Në shëtitoren kryesore të qytetit të Rrëshenit, mú në qendër, hajdutët e natës janë ndjerë si në shtëpinë e tyre. Kanë thyer njëri pas tjetrit tre lokale të bisnezeve të ndryshme, dhe pa u hyrë asnjë gjëmb në këmbë kanë filluar çmontimin nga muret të plot 10 televizorëve plazma.

Më pas, pa u shqetësuar nga askush kanë ngarkuar mallin në mjetet e tyre dhe janë larguar qetësisht, pa i prishur gjumin as policisë së shtetit. Po ashtu raportohet se janë vjedhur edhe 4 transformatorë të energjisë elektrike, dhe në kufirin Milot – Mirditë është marrë një sasi e konsiderueshme e fibrës optike, duke e lënë të gjithë zonën pa asnjë mundësi komunikimi. Të bësh një masakër të tillë në mes të qytetit, përballë sheshit ku janë institucionet e mbetura të një qyteti, është si të mos ketë shtet në asnjë qelizë.

Një situatë e tillë ka qenë e pritshme qysh nga momenti që të gjitha institucionet janë larguar nga Mirdita; madje edhe policinë e kanë tkurrur në mënyrën më ekstreme të mundshme. Është e sigurtë që shteti “i pjeshkëve dhe dardhave” jo me larg se nesër do t’i lajë duart si Ponc Pilati duke larguar tre policë të gjorë që kanë qënë mbrëmë në turn, e të cilët nuk kanë mjet tjetër patrullimi, veç një makine rrangallë që e shtyjnë rrugëve ngaqë u mungon karburanti; makina tjetër është parkuar prej kohësh në komisariat, pasi gjatë patrullimit i ka rënë motorri në tokë. Kjo është një nga arsyet, që elementi kriminal është trimëruar në ekstrem, dhe masakrat, vjedhjet, madje dhe vrasjet realizohen në mes të qytetit pa u trazuar nga askush.

Aleksandër Ndoja
respublica.al

99 Komente

është si të mos ketë shtet në asnjë qelizë.

Asgje e re nga fronti. 

Ne mes te Mynihut hajdutet vodhen Galerine Kaufhof dhe Marketin Tengelman,demi i shkaktuar u llogariste rreth nje milion euro pasi hajdutet bastisen repartin e eneve te guzhines ku kompleti me i shtrenjte i lugeve arrinte deri ne 800 euro.

Ka shtet atje apo nuk ka shtet,kur do bohet shtet Gjermanija mor vlla.

veç një makine rrangallë që e shtyjnë rrugëve ngaqë u mungon karburanti; makina tjetër është parkuar prej kohësh në komisariat, pasi gjatë patrullimit i ka rënë motorri në tokë.

Po kjo ndodh ne Gjermanine e kashtetapojose ?

 

Ore jo makine rrangalle me pas por dhe Tanke,dyqanet u vodhen si ketu si atje, o Pjeter.

O Brad (nese me lejon te ta shkurtoj nickun), po transformatore (Ericcson po themi) moren me vete ata per ta shtuar ate 1miljonshin, apo thane ç'i dum, kemi 1.000.000 evro smiley.

erma (nick i bukur) transformatoret nuk shiten ne mes te qytetit .

Thnx per komplimentin, edhe une kur te therras Brad imagjinoj Bradin e Jolies smiley.
Sa per komentin, e drejte, s'me kishte vajt mendja kur komentova smiley.

Brad, s'e marr vesh pse te bien ne qafe me keto krahasime; Gjermania dhe Shqiperia, tha lartmadhnia e tij, jane ne Evropi, s'ka tjeter.  N'dac per ekonomi, n'dac edhe per kshu gjonash smiley.

PS: Meqe deutschet gjeten 55 miliarde qe i kishin harru ne xhepa pantallonash e i pane kur i cuan per pastrim kimik, di gje kur do i gjejme ne?  smiley

Mund te te mbeshtes sinqerisht ne kete pyetje fisnike smiley?

