“A është ende shkrimtari, si qenie mes qenieve të tjera sociale, i denjë për vëmendje dhe nderim për atë që bën e sidomos për mënyrën se si e arrin? Dhe si mund të vizatohej, me pak fjalë, ‘shkrimtari’ në përfytyrimin e breznisë rishtare në leximtari?”

Thuajse dy javë më parë, meqë tetorit i kishin mbetur ende edhe ca ditë për t’u cilësuar për disa si “muaji i letërsisë dhe i arteve” e për disa të tjerë “muaji i lindjes së shkrimtarëve tanë më të shquar, mes të cilëve Naimi, Fishta, Migjeni, Dritëro Agolli etj., etj.,” (ndjesë poetit Pano Taçi, lindur po më 13 tetor, në të njëjtën ditë me Migjenin dhe Dritëro Agollin, për të cilin pakkush u kujtua, qoftë edhe për një kafe, megjithëse e meriton plotësisht nderimin njerëzor dhe atë poetik), dy javë para fundit të tetorit pra, edhe mua më mbërriti ftesa për të biseduar rreth letërsisë me nxënësit e një gjimnazi të Tiranës, që nuk është dhe aq larg prej apartamentit ku banoj dhe ku mësojnë gjithashtu edhe fëmijët e mi.

Bisedat rreth letërsisë, sidomos me të rinj të prejardhur nga kultura e mosleximit dhe e shpërfilljes ndaj çdo gjëje të shkruar që nuk është SMS, status FB apo internet, janë të rrezikshme, nëse do ta mbrosh sado pak veten prej puritanizmit dhe pozës prej moralisti. Me sa duket ia ka behur stina t’i shijojmë frytet e hidhur të pohimit se brezi i rritur përballë kompjuterit, dikur do e shfaqë haptas dhe si të natyrshëm qëllimin për të mbërritur gjer tek televizori, por jo më larg se kaq. Koncepti i së bukurës, për shumicën e këtij brezi nuk ka më lidhje me artin, por me format e teknologjisë së lartë të komunikimit. Dhe gjithë sa ishte dilemë për Dostojevskin: “nëse mundet apo jo e bukura ta shpëtojë botën”, nuk është pjesë e mëdyshjeve të kësaj kohe.

Duke mbajtur parasysh këto, duke e besuar edhe vetë se sloganet “leximi duhet”, “duhet lexuar”, “letërsia të mëson”, “letërsia të ndihmon”, bëjnë pikërisht efektin e kundërt, thura me mend vetëm një pyetje paksa të gjatë për të hapur bisedën me gjimnazistët: “A është ende shkrimtari, si qenie mes qenieve të tjera sociale, i denjë për vëmendje dhe nderim për atë që bën e sidomos për mënyrën se si e arrin? Dhe si mund të vizatohej, me pak fjalë, ‘shkrimtari’ në përfytyrimin e breznisë rishtare në leximtari?”

Ajo që më tërhoqi më shumë vëmendjen në përgjigjet e tyre nuk ishte fakti se në renditjen e 18-vjeçarëve të sotëm vëmendja ndaj shkrimtarit si qenie krijuese ndodhej thuajse në gjendjen e krijesave të rrezikuara, të cilat, për të mos u zhdukur, duheshin marrë nën mbrojtje. Ato që më bënë përshtypje ishin dy përcaktime.

I pari u formulua pikërisht kështu: “Sot të gjithë mund të jenë shkrimtarë! Të gjithë mund të shkruajnë! Të gjithë mund të botojnë!”

Përcaktimi i dytë lidhet me faktin se përfytyrimet e tyre mbi shkrimtarin shoqëroheshin përherë me togfjalëshin “shkrimtar i vërtetë”. Këto përcaktime, që tashmë përbëjnë njëherazi arketipin dhe mitin e shkrimtarit “të mirë e të vërtetë”, shoqëroheshin edhe me disa cilësi.

Mes tyre spikasin: “një shkrimtar i mirë dhe i vërtetë” është një njeri, por jo si gjithë të tjerët, që del në televizor, që bën jetë të organizuar në shoqata dhe klube letrare, që ulet dhe shkruan çdo ditë dhe pa përtuar, që merr pjesë në përurime publike dhe forume mediatike, që është i ditur dhe i enciklopeditur (shpesh me syze, me studio, rrethuar me libra kur shfaqet në publik, me bllok shënimesh e me stilolaps), që është i guximshëm përballë së vërtetës (të cilën e shpall me zë të lartë, duke ndërprerë të tjerët dhe me gishtin tregues përherë të ngritur lart), që rrëfen gjithmonë diçka interesante nga jeta e tij e mbushur plot aventura dhe përvoja jetësore, që ka qenë nxënës arrakat, por lexues i mirë librash, që ka mirënjohje për gjyshet, që e ndihmuan të bëhet shkrimtar i mirë dhe i vërtetë; që i bën përurimet tek “Rogner” apo “Sheraton”, në prani të dhjetëra kamerave (që për nga shumëfishimi i imazhit turpërojnë mrekullitë e shumëfishimit të Jezu Krishtit) dhe që publicitetin e librit e kryejnë tek “Zonë e lirë”… etj. Kjo ishte pak a shumë skeda e tyre për një shkrimtar “të vërtetë”.

