Publicisti Migjen Kelmendi, një nga nismëtarët e debateve për ndryshime mendon ndryshe. “Standardi ka pësue fiasko në Kosovë. Njerëzit e qytetnuem kishin me u ulë e me e pa ku janë shkaqet, e jo me e tabuizue këtë temë dhe me e politizue...

Vitin që vjen, mbushen dyzet vjet që nga koha kur shqiptarët krijuan një standard të gjuhës shqipe. Në Kosovë, gjysma e kësaj moshe të standardit, po përshkohet nga debate rreth funksionimit të tij. Kjo ka bërë që edhe vlerësimet të jenë nga më të ndryshmet, nga ato që kërkojnë mbrojtjen e standardit aktual, deri tek ata që kërkojnë ndryshimin e plotë të tij.

Shefkie Islamaj, studiuese e gjuhës dhe këshilltare shkencore në institutin albanologjik thotë se standardi i përcaktuar në vitin 1972, paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme të shekullit të kaluar.

Për shqiptarët, njësimi i gjuhës standarde, është një e arritur e madhe, ndër më të mëdhatë në shekullin e XX. Dhe diskutimet që bëhen këtu e njëzet vjet, më dinamike dhe më të intensifikuara, mendoj se absolutisht janë në të shumtën e herës joshkencore dhe nuk marrin parasysh as zhvillimin e gjuhës standarde dhe as zhvillimin e shqipes në përgjithësi dhe prirjet e saja zhvilluese të shekullit XIX dhe XX

Publicisti Migjen Kelmendi, një nga nismëtarët e debateve për ndryshime mendon ndryshe. “Standardi ka pësue fiasko në Kosovë. Njerëzit e qytetnuem kishin me u ulë e me e pa ku janë shkaqet, e jo me e tabuizue këtë temë dhe me e politizue dhe stërpolitiziue sa mos me guxue kush me e hapë si temë”.

Studiuesi Rrahman Paçarizi thotë se në mungesë të matjeve empirike dhe interpretimeve të duhura shkencore, debatet po zhvillohen ndërmjet qasjeve të skajshme.

Njëra palë thotë se duhet të përmbyset ky standard dhe duhet të bëhet një gegërishte pa e ditur se çfarë gegërishte do të jetë ajo. Dhe kemi qëndrimin tjetër të betonuar të partizanëve të standardit aktual dhe mendoj që asnjëra nga këto dy qëndrime nuk i bëjnë mirë zhvillimit të gjuhës”.

Por, ku janë shkaqet e mosfunksionimit të duhur të standardit me mësimin e të cilit asnjëri nuk është i kënaqur.

Natyrisht që nuk jam absolutisht e kënaqur. Ende vazhdojmë të mos kemi një planifikim gjuhësorë, një politikë gjuhësore, ende vazhdojmë të mos kemi një përkujdesje institucionale. Ende vazhdojmë të sillemi sikur gjuha është diçka që nuk e do kujdesin. Shkolla shqipe ka kaluar nëpër vështirësi të mëdha. Përgatitja e kuadrove ka kaluar nëpër vështirësi po kështu të mëdha. Pozita e studimeve albanologjike ka pësuar rënie. Përkrahja materiale, financiare e projekteve studimore përreth shqipes kanë pësuar rrëgjim ose degradim. Të gjitha këto manifestohen, shfaqen, shihen edhe në ligjërimin tonë të shkruar por sidomos në të folur”, tha zonja Islamaj.

Unë mendoj se ka një shpjegim. Është neglizhue ajo që quhet gjuha amtare e një pjese të madhe të shqiptarëve. Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në gjysmën e Shqipnisë, jetojnë në gegnisht. Jeta e tyne flet gegnisht. Standardi është një artific, i cili nuk po ngjet. Arsyet që nuk po ngjet, duhet me i analizue të gjithë bashkë e sidomos njerëzit që kanë përgjegjësi për këtë punë dhe kanë marrë përgjegjësi publike për këtë punë, siç janë gjuhtarët”, tha zoti Kelmendi

Ka shumë faktorë. Por, unë mendoj që faktori kryesor është fakti se në Kosovë është zhvilluar një sistem paralel i arsimit për një kohë të gjatë dhe kjo e ka rrëgjuar, e ka bjerrë në masë të madhe kulturën e të lexuarit dhe kulturën edhe të mbajtjes së mësimit. Telashet kryesore në Kosovë i kemi me sistemin arsimor në shkollën fillore dhe të mesme dhe për këtë arsye Universiteti i Prishtinës, është detyruar që kulturën e gjuhës, ta fus, për absurd, si lëndë të detyrueshme në të gjitha fakultetet. Domethënë edhe studentët e fizikës edhe të mjekësisë, duhet të mësojnë tash kulturë gjuhe”, tha zoti Paçarizi.

