E kisha vënë re gjatë udhëtimit, por do ta ndieja edhe më fort në udhëtimet e mëvonshme se, kur vjen nga jashtë shtetit, sa më shumë i afrohesh Shqipërisë, aq më fort të kap nervozizmi kundër saj. Bashkë me ankthin, natyrisht.

…Nëntor i ftohtë, me shi dhe mjegull, mesnatë, vit i zymtë 1967. Kthehem nga Kina dhe Vietnami pas një qëndrimi pesëjavësh atje. Në aeroport takoj një delegacion gazetarësh, midis të cilëve Dritëro Agollin. Ngaqë s’ka linjë për Tiranë, zbresim në Romë. Të humbur, të trullosur nga gongu kinez dhe gjëmat që kemi dëgjuar atje, dy vetura të ambasadës na çojnë në një hotel të vogël me emrin “Helio” në mos gaboj. Nata, nuk e di pse, është si ankth. Pa gdhirë mirë, aty nga ora pesë, nuk di pse, dal në korridor. Përballë meje mezi dalloj një si figurë të turbullt, groteske, që më ngjan si dyzimi im. Kur i afrohem, e shoh që është Dritëro Agolli. S’më zë gjumi, thotë. Mua më keq, i them. Flokët i kemi të kërleshur të dy dhe sytë bërë si të vëngër. S’di se cili propozon të dalim në rrugë.
Jashtë është ende errësirë. Shiu imton si më parë dhe rruga është xhan-xhin. Vetëm diku larg duket diçka e ndriçuar. Kur afrohemi shohim se është një bar i vogël. Brenda ka njerëz. E shtyjmë me ndrojtje derën prej qelqi.
Buongiorno signori! Zëri i banakierit është kaq i fortë, sa na del gjumi plotësisht. Vjen erë e mirë kafeje. Në njërën nga tryezat, një klient, ndërsa gjerb kafenë, vazhdon të flasë me zë kumbues me banakierin. Një tjetër, bashkë me njëkarabinier, pinë diçka tek banaku. Karabinieri ka me vete një qen të madh, leshator.
Banakieri na thotë diçka, por ne s’kuptojmë asgjë. Ai ngul këmbë dhe Dritëroi i kthen një farë përgjigjeje. Sytë e të gjithëve kthehen gjithë habi.
Dreq o punë, thotë Dritëroi. Në vend që t’i them se po vijmë nga Kina, më duket se i thashë që jemi kinezë.
S’kam kohë t’i them se me ata sy gjysmë të mbyllur ngjajmë me siguri ashtu, sepse italianët aty për aty ia plasin të qeshurës.
Qeshim dhe ne.
Më duket se na morën për të lojtur, thotë Dritëroi. Unë mendoj të njëjtën gjë, por kjo s’më duket ndonjë hata.
Më në fund, porositëm nga një kafe.
S’besoj të më ketë shijuar ndonjëherë më shumë një kafe.
Dritëroi mendon të njëjtën gjë. Pas një muaji shkretëtirë prej revolucionit kulturor, një kafe e vërtetë, në një bar të vogël të Romës ndaj të gdhirë, pranë dy klientëve të panjohur dhe një karabinieri që mban zinxhirin e një qeni, na duket si kulmi i njerzillëkut të jetës.
Është koha kur ende flasim haptas, kështu që, pasi i themi njëri-tjetrit disa qyfyre nga udhëtimi, shfryjmë kundër shtetit shqiptar, që ka bërë aleancë me atë mynxyrë që sapo lamë pas. E kisha vënë re gjatë udhëtimit, por do ta ndieja edhe më fort në udhëtimet e mëvonshme se, kur vjen nga jashtë shtetit, sa më shumë i afrohesh Shqipërisë, aq më fort të kap nervozizmi kundër saj. Bashkë me ankthin, natyrisht.

