencem edhe i thone vetit analista.

Sherr me ty?  Personalisht a tek e tek as qe behet fjale.  Por sherrin e kam me sojin e shkinakseve, ata te malit e te fushes.  

Ncncncn, po si e ze ne goje Bulqizen mer burr. Lere mer ne hallet e veta.  

Mire mire, se bashke qelben te gjithe, edhe analistat edhe populli anals.  Analistat i thone vetes, ndersa populli ia ben vetes. 

E pohoj, miku im.........

Une ato qe nuk mendojne si mua i quaj "gra shtepiake qe merren me thashetheme te dera e pallatit".

ti thua: "nga e gjeti ky qe skenderbeu zbriti prej malesh"
Po Kalaja e Krujes nuk eshte ne fushe, por nalt ne mal te krujes. Dhe nese do te shkosh nga kalaja ne tirane me kembe, ose ma kale, sigurisht qe duhet te zbresesh dhe jo te ngjitesh.

foto plz

Do na mare malli per sheshin e vjeter. Ka pas net qe nuk e kishe bo gjumin rehat psh, edhe te nesermen ishe i mbaruar komplet nga muskujt. Per ket gjo ske pas nevoje te shkoje per me u ferku neper studio masazhi(30K per 30 min ), por mjaftonte ti hypje maqines(3K lek naft) dhe ti fusje per qejf ja tre gjiro rreth Skenderbeut dhe ohoho u cliroje u boje qefull plus dhe kurseje dhe leke.

hem, dikush me lart kerkonte shume. Kerkonte nga Lame shifra per kushtueshmerine e deritanishme te sheshit, sa eshte kosto e diviacionit nga projekti etj. etj. Po ku di di njeriu shkrete keto gjera nese nuk behen publike? Po kanakarit as qe i ruhet se prishi projektin, apo se po shpenzon pa plan e pa projekt te ri te miratuar. Ne fund te fundit ai dhe klani qe e ka emeruar kane pushtuar kete vend dhe persa kohe do jemi nen zape, nuk mund te kerkojme llogari. Ajo qe na ka ngelur eshte te qajme dhe vajtojme. Kete beri edhe Lamja me kete shkrim; vajtoje per sheshin dhe sigurisht jo per Skenderbeun se perndryshe do te revokonte edhe Stalinin qe ka qene perpara tij. Po keta kanakaret e sotem as te vajtosh nuk te lene, ju duket edhe ofendim pale.

Ja si ka qene qendra e Tirones para çlirimit.......

 

Ish Komiteti Egzekutiv.... (Bashkia, e Tirones)

.....Sheshi Skenderbeg, ne kohen e façizmit.....

Ketu ka qene, Kaffe Bristoli, libri ndekombetar, me duket se ka qene dhe Xingoni................

Ultra fare ajo gjate façizmit smiley

Qytetet kane shume mbipalosje . Dhe Lamja nuk e mohon kete . Ajo qe e shte per tu lavaderuar tek Lamja eshte MBIPALOSJA e KULTURES se Malokerise ne nje kryeqytet te cdo vendi te Botes. Ne cdo vend te Botes e ka nje "qoshe " malokerie .Por ne qender te K/Qyetetve JO ! Me sa njohim ! Kjo eshte aho qe dallon e shpjegon Antikulturen ose Dyndjet barbaresh qe ka zaptuar prej Kohesh ish Tiranen dhe mer shfaqjen me Arrogante me "nderhyrjet Lulore "
Aktualisht edhe pse Lul Basha eshte "CUN Tirone " , Malokeria e ka "tredhur" per hir te Karierizmit dhe Babezise se Protogonizmit . Para ka vjedhur aq shume sa hedhja ne ere e 5 miljon eurove i duket sikur ka hyp ne maje te Minares se Xhamise dhe po i flak per 'bamiresi ' per Tironcit e Malokerine !
Rikthimi pas tre vjetesh ????
Absolutisht Elektoral . Por me shume duhet te shqetesoje Qytetarine e InteliDjencen Tiranase ARROGANCA e ketij Personi . Si eshte e mundur duke shkelur LIGJET ne menyre Flagrante te nderprese nje Projekt per hire te shijeve te K/Malokut e Udheheqsit Historik te Turmave Maloke Sali Ham - Hum Berisha ???? Asgje nuk e shpjegon pervese nje Servilizem Klasik qe fsheh Karierizmin !
Shqetesimi eshte se shfaqjet e Arrogances , ku shenohet edhe TREDHJA Perfundimtare e tij si qytetar, dhe mbarsja me Malok eshte 21 Janari ! Dhe kjo Arrogance e shkelje Ligji nga Maloke po pregatitet e Pompohet per ne vend te Babasqapit !!!!!!!
Kjo mendoj se eshte sheqtesimi per ndonje qe e cmon veten me qyltyre "Skenderbejane " e Pro Malokerise .
Artikull me shume pika mbi I.

