Qindra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërise civile janë vendosur para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për importin e mbetjeve. Ndërsa deputetet diskutonin në kuvend pro dhe kundër ligjit, përfaqësuesit e shoqërise civile...

... Ndërsa deputetet diskutonin në kuvend pro dhe kundër ligjit, përfaqësuesit e shoqërise civile kanë sjellë argumenta përse nuk e duan këtë ligj.

“Kemi marrë vesh nga burime jozyrtare, që në Itali është bërë gati ngarkesa e parë me plehra për t’u dërguar në Shqipëri. Tu themi jo plehrave, t’u themi jo importit të kancerit”, deklaroi përfaqësuesja e shoqërisë civile, Kozara Kati.

Një tjetër qytetare, shtoi: “Unë jam nga Viçidoli, jam një bashkëfshatare e Kryeministrit Berisha. Kam ardhur këtu për të kërkuar para parlamentit që të mos aprovohet ky ligj shkatërrues. Kam ardhur që t’i bëj thirrje Zonjës Topalli, e cila është shndërruar në kryeaktivisten në luftën kundër kancerit, që të mos pranojë importimin e lëndëve që do të dëmtonin shëndetin dhe vetëm sa do të shtonin rastet me kancer”.

Njëri prej drejtuesve të lëvizjes civile, Ardian Klosi, në fjalën e tij kujtoi se: “Kur në korrik protestuam ndaj shembjes së Piramidës, qeveria i quajti qytetarët pionerë të Enverit. Por, ata pionerë arritën që në një natë të mblidhnin pesë mijë firma. Pionerët bënë që presidentit të mos ta firmoste shembjen. E pra, paska një qytetari që di të bëjë zërin e saj të dëgjohet në këtë vend. Nuk ka rrugë tjetër, përveçse të bëjmë zërin tonë të dëgjohet edhe për plehrat”.

Përfaqësuesit e shoqërise civile kanë sjellë në vëmendje rritjen e lartë të numrit të personave të prekur nga kanceri, një sëmundje që ndikohet mjaft edhe nga faktorët mjedisore. Kjo proteste u parapri nga një fushtë për mbledhjen e firmave të miëera qytetareve nga organizatat rinore të bashkuara në “kuvendin civil”, të cilët u shprehën kundër importiti të mbetjeve.  

Më herët, një grup ambientalistësh kanë zhvilluar një takim me presidentin Bamir Topi, i cili ka kërkuar që të degjohet zeri i ekperteve dhe i shoqerise civile, për një ligj që i prek të gjithë qytetarët.

“Ligji duhet të pranojë vetëm mbetjet tona, pasi ky vend nuk është ende gati të presë mbetje të huaja. Presidenti duhet të jetë shtylla bazë e komunikimit, me Kryeministrin, Ministrin dhe Komisionet e Sigurisë Kombëtare”, theksoi Sazan Guri.

Ekspertët kanë theksuar se shteti duhet të merret me menaxhimin e mbetjeve ne vend dhe jo me importin e tyre.

105 Komente

Ok, sapo doli. Faleminderit pjesemarresve!

Flm per postimin Finis.  E po ashtu flm pjesemarreseve.

Dicka qe permendi edhe Art te tema tjeter e qe me duket ide shume e mire.  Qeska bosh a me plehra para parlamentit.  Para Kryeministrise.  Proteste ne heshtje, qofte ne menyre individuale etj. Shprehi e "mosbindjes civile" dhe me efekt te forte vizual. 

Problemi i vertete jane mbetjet industriale, jo aq plehrat e familjeve. Kam frike se dy qeska te mbushura me lekura patatesh kryejne efekt te kundert.

p.s. ketu ka nje fushate shume te mire per riciklim neper shtepi. per vete ricikloj gjithcka sepse ne lagjen time s'ka kosha plehrash tradizionale. s'lejohen.

Eshte per efekt vizual dhe shenje e mosbindjes civile.  Dergon nje mesazh.  Nje mesazh jo vetem per kasten pro ligjit, por edhe per popullin qe mbetet spektator i ketij pazari plehrash qe po behet ne kurriz te tij.  Eshte si te thuash PR, "soundbites" i nje kauze me te madhe. 

Jo, jo, te kuptova, por po thosha qe ndoshta duhet te njihet me konkretisht permasa e rrezikut. Groposja e mbetjeve industriale pa perpunimin e duhur ka nxjerre jashte perdorimit nje pjese te terreneve bujqesore ne jug te Italise. Rreziku qendon mes te tjerash edhe ne helmimin e ujerave te nendheshme.

Pervec debateve televizive e artikujve ne gazeta, shoqeria civile a Aleanca mund te perdor mjete te tjera.  Publicitet, mgjth kjo kerkon pak kohe.  Pamfleta: nje faqe e vetme me pika kyce, e shperndarje dere me dere a kafe m'kafe. 

Kam pershtypjen ama se nje pjese e mire e popullesise e ka idene e permasave te rrezikut.  Por nje aksion i tille politik e civil i ben me te "prekshme" keto permasa.  Dhe me shprese, edhe zgjimin.  

Ne kete rast te pakten te perfitojme nga pesimi i te tjereve. Edhe ketej jane ndergjegjesuar shume vone njerezit per Ecomafiet dhe demin qe vjen prej tyre. Them ndergjegjesim ne nivel popullate.

Pasi doli libri i Savianos, nje pjese e banoreve te Kampanias u revoltuan me te sepse, duke hedhur drite mbi bizneset kriminale te mafias, ky po i linte pa pune dhe pa te ardhura. E shikonin shkakun e "shkaterrimit" tek denoncuesi e jo tek shkaktaret reale.