Ç’gjuhë flisni?,- na pyeti kamerieri. Shatra-patra i themi, se jemi shqiptarë që po kthehemi nga Kina.
Ah, shqiptarë! Thonë, ata. Ah nga Kina!
S’dimë aq italisht për t’iu thënë se ç’ka këtu për t’u habitur kaq shumë.
Tani nuk qeshim më, veç na duket se po na shohin me dyshim.
Më në fund, paguajmë dhe dalim. Jashtë po gdhin, por shiu ende s’ka pushuar. Ecim pa folur dhe pa e çarë kryet se po lagemi si dy qyqarë.
S’kishim parë ende asgjë nga Roma, s’kishim pasur rast të bëjmë asnjë krahasim me pluhurnajën e trishtë të Shqipërisë, por kishte mjaftuar një bar i vogël nate, në një rruginë të humbur, dhe një kafe e pirë njerëzisht, ashtu si qindra vite rresht në kafenetë e hapura që pa gdhirë, për të na zgjuar një nostalgji të padurueshme.

 

Nga libri i Helena Kadare "Kohe e pamjaftueshme"

7 Komente

Te vesh ne Rome e te mos shohesh Koloseumin, eh po kjo pune keshtu, te dy si pula smiley te lagura smiley me ate ndjenjen e inferioritetit. Megjithse kane qene edhe te rinj smiley plot emocione. 

''Dreq o punë, thotë Dritëroi. Në vend që t’i them se po vijmë nga Kina, më duket se i thashë që jemi kinezë.
S’kam kohë t’i them se me ata sy gjysmë të mbyllur ngjajmë me siguri ashtu, sepse italianët aty për aty ia plasin të qeshurës.
Qeshim dhe ne.

humor kinez.smiley

e mor Belul, e gjithe loja ketu eshte qe gjoja keta dy ishin shume te tronditur me c'pane ne Kine dhe tani perballeshin me perendimin. imagjino cfare mund te ndiej njeriu, pastaj i shtojne dhe nje doze disidence duke folur kundra regjimit me njeri-tjetrin. vazhdimin e di besoj, dhe vazhdimi eshte realiteti; njeri vriste-priste ne lidhjen eshkrimtareve dhe tjetri shkruante poezi militante pro regjimit. pune shqiposh medemek. 

bwah... sapo pata mundesine ta hap kete linkun. degjova pak fjalite e para (elena qenkej tip mengjesor... dhe aty e lashe se me dukej sikur i ishte futur ismaili diku pas fytit edhe po fliste (tamam si i shoqi).

tani une kur thashe berxhit berdo, ne fakt e kisha per kadarete kshu ne pergjithesi... ka dicka trishtuese ky mediatizim i kadareve, aty vdes dicka nga arti i mirefillte, fiton merkantilja, eshte ne paralel te plote me stonsat, qe royalties sot i bejne me c'kane krijuar para 90-tes, sot vene gjithe ushtrite e medias qe shesin bluza dhe kapele me logon me gjuhen nxjerre perjashta... s'ka asgje prej kadareje te vertete ne keto, kupton, asgje prej altamonti, te shkretit po i ndodh pikerisht si ne nje nga skenat me te medha te tijat, e pikerisht ate te partizanit qe kishte blere ate karriken kolltuk dhe po e conte, i shtremberuar nga pesha, per ne shtepi, dhe aty vezhguesi (ne ate rast enver hoxha) ndjen qe dicka nga revolucioni po vdiste.

po na vdes perdite cike cike ne duar me keto prohira, ismail! smiley

natyrisht, kolltuqet do i blesh rokoko, si ai partizani, se pare ka kjo pune, pa dyshim, por qe dicka nga ty po vdes perdite, kjo eshte e padiskutueshme.

Mos ka bere gje Helena ne koke te vet, se une e Is nuk dime gje. smiley

Sadija e Driteroit.

http://a6.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/69370_451201847209_182132672209_5211794_5585227_n.jpg

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).