Ndonëse iu referuan “shkrimtarit të vërtetë”, druaj se edhe ata janë gjendur para të njëjtit keqkuptim që u ndodh shumë njerëzve, kur duan të përkufizojnë “shkrimtarin e suksesshëm”, “shkrimtarin e përkushtuar”, në kuptimin profesional të fjalës dhe të dedikimit ndaj artit të të shkruarit, vendosur këto përballë të tjerëve, që shkrimin e një libri e kanë veprimtari ndihmëse, shërbyese, në funksion të qëllimeve të të ndjerit i pranishëm, faktor dhe i kuotuar në bursën e emrave të atyre që shkruajnë libra. Në kinematografi ky zanat quhet zanat i kaskadorit, ose i dublantëve, që marrin përsipër të kryejnë punë të rrezikshme, të realizojnë skena të dubluara të shpejtësive ekstreme, hedhjeve apo rënieve të rrezikshme, të cilat aktorët e vërtetë nuk i kryejnë. Në letërsi ky zanat është ende i paemërtuar.

Me këtë nuk kam ndërmend t’ia pres hovin askujt që ka dëshirë të shprehet me shkrim. Përkundrazi. Padyshim që tek dëshira për të shkruar – dëshirë kjo që zakonisht përfundon me aktin e botimit të një libri, nuk gjendet ndonjë gjë e madhe për t’u qortuar. Për sa kohë që produkti shkrimor shfaqet me një emër autorial, nuk na mbetet tjetër veçse të bashkohemi a të veçohemi rreth pëlqimeve apo mospëlqimeve tona, lidhur me përkatësitë etike, politike apo estetike. Të tjerave u del për zot autori.

Ajo për të cilën e kam fjalën këtu e në vijim lidhet me fenomenin “asht e xanun!”, sjellë në fokus, falë vullneteve të mbarë dhe mediatizimit kryesisht.

Pikërisht prej këtu zë fill dëshira për t’iu qasur kësaj veprimtarie, e cila në fakt ka kohë që ka nisur, por që kurrë më parë nuk e ka shfaqur me aq ngulm prirjen për t’u shndërruar në një fenomenin i qenësishëm, të cilin mund ta quajmë edhe imponim ndaj shoqërisë shqiptare përmes versionit libër dhe të qenit shkrimtar.

Thirrja kushtrimore: “asht e xanun” – zaptuese në thelbin e vet – nuk është aspak e panjohur, e importuar apo e çuditshme për mendësinë tonë. E kishim ndeshur prej vitesh, në formën e pushtimit të trojeve reale, të sundimit apo mbrojtjes me forcë të ngastrave dhe arave, shfaqur thuajse si një luftë ndërqytetëse të të paligjshmëve ndaj të ligjshmëve.

Në sferën praktike dhe pragmatike të veprimit, dukuria “asht e xanun”, ndonëse e paligjshme, shfaqet gati e përligjur. Kjo, ngaqë “hapësirat jetike” (ndjesë për reminishencat që do t’ju kujtojë togfjalëshi) janë të kufizuara në hapësirë dhe në tituj pronësie.

Por në letërsi, ku hapësirat apo trajtesat tematike nuk janë të kufizuara, dhe ku cilësimet shkrimtar i ligjshëm dhe i paligjshëm nuk ekzistojnë, dukuria “asht e xanun” bëhet një absurd më shumë brenda absurdit tonë.

Synimi i saj mbetet fëminor, ndërsa përfundimi, një dukuri kalimtare, mëkuar nga provincializmi dhe forma e ligjërimit që shoqëria jonë ka zgjedhur për t’u shfajësuar nga monokultura, monotonia dhe monologu.

Në vetvete ky përqendrim i energjisë në zaptimin e hapësirave në dëm të çdo forme tjetër vëmendjeje ndaj librit, është një shpërdorim, një prishje e rrugës së natyrshme që bën libri për të takuar lexuesin dhe më e rënda, nxit fabrikimin e pandehmës se për të qenë një “shkrimtar i mirë”, “i vërtetë” dhe “i suksesshëm”, duhet të jesh patjetër ose një shkrimtar politik ose i mbështetur e i subvencionuar nga politika, nga prania e politikanëve, nga prania e mediave që ushqejnë politikën dhe nga shkrimtarët me njërën këmbë në politikë e tjetrën në shkrimtari. Sidomos ta përputhësh imazhin me 10 cilësitë e renditura më lart, kur përmendëm përfytyrimin e gjimnazistëve për shkrimtarin e vërtetë.

Ajo që po ndodh gjatë muajve të fundit, e që mund të ketë si epilog gjithë sa po shfaqet gjatë panairit të përvitshëm të librit, të çon drejt përfytyrimit se letërsia shqipe nuk ka asgjë tjetër për të ofruar veç formave letrare të sipërcituara. Prej vetë botuesve, në ujdi me autorët e mikluar dhe me bekimin e mediave, letërsia nga një përballje vlerash u shndërrua në një garim me vendosje e thyerje rekordesh të librave më të shitur e më të nënshkruar, sidomos në prani të zyrtarëve që, si çdo vit e bënë qokën e psonisjes në panair.