Po pra Monda se kuptoj ca kane,kur e thote dhe Naltmadhnija,pastaj si kur se di ti,mu mbine ne qafe per gjona ma te mdhoja e jo me per keto,pune vjedhjesh smiley

Brad e lexove cfare thuhet apo futja kot Flitet per vjedhje ku policia/shteti eshte ne mungese. Valle eshte kjo njesoj me Gjermanine? Flitet per vjedhje televizores, e trasformatoresh dhe jo vjedhje me deme 1milion Euro. Fltet per vjedhje dhe jo hajdute porfesioniste.
Lexoje lexoje mire shrimin past hajt e fol. Lexoje dheper automejtin e policise etj
Mos ja fut kot

Po me fal per vonesen Tomi,urdhero,po.Hajduti hajdut eshte si profesional si jo profesional.

Brad hajduti profesionist qe vjedh 1 mil Euro do police profesionete dhe shume me veshtire te kapet se hajduti ordiner per tv e transformatore Ky i fundit kapet me lehte vec ne rastet kur ska shtet Pra hajduti hajdut eshte por niveli dhe shpejtesia e kapjes varet nga niveli i hajdutit dhe niveli i policise

Nuk vihet policia ne levizje per vjedhje vetem per vrasjet.. smiley
Mjere ju thuaj qe jeni te denuar te jetoni ne ate vend smiley

Po na qani hallin ju kozmopolitet qe edhe aty ne usa hani trahana dhe enderroni nje tave dheu smiley

Ne vertet i hame por i hame nga malli, kurse ju i hani nga halli. Mengjez per mengjez zien kusija e trahanase aty ne dimer... smiley

Amon se aty jam rrit ene une, asihere se kom ngron nga halli...

Duhet te jesh e vogel erma pastaj.. smiley Mua me kujtohet kur e bente mami im ne mengjez, mirepo ne oren 7 ajo duhet te ishte ne pune dhe ca bente e gatuante e shkreta heret. Pse te hapeshin syte qe ne ora 6 te haje trahanan? Ajo vinte verdalle neper shtepi dhe na therriste qe trahanaja ishte gati, ne ktheheshim nga ana tjeter se te vegjel donim gjume..smiley Ajo fillonte ngrehuni se e ka bere mami me gjalp shume smiley. Me vjen keq per prinderit tane qe kane sakrifikuar aq shume per ne qe te na rritnin. Tani qe kane nevoje per ne, ne kemi marre rruget e botes..smiley

Varet çfare konsideron me 'e vogel' smiley.
Por gjithsesi syte mua nuk me hapen tani qe ne 6 edhe sikur Nutella me luleshtrydhe po te me sjellin smiley, keshtu qe mos ia hidh trahanase fajin... Riperdorimi i bukes se vjeter ne gatime te ndryshme, deri edhe ne embelsira eshte nje praktike e njohur ne ç'do guzhine te huaj. Nje pjese e gatimeve jane braktisur, por nje pjese kane rihyre te riperpunuara. Trahana me buke te zeze, djathe te bardhe dhe gjalpe ose vaj ulliri eshte nje menyre shume e shendetshme per te filluar diten per nga vlerat ushqimore. Mua ende me pelqen te pakten.

Nutella me lushtrydhe ?

Qenke me te vertet e vogel.smiley

por jo mer bab smiley... po gjithsesi u dashka me u bo njehere nje sondazh per moshen mesatare te PPU. rezultatet mund te jene interesante smiley

30 e siper e ke shumicen aktive

Llogarite n'fakt kshu i bin, kur ka fill PPU ishin +/- 20 vjeçaret qe shkrunin, tani jan bo 30+ ...

