Dhe nese po, si ?

42 Komente

Cka je ka thu more? Un edhe nqs kam nji plan ekonomiko-shoqnor ma t'mire se kapitalizmi, eksperiencat e maparshme dhe rrezultatet qi kane dhane shkrimet e Marksit dhe Engelsit mu me bajne me vendose qi "mos-hedhja" e ktij plani n'leter dhe mbajtja e tij vetem per vedi asht gjaja ma e mire. Deri tashi, ma mire se kapitalizmi, asht provu praktikisht; nuk ka! Idenat mbi barazine sociale dhe ekonomike, jane pordha n'pe... apo andrra n'beze. Mundesh me thane cilen t'dushe, andrra apo pordha..., kte po t'la ty me zg'jedhe.

o miku shoku, kur trembeni nga kjo "barazia sociale" dhe tundni para te tjereve fantazmen e socializmit barazimtar, tregon se jo vetem Marksin se njini por as ekononomine sociale te tregut , fale se ciles kapitalizmi qe po ja gzon frutet kaq shume, nuk di ne cfare muzeu do ishte fut tani.

Kto teorina jane mendu me u perdore nga njiri (n'funksion t'njirit.) T'dhefsha n'dije qi ke per teorinat ekonomike kur nuk njeh natyren njerzore. Ça don me t'than ma shum un ty? smiley

Je jashte standartit nga gjuha e shkruar dhe menyra e komunikimit. Dhe ajo qe e bastardon muhabetin eshte se te dhjeret e ekuivalenton me te menduarit.Mendime te dhjera me i llaf . Me te mira Teefa.

Si fillim, duhen bind veshderret kristiano-konservator se Xhezusi ish social! 

Une gjithsesi besoj ne vlersimin e drejte te aftesive, ose mundit, djerses se derdhur etj..

 

Tingllon shum si individualizem, ajo qi po thu. 

? ajo qi ke thene ti ma siper tingllon si individualizem. smiley 

Ne ket tok veshderrash ku duket se perkohesisht jetojme une e ti, imagjino sikur  shteti te merrte me shume pergjegjsi mbi shpatlla po njekohesisht duke i kerkuar individeve te merrnin me shume pergjegjsi mbi shpatlla.. si do te bohej thu ti? Ok mbase sdo kish politikan qe do ta kish te lehte te zgjidhej, por spo flasim per kurvnina ketu. 

Harrova perpak, ti meno se ky kapitalizem eshte i kufizuar nga konture te forta apo fluide; a jane rregullat njesoj per te gjithe?

Tingllon si e tille, sepse asht nise si e tille, nga dikush qi mendon se etika professionale dhe edukata n'pergjithsi ka ma kuptim n'boten e individualistave, bote ne t'cilen t'tane, n'mnyre shum komplekse, jane t'barabarte deri n'ndryshim. 

 

Rregullat jane njisoj per t'barabartit dhe ndryshojne, jo cdo here per mire, per individualistat. 

 

 

po mire o Stalker, ku te shkojme pas ketij kalimi paqesor? that's the question.  apo tek veprat e Dulles.

Patjeter qe mund te tejkalohet me menyre paqesore dhe racionale kapitalizmi, por si fillim duhet shume kapital.

kapital njerezor apo material ?

material, natyral, sepse njerezor sdo ishte problem sepse njerezit jane subjekti i proces/rezultatit.

Po sikur ato te jene duke mbaruar (me te gjitha gjasat) dhe kjo te na shpjere drejt nje katastrofe (lufte), prap duhet insistuar ne 'mbledhjen e kapitalit' ?

Edhe Roma e lashte ka pasur revolta sklleverish, por plebet i paqetonin me asistence sociale e me lojra Koloseu. Kshu qy s'bojshin zhurme. Vec po arriten barbaret para portes mund te lekundet sistemi kapitalist.

Deri atehere ehu: kemi kredi per shtepi e per makine per te lare.smiley Status quo qinro

1. nuk funksionon dhe aq gjate sa kujtoj une (e ti bashke) ajo 'egemonia culturale' (lojrat e Koloseut smiley )

2. Ajo puna e 'status quo-se' : socialisht,  njeriu nuk eshte dhe aq i ngadalte, sa duket ne pamje te pare.
Ose thene me shifra : nese papunesia kap 20%-shin tek ai vendi fqinj i atij vendit ku je ti (e ka kap déjà 10%, apo jo ? Ka pas qene 5% tradicionalisht), ajo staus quo-ja te gjeje vrime e te futet...  smiley

Varet se per c'fare kapitalizmi behet fjale. Me gjithe imperfeksionet, nuk kam asnje deshire te tejkaloj versionin e kapitalizmit ne te cilin jetoj per shembull.