Monda, nje sqarim te vogel, qeska bosh apo me plehra? se po jane me plehra i bie qe s'jane bosh smileysmiley

Qesh mire kush qesh i/e fundit.  Nje "six pack" ne qese ne ndonje bordure te nahijes kam per te te dhene smiley.  Edhe e vulos adetin smiley

@ Finis.  Do zoti s'mbetet puna per te pritur librat qe do shkruhen per keto krime.  Se pastaj, mbetc more popull mbetc pertej ures, e te fala, tha.  

avash se na treme me ate six pack-un ti, a thu se s'kam qene noiher student une smiley

smiley

Ehhh c'me kujtove zallamahi me "Jack Daniel Watermelon cocktail six packs" te kohes studentore.  Puuu, eksperimente alkoolike te larg qoftit smiley

Tani jena rob te shtruar smiley.  S'hame inat me six-packun, por me mikun.  Sa pi miku, aq dhe ne smiley

 

Flm pjesemarresve.
Une bashkohem e do bej propagande te miqte e mi ne Tr t'i bashkohen kesaj ideje per proteste proaktive, nese do te behet realitet.

Unë jam nga Viçidoli, jam një bashkëfshatare e Kryeministrit Berish

Kjo ishte vertet suprize.smiley 

po ku jane shqiptaret? se thone qe ka papunesi te madhe, pra, te zene s'jane me pune ne oren 11 te mengjesit, pse s'dalin te protestojne me mijra? o sot o kurre, se do e kthejne perfundimisht shqiperine ne vendin e turpit dhe kancerit. Bravo Klosi dhe shume te tjereve. shyqyr qe ju kemi ...

C'thua moj Lira, po pse do ulin veten ata te protestojne?..Dhe per cfare per plehra...Ehu kane idera te medhaja ne koke ate, pse me vogelsira te tilla do humbasin kohen?

''Brravo Klosi''

Ja pse nuk dalin Shqiptaret.

ti po ti! e gjete tani! ke gje tjeter per te thene? per plehrat ke ndonje ide te madhe? t'i quajme ''mbetje'' apo ''karamele'', si thua?

Jo Lira, ne shikojm kush thot cfare, jo se cfare ka brenda kjo cfare .. eshte trend shekullor e pjese e identitetit tone Shqiptar. Un per vete do jem me Berishen  apo me Ramen ne varesi te interesave te ketij kombi pak rendsi ka kush e thot, Sikurse do jem kunder secilit prej tyre nese ajo qe thone esht ne kundershtim te interesave te ketij kombi.

Jo Lira nuk eshte puna tek une,puna eshte qe kjo eshte nje ceshtje shume e madhe dhe do perballje me Qeverine me Parlamentin dhe kush mund ta beje kete? Vetem Opozita,ku eshte,o eshte momenti qe Opozita te beje dicka per kete Popull o ska me ardhe kurre ky moment me,ta leje Parlamentin ti leje te gjitha punet,ne shesh deri sa te cfuqizohet ligji,por nuk mund ti marr seriozisht Klosnat dhe Vucidolset perfaqesuese te nje organizate qe ben tubim per kredo Politike.

ti s'di c'flet o Brad & Land, bashke. s'ka as pozite dhe as opozite ne shqiperi. ka vetem grupe majfozesh qe po e shkaterrojne ate vend. shqiptaret qe jane budallallepsur nga te dy palet le te mesojne qe t'i marrin fatet e tyre ne dore, nepermjet levizjeve qytetare. po s'ben dhe kete, jane te marre fund.

 

Neqoftese je e bindur per kete qe thua,pse rri e harxho komente kot atehere.

Lira te lutem, nuk eshte shume e ndershme me na dhene leksione prej Amerike. He zemra... smiley

hahah Lira, ti akoma se paske kuptuar ,qe ketu cdo gje ka marre fund?

Sot ne pune hapa keshtu rastesisht temen e pleherave ,per te cilen po zien peshku e media. 

Cili ishte reagimi do pyesesh ti ?

Me pane me ca sy te zgurdulluar ,sikur deshen te me thone: Qyqja ,c'e kishe kete muhabet ti moj ,apo te mbaruan mendimet?smiley

Ky eshte realiteti ne Shqiperi ,qe ne jemi aq indiferente ndaj ceshtjeve te tilla ,sa Berisha e ka kuptuar kete dhe e ka te lehte te bej lloj-lloj pazaresh ne kurrizin tone.

 

Lira, gjeji nje dhome venusit, se mezi po priska te vika ne Amerike, nje vend ku jo cdo gje ka marre fund!

O venus, po per ata njerezit qe dolen sot para parlamentit a more vesh gje? Ti dole?

m fal qe po nderhyj po nje intuita ime m thot : ncuq 

Kakavia, pavaresisht se e vleresoj qe pati sensibilizim per kete ceshtje ,por te thuash moren pjese 100-ra njerez per nje ceshtje qe na perket te 3 milionteve e kusur ,nuk eshte aspak perfaqesuese..smiley

Une nuk jetoj ne Tirane dhe hiq Tiranen ku sensibilizimi arrin te preki zemrat e 100-ra veteve ,kur aty jetojne mbi gjysem milioni njerez ,imagjinoje c'pritet ne rrethe ku jetojme ne.

Do doja shume te iki ne Amerike ,e nuk i dihet . Motra po me lutet te vete .smiley

thash se nuk te lane ushtart e Berishes, po un mendoj se dhe ne rrethe ka mundesi shume te mira te kryhet protesta , qofte dhe me 10 njerez. Sa per sot te garantoj se kishte mbi 200 njerez te cilet nuk u thirren prej anjse partie, dhe cdo gje u organizu ne kohe rekord. Kollaj esht me than nuk bohet  esht rruga me e leht ..po t pakten mos kritokoni kshu e ashtu pastaj ku ne jeten reale nuk beni as qasjen me minimale 

per me teper beni sikur punoni duke kalu ter kohen n ppu .. mjer ne thuj, ne fund te fundit dhe ju ne gradat e punonjsve te thjesh publik, nga taksat tona paguheni

????????

po ja keput kot ,e ke marr revansh kot .Apo s'po del ndonje kunder protestes ketu dhe e ke kap me mua,qe s'jam kunder protestes ,por thjesht s'kam qene pjesmarrese.

