35 Komente

Ou, pse u priska gje?

Hapi i pare

Hapi i dyte

dhe

Hapi i trete

Edhe une jam kureshtar ta di. Rama sapo dha nje interviste sot ne tch ku thoshte se programi i tyre qeverises synon Shqiperine pa plehra.

pra, premton se do te beje dicka kur te jete ne pushtet.

po tani si opozite, cfare mund te bejne?

Presidenti, si figura me e larte, nuk eshte figura me e larte, sepse nuk e qethi njeri se c'tha ai.

Mbetet referendumi. A eshte e detyruar kryetarja e parlamentit te mbaje seance plenare per referendum, nese kerkohet nga opozita?

Apo ka te drejte ta refuzoje, nese i do henri cili?

Sepse e dime qe nese mbahet seance e nese votohet nga 1/5at, referendumi behet.

Pse ,ka shpresa akoma qe mund te ndalohet?

Une shpresoj se referendumi do te shtyje pak kohe, dhe do te beje qe ne Shqiperi te diskutohet per vullnetin e popullit, edhe sikur kafsha te manipuloje referendumin. Pak rendesi ka, mjafton te fitohet kohe... pastaj sikur eshte edhe kushtetuesja smiley...

Pse duhet te ndermare hapa opozita kunder pehrave ? Ajo e votoj pro porjektin ne raundin e pare.
Eh nuk votojne kunder plehrat per pelhrat

Te dashur peshq kudo qe jeni, me ndihmoni t'i them Tomkes pa shoket e ti dhe ta bindj qe 1. opozita ka votuar kunder heren e pare. dhe 2. te mos shkruaj me ne PPU kur nuk e ka idene.

erma moj shpirt te kam shume xhanpor je fare fare .....
Nejse lexo kete te kthjellohesh Kur ju duhet nuk hyne ne parlamnt kur ju duhet hyjne Eh mi moter Kamora i ka duart e gjata ( ta them kete se mbase nuk e di, vec ne mos je dhe ti e zene nga Kamora smiley
.

Pyesni Ramiz Alinë për importin e plehrave

Nga Gjergji Thanasi

Votimi i ligjit të plehrave në Kuvendin e Plehrave, (pardon doja të shkruaja në Kuvendin e Shqipërisë), më kujtoi votimin në Kuvend të ligjit për regjistrimin e popullsisë. Dy deputetët çamë në parlament e shanë me libër shtëpie ligjin duke bërë demagogji të pështirë me ndjenjat e pastra atdhetare të komunitetit të shumëvuajtur çam, si edhe me patriotët shqiptarë në trojet etnike shqiptare dhe në diasporë. Deputetët çamë nuk kishin nevojë të recitonin hartime patriotike në Kuvend, për ta rrëzuar ligjin mjaftonte të mos hynin në sallën e Kuvendit dhe ligji binte automatikisht për mos arritje të kuorumit të nevojshëm. Dy deputetët çamë nuk ishin budallenj dhe e kuptonin këtë punën e kuorumit se edhe proverbi thotë, që s’ka çam budalla.

Fatkeqësisht “Mareshali” Petain i Shqipërisë ua kishte zënë kokën me derë. Njërin deputet e kishte marrë peng me një kombinacion prej udbashësh duke i futur në makinën e djalit adoleshent pistoletë pa leje dhe një qese me drogë. Tjetrit ia kishte shkelur bishtin me kova drage e me defterët e vjetër të burgut të Leçes, si edhe me procesverbalet e Cataldo Motta-s një hetuesi puljez.

Personalisht, si i djathtë ndjej trishtim, por edhe përbuzje. Ligji për plehrat i miratuar nga plehra-deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nuk do të kalonte për mos plotësim kuorumi nëse deputetët socialistë do të braktisnin sallën e Kuvendit. Më pas telashet do i kishte një djalë i ri me emrin Xeni, i cili do të duhej tu jepte shpjegime klanit të Kazalezëve të Kamorras napolitane. Njëlloj siç i dolën telashe me kolumbianët një zv.kryeministri, të cilit iu “aksidentua” sekretari te seksioni konsullor i Ambasadës amerikane. Sharjet e Ballës, argumentet kundra të Profesor Rukës në foltoren e Kuvendit nuk patën asnjë vlerë tjetër përveçse të propagandës vulgare me objektiv elektoratin rural të PS-së.