Fenomeni, i gllabërimit të vëmendjes së lexuesit përmes vënies në fokus vetëm të një formati libri dhe një modeli shkrimtari, atë të librit politik me refleksione apo përsiatje, të botimeve mbi debatet politike të ditës, të përmbledhjeve me intervista të të ftuarve të formateve televizive, histori të letrarizuara, ofruar në formën e guidave turistiko-historiko-ekzotike, të cilat projektohen më shumë drejt një lexuesi hipotetik të huaj sesa atij vendas, të kujtimeve vetjake, shfaqur si versione personale të historisë kolektive, të cilat nuk e kanë ende seriozitetin dhe shenjën qytetëruese, për të mos i shpallur të vërtetat përmes incialeve apo gjysmaemrave (nga kinse dëshira humane për të mos lënduar të gjallët, gjë që vë në pikëpyetje psenë e botimit në atë formë të këtyre librave dhe të mosdëshmimit në kohë), të analizave apo komenteve politike të zhanreve dhe nënzhanreve letrarë, i ka dhënë gjasat se mund të kryejë funksionin e një arme të shfarosjes në masë ndjeshmërisë ndaj punës krijuese, letërsisë artistike dhe gjithë sa sjell me vete ajo, shpërfilljen ndaj “les belles lettres” cenimin e shijes së publikut ndaj gjuhës së përdorur me funksion estetik.

Veçse pavarësisht nga shpallja prej Goliathi që shfaq përqendrimi i të gjithë energjisë promovuese, shitur si vëmendje kombëtare, vetëm drejt librit me frymëzim prej së vetmes formë mbizotëruese të jetës që ndodh mirëfilli në Shqipëri – jetës politike, pra, vetë fenomeni “asht i xanun” nuk arrin ta fshehë si duhet ngutin për të përfituar nga rasti.

Ngut i përzier me frikën se kur të mbarojnë shitjet dhe promovimet, pikërisht atëherë kur shkruhet “post festum” dhe kur shkrimtari, njëlloj si lexuesi rri i vetëm përballë veprës, i gjithë ky mediatizm mund të kthehet në të kundërt.

Për të pasur një mbështetje edhe prej atyre që i kanë provuar me kohë ngashnjimet e famës dhe të politikës, sjell në kujtesë një bisedë mes Osvaldo Ferrari-t dhe Jorge Luis Borges-it, ku ky i fundit shfaq mosbesim të hapur ndaj tezës se arti shumë herë është i varur nga politika apo historia. “Jo, unë besoj se kjo është krejt e rreme”, shprehet Borges.

Dhe, që në fund të ditës, që të jemi krejt të qartë dhe të kthjellët, që teksti të përfundojë si të gjitha komeditë, duke qeshur e që e gjitha sa shkrova të mos tingëllojë si një mbrojtje e dëshpëruar e një të shpronësuari apo e racës ku bëj pjesë, le të përfytyrojmë sikur atyre që mbajnë gjallë fenomenin e ri “asht e xanun”, t’u mbërrijë një pyetësor, mbi të cilin u duhet të deklarojnë profesionin.

Ç’pandehni se do të shkruajnë? Shkrimtar? Apo politikan, politolog, editorialist, kolumnist, analist? Pandehma do të mbetet e hapur gjer sa të mbërrijë pyetësori.

Gjer atëherë është e mjaftueshme ajo çfarë kanë shënuar gjer sot, sa herë që u është dhënë rasti të shfaqen ekraneve, ku nën emrat e përveçëm, kërkojnë t’u shkruhet edhe një varg josinonimik cilësorësh, që jo gjithmonë shkojnë mbarë e mirë mes tyre, të tilla si: politikan-shkrimtar-gazetar; deputet-shkrimtar ose shkrimtar-politikan-editorialist…

Por atmosfera e ofruar nga kjo përballje me librin dhe autorët e tyre, shkrimtarë, “shkrimtarë të vërtetë” apo kaskadorë, ngjason me një dhomë gazi, ku ata që janë lart, një kokë mbi të tjerët, rrallojnë ajrin për ata që ndodhen më poshtë.

29 Komente

Hoqa keq me e lexu deri n'fund. Se di pse...

T'u qepemi shkrimtarve e t'i bejm me pjellor se saksite.

Gjimnazisti shqiptar i vitit 2011 ka plotesisht te drejte te mendoje ashtu sic e ka pershkruar autori ne shkrim. Per nje arsye fare te thjeshte qe nuk di pse A.Leka nuk e permend ketu: Nuk ka asnje model shkrimtari dhe intelektuali te mirfillte. 2011 provoi me shume se cdo vit tjeter shurdhmemecerine e intelektualve dhe sidomos shkrimtareve. Nuk u degjua asnje ze i qarte, i forte, i kthjellet ne asnje moment te turbullt duke filluar qe nga Janari, Maji e me tej. Derisa te dali nje i tille, nje i vetem fare, lerini gjimnazistet te besojne modelin qe u ofron realiteti ku jetojne. " Asht e xanun" si shprehje e ka humbur krejt dramacitetin, qysh se tashme nga metafore letrare eshte shndrruar ne metafore gjuhesore, ka hyre ne trup te mendimit te dites e nuk shkulet me.