Nuk jane te gjithe njerezit aq te lire sa juve ,prandaj mos flisni kodra pas bregut.smiley

ok,pati te drejte Lira atehere ,kot e kritikuat.smiley

Nuk kritikova ata qe dolen ,por ata qe nuk dolen (ketu fus dhe veten time ,pavaresisht se mund te nxirrja 101 justifikime,qe nuk mund te vija dot)

Berisha eshte ne gjendje te nxjerri me 10-tra mijera njerez ne antiprotest ,po te doje dhe pa deshiren e tyre ,sa per ate pune .smiley

Le qe s'ishin 100 njerez, por shume me shume... Por gjithsesi, po te kishe ardh edhe ti, do te kishin qene n +1. Tani une nuk e di sa larg Tiranes je, por nqs. kjo ceshtje te prek aq shume sa c'shkruan atehere duhet te kishe ardhur, ose te ishe organizuar me miqte e tu aty ku jeton per te bere nje proteste edhe atje. Plehrat nuk do vijne vetem ne Tirane.

Tani edhe s'ke dhene pike kontributi edhe kritikon. Sikur s'shkon. Apo po kritikon veten? Ne kete pike duhet flasesh ne veten e pare njejes.

Me shume simpati. smiley

 

''Autumn is a second spring when every leaf is a flower.''

 Albert Camus

po me gjethet c'paten mor aman! edhe vjeshta do helmohet ne ate vend ...

 

p.s.per Belulin kjo ...

Wow. Pse u hoq komenti im? Nje pyetje e thjeshte ishte. Nje sqarim nga admini do ish i ndershem. Flm.

Cfare sqarimi do ti?smiley 

Une kujtova se e kish vetem me mua ai,por tani e kuptova qe e ka me ate fjalen qe s'po e them ,se e fshin prape komentinsmiley

Kjo nuk ka sens. Ajo qe shkrova eshte nje fakt qe as ai qe fshiu komentin nuk e mohon dot. Ka lidhje te drejtperdrejte me indiferencen e nje pjese te madhe te shqiptareve.

te kuptoj dhe te mbeshtes.smiley

Kaloi sot ligji i plenaxhinjve?

Opozita votoi?

esht ongoing amore smiley  po dicka me thot se do votohet smiley

 

Ah mi amore mi amore. Ca s'bo leku... Ka raste madje qe bashkon edhe pushtetin me opoziten. S'eshte cudi.

Imagjino, me nje te shtypme te pulsantit te votimit ne parlament fito (fjala vjen) nje vile buze detit. Nuk eshte keq apo jo?

PS: Pune tjeter pastaj qe ajri afer viles do mbaje ere plehra. Plehra italjone ama!

plehra t jashtme  smiley  mir e kish fiksi 

Po pikerisht mi amore, "plehra firmato", jo plehra dosido!

Plehra taljone, franceze, gjermone... Me t'u kenoq shpirti!

Keta s'duhet te na pagujn fare. Duhet t'i pagujm ne per nderin qe do na bojn.

Alidea, mqs permende Fiksin, ka nja 3 net qe Fiksi flet vetem per kodra mbas bregut. Problemi i plehrave nuk duket gjekundi. Si fishy duket. Vetem Tema dhe Fiksi kane ngel si istikam i luftes kunder plehut. Po iku edhe Fiksi per fis.................. smiley

Kisha nje mendje per ta lene ket vend ku jetoj, tani kur lexoj per plehrat i them vetes rri o njeri se te nxeh pastertia..smiley Ishalla nuk miratohet se jo per gje por te pakten mos na digjni dhe endrrat per ate vend se gjithcka tjeter eshte juaja.

ketlina, mos m'thuj qe po i lekundet edhe mamit dashuria per Lulin. Apo Luli s'ka lidhje me plehun?!

smiley sa te forte ma ke kujtesen. Nga ferra mbin edhe luli, me fal trendafilismiley. Une jam kundrra atij ligjit per te tjerat rregullohemi smiley

Po sikur plehrat ti dergohen Greqise smiley ne kete rast ajo zbut edhe deri diku smiley borxhin. 

I gezofshim plehrat se kurvat votuan kunder dekretit te Presidentit. Do mjaftonin 3 veta te tregoheshin me dinjitet nga kjo mazhorance ushtaresh dhe ai ligj nuk kalonte. (per te rrezuar nje dekret te Presidentit qe kthen nje ligj duhen minimalisht 71 vota)

smiley 

kafshet! smiley

t'i gezojme vertet,se hallall i kemi .

Plehrat. smiley (Pas aprovimit te ligjit duket si inside joke, apo jo?)

sa ju perputhet mendimi mer... batalionit te sales them

Emo, nuk eshte se ato kane secili nga nje mendim per ta perputh, se nuk mund ti lejojne vehtes lukse te tilla. Nje mendim nxjerr partia ne mengjes dhe ate e ndajne pjese-pjese per cdo deputet

ka qen nji e aleko prodanit kjo:

c'po mendon?

hic. po ti.

hic.

sa na perputhen mendimet, mer...

Cimo sinqerisht ne kemi nje vlere shume te modhe si komb, humorin. A i imagjino dot ti te jashtem si puna e gjurmonit, frongut, etj. me gjithe keto halle e cmendurira qe ndodhin ketu. vallahi i kishin fut nje vetevrasje kolektive. Kurse ne fale humorit e tejkalojme cdo gjo(më) mrena 3 diteve.

humori eshte e keqja jone e madhe. sepse humori yne eshte jashte limiteve normale qe njeriu mund te kete per te bere humor. gjithe energjia harxhohet tek humori. gjermanet, francezet dhe shume popij te tjere do e kishin ndare kete energji; nje pjese ne humor dhe pjesa tjeter ne ''mend'' dhe ne aksine konkrete.

Jo humorin, por moskokecarjen, Lisander. Humorin e kemi ne qe nuk na prek gje, kurse ju, me nje "ci qi tom" shtyni edhe gjashte muj te tjere. smiley

Perfytyroj tashi, ne way back per Shqiperi nga aeroporti i Fiumicinos, kur ndonje doganier ti thote ndonje albanezi : Robo zahmet e ke. A ma merr ket qesen e plenave me e hudh ne Shqypni, se nuk me lejn me dal jashte ne orar te punes. smiley

Thuj shyqyr qe kompanite ajrore nuk te lejne me shume se nje conte ne dore!