Mosha mesatare ketu tek peshku besoj eshte 50 vjece, duke menduar qe ka shume pleq dhe burra te mesem smiley, se gocat jane aty tek 30- at

posi moj ,te mirat ja doni "fshatit" juve ,kurse dhenduret jo.smiley

i dun moj afrodita dhe dhenduret por kshu bejne si gjasme amerikone smiley

"Zonja nga qyteti" venus.. smiley
Une e kam puro lab.. kokderr smiley

ka dhe me keq ,mos u qaj.smiley

Pershembull?

gjysem lab,gjysem peqins.smiley

 

Per origjinen flas eshte nga vendi me gropa ne gjoks.. smiley se keshtu eshte linde e rrite ne djepin e kultures.. smiley. Ajo kokderr ishte per parafolsin smiley

e mire ,mire.smiley

Shpetuan nga tagjia keto ,se kane shit' gomeret e kane blere bicikleta.Neve te shkretet na ngelen syte nga qielli:Ishalla kohe e mire,qe te na kullosin bagetia.smiley

Albanistani nen regimin Saleban po vete llogjikisht drejt kaosit...Mullah Omar Berisha bredh larte e poshte si idioti neper fshatra  me podium ne kurriz dhe gersheret ne xhep per inagurimin e ndonje ulliri te mbjelle apo karroce me zhavorr poshte podiumit...

Ti Brando dukesh sikur je shofer maunje bre pe Korce qe shkarkon Molle ne Kamez smiley
"Po ikni bre ....Pse hajdute jeni Ju o ? Po shkoni bre vidhni banga ! Ne mollet e mija e gjetet o "?
Bertiste i ziu ne qytetin BLu ku 7 e me 70 vjec hane hajdute ! Pash zotin ne bjer ndonje rast vjedhje dardhash ne Gjermani smiley jo nga keto te TV qe i gje cdo mengjes rrugeve te hedhura smiley
Apo e ke per vjedhjen si vjedhje smiley
Po kur Qeveria e babasqapit vjedh cdo Gje, edhe PLEHRAT , pse te mos vjedh dhe Hallku smiley

Shtet kishim, por e kishim me gjithe komunizem.

Rrezuam komunizmin, por e rrezuam me gjithe shtet.

Per momentin, shteti shqiptareve u duket komunizem.

Ne veri sundon ende mentaliteti qe kishte gjithe shqiperia deri ne vitin 1998, kur socialistet ushtruan dore te forte e shume te shemtuar, me police me maska qe ushtronin sundimin e ligjit me nderhyrje te befta. Shemtuar, por ndryshoi dicka. Andej nga veriu ka mbetur po njesoj. Jam habitur kur i kam pare. Te mos lejoje nje pronar lokali te ndizen pompat shteterore per kullimin, sepse i bejne zhurme te lokali... vetem ne Saliland gjen.

Do kemi ,si s'do kemi !smiley

Ziko dhe Brad, mirmjes prej knejta. Me ka dale kafja e mire sot, kshu qe me ket muhabetin e pjeshkave dhe dardheve me lejoni t'ju tregoj nje cast nga viti allahunarujt 91, fillimi i vitit, mundet te kete qene edhe dhjetor 90 xhanem, s'e maj mend mire, por ishin ato turbullirat kur s'u merrte vesh gjo, kur nje dite shpallej ndalimi i vepres imerializmi dhe revolucioni psh, dhe diten tjeter vinte llafi "nga qyngjia (Ziko e di ket llaf, kurse per ty Brado, eshte sikur te vije "nga shefat e mdhej lart" smiley )  qe jo, nuk esht ndalu.. e mire mo, ishte tip ore e vone per atje, te themi afer mesnate, dhe une isha "te Banka" edhe prisnim "Ikarusin" (autobuza kta, Brado) me na cu n'alidem, n'shpi mo... vjen autobuzi, u sa mire thame, e pruni koken shpejt, bo me hyp, tha shoferi nuk hiki jo, se s'kom fatorino. Si mer s'ke fatorino!? S'kom, tha. Jo bohet, jo s'bohet... mer po c'e do fatorinon ti, ne ti japim ty paret, c'ke ti... meazallah... edhe pertonte duket, rroft sebepi... nuk iki ene maroi... ne duke nejt te cmerit, po amon mer, aftobuzi aty, nafte kishte, shoferi ne ven, cer mut shteti eshte ky qe as i fatorino s'ka... kur nuk vonoi shume edhe ia dhane ca si kamiona te medhenj, mush me sambista, nalun mu para bankes... u bom kurioz ne fillim ca ka bo vaki (kohe rremuje ishte, ene me ca greva qe u nigjonin anej knej, por jo "lufte" ama, sic thon sot ca tipa qe iu lepinte mocja faqet ne ate kohe), masanej u kujtum, tham si mer ka sambista sa te dush, ene nuk u gjinka fatorino, po ca mut shteti qeka ky, i forte "vene-vene", si ai pencionisti... dhe ene sot nuk e kom te qarte, Ziko & Brad, a ishte i forte ai shtet, apo nuk ishte, se ato kamionat e sambos xixellijshin mer, ato uniforma me i pas zili ene gjermoni (kshu na u dukte ne te pakten), kurse knej shteti nuk sajonte dot as i fatorino... se shteterore cdo gjo m'at vakt... pra as tani nuk di me i dhon dum... i forte a jo shteti...

