Pyetja e sakte eshte : A mund te shkruhet keshtu?

Perdora emrin e autorit per te terhequr vemendjen.

Dikur Kadareja pat permendur se sa me te shkurtera fjalite, aq me i qarte mesazhi. Lexova kete pasazh nga libri i Rames (ashtu sic e sjell G.SH.) dhe mbeta i befasuar.Kur Rama, cun Tirone dhe bulevardi shkruan keshtu, vaj hallit te tjeret..

Per te apasionuarit mbas statistikes mund te shtrohet edhe pyetja: sa fjali te thjeshta ka brenda kesaj fjalie te perbere?

"....Në rrokopujën e Perandorisë Otomane, ku lindi më pas, në mes të ferrave e kallamishteve, një mbretëri kryeneçe e dalë nga sherri rraskapitës që solli në Tironën e përgjumjes së patrazuar orientale politika e lindur nën flamurin e pavarësisë, kur rruga e bllokuar e Durrësit e pruri në shkurtin e 1920-ës nga kthesa e detyruar djathtas për Tironë, qeverinë bashkë me shejtonin në bark, dhe nga dora e hekurt e një beu hamshor prej Mati që i dha fund me dhunë hypjezdrypjeve të qeverive nga kolltukët sherrnxitës, e që me ta kapur skeptrin, hapi hartat mbi dalldinë e shthurjen postpavarësi për të hedhur sipër një plani të dalë kohe të një inxhinieri shqiptar të shkolluar në Austri, me instiktin vizionar të ambiciozit injorant, po të dashuruar marrëzisht pas bukurive të Italisë e pas vetes së kthyer në Naltmadhni, falë një telegrami deputetësh skraparllinj që iu lutën në gjunjë ta fshinte nga faqja e dheut Republikën sherrxheshë, vijën heroike të bulevardit që asokohe u quajt katedrale në shkretëtirë, po koha e mëvonshme tregoi se ishte shtylla e përjetshme kurrizore e kryeqytetit të shpallur në 1925-ën, i cili paskëtaj u njoh për shumë vite si i vetmi bulevard pa qytet. ...."

 

 

93 Komente

......e mo mire ja e tha ashtu, po e ka thene artistikisht ama, duke ju kundervu atij Ises, per sport.......

Shume gjate shkruan. Te ngaterron, jo nga sofistikimi i fjalise, por nga gjatesia. Te ben ta humbesh fillin e te kthesh koken mbrapa, se kalon nga dega ne dege brenda nje fjalie. Me pelqen shume shqipja qe zgjedh, por te lodh. Megjithate, teknikisht eshte ne rregull. Fjalite e thjeshta s'i ndan dot nga fjalia madh e te krijosh te tjera pa shkeputur mendimin. Do te detyrohej te nxirrte paragrafe te tjera, po t'i ndante. Por dhe keshtu te lodh. Kjo shkon ne fjalim, mbase, por jo ne shkrim. Thjesht te lodh.

Mire se ju detyruan te harxhoni nga 10mije lek, por duhet edhe ta lexoni per tu pergatitur per provim. Kur ju a kane caktuar daten grupit tuaj?

Neper fotokopje qarkullojne fletushka permbledhese sipas kapitujve. Tom Doshi ka blere nja dymije cope per t'ja shperndare te tijve. I kan thene: Tom, fjale burri, me mire dalim e rrahemi tre here me policine se te lexojme Edin. smiley Mos bre burre kshu, Ndrea lexoj kapitullin e pare. U zhburrnua, ulet me ne e s've me raki ne goje, vetem kamomil e succo frutash pi.

me detyruan? lol

mire kam thene qe je thjesht kamikaz saliu ti, qe s'mendon dot me mendjen tende e s'koncepton dot ata qe shajne saliun te munden t'i bejne kritika rames. fjaline e pare te lexova, se s'merrem me dava budallenjsh.

tallem er xp. smiley aman edhe ti smiley

Ej po nje pyetje, çar cilesie eshte letra e librit? Nga ajo qe kur e mbledh, e zhubros behet e embel, e zbutur apo nga ajo e egra qe sado ta shtrydhesh mbesin ca thepa te vegjel qe te gerricin? flm

do ikesh t'i fotografosh allatet ti, se po afrojne zgjedhjet

ia kaloi ne Proustit, kur mos kem njeri...