Ne fakt une ate punen e humorit e kisha per ata qe nuk "kane" moskokcarjen. Ata qe s'e rrujne s'kane as pse deprimohen, jam dakort. Se si jane raportet midis ketyre dy kategorive, me mire s'po flas se do me thoni pastaj qe une jam utopist ne besimin per popullin tim.

Sidoqofte jam i bindur se moskokcarja eshte direkt e varur nga ndjenja e perfaqesimit. Nese njerzit ndihen te perfaqesuar, kane me teper besim se aktivizmi i tyre do kete nje vlere.

I gezofshim. Gjithsesi pertej diskutimit pro apo kundra ligjit te plehrave, une nje urim nga zemra do te kisha per te gjithe ata qe votuan sot ne parlament: uroj qe te korrni egzaktesisht ate qe keni mbjelle! As me shume, as me pak. Sot, neser, pasneser, pas shume vitesh, kurdo dhe kudo qe te jeni.

keta jane me te ndyre se skota qe iu coi kuroren e skenderbeut viktor emanuelit!

Behem pjese e urimit tend, por do t'i shtoja edhe kete per keta 73 qe votuan: Ptuuuh! 

73 vota.  Kush ishin +2 i 71?  

Nuk besoj se ka ndonje gje shokuese nga miratimi i ligjit. Ajo qe eshte shokuese eshte kompaktesia e grupit te PD. Si ka mundesi qe kurre nuk ka bere vaki qe dikush te votoje kunder apo qofte edhe te abstenoje?!?!

sepse ,jo vetem qe jane ne pozitesmiley ,por  kane dhe te njejtat ideale.smiley

Per hir te se vertetes ka bere vaki. Dhe kur ka bere vaki ka qene gjithmone Oketa qe ka votu kunder direktivave te partise (tani mbaj mend ligjin e SHISH dhe dekretin e Presidentit qe kthehu ligjin Alibeaj te pronave).

Oketa eshte akoma deputet apo jo?! Nqs ka votuar PRO i bien poshte te gjitha levdatat mbi ndershmerine, integritetin etj.

Dajosh ke fol mo shpejt se c'duhet. I VETMI qe ka guxu me votu sipas bindjeve te tij ka qene perseri Oketa. Biles per te dy dekretet e Presidentit ka votu kunder 'urdhrit nga Naltmadhnia"

pytje Lizander, meqe nuk kam njohurit e duhura ne ket teme. Sikur te mos kishte qene e pranishme opozita gjate votimit te nenit 49 a do te kishte ndonje ndryshim ne rezultat?

Me leje, te pergjigjem une? smiley

Jo nuk do kishte. Ligjet miratohen me shumicen e te pranishmeve, ne rast se jane prezent me shume se gjysma. Sido qe te jete ligji kete radhe mori 75 vota pro. Pra shumica ishte e pranishem dhe votoi per ligjin.
Cfaredo te bente Opozita, nuk do ndyshonte gje.

Vreje vet:

Neni 78

1. Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar.

flm tirons

S'ka perse lal

Po te gjithe qe merr Berisha afer jane njerez qe Berisha ua njeh krimet e po ta kundershtojne ua nxjerr tak fak, sic beri me Pangon kur s'i pelqeu me si tip.

I ka ne dore, qe te gjithe.

He me ta lumsha, ketij i them kryetar opozite une. Te tund dhembet...............ne Twitter smiley

"Edi Rama ka reaguar në lidhje me debatin në Kuvend për ligjin e plehrave. Ai ka thënë në faqen e vet në Twitter, se ligji i plehrave, është tradhtia më e madhe kombëtare.

Duke iu referuar fjalimit të Berishës në Kuvend, Rama ka thënë se i ka kujtuar fjalimin e kryeministrit të Somalisë, që e mori vendin e vet në qafë, duke e kthyer në kosh plehrash.

“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve..

Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash”, është shprehur kreu i opozitës. Kjo e fundit ka dalë fuqishëm kundër importit të plehrave, pasi e konsideron si një gjë katastrofale për vendin."

shume durojme ne shqiptaret, per llafe te thajme te tere po me vepra, zero me xhufke. pale te durojme dhe denglat e Edi Rames, tani. mire kali qe ngordhi, po s'e lene as mizat.

Epo tani ,dy jane alternativat ne Shqiperi: a)  te durosh denglat e Edi Rames,b) plehrat e Berishes.

C) mos u lodh kot te gjesh alternative tjeter.Zgjidh nje nga dy te parat.smiley

po te mos fliste dengla edi rama, as do ta kishe marre vesh per plehrat.

po po aty mbahu Krak, te rama. mbahu se mbahesh mire me te. te ka thene ta mbrosh ne kete blog? ikni ore se o jeni te shitur o aq keni.

Me fal... ai te njoftoi per plehrat, po kerkon referendum ne Parlament e s'po e pranon kryesia e Parlamentit. Nuk eshte ne Parlament se s'eshte deputet. Po premton qe do te jete ligji i pare qe do te zhbeje kur te vije ne pushtet. Ne shesh s'po dilni... Cfare prisni ju nga Rama per plehrat? Shaje per ate qe ka per te share, jo shaje qe ta barazosh me Berishen se ashtu eshte moda. Nese barazon me Salen kedo qe i kundervihet Sales, i heq mundesine te gjithe njerezve qe jane ne gjendje te bejne dicka per kete vend dhe i ben te gjithe Salinj, qofshin a mos qofshin te tille. E vetmja gje qe ke ne dore si popull eshte te zgjedhesh nje nga te dy. Nese le te keqin ne pushtet vetem sepse atij qe gerthet kunder te keqit i del zeri si prej te keqi, atehere mos u anko, vazhdo haje m... e ferko barkun.

Lira ,askush nuk po e mbron Ramen ,por une jam e sigurte qe dhe sikur protesta te ishte shume here me e madhe se sot dhe ne krye te ishte dhe Rama ,meqe te paska marr malli  qe ai te protestoj smiley,asgje nuk do ndryshonte .Berisha gjithmone e arrin ate qe do ,po qe per brenda Shqiperise.smiley

Ta modifikojme icik urimin e rradhes.. Leket ilace, ne fund mos u dalshin e u shkofshin kot.. 