Ta kishin bo i dipartmen stor te modh do kishin bo mire.. do prisja me endje  teleptajen ypi te ciceronte nga fare maja e xhamise..

Po si nuk doli nje dore mizore qe te bente nje foto te sheshit?! Duhet te ishte mbushur me foto kjo teme! Ku jeni ju flamuret kuq e zi?! Duke pi kafe?! Vetem fjale, fjale, fjale...

U detyrova sot dhe dola vete. I bera mbi te gjitha per shqiptaret qe jane jashte dhe nuk kane mundesi ta shohin.

 

 

 

 

 

 

flm!

Asgje.

Olso, kujdes se mos ti vjedhin edhe keto, ata te ATSH, se na fike pastaj...lol

ps

Fotot shume te bukura, nje "te lumte dora e vogel", nga une......

Ky Lamja qenka idiot e kaluar idiotit. Na mbyten gazetaret koqe.

 

Une do mendohesha nje cik perpara se te cilesoja Lamen si "idjot".

Eshte nje fat qe ky qytet ka nje njeri si Lamja, te apasionuar pas trashegimise arkitektonike dhe kulturore.

Dhe te siguroj qe nuk eshte e lehte per njerez te tille, kaq te pergjegjshem per vleren e se shkuares, te jetojne ne kete qytet e ne kete vend.

Mendo vetem nje fakt: Tirana, kryeqendra e Shqiperise dhe e gjithe shqiptareve, nuk ka nje qender historike te ruajtur, a thua se ne erdhem te banonim ne kete vend para 10 vjetesh...

Duket sikur Tirana eshte kryeqendra e spekulatoreve dhe abuzuesve te ndertimit.

Ano, ky djalka mbase eshte vertet i apasionuar pas trashegimise arkitektonike the kulturore. Po te besoj sinqerisht ty per kete.

Megjithate, kur ky nuk di te pershkruaje nje fotografi te thjeshte me ca godina, nje shesh ne ndertim e siper, ca peme e ca rruge me pak njerez (wow, ja e pershkrova une me nje fjali) lume si ne (apo ju atje) me sa fat qe jemi (jeni).

Sa per te tjerat, lidhur me Tiranen dhe qendrat historike etj. jam shume dakord me ty por nuk kane te bejne me paaftesine e ketij te beje nje pershkrim te thjeshte te nje pamje jo shume te veshtire per tu pershkruar.

Nuk perdoret pasioni vend e pa vend.

Kakavia, rrofsh, na i solle Tiranen pa syve! 

Ku eshte kjo kodra me dhe qe thote Lamja?

Eshte ajo ne mes tek foto e trete. Nuk eshte koder. Eshte si tip lulishteje (nuk e di nese e shkelshme apo jo) ne nje nivel rreth 0.5 m me e larte ne krahasim me trotuarin e kufizuar nga nje bordure betoni. Gjendet perpara monumentit te Gjergj Kastriotit. Sic shihet edhe nga fotot prapa monumentit gjendet nje lulishte tjeter kjo ne nivel shume me te ulet (edhe kjo nuk dihet nese e shkelshme apo jo). Kjo e fundit ishte pjese e projektit te 51N4E-se.

Flm per fotot.  Edhe Lamja s'i shpeton dot hiperbolizimit tipik shqiptar kur nje lulishte gjys meter me larte na e ben koder, e pastaj i futet vence krahasimit per ata qe kane zbritur nga mali kerkojne te rikrijojne malin e pyllin ne mes te sheshit per te qetesuar subkoishencen e tyre.  Artikull karagjoz ne kete rast.

Shiko, duket sheshit (jo atij Skenderbe) qe autori eshte shume emocional dhe gati-gati racist (nuk e di nese mund te quhet keshtu ne rastin e diskriminimit ne baze te relievit te vendlindjes), por, POR, ne nje fare menyre i falet, pasi ai te pakten nuk eshte nje Gjitholog. Lamja ka treguar qe eshte shume i informuar (dhe shume i ndjeshem) rreth trashegimise arkitektonike dhe kulturore te qytetit te Tiranes. Madje mund te thuhet se eshte nje studjues i saj.