Kapitalizmi ....nuk eshte formacion ekonomiko shoqeror . Ai eshte cilesim , kategorizim ekonomik.
Thjesht ne shqip kuptohet " Jo cdo pasuri ( para ) eshte Kapital " .Ky eshte thelbi i piknisjes se Marksit mbi "kapitalizmin" Sepse pa kapital nuk mund te ekzistoje asnje formacion ekonomiko -shoqeror , shoqerisht i organizuar dhe i drejtuar mbi Bazen e Ligjeve ....as Komunizmi !
Diferencimi u be si klauzole Politke per te evidentuar "Shtypjen e Cfrytezimin " qe rridhte nga kjo menyre e Kapitalizimit te Pasurise ne duar te pakices duke shfrytezuar barbarisht si Skllever shumicen qe prodhonte pasuri !
Koha tregoi se nderhyrja ne "menazhimin e shoqerise " duke nxitur e aplikuar menyra te reja shperndarjeje ,deri ne LIGJ te detyruar per perfaqesuesit kryesore te Kapitalit , ishte arritja me e Madhe Historike e Njerzimit sipas Teorise me DHUNE te Marksit .
Ajo teori e cila u APLIKUA dhe Fitoi e po fiton teren edhe SOT.
Kapitalizmi nuk mund te rrezohet sepse kesaj i thone " te presesh degen ku ke hypur vete smiley
Ne se behet fjale per nderhyrje Imponuese Politike nga LART , ndaj Kekresve qe shtron Koha per masat e punonjesve te varfer apo mesatar ...propabiliteti i ndryshimeve me dhune do jete Gjithmone i HAPUR .
Teoria se " cdo veprim ka nje kunderveprim " .....nuk eshte rrezuar ndonjehere smiley
Dhe per te amortizuar Goditjet e dhuneshme nderhyjne menyra te tjera Ekonomike si psh ...zbutja e takses drejt te"varferve " dhe Vet propozimi i Ngarkesave me Taksa nga vete te Pasurit etj ...etj ....e cetera smiley.
Rruget jane te pafundshme ! Por ato zgjidhje te arsyeshme Ekonomike qe premtojne QENDRUSHMERI afatgjata me elemente te Ndryshimit sipas situartave jane me te preferuseshme si Sisteme Politike .
Sot na eshte Ofruar si i tille Ekonomia e Tregiut qe e getrshetuar me Lirite e te Drejtat e Individit ne shoqeri te Hapura e te Integruara , jane elementet KYC te kenaqshem te sistemit qe thirret DEMOKRATIK !
Te dy Polet si ai i Babsqapit kur thote gomarlleqe "se Marksi zotrie , donte me rrezue kapitalizmin " dhe e Mamadhive ose Kecerve qe perfytyrojne se" ka kthim tek Dulla " jane Teori foshnjore . Patjeter qe ben perjashtim kapitalizmi qe shkrin damaret e Kristides smiley
Stalker besoh dhe mendoj se e kishte pyetjen per nje rrezim te dhunshem te Formave Cnjerezore te Kapitalit te ushtruara ne menyre Arrogante e Imponuese me Dhune nepermjet Pushtetit Politik te Kapitalisteve..motamo si Mullari me Kashte qe babasqapi me do dhi e quajne Shtet ...... biles i festojne dhe 100 Vjketorin smiley.
Per Shqiperine eshte e vetmja RRUGE ku po e shpie vendin ky Perqendrim Politik i Kapitalit ...... ne se nuk do rishihen disa shpprehje qe u japin krahe Megahajduteve e Krimineleve si Berisha me klanin e tij nga Nderkombetaret e Integrimit dhe duke i IMPONUAR nje zbatim te Barabarte e te Hapur , Te Drejte e te Ndershem ... Ligjit !
Per ne gjithnje dhe pamedyshje ...Rrnofte N.HOTI!

Po mire mor Stalker, ja po ta kthej une ty njehere pyetjen mbrapsht:

Perse do ta tejkalosh kapitalizmin? C´te keqe te ka bere?

