Pershendetje te nderuar antare dhe stafi i portalit peshkupauje!

Kerkoj ndjese nese ky postim nuk duhej te ishte ketu dhe ju lutem qe ta fshini nese mendoni se nuk eshte per ne kete rubrike!

Pyetje ime eshte pak a shume ne lidhje me blerjet online!? Sa nga ju perdorin blerjet Online me karta krediti? A ju besoni faqeve te ndryshme te cilat ofrojne produkte Online dhe ku vertetoheni per sigurine qe ofron nje faqe?

Disa nga faqet shqiptare qe ofrojne sherbime pagesash Online:

www.ksamili.com (abonime digitalb online)

www.dhurata.com (lule online)

www.shitje24.com (te ndryshme)

Keto faqe nuk jane sugjerime por thjeshte disa qe me rane ndermend!

Faleminderit paraprakisht per pergjigjet!

63 Komente

I urrej verdallisjet ne "mall-e".  Blerjet Online pervec shume mundesive te tjera, me kursejne nga keto verdallisje.

Per Krishtlindje (ufaaa po afrohet) 70% e pazarit e bej online.

Pervec faqeve te njohura si Amazon etj, kur me duhet te gjej/blej nje produkt nga nje faqe me pak e njohur, sigurohem gjithmone qe kane nje numer kontakti, sherbim konsumatori etj.  Ne pergjithesi e sipas eksperiences sime, kur kane "customer survice" eshte tregues i nje faqe serioze dhe pa zarar. 

Faqet shqiptare nuk i kam perdorur.  Me kane derguar dhurata/lule nga Shqiperia nepermjet sherbimeve online, por nuk e di si i kane kryer pagesat.  Ndjese qe s'mund te pergjigjem me shume per kete. 

Me Amazonin lame leshte. Nejse une ble me shume libra, po edhe shume gjera te tjera qe nuk di se cfare dyqanesh mund ti shesin. Ajo policy pastaj qe nese blen me shume se 25$ ke free shiping eshte yll fare. Keto shqiptaret nuk i di.

Personalisht kam perdorur www.dhurata.com per te derguar dhurata ne Shqiperi (per lule dhe torta) dhe kam qene i kenaqur. Te tjerat nuk i njoh.

.

Une kam bere nja dy here blerje online, bileta avioni kryesisht, por pasi me zgrapen karten, nje zot e di si e qysh e tek, s'ma mban me. Per fat, pjesen me te madhe, banka arriti te ma kthente, pas nja 3 muajsh.

Biletat e avionit, hotelet dhe librat shqip te Shtepia e Librit. Per te tjerat pastaj, n'dyqan fizik. S'i kuptoj dot njerezit qe blejne veshje ne internet per shembull. Gjeja duhet prekur, duhet folur me shitesin a me shitesen (llafe kortezie kryesisht, por edhe shkembime infosh: ah paska dale filan gje, si u vajti filli pantallonave me bel te larte per kete vit smiley, paska dale parakoleksioni...)... Plus librat, cd-te, dvd-ete. Ku ka si trashesia ose hollesia e librit mes gishtave...! smiley

Fin, kur them libra, them nga ato te flamosurit...elektroniket. Nuk ble me libra prej karte.

pse i blen ti? si merr...hua? smiley 

E di qe shume me quajne trap, po mendoj se eshte me te drejten e zotit qe ti jap ndonje lek atij qe ka shkruar librin apo qe ka bere kengen. Parim baze i kapitalizmit. 

pf, une kam lexuar libra qysh 5 vjeç dhe syte i kam patur xixe gjithe jeten, mjaftuan dy vjet ketu te Peshku dhe ca lexime ne comp dhe me vajten per lana syte.

Eh, syte i kemi per te pare njerezit. For everything else, perdor gjoslluqe.

Markata qi i afrohen Macy's, Bloomingdales, Century21 s'bahet fjale e? Lol

century21 thot ky.....jo po gabi!!! hahaha

Personalisht i perdor shume blerjet online, do te thoja rreth 80% te blerjeve pervec produkteve ushqimore(pak me pak keto). Eshte shume komode si menyre e te blerit, ke mundesi te besh krahasimin ndermjet produkteve me mire, humbet shume me pak kohe te cilen e shfrytezoj per dicka tjeter me efikase, dergesat jane shume te shpejta dhe kthimi i produktit gjithashtu i lehte. Une shikoj vetem avantazhe ne kete aspekt.
Perdor zakonisht amazon.com, ebay.com, zalando.com, libri.de, conrad.de, pizza.de, swoodoo.com, opodo.com etj etj, ose direkt tek eStore i portalit te kompanise ku deshiroj te porosis.
Ne Shqiperi nuk kam blere asnjehere dhe nuk di cfare te them. Mbase perdoruesit ne Shqiperi mund te ndajne me ne me shume eksperienca ketu.