Ate po mendoja. Mbase ngaqe e kam ne dore.

bulevard pa qytet.

Nuk i punojne mire frenat ,prandaj.smiley

A ka ngel ndonje kopje e librit pa u shit? smiley

Pyetja 1. Kush eshte pyetja?
Pyetja 2. Ç'pune ka fakti qe Rama eshte çun bulevardi Tirone? Çfare kushtezon ky informacioni i fundit?

Çfare kushtezon ky informacioni i fundit?

Superioeitet te pakushtezuar,

Ahaa, lumsi une smiley.

"Thjeshtesia eshte sekreti i elokuences"
Mark twain.

Obobobobo, aman-o mos beni nga keto pyetjet! smiley 

Shume shume rende.  Imagjino sa fjali te tilla ka ne ato 400 e kusur faqe.

Po mir' o Pakap, kush s'di te lexoje, pse duhet te lexoje o burre/djale? A ka verejtje me idiote (me falni per francezizmen) sesa "fjalite jane shume te gjata"? Po mire o lexues/e, cfare te pengon t'i vesh nje pike e te marresh fryme gjate leximit, se ti me mend po lexon, s'po lexon me goje, apo jo?

Merr fryme thelle...dhe pi nje gote uje.  Veretja s'eshte aspak idiote, por legjetime sepse ndikon ne lexueshmerine e librit dhe ne percjelljen e mesazhit te Rames, dy gjera qe i interesojne shume Rames.  Nuk besoj se s'je dakort qe menyra e te shkruarit, struktura e fjalive e paragrafeve, gjatesia etj. ndikojne goxha ne cilesine e nje libri, pavaresisht se kush e ka shkruar.

Zere se e bera, flm per kujdesin. Jo, gjatesia e fjalise ne vetvete s'perben asnje faj. Halli eshte a di ta mbaje strukturen ne kembe shkruesi pa gabuar ne kalimet nga nje kryesore tek nje e bashkerenditur, nenrenditur etj etj. E natyrisht cilesia e asaj qe thote duhet te jete e rendesishme.

Kjo "te shkruajme siç flasim" eshte dengel, plus qe secila gjuhe ka vecorite e veta. Boll u varferua forma ne emer te lexueshmerise, demokracise se leximit... Tani addio se me duhet te bej pazar.

p.s. mos me bej te pendohem qe isha gati te behesha me ty tek ajo tema e veteraneve smiley

Nuk sheh ndonje problem me ate fjaline e cituar me siper, qe rregjet te ngjeshi lloj lloj temash e etapash historike ne nje fjali, me lloj lloj farfurinash e zbukurimesh qe ben Rama?

Ne shqiperi jane bere te gjithe shkrimtare sot.Komshiu im nje oficer ne pension kishte kerryer dhe ai nje liber me 400 faqe me lloj lloj kujtimesh nga fshati krahina me historira te tipit si ia perplasa ne fitire ketij e atij.E kisha pare tek luante domino me pleqte e lagjes po s'me kishte vajtur ne mend se ishte dhe si bicim filozofi.

nothing wrong with that.

Hem, tani une librin nuk e kam lexuar, po nje paragraf "i ketille" me thote shume gjera, qe edhe mund ti them me vone po te gjej pak kohe...

po te jete libri i mbushur me te tilla pasazhe te ster-gjate qe s'merren vesh cfare thone e nuk thone, s'ja vlen. liber rremuje, ashtu sic eshte rremuje dhe situata ne Shqiperi. i lumte qe e boton, dhe qe vrapojne me mijra t'ia blejne .... Dava rrumpalle!

shkurt dhe me bukur artistikisht se kaq nuk mund te sillej/permblidhej nje periudhe historike e Shqiperise. Te shkruash ne kete forme do te thote te jesh jo vetem krijues ne mendim, por edhe artist ne paraqitjen e historise. Per ata qe nuk kane kete mendim, te perpiqen ta lexojne te perqendruar dhe disa here paragrafin. Nese prape nuk bien dakort me mue, nuk kam c'tju them, se e kuptoni vete.

