Ata rrinë në sallën e teatrit të zhgënjyer e buzagaz. Në një moment suspense, krejt papritur, kënga e muezinit nga minareja ishte dëgjuar në sallë e kishte shkaktuar të qeshura tek spektatorët. Eno sapo është kthyer nga Italia dhe qesh me mall për çudirat e Tiranës, këto rastësi që sipas tij krijojnë art e përmbi art.

Në të djathtë rri Dea, me një këmbë të hedhur tek tjetra e cila gati sa s’prek gjurin e tij. Në atë distancë milimetrike është shkruar e gjithë miqësia e tyre disavjeçare. Në një libër të shkruar deri në faqen e parafundit.

Dea shikon skenën e ndriçuar dhe herë pas here kërrus zverkun si mjellmat, vetëm e vetëm të ndjejë erën e parfumit që i vjen prej kurmit. Për një çast përfytyron Enon që i nuhat paturpësisht fundbarkun, sikur të ketë gjetur ndonjë lule të panjohur. Pastaj, lëviz në kolltuk dhe shikon orën sepse mezi po pret që shfaqja të sosë dhe ata të dy të ulen para ndonjë gote alkooli. Për dreq, Bujar Asqeriu i paska muhabetet e gjata sot dhe duket sikur muezini nuk do të këndojë më. Hedh sytë në të majtë dhe i duket sikur Eno i ka sytë tek kavilja e saj, me atë ndjesinë e tij të përhershme të fajit. Ajo gjithmonë e ka ditur se ata janë bërë për njëri - tjetrin. Por janë bërë më shumë se ç’duhet. Shpesh i dukej sikur po ta kapërcenin atë distancën milimetrike do të kryenin incest.

Eno a ikim?

Presim edhe pak, shfaqja po shkon drejt fundit.

Dea rrëmon në çantë dhe nxjerr një pako me çamakizë. Ia zgjat Enos, dhe të dy fillojnë në përtypen, ajo me nervozizëm dhe ai ashtu qetësisht e me buzën në gaz. Apatia e tij e zgjuar gjithmonë i ka pëlqyer, por cuditërisht sot i ngre nervat. “Mos jam para atyre?!”.

Imazhi i tij që i nuhat fundbarkun i shkakton një zukatje aty poshtë, dhe një shtrëngesë të ëmbël në nofulla. Zhytet ne kolltuk dhe fundi i shkon më sipër, duke zbuluar kupat e gjunjëve. I është larguar disi Enos me mendimin se ai do të përmendet e do të avitet.

Por Dea e ka zbuluar vonë se mund të ishte e bukur. Më parë, ajo nuk donte të ishte e bukur, pastaj nuk mund të ishte e bukur dhe tash së voni kishte vënë re se, mund të ishte e bukur. Dhe kjo zbulesë kishte ardhur me një valë sulmi ndaj meshkujve.

Telefoni i Enos, mikut të viteve të shkollës, e gjeti Dean në këtë fazë.

Në teatër?!

Ishte futur në dush me dilemën e një gruaje para një takimi të çuditshëm. Pastaj ishte parë lakuriq para pasqyrës dhe nuk kishte harruar ta parfumoste pakëz fundin e barkut.

“Just in case!” - ishte ngërdheshur si shtrigë para pasqyrës dhe kishte vazhduar ritualin.

Shfaqja shkon drejt fundit. “Dhe ia vlejnë duartrokitjet”, mendon Dea me ironi. Njerëzit çohen me zhurmë dhe shohin kuturu nëpër sallë. Ata të dy, tërhiqen dhe presin. Sikur fshihen.

E si të mos e duash Tiranën me gjithë këto ndodhira brenda ndodhirave – dëgjohet Eno. Dea i buzëqesh. Ai ka të drejtë, edhe miqësia e tyre fsheh një tjetër histori. Nuk është e qartë. Imazhi i tij përfund barkut sikur është zhdukur. E megjithatë asaj i pihet një gotë.

Sikur të shkonim te oborri i Galerisë së Arteve, koha është kaq e bukur – i thotë ndërsa dalin jashtë të çliruar.