Une blej online goxha, dhe kam qene i kenaqur me perjahtime te vogla (fundi i fundit robi behet pishman edhe per gera qe i blen ne dyqan sepse nuk i ka vene re detajet e vogla).

Problemi eshte se shumica e faqeve nderkombetare nuk bejne shipping ne Shqiperi. Ndonjehere amazon.co.uk ben shipping ne shqiperi (pergjithesisht libra), po te thyen ne mes me cmimet qe ka. Une do blija cdo gje online po te mos ishte problemi i shipping qe nuk ofrohet dei ne Shqiperi.

Une per vete perdor Visa Debit. Me ka shpetu. E kam marre te Intesa SanPaolo ketu ne Tirane dhe per cdo blerje qe kalon 100USD me telefonojne per te konfirmuar perpara se te autorizojne pagesen, keshtu qe nuk kam pasur probleme hajdutlliku.

P.S. meqe u hap ky muhabet, zamet e keni t'i coni nanji e-mail Macy's qe te ofroje shipping edhe ne Shqiperi tani qe ka hap Macy's Intenational smiley

Finis, si e kane "shipping" te Shtepia e Librit?  Per reference per te ardhmen.

Bahhhhh, italianke llafe-dashese smiley.  Hic fare muhabet me shitesen/shitesin.  Jane vetem dy raste, nje nga shiteset te kepucet  (me njeh mire fatkeqesisht) dhe nje shitese te nje boutique tjeter.  Ajo eshte nga Anglia dhe ta keput sa hyn me sheqerosje "helooou lov", dhe kshu qe bejme i cik muhabet per hir te queen mother smiley.

CD kam yyyy pa blere.  Por edhe librat, pe letre a elektronike online.  Mgjth ndonjehere edhe i blej me prekje.  

Ku ka si trashesia ose hollesia e librit mes gishtave...! 

Imagine tha.  Edhe online te jepet sa faqe eshte libri smiley.

Per veshjet, ne fakt pantallonat apo xhaketa/pallto etj s'i blej dot online.  Bluzat nga ana tjeter, me kollaj.  

Plus qe psh Victoria Secret NY Jets collection nuk shitet ne dyqan.  (The Jets official collection is a bit too macho for my taste) smiley.        

Ah, sa gabim e ke me kete punen e shitseve. Shiko, per shembull, e zeme se eshte dimer dhe ti do qe te shkosh per pushime ne nje vend me klime te nxehte. Shkon tek dyqani ku ke konfidence dhe i thua njeriut: "te ka mbetur gje nga koleksioni i vjetshem? se me duhen ca panta per safari e zeme". Dhe ajo/ai, jo vetem shkojne per ty ne magaze, por edhe t'i shesin me cmim jashte-stine biles. Ose mberrin koleksioni i ri? ceeeerrrr telefoni, erdhi, do vish te hedhesh nje sy? Plus qe kur behesh i zakonshem ne nje dyqan, ketej flas, shkon rehat si kur don te blesh ashtu edhe kur don thjesht t'u hedhesh nje sy gjerave. Leverdis, verma veshin! smiley

Sa per cunat e Shtepise se Librit, une kam qene shume ok me ata. Kane patur postimin jashte Shqiperise po pak te shtrenjte, por me thane qe e kane ndrequr.

Kur vjen koleksioni i ri, postohen online.  Keshtu qe e ke nje ide ne ia vlen te vesh apo jo. Thjesht per te pare, nqs s'kam ndermend te blej gje, nuk vete.  Sic thashe, e urrej shume verdallosjen dyqaneve.  Pike durimi s'kam smiley. Me ze dhimbja e kokes.  

E kane ndrequr postimin jashte? Shume mire smiley.

PS: per "ps", po jo de jo, jo aq imagjinate te shfrenuar smiley.  Pupla thote smiley.  Se per diamantet do benim si do benim smiley.

ketu dyqanet me te mira s'kane site shitjesh online. me monomarkat ndryshon puna, por une s'i kam qejf. dyqani i preferuar eshte si puna e parukierit, e dentistit. meson plot gjera per trupin tend. duhet te jesh me fat dhe te gjesh nje te hajrit, por te kursen verdallosje te kota, kohe dhe vramendje. ti e di se ku shkon kur te duhet dicka, kur s'ke ide si te kombinosh shkon e u kerkon nje mendje. smiley ke blere nje fund te cuditshem per shembull dhe s'di si te kandisesh e ta veshesh? fundin ne çante dhe me vrap te dyqani. smiley dyqankat jane qendra terapie kolektive, mjaft te mos e teprosh me konfidencen.

ah, prit se te genjeva, keta kane per shembull:

http://www.luisaviaroma.com/index.htm?us...