Deputetët socialistë i dhanë një dorë Berishës të miratojë ligjin e plehrave me telekomandë nga përtej oqeanit jo se janë deputetë debilë, që nuk kuptojnë se çfarë bëjnë… Jo! Shumë prej tyre luajnë teatër e na bëjnë prostitutën e virgjër. Në një opozitë ku shitet gjithçka, nuk di më çfarë të mendosh. Këshilltarë, komune, bashkie e qarku në Fier, Berat, etj shiten si derrat në pazarin e Milotit. Dhe gjykuar nga ngjarjet e fundit në Kuvend, në qarqe, dhe me spektaklin propagandistik të Kontit Kaliostro (Berisha) në Amerikë mund të arrijmë pa gabuar aspak në konkluzionin se PS-ja nga nëna PPSH dhe gjyshja PKSH nuk ka trashëguar as ëndrrën e bukur por mashtruese të komunizmit, as gjakun e dëshmorëve, as djersën për tharje kënetash apo për hapje kursesh analfabetizmi, por thjesht ka trashëguar plehrat e dy gjeneratave të tëra.

Sepse kllounadës berishiane të përtej oqeanit me “aktorin” hollivudian Patton Boggs, që kushtoi rreth 2,2 milion dollarë mund t’i shpoheshin rrotat me një kosto prej 40-50 mijë dollarësh ose edhe me kosto zero vetëm me vullnetarizëm, një ish-trashëgimi e çmuar e të majtës shqiptare. Fatkeqësisht, ndonëse miq të Shqipërisë në Uashington, e paralajmëruan PS-në me një javë avancë për konferencën e Baronit Mynhauzen të Tiranës, në hotelin e Nju Jorkut nuk u mor asnjë masë. Nuk mund të thuhet, që shefat e PS-së janë aq budallenj sa të mos e kuptojnë se kjo konferencë ishte rimel propagandistik për sytë e plakur të Berishës dhe përrallë e bukur për përkrahjen amerikane për “Faraonin” e Shqipërisë.

Krerët e PS-së nuk ishin as të zënë me punë të mëdha, sepse tashmë i kanë lënë dhe protestat, nuk ishin as të trembur për jetën e tyre si Berisha me dy jelekë një mbi këmishë dhe tjetrin nën këmishë. PS-ja kishte kohë, njerëz, mjete dhe para për të reaguar dhe për t’i dhënë Salës një shuplakë amerikane par-exellance, siç thonë diplomatët e huaj, por nuk e bëri. Pse? Presin të tjerët të luftojnë për ta? Ky mentalitet më kujton elitën e regjimit të vjetër në vitet 1943-1944, kur shpreheshin: inglizi nuk ka me e lejue Moskovin e partizanët ta bajnë bolshevizëm Shqipërinë. Rezultati? Enveri i tmerrshëm!

Përpjekjet e mundimshme të Braçes e Ballës, të cilët me age dhe cat-gut në dorë rreken të qepin himenin e shqyer të Parlamentit shqiptar, do të dështojnë, sepse, siç thotë guida turistike tuniziane në El Hammamet, nuk i jepet ujë një gamile, që nuk ka etje për të pirë.

* * *

Unë e kuptoj, që vetëm importimi i mbetjeve jo toksike dhe jo radioaktive do sjellë një fitim maksimal prej 300 milionë dollarësh. Unë e kuptoj edhe ndonjë logjikë të mundshme prej hyzmetqari që 10% e fitimit të Salës i thonë 30 milionë dollarë, ndaj hajt të bëjmë sikur nuk e shohim kuorumin. Tahmaja dhe legenllëku janë përhapur në masë, por sinqerisht uroj, që fëmijët e deputetëve shqiptarë të kenë të njëjtat probleme shëndetësore si fëmijët që luajnë dhe rriten mes plehrave të Sharrës në Tiranë apo Porto Romano në Durrës.