Atehere :

Qofte edhe me çmimin e nje lufte (se pari ekonomike : inflacion, krach burse, mungese lendesh te para ... etj etj;  e më pas edhe mondiale),  prap se prap ndalohet te ngresh pyetjen e tejkalimit te kapitalizmit ?

Pse te tejkalohet kapitalizmi thua ti?

Se kapitalizmi eshte nje sistem i cili varferon boten e trete, e kthen punetorin ne skllav, bene punen te merzitshme etc etc. Mbi te gjitha ama, se une vuaje nga disa halle, dhe ne vend ti pranoj ato halle si personale, si pjese e te qenit njeri, ne nje menyre ekzistenciale; preferoj ti ktheje ato halle ne beteja mbare-boterore dhe absolute, ku ka te mire dhe te keqinje, dhe ku gjerat jane shume te thjeshta. Ne fund te dites, ky proces me bene te ndihem me mire.

Jo vetëm kapitalizmi por çdo formë tjetër vartësie kolektive apo individuale mund të tejkalohet vetëm në mënyrë paqësore. Për sa kohë luftohet ,  me mish, me shpirt, apo me të dyja, për një çështje apo kundra një çështjeje, nuk ka tejkalim po ngecje. Prova: paqja nuk do njihej edhe sot e kësaj dite si "periudhë midis dy luftrash", sikur njerëzimi të kishte tejkaluar strategjitë e 'mbijetesës' të diktuara nga truri ynë arkaik: nënshtrimin, shmangien, negocimin.

Një mënyrë për të ndihmuar zgjidhjen e zinxhirëve janë kristalet: 4 kuarce 'të tymosur', 4 rodokrozite, 4 kalcedone, 4 celestite dhe 4 obsidiane sy-qiellor. Të vendosura sipas kësaj rradhe, në të katërta anët e një stoli, të barazlarguara nga qendra (shtylla kurrizore), rri ulur për rreth 30min-1orë në heshtje.

barazlargim nga te ndenjurat? po mendoj i cik... i bi vetem nqse guret me nje ngjyre te jen te brendashkruar nje rrethi me qender te ndenjurat, dmth kemi 4 rrathe ne ket rast, c'ka na sjell problemin tjeter qe distanca e nje ngjyre te dhene guri nuk eshte e barabarte me te tjeret, pra ekuidistanca ne ket rast nuk zbatohet, nuk di sa ka te boje kjo me kapitalizmin dhe paqen boterore, por them qe diskriminim mes gurve s'duhet bo, pavarsisht se une terhiqem nga obsidani syqiellori per shemull, por s'duhet ec me opinion them, dhe parimi "larg b**es time" duhet te fuksionoje njesoj per cdo gur.

Si nuk e paska kap Marksi ket punen e gurve mer yahoo? smiley U caperlun njerezit neper revolucione, u caperlun!

P.S.: Gurët nuk kanë çfarë t'u bëjnë të vdekurve. Pyesni mjekun tuaj legjist nëse ushtrimi bën për ju në rast dyshimi.

Amanet Euklidin ne boten e re ju qe do shkoni atje. smiley
Ne te ktushmit do vdesem me Pitagore ne zemer smiley

Kujtova se çoç një vizatim vlen shumë fjalë, po ja për ty fjalëtarin: gurët vihen në vijë të drejtë në të katërta anët dhe qendra është kryqëzimi i segmentëve të formuar nga gurët e tretë. Dhe menderja e çaçka e kokës bien përsipër, kurrizi mbahet drejt, ndërkohë që këmbët janë të çkryqëzuara, shputat përtokë e pëllëmbët kthyer nga qielli. E nuk mendohet më as për të kaluarën as për të ardhmen, as për pitagorën. Nqs euklidi na shkakton eksitim të tepërt, vëmendja i vihet veshit të majtë dhe tingullit të hollë që dëgjojmë brenda tij: shenjë që dikton se jemi akoma pak gjallë. smiley

Ravi, eshte krim te lesh dike per 1 ore - 30 min mbi karrige, duke e ditur se guret nuk jane te barazlarguar. Eksitimit te tepert me shkaktar Euklidin s'ka per t'i shpetuar dot. smiley

Sa per tingullin e holle, ashtu eshte, veshet tane kendojne.