Te shkruash ne kete forme do te thote te jesh jo vetem krijues ne mendim, por edhe artist ne paraqitjen e historise.

Me shume gjasa mundet te jete edhe krijues te nje histrorie artistike sipas qefit, po c'lidhje ka historia e shqiperise me artistllekun e sajuar? Historia e nje kombi prandaj eshte histori unikate sepse, si do qe ta perpunosh je i detyruar te pohosh vetem ngjarjen e vertete sipas te dhenave serioze, pa artistllek dhe pa makiazh krijimtarie alla Rame qe edhe historine e beri pjese te aksionizmit partiak - vlera 24 ore!

Nuk te guduliset pak ndergjegja se nje kryeopozitar e kryetar partie politike nuk mund te interpretoje historira dhe aq me pak te merret me krijime artistike si nje here e nje kohe NERO i romes qe dilte ne teater per te interpretuar duke i mbajtur robt me zor pavarsisht se ishte perandor?

Rames i jap doren vetem per nje gje te vetme; sepse ka mbledhur ne nje mendje gjithe budallenjte rreth vetes ne nje shtet te 3 milion mbreterve!

kev

P.S. Zgjuarsia fillon me pyetjen "a ja vlen ta lexoj Ramen" dhe jo duke lexuar Ramen te genjeni veten se jeni me te zgjuar tashme ??

dashke edhe ti çike bakllava nga ajo e Ronit m'duket

 

Vizione te paqarta - fjali te pafund smiley

Sapo e lexova fjali-paragrafin me ze te larte. Seriozisht, duhet te kesh nje frymemarrje prej atleti qe te arrish ta lexosh te terin pa shkeputje.

Mendoj se kjo menyre te shkruari shpreh simbolikisht nje problem shume te madh te Rames ne fushen politike. Eshte nje bashkebisedues shume i mire, shpreh gjera mjaft interesante por fatkeqesisht eshte nje komunikues jo edhe aq i mire.

Jam i bindur se ka humbur plot vota me kete menyren e tij te komunikuarit.

Ca thu mo? Po nga e djthta apo nga e mengjera ka rrjedhje?

Nga dy grupe njerezish kryesisht:

1) Nga ata qe e kuptojne por iu gricen nervat nga kjo menyre (lehtesisht e interpretueshme si antipatike) e te komunikuarit.

2) Nga ata qe s'e kuptojne fare cfare po thote ose qe i ka zene gjumi ne mes te paragrafit.

Kete zanatin e te folurit gjate, me fjale 'te sofistikuara' pa thene ndonje gje per t'u shenuar, e qante Nano. Asnjeri s'ja merr dot, megjithese kjo qenka perpjekje 'e lavderueshme' per t'ju afruar.

 te pakten, Nano nuk guxoi te shkruante libra. po ketij c'ti thuash? 

Rama çun Tirone???

Megjithate, mos ti biem ne faqe kot, se shprehjen  "kam pa qytet me bulevard, por bulevard pa qytet hera e pare qe me rastis" e ka thene nje i huaj kur vizitoi Tiranen. Nuk me kujtohet emri

p.s.

kjo jashte strezgjatjes se shkrimit, se shume tironsa jane ofendu nga ky paragraf

Kakavie, be ca dredhi.merr nje gote me uje, ose dy, dhe kur s'ja del dot leximit be sikur te pihet uje. e keshtu me rradhe. po i mbarove te dyja gotat, shko dhe mbush nje te trete.

eh Shqiperi, ku qenkan mbledhur ''te tere'' atje ...