Për zonjën Islamaj, mosha e standardit është tepër e re për ndryshime rrënjësore dhe sipas saj standardit aktual të shqipes i takon e ardhmja. “Nëse nuk i takon e sotmja për shkak të vështirësive në zbatimin dhe zotërimin e saj, vështirësi nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt tjerë, standardit të shqipes, gjuhës standarde i takon e ardhmja, sepse shqiptarët kanë treguar pjekuri, vetëdije edhe para dyzet vjetësh, se shqiptarët duhet të ecin bashkë gjuhësisht dhe kombëtarisht”.

Për zotin Kelmendi një standard është i domosdoshëm.

Patjetër. Unë nuk jam kundër një standardi. Unë vetëm e kam këtë qëndrim që standardi duhet me u shërbye njerëzve, me e lehtësue komunikimin e tyne, por jo me prodhue stereotipe, jo me e pamundësue komunikimin, jo me e thjeshtue interkaktimin”.

Studiuesi Rrahman Paçarizi, i cili sapo ka botuar një libër ku trajtohen problemet e pranimit psikolinguistikë të standardit të shqipes thotë se një rrugë e mesme do të krijonte mundësi më të mira të mësimit të këtij standardi.

Lejimi i futjes së paskajores gege, e cila nuk ka referenca vetore dhe i absorbon te gjitha vetat, do të ishte e mjaftueshme për fillim dhe kjo me vete do të tërhiqte pas vetes edhe një pjesore të shkurtuar, gjë që do të t’i bënte folësit gegë të shqipes që të ndjehen mirë brenda standardit, meqë shqipja patjetër duhet të ketë një standard dhe patjetër duhet të ketë një standard të përbashkët. Nuk guxojmë të kemi dy standarde. Mirëpo, betonimi në këtë çështje, do të shkaktojë reaksionin tjetër të fuqishëm dhe unë mendoj se shqipja standarde në këtë kuptim mund të jetë e rrezikuar seriozisht”.

Debatet vazhdojnë tashmë një kohë të gjatë dhe përfshijnë një gamë të gjerë çështjesh që kushtëzojnë vështirësitë e mësimit të standardit, Por si ata që kundërshtojnë standardin e vitit 1972, si ata që e mbrojnë atë pajtohen se një standard të përbashkët duhet të ketë.

 

23 Komente

Aha, nuk e hame me kete karrem. Duku mas nja dy muajsh. smiley

inderresant, tha shkodroni, n'pol t'veriut nata vazhdon 6 muj, e mandej vjen dita. t'ka lezet shpirti t'i thush atij tjetrit "duku neser".

Ne mundshi,t'me shpjegoni ç'eshte "interkaktimi" i permendur ne shkrim?

 

Patjetër. Unë nuk jam kundër një standardi. Unë vetëm e kam këtë qëndrim që standardi duhet me u shërbye njerëzve, me e lehtësue komunikimin e tyne, por jo me prodhue stereotipe, jo me e pamundësue komunikimin, jo me e thjeshtue interkaktimin”.

 

...e dyta:

"Kjo ka bërë që edhe vlerësimet të jenë nga më të ndryshmet, nga ato që kërkojnë mbrojtjen e standardit aktual, deri tek ata që kërkojnë ndryshimin e plotë të tij."

"nga ato ... te ata"

Kjo eshte karateristike e gegnishtes apo Kelmendishtes?

 Njerëzit e qytetnuem kishin me u ulë e me e pa ku janë shkaqet, e jo me e tabuizue këtë temë dhe me e politizue...

Kyt fraz t`shkeputun prej titullit ma siper nuk asht krejt dialekt i paster i gegnishtes se shkrume, e un qi jam prej toskenie du me i vu n`dukje /me provu veten teme deri ku arrij me e shkru gegnishten/, disa vrejtje, e aj qi e ka shkru kyt shkrim nuk po mduket fort i kenuem.

..e jo me e tabuizue kete teme dhe me e politizue.