Deputetë socialistë! Nuk mjafton vetëm buria e “Shekullit” të Kokëdhimës për ta trembur mafien italiane (dhe jo vetëm) të plehrave. Duheni edhe ju. Në mos e bëfshi dot për shqiptarët, bëjeni për fëmijët tuaj. Deputetë demokratë mjeranë të Kuvendit të Shqipërisë duhet t’u kujtojë, që Xeni nga tamahu pa kufi vrau dhe burrin e tezes së vet në Gërdec. Pa pikë dyshimi, ky tamahqar injorant dhe arrogant pa cak e limit nuk do të kufizohet vetëm në importimin e plehrave urbane.

Eh, jo! Në Shqipëri do të futen mbetje helmesh të rrezikshme (kujtoni pesticidet gjermano lindore në Han të Hotit, Milot e gjetkë), dhe mbetje radioaktive si p.sh., karburant radioaktiv i shuar (spent fuel). Sa për kujtesë skanerët antiradioaktivitet në Portin e Durrësit ende nuk funksionojnë. Le që ku pyet Xeni, Omeri i ri i eposit shqiptar për skanera, mjafton të ketë në krah Fazlliçin, Vuk Harambashin serb të shekullit XXI. Fatkeqësisht nëse këto mbetje helmuese apo radioaktive groposen minierave apo guroreve të braktisura, ato do të helmojnë jo vetëm “këlyshët” e katundarëve të mjerë kokëpalarë siç mund t’i quajë regjimi, por edhe pinjollët e aristokracisë së re serbo- shqiptare të Tiranës.

Nuk ka asnjë studim madje as pjesor për hartën e ujërave nëntokësorë të Shqipërisë. Më qartazi: Nëse do groposen mbetje helmuese apo radioaktive në minierën e braktisur të Kalivaçit të Mokrës, ujërat nëntokësore mund ta çojnë ceziumin radioaktiv apo amerikaniumin në rubinetin e ezmave të vilës qeveritare të Drilonit. Nëse groposen material radioaktive në minierën e kripës në Dhrovian, radioaktiviteti me anë të ujërave nëntokësore mund të përfundojë edhe te Syri i Kaltër edhe në lumin e Bistricës edhe në çezmat e hoteleve te Kanali i Çukës.

Nëse varrosen mbetje të tilla në minierën e braktisur të Mengajt (Kavajë) radioaktiviteti mund të përfundojë në rubinetet e vilave të VIP-ave në Plazhin e Golemit. Mirë ju o zotërinj sundimtarë të PD-së pini vetëm ujë të ambalazhuar të shtrenjtë importi? Po fëmijët tuaj, a ka garanci se nuk do të pinë ujë radioaktiv? Po nipat e mbesat, po vëllezërit dhe motrat tuaj të gjithë do të pinë ujë importi? Po uji i ndotur që do të përdoret për vaditje të frutave dhe perimeve, a nuk do t’i ndoti edhe ato fruta e perime, që shtrohen në tryezat tuaja?

Mos vallë “bllokmenët” e rinj edhe frutat e perimet do t’i importojnë vetëm për dyqanin e bllokut të ri? Se çfarë vuajtjesh shkakton kanceri i pankreasit, se ç’vuajtje shkaktojnë leucemitë me origjinë kontaminimin radioaktiv se ç’vuajtje shkakton kanceri i gjëndrave tiroide pyesni mjekët dhe besoj përgjigja do të arrijë të tronditë edhe mendjet e juaja cinike. Pyesni gjeologët për hartën e ujërave nëntokësore shqiptare dhe pastaj edhe më kokëtulët nga ju do ta kuptojnë hatanë që i kërcënohet familjeve tuaja. Ramiz Alia është gjallë. Pyeteni pse nuk pranoi ofertën për të importuar mbetje radioaktive dhe me ato para të blinte margarinë gjermane, oriz vietnamez, pula hungareze e mish kau argjentinas. Jo për ndonjë gjë po do t’ia zgjaste jetën edhe komunizmit në Shqipëri.

Deputetë PD-istë: Kamorra napoletane dhe “Kamorra” e Tiranës, sipas hetimeve të repartit të katërt të GDF-së italiane dhe DIA-s amerikane i ka planet e gatshme për të eksportuar mbetje helmuese dhe radioaktive në Shqipëri. Ndaljani dorën Xenit jo për të shpëtuar Shqipërinë, por për të shpëtuar fëmijët tuaj. Po i bëj apel deputetëve të djathtë dhe të majtë, të kenë parasysh thënien e Biblës: “The sins of the fathers are visited onto their children!”
.