Ja Sh-krimi: konfuz dhe pa ndonje qellim te madh, ja dhe Ndeshkimi: Panaire librash me politikane me libra nonfiction qe bejne namin me shitje dhe shkrimtare fictionale, qe nuk shesin dot nje kopje dhe qe ua postojne me parate e tyre miqeve te FB anekend botes.

Nuk mund te  thuhet me mire  e keqja  jone, se sa keshtu AV

Av, a mund te me thoni se c'duhet te kete nje shkrim qe te permbushi qellimin per ju? E ka thene tjetri shkoqur: te ndahet mielli nga krundet!!! Problemet e kultures jane vertete shume te rendesishem per kete popull jo fort te kulturuar. Apo me mire te mos shkruhet fare, dhe te flasim vetem per politike dhe politikane? Sa keq, sa keq, sepse nga menyra se si e keni shkruar mesazhin tuaj, kuptoj qe jeni ca i lexuar, dhe kur mendoni edhe ju keshtu, mire ben Blushi e Fevziu me shoke qe shesin nga 10 apo 20 mije kopje.

c'duhet te kete nje shkrim qe te permbushi qellimin per ju?

Te thote te verteten e plote edhe nese ajo eshte kunder atij qe shkruan.

Me vjen keq qe nuk ke kapur sarkazmen ne komentin tim. Nuk justifikoj ate qe po ndodh, po them nje nga shkaqet kryesore pse kultura e librit eshte aty ku eshte: Mungesa e figures se intelektualit shkrimtar. Talenti eshte kushti i domosdoshem per t'i hyre udhes se shkrimtarise, por dicka tjeter e ben shkrimtarin t'i degjohet zeri, t'i kete peshe fjala. E me sa duket sot per sot asnje shkrimtar nuk ka ze me shume sesa per vete. 

Edhe dicka, kujt ia kerkon autori ndarjen e miellit nga krundet? Kush e ben kete gje dmth? Se populli qenka i pakulturuar, politika ka pushtuar stenden e librit, atehere? Per cfare vlen nje shkrim nese vetem shtron pyetje?

@Edhe dicka, kujt ia kerkon autori ndarjen e miellit nga krundet?

Per ta vazhduar Av, pytja nenkupton, nder te tjera, kujt ja kerkon autori (nje pene e spikatur ) krijimin e institucionit te kritikes se kualifikuar, perzgjedhjen e letersise se mire qe hidhet ne treg, percjelljen e vlerave tek lexuesi dhe vete edukimin  e lexuesit, etj. etj? Pra jane nje sere faktoresh dhe aktoresh (sa e konsumuar kjo po hajt ) qe duhet te perbejne se bashku sistemin rregullator qe ndan  "miellin" nga "krundet" por ne kushtet e ekonomise se tregut ama . Duhet mbajtur parasysh kjo. Ketu dua te bej nje paranteze, qe paradoksalisht miellin zero nuk e pelqejne te gjithe, ka qe duan dhe krunde sepse, tek e fundit,  nuk jane te gjithe Sokrater te  vujtun. Shtepiaket e deshperuara, bie llafi, parapleqejne Gymysh ndersa femrat e karieres, perseri bie llafi, ndjekin Sex and City.Shije shije e bojna bojna bota.

Panairi vertet  u dominua nga shkrimtaret politikane ose komentatoret e politikes, por sikurse thote Fromm per karakterin e orientuar nga tregu, kjo kategori (politikanet dhe oborrtaret  shkrimtare )  eshte njekohesisht shites dhe mall. Mediatizimi dhe protagonizmi keta personalisht i ka kthyer ne mall/marke dhe kjo lehteson dhe shitjen e produktit te tyre. Politika vertet nuk eshte i vetmi aktivitet jetesor ne kuptimin e realitetit te gjere, por mbetet aktiviteti dominues.Si pasoje por edhe si shkak i asaj qe njeriu eshte "kafshe politike" para se te jete "kafshe poetike" .

Nje rruge per te dale nga ky rreth vicioz, ku politika krijon konsumatore te produkteve te saj ne kurriz te letersise artistike, duhet te jete qe kategoria e shkrimtareve dhe poeteve si te tille, duhet te behen me vizibel, te jene me te pranishem me fjalen e tyre, sikurse thua me te drejte,  per ceshtje kaq te mprehta qe shqetsojne shoqerine. Perndryshe, nqs do jetojne brenda sekteve elitariste dhe ne Parnasin e tyre utopik, nuk kane perse te kerkojne te jene kaq te popullarizuar, sa edhe shemrat e tyre qe vijne prej politikes dhe oborrit te saj.

Ketu pastaj uten ne loje aktore te tjere si shtepite botuese qe duhet te hedhin ca pare me shume per promovimin e letersise dhe autoreve te rinj, televizionet qe shesin vetem letyra me vip-a bbf-je dhe nuk hapin nje dritare ku te bisedohet per librin, perkthimet, letersine, lexuesin etj.

Shkrim vari trasten. E njejta retorike boshe e autonomise se artit. I njejti naivitet indiferent prej shkrimtarit te vertete. I njejti cinteresim i artit nga politika. Te njejtat formula e formulare ndarjesh neper kategori. I njejti paradoks qe fshikullon zaptimin artit nga politika nga nje krah dhe pretendon zaptimin e artit nga arti i vertete nga krahu tjeter. E njejta ankese e artistit pse politikani i ka zaptuar tregun e po ben pirueta. E njejta ndarje punesh ne politikane, artiste dhe kepucare, ku kush nuk eshte politikane nuk duhet te merret me politike, kush nuk eshte artist nuk duhet te merret me art dhe kush nuk eshte kepucar nuk duhet te merret me kepuce. I njejti prifterim i diskursit. E njejta tredhje e potencialit emancipues te artit. 