Asht ma bukur gjuha standarte per menim tem, ja sa bukur tingellon standartja per te njeten fraz:

..nuk ka pse nje teme te jete tabu ose te politizohet

Me ket nuk du me than se gegnishtja nuk asht e bukur, por asht nje naivitet me ndru standarten per Gegnishten, si me thane, ne ven qi me vu vetllat, te hekim syt duke venos dialektin per standartin e gjus, ose me e than nryshe, me ba ni konfuzion, te madh, ne popull me e hedh posht gjithe at pune te vyeme, qe njerzit e ndritun te menjes shqiptare punun me ndicue gjuhen ton dhe me cu aty ku asht sot, nji gjuhe europiane. 

smiley

Ka njerez qe kur zgjohen ne mengjes thone: Sot do behem shkencetar!

Ore i leni marrezite, prape me megallomanine e mjeraneve  inatçore ! Se problemin e  Shqipes Standarte, dmth Shqipes Akademike e ka vendosur Fanoli  i  Madh.Ai qe i  beri kryeveprat e letersise botrore te flasin shqip..Kush ka deshire t`i bejne ato edhe ne  variantin e  gegrishtes, bujurm se do te jete nje mrekulli tjeter.Pa he  zotni  "Akademik" Kelmendi ! Llap-Llap mos bej !Nuk keni kellqe, ndaj merreni me llafe.

   Degjoj me shume kureshtje debatet ne Kuvendin e Kosoves.Ata qe vertete dine se  ç`thone,  flasin  shqipen standarte.Gjuhen tone Akademike.Mediokrit e quajne  te foleme toskerishte.

Nuk eshte  TOSKERISHT  i Paster, Standarti i Sotem.

 Kush deshiron te njohe  variantin toskerisht, te paster fare, me kenaqesi,  i ofroj une letersi te  tille, ta mesojne, neper  disa romane.

Pjeri,  psh eshte i  njohur me nje letersi te tille...E vertete  Pjer ?

Shqipja Akademike ka nevoj per rifreskim. Arsyetimin qe e bene nuk me duket shume serioz. Noli vertet ka sjell kryeveprat e letersise boterore dhe meriton vend te vecant ne kulturen shqiptare, per gjithe kontributin e tij, ne te gjitha sferat kam respekt te vecant. Por mire eshte mos ti  harojme edhe Pash Gjechin, Gjon Shllakun dhe Arshi Pipen, jane te shkelqyshem ne perkthimet e tyre, sidomos te veprave Klasike. Disa elemente nga keta munde te futen ne gjuhen standarde. 

Dakort  te futen dhe hiç te mos mos hezitohej. Ndersa nuk po behet fjale per freskim te gjuhes akademike, por per nje urrejtje a fobi, pse pikerisht  kjo eshte  standartja. Se medemek e paska vendosur Enver Hoxha.Gje qe eshte marrezi te thuhet ashtu, per punen gjigande te qindra Profesoreve dhe Akademikeve, ketej e matane kufirit( se kane dhene kontribut te jashtzakonshem  per gjuhen standarte edhe Akademiket e Kosoves)  pas punes se kollosit Noli.Duhet ta themi;Eshte ai qe i vuri vulen,  me puen e vet  Standartit te Shqipes.Eshte  realisht GjUHA  e KOMBIT SHQIPTAR STANDARTI I SOTEM.A ka nevoja per  mbushje, plotesime, rifreskim? Patjeter.Por le te rimblidhen  te atyre niveleve dhe ta bejne si me mire.Por ketu nuk po flitet per kete risi

   Por  ju lutem te me falni, per pyetjen disi naive; e dini nga eshte Arshi Pipa ?

Pashko Gjeçi? Nje  figure  e madhe per  gjuhen tone.

Grava, jam 100 % dakort me ty. Standardi nuk duhet te shendrohet ne inat personal mes disa individeve. Kjo te sherbej si pikenisje. Pra pergjithesi gjykoj qe duhet te rifreskohet standardi i shqipes per arsye praktike (gjuhesore), qe te jete sa me afert me njerezite qe e flasin ate, sidomos per shqiptaret e kosoves dhe te maqedonise, mbase ne nuk kemi pasur kushte te njejta te arsimit bazik si ne R. e Shqiperise. Sa te mos keqkuptohem une jam per nje Gjuhe Standarde ku thelbi do te ishte Toske, por me më shume hapesire per Gegenishten. 

P.S. Futjani Migjen Kelmendin sepse eshte "intelektuali" me i kompleksuar shqiptar, juriste qe miret me gjuhesi.

 

Se problemin e  Shqipes Standarte, dmth Shqipes Akademike e ka vendosur Fanoli  i  Madh.Ai qe i  beri kryeveprat e letersise botrore te flasin shqip..