shteti nenkupton nje kontrate sociale. Ajo qe kemi ne eshte nje kontrate leshi per te qethur delet e babasqapit para kryeministrise e bashkise.

Miredita prej knejta.

Shtet ka,por vetem kur i do t.....Shtetit me qene Shtet smiley

Nje shembull: Tu organizonte Shteti per punet e tjera jo me shume se 30% te organizimit qe beri per zgjedhjet e 8 Majit,per zotin do ishim shume larg tani.

gjynof qe ti punon per krahun nga je! ta them sinqerisht!

Si thone emo?...Je ul ne ven te lig..Mire e "perktheva" idene tate? Jo  se dhe une ashtu kam mendu per ket djale...

bradi duhet te jete cun me shkolle. nuk eshte dava shoferi ambasade si mund te duket ne pamjen e pare nis thjesht nga natyra e komenteve. ka zgjedh qasjen e vet ketu sic ka zgjedh krahun politik . une nuk e di cer i thot zemra. ne lidhje me ket te funit, boj paralel me nje ish futbollist te partizonit, qe pranoi me lujt me partizonin "se ashtu ishte puna", por qe ne shoqni pak a shume te ngushte thoshte: "une e kom bluzen e kuqe, por zemren me vija".

ne nuk jena ktu me vlersu zgjedhjet e robve, pasi secili e di vete ku i piko catia dhe kuleta. mund te them ama, qe bradi ne ket mexhlisin ktu eshte mbeshtetesi me efektiv i sal berishes. ket ta mori si te doje, si lavderim, si qortim, si mendim drejtvizor - ne fakt kjo i ka te gjitha mren.

mbas shume vitesh, kur robi fillon e kupton qe stomaku nuk eshte aq i rendesishem si organ, biles edhe ca organe te tjera, do i vije nje cast reflektimi, nga ato qe nuk i pohohen askujt, nje fare pendese e mulume me 100 zhguaj mossinqeriteti ndaj vetes - kto jane gjona qe njifen... dikujt i dalin ne siperfaqe (gynter grass), shumekujt jo...

por une respektin per robin e qut nuk e muloj, pavarsisht se squtsia mund te perdoret ne menyra shume te ndryshme.

brado ma bo hallall, s'mund t'ia mbaja graves ket opinion timin. une e kom kollaj me fol, se nuk paguhem dhe nuk me vjen asnji e ardhur materiale nga shqipnia e nga shqiptaret. dora ime flet kaluar, me i llaf. dhe realitetitn vetem e lexon dhe nuk e prek. ksosji jemi edhe te painformum, pooor edhe te painfektum, si ju atje.

