Oketa, i vetmi PD-ist që votoi pro ri shqyrtimit të ligjit të plehrave. Për kreun e KLSH dhe anëtarët e këshillit të BSH, socialistëve iu rrjedhin disa vota.

Kur pritej që mazhorancës t’i rridhnin votat për dy dekretet e kreut të shtetit, dje ka ndodhur e kundërta në seancën e votimit, duke bërë që mazhoranca të mos jetë unike në votën e saj.

Në votimin për dekretin e Presidentit Topi për emërimin e kreut të KLSH-së, kanë rezultuar se dy vota nga radhët e opozitës nuk ishin në unison me vendimin e grupit, duke i bashkuar votat me ato të mazhorancës. Për dekretin e Topit, për kandidatin Shehu rezultoi 1 votë pro, 75 kundër dhe 4 abstenime. Pro këtij dekreti ka qenë vetëm deputeti i PD-së, Gazmend Oketa. Pra i bie që 73 votat e mazhorancës kanë shkuar kundër kandidaturës së Shehut. Ndërsa 2 votat e tjera kanë qenë nga radhët e opozitës.

Socialistët morën qëndrim të abstenonin ndaj këtij dekreti, duke bërë që 52 votat të ishin asnjanëse. Ndërsa katër deputetë po nga radhët e PS-së nuk kanë preferuar të shprehin votën e tyre. Ndryshe nga qëndrimi i mbajtur në Komisionin e Ekonomisë, Sherefedin Shehu votoi kundër propozimit të kandidatit Sali Shehu, në krye të KLSH-së. Tri ditë më parë, deputeti i PD-së, Shehu abstenoi me votën e tij.

Opozita ka qenë unike për sa i përket dekretit pro Topit për çështjen e ligjit të mbetjeve. Të 58 deputetët e pranishëm të opozitës votuan pro dekretit të Presidentit. Rezultati i votimit të këtij dekreti ishte 73 vota kundër, 59 pro. Duhet theksuar se pro këtij dekreti ishte edhe vota e demokratit Oketa, duke bërë që të jetë i vetmi përkrahës i kreut të shtetit në grupin e PD-së.

Në këtë proces votimi, PD-ja ka pasur votën besnike të aleatëve, PDIU, LSI dhe PR. Ndërkohë që rrjedhje votash ka pasur brenda opozitës dhe për sa i përket çështjes së votimit të kandidaturave të propozuara nga qeveria për anëtarë të Këshillit të Bankës së Shqipërisë, si Ardian Fullani, Elizabeta Gjoni dhe Petraq Milo. Në këtë votim të fshehtë, rezulton se rrjedhja e votës shkon nga një deri në katër vota nga socialistët.

I vetmi konsensus mes mazhorancës dhe opozitës ka qenë për kandidaturat e përzgjedhura nga Kuvendi për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, përkatësisht, tre kandidaturat Ela Golemi, Ermelinda Meksi dhe Dhori Kule. Kështu Elizabeta Gjoni ka marrë 78 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Ky rezultat tregon se opozita ka pasur rrjedhje të ndejshme të votave. Mazhoranca, nga ana e saj, është konfirmuar solide, duke bërë vetëm një votë e saj të dalë jashtë kontrollit.

Nga 68 deputetë të PD-së, vetëm një prej tyre, Gazmend Oketa ishte njeriu që pranoi të votonte hapur pro dekretit të Presidentit Topi. Kjo tregon se kreut të shtetit i ka mbetur vetëm një votë pro brenda demokratëve, pas largimit të tij nga PD drejt Presidencës. Kjo ishte beteja e parë mes mazhorancës së djathtë dhe Presidentit Topi, pas një përplasjeje të ashpër mes tyre. E në këtë përplasje, demokratët kanë treguar se tashmë nuk mund të flitet për një grup të konsiderueshëm mbështetësish në radhët e PD-së. Ky votim ka bërë që drejtuesit më të lartë të PD-së ta cilësonin se mazhoranca është solide në votimet e saj për ligje të ndryshme, si dhe për dekretet e kreut të shtetit.

6 Komente

 

Shekulli: 73 deputetë kunder 92% të shqiptarëve

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dje me 73 vota dekretin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për rishikimin e ligjit për menaxhimin e integrimit të mbetjeve, ndërsa pro tij votuan 59 deputetët e opozitës. Rreziku për të humbur këtë ligj kishte bërë që mazhoranca të dërgonte në sallën e Kuvendit të 74 deputetët e saj. Të vetmit përfaqësues që mungonin ishin ministrat Vasili dhe Haxhinasto, të cilët nuk janë deputetë dhe për pasojë nuk kanë të drejtë vote. Në fund të votimit rezultoi se një prej deputetëve të mazhorancës nuk kishte marrë pjesë në votim. Ndërsa opozita kishte gjashtë mungesa në seancën e djeshme. 59 deputetët e saj votuan sipas qëndrimit të grupit kundër ligjit që lejon importin e plehrave në Shqipëri.