Maj me n'gjimnaz, te msum qe ne shkolle te perdorej vetem standartja,me bante shume pershtypje qe "iladen" dhe "promoteun" e msonim n'gegnisht,aq sa me shoket baja shaka,se Homeri dhe Eskili paskan qan knej nga ana jone.

Përkthyer nga Ndre Mjedja

Mbreti i Tulës

Deri n'dekë besnik ke s'thohet
Ishte n'Tule 'j padisha,
Diq e dashta mbas do kohet
E 'j got' arit shej i la.

Sa at gotë arit gja nuk dote
E gjithmonë me tene piu;
Por ka 'j lot për faqe i shkote
Gjithsaherë pite fatziu.

Kur pau vedin tuj mbarue
Njeh qytetet, e gjithçka
Trashgimtarit ia la shkrue,
Por putirin nuk ia la.

N'deje t'i'parve, n'buzë të dedit
Gjith', parsinë n'nji gost' i thrret;
Ulet n'gost e ka rreth vedit
Mbledhun bashkë parsin' e vet.

E t'ksaj t'kandshmes jetë dëshirin
Piu ma t'mbramin e lumnoi
Pijsi plak, mandej putirin
Ndër valë t'detit e flakroi.

Tuj e zhyt' e pau n'fund t'zallit
Tuj këcye, nalt tuj hupë me turr;
E n'at' ças i ranë prej ballit
Fikun syt' e s'piu ma kurr.

Përkthyer nga Sefulla Malëshova (Lame Kodra)

Mbreti i Tulës

Na ishte një mbret në Tule,
I besës gjer në varrr.
I dha, tek vdiste, mikja
Një kupë derdhur ar.

Si atë s'do gjë tjetër,
Më çdo gosti e shpinte,
E syve lot i shkonin
Sa herë me të pinte.

Dhe, kur ju afrua vdekjes,
Të birin thirri e pa,
Qytete e ç'kish ia fali,
Po kupën nuk ja la.

Mbi det, në kështjellë
U shtrua me dolli,
E mblodhi rreth e rrotull
Kalorësit e tij.

Atje të jetës afshin
E fundit piu plaku.
Pastaj bekriu në vala
Të shtrenjtën kup' e flaku.

E pa që ra, që kridhej,
Që shkoi në fund atë.
Iu errën syt' e ballit,
E s'piu kurrë më.

Talenti i Nolit i bani me fol n'shqip t'mdhejt e botes dhe jo e folmja e tij.Po t'kishte qan Noli Mirditor, do i kishte ba me fol po aq mjeshtrisht,n'dialektin tem

 

Or Pjeter, po ju jo vetem Eskilin dhe Homerin e paskeni mesuar ne gegerisht, por edhe Goethe nuk paska bere perjashtim aty. smiley

Buhle = loqka e zemnes. smiley

Une citoj dika qe si argument per te mbrojt standartin, merr perkthimet e Nolit.U munova me than, se nje material shume mire mund t'rrije e perkthyme,ne te dy variantet.Kaq.

Mire, mos e merr me tersllek, se shaka ishte. smiley

smiley

Pjeter, e lexova kete perkthimin ketu, te Mjedes, por me thon te drejten, shum fjale si kuptova dhe nuk i nxora as kuptimin disa rreshtave. Per shumicen e shqiptarve, ai perkthim, ka nevoje per shpjegime ne fund te faqes. 

I dashun Grava, sapo arrita tek komenti jot smiley e me thon te drejten, t'ue lexu romanin tat, ku flitej nje toskerishte e rralle, (qe e kam hasur veten nga Bregu i Detit), thoshja me vehte; ç'a do me thon kjo fjale, po ajo tjetra, mos ka nevoje qe ky liber ti nenshtrohet gjuhes zyrtare. Ti vlersoj romanet, veç do ishte mire te jepje me shume shpjegime ne fund te faqes per fjalet e vjetra, qe ne brezi i pordhacve smiley nuk i kuptojme. 

Shqipja ve kujen kur fillon dhe e qan nen ze Kelmendi.  Kur e ngre pakez zerin Kelmendi, Shqipja leshon piskamat. 

Ore ky foli per ''Përdorimi i standardit të gjuhës shqipe në Kosovë'' apo gabohem....

pse kosova nuk eshte pjese e shqiperise?! keshtu,,,,

Don dhe pergjigje ??

eh mor cen ca ju ka punuar lubonja dhe ''integrimi''

Protestoj ne emer te toskerishtes qe fjalet tona te bukura si mesonjes, lexonjes etj. etj. na jane standardizuar ne mesues e lexues duke marre mbaresa te gegnishtes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).