Meqë pyetjen Bariu e ka të përgjithshme, qe edhe një shembull tjatër prej literatyrës:

"Për autorin, me sa duket, është e qartë, se shpirti i një poeti kombëtar, bart në vetvete edhe një pjesë të qenësishme të vetë shpirtit të kombit, që i përket, ndaj dhe, një studiuesi, sado të përkushtuar pas tij, i është dashur të përballojë dallgëzimet e oqeanit, sepse Sergei Esenini i gjerbi sekondat, ditët dhe motet e pakta që jetoi, si askush tjetër nga moshatarët dhe krijuesit e mëmëdheut të poezisë, e mëmëdheut të zhvillimeve e përparimit, me kultin e Lirisë dhe të Njeriut përmes kontradiktave tejet të ashpra midis forcave lëvizëse të shoqërisë, por, së pari, midis filozofisë së këmbënguljes për të jetuar dhe për të çarë dallgë, edhe në zymtnajën e shekullit, që në shpërgenjtë e vet përgatiti rrokullima gjëmimtare për vetë hierarkinë e sistemeve. "

 

http://www.youtube.com/watch?v=USFr5VeLQ2o

Duke konsideruar faktin e pamohueshem, ashtu sic e vene ne dukje edhe shume parafoles, gje e cila, per hir te se vertetes, e perforcon akoma me shume mendimin e perftuar gjate leximit te atyre rrjeshtave, si edhe pa mohuar aspak edhe deshiren e mire te kundershtuesve te kesaj ideje, qe kerkojne te sjellin sa me shume qartesi, ne pershtjellimin e krijuar prej gjatesise se pafund te rrjeshtave te shkruar, sidoqofte pa mohuar ne kete rast edhe perceptimin tejskajor, i cili mundeson edhe perftimin real te nje mishmashi te mundshem, te krijuar ndofta nga naiviteti i autorit te rrjeshtave, jo vetem te mesiperm, por edhe te atyre te meposhtme, del ne perfundimin e pakundershtueshem, qe nje metodologji e tille e perdorur ne shkrimin e letrave patjeter qe mund te eleminohet qe ne mbarsjen e mendimit, por nuk mundet ne asnje menyre te lihet menjane edhe fakti, qe hera-heres nje forme e tille ne te shkruar nuk eshte se demton krejtesisht te tere vepren dhe aq me teper edhe perqasjen e autorit ndaj lexuesit dhe anasjelltas.

smiley

Ja dhe nje pasues i zellshem i ''artit'' te Rames. Rama do beje histori jo vetem ne politike por dhe ne letersi. si ju pelqen t'iu quajme: ramist apo ramian?

Ev'rybody's talking 'bout
John and Yoko, Timmy Leary, Rosemary, Tommy smothers, Bob Dylan,
Tommy Cooper, Derek Tayor, Norman Mailer, Alan Ginsberg, Hare Hare Krishna...

Hallall plako!

Kjo lloj e folure apo e shkruare tregon difekte te medha ne komunikim. Do supozoja qe Rama ka nje grup njerezish apo keshilltaresh qe e mesojne si te komunikoje ne daljet ne publik, por duket kjo nuk ekziston. Kjo shfaqet edhe ne te shkruar. Personalisht e kam bezdi te madhe ta degjoj kur Rama shfaqet ne publik. Tallavitjet me fjali super te gjata qe nuk dalin kerrkund ose duhen analizuar disa here per kuptimin, jane nje "real turn off".