Heil Arian Leka! Shkrimtari i Vertete, qe e meriton titullin e vertete sepse nuk merret me politike.

Po shko ore pirdhu o poet! 

Mua vetem nje gje me intrigon Lul : k'to far' idesh, qe qarkollojne me kaq seriozitet ende ne Skiperi, jane vertet budallalliqe, qe nuk di pse por te japin pershtypjen se jemi ne vitet '90 (ne vietet '90 shqiptare, ok ?). Sepse nuk degjon njeri kendej qe te leshoje kopaçe te tilla ! Me ka ndodh jo rralle qe kur kam qene ne Shqiperi, te me kene bere pyetje te tipit te tille : 'po atje ne France, si eshte ?' (nga tipa si ky Leka). Ne fillim, edhe nuk kuptoja mire, me dukeshin si pyetje absurde, nuk dija as te pergjigjesha.
Nderkohe qe 'kendejeza' eshte shume e thjeshte : para pak ditesh çmimin Goncourt (Nobeli vjetor per letersine, ne France) e fitoi nje autor qe KURRE nuk kish botu ne jeten e vet; ky ishte romani i pare i tij, dhe zanati i tij eshte mesues biologjie ne nje gjimnaz.
E ç'a pastaj ?? Mori 9 nga 13 votat e jurise se Goncourt-it dhe kaq. Dhe fitoi çmimin. Nuk i kerkoi njeri as teser artisti, as shkrimtari.

K'ta jane ftof ne tajare !! Por eshte vertet prifterim diskursi ! Po ne paskemi pas qene te lind si popull, per predikim ! Hajde talent hajde ! Hajde Predikisitan hajde ! : ))

smiley

kur bote nanjoni kshu paravolirash, im at thoshte qe "per llafe e? ai mberthen me shpatlla per muri edhe nje avokat nga ata te athines" smiley

Nuk du te nigjoj asnjonin qe eshte ne sistem (si puna e ketij myteberit qe ka shkruar kete gjene, psh) edhe ben gerr gerr po per sistemin pjese e te cilit eshte. Llafi i vetem per kete skote te infektume me nepotizem dhe komformim jargor, eshte "shko mor pirdhu"! Deri ne momentin qe ata duan ti bejne lufte me ter mend sistemit (ne kete rast te shkrimtarise dhe botimeve). Race sklleverish, nuk meritoni me shume, tha.

Kush, shkrimtari te emancipoje shoqerine po thoni juve?

Pse, kush tjeter, Herkuli?

Eh, perendim i vaginuar mbi liquorin pakufi.

Eh,kjo pra asht fuqia magjike e alkolit.Ai prish ato fijet e poshtra, qe lidhin nergjegjen me gjuhen,duke cliru shpirtin, nga nje ngerc i kote qe ia imponon nergjegjia smiley

Lul i nerum ...sa me pak "moral " nga te shkruarat dhe sa me shume "perfititm " nga kategoria e atyre qe shkruajne. Ky eshte problemi sot.
Shkruan kushdo dhe ne se ka bleres - lexues do te thote qe ne kete , bote PARASH Realisht PARASH , ka rendesi sa Fiton nga prodhimi.
Per vlera .... mund te shkruaje edhe Blendi Fevziu . Biles perfytyruesja me e famshme per Demokracine mbetet si gjithnje Flamurtarja 55 smiley dhe vuvuzeleria e Berishes neper Blogje smiley
"Heil Arian Leka! Shkrimtari i Vertete, qe e meriton titullin e vertete sepse nuk merret me politike. ....... """Po shko ore pirdhu o poet """ !!!!!
Kjo permba nje te vertete te Madhe , me te Madhe dhe me Reale se sa te shkruarat e nje INSTITUTI Statistikash Modern te A.Hoxhes me "baba" G.Rulin .
Nje shkrim , e per rrjedhoje ai qe shkruan , nje Shkrimtar mund te behej Pararendes i ndryshimeve te Realitetit ne menyre radikale deri Permbysje te Medha Shoqerore . Ato kohe kane kaluar . Ose nuk jane te qarta se ne c'menyre mund te ricfaqen ....
Sot ...???? Ka BOLE qe entuziasmohen edhe nga tregime me "bronx " bustesh , , rrefenja "xhaxhi veteranesh komunisto -antikomuniste " . Biles ka rifilluar levizja e re cartiste me fame botrore e te cakorduarve psikike ne Letersi dhe hapsira tek PPU "" te mallkojme GAZ-et 69" smiley
Lexo perfundimet "kritike " tek Panairi .... E vetmja Kritike 'shkencore " =.kush shiti me shume KOPJE nga "telenovelat " shqiptare ose "thashethemet " smiley = me i sukseseshmi!