Shkojmë - i thotë ai me një gjest prej emigranti që tashmë ka humbur koordinatat e qytetit. Ulen të dy në një tryezë plastike të kuqe, nën pemën e madhe, duke i lënë të kuptohet njëri-tjetrit se kishin arritur në stacionin e fundit.

Një llambë aty pranë lëshon një dritë të pambuktë si flakë e një gazaqeje në frymën e fundit. Në lokal vijnë njerëz që flasin për teatrin dhe këngën e paftuar të muezinit. Dea kërkon me sy kamarierin dhe sapo e sheh porosit konjak. Ai ngre dy gishtat si shkopa dhe bërtet:

Dy ?

Po, dhe na sill një tavëll të lutem - i përgjigjet ajo, si e shtëpisë.

Eno hedh sytë përreth me mall, dhe gjithë qejf përpiqet të gjejë ekuilibrin e tryezës, me një këmbëngulje nervangritëse.

Lëre dreqin – i thotë ajo dhe ai i bindet.

Kamarieri sjell gotat me konjak dhe para se të shkojë i hedh një vështrim diabolik Deas. Ajo nuk e prish terezinë dhe me të kthyer gotën me konjak ia shkrep:

Eno, a jemi zgjuar ndonjë mëngjes bashkë?

Atij i pëlqen drejtimi që merr biseda.

Pse bën pyetje absurde, ne kemi bërë shumë çmenduri së bashku, por …

E pra sot po shihesha në pasqyrë, ashtu cullak, pasi ti më more në telefon e më ftove në teatër.

E di që, ndërsa ti ke qenë në Itali kam ndryshuar mendim për veten? Më duket vetja e bukur dhe koha aspak për t’u humbur.

U panë gjatë në sy dhe e vazhduan bisedën pa fjalë, me valë magnetike, diku me turp e diku të pacipë, ndërsa konjaku rrëshqiste në fytet e tyre dhe drita e pambuktë binte mbi fytyrat e tyre sikur të ishin dy të rastësishëm mbi këtë dhe.

Për herë të pare, Eno ndjen se nuk mund ta zotërojë më Dean me armët e lehta të miqësisë. Ajo po i jepet sipas mënyrës së saj, tash, në këtë orë, në këtë natë, në këtë moment, në këtë tryezë pa ekuilibër. Deas ia ka dhënë truri. Jashtë çdo parashikimi, pas tre ditësh që ai kishte ardhur në Tiranë, në natën kur e shoqja e priste në shtrat, si çdo natë, me një përpikmëri martesore.

Të përfytyrova sikur nuhasje fundbarkun tim si lule – u dëgjua Dea gjysëm e dehur. Eno ndjeu se ishte futur në një lojë kumari dhe u dorëzua të luante fishat e fundit. Afroi karrigen plastike pranë të sajës, u gafurr, hodhi një vështrim ushtari përreth, dhe me fytyrën më shkatërruese që mund të gjendej, zgjati dorën e tij të madhe drejt barkut të saj, arriti fundbarkun, e eksploroi, e tërhoqi dorën prej andej dhe nuhati poshtërsisht gishtat e mesit.

Paske hedhur parfum!

74 Komente

hahahaha, e çi ke keto mor xheke, pse ti mendon se çunave tane, ju ka ndryshk "gishti i kembezes" nga kurbeti.....   e bukur kjo...

E lexova fjaline e fundit, dhe me doli me ze te larte nga goja XHEKE, YOU FUCKING PIECE OF SHIT smiley

Nuk duhej ta kishe zbuluar fundin aty nga mezi, xheke.

ca parfumi mund te ket hedhe? smiley

Ja ta bejme pak sociale. "Femrat ne Shqiperi nuk e dine ende cfare duan," me tha nje shoku im, tekstualisht, pasi u kthye nga Shqiperia. "Dalin, ulen, pijne, por kur vjen fundi, kthehen me shoqet ke shpia e mamit dhe e babit. Nga ana tjeter, gjithe ata alamet cunash qe jane aty, jane te gjithe duduma. S'kane faj, por jane vete femrat qe ua bejne te veshtire duke ngritur rregulla loje shume te forta per miqesine. Perfundimisht, benefitet e miqesise me keta duduma i mbledh ndonje kafshe ekzotike si puna ime, ku dhe dihet qe investimi afatgjate eshte i pamundur, pasi dihet qe me pushime jam."