Sa kryeqytetare ishin mbledh te protesta?

rreth 600-800 veta

Sali Berisha nuk mundet te mos ta kaloj kete ligj pasi ja kane mbledh ko@et ne bige ka kohe..... Ja kane bere te ditur qe iken per lesh me gjithe fis nese e le pushtetin me koken e vete.. Ja kjo eshte e verteta e i lini budalleqet me protesta shoqatash civilesh e me Ramen.

Te vetem njerez qe mund dhe kishin mundesi ta ndalonin kete masaker jane te huajt, amerikane e evropiane qe si gjithmone as nuk e ruajten "per te miren e popullit shqiptare" qe do helmohet, por po heshtin.

Ku eshte ai xhuxhi i ambasades qe ben karagjozin mediave?

Ai e ka fajin thu?

Po pse ti e ke ne Amerike fajin?

Mos te ngaterohemi, se ka shume xhuxha.. une e kisha me ate te BE-s kryesisht edhe me ate barkderrin e gjermanise... thjesht alergji ndaj tyre, as nuk e kane idene se cfarepo bejne, as nuk duan ta dine.

Ata punojne per nahijet e veta liqo, jo per tonen..

Dakord,

Po kjo eshte sjellje burracakesh... beji nenes me te voglit dhe me te pa fuqishmit qe te haj une.. Jo per gje, mua me jane neverit totalisht dhe PS duhet ta fuse ne program qe pervec Rilindjes te fitohet edhe PAVARESIA reale se na kane hyp ne kurriz e po na shkerdhejn si komb...Ketyre 73 burra e gra ju duhet bere foto e do nxjerre ne kerkim se jane plehra!

smiley

A ku merni vesh ju mer njerez. Ekonomia e plehrave eshte e ardhmja! Do te shihni qe edhe shtet e tjera do te na marin shembull. Per te gjithe ato shqetsime qe keni, nuk ju mjafton garancia e Sales?!

P.S. Mos! Prap Mediu?! hahaha Sa e goditur.

po shoh votimin ne tv,c`fatkeqesi!

 

Per te gjithe ata, perfshi dhe Ridvan Boden, qe po na torrolisin koken, se importimi i plehrave, eshte kusht i BE....

 

 

“Plehrat”, BE e shqetësuar  

Nga Arta Tozaj

Top Channel

 

Në kohën kur qeveria argumenton se ligji për mbetjet mbështetet nga Bashkimi Europian, në raportin e freskët të tetorit nuk rezulton kështu. Komisioni nuk shprehet as pro dhe as kundër, por evidenton shqetësimet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri.

“Njëfarë progresi u arrit në fushën e menaxhimit të mbetjeve. Një strategji kombëtare mbetjesh u miratua. Gjithsesi, ligji për menaxhimin e mbetjeve nuk është miratuar ende. Nuk është ngritur asnjë procedurë për menaxhimin dhe kontrollin e landfildeve dhe vend-hedhjet e pakontrolluara mbeten vendi kryesor për grumbullimin e mbetjeve. Zbatimi i vendimit për të mundësuar importin e mbetjeve për qëllime riciklimi duhet të vëzhgohet më kujdes nga autoritetet.”

Progresi cilësohet modest për mbrojtjen e natyrës, ndërkohë që nuk është bërë asgjë, sipas Komisionit, për të ulur nivelin e zhurmës së padëshiruar ne zonat urbane.“Një progres modest mund të raportohet në fushën e mbrojtjes së natyrës. Nuk ka asnjë progres për të raportuar për sa i përket politikave për ndotjen akustike.”

Në fushën e ndryshimeve klimatike, Komisioni arrin në përfundimin se vendi nuk ka formuluar asnjë premtim për të reduktuar nivelin e gazrave te dëmshëm. “Në nivelin ndërkombëtar, Shqipëria është përputhur me Marrëveshjen e Kopenhagenit, por nuk ka formular asnjë premtim për uljen e emetimit të gazrave”

Në përfundimet e Komisionit në fushën e mjedisit vlerësohet se sa i përmbush aktualisht Shqipëria standardet ndërkombëtare. “Në përgjithësi ka pasur progres të vogël në zhvillimet legjislative dhe në përshtatjen me legjislacionin europian për mjedisin. Zbatimi dhe përforcimi duhen përmirësuar në të gjithë sektorët. Përsa i përket ndryshimeve klimatike nuk ka pasur progres dhe përpjekje të mëtejshme kërkohen për përforcimin e kapaciteteve të administratës. Mungesa e ndërgjegjësimit publik dhe konsultimi i duhur për iniciativat legjislative pengon transparencën dhe përforcimin e ligjit. Bashkëpunimi ndër-institucional në mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike mbetet i varfër. Përgatitjet në fushën e mjedisit janë ende në një fazë fillestare, ndërkohë që përgatitjet në fushën e ndryshimeve klimatike janë në një fazë tepër fillestare.”

Nëse vendi do të përballej me problemin e menaxhimit të mbetjeve radioaktive, fusha e sigurisë nukleare dhe mbrojtjes nga rrezatimi analizohet tek kapitulli i raportit për Energjinë. Pasi mban shënim traktate e konventa të nënshkruara nga vendi, Komisioni gjykon se Shqipëria nuk përmbush standardet ndërkombëtare për menaxhimin e mbetjeve radioaktive për të cilën nuk ka ende një strategji.

“Përpjekje të mëtejme kërkohen për të përthithur dhe zbatuar legjislacionin europian të Euroatom. Përputhja e zhvillimeve të reja rregullatore me legjislacionin europian mbetet për t’u verifikuar. Kapaciteti i autoritetit rregullator është ende i pamjaftueshëm për të zbatuar dhe për të përforcuar legjislacionin në përputhje me standardet ndërkombëtare. Përgatitjet për projektimin e strategjisë kombëtare dhe politikave për menaxhimin e mbetjeve radioaktive janë akoma në një fazë fillestare. Vendgrumbullimet për këto mbetje nuk janë licencuar ende siç duhet në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe vendndodhja e tyre pranë zonave të populluara përbën shqetësim.”

