Numërimi për Asamblenë mbyllet sot. Debatet në seancën e djeshme

 

Socialistët mbyllen dje Kongresin e tyre, duke votuar për zgjedhjen e 121 anëtarëve e rinj të Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, por rezultati i procesit do të shpallet sot. Asambleja do të zgjedhë së shpejti organin kryesor ekzekutiv, Kryesinë e re të partisë. Dita e djeshme mund të konsiderohet si e gjatë, por e frytshme për drejtuesit kryesorë të PS-së, pasi programi i ri i partisë dhe ndryshimet statusore morën votën unanime të 1482 delegatëve të mbledhur në Pallatin e Kongreseve. Kjo ndjesi bëri që Edi Rama, afër mesnatës së djeshme të shkruante në profilin e tij në “Twitter” se: “Ky është Kongresi më i bukur që kur jam në PS. Dhe më e bukura është që ky është vetëm fillimi”. Por Rama, përmes rrjetit social, bëri edhe një klasifikim kur theksoi përshtypjet e tij për fjalimet në Kongres.

“Fjalimi më i bukur? Spartak Ngjela. Fjalimi më njerëzor? Pandeli Majko. Fjalimi më i ndjerë? Erion Braçe”, - shkruan Rama. Për programin dhe ndryshimet në statut nuk u paraqit në sekretarinë e Kongresit asnjë amendim apo platformë alternative, duke lënë të kuptohej se ndryshimet e bëra u mirëpritën nga të gjithë. Por ashtu si në çdo kongres të mëparshëm, edhe në këtë aktualin lobimi për emrat që u zgjodhën si delegatë të Asamblesë nuk mungoi. Vend pati edhe për disa kritika në lidhje me përbërjen e listës, mes të cilës u zgjodhën 121 anëtarët. Kjo, pasi pesha e Asamblesë së Përgjithshme të PS-së është e madhe, nga fakti se ky organ do të vendosë për kryesinë e re të socialistëve dhe po kështu për qëndrimet e grupit parlamentar të PS-së. Në Asamble munguan dje emra të njohur të PS-së, si ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano dhe ish-sekretari i përgjithshëm i PS-së, Rexhep Meidani.

Organizimi dhe kuotat

Partia Socialiste ishte treguar e kujdesshme ta ndante në dy pjesë fletën e votimit për të votuar delegatët e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme. Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi theksoi se, si pasojë e nevojës për të përfshirë 30% të femrave në Asamble, në një listë të veçantë do të renditeshin 58 femra dhe mes tyre do të zgjidheshin 40 anëtare të Asamblesë. Për sa i përket listës së meshkujve, organizatorët vendosën që ajo të përbëhej nga 127 anëtarëve, të cilët do të garonin mes tyre për 80 vende. Kongresi ra dakord në mënyrë unanime që anëtari i 121-të i Asamblesë socialiste të ishte shkrimtari i mirënjohur, Dritëro Agolli. Me mbylljen e kësaj etape dhe konstituimin në ditët e ardhshme të Asamblesë së re të socialistëve, pritet edhe zgjedhja e kryesisë së re të socialistëve, ku lufta mes anëtarëve potencialë për këtë strukturë pritet të jetë shumë e ashpër.

Kritikat dhe lobimi

Leximi i 207 emrave të kandidaturave për Asamblenë e Përgjithshme nga ana e sekretarit organizativ të PS-së, Blendi Klosi ngjalli edhe revoltën e menjëhershme të deputetit të Beratit, Erion Braçe. Me një ton të lartë dhe pa marrë leje për të folur nga salla, Braçe i kërkoi llogari Blendi Klosit në foltore për mospërfshirjen e dy përfaqësuesve të PS-së së Beratit në listën për Asamble. “Merrni parasysh propozimet e bëra nga delegatët, nuk bëhet kështu”, - theksoi Braçe me nervozizëm. Klosi nisi ti shpjegoj Braçes se mospërfshirja e dy emrave që ai citoi kishte ardhur për arsye se njëri prej tyre ishte sekretari i kryetarit të rrethit dhe se vetë kryetari i rrethit të Beratit ishte zgjedhur si kandidat. Por replika e Braçes ndezi edhe zëra të tjerë të pakënaqur nga përbërja e listës së kandidatëve. Kështu, një delegat nga Tropoja gjeti rastin të theksonte se në listë nuk i rezultonte asnjë delegat nga Tropoja, dhe po kështu një grup delegatesh femra nga Elbasani ngritën zërin dhe kërkuan përfshirjen në listën e kandidaturave të kryetares së PS-së së Elbasanit, Luljeta Arapit. Por këto kërkesa nuk u morën parasysh nga ana e organizatorëve të Kongresit, me idenë se kandidaturat tashmë ishin plotësuar dhe ishin zgjedhur me formulë të barabartë nga të gjitha rrethet.

22 Komente

"Kjo ndjesi bëri që Edi Rama, afër mesnatës së djeshme të shkruante në profilin e tij në “Twitter” se: “Ky është Kongresi më i bukur që kur jam në PS. Dhe më e bukura është që ky është vetëm fillimi”."