Une vihem ne vendin e tij dhe kuptoj te gjithe shqetesimin dhe brengen. Shiko, kjo menyre e te berit politik ne Shqiperi, kjo menyre kaq destruktive nuk na con gjekundi. Ne shkaterrojme, ndertojme, shkaterrojme, ndertojme... ne baze te interesave afat-shkurtra te klaneve ne pushtet.

Ajo qe me ngushellon mua personalisht eshte qe:

1) Ishte nje papergjegjshmeri totale me be sheshin kembesor pa garantuar nje infrastrukture rrugore te pershtatshme perreth tij. E ashtequajtura unaze e vogel qe eshte sot, (nje surrogato e idese origjinale, rezultat i sterkembshave midis pushtetit qendror dhe lokal ne kohen e Rames) thjesht NUK FUNKSIONON.

2) Mua personalisht, projekti i sheshit te belgeve nuk me pelqente (kuptohet qe kjo eshte teresisht subjektive) keshtu qe me vjen mire qe nuk do te realizohet.

3) Ky projekt qe po realizohet aktualisht eshte i perkohshem (afersisht 3 vjecar) ne pritje te nje projekti te integruar, pra qe do perfshije edhe rrethinat e sheshit. Ne fakt  nje projekt i tille nuk ka munguar, por mesa duket kjo nuk pelqehet nga drejtuesit e rinj, ose ndoshta eshte kthyer ne obsolet meqenese daton me 2003-in.

Nuk i falet te jete kaq i shkujdesur me fjalet e te hidhet ne sulme krahinoriste per arsye politike.  Si arkivist i mire dhe intelektual qe hiqet e si i informuar qe eshte mbi trashegimine arkitektonike e kulturore te Tiranes, ben mire ta fokusoje ketu perqendrimin e artikullit duke krahasuar projektin e sotcem me projektet e meparshme e ta shprehi ketu merzine e tij me projektin e sotcem.  Nejse, se edhe ai ka nje elektorat e audience te caktuar per te cilet shkruan qe i perpijne keto gjera me maloke qe bejne kodra e male ne mes te Tiranes, gjithe qejf...

po leket mo, apo bejme projekte e prishim gjithcka nga fillimi se ashtu i do bitha frangajve e bashrave me shoke.
Thuaj mer troc, ky projekti trevjecar eshte nje budallek me brire, thuajeni njeher te verteten sic eshte dhe mos boj specialistin as mish as peshk.

Or ti!!! Po pse do qe une te them ate qe mendon ti?! A nuk mjafton ti per kete?!

Po shko or burr se le nam. Meso te respektosh mendimin e te tjereve dhe evito ofendimet se s'ta ka per borxh njeri me duru frustracionet e tua.

ajo mund te mos t'jet koder sic e bo Lamja, po gjo me t'shemtut nuk ka!!! jo shesh per nje kryeqytet, po lulishte me shkalle!!!

 

eshte bere sheshi si koshere cicellonjash..

Ti, urte e bute, e keput nga nje batute... smiley

ehu si beni edhe you se i qenka prishur sheshi Beut Skender!

Pa merak se eshte i vdekur ai e nuk kupton gje! smiley

info..ato 2 rrugicat aty,reth lulishtes me permendoren e Skenderbeut nè mes...zgjidhin trafikun e Tiranès?

As shatervan? Po kepucet ku do ti lajne katundaret? As shesh? Po mitingjet ku do ti beje Saliu?  

Mua personalisht me vjen keq qe jane shtuar ne menyre progresive admiruesit e politikave destruktive.

O Lame te hengert tendja qe na ngrive gjakun kot.  Po bar hengren e bar do hane.  Ashtu qenka e shkrujtme.

Di njeri te na thoje sa i bie metri katror i kesaj gjese, i "creative destruction"? 

Monda, thuhet "tenja" jo tendja. smiley

Po foto e Olsit jane marre nga perspektive tjeter, e nga larg gjerat nuk duken aq keq sa c'jane ne te vertete. Po me beterr e katrahure s'ka ku te veje.

Po foto e Olsit jane marre nga perspektive tjeter, e nga larg gjerat nuk duken aq keq sa c'jane ne te vertete.