Paska hap Shqiperia Ambasade ne Tirone kshtu? smiley

e mulo ajo e fronces smiley

kemi konsullate. smiley

ps. orar unik 7-3.  smiley

 

smiley  do i vije nje cast reflektimi, nga ato qe nuk i pohohen askujt, nje fare pendese e mulume me 100 zhguaj mossinqeriteti ndaj vetes - kto jane gjona qe njifen... dikujt i dalin ne siperfaqe"

smiley

Dhe ti je dakort me kete?

s'po di hahah jo me then te drejten deri tani e them me bindje qe nuk me pershkruan mua kjo thenie simpatike. Po jetes nuk i dihet mbase vjen nje dite qe realisht e pershkruan

mire

smiley kjo po qe esht e fort , ti n shtet loooooooool jo Emo e ke gabim , po puna esht se me menyrn si komenton dukesh si me qen mrena shtetit  smiley

profili yt eshte studju nga kompiuterat e fuqishem CERN anej nga zvicra smiley

processi quhet "te mesmet e levizshme autoregresive te integruara" (mos u trem, nuk eshte gjo e keqe). Jon mor parasysh disa variante, njoni qe nepunes, tjetri qe je edhe nepunes edhe perfitues "lateral" quhet, tjetra qe nuk je ne asnje organike, por perfiton ne menyra qe quhet "kapilare" (kapilare u thone kot, se aty vertet nuk pikon, por rrjedh). Te gjitha pandehmat (ose supozimet) te cojne ne perfundimin e pendimit te llojit qe thame me lart. siguria statistikore 97.4% - dmth ne 1000 raste te ngjashme, 974 here do pendohesh, 26 here s'ka me ta ndi hic. Por pendimi vjen pas pensionit, ose terheqjes nga jeta publike aktive, qe te eshte parashiku ne nje resort golfi ne vere dhe skishe ne dimer. kshu qe, s'ka si ta dish tani. pendimi do te nisi nje dite kur padashje do shtypesh nje rose me femijet e vet qe nuk e pe ne rruge... do frenosh... dhe aty do filloje gjithe processi... (saul -->> paul mccartney). smiley

me kaq po e lej smiley

e shtune mo...

Epo Pleqni pa pishmonllik nuk ka,i nigjon fisniket ti apo jo smiley

nigjoj valbonen une... smiley

pa u ni po m'shko t'rilliku

ala fillin s'ia kom gjet smiley

http://youtu.be/kj-RAgFjDpY

ps. me ktheve me ket se doja me ter men me te lon llafin e funit; nuk fol mo. promise.

Ooooo po kte duhet ta nigjojne 80 % te peshqeve mor vlla smiley

boj paralel me nje ish futbollist te partizonit, qe pranoi me lujt me partizonin "se ashtu ishte puna", por qe ne shoqni pak a shume te ngushte thoshte: "une e kom bluzen e kuqe, por zemren me vija".

Genc Tomorrri?

prit ta shpjegoj pse gjynof... smiley

shiko, kishim nji konviktore ne qe ku rafsha mos u vrafsha, po provimet i merrte perher, s'di se si... pesa (5 ka qene nota e pare kaluese atehere, nuk di sot) ne xhep... nje dite vje e merzitme nga provimi, ne thame mos kish ngel, kur tha gjithe mllef per at presorin, tha shko e me ve 8 idioti, me prishi mesataren, dmth rreshtin e pesave... ja kshu del ene ti brado, si nje 8 ne rreshtin me pesa (s'du me thon xerro me xhufka) te "dores se krahut tat". nuk di a e ke von re cer niveli kon...

smiley

 

Ta shpjegoj dhe une: Ketu tani tek ne eshte sistemi i atille,kam punu dhe me Tosin,ashtu si ti jepte ashtu ti merrte,me keta qe ta dish ti vella bo qejf,jo servil,por ben megjimend qejf,me shume nuk mund te te them smiley

Brad sorry qe po futem ne mes si pyke, por shiko pak me shume, pertej interesit vetjak smiley

Dakord por me nje kusht,qe te ma qash ti hallin pastaj smiley

Ku di te qaj une.. vetem te kendoj di smiley

Me ka thene nje burre i vjeter tiranas:"Eh mer çun! Asht...  99 sojesh qefi !As njoni prej tyne nuk t`bo mire....