E ma men:

"Magji, gur I zi,
Te bi peta mu ne vije"

.smiley

lol

smiley

ore qe kapitalizmi si rend ekonomik do te tejkalohet kjo nuk duhet diskutuar por duhet marre si e mireqene (kuptohet nese e keni dialiektiken e mendimit). Stakler po shtron pyetjen se ky tejkalim do te behet me lufte apo ne menyre te bute ose paqesore?. Prandaj pergjigjuni kesaj pyetje dhe mos u merni me kapitalizmin sikur te ishte i vetmi rend ne bote. Une per vehte kam bindjen se ky rend ashtu si edhe ata te kaluarit do te tejkalohet vetem me lufte.

Pyetje komplet pa kuptim.

C'fare eshte kapitalizmi? Pse te tejkalohet? A ka mundesi tejkalimi?

Jane tre pyetje pa pergjigje...

Pastaj, i shtohet dhe menyra paqesore dhe racionale pa i pergjigjur njehere atyre tre pyetjeve. Domethene, kjo eshte njesoj sikur une te pyes; A do ndahet ne menyre paqesore dhe racionale Kina?

Perpara se te flase per menyrat paqesore dhe racionale, duhet te shpjego njehere Kinen, a ka mundesi qe Kina ndahet, ne rast se ka sa jane shancet, dhe pastaj te flase per menyrat paqesore.

pra ju mendoni se kapitalizmi eshte dhe do te jete nje rend ekonomik i perjetshem? Sa mire sikur kjo te ishte e vertete!!

Ne fakt, kapitalizmi do te tejkaloje vetveten, ne tejkapitalizem. smiley

Po siç u tejkaluan edhe rendet e meparshem ekonomiko-politike, ashtu do te tejkalohet edhe ky rend pa tjeter, po se me lufte apo me paqe, kjo dileme eshte ne duarte e njerezimit. Mendoj se sa me e zhvilluar do te jete shoqeria ( e jo elitat) aq me pak lufte do te kete....ja kjo eshte e gjitha.... po qe kapitalizmi do te tejkalohet kjo nuk ha diskutim, po varet vetem nga faktori kohe, si dhe nga perplasjet e kapitalit mbareboteror....

Besoj se sistemi i tanishem nuk eshte as sistemi komunist as socialist,as feuadal dhe sigurisht as kapitalist sistemi ne te cilen jeton bota e "civilizuar" eshte SISTEMI BANKAR.
dhe nuk besoj se do te mund te ndryshohet ndonjehere paqesisht.

smiley

të tjerat janë broçkulla, pallavra.... në koshin e plehrave universitetet dhe teoritë ekonomike!

BARAZIA SOCIALE
A ka apo a mund te kete nje te tille?
Historia njerezore disa mijra vjecare ( te pakten 2-3 mije vjecare) nuk ka pasur nje te tille.
Perse?
Mos valle eshte ne DNAne apo genet e qenies njerezore se si pasardhese e kafsheve nuk mund te krijoj nje barazi sociale?
Eksperimenti i socializmit e provoj se kjo nuk realizohet
Te enderosh eshte nje gje e bukur Por para se ta provosh ta sjellesh endren ne jete duhet pare nese eshte e mundur ndryshe ekserimenti kushotn shume shtrenjte. Kushton jete njerezish e kombesh

John Lennon - Imagine
Imagine there's no Heaven
It's easy if you try
No hell below us
Above us only sky
Imagine all the people
Living for today

Imagine there's no countries
It isn't hard to do
Nothing to kill or die for
And no religion too
Imagine all the people
Living life in peace

You may say that I'm a dreamer
But I'm not the only one
I hope someday you'll join us
And the world will be as one

Imagine no possessions
I wonder if you can
No need for greed or hunger
A brotherhood of man
Imagine all the people
Sharing all the world

You may say that I'm a dreamer
But I'm not the only one
I hope someday you'll join us
And the world will live as one