Dhe te me besosh Ana... jam paguar mjaft mire per kete. smiley

Ou, ku do na e japesh darken, pra?! smiley

Nuk e kisha fare ne ate sens, ti ke dashur ta kapesh objektin sa me mire, e nga larg e fut te gjithin ne fokus, por hollesirat nuk dallohen.

Edhe, 3 vjet te tjere nga jeta jone tulla llac beton, jane shume, mor vlla... Teper shume!

Duhet thene se sot ishte nje dite fantastike per foto dhe i kam bere me shume qejf keto. Nuk e di, por pervec drites dhe kthjelltesise (relative) te ajrit, kishte edhe dicka magjike atje ne shesh. Nuk e di se cfare. Ndersa shihja sheshin, ose me sakte kantjerin e sheshit, ndersa shihja njerezit, punetoret, makinat, eskavatoret... m'u duk sikur jetova per nje cast te vetem gjithe historine e atij sheshi, me ndertesat, format, njerezit, pemet... m'u duk sikur jetova per nje cast gjithe historine e Shqiperise...

Per nje cast, kuptova pergjigjen e te gjitha "perseve".

Ndoshta metamorfoza e hapesirave me zgjon nje fare delli poetik. smiley

Te paska rene dielli ne koke, me rafte pika! smiley

A parte questo, te lumshin duart. smiley Here tjeter, te lutem, se e kam me merak, ma nxirr ne resme ate llustraxhiun qe i ben karshillik Skenderbeut, po ne skajin tjeter te sheshit, kur shkon per nga stacioni i trenit.

Une s'jam pe myzeqeje a korce.  Tëndja dhe pikë smiley

Per barin, s'e kisha tekstualisht per barin.  (C'jane keto keqlexime qe s'te falen) smiley.

Olsit ia dime per faleminderit per mundimin dhe prurjen e fotove smiley

Plus qe nuk eshte se Olsi po thote qe jane bere kalime e rruge ajrore nga ku kalohet/shihet/shijohet sheshi me mire smiley.

 

TENJË f. zool.1. Flutur me madhësi e ngjyra të ndryshme, që e ka larvën si vemje të hollë dhe që bren e dëmton shumë bimët ose ushqehet me dyllin e bletëve, me miell etj. 
Tenja e patates (e hardhisë). Tenja e ullirit. Tenja e drithit. Tenja e lakrës. Tenja e qepës. Tenja e miellit (e hambarit). Tenja e dyllit. Lufta kundër tenjës. I ka hyrë tenja bletës. Është dëmtuar nga tenja. 2. Molë. E ka ngrënë tenja rrobën (qilimin, velenxën). 3. Shirit. I gjetën tenjë në bark. Është si tenjë është shumë i hollë, është shumë i dobët. 
* I ka hyrë tenja po e bren sëmundja nga brenda, i ka hyrë sëmundja. Ka tenjën (shiritin, sprinjën) në bark dikush iron. ha e nuk ngopet; nuk shëndoshet fare, megjithëse ha shumë. Tenja e gjësë së gjallë kërrnjotë.

Ma gjej i cik Pikën ne fjalor smiley

Paska qene dite kallupi sot, te falet edhe ty smiley

Eshte hyrje gjate. Gjeje vet.

Lulo, rrofsh se me kurseve mundimin me ate laben qe s'di as referencat 'O Muco te hengert tenja.... " etj. etj... smiley

E doni troc pastaj, u dola hakut: Qe te dy u hengert tenja (e thashe mire smiley?) se e keni ... te miren brenda smiley.

Tani, jo se du me bo avokatin e djallit po a e ka deklaru bashkia qe projekti i miratum ne 2008 nuk bo dhe do ndryshohet? Jo per gjo, po ato rruget e ndertume mes sheshit (si dhe punime te tjera) mund te te jene te perkohshme dhe jo domosdoshmerisht e bejne nul projektin e meparshem.

Jane te perkohshme, jo mund te jene te perkohshme.

Jane deklaruar si te perkohshme. 4 milion euro per perkohshmeri, pa permendur gjerat nentokesore qe jane demtuar e kane dale jashte perdorimi.

Eshte deklaruar qe projekti i 2008 nuk ben dhe perkohesisht do te mbahet ky derisa te gjejne nje projekt tjeter, qe te mos kete firma edi rame ne ndonje prej letrave.

pastaj, per tenderat per projektet duhen miliona euro te tjere, qe Rama i shpenzoi nje here me garen e gjetjes projektin e 2008-es. Pse, vetem Rama do shpenzoje leke per projekte? C'kuptim ka te jesh kryetar bashkie nese s'ke nje shesh per te ndertuar, etj, etj...