Vjershat e L.Th-H zbërthejnë dhe mbërthejnë tonet dhe drithërimat lirike të dashurisë ndaj  urrejtjes, të guximit ndaj frikës, të fitores ndaj disfatës, të butësisë ndaj vrazhdësisë, të soticizmit ndaj trishtimit, të altruizmit ndaj egoizmit, të humanizmit ndaj kanibalizmit, të pritjes ndaj fatalizmit, të polifomnisë ndaj monotonisë, të rapsodisë ndaj elegjisë, të dritës ndaj territ e të jetës ndaj vdekjes, ndërsa këtyre mund t’u përballojë vetëm një shpirt i kredhur në meditime për perspektivën më të ndritshme të frymës  së plejadës të femrave krijuese, mbesave të Elenë Gjikës, bijave të Elenë Kadaresë e motrave të Florë Brovinës, të Adelinë Mamaqit, të Valentinë Dafos, të Edi Shukriut e të Musine Kokollarit e plotëson edhe L.Th.H me këtë trilogji në dorë e me fjalën shqipe në gji, patë konstatuar me të drejt prof. dr.  Sabahajdin Cena me rastin e promovimiot të tri veprave të znj. Halili.  prandaj edhe mund të thuhet se në rrafshin tematik, motivor, komponues e struktural, krijuesja L.Th. është gjetur mirë në udhëkryqin ndërmjet traditës dhe modernitetit.

1 fjali.

Urlando, kjo "fjalia" siper nga libri i Rames eshte?!

Tash qe permbushi ene ket detyrim publik besoj se do jete tu punu me zell andej nga faqja e nonte ose e dhjete e programit 1000 faqesh..

Ku eshte Pjeri kur na duhet????

Ide! Te rihapet Klubi i Peshkut. Pas Murtajes te Camus, Kurbani i Rames. Edhe shijohet bashkarisht edhe paragrafet e pakuptueshem deshifrohen edhe kush e ka per provim e gjen nje ndihme.

Kto te PD te kujtojne ato njerzit qe dalin naten dhe pergjojne te tjeret nga dritarja.
Nuk do te habitesha nese shkonin dhe filmonin Ramen duke pallu grune e vet, dhe pastaj te nxjerrin ne gazete artikuj me tituj "Si mundet Rama ta palloj grun e vet kshu?" ose "Pse kshu pallohet gruja?"
Dhe mbas titullit nje alamet artikulli analize se si Rama ja ka xhvesh bluzen shume shpejt dhe se Rama me "stilet" qe ka perdorur gjat aktit seksual ka bere deviacion nga tradita qytetaro-bulevardiste.

hahahahaha! i modh

Pse kshu pallohet gruja?

hahahaha kam qeshur si gomar

u 10-te duke qesh ju dhe pastaj shani "Portokalline ",se jep humor banal. Sipas kerkesave eshte dhe oferta.smiley

Liber "pervelues"-c`eshte kjo zjarrmi qe ju ka hyre te gjithve,dhe vetem me ca paragrafe smiley Alla Allah, gjithe kjo dalldi , ishalla s `bi nai komete smiley

ndonjë shumë i zellshëm nga këta të pëdësë, do ulet pasi ka parë videon e do i numërojë leshtë e ythës. Pastaj do dalin nëpër editoriale të këtyre gazetave të Fahri Balliut: Pse ka kaq qime ythe Rama?

  

Politkanet shqiptare ne pergjithesi shkruajne keshtu.Ne amerike politikanet perpiqen ta bejne mesazhin sa me te thjeshte e te kuptueshem nga mileti.Ne shqiperi perpiqen ta bejne sa me te nderlikuar qe ti shesin pordhe miletit se sa te mencur jane.Berisha megjithe objeksionet qe kemi kunder tij i ka thjeshtuar ca fjalite .Nuk i shkruan me 12 pjese si dikur.Ose nuk thote me "bekue qofte Zoti".Meidani , nano jane pothuaj te palexueshem.Bamir topin e degjova para disa ditesh perkethyesit e tij te gjore dine se c'heqin kur perkethejne fjalite e tij me strukture aq te nderlikuar.

"Berisha megjithe objeksionet qe kemi kunder tij i ka thjeshtuar ca fjalite .Nuk i shkruan me 12 pjese si dikur.Ose nuk thote me "bekue qofte Zoti"."

Alba hallall ta bofte zoti qe ke nerva me lexu Sali Berishen. Qe e ndigjon, pastaj, meriton nje bakllava me arra. Qe harxhon kohen dhe e analizon meriton nje dipllome. Qe merr guximin dhe i pranon kto te mesipermet meriton nje medalje trimerie per shpalosje budallalleku ne hapsira publike.