Koment shume i sakte,vetem nje korrigjim,djemte nuk rrijne si duduma por femrat nuk e kuptojne ose e kuptojne vone qe jane shtuar shume smiley,por sic e thashe je shume i sakte Lulo.

Vezhgimi i shokut eshte i sakte,Lulian dhe kot nuk thone qe pervoja rivalizon manualet e sociologjise ne ksi rastesh. Vertet, nje kategori femrash duke u perkujdesur per te qene "erotikisht korrekt", ngrejne bariera dhe perfundimisht behen viktima te vetpermbajtjes.Situata te tilla zakonisht i zgjidhin kto "kafshet ekzotike" smiley

Bukur si gjithmone xheke.

Ha.ha..Xheke,po smund ta mbyllje pa ate gishtin e mesit o burri i dheut?

Po ca parfumi amon,ne Tirone vjen uji nje dite po nje dite jo smiley

Nejse prape i modh je.

rrofshin cisternat e ujit ciper pallatit!

 

 

Mjerimi s'paska kufij :i jep gishtin,t'perbin doren smiley
Faleminderit per pasazhet e thjeshta dhe te bukura,megjithse te gjitheve na bere kurioz per llojin e parfumit smiley

smiley
..paske pre thojt..

Po dhe ajo mo si e paska fut parfumin aq thelle,apo Enos ju ka ngref gishti vogel dhe ju ka duk si gishti modh smiley

PS; Ky tregim permban fraza te theksuara seksi,ndalohen komentuesit/set nen moshen 18 vjec smiley

Te komentoj a mos te komentoj eshte ceshtja smiley.

xheke, hiq "moment suspense", i pelqyeshem si gjithmone, pavaresisht ... smiley.

Jo! Ske mbush moshen.

ncncncn, o penar hiq opsionin e redaktimit smiley.

S'e kisha lexu ate post-scriptum-in tend.  "Te apo mos te" e kisha per tjeter gje smiley.   

Me ka pelqyer me shume ne shkrime te tjera autori, ketu me duket se me shume sesa tregim eshte nje shaka me punchline ne fund.

Shaka do jete patjeter, se holle holle, parfumi ne ca zona eshte shume i parekomandueshem nga doktori smiley.

Por "just in case" cdo gje beka vaki smiley

xheke, si shume i stisur ky tregimth. me duket se, eshte nje endrra jote qe te ka mbetur e parealizuar. tregimi rrjedh por nuk hahet, me thene te drejten.

Kemi bere nje here nje muhabet te perafert ketu ne peshk, mbaj mend qe flo permendi   'Pyesni Pluhurin' ne kontekstin e endrrave dhe zhgjendrrave te ketij lloji smiley

nuk mbaj mend ndonje muhabet te tille. c'do me thene ''pyesni pluhurin''? smiley

Me fal, po mundohesha te gjeja fillin qe t'a postoja, do ishte me interesante ashtu. Para ca kohesh ne peshk u postua nje tregim i dikujt (ky i sotmi eshte i kendshem pavaresisht, ai i atehershmi ishte jo ne kete nivel) qe pluskonte pak a shume keto ujera. Pati nje koment te flo qe permendi librin 'Pyesni Pluhurin" te John Fante-s ku personazhi kryesor shkruan nje fantazi per nje grua qe i kishte 'nxire jeten', por qe ne fund e gris ate qe kishte shkruar, si fantazi qe ishte.

Do perpiqem mos e gjej, do ishte me interesante te lexohej aty. smiley

dmth ti thua qe xheke duhet t'a kishte grisur tregimin. po xhekja mund te thote qe e shkroi on line dhe s'e gris dot. xheke, bejme shaka. tregimi tashme eshte on line dhe ti s'e gris dot. e vetmja mundesi qe ke, eshte te lexosh komentet tona te bezdiseshme. 

smiley

Jo, jo, smiley ideja eshte qe personazhi 'e gris', jo autori. Xhekja urime e t'a lexojme prape smiley

E ke fjalen per kete?