Ky ka pjerdhur me te tera. Te rrosh vete o Edo se truni t'ka thone ik pirdhu.

“Fjalimi më i bukur? Spartak Ngjela. Fjalimi më njerëzor? Pandeli Majko. Fjalimi më i ndjerë? Erion Braçe”, - shkruan Rama

ngjan sikur ka bere ''like'' ne facebook, ose si ''oscar awards'': aktori/aktorja me i mire, regjizori me i mire.. etj.smiley

p.s   po Ngjela paska kaluar me PS-ne?

Jo Belul, Ai nuk kalon kurre me PS-ne.Me beso mua.Shume shpejt ke me pa se ku do te jete pozicionimi i Ngjeles.Si i djathte,.... tek nje e djathte serioze.

  Por  gjithashtu  me beso dhe mua, pasi nuk jam i pari qe e thom;PD-ja asnje  dite nuk ka qene e djathte.....

 ja si mu arsyetua,  miku im Spartak Ngjela, per  ate  pjesmarrje si i ftuar.

-Ndersa ishim me Kiçon, babe e bir ne te njejten qeli, nje mbremje me pyet  Kiço.

-Spartak, une jam i majte, siu generis. Ti,   i djathte, ... katerqind drehem.Do te kete ndonje dite ulje, per bashkepunim mes nesh?

-Po! Do te  kete, i thashe

Do te  kete  ulje, per bashkepunim vetem kur te jemi perballe situates fashiste.

Kete u tregoi socialisteve, te mbledhur ne Kongresin e djeshem, ku  si i  ftuar  i dhane fjalen. 

 -Pikerisht pse jemi  perballe kesaj situate, une pranova te ulem sot mes jush-e perfundoi Spartak Ngjela  fjalen para delegateve te Kongresit socialist. 

 Ka ai te drejte,  Belul?

 

 

 

 

Fjalimi me i ndjere Erion Brace.

E ka ndjere apo i eshte dukur si fjalim funerali.

 

And the winner is...

...populli .. E gjeta besoj smiley

"Ky eshte Kongresi me i bukur qe kur jam ne PS..."
smiley

Sic raportohet nga të perditshmet shqiptare, Kongresi ka kaluar me përplasje fizike. Kështu, mesohet se kreu i bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj ësht pëfshirë në debate të ashpra me deputetin Erjon Braçe dhe kreun e PS-se së rrethit Fier Selman Hodaj të cilin edhe e ka goditur me grusht, lidhur me përfaqësimin e mbështetësve të tyre në asamble.

Keto konfliktet  aty ne ate kongres nuk me pelqejne per vet faktin se Buall Mavria ferkon duar, qesh dhe e ka me te lehte te jete ne avantazh. Socialisteve, ju duhet te bashkohen, te mos kene perçarje e te ftojne kedo qe eshte kundra Buall Mavrise. 

Kongresi i nje partie sigurisht qe do te kete debate, kenaqsi dhe pakenaqsi, per emra te caktuar, fomulime te mira dhe jo te mira, kundershtime, dhe aprovime, kjo eshte fryma demokratike qe ka PS ne kundershtim me ate te PD qe ndryshon kryekeput me Kongreset e PDs. Aty ne PD vendos dhe vulos, Fyhreri, me skena dhe prapa skena, aty te gjithe ngrene doren dhe nuk ka kundershtime, ose debat! Kongreset e PD jane te ngjashme ne fryme, me Kongreset e PPSH dhe shokut Enver, kur ne baze qendrojne direktivat! 

PS, i urojme mbaresi! 

“Fjalimi më i bukur? Spartak Ngjela. Fjalimi më njerëzor? Pandeli Majko. Fjalimi më i ndjerë? Erion Braçe”, - shkruan Rama.

Ky ishte "Kongres" apo "Miss PS-ja"? smiley

Me vjen keq t'ju thyej zemren burrave fort te nderuar qe bejne be e rrufe per edi ramen por kur e degjova se do te krijonte 300 mije fronte pune ' u currufjaps dhe ki thashe me vete po shikon enderra me sy hapet si sala.

Dikush duhet te dilte t'i thoshte qe shteti perendimor ka nje krah pune prej 1 milion e ca.

hic nuk ja u thyen o Alba, hic. e kane marre parasysh ata, jo vetem 300 mije te thote ai, po dhe nje miljon, njesoj eshte, s'ka problem per ta. e keqja per ta eshte vec Berisha.  po erdhi nje tjeter me i keq se Berisha, s'ka gje. a nuk tha Bajroni " sa armiq per vdekje ....''