Ketej eshte disi ndryshe.  Dyqane lokale, shume fare lokale mund te mos kene websites. Ndersa te tjerat, qe ne pergjithesi jane "corporate" kane.  Mgjth ne shume raste, online corporate stores kane gjera te ndryshme nga ato ne dyqan.  Por pak a shume ke nje ide.

Ne fakt, e kam nje boutique te preferuar.  Por per te tjerat, hmmm, nje cik si konservatore ne veshje/shije.  Dmth fund te cuditshem s'do blija smiley.  Creature of habit smiley

Po mire moj Fineshe e dashur, edhe ti ke te drejte po s'eshte gjithmone si thua ti.

Ne ato vendet ku blej une psh as e mar vesh ku hyj e ku dal, lere me te vije edhe shitesja e t'ja kercasim muhabetit.

Veshje online psh une blej ndonjehere t-shirt qe nuk gjenden apo bluze futbolli...gjera te tjera xhanem jo se edhe pertojme, edhe pertojme...

p.s. edhe te me lusin s'blej recipeta me diamante dhe pupla.

Haaaaaaaaa! Too macho thote kjo!!!! Lol

S'jam e dhene pas jersey.  Te vetmet jersey qe kam veshur jane te Deutschland.  Nuk kemi plane te ndryshojme smiley.

C-Mass Eve me kapuc jeshil e dorashka jeshile te stadiumi smiley.

Harrova te them mos bleni asnjehere kur jeni te pire, para disa kohesh pasi u ktheva ne ora 3 te mengjesit ne shtepi pak i rrembullakosur hyra ne amazon dhe bere nje porositje cd-sh rreth 150€ me muzike intrumentale vetem me bateri (diku tek 10 ore muzike) nga keto 8 cd vetem 3 pjese i kam degjuar tre here ne jeten time. Porosine e kisha bere ne ate menyre qe te mi sillnin ne paketim dhurate per veten smiley

Bej blerje online per shumicen e atyre qe me duhen. Libra, bileta avioni ose spektaklesh, hotele, veshje, dhurata, pajisje elektroshtepiake te vogla, artikuj dekorimi, ushqime (per disa restorante). Site qe perdor me shume jane:

http://www.chapters.indigo.ca
http://www.amazon.ca
http://www.ediblearrangements.ca
http://www.futureshop.ca
http://www.expedia.ca
http://www.redtag.ca
http://www.booking.com
http://www.overstock.com
http://shop.nordstrom.com
http://www.neimanmarcus.com
http://www.ticketmaster.ca
http://www.alce.ca

Nga site shqiptare, kam perdorur vetem www.dhurata.com per te derguar lule ne Tirane, deri tani jam e kenaqur me ta.

Baaa si sdurohen kto faqet .ca!!! smiley

Pothuajse 100% te elektronikeve dhe biletave te avjonit, dhoma hoteli, ndonje liber qe nuk arrij ta gjej ne librari, etj.

dell.it

pixmania.com

bellair.it

flyairone.com

expedia.it

 

 

 

Harrova te them mos bleni asnjehere kur jeni te pire, para disa kohesh pasi u ktheva ne ora 3 te mengjesit ne shtepi pak i rrembullakosur hyra ne amazon dhe bere nje porositje cd-sh rreth 150€ me muzike intrumentale vetem me bateri (diku tek 10 ore muzike) nga keto 8 cd vetem 3 pjese i kam degjuar tre here ne jeten time. Porosine e kisha bere ne ate menyre qe te mi sillnin ne paketim dhurate per veten 

I madh! smiley

Kshu per tble nuk di, por njof plot qi shesin online; nuk eshte se bejn naj lek, po ama duket sikur ndjehen me mire pas cdo transaksioni.

Koha eshte flori thone keshtuqe gjithnje them qofte e bekuar mundesia e blerjes online.

Psh, dua te shes nje aparat Olympus, profesional, me te gjithe aksesoret perkates....a quhet blerje online kjo..... 

Kush interesohet ne PM te me bej nje zile ....

Bleje online quhet.