Përshtatja e vendit me legjislacionin europian (i njohur ndryshe si “Acquis Communitaire&rdquosmiley në fushën e mjedisit dhe të menaxhimit të mbetjeve, mbetet, siç thotë raporti, në fazën fillestare, pra larg standardeve që kërkohen BE.

 

Ore, dini gje? Kemi gje zgjedhje te parakohshme se shpejti?

PS prezantoi programin e plote dhe plaku im ka frike te shtroje me cimento rrugicen perpara deres se oborrit, se mos vjen Berisha dhe e peruron.

Ca po ndodh?

Bukur smiley, thuaj t'i vejë një tabelë të PD-së përpara, se do mendojë se e ka përuruar një herë smiley.

hahahahahahahaha

respekte plako   smiley 

Iiiiiiiiiiiii car robsh! Po c'jeni bo kshu mer amon? Per nje perurim boni! ne po pagujme (taksa e kom fjalen) per te pa nga 2-3 perurime per cdo rruge.

Hahaha. Kshu si ka nis kjo pune, Berisha ka per t'iu peruru dhe grate. smiley

a po e ndjek kush jozeficken te opinioni: berisha e ka ba shqiperine zvicer po thote. estrade

“Kemi marrë vesh nga burime jozyrtare, që në Napoli dhe Brindizi jane bere bërë gati ngarkesat e para me plehra ne konteniere për t’u dërguar në Shqipëri. " deklaroi përfaqësuesja e shoqërisë civile, Kozara Kati.
..ti presim kur te vine ne Dures tani....

http://www.youtube.com/watch?v=_Vh5-QTh6...

Isha vete pjesemarres dhe me vjen keq po ne jemi popull dele.Per te miren tone nuk dalim te protestojme po rrime bejme sehir ne TV dhe ja leme te tjereve.Duhet me shume senzibilizim i opinionit publik te shkohet dere me dere te ndergjegjsohen njerzit.

Shefat e policise i pash disa here qe kapnin vec organizatoret e protestes duke ju thene "ikni tashi" .

MQNS Opozita ka votu kunder ose eshte kunder ketij ligji pse nuk ju bashkuar njerzve jashte dhe te behet kauze e madhe !!!!

Plehrat e njonit jane pasuria e tjetrit...

smiley

“Zonja Kryetare e Parlamentit,
Zonja deputete dhe zotërinj deputetë,
Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Sot, kjo ditë shënon de facto themelimin në këtë sallë të ”Partisë së Plehut”. Pasi u themelua “Aleanca e Plehut”, shpërtheu epidemia; “o burra të gjejmë vota në plehra” dhe po rrëmohet, po kërkohet, po bëhet gjithçka që në plehra të mbijnë particka.

Zonja e zotërinj,

Ligji i cili është miratuar në këtë Parlament, është ligji i mbrojtjes së Shqipërisë nga mbetjet toksike. Thelbi dhe qëllimi i tij është mbrojtja e këtij vendi nga mbetjet toksike. Por le t’i shohim gjërat jashtë bursës së shpifjeve dhe sharjeve, në të cilën sa më shumë të shpifësh e të shash aq më lart ngjitesh në shtyllën e turpit. Le të shohim pak jashtë saj. Çfarë është ky ligj? Ky është ligji që i imponon qeverisë të përjashtojë me vendim të Parlamentit, të gjitha plehrat toksike. Ky është ligji që i imponon qeverisë që mbetjet jotoksike të lejohen të importohen, jo siç ndodh deri tani, jo siç u vendos në 2003-shin kur këta zotërinj ishin në pushtet, këta që i kanë varur shpresat tek “Partia e Plehut” për të ardhur në pushtet dhe që nuk do ta shohin pushtetin të paktën dhe për 20 vjet ne këtë mënyrë. Nuk vihet kështu në pushtet, nuk është kjo rruga e pushtetit.

Ja ku e keni listën. Sipas kësaj liste, në Shqipëri duhet të hyjnë 400 mbetje, ndërsa ky parlament dhe kjo qeveri ka vendosur që në Shqipëri mund të hyjnë gjithsej 50 mbetje, prej tyre, asnjëra toksike dhe secila prej tyre do të hyjë sipas kushteve që do të përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave. Përse duhet ky ligj? Duhet sepse ky parlament ka ratifikuar një marrëveshje me BE-ne. Ndërkohë që birbilenjtë u frynin trumpetave dhe borive, bilbilave këtu, ne firmosnim Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit dhe kjo Marrëveshje, në nenin 70 dhe 108, për mjedisin dhe përafrimin e legjislacionit, i imponon Shqipërisë të lejojë qarkullimin e lirë të plehrave jo toksike.

Të dashur qytetarë,

Cili është raporti i Shqipërisë me hapësirën evropiane? Ju duhet ta dini, të dashur qytetarë, se Shqipëria eksporton mbetje të saj nga kjo listë, në vit, 96 mijë e 900 ton. Ja ku është lista. Shqipëria eksporton mbetje të saj, pra mbetje të prodhimit, mbetje të tjera, në vendet e Bashkimit Evropian dhe vende të tjera. Meqenëse kanë dhuntinë të mashtrojnë më lehtë se sa pinë një kafe, më lejoni t’ju informoj atëherë se; nga këto mbetje; mbetje plastike janë 37 tonë, mbetje alumini, mbetje zinku, mbetje plumbi, mbetje magneziumi, mbetje tekstili, mbetje druri. Të gjitha këto mbetje, për shkak të kësaj marrëveshjeje që kemi firmosur me BE-në, Evropa i pranon nga Shqipëria.