Tom i dashur,

E kom lexu qi kur o botu! Ene pranej po pys dynjane se ne jabanxhinjve, s'para na thone njeri gjo se dun me na majt me t'mira.

Noten, se o von knej ka Europa.

Tomo me duket se erma eshte cun,ermal duhet ta kete,pranej mos i thirr shpirt se ngjan pak si keq smiley

Do e meritonte te isha çun ne fakt smiley.

erma mos ke qene me nje nick dj cherry, me pare?

Nga ku gjithe kjo zgjuarsi Al-bino??

" Personalisht, si i djathtë ndjej trishtim, por edhe përbuzje. Ligji për plehrat i miratuar nga plehra-deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nuk do të kalonte për mos plotësim kuorumi nëse deputetët socialistë do të braktisnin sallën e Kuvendit. "

Kjo eshte propagande tipike PD-iste. Ne jina te keqinj po keta po te duan na ndalin. Per me teper eshte mashtrim. Megjithese nuk kam ndonje simpati per plehrat e PS ne kuvend, kete radhe nuk mund te behemi leshko e ta hame mashtrimin. SI TE RRINTE, SI TE MOS RRINTE OPOZITA ATE DITE NE KUVEND, LIGJI DO KISHTE KALU SEPSE PATI 75 VOTA PRO.

Lexojeni vete nenin e Kushtetutes, e mos u mashtroni nga keta "te paanshmit":

Neni 78

1. Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar.

Ligji i Plehrave nuk erkon shumice te cilesuar, dhe perderisa kishte 75 deputete qe e votuan pro, dmth qe gjithsesi ishte kuorumi per ta votuar. Edhe sikur te ishte votuar 75 me 0 prap do hynte ne fuqi.

Me ne fund nje i djathte qe flet normalisht. Muzike per veshet e mi!

Na kishte marre malli me degju nje  "autokritike" .U shtofshin nga te dyja palet ,se keshtu fillon zgjimi.smiley

Onderrooni kot smiley Une s'jom i djathte. E kom hudh voten te Dathi kaihere, po s'jom i djathte.

Po te pakten te djathtet kane fillu mos me u ni kur bohet .uti kala....dhe per kete partia po shqetesohet ndaj dalin nga keto artikujt "e paanshem".

Do edhe ca dekada te flasi nje "i djtahte" sagllam ne kesi rastesh. Duhet te vdese Sula smiley

Nje nder hapat qe degjova une eshte qe do marrin kallamat dhe do shkojne per peshk.

Perse duhet te marre hapa opozita per ligjin e plehrave? Kjo opozite u sha, u fye kur u ngrit ne protesta per voten qe mund te ndalonte dhe vjedhjen e vendit. Kur ja vrane njerezit rrugeve, disa po qeshnin, disa po ferkonin duart nga gezimi ndersa disa dhjene ne breke nga frika....

Ligjin e plehrave ta ndalojne shoqerite civile dhe te pa-aneshmit te cilet nuk donin "te perdoreshin" nga opozita ne protesta.

Fundja plehrat po behen gati te shkojne ne Shkoder per tu djegur e varrosur, nese Shkodranet (njerezit me kulture te lashte dhe dituri te pa pare) kane deshire te vdesin nga kanceri me dy gishtat lart, kush eshte opozita ti ndaloj?

+1

Nuk ka gje qe nuk ndalon opozita e nje vendi po te doje, ndac me ligj ndac me dhune po qe nevoja... problemi eshte qe ne skemi opozite....

po po, keshtu them dhe une, ai eshte problemi ...

a jane te pa-anshmit ata qe perfaqesojne shoqerine civile apo ata qe i ngjiten here njeres parti here tjetres, ne varesi se kush eshte ne pushtet apo sic thon, same difference? smiley

p.s. nqs plehrat shkojne ne Shkoder, une nuk e kundershtoj me ligjin e plehrave. Biles si shoqni jo-civile qe jam do dergoj pako me plehra tek adresa e shkinaksit (si kojshi i shkodres qe eshte)....