Shiko, Idriz, fenomeni qe ve ne dukje Leka eshte realisht i theksuar dhe problematik. Por Leka nuk ofron asnje alternative. Zero. Dhe nuk mund te thuhet ketu se "kritika = alternative" pasi nuk eshte se fenomenin nuk po e kritikon njeri. Ne fakt eshte fenomen qe po e kritikojne te gjithe. Por zgjidhja nuk mund te jete qe politikanet te jene politikane dhe shkrimtaret shkrimtare. Pasi, o burra, pastaj, edhe lexuesi le te mbese thjesht konsumator. Per mua, nje nga pyetjet qe duhet t'i shtroje shkrimtari vetes ka te beje me raportin qe do te krijoje me lexuesin e vet. A do qe ky lexues te jete konsumator, apo a do qe ky lexues te jete nje publik i emancipuar. Leka nderkohe, hidhet perpjete kur politikanet i marrin myshterinjte, kur konsumatorin e artit e shnderrojne ne konsumator te thashethemit politik. Dakord qe lexuesi nuk duhet te jete konsumator i thashethemit politik, por alternativa qe ofron Leka eshte "konsumator i artit." Publiku i emancipuar as qe nuk figuron gjekundi. Ne luften per te fituar konsumatorin, artisti do jete gjithmone i humbur ndaj politikanit, gjithmone impotent. Nderkaq, "shkrimtarit te vertete" as qe nuk i shkon ne mendje se kete beteje mund ta fitoje vetem duke emancipuar publikun, e jo duke luftuar per myshterinj. Ca eshte ky emancipimi i publikut? Po ja, ajo qe thote AV: hiq dore ne rradhe te pare nga te berit si "prima donna" qe nuk e prostituon veten duke u marre me politiken e dites; hiq dore nga modeli i artistit te cinteresuar e me shpirt te kulluar femije; hiq dore nga ideja se arti apo artisti mund te jete autonom, apo si e paska thene edhe J. L. Borgjezi, se arti mund te jete i pavarur. Etj, etj..., qe ne fund te fundit nuk bejne asgje tjeter pervecse shprehin impotencen e artit. Nuk ka art te pavarur, te emancipuar, pa publik te emancipuar. Pavaresia e artit kalon nga emancipimi i audiences. Por Lekes nuk i intereson emancipimi i audiences, por vetem te beje pirueta poetike i pavarur nga politika. Edhe gjelin e mbushur ne furre, edhe nje thes me arra, tha.

Keto qe thote Aediani, jane ca te verteta te hidhura, qe po e shoqerojne drejte degradimit shpirteror kete shoqerine tone. Te verteta, por qe ai si njeri i fushes, nuk perpiqet qe te jape ndonje rrugezgjidhje... Te verteta jane ato qe thote Av, po aq te verteta edhe ato qe thote Kodra, po si do t'ja bejme? Si dhe kush do te drejtoje shoqerine kah rruga e "zotit"? Diku ne nje koment kam krahasuar letersine me kengen. Ne post '90, na mbyten kenget e huaja, dikur u kujtuan edhe per kenget shqip, dhe hurra, u gjet vjega, na erdhi turbofolku, e me pas erdhi tallavaja...Keto rryma, ne mungese te kenges se vertete shqiptare, moren qytetarine dhe edukuan nje brez te tere te cilet nuk dinin se ç'ishte muzzika e vertete shqiptare. Fale TV Klanit, qe promovoi 100 kenget e shekullit, te krijuara ne diktature, keto kenge u kthyen ne hite, atehere krijuesit e kuptuan se ne ç'batak kishin rene, dhe filluan te krijojne kengen shqipe, e cila sot, me shume mundim, po ze vendin e saj ne hierarkine e muzikes shqiptare dhe po pelqehet nga publiku. 

Po ne kete stad ndodhet dhe letersia jone. Po problemi me i madh eshte se kostoja e librit dhe perfitimet nga ai jane shumfish me te vogla se nga kenga dhe kengetaret, prandaj dhe interesi per berjen e librave eshte deri diku pasion i autoreve, se sa detyrim ndaj shoqerise. Nje autor qe boton nje liber, me pare duhet te mendoje te gjeje parate e botimit, e pastaj fillon kalvari i shperndarjes, ku pjesa me e madhe e librave shkon per qoke, dhe autori, nuk arrin qe te nxjerre as shpenzimet e veta... dhe arrijme ne fillimin e punes, ku autoret ne te shumten e rasteve jane te rinj pasionant, te cilet nuk kane shume probleme me mbijetesen, apo varesi nga familja, te cilet kane mbushur tregun, kurse te "vjetrit" sikur kane dhe ca detyrime te tjera familjare, te cilat nuk i lene te rrezikojne per botimin e nje libri, dhe heshtin e shesin qofte apo bejne te tjera pune per mbijetese....e keshtu jemi ne nje rruge pa krye...

Dhe se fundi, po jo me pak kryesore, nje rol udhezues, apo inkurajues, duhet te jepte dhe kritika, qe per mendimin tim, sot, jo vetem qe mungon fare, por eshte kthyer edhe ne nje qoke per botuesin. Sot, nuk ka asnje botim serioz te kritikes per veprat letrare te botuara, atehere si do te orientohet lexuesi.....

Dhes e fundmi, mendoj se klubet letrare ku gelojne diskutimet, mungojne fare, ose jane kthyer ne klube tavlle apo dominoje....

