Gjermania dhe Franca, në bisedime për një rinovim radikal të taktatit te BE-së drejt një të eurozone më të integruar.

Agjencia e lajmeve Reuters citon nje zyrtar te larte te BE-se (i cili preferon te mbetet anonim)" se BE eshte ne konsultime intensive per nje reduktim te eurozones "

Nga Zyra e Kancelares gjermane, Merkel mohohen planet për reduktimin e eurozonës, duke theksuar se Berlini kishte për qëllim "stabilizimin e eurozonës në tërësinë e saj".

Por presidenti i Francës ka folur me hapur për idene e "Evropës se dy shpejtesive" ,e cila ka patur nje reagim te ashper.

Editori BBC-së per Evropen, Gavin Hewitt, thotë se tashmë është e qartë se pas krizës financiare ,në eurozonë është duke zhvilluar një debat për të ardhmen e bllokut.

Nuk ende nuk ka plane të hollësishme, por zhvillimet ekonomike dhe politike sollen nje reagim të ashpër nga Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso për rreziqet e shperberjes së eurozonës, Gavin Hewitt shton.
 

Rregullat bazë jane vene ne pikepyetje

"Franca dhe Gjermania kanë pasur konsultime intensive  gjatë muajve të fundit, në të gjitha nivelet", tha zyrtari anonim i Brukselit per Reuters.

"Ne duhet të lëvizim me shumë kujdes, por e vërteta është se ne kemi nevojë për të vendosur ne menyre te saktë listën e atyre që nuk deshirojne të jenë pjesë e klubit dhe ata të cilët thjesht nuk mund të behen pjesë."

Në përgjigje të intervistës te publikuar ne Reuters të enjten, zëdhënësi i  znj Merkel, Steffen Seibert mohoi propozimet e një eurozonë te reduktuar.

"Qeveria Gjermane ne menyre kategorike nuk ka plane të tilla," tha ai.

"Përkundrazi, politikat tona kanë për qëllim stabilizimin e eurozonës në tërësinë e saj dhe duke goditur rrënjët e problemit."

Të mërkurën, Znj Merkel tha në një konferencë në Berlin: Se kriza e borxhit të BE-së duhet të shihet si një shans për të bërë disa ndryshime të nevojshme strukturore.

"Situata aktuale në Evropë nuk eshte e mire, por eshte mjaftueshme për të kryer një ndryshim për të permirësuar gjerat," tha ajo.

"Është koha  për te krijuar një Europë të re. Një komunitet që thotë se, pavarësisht se çfarë po ndodh në pjesën tjetër të botës, Ai kurrë nuk mund të ndryshojë rregullat -.. Ai komunitet thjesht nuk mund të mbijetojë"

Duke folur për studentët në Strasburg të martën, presidenti francez Nikolas Sarkozi përsëriti deklaraten e tij se lejimi i Greqise për t'u bashkuar eurozones ka qenë një gabim i madh.

Duke iu referuar zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, ai tha: "Jemi 27 vende tashme.

"Është e rendesishme, te nenvizohet ... Ne te ardhmen do të jene 32, 33, 34 vende. Askush nuk mendon se federalizmi, integrim total, do të jetë e mundur me 33, 34, apo 35 shtete."

"Është e qartë," shtoi ai, "Do të kemi një Europë me dy shpejtesi: një pjese që lëviz drejt integrimit dhe plotesimit te kritereve per në eurozonë dhe pjesa tjeter për një konfederatë të BE-se."

Z. Barroso paralajmëroi të mërkurën për problemet ekonomike mundesine e shperberjes së eurozonës dhe i kërkoi Gjermanisë të tregojë lidership.

"Zona e euros nuk është një zgjedhje e vecuar nga BE," tha ai në Berlin. "Në fakt, e gjithë BE-ja duhet të ketë euron si monedhën e vet."

Zëvendëskryeministri i Britanise se Madhe, Nick Clegg tha gjithashtu se një ndarje e madhe në BE duhet të shmanget, duke trajtuar krizën e borxheve.

Në një fjalim në Bruksel, ai foli kundër planit e Evropës së dy-shpejtësive . Duhet te fokusohemi, tha ai ne rritjen ekonomike dhe konkurencen.

12 Komente

He he he...Nuk e zbuloi Sarko sot kete variant, jo. E kane hedhur gjermanet qe ne fillimet e viteve '90 ne mos gaboj me idene e 'Core Europe'

ka mundesi te kete dhe Europe me 3 shpejtesi .. 

dhe me nji indietro, kisha me shtu un.

smiley me perplasje taman thuj smiley

shqipnin e kena ne "afolio"... smiley

asi marrsh nuk na kap ne smiley

 

hahah afolio sikur te tjeret te mos leviznin hic  thuj, po ne rastin konkret dhe afoljoja esht e diskutushme smiley  duke fol ne kontekst rajonal ( se po na qujn shum kerkus  me i krahasu me perenimin ) 

maj men nje te kthtyme nga elbasoni, ne kohet qe s'kishte benzine, ishim me nje Xin Fu te Institutit te Kerkimeve Gjeologjike, ku ka pas punu nona ime ndjes past. e mire, ishte problem a do na dilte karburanti deri ne tiron, edhe ne ato dishezat e krrabes anej, shoferi e fikte motorin dhe e lete ne afolio... tani mu kujtu, merrte turr makina tuj zbrit perposhte, dhe gjithe puna ishte qe ta kapte majen e kodres tjeter me at vrrull dhe ne bonim tifozllik... eeeeeccc. Dhe tani qe e menoj, nuk e kuptoj guximin e atyne shoferave, se me motor te fik te bohet timoni plumb ene s'ke asnji kontroll mbi mjetin... po dhe ne pasagjeret edhe mo pisqolla... un qesh i vogel xhanem, po ata te mdhejt... eh cfar kohnash. ket brezin e sotem me bmw te vjedhme nuk e kom zili hic.

ah more  emo! Sa makina jane permys ke "Kafja e Xhafes"...prej atij riti te shoferave te "shkollum"!Po keta   dreqnit evropiane, pse "afolio" te gjithe xhanem?  Balontaukja e jone dihet tanimo, ka kohe qihec,  pas e larg gjermonit, ene pa  benzine fare.  Ne "afolio" po  se po.

grave, Eshte shtrenjtuar ca benzina... smiley

"......Është koha  për te krijuar një Europë të re. Një komunitet që thotë se, pavarësisht se çfarë po ndodh në pjesën tjetër të botës, Ai kurrë nuk mund të ndryshojë rregullat -.. Ai komunitet thjesht nuk mund të mbijetojë..."

Ky qe ka thene kete fjali,  qenka gdhire duke lexuar Leninin....

Fjale per  fjale ideja e Leninit  tek:  "Shtetet E Bashkuara Te Evropes Nje  Ide E  Deshtuar"

Po edhe deti kur bëhet kos, nuk bëhet dot njëlloj për të gjithë: ka që e duan alla grek, ka që e duan light dhe ka që e duan dhallë. Po ka pastaj që s'kanë pretendime fare dhe janë të detyruar të pinë hirrë..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).