E kuptoj, flmnd.

dhe aq te perkohshme nuk jane xhanem se kane fillu te mbjellin peme gjate gjithe gjatesise se kartodromit ne mer te sheshit. Nuk mbjell njeri peme te perkohshme.
Sidoqofte e rendesishme eshte qe paret per punimet qe po beheshin prej nje viti shkun per dhjam qeni dhe qe ne nuk vendosim dot standarte.

Nga fotot lart duket qe Lamja e paska egzagjeruar pak(i falet gjithsesi se eshte djal fantastik). Sidoqofte kto projektet gjysem afatmesem jane burim korrupsioni. Ku kemi fuqi ne si shtet te perballojm luks te ketille, nderto vetem per tre vite shpejt e shpejt dhe sapo te gjejme dicka me funksionuese oburra nga e para, sepse duket qartazi qe ai sistem nuk eshte zgjidhja per trafikun ne rritje te Tiranes dhe gjithe keto para te hedhura kot, fare mire mund te shfrytezoheshin per dicka tjeter me te rendesishme. Ndersa nga ana tjeter Edi ska moral fare te flase per kete gje, sepse ai ka pergjegjesine e tij direkte ne vrasjen e urbanistikes se Tiranes.

Ols,ruaji keto foto se jane nje mrekulli.Nje dite do te duhen shume!  

He mo, se s'qenka edhe aq keq, Lamja e ka pare ne fillim te punimeve rrezik, para se ta shtronin dheun. Ideja per bar dhe peme me duket shume funksionale, me shume hapesire per t'ja fut gjumit ne 3 te drekes poshte pemeve, se u robtun robt duke fjet mes gureve te lulishtja para xhamise. Me shume hapesire edhe per myslimanet te premteve per te fal ca falet te premten, se xhamia eshte e vogel edhe trotuari para xhamise nuk i mban dot te gjithe. 

Bar e jeshillek njish fare, kismet kur te bjere shi nuk behet e gjitha balte, kismet ishalla edhe e ruajne barin ne vere se ka per t'u tha e do behet i verdhe si bar i vdek. Ishalla nuk i fut njeri zjarrin ne vere thuj, se bari i thate nje shkrepse do. Ato bordurat pastaj ishalla i bejne te forta se robt qe bejne gara me makina ne bulevard ne 2 te nates kane per t'ja fut Skenderbeut, se s'ka me grope ku te thyejne qafen. 

edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete...20 vjet " lufte " PD vs PS, nderto shkaterro shkaterro nderto i thone ketij muhabeti...mjere leket e popullit qe vene dem kur mund te perdoreshin per gjera me te rendesishme

Nje shesh me asfalt, nuk eshte shesh. Eshte vetem nje rotonde trafiku gjigante e shemtuar. Sic eshte i shemtuar ai kunji i permbysur me fasade si tavoline shahu.

 

Vetem kjo ndertese te mos ishte bere, pra mu ne djall te tjera.Kur kaloj atje,  padash largohem tutje, se me duket  se po bien ne koke ato copat  e ngjitura...

Gjynah i madh smiley Neser, dikur, pas 1,3,5,10 vitesh dikush, nje kryetar bashkie do te beje sheshin me pllaka, me kalldrem, me shatervan si ne cdo shesh te botes, qe ka te drejte te quhet shesh. Por ai kunji nuk ka pince dentisti, qe e heq.

Une nje gje nuk e kuptoj, ne s'kemi as Wall Street, as City. Atehere perse duhet gjithe ajo karabina aty? Kush do te shkoje per te blere, marre me qera lokalet?

Do dojsha t'shifsha ca fotografia t'k'tij sheshi pas dy-tre dite shiu nga ai shiu i famshem i Nentorit Tiranas!! smiley

O shtepi tiranase,

o mure me balte,

balte nga kjo toke e lashte...