Plehrat e Napolit hyjne kete fundjave ne Durres..Ambientalistet dhe qytetaret duhet te bllokojne urgjentisht portin!!..Media Italiane e konfirmuan kete

 

Ketu kam lajmin i cili eshte konfirmuar nga kryetari i bashkise se Napolit Luigi De Magistris. Anijet jane bere gati per tu nisur por ai nuk e deklaron hapur destinacjonin deri ne diten e nisjes por gazeta deklaron se behet fjale per Shqiperine.

 

Ja dhe nje tjeter media e zones se Naoplit qe flet sot per kete ceshtje (napolionline.org)

Presidenti i Provincës, Luigi Cesàro, dhe qytetari i parë i Napolit janë të bindur se pas konsultimeve institucionale do ta zgjidhë krizën e mbeturinave. Sipas disa informacjoneve qe kene rrjedhur nga Palazzo dhe Palazzo San Giacomo Matteotti,ka disa muaj qe dy filiale kompanish kane filluar bashkëpunimin institucional për të gjetur  një zgjidhje per punësimin e punonjsve te co-basenit te projektit Bros. Eshte ende enigme se ku do të transferohen mbeturinat e Napolit sipas projektit: Zëra gjithnjë e më te shumte - si dhe konfirmime nga Hollanda flitet per Evropen Juglindore (Shqipërine, Rumanine) dhe një rajon Italian (Sardenjen). Ekziston frika se duke bërë publike destinacionin e mbeturinave mund të rezultojë në shenjë proteste e njerëzve në fjalë. Heshtja po përdoret për të parandaluar spekulimet ndërkombëtare që do ti detyronet autoritetet e Naoplit deri shpenzimet për asgjësimin e tyre.

 

a eshte porti i Lezhes destinacioni? Nqs po, jemi ne rregull atehere, do dalin lezhjanet dhe shkodranet per ta prit me karroca dore; masnej do e rrembejne kargon demokratike per ta rujt ne oborrin e shpise smiley

nosho kam degjuar se ju ka ngelur ca hatri...Qe pse anijet e para me investime nuk i sjellin ne zonat e tyre

Dale dale se nuk i dini te tera...

Shteti jone ka shpiku makineri qe perpunojne plehrat, dhe jane makineri sekrete qe nuk mund te behen publike se pastaj do t'i kopjonin kinezet e do te na i merrnin plehrat italiane per te cilat shqiptaret vdesin e nuk guxon shtet tjeter t'i marre para nesh. 

Mua me duket pune me mend kjo sjellja eplehrave nga jashte.Shqiperine do ta bej Zvicer me lule ,ka thene km. Dhe per ta bere bace me lule, duhet pleh.Eh Shqiperi bace me lule, rrofsh sali sa fort ja ngule.

Lum kush te rroje -tha.

 erma - ja degjo dhe nje pergjigje prej meje:Nuk eshte puna se nuk kemi  opozite.Gjithe "puna" eshte se ne kete valle jane ne kercim, rrumbullak 84 milione euro.

 Them se eshte peshe shume e rende qe... Lin Feni,  te  tunde malin.

hapat qe do ndermarri opozita jane deklaruar, bile jane hapa shume radikale: kur te vijne ne pushtet ligji i pare qe do shfuqizojne eshte ligji i plehrave. e kupton apo jo? kjo eshte opozita qe na duhet dhe qe mendon dite e nate si te shpetoje shqiptaret nga plehrat. PLEHRAT smiley 

i pari fare fare?...

urraaaa... islam, shpetuam... fitoreeee....

i pari fare fare Cimo. takova dje nje tufe nenesh te ligjit te plehrave duke pi kafe te tajvani. ju kishte ra hija e vdekjes, nenin 49 ta cpoje ne hunde si dilte pike gjaku

Hahahaha... tallu tallu, nuk i kepute ndonje kanoçe kokes, meqenese ishte (vend)grumbullimi i plehrave smiley.

A ta them dicka une. Ai ligj po u fut nuk del me. Se eshte burim te ardhurash per cdo qeveri dhe kushdo qe i kundervihet do kete presione mafioze te drejtperdrejta. Nga to te vertetat dmth, jo te tipit "kalo nga lagja ime po ta majti".

fiks

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).