Po ai plaku mor grave ku e ka dite ket pune qe nuk te bo mire,i paska provu domethon,e shef pra qe duhet me bo qejf qe masnej me dale n'konkluzion?

Eh more Brad.Çdo gjo nis nga instikti, ke  nevoja, kalon  ke prova, per me perfunu... ke pervoja...Kjo e funmit i  ka te gjitha.E qe me  ta thene ene  nji  t`funmit qe kom mesu  prej atij plakut:

Gjonat  e kanshme, jane  per kuvetin dhe vet  robin, o te damshme  o ...te nalume....! E kam provu vete sa here.

M`jan bo hunet  krejt gjak.Msoje, msoje ! Pa e zbato o jo, puna tate

Po qe per kohen tone dhe tenden smiley..... i ke ngatru Cimo . Kane qene figurante qe pregatiteshin me lujte nonji film .Ose po vu nga alucinacione dhe po i bo kohet Trahana smiley
I gjo ke te sakte qe "Ikarusin " e ke pas prite ca se Bradlandi si Drejtor Parku s'dote me caktu fatorino ne ate linje dhe ne ate ore .
Nejse mo vjedhje ka gjithandej dhe kete e dime , po qe ka dhe shtet edhe kete e dime ne se e kemi pase .
Po qe te kemi dhe ne shtet ne kete KOHE ???????????????? Pse ore s'te dalin Ministrat dhe Ministrite tye .Na kem dhe Natje !
Dhe per nje gje te vjen cudi !!
Ministri i Luftes kunder Alieneve dhe Stratagjemave Kibernetike z.Imami , sapo peruroi celjen e nje Panairi ku teshtiu edhe vete Babasqapi nga hareja bashke me dhite e kecat e perparimit Jozeficka dhe Nishanlliu smiley
Produkte ULTRA te teknologjise sqapore neper Bote qe Leviznin ne mes te Tiranes !
Po si thae ai ..." Une se di Zotni qe ka Mirdite " smiley dhe si hingelliiu ajo "Don me e bae veta Shkodren si Venec "
E mer Cim cfare kujton dhe ti !!!!!! Pune shoferash smiley

me ate Natjen ma myll gojen gjithnji ti mue... ma ke gjet pikn e dobet smiley

ps. si i tha: s'ke terb, bo kshu, harron krejt qe je dhe deputet i Natjes tashti... smiley

tani qe po me bi ne sy, mos e ngaterro me mjesin ate Nadjen ajo, "nadja mir" si me thon, ja si ju pershneta un sot ju me Bradin smiley

 

'Policia e Tiranës tejkalon objektivat vjetore për rritjen e goditjes ndaj korrupsionit me 5 për qind, duke arritur vetëm në 9 muaj 8 për qind më shumë se krejt viti I kaluar. Shefi i zyrës së antikorrupsionit ia dedikon këtë rritje besimit dhe shtimit të informacioneve që vijnë nga qytetarët'

Ah mor krak, sa me knoqe... mu bo dita diell mu bo, po shkoj po bej nje xhiro tani me zemer t'qete...

'Policia e Tiranës tejkalon objektivat vjetore për rritjen e goditjes ndaj korrupsionit me 5 për qind, duke arritur vetëm në 9 muaj 8 për qind më shumë se krejt viti I kaluar. Shefi i zyrës së antikorrupsionit ia dedikon këtë rritje besimit dhe shtimit të informacioneve që vijnë nga qytetarët'

Ah mor krak, sa me knoqe... mu bo dita diell mu bo, po shkoj po bej nje xhiro tani me zemer t'qete...

lajme ,jo shaka.me te marr malli t'i besh ketij shteti nje kritik ,or ti.Aq e suksesshme sa eshte ,s'ke hic nga e kap.Ta mbyll me fakte, gojen.smiley

Shteti eshte Saliu, te tjeret jane shushunja...