" Lamja ka treguar qe eshte shume i informuar (dhe shume i ndjeshem) rreth trashegimise arkitektonike dhe kulturore te qytetit te Tiranes. Madje mund te thuhet se eshte nje studjues i saj.
"Shume interesante kjo.Nuk e dija qe ideja fillestare per shembjen e nderteses se Bashkise ishte e Bosios"
. ..kjo ka qene nje thashethem banal, i perhapur nga falangat komunistet ka deklaruar Maks Velo ne nje emision ne TV para disa vitesh,per te justifikuar ate "krim" monstruoze qe ju be qendres se Tiranes nga mediokret komunist.Sot Lamja si pasues i denje i asaj trashgimnie mediokre beri te njejten gje kur ishte ne pushtet si zv.minister , me kinema 17 Nentorin, dhjetra parqe,ndertesa e monumente kulture te cilat u shkateruan me qellimin e vetem qe sekseret e Rames te ishin te lire te benin miljonat me lejet e ketyre shesheve .

Besoj se thashethem eshte dhe qe zogu vodhi arin, e? lol

gjith dashni kto fotot mo.....

..ajo gropa ne mes, e zbukuruar me bar, ka rrezik qe ne stinen e dimrit te mbushet plote me uje dhe me kete rast, do te kemi nje smileyLiqen te dyte  ne mes te Tiranes!

Meqe ra fjala...Nqftse Lamja ngritjen gjysmetroshe e quan koder, po pjerrtesine nga mbrapa cfare e quan? Kanal vaditjeje e ndertuar nga myzeqare qe duan te rikrijojne fushat me miser ne kryeqytet?

ke qen naiher ne shqipni ti apo s'te dalin leket per rrugen

Shiko e di qe mundohesh teper por teper te dukesh si djal capken, por s'je vec se nje tjeter troll si plot te tjere ketu ne peshk.

Mua thjesht me duket si dicka e perkohshme qe edhe kjo nuk eshte perfunduar akoma. Nga fotot e Olsit kjo, se s'thone kot nje foto vlen sa per 1000 fjale.

Kjo e fotove eshte "shperngulja me qesharake " e komentit mbi Faktin e Lames.
Fotot behen kur sapo lind , kur je femije kur ritesh dhe ku vdes ...per te gjitha thone kane kohen e tyre .
Mdersa ky Kryeari i Ri Bashkise nuk ka nevoje per FOTO .
Ai ka lindur , eshte rritur dhe do "vdese " nen mesimet e babasqapit. Arrogant , Frikacak i fshehur pas Posttit , Policise e Gardes dhe Matrapaz premtimesh .
Asgje me shume nuk eshte ky mishmash qe "jo a mal - jo asht koder , jo asht Lule jo asht pemishte " smiley Cfardo qe te jete ajo nderhyrje e Paligjeshme , Jo transparente , Antiekonomike , Antimorale dhe Arrogante eshte Pecmimi i Punes , Percmim i Kultures . Eshte fytyra e vertete Hipokrite e ketij Pushteti .Dhe ketu nuk eshte fjala per krah Politik
Sikur vetem nje reference PRISHJE me "foto " smiley ne Boten e Qyteteruar te krahasohet me kete grumbull plehu (i pelqyshem nga Kokosher .) dhe le te shohim si do cicerojne InteliDjenca e ditese se falenderimeve smiley
Eshte turpi me i madh Historik i Shqipetarebve qe kane mend mbi "gryke " te mohojne rrolin regresiv te "barbareve " qe kane mesyre Tiranen . Dhe produkt i kesaj jane komentet e te 'fencurve " me qe kane pae or tie "se Lamja ka shkruejt jo me metafora" dhe "ka postue or tie pa foto "
Po qe per Forografi ka edhe per kohen e kioskave smiley Vetem se metafora me "kuaj " di me bae vetem babasqapi or tie dhe pas tij Jozeficka !

E paskan bo sheshin si fushe futbolli me Skenderbeun ne mes si albiter. Shpejt do te kemi ne nje porte Berishen dhe ne tjetren Ramen. Kurse mileti to bo sehirt rreth e rrotull

Kemi nje problem shume te madh. Opozita eshte shkaktarja kryesore e tragjedise shqiptare. Rama te jap doreheqjen dhe PS te shperbehet. Shqiperia nuk ka zgjidhje tjeter perpos kesaj. PS-ja eshte komplet e paafte per te bere opoziten. Ne nje vend ku gjithcka shkaterrohet, opozita do e kishte shume te lehte ta ngrinte popullin ne kembe.

Sa per ate Serbo-Hollandezin, kesaj i thone GJEJ SHESH E BEJ PERSHESH...