"Mos valle eshte ne DNA - ne apo genet e qenies njerezore se si pasardhese e kafsheve nuk mund te krijoj nje barazi sociale " ?
Ti sikur beson edhe ne ZOT , TOKO smiley .Pranoke edhe teorine Evolucioniste ? Atehere duhet te pranosh edhe konkluzionin se vetem 5% e ADN eshte e Vlere , pjesa tjeter esshte gjetur e " pa Vlere " Dhe sidomos pas argumenteve te Ravit , kuptojme me Qarte se Gjenomi po shkaterrohet nga pozicioni i gureve smiley ...dhe si i tille shpie drejt Shkaterimit te Qenies Njerzore qe njihet !
Vetm ne Teorine e Botuar shkencerisht te Socializmit nuik NJIHET Barazia Sociale . Po e ke fjalen per UTOPISTET dhesidomos ate te "Kontrates Shoqerore " ...mbase smiley
Shife dhe njehere shprehjen finale kur Shoqeria do shkruaje ne Flamurin e saj
" Sejcili sipas Nevojes sejcili sipas mundesive " dhe
" kur puna Fizike nga Nevoje do shndrohet ne Domosdoshmeri smiley Te dyja Perfundimet Nuk permbajne termin dhe domethenien "Barazi Sociale" ..
Ama per biznesmenet e PD - se " Ka per te plase XHIm ( GYM ) i modh mer Jahu smiley
Per ate qe kaluam dhe DIKTOI ne kete shoqeri te SOTMEN thuhet " Tranzicion " ,dhe realisht ne shtrirje KOHORE qe i Tille . Kjo terminologji , eshte Huazuar ne Menyre INJORANTE dhe ARBITRARE prej teorise Komuniste , nga Sqeperit Teorike dhe nga vete babi i Teorive Sali BABASQAPI !
Toko per qejf tu drejtova .dhe qe te me kuptosh tamam , kujtojme se " Po kaq me terbim e Luftoi edhe katolicizmi Protestanizmin " smiley !!!!!!

Ben ca pyetje ndonjehere ti, qe me habit fare. Qe kapitalizmi te tejkalohet ne menyre racionale, duhet qe njeriu te jete racional. Mirepo 3000 vjet racionalitet e kane cuar njeriun ne kapitalizem. Keshtu qe ku ishim? Hicgjekundi. Ku po vemi? Ne asnje vend. Qe te tejkalohet ne menyre paqesore pastaj, eshte komplet utopi. 

Ah ok, nuk e paske kap qe, ne fakt, ajo ishte pyetje retorike (dhe per te thene nje te vertete, pyetjet qe kam bere ketu tek peshku zakonisht kane qene retorike, por tani qe u "zbulova", nuk do bej më... smiley ). Pra sigurisht qe pyetja e ka brenda vete pergjigjen, dhe pergjigja eshte fiks ajo qe ti shkruan : padyshim qe kapitalizmi nuk mund te tejkalohet ne menyre racionale ! Dhe tejkalimi i tij paqesor, sigurisht qe eshte utopi.

Une e dija qe, po te pyesja thjesht "A mund te tejkalohet kapitalizmi ?", shumica e pergjigjeve do ishte JO. Kete e kisha te sigurt. Keshtu qe e bera pyetjen disi 'mrapsh', pra "a mund te tejkalohet ne menyre racionale dhe paqesore", qe eshte diçka me e 'kaperdishme' per keta qe e mendojne te pa tejkalueshem kapitalizmin. Por fakti qe shumica e pergjigjeve ishte se ai nuk mund te tejkalohet (por mund te reformohet... bla bla bla), nuk ben gje tjeter veçse e perforcon idenë se kapitalizmi NUK ka se si te tejkalohet as ne menyre racionale, as paqesore.

Nga te gjitha pergjigjet, Idrisi, u pergjigj pak me sakte apo doli me nje mendim te pjekur, pavarsisht "talljeve", ironive qe perdorte ne pergjigje. 

Pyetesit, une do ti thoja se per ke kapitalizem e ka fjalen, sepse po shihen disa llojesh. Ky i Shqiperise i ngjan, kapitalizmit amerikan te shekullit 18-19. 

Kapitalizmi, per te mbijetuar po nderthuret gjithnje e me shume me Social-izmin, sikunder dhe anasjelltas, si ne Kine. Nderthurja e Kapitalit me Socialin (dhe derivatet e tyre, qe jane llojet e ndryshme te kapitalizmave dhe socializmave), sa vjen e behet me e domosdoshme, jo vetem per te mbijetuar, por dhe se perjashtimi i njeres prej tyre, do te thote dhe vdekja e tjetrit. Per kete çeshtje une kam folur shume tek "Vizione te qarta", ku çdonjeri mund te gjeje material te bollshem. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).