Vrejni ktuna, se kto rreshtat jan per  kit venin ku kam une strofullen teme ene po du me u'a thon dy llafe per i ket pune.e kam pas thon dhe nia dy vjet ma para.Ktu mor lale shteti nuk egziston me qellim,me i fjale nuk egzistojme ne per shtetin.Me i reforme qe ministria e permrenshme boni para ca vitesh e shkriu pothujse fare komisariatin e policise.Kur shteti heq policin i ka la durt me at ven dhe s'ka nermenje me e qeverise prej atbote e mrapa.Ktu s'ka ma polic mer vlla.Sikur une e di,ministrija e puneve te permrenshme,si detyre kushtetuse ka me ruj rendin kushtetuse.Cdo reforme qe merr ky instuticion,thom se duhet te ndermerret per me perfeksionu aktivitetin per permushjen e ktij qellimi,qi ka per detyre.

Nashti,Rresheni mund te jete qytet me 4999 banore,ku i ftyre e shef 20 here n'dite e kur merzia vetvetiu e shpall konjakun mret,mirpo mund te sherbeje shume mire si 'sumple' me testu efikasitetin e ksaj reforme.Nga ajo kohe kane nodh dy vrasje (qe s'ka pas nodh kurre knej pari) djemsh te rinj,vrasje te nodhuna per arsyet ma banale te munshme.U hiku te shkretve jeta kotisnakoti vetem dhe vetem per mungese te shtetit.Vjedhjet si kjo qe permenet jane ba gjana qe tash po msohna (vete une kam qan viktime e hajduteve dy here) Ktu une qe e maj veten per personin ma paqsore n'bote (kurre n'jeten teme s'i jam imponu kujt me dhune per shkak te inferioritetit tij fizik krashi meje) m'ka shku menja me ble i pistolete.Nese e venos me jetu ktu,duhet me pervetsu rregullat e texas-it te par 200 vjetesh, ku gjithsecili ti dale zot bythes vet.Shteti na i ka myll portat dhe noshta i zgjidhje per me jetu ktu mund te jete, me pas takat me u organizu ne menyre autonome,se dhe do pervoja i kena pas.

 

Ne fakt, vjedhjet e krimet jane shtuar edhe kendej nga perendimi, dhe kjo e ka shkakun tek kriza. Eshte shtuar pasiguria per jeten dhe nga kjo rrjedhin te tjerat. Eshte dialektike kjo gje. Kur rritet siguria per jeten, ulen krimet, dhe anasjelltas, kur rritet pasiguria per jeten, rriten edhe krimet. 

Po or ti Pjer Thomas kriza ekonomike i shton vjedhjet ne perendim, por te besh krahasime me Perendimin dhe Shqiprine qe gjithmone krize ka qene mesa mbaj mende une sikur nuk vete..
Apo do ta bejme si ky k@qja e peshkut me larte, edhe ne Munich vidhet! Se ne fakt Rresheni me Munich aty-aty jane... Ju ka ba Sula rruge.. Zvicer ta marsha Zvicer.. smiley

Pjer i dashur, krimet e sjallin pasigurine per jeten..

Natyrisht Grava, jane te lidhura dhe te ndervarura nga njera-tjetra. 

Dilni qndonjep si e shtune qe eshte. E meritoni pas gjithe kesaj lodhje duke zgjidhur hallet e kombit. smiley

do ma besh ti valixhen Xhibi smiley se un fluturoj apriori pas disa oresh te mira

Me gjithe qejf e dashur. Por, per qka e kisha fjalen une valigjja s'nevojitet, nderkohe qe  aprioriteti te shton shanset. smiley

ket bradin do e morim partizon....

Po ku je mo kapterr smiley (i modh beluli) dhe fshatar pa toke se na ke tha syte.

kshu ne hierarkine e shtetit te babasqapit te kemi ty or komisar smiley

ore mos u genjeni nga ''land'' se nuk punoj ne shtet,ate e kam se me ka dhene Partia dhe Qeveria e Naltmadhnise se tije ne baze te ligjit 7105 35 mije metra katrore toke,i thashe ATIJ,ti japim dhe noshkes,Jo me tha,noshka asht fshatar pa toke,pa tkishte noshka tokee nuk na ikte ne Inglizi,keshtu me tha smiley

ehh mer komisar, do e hapesh nai 'impiant perpunimi' te mbetjeve tek toka jote?