" .... Gjen gjithçka aty, përveç sheshit. Ka leje s’ka leje, kush e bëri projektin, ku dhe kush e ka miratuar, ku u gjendën paratë, a hapi gojë Instituti i Monumenteve, po Inspektorati i Mjedisit, kush po i financon punimet, cila firmë po punon në shesh, me çfarë tenderi, kush...? ..."  

  Kjo tregon se shteti nuk fuksionon sa duhet aty, organet qeveritare si duket jane te paralizuara dhe jo te pavarura, gje qe shpie ne konkluzionin se aty eshte e domosdoshme nje reforme shteterore, ku secili organ te ndihet i lire te beje punen e tij, si ne perendim. Si mund te veproje i lire inspektori i mjedisit, ai i policise ndertimore, ai i infrastruktures, ai i prefektures, ai i higjenes, ai i policise, etj, kur te gjithe keta komandohen nga nje dore, Buall Mavria, kur asnjeri nuk ben xhap se ka frike se e flakin ne rruge. Ne nje shtet te pakapur, shtet demokratik, te gjithe keta inspektore njihen me projektin, ndjekin her pas here punimet, dhe kur shohin qe ka devijime nga projekti, njoftojne menjehere dhe kane te drejte edhe te pezullojne punimet, gjer ne nje zgjidhje te çeshtjes nga ter palet.  

 

" .... S’kanë faj, subkoshienca e malit nga kanë zbritur nuk i lë të qetë të ndjehen mirë midis një sheshi ku diskutohet dhe … e gjejnë zgjidhjen, e bëjnë sërish sheshin të ngjajë si mal e pyll... "

  Oh, te marrte e mira te marrte smiley si duket e paske lexuar "Vizione te qarta" smiley  

 

" .... Sipas meje, është thjesht frika instiktive e njerëzve të pyllit të ardhur në pushtet dhe që nuk e durojnë dot hapësirën hapur. Epo ka nevojë Tirana për gjelbërim, të thonë. Po, është e vërtetë, por nuk mbillet sheshi kryesor i vendit, por shtohen parqet e qytetit! ... " 

   Oh, ç'me 10-ve t'u qesh smiley me krahasimet smiley  

 

" .... Të përpiqesh ta zësh me pemë, tregon që përveç se je impotent në krijimin e hapësirave të reja urbane, por je edhe i lig e frikacak, se i trembesh grumbullimit të qytetarëve të tu... " 

Me ate popull o Lame, qe i ka ngordhur nervi i protestes, nuk hyjne me ne pune sheshet. 

 

" .... Por asokohe flisnim për elemente e për finesa, të pamendueshme tani që këta po i bien me top e me kazmë të gjithës, duke na i zhdukur për fare sheshin e duke na i kthyer në mal, si ato malet nga të cilat kanë zbritur duke mbetur po aq të pazbutur si kur ishin atje lart... " 

smileysmileysmiley 

Shteti ne Shqiperi funksionon si bande, prandaj dhe nuk meret vesh fondet nga vijne, si shpenzohen sa shpenzohen, dhe kush eshte pergjegjsi ose autori i ketyre punimeve! 

Sot kalova nga qendra.Nuk e di por edhe sikur konkursi per shemtimin e Sheshit Skenderbe te ishte bere, nuk do kishte dale kjo surrogato. Edhe kartodrom, edhe bace me ca peme te shpifura.Me mire te kishin mbjelle arrore e drufrutore ne qender qe te pakten, te hanin ndonje koqurine kalimtaret.As park , as qender pedonale. Po si mund te hidhen 4.5 milion euro per kete shemtire? Me kete fond , edhe brenda ketij projketi surrogato, mund te beheshin gjera me estetike, me ne harmoni me qendren emetropolit.Nuk e di, mbase jam i gabuar.

Ky i kanakarit nuk eshte as shesh publik ku qytetaret te shetisin dhe as rotondo per te lehtesuar levizjen e makinave. Do te jete nje makth i vertete. Kush e di sa here ne dite kon per ta shajt nga nona kanakarin qofte ata me car e qofte ata ne kom. E c'faj ka nona e shkrete?!

Pse tu qa gjo nona e Lulit ty?

Si tha ajo plaka n'autobuz? "Qeke llapaqene modhe ti goce!"

Kam pershtypjen se projektuesit e sheshit kan dashur tja heqin sheshit karakterin europian dhe ti japin nje karakter te tir nodrd afrikan.

Se kuptoj pse e kane bere kete !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).