Po smiley

wow !! e kisha haruar fare kete koment, sa e vemendshme je ti Kristida, me beri te qesh ajo e shkuara e pakryer smiley
po nejse, nuk besoj se kam patur per xheken llafin

xhekja ska faj. kjo eshte letersia qe botohet sot ne bote. se kjo lloj letersie pelqehet nga turma. me te tille letresi arrin dhe hari poterin. Autori ka shume mundesi te hapet me keto lloj letersie.
Per qejf te botuesit e te lexuesit (qe gjithmone ecin bashke) ai mund te vazhdonte,

porsa Dea ndjeu gishtin brenda vetes, i peshperiti e ethshme, mbaje dhe mos e hieq me deri sa te te them une.
Po ti nuk ke gisht? e pyeti ne ekstaze Enua.
cfare e do gishtin tim? u habit Deja.
ma tako pak nga Mbrapa-iu pergjigj thuajse pa fryme Enua. Por aty ajonuk do gjente kolonje, dhe rrefimi do niste preseri nga fillimi.
Keshtu behen romanet e socem. Ndaj nga mua ke nje keshille, o Eno, zgjate dhe pak te te behet roman

Mender teje, ja ke fut pordhes fare. Ne mendjen tende eshte nje gje qe nuk eshte gje fare ne tregim. Ndryshe nga "e pyeti ne ekstaze," ky tregim jo vetem qe nuk ka asnje lloj ekstaze, por eshte aq i vetpermbajtur sa me nuk behet. Shkurt or ti kritik i leshit qe nise te kritikosh zgjatimet e paqena dhe romanin qe ne fakt ekziston vetem ne mendjen tende ne menyre qe ta shpartallosh kollaj pastaj, po e perseris, ja ke fut pordhes fare.

Nje llaf ketu edhe per ndonje te rrahur me vaj e me uthull si puna e Lires smiley Clirohu pak. Endrrat mund te behen realitet smiley

epo mire, e leme sic thua ti lesh i trapit.

Po perdorimi i parfumit kerkon shume kujdes ne ate vend smiley
Se fundmi eshte perhapur nje lloj droge tek femrat e quajtur tamponi ne vodka, eshte shume e kollajte per tu gjetur dhe gjithashtu shume ekonomike(nese sperdor kualitet te mire vodke). Pasoja eshte nje kick shume i shpejte. Mos i eshte dukur parfum Enos shija e vodkes pas gotave te konjakut smiley ?!?!

Si perfundim, u dashka thene qe dhe pas shume vjetesh miqesi, meshkujt e kane gati gishtin e mesit, poshtersisht! Nuk eshte ndonje zbulim i madh, xhanem, thjesht nje theksim dhe pranim mashkullor nevojitej. Ky tregimi ne mund ta kategorizojme futet tek "tregimet aksion" me ca lajle-lule mendimesh rreth e qark.

Miqesia femer-mashkull eshte shume komplekse dhe nuk eshte "faji" vetem i meshkujve ne perdorimin e gishtave.
Ndersa rreth tregimit pajtohem me ju, eshte pak aksion por gjithsesi tematika me duket e goditur.

Per te trajtuar temen e miqesise femer-mashkull, mendoj se se pari, duhet te zgjedhim menyren e trajtimit te temes: duke pasur parasysh tregimin ne fjale, apo e leme menjane kete dhe flasim ne pergjithesi.

Doemos qe eshte komplekse, prandaj dhe eshte e bukur. Sa per "fajet" gjithnje mbeten jetime. Po per vete, nuk jam per gjetje fajtoresh, se sa per zgjidhje ceshtjesh. smiley

Gjithmone duhet dyshuar ne menyre te shendetshme per nje shoqeri mashkull femer.  Jo rralle meshkujt mashtrojne duke i ofruar shoqeri femres, me shpresen se me vone kjo do te kthehet ne dicka tjeter, pa kuptuar qe femra meshkujt te cilin i konsideron shoke dhe ata qe i sheh per me teper i ndan qartesisht dhe reptesisht.