Shiko, se keto qe thua ti mund te jene realitet smiley vetem te perkthyera ne vlera monetare.

Qe merr guximin dhe i pranon kto te mesipermet meriton nje medalje trimerie per shpalosje budallalleku ne hapsira publike."

Falemders por edhe ti nuk je me pak trim mos u bej kaq modest.per trimerine tende duhet te te shpallin hero kombetar .meriton nje statuje prane asaj te skenderbeut.

Hahahaha, peshqit te kenaqin! smiley

nuk eshte e keqja qe shkruajne keshtu. kjo eshte nje e keqe, por e keqja me e madhe eshte qe kane mbrojtje per konfuzionin trunor qe kane. s'e po te abandonoheshin nga populli specie te tilla te turbullta qe vec turbullojne me shume, ate qe eshte e turbullt me shekuj, do kishte nje ndryshim. por ndryshim s'ka, deri sa kemi te turbullt qe hidhen ne zjarr per turbullonjesit.

turbillim i turbulluar nga turbullonjes te turbullt .

hahahahahahahahahahahahahahahahahahahah

turbull turbull turbullo, digju zjarr, kazan valo smiley

ps. s'ta kam harru porosine!

Lene mer cimo boji mootin porosise. Nuk e shef se ca bohet ktu. E kom vendos do e lej punen, shkollen familjen te gjitha kom per ti lon vetem do lexoj peshkun. Po ktu te zgjatet jeta mer.

Te enjten ne darke jam ne NY.
Vin rouge?

You betcha.

me ate mendje te turbullt qe ke, por te pakten e kuptove mesazhin tim tamam. e prisja reagimin tend te turbullt ...smiley

E di une se ca do ti.

s'e po te abandonoheshin nga populli specie te tilla te turbullta qe vec turbullojne me shume, ate qe eshte e turbullt me shekuj, do kishte nje ndryshim.

Nji gje e ka te mire Lira, sepse me te vertete e hedh gurin ne lume, por guri qe hedh Lira te pakten krijon rrathe. Te intrigon mendimin.

Do kishte nje ndryshim. Por per mir apo per keq?

Sepse une tani, pa e sqaruar fare rrugen e ndjekur per zgjidhjen e problemit, dal ne perfundimin aksiomatik, qe nese do te seleksionojme turbulluesit qe turbullojne, ashtu sic qerojme orizin, atehere do te krijohet nje gjendje e tille qartesie e padurueshme, e cila do te coje ne kaos te plote gjithe planetin, derisa nuk do te dime me nese jemi te qarte apo jo. Sepse, nese nuk e di se cfare eshte e turbullt, si do ta dish qe cfare eshte qartesia? Po te mos ishte hija, a do ta dinim se cfare do ishte drita? Po te mos ishin te cmendurit, a do ta dinim se cfare eshte arsyeja?

Keshtu pra une mbeshtes fort idene, qe turbulluesit qe turbullojne te turbulluarit ndihmojne sa me shume ne qartesimin e te qartesuarve.

M´Kay! smiley

tani ti si filozof i konvertuar qe je ( meqe ke nik,filozofi pra), mund te filozofosh dhe te tjerresh. une e di qe ti fut dhe shakane ne mes, se keshtu vajti kjo pune, kur s'qan dot, qesh. po qe te ngrihen ne art menyra te tilla te shprehuri dhe te shkruari, kjo eshte shqetesuese. s'e kam vetem per Ramen, jo, por edhe per ata qe thote Alba dhe ca te tjere. po nuk pati kritike dhe nje barrikade per keta stambolldumo, do na mbysi stambollduminiteti me keq se c'na ka zene. prandaj mos turbullo me shume ne turbulliren e pafund shqiptare ...smiley

ke qejf te lexosh Konicen, Nolin, Kadarene, Kutelin e ca te tjere. mendje te qarta ne shkrime te qarta.