Unë them se këta që përpiqen të mbijnë partinë mbi plehrat, këta janë të pashpresë, sepse kryetari i tyre, duke e parë se e ka të pamundur të fitojë, pasi kalon nga disfata në disfatë, ka vendosur me çdo kusht të urdhërojë të krijohet parti dhe të varet prej tij. Një ditë thirri Filip Çakulin dhe i tha; “ose Fix Fare parti, ose do sikterisesh”. Çakuli i thotë: zotëri, a nuk nxore mësim nga 99-shi ti që do të më bësh mua parti?”. Është ekzaktësisht kështu si ju them unë, nëse doni ju sjell dokumentin. Pastaj ai gjeti faqezinjtë dhe u tha; ”dilni kundër regjistrimit o faqezinj, sepse përndryshe ju dolën pasuritë”. Dhe faqezinjtë rendën poshtë e përpjetë “Eureka”, për të shpëtuar pasuritë e fshehura dhe u thanë shqiptarëve mos u regjistroni se ky regjistrim është në përputhje me modelet antishqiptare e antikombëtare. Shqiptarët u treguan atyre “Partinë e Plehut”, hyni në “Partinë e Plehut”se rrugë tjetër nuk keni.

Sa serioze është kjo që bëni kur i dini të gjitha këto, sepse absolutisht ajo zonja që ju keni propozuar për Anëtare të Bordit të Bankës së Shqipërisë, ajo i njeh në mënyrën më të detajuar të gjitha detyrimet e këtij vendi. I njohin dhe ca të tjerë, që me OJF-të e tyre për integrimin janë bërë të pasur. Se për të folur për integrimin dhe për të marrë para për projekte integrimi jeni të vetmit, por për të punuar për të bllokuar integrimin, jeni të parët.

Qytetarë të dashur,

Këta ju flasin për toksina, por a e dini ju sesa toksina hyjnë në Shqipëri?. Në Shqipëri futen njëmijë lëndë toksike, ato janë ilaçe, ato janë fertilizantë, ato janë insekticide, ato janë të gjithëllojshëm, ato janë futur edhe më përpara, ato janë futur që kur është krijuar shteti shqiptarë dhe deri më sot. Por kanë kushtet e kontrollit të tyre. Atëherë, sipas kësaj logjike primitive, ne duhet ta përjashtojmë çdo lloj importi toksik. Por a ka më toksike dhe të rrezikshme sesa helmet e arsenikut, apo helmet e zhivës dhe helme të tjera? Nuk ka gjëra më toksike se ato. Por megjithatë, unë ju garantoj se ato futen me destinacionin e caktuar dhe kontrollohen, po nga ato laboratorë, që ju thoni se ne nuk i kemi. Por ne i kemi laboratorët more zotërinj, ne i kontrollojmë ato. Duhet t’i ndalojmë ato tani, se doni ju të krijoni “Partinë e Plehut”? Jo! Absolutisht jo.

Mendoni ju se do i gënjeni shqiptarët. Kanë ikur ato kohëra kur u thoshin se po erdhi treni ekspres do ndodhë hataja dhe dilnin një grusht “bashibozukësh” dhe e kthenin trenin prapa. Por “trenin e Evropës” nuk do të mund ta ndalë kush më në këtë vend dhe ky është procesi i integrimit.

Pra, cila paska pasur interesa, ajo që lejonte 320 lloje apo kjo që lejon 50 lloje mbetjesh?. Ju thoni të mos lejojmë asnjë se doni të krijoni “Partinë e Plehut”. Ky është një vend i lirë dhe ju mund të krijoni 35 parti - dhe mos u dëshpëroni përse ju refuzoi Filipi.

Vazhdoni krijimin e partive se kështu do të vini në pushtet ju, pa alternativë, sepse alternativë ju nuk formuloni dot. Ka ikur koha e mashtrimit, që kur dilni dhe ju thoni shqiptarëve se kjo është “Republika e të papunëve”, në një kohë kur në këtë Republikë janë 1 milionë e 70 mijë krahë pune, sipas statistikës botërore dhe të gjithanshme, që kur ju u thoni shqiptarëve se mund të krijojmë 300 mijë vende pune në një vit. Zotërinj, ju mendoni se janë “hunj të kuq” shqiptarët? Jo, të jeni të sigurt, që ata ju japin ujë në bërryl ju.

Ju keni vetinë që krijoni një realitet që nuk ekziston dhe pastaj t’i besoni këtij realiteti, sepse kryetari juaj, hyn në shtrat Edi Rama dhe zgjohet Angela Merkel, zgjohet Nikola Sarkozi, zgjohet Barak Obama. Zotërinj, a e kuptoni ju se jetoni në një situatë të pa precedent për sa i përket realitetit? Ju këtë realitet doni ta sillni në parlament. Nëse atij i duket vetja njëherë Angela Merkel, njëherë Nikola Sarkozi, njëherë Barak Obama, njëherë David Cameron, ndërkohë që fjalimet ia kopjon Ed Miliband-it , se aty i merr i kopjon dhe vjen e na i lexon.

Kjo rrugë po ju mban jashtë pushtetit. Si ka mundësi që një parti e madhe, që keni firmosur këtë ligj për integrimin, ngriheni tani e bëni inversin, sepse konceptoni një realitet sikundër nuk është. Ju absolutisht vetëm sa na ndihmoni me këtë, sepse sapo nisi debati për këtë, zëdhënësit tuaj në Parlament nisën të flasin për votat. Thatë: “na dështoi Fiksi me Çakulin, tani të kalojmë te plehu sepse na duhet një alternativë. Por nuk është kjo alternativa për të ardhur në pushtet, sepse ju jeni parti e madhe dhe vini në pushtet me një alternativë. Ju keni bërë një zgjedhje, bllokimin e vendit, bllokimin e procesit të integrimit, bllokimin e ligjeve me 3/5. Ju e morët një mësim, por nuk doni të nxirrni mësim, vazhdoni kështu, 2013 po vjen dhe ju garantoj se do të dilni minus 300 mijë vota, në raport me këtë koalicion”.

Mashtrus i klasit te pare, delenxhi, kriminel, legen:

"Ndërkohë që birbilenjtë u frynin trumpetave dhe borive, bilbilave këtu, ne firmosnim Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit dhe kjo Marrëveshje, në nenin 70 dhe 108, për mjedisin dhe përafrimin e legjislacionit, i imponon Shqipërisë të lejojë qarkullimin e lirë të plehrave jo toksike."