1.Ishte futur në dush me dilemën e një gruaje para një takimi të çuditshëm. Pastaj ishte parë lakuriq para pasqyrës dhe nuk kishte harruar ta parfumoste pakëz fundin e barkut.“Just in case!” - ishte ngërdheshur si shtrigë para pasqyrës dhe kishte vazhduar ritualin.

Pra Dea eshte parapergatitur per cdo eventualitet me koshience te plote.

2.Të përfytyrova sikur nuhasje fundbarkun tim si lule – u dëgjua Dea gjysëm e dehur. Eno ndjeu se ishte futur në një lojë kumari dhe u dorëzua të luante fishat e fundit

Pra Dea, e shpenguar nen efektin e alkolit, provokon paturpesisht mikun e kahershem.

Po a e justifikon kjo situate "zgjatjen e dores" nga Eno? Kjo eshte dilema etike . Kulti i miqesise mund te lartesohej me nje zgjidhje tjeter: Eno mund te bente fare mire "dudumin"  dhe teksa paguajne ,Dea shkeputet dhe dicka i thote kamarierit qe vazhdon ta shikoje ne menyre djallezore.

Just in case. 

 

Me duket sikur autorit i ka pelqyer shume imazhi i nuhatjes se fundbarkut si lule dhe tregimi ka ardhur si pasoje. Ai kapercimi i atyre milimetrave mes gjunjeve - detaj qe me pelqen shume, meqe ra llafi - eshte sipermarrje viganesh, ose perndryshe "armet e miqesise" s'jane aq "te lehta".

Se nga lufta veç ai largohet
qe eshte i lindur tradhetar....

smiley

ky tregim eshte vec ekstaze dhe asgje tjeter, Lulian. Por, por eshte nje ekstaze e mendjes qe arriti deri tek ''asgjeja'' dhe do mbetet si pluhur ekstaze ne mendjen e tyre per jete. pse? kete e di vec xheke.

dhe tani mos e fillo kryefjalen me ate menyren tende plot ( e di vete ti). dhe po, mund ta fillosh me shkronje te madhe sipas rregullave te drejtshkrimit.

Lira, pse kaq e serte ti?

''Mender teje, ja ke fut pordhes fare.'' shiko si i drejtohet Kodra , mikuaelit. 

i pakapshem, ku e shikon sertellekun ti?

Po ja te fakti qe ti e hedh pertej prozen e xhekes si nje fantazi, si nje enderr e parealizuar.  Pse te duket kaq e pamundshme kjo situate?

ore situata eshte e mundeshme, se e thote tregimi kete, por asgje nuk ndodh. e kupton ti qe mbeti nje ekstaze ne ''perpjekje'' asgje tjeter. lexon gje tjeter ti? une jo per vete. dhe keto etiketat leri, ti dhe luliani bashke se as nuk njihemi dhe as kemi afersi bashe. qarte?

Po tani pse nuk e shtjelloi aktin xhekja, nuk do te thote se asgje nuk ndodhi.  Pastaj pak e veshtire te mendosh se nuk ndodhi gje mbasi Enoja eksploroi "fundbarkun" e Deas...

Tani eshte Lira qe kerkon "provat", I Pakap...Ke barren e gjetjes se provave perderisa ti po e kundershton apriori smiley

Kujdes se une me siper nuk them me siguri te plote qe dicka ndodhi mbas eksplorimit te fundbarkut.  Une them qe mundesia qe dicka te kete ndodhur eshte mese e besueshme. Pastaj ketu po flasim per letersi, ku bukuria qendron tek mjegullsia e qellimshme qe le ne fund xheke.

Hahahahahahahahahahaha...

=))

 smiley

Mua akti i shjelluar mu duk (deri ne kufi te pornografise ne fakt). Apo mos e ke fjalen qe duhet te ishte vashduar me aktin e dyte ne shtepi te gruaja. Merak me mbeti te di cfare parfumon kjo e dyta.

hahaah shih kush flet,ky qe s'di te qeshi nje here.smiley

tregim i lagesht.

Te pakten meshkujt e pelqyen.. smiley

Edhe femrat besoj, por parfumi sikur i konfuzon pak smiley

Hidh sa te duash parfum, lahu nga koka tek kemba, nga ana e mashkullit era e parfumit ndihet pa ndjenja.. smiley

Magnifique !