ti tani po krahason shkrimin artistik me liber personal? Eshte si te krahasosh nje film te stiven spilberg me nje video personale ne shtepi e qe vendos ta besh publike.

prape s'e ke idene per ca flet. e paske huq te keq, mjafton te futesh ne mes te pilafit e te flasesh pa lidhje. Si s'lodhesh?

noli, konica dhe te tjere nuk kane vetem shkrime letrare. mos u nxito! ha ca pilaf dhe qetesou! dhe ke nevoje per ca clodhje se te shoh kudo, nga lart poshte...

sado, jane shkrimtare. Ky ka shkruar nje gje per veten. S'ka shkruar per te arritur maja letersie. lol. Eshte si nje leter qe ia con ti tezes apo halles. Ky e ka bere publike. Kaq. Nuk ke si e krahason me kreret e letersise. Te thashe, si te krahasosh nje film te spilbergut me nje video shtepie qe e ben publike. kaq. kush do ta shohe video, klikon, s'e krahason me spilbergun

thjesht s'e ke idene per ca flet

ka mundesi qe mos me derdellisesh budallalleqe ,me. te lutem! 

ok, rendesi ka qe e kuptove, dhe pse te vjen turp ta pranosh tani

une e bera vepren time te mire per sot, ta zvogelova injorancen

Kur degjoi pyetjen, se si mund te shkruaje Rama keshtu, ai mbeti per pak caste i mpakur; ndoshta jo mpakur por i hutuar, bile as hutimi nuk eshte tamam ajo qe mund ta pershkruaje reagimin e atyre casteve, ishte nje lloj heshtje, por jo vetem e gojes, ishte edhe heshtje e mendjes, ose e thene me mire, nje lloj mpirje, ku asgje s'leviz, as gjaku neper ene dhe as neurotransmetuesit mes neuronesh, nje mpirje qe zgjerohet drejt muskujve te fytyres, kjo ndoshta per shkak te neurotransmetoreve, mpirje qe ia kishte hapur syte pak me shume se zakonisht, qe ja kishte fiksuar shikimin ne nje pike pa pike, qe ja kishte ngushtuar pak flegrat e hundes e rralluar frymemarjen (ke harruar nje r), qe ja kishte zgjatur pak formen e fytyres, qe ja kishte lakuar pak buzet e trasha dhe tendosur qimet 3 mm te faqes dhe mjekres, nje nga ato tendosje qimesh qe te detyron te kruash me doren e djathte qimet e faqes se djathte (ne rastin e tij ishte e kunderta), me levizje ne fillim te shpejta dhe te shkurtra, diku ne zonen midis hundes dhe nofulles se poshtme, kruarje qe sikur te rizgjon, qe te sjell ne vete, te ben te shohesh njerezit perreth, sallen me mure xhami (akuariumin).

Ishte e thjeshte, tha duke ngritur supet me shfajesim, ne fillim mora nje laps dhe leter, jam akoma sholle (ke harruar nje k) e vjeter, me pelqen te shkruaj me dore, dhe shkruajta, shkruajta cdo gje qe me levrinte ne koke, me nje fryme, jo, jo me nje fryme, por ishte si te shkruaja nje fryme, dhe keshtu, fryme pas fryme, ca fryme ishin me te medha e ca me te vogla, mbusha faqe pas faqe, e kur u bene shume faqe e nuk i mbaja dot te gjitha se bashku, i hosha (hodha) ne kompjuter, jo une, dikush, e keshtu, nuk e di, nuk e di se si ja bejne te tjeret per te shkruar librat e tyre, e imja ishte keshtu, tha dhe heshti tre kuarrje ne mjeker, mos ma merrni per ofeze, por nuk mund te rri pa pyetur, nuk eshte pyetje hakmarrese, ju lutem mos me keqkuptoni, por keshtu, ne kete atmosfere, vjen kollaj, nuk e di, hm, hm, si mundeni ju te shkruani ashtu?