Ja nenet e marrevshjes:

NENI 70
1. Palët njohin rëndësinë e përafrimit të legjislacionit ekzistues shqiptar me atë të Komunitetit dhe zbatimin e tij me efektivitet. Shqipëria do të përpiqet të sigurojë që ligjet e saj ekzistuese dhe legjislacioni i ardhshëm të shkojë gradualisht drejt përputhjes me acquis e Komunitetit. Shqipëria do të sigurojë që legjislacioni ekzistues dhe i ardhshëm të zbatohet dhe imponohet si duhet.
2. Ky përafrim fillon në datën e nënshkrimit të Marrëveshjes dhe do të shtrihet gradualisht në tërë elementët e acquis të Komunitetit të përmendura në këtë Marrëveshje brenda periudhës tranzitore të përcaktuar në Nenin 6 të kësaj Marrëveshjeje.
3. Gjatë fazës së parë të përcaktuar në Nenin 6 të kësaj Marrëveshjeje, përafrimi do të
përqendrohet në elementët thelbësorë të acquis së Tregut të Brendshëm ashtu si dhe në fusha të tjera të rëndësishme si konkurrenca, të drejtat mbi pronësinë intelektuale, industriale dhe tregtare, prokurimi publik, standardet dhe certifikimi, shërbimet financiare, transporti detar dhe tokësor duke i kushtuar rëndësi të veçantë sigurisë dhe standardeve mjedisore si dhe aspekteve sociale –, ligji për kompanitë tregtare, kontabiliteti, mbrojtja e konsumatorit, mbrojtja e të dhënave, shëndeti dhe siguria në punë dhe mundësi të barabarta. Gjatë fazës së dytë, Shqipëria përqendrohet në pjesët e mbetura të acquis.
Përafrimi kryhet në bazë të një programi, për të cilin do të bihet dakord,, ndërmjet Komisionit të Komuniteteve Europiane dhe Shqipërisë.
4. Shqipëria, në pajtim me Komisionin e Komuniteteve Europiane, do të përcaktojë modalitetet për monitorimin e zbatimit të veprimeve që ndërmerren për përafrimin e legjislacionit dhe
imponimin e ligjeve.

NENI 108
Mjedisi
Palët do të zhvillojnë dhe forcojnë bashkëpunimin në detyrën shumë të rëndësishme të luftës kundër degradimit mjedisor, me synim promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore.
Bashkëpunimi përqendrohet kryesisht në fushat prioritare që lidhen me acquis e Komunitetit për fushën e mjedisit.

"Duhet sepse ky parlament ka ratifikuar një marrëveshje me BE-ne. Ndërkohë që birbilenjtë u frynin trumpetave dhe borive, bilbilave këtu, ne firmosnim Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit dhe kjo Marrëveshje, në nenin 70 dhe 108, për mjedisin dhe përafrimin e legjislacionit
....., i imponon Shqipërisë .....
të lejojë qarkullimin e lirë të plehrave jo toksike " blegeriu edhe njehere Babasqapi per te miren e Atmes e Fese.
Pikerisht tek fjala "Imponon " fshihet ky legen ordiner i mesuar te mashtroje Bathorasit .
Ku IMPONOHET ne kete marvehje nuk duket dhe nuk lexohet ??????
Nese imponimi i Ligjeve Europiane ka ne Themel te tij " Shkallezimin dhe Etapat " mbi mundesite Reale qe ka Shqiperia ....kjo PO.
Perse nuk i imponon Europa atij qe ata njemiljone e treqindmije te 'punesuar " ti paguaje siEuropiane ????
Ai pervecse si karakter i Ndyre e Plehre e PISTE eshte shfaqur TIPIK bajraktar Intrigant me Cakula e me emra K/taresh shtetesh , Ai duhet kallzuar PENALISHT per mashtrim te Popullit duke abuzuar me Postin .
Po ka nje te drejte tek IMPONIMI ...Ai duhet te kete kurajon ( jo per te qelluar me arme e me Plehra Shqiptaret ) per tu thene se Shqiptareve kush eshte IMPONUESI I VERTETE.
Ndoshta ato 'kullarot " qe i falen ja kane terhequr pak si teper dhe nuk i del Zeri.... smiley
Pis , Mashtrues , Intrigant dhe i Kapur e ne sherbimin me te ndyre te nje Shtetari si i perdorur nga Mafia !
Per me teper me "dhjetra skllever " individe pa Dinjitet , bythlepirasa e te KORRUPTUAR edhe ne Sperme per ata qe do lindin , nga ai qe quhet Grup Parlamentar i PD -se !
Turpi Historik i Dyte i Shqiperise pas dhurimit te Kurores Mbretit Emanuel !

Filloi!!!

Kete fundjave nisen anijet me plehrat e Napolit per ne portin e Durresit

Ketu kam lajmin i cili eshte konfirmuar nga kryetari i bashkise se Napolit Luigi De Magistris. Anijet jane bere gati per tu nisur por ai nuk e deklaron destinacjonin deri ne diten e nisjes por gazeta deklaron se behet fjale per Shqiperine.

 

Ja dhe nje gazete tjeter Italiane qe flet sot per kete ceshtje (napolionline.org)

Presidenti i Provincës, Luigi Cesàro, dhe qytetari i parë i Napolit janë të bindur se pas konsultimeve institucionale do ta zgjidhë krizën e mbeturinave. Sipas disa informacjoneve qe kene rrjedhur nga Palazzo dhe Palazzo San Giacomo Matteotti, disa muaj dy filiale kompanish kane filluar bashkëpunimin institucional për të gjetur  një zgjidhje per punësimin e punonjsve te co-basenit te projektit Bros. Eshte ende enigme se ku do të transferohen mbeturinat e Napolit sipas projektit? Zëra gjithnjë e më te shumte - si dhe konfirmime nga Hollanda flitet per Evropen Juglindore (Shqipërine, Rumanine) dhe një rajon Italian (Sardenjen). Ekziston frika se duke bërë publike destinacionin e mbeturinave mund të rezultojë në shenjë proteste e njerëzve në fjalë. Heshtja po përdoret për të parandaluar spekulimet ndërkombëtare që do ta nxirrte deri shpenzimet për asgjësimin e tyre.

flm per keto links art, po i postoj ku te mundem  dhe un

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).