Pas shtatë orësh debatesh midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, mazhoranca nuk është zmbrapsur nga qëndrimi i saj, duke miratuar në këtë mënyrë lejimin e importit të mbetjeve. Në seancën maratonë të ditës së djeshme, në të cilën folën 54 deputetë për çështjen e plehrave, pati dhe akuza nga më të ndryshmet, por edhe përplasje midis kryeministrit Berisha dhe kryetarit të grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi.

Në fund të diskutimeve, në sallë mbërriti dhe kreu i qeverisë, i cili në emër të shumicës ka shprehur qëndrimin mbi këtë çështje shumë të diskutuar, duke akuzuar opozitën se ka interesa klienteliste për mosmiratimin e ligjit të plehrave. Ai solli në vëmendje se vetë socialistë kanë miratuar në vitin 2003, kur ishin në pushtet, një vendim që lejon importimin e 400 lloje mbetjesh. Nga ana tjetër, kreu i mazhorancës akuzoi opozitën se po mban peng Shqipërinë përmes votave. “Çdo shqiptar që po ndjek në televizion punimet e parlamentit kupton qartë dhe përfundimisht se përveç partiçkës së plehut, prapa qëndrimit të krerëve të opozitës qëndrojnë interesat mafioze. A e dëgjuat se i gjithë problemi ishte se do vendoset vendimi i qeverisë si kusht për çdo import dhe këtë nuk e kanë nga urrejtja ndaj meje, jo, e kanë nga dashuria për plehrat që importojnë pa asnjë vendim, fitimet që nxjerrin përmes tyre nga klanet”,- deklaroi Berisha.

Pas këtyre akuzave, ka ardhur reagimi i kryetarit të grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, i cili vlerësoi se në ligjëratën e kryeministrit vetëm një e vërtetë u tha, që u pranua se shqiptarët që na ndjekin me këtë debat e kuptojnë që qëndrojnë interesa. Kreu i qeverisë ka ndërhyrë në atë moment nga vendi, duke iu drejtuar zyrtarit socialist, pa mikrofon të ndezur, me fjalët: E kape.

“Por ata kuptojnë dhe një gjë tjetër dhe të pyesin ty, janë duke të ndjekur edhe tani. Mos u ngopsh, thonë ata, por edhe nga plehrat do që të fitosh. Së dyti, po mirë punët e tjera, që aq di dhe aq bën, thonë ata, por si mjek, si ka mundësi që e kthen në një tragjedi ekologjike këtë vend, si mjek, jo si kryeministër. Së treti, kur ke pasur të drejtë. Në 2004 që ke thënë, “importi i plehrave është një bombë ekologjike”, këtu në këtë tribunë që jam unë, apo sot”, – replikoi Ruçi. Duke iu referuar deklaratave të Berishës se PS ka miratuar në 2003 ligjin për hyrjen e 400 lloje mbetjesh, kryetari i grupit të PS-së solli në vëmendje se “si rezultat i debatit që është zhvilluar, qoftë edhe për atë ligj që është miratuar, PS anuloi marrëveshjen më një kompani të shtetit italian”. “Këtë kërkesë ka shoqëria civile. Anuloje! Mirato dekretin e presidentit”,- ishte apeli i fundit i zyrtarit të lartë socialist.

Topalli verifikon kartat

Pas replikave kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, hapi procedurat e votimit, e cila u kthye në një “gjueti” të kartave të deputetëve që mungonin. Kjo pasi kryeparlamentarja u kërkoi sekretarëve që të hiqnin të gjitha kartat e votimit dhe t’i gjenin ato se ku ndodheshin që deputetët të tjerë të mos votonin në emër të atyre që s’ndodheshin. Pas kontrollit të imtësishëm, në të cilën edhe Topalli jepte ndihmën e saj duke lexuar emrat e deputetëve socialistë që nuk ndodheshin aty, seanca ka vijuar me votimin e dekretit të Presidentit, i cili u rrëzua nga mazhoranca.

Deputetët që mungonin

Dritan Prifti

Rudina Seseri

Tom Doshi

Ditmir Bushati

Namik Dokle

Kastriot Islami

Artan Gaçe

Deputetët që mungonin

Dritan Prifti

Rudina Seseri

Tom Doshi

Ditmir Bushati

Namik Dokle

Kastriot Islami

Artan Gaçe

 

COWARDS!!

92% ? hajde gallate hajde

..ne baze te sondazheve te lexuesve te Shekullit..

 

Oketa i vetmi demokrat pro Presidentit

Oketa nuk eshte i vetmi demokrat pro presidentit,por i vemi demokrat aty.

Ps - se i ikin votat,pas 10 ditesh i ikin 15 vota njehere e pergjithmone.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).