Sidoqofte,me pepara per te vjelle fusja gishtat...

Jo keq, autori ia njihka sekretet tregimit. Vetem emrat me 3 germa qe tradhetojne epoken 'Une e dua Eren' me gudulisen pak. Duhet te kete qene ndonje rebelim ndaj emrave me 3 rrokje.

si psh, Mo-ni-ka dhe Wi-lli-am? smiley

ose si psh wa-sa-bi dhe fi-qi-ri smiley

tani qe e thua ti, pas gjenerates iks, ardhur tek ne disi vone fale shokut enver dhe ambra angiolinit, duket se emrat kane gjetur nje ekuiliber tek dyrrokeshi shumebashketingellor: sin-di, uill-jam, nen-si, xhi-mi, etj. ka te ngjare qe riardhja e xh-se nga xhevahirja tek xheni te jete nje ilustrim i mire i filozofise se shqiptarit, njeheresh konservator dhe perparimtar. ia devijova nenen temes.

Hahaha, sa per depilim te tematikes; shif mbiemrat tek fanellat e kombtares, 89% dirrokesh smiley

the inside joke erdhi rreth dy ore me pas sec c'pritej, por brenda fashos 95%-she se besimit. isha ne medyshje se a shkonte rrefenja me tej se keshilli i mire "don't double dip", dhe sa pashe shakan e mrencme, thashe mos!

paske vesh nallone

qeke goc tirone

Shkojmë - i thotë ai me një gjest prej emigranti.

''po pse parfum eshte ky..., vjen era mender.... urine''.smiley

tregonte i shok per pervojen e udhetimit te pare jashte shtetit, n'monizem, big deal me dal jasht, nuk i kishte ardh a i ishte prish makina qe do e conte ne rinas, dhe nje pjese te rruges e beri duke i rene shkurt me nje "zetor koprative" qe transportonte edhe pleh organik. Arriti hypi ne avion. Nen kepuce ngjiste proverbi.

i huaji qe qelloi afer meje, tha, po vdiste nga kersheria te dinte c'parfum kisha hudh. por nuk foli. rezistoi deri ne fund.

morali i fabules, vazhdoi: mire qe s'kishim mardhenie me imperializmin amerikan ne ate kohe, se udhetimet do ishin shuem e shume oreshe...

ps. historia eshte e vertete!

Hahaha!Shume e bukur.Eh,sikur te kish mare nje cope buke misri Enua me vete....do kishte shume "momente suspensi" sic thote ne fillim...

Ta ngjyej apo mos ta ngjyej?

Veprim tamam prej burri fisnik! 

I shoqja ime po shfrynte kunder nje vajze,qe sic thoshte ajo,ishte jo fort e paster,por kishte shume sukses me meshkujt.Uf,shfrynte shoqja,e ka mire nana ime kur thote,se meshkujt shkojne mas eres smiley

Eh, ne kohen tone digjeshim pas aromes se letrave, nje pike parfum mbi te mendafshten shamicke, tani... eh, more djelm...

Xheke, me pelqeu kujdesi ndaj detajit, perdorimi pa inflacion i fjales, pershkrimi delikat i gjendjeve, menyra se si mbeshtillet e mbulohet nga narracioni historia tjeter. The punch line in the end may seem cheap, but it is functional since it gives out with a dose of hidden burst of humor the desired liberation of the whole story. Rrofsh qe i sjell ketu.

Kjo mund te jete shume mire skript per Portokalline, por vetem letersi jo. Ose mund te jete letersi e llojit qe bejme gati te 7 milion shqiptaret qe ekzistojme ne bote (mire e ka Sali Berisha qe poete e shkrimtare popullore kemi boll). Ezra Pound ka punuar dy vjet nese e mbaj mend mire, per nje poezi me dy rreshta, sot poetet e tregimtaret qe dalin ne seri ne Shqiperi e kudo ku ka shqiptare, per 2 vite me probalitet te larte eshte qe mund te prodhojne edhe 20 romane e vellime poetike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).