Cne qe po e shet? Kaq keq i je fut kokaines... smiley

Po s'pertova ma nis pak çmimin me pm te lutem!

 

 

" po s'pertova ma nis pak cmimin ne pm te lutem "

smiley

Isha shum i emocionum vallahi per çi te zej be, po imagjinoja qe ...meqe s'po komentote njeri ktu, thashe po flejne peshqit, arrij me e blejt me noj 200 euro e kshu me, peshku ne det tigani n'zjarr

Tring! Në HM.

Sa e shet? Fillon me një evro?

Alidemso, sofort kaufen,50 euro bohet?

alidems, me flamur-jashtmit mos u merr se kush e di sa te shkon vetem posta, ndersa cmimin e Bradit e shoh dhe e trefishoj!

prit i here,eshte i ri apo i perdorur,ka garanci? pastaj fillo me trefishimet ti smiley

eshte stili ashtu, sa me nxef Anonimin smiley

200 Euro!

100 Euro!

trefishoj cilindo çmim te squarit, i cili do paguaje edhe posten per t'jashtmit, meqe e paska merak smiley

O alidems, paske xane ndoj turiste aty te kthesa ku nuk bjen drita, mduket. smiley

smiley

$60? Kaq do t'kishte dhane dhe Adorama apo B&H. Po e pate kutine originale, $70. Ish bossi jem gjithmone mthoshte: you don't have to be jew, to act like one. lol

Alido : besoj se 50 euro kushton vetem bateria e nje olympus e 500, ne mos me shume! smiley

 

Ajku ...ik mi çupe e mbare se kemi halle ketu!

vertet, me ç e paske shkruar. nuk iki, zdu! smiley

alidemsi, po t'jete çun alidemi, duhet t'm'thotë: merre me kete çmimin simbolik qe do, meqe je goce Tirone. smiley

Ik mi aj zvaj andej shkoj luj me kukulla se keto jane pune per burra jo vara vingo...smiley

bjeri qenit, merrja leket smiley

Ka viewfinder elektronik. Sic thote nji shok i jemi, fakin juzlles!

Mua me pelqen mbi te gjitha qe eshte kompakt. Reflekset jane shume te mira, por nuk jane praktike. Do te doja nje aparat te vogel dhe qe ben foto relativisht cilesore dhe qe te mund ta marr me vete pa problem dhe te fotografoj cfare te me qelloje ne nje moment te caktuar. Ky Nikon 1 V1 me duket perfekt ne kete aspekt.

Ti mor shoku jem ke nevoje per nji Leica M9 bashke me nji 35mm prime. Lol

Eheh... smiley

Nfakt nga trupi i vogel, duhet t'mos kete pasqyre, gja qi e ban me dhane imazhe ma me kualitet nkushte t'kqija drite, se sa shum nga entry-level dslr's. T'jete valle ma e mire se nex5? Hmm!?

Pa pasqyre eshte ne fakt.

Nuk e di. Te pakten persa i perket shpejtesise se shkrepjes ky eshte 10 FPS, ndersa NEX-5 eshte 7 FPS, dizajni eshte retro', ka "mirino"...

Olso, ky eshte me pak cilesor se Olympusi, avantazh me teper i tij eshte se ka ne perdorim nje sasi lentesh me teper se ai, po Olympusi eshte per profesioniste....nuk di a me kuptove....

per ata qe interesohen....

Olympusi im, eshte ne kuti i ri, ma kane pru gabimisht mua, por une e mbajta per "bussines"   ......lol, prandaj me te vertete dua ta shes.... Sa per çmimin, po te shihni ne internet, vetem aparati fizik te pakten kushton 300 euro ( pa aksesore) Une them me ket rast te boj nai lek, se o bo keq, po keq fare..... 

ça jane leket para falenderimeve te atij qe do e bleje me 100 euro alidemso? smiley

Ti e kupton si o muhabeti, psh Ajku me  tre aspra do aparat te mire...

E doja dhe une nje aparat te mire, ene i isha fut kursimit cik e ka i cik, kur do ti... pelltam nje e djegme freksioni, e ne i kambio... ene te fala nga fshati aparatit! smiley

Epo...jane pune te Allahur keto moj shoqe.

S'ka pune tjeter allahu qe rri e me prish pune mua! Thuji nje fjale te me leje rehat ca kohe, he te keqen. 

allahu po te jep sinjal qe ka ardh koha ta hedhesh makinen ne plera...

Po, patjeter, sapo allahu te beje nijet te me bleje nje te re, mundesisht dhe on-line...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).