Me kaq sa paski shkruar, u dashka lexuar, po keshtu ne pergjithesi ketej nga ne vihet re nje prirje per te marre "patenten e shkrimtarise" nepermjet "patentes se angazhimit ne shoqerine civile". 

Ajo çka mendoj unë e dallon shkrimtarin e mirë nga ai i dobët, është sa e përfill ai veten në veprën e tij. Vetëm ky është kuti që dallon shkrimtarin e mirë nga ai i keq. Pra, një vepër është e mirë, për aq kohë, sa provon se ajo është një këndvështrim i atij që ka përfillur botën. Në të kundërt, për mua, nuk paraqet shumë vlerë. Është interesant mendoj dhe raporti që krijuesi ka me krijimin e vet. Për një krijues të dobët, vepra është si fëmijë që e mban fort pas vetes. Ai e shoqëron atë ngado. Nëpër panaire, nëpër seanca dëgjimi, e shpie tek miqtë, e pajis me autografë, etj, etj. Pra, është fëmija e tij, prej të cilit kërkon të mos ndahet. Një autor i mirë, e lë veprën e vet jetime. Ai nuk e shoqëron atë pas, gjithnjë. Vepra, është ajo që e shoqëron atë. Pra, në njëfarë mënyre, jam e prirur të mendoj, që gjithë makineria e propagandës së shitjeve, nuk i shkon shumë një autori. Ai ende nuk e lë dot veprën jetime. Por, tekefundit, mendoj, që veprat kurdoherë janë të mirëpritura. Pavarësisht, se të çfarë gjinie janë. Të gjitha, romanet, esetë, publicistika, shkrimet politike, kronikat, rrëfimet autobiografike, biografike, etj, janë një pasuri e paçmuar. Unë jam absolutisht në favor të një prurjeje sa më të madhe të letërsisë së shkruar në gjuhën shqipe.

   Mendoj se ka nje dallim te madh mes atyre qe shkruajne sipas idese;"jepi lexuesit ç`i hahet" dhe atyre te idese;"ç`fare i ben mire lexuesit, masave."

   Koha  e  sotme pasqyron me  shume vepra te idese se pare.Eshte kjo  arresyeja  me kryesore, me duket  mua, qe ka rene interesi  per leximin.Te tilla vepra arti bien,.... pa bere asnje zhurme.

  Me kete rast, dua te  permend nje thenie qe me eshte dukur shume e goditur, kur heret e kam lexuar.Shkrimtaret vizionarë e  revolucionarë ,te  kohes  e pertej  kohes se tyre, jane arkitektë te shpirtrave. 

  • grava, qe shkrimtaret jane inxhinjere te shpirtrave, kete e ka thene Stalini. Mos na fut ne ata ujera. 

smiley

Megjithate, problemi i ketyre thenieve staliniane eshte nje çike thike me dy presa smiley
C'dua te them ?
Dua te them se Stalini vertet mund te kete qene qelbesire, por ajo qe ka thene, nuk eshte dhe aq qelbesirllek.
Te marr nje shembull : nuk e di a e degjuar por eshte fakt qe Stalua, nje natë ka marre ne telefon Mandelstam-in ne 1 te nates, per punen e nje vargu te nje poezie !

Tani : une e kuptoj se eshte diktatoriale qe nje kryetar shteti te telefonoje ne 1 te nates nje poet. Por amà : cili kryetar shteti sot ne bote do merrte mundimin te telefononte nje poet ??? Akoma më pak ne 1 te nates !!
Cilado qofte arsyeja !!!

Jam vertet kurioz te di : po kesaj, ç'do ti thoje ? C'emer do ti vije ?

Lere mos e nga ate punen e Stalinit dhe Mandelshtamit se nuk eshte ne te mire te tezes tende.

The Stalin Epigram
by Osip Mandelstam
translated by W. S. Merwin

Our lives no longer feel ground under them.
At ten paces you can’t hear our words.

But whenever there’s a snatch of talk
it turns to the Kremlin mountaineer,

the ten thick worms his fingers,
his words like measures of weight,

the huge laughing cockroaches on his top lip,
the glitter of his boot-rims.

Ringed with a scum of chicken-necked bosses
he toys with the tributes of half-men.

One whistles, another meows, a third snivels.
He pokes out his finger and he alone goes boom.

He forges decrees in a line like horseshoes,
One for the groin, one the forehead, temple, eye.

He rolls the executions on his tongue like berries.
He wishes he could hug them like big friends from home.

Fin, qe te kuptohemi :
Une jam ne dijeni deri ne detaje, perderisa e evokova ! Po aq sa dhe Mandalshtami qe ka qene ME SHUME se koshient per ate ç'e priste (ketu edhe qendron "muhabeti" ) : ai dhe titullin poezise ja kish vene  "dallendyshja perpara stuhise", ndersa "Epigram per Stalinin" ka qene nentitull, per perdorim "te brendshem". Pra e priste pa me te voglin dyshim stuhinë !
Nese shkruajta "per punen e vargut te nje poezie", e kisha ne kuptim metaforik, sikurse vete poezia e Mendelshtamit ka qene metafore.