PS: mos harro te vesh dy pikat mbi e.

haha e paske shpërthyer këtë fjalinë

Perendi e Madhe ! Sa shume po na denon...!

shoh qe ca njerez ketu e krahasojne me gjera artistike e shkrimtare qe gjithe jeten me ate pune merren.

eshte nje shkrim personal qe behet publik, qe ka si qellim per te treguar per veten. S'ka qellime artistike.

per nga niveli i fjalorit shqip, eshte lart. te lodh me fjalite e gjata, por jo se s'kane kuptim. Thjesht te lodh

Nuk duhet te kete qene e paster,ne fakt ne Tirane keto kohe te gjithe po ankohen per cilesine.....  e keqe te letres.

kto i ka msue babasqapi me u fshi me gazeta

Nuk e hane ate karrem ata; i bi me e ngrit ramen ne lartesine e NYT-save..

Maje men, kane per ti kalu do kopje dora dores nen tavolina..

shikoni komentet te Fevziu per librin dhe reflektoni per komentet qe keni bere, nese arrini te vetkorigjoheni, (nese keni shkas). Keni Mark Markun, Luan Ramen, E. Zaloshnjen Bushatin, Cilin e Vangjelin.....

Se ky n'fakt eshte problemi ketu, stili i lodhshem (apo eshte lodhes? ) i Rames! 

N'fakt, shoqnia shqiptare eshte i' cike e cuditshme kur vje' puna per aftesi me qit konkluzione, sic eshte i' cike e cuditshme kur vje' puna ke relacioni qe kena si popull me konceptin e t'vertetes. 

P.S. 

Ej, po ai loqja tjeter kur do ulet t'shkruje ndonje liber me? 

Apo do i mbetet besnik tradites orale t'viseve t'veta? smiley

 

 

ai tjetri s'do me lene prova te skizofrenise se vet

Thua te jete aq i zgjuar?

Ej, po ai loqja tjeter kur do ulet t'shkruje ndonje liber me?

E ka shkrujt nji liber ai.

Pastaj ene ajo ankesa per punen e editorialeve te Rames, Berisha ka qen moma e editorialeve, por puna osht qe t´gjitha editorialet e veta qi ka shkrujt, i ka shkrujt me pseudonim.

S'e disha ket une!! 

As njonen as tjetren!

Ka shkrujt liber? Kur, si qysh tek?

Me ter men shkrun/te me pseudonim ky? Ca gazete, dhe me ca pseudonimi/esh? 

Pseudonimin nuk ta jap, por do te te jap nje link, qe po pate kohe te lire edhe mund ta gjesh konfirmimin aty. smiley

Aha!! 

Une verte' kisha pas qejf me e dit, por....jo kaq shume sa t'shof kto motrat ketu tuj dhone men!

Falemnersen prej teje megjithate! smiley

Do pys tjeterkund! 

Asi lodhje s'kishte n'leximin e ktij libri,nigjoni mu.Kur s'u lodha une,qi lodhem kaq shpejt,asni njeri n'bote qe merr munimin me lexu i liber me 400  e kacafiu  faqe,nuk lodhet.E vetmja e mete e librit,sipas meje asht, se autori e ka shkrujt per qellime mirfilli propagandistike,ky asht ceni i vetem,qi mund ta kete demtu librin,simas kaplloqes s'eme

Eshte shume domethenenese kur "debatet e zjarrta" rreth liderit te (o)pozites behen per strukturen e fjalive te pafundme te librave te tij.

Mbas ca kohesh s'do ishte cudi te diskutohej me pasion rreth "Si mundet te shese fara luledielli Rama ne kete menyre aspak artistike". smiley

degjoni ketu: "se ju nuk i di, nuk i dini, nuk i kuptoni ca gjera"

Po e nigjoni Mithat Havarin tek Cani mo peshq,e deglendisi Ramen keq fare,genjen tek libri thote per Parkun Rinia,vendimin per Parkun e mori Ilir Meta ne ate kohe Kryeminister dhe ne kohen qe po prisheshin kioskat nga ai moment dhe tre dite me pas e fiku telefonin dhe kishte frike me ardhur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).