Qe te krijohen 300 mije fronte pune do te thote qe ekonomia shqiptare te shkoje through the roof si i thone amerikanet.ose me fjale te tjera ne qe s'kemi kapacitete teknike teknologjike shkencore financiare te lulezojme ne nje kohe te krizes globale .politikanet shqiptare te majte e te djathte me kujtojne ata orkestrantet e titanikut qe i binin qemanese kur vapori po mbytej.

po s'osht sot kjo kshu, kshu ka qen perher. ky karamboli me numra. kot i bini ne qafe rames. detyra e tij nuk eshte te thote sa vene pune mund te hapen me ter men; detyra e tij eshte te thote qe ai hap 20% me shume se Sala. Tani une nuk e di sa thote Sala, por po te ket thon qe ai hap 250 mije, edi hap 300 mije. e nigjon sala ket dhe e ben 360 mije (300 x 1.2), e nigjon edi, po pse thot ne lopa ma ka bo, edhe shkon 432 mije vene pune... kshu punesohet gjithe planeti deri ne fund.

ky esht tmerr mer! e nigjut salen qe i thoshte 330 mije vota me shum kom per te mor ne 2013-en...

kte lojen me numra qesim e kan sport kombetar shqipot prej kohesh. me tregonte njoni per lojen me numra qe bohej ne kohe te enverit per naften... sa nafte do nxjerrim, pyste enveri... dhe shtonte ama qe nevojat e ekonomise sone jane, kot po them, 6 milion fuci, tani sikur nomi tu bonte me shume se 4 milion nuk nxirrnin dot, po thuj po deshe 4, e mire, 6 milione shoku enver...e gezim i modh, po 6 nuk dilnin kurre, ene masanej tak, grupi armiqsor, ku di une sec qene jo Lipe Naci... sec ka dhe nje film qe e harrova tani, bostoniani e ma mend...

Ose tregonte nje shoku im pedagog ne instituin bujqesor ne kamez, iu kish vajt tos nano ktyne, kshu si i dergum nga instituti i nexhmijes, e mire, karroqe vllai se kish pi ca, edhe mbledh gjithe keta shkencetaret, po diskutonin rendimentet e patates, jo 200 kv per hektar, jo 250... se plehu kshu e shiu ashtu e toka e dielli, sheknca e modhe vu, kur i nderpret ky, i cik i ngrysur, me ate buzen shtremet... tip "ku din ti mar", e u thote i vranum dhe pak si perbuzes: sa thoni ju? po 250 kuintal, shoku fatos... i thone kta... hmm, ia bo tosi, po sikur t'ju them une qe ju keni mundesi te merrni 500 kuintal patate, cer do thoni ju? hiiic asi llaf presorat, e dinin qe bullshit ishte, po thuje po ta majti, blloqet ne dore dhe u bon gati me majt naj shenim... ene filloi tosi jo organizim i cik me i mire, jo bashkrendimi, jo dora dores edukimi masave, jo bashkeshoqrimi... llafe kot si e kish zakon, edhe ne fund dul 500 kv per ha patate rrumullak... ene iku i plotsum tjetri...

Shiko tani, se mund te hapen 300.000 fronte pune, po pune te vogla, nga ato qe i bo dy-tre me nje rruge. Me nje llaf, shko qe shko deri ke dyqani i bulmetit, a ma blen edhe mu nji buk te zeze te Sanija? Edhe dy-tre ne kthim, ja ku u bone gjashte pune mrena dites. Nuk po thote njeri qe do hapin fabrike rraketash.

Keto p.sh mund ta vejne tek programi qe do iu shperndajne grave falas modele qendisjeje dhe punimi leshi me shtiza dhe ja ku u hapen pernjehere 50.000 fronte trikosh me monge te gjata dhe centrosh katrore. Apo nuk u hoq edhe taksa e leshit tashti.

Eh mjere ai popull thuj, qe tallin menderen politikanet si nga njera ane, ashtu dhe nga tjetra.

ne nje situate si kjo e jona, ku pushtuesi/okupatori vazhdon te dhunoje sistematikisht lirite e shtetasve dhe te grabise pasurite kombetare, te besh kongrese partie dhe te shpalosesh programe/pallavra zhvillimi eshte as me pak e as me shume por tradheti kombetare. Nga njera ane pushtues dhe nga ana tjeter tradhetare, ky vend eshte i destinuar per tu thare.

Prap Rama mbeti, apo e mori Ruci kryesine e PS? 

Ne Kongres gjate fjalimeve nga podiumi, Rexhep Mejdanin vetem se tha qe premtimi per 300 mije vende eshte mashtrim populist e Lincuan, njesoj si prinderit e tyre para 20 vitesh lincuan Dritero Agolli, i cili atehere ne kongresin e Partise Punes guxoi te shante Enverin.
Nuk ka shpetim. Mund te provosh ti lash hesapet me historine, por historia nuk i lan me ty.

Sidoqofte cdo iniciative qe kontribuon per jeten politike duhet pershendetur. Njerezit nuk duhet te humbin besimin te politika se eshte e vetmja menyre per tu perfaqesuar dhe per te permiresuar jeten e tyre. Me mire nje politike e keqe, e cunguar, se sa asnje politike. 

Nejse, urimet me te sinqerta Partise Socialiste.

u numeruan votat?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).