Tani per tu kthyer aty ku e kishim : Fakti qe ishte ne dijeni qe poezia i dedikohej direkt atij (Stalinit), kjo nuk e mohon dot faktin qe e telefonoi vetë poetin ne 1 te nates ! Nese do te ishte thjesht akt "rregullim hesapesh", numri Nje i nje nga dy superfuqive te Botes, jo vetem qe nuk kish pse te telefononte ne 1 te nates "per nje poezi", por do mjaftonte te levizte gjysmen e majes se gishtit te vogel qe Mandelshtami te shkonte ne sketerre ! Me kupton tani ?

Pra ka diçka qe shkon pertej disfavorit te tezes sime dhe te Stalinit (meqe u duk se "e mbrojta" ). Dhe qe me duket se ka te beje me shume me rrafshin e ideve (e qe do permblidhej : "Vertet qe Stalini e telefonoi se poezia e atakonte ate vete, personalisht, por :
- pse, me poezi merrej Stalini ?
- pse, nuk mund ta bente te nesermen ?
- pse, nuk mund te levizte vetem gjysmen e majes se gishtit te vogel... 
etj etj etj....

Pra : Pse ??
 

Nuk e kuptoj thelbin e nenvizimit tend, s'e kuptoj pozitiven tek telefonata naten. 

Per mendimin tim, nuk eshte pune pozitiveje apo negativeje, por konfirmon ate qe thash qe ne postimin e pare : kjo puna e citimeve te Stalinit ("poetet jane inxhiniere te shpirtrave" ) eshte thike me dy presa. Ose siç edhe e shkruajta : ai mund te kete qene qelbesire, por ajo qe ka thene, nuk ka qene qelbesirllek. Dhe kete e ilustrova me punen e telefonates (shpjegimet per te cilen i dhashe pak me lart).

 

 

e varfra inglishte sa vuan nga keto gjuhet "diktatoriale" smiley

Ne interes te gjuhes, nje vend anglishtfoles duhej te ishte bere komunist, se s'ka lezet.

A ka naj peshk qe shkrun nga Australia, para se t'ja taksim asaj imperializmin dhe revolucionin?

"grusht bashkuar rreth partise

gju me gju e sup me sup

zemra barot

nje hov i papare qe ka perfshire mast punonjese"

etj etj

inglishte e pafajshme, ti prap se prap, nuk di c'eshte pesha e vertete e mekatit smiley

Luli do desheroja te ishe zgjeruar ( deshire kjo ) ne linjen " Njerzit jane Aktore dhe Autore te jetes( Historise ) se tyre "
Ketu hyjne dhe shkrimtaret besoj ... Prandaj e kisha shkrujt me te Madhe ate fjalen KOHE ( se na i kane heq te nximet adminat smiley .
Sot eshte Kohe e shkrirjes ne AKULL per vepren e nje shkrimtari.Vetem vende me kulture Mesjetare mund te jetojne e Epoken ku .... ah shkrimtari ....
Sot shkruj , futi nje titull "Enveri ne 68 me Sali Berishen " , permend dhe mu si prezent dhe ja sensacioni
Saliu i paska thene Enverit " Po hyj ne Parti ta forcojme ate per te dermuar Imperializmin RUS " Vuri dhe siglen Blendi Fevziu dhe je me rrjegell smiley . Jepja dhe Fariut te 55 , futi nje te sokellitur ne Bathore " ka dale Liner per bacen " dhe mrena dites hyre tek dhoma e Bixnesmeneve qe perpunon Planin e Lul Bashes per rregullimin Tiranen . Dhe jo me llafe si VELO arkitekti , por me PARE smiley
Me fal , po me kupton besoj qe jam ne nje mendje me ty.
Gjithsesi KOHA e ARTE e profesionit Kengetar ose Muzikant ose Shkrimtar ose etj etj ka Perfunduar. Njerzit nuk kane te njejten Kohe e te njejten Shfaqje ne mase per tu dalluar fisnikerisht ne vlerat qe edukon nje shkrim . Besoj ti personalisht e NDIEN dhe e PREK ne ate vend ku jetojme bashkarisht .Letersia ne kuptimin e Vjeter nuk ekziston ME , sepse nuk ka me Vlera Praktike te cmimit per Individin e cilesimin e tij ne Shoqeri .
Vete shoqeria po cytet ne "copezime " te qindramijtat , ku individi shpreh cilesite ne shoqata O JU Q ...
Vete info. sot , eshte e HAPUR e pa Kanata ne Internet ...dhe keto kane sjelle nje ndryshim te THELLE dhe aq te Madh e te shpejte sa qe nuk na mbetet tjeter vecse te operojme me "formate te vjetruara " Ah letersia smiley .Dhe ..... maximumi ne rrethe te "mbyllura " ose ne O JU Q Letersine smiley te shprehim konsiderata per Librin e Shkrusin, si dhe te "dallohemi " per zderhallje te topeve te llafes me Xhibizem smiley
Kerkohen forma te tjera ....Ndohta ...Kerkohet kritike e nje lloi tjeter ndoshta ...Duhet KERKUAR ..Por me KUTIN e Vjeter kurre njehere !
Dhe mu per kete te thash se shprehja Juaj " Ik ore Pirdhu " ishte nje percaktim qe i kalonte Kufijte e prurjes se Lekes dhe nje pergjithesim per ata qe operojn ne fushen e Moralit te Letersise !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).