Joo noschka jooo,ka qellue ne zone turistike dhe jo ne zone industriale smiley

opo ta rru shume ti ne toka jote...hec mo, do durojm pordhet e tua deri sa tu hedhin nga kali. po kujdes kur te biesh, se jam i sigurte qe do thyesh qafen..

opo ti bohesh shume serioz kur bohesh serioz o noshke smiley

nahh..ti shofesh ti ato me tesere nga PSja car kan per te te bo aahahha

zone turitike??.... Ja prit se dha ca muaj dhe vijne dallendyshet dhe lejleket smiley

mesazhi i ketij shkruesit esht qe shteti te rrij roje 24/24 te shpall gjendje shtetrrethimi ,

po shoqeria pse nuk reagon?po bejn sehir e her her lavderojn hajdutin,bravo i qoft i beri 1 dor lek filani,,,

Shiko une them se eshte nga periudha e vjeshtes, nuk mendoj se ishte vertet i pashprese. Moti i keq ça s'bo. Ketu ne hollande ne tetor/nentor hidhen aq sh para trenave sa per gjithe vitin bashke. Kjo duhet te kete qene...

Ja dhe keta turistet perpara ca kohesh duke udhetuar me Charter Expres Shqiperi-Britani. Prenontimet behen tek Firma "Mjerimi"

E di qe eshte per te qare, por me vjen sh per te qeshur me komentin smiley...

Keto lokalet mos jane gje pika basti? Se aty thote i hoqen tv nga muri shto dhe qe ishin 10 ne 3 lokale. Nqs eshte kshu nderro puna, se lokalet e skedinave i vene ashtu. Nuk ka mundesi te vidhen pa degjuar kush gje. Ka sisteme alarmi, ka roje nate. Tv dhe gjithe aparaturat i furnizojne kompanite e basteve prandaj ato nuk jane prone e lokaleve. I vjedhin vete pronaret e lokaleve dhe thojne na i vodhen hajdutet. smiley
Naten e fundjave te kenddhme.

Keto lokalet mos jane gje pika basti? Se aty thote i hoqen tv nga muri shto dhe qe ishin 10 ne 3 lokale. Nqs eshte kshu nderro puna, se lokalet e skedinave i vene ashtu. Nuk ka mundesi te vidhen pa degjuar kush gje. Ka sisteme alarmi, ka roje nate. Tv dhe gjithe aparaturat i furnizojne kompanite e basteve prandaj ato nuk jane prone e lokaleve. I vjedhin vete pronaret e lokaleve dhe thojne na i vodhen hajdutet. smiley
Naten e fundjave te kenddhme.

Ah po tani gjahtari nga maja e maliot ne Itali e gjeti se kush i ka vjedhue TV ne Reshen....smiley

hunderri kujton se rresheni eshte si blloku ne Tirane.
hunderri, rrezik nuk e di ende qe babagjyshi i vitit te ri nuk ekziston.

hahaha o toko aman car rendesi ka nga shkruaj, une Shqiperine e njoh. Lexo lajmin. 3-4 TV ne mur i kane pikat e basteve qe shohin disa ndeshje njekohesisht. Mobilje,televizoret i furnizojne kompanite e basteve (Eurolloto, Bet07 etj) e nuk jane prone pikave te licensuar. Ne mes te qytetit i cmontuan nga muri pa degjuar kush gje??? lol i kane vjedhur pronaret. Nuk eshte hera e pare qe ja kane me te futur kompanive te basteve.

o Sherlock Holmes, un them qe klientet te zhgenjyer nga humbjet e medha ne ato pika, kane dashur te demshperblehen ne nje fare menyre duke vjedhur tv..

Arrestohet polici, vodhi tubat e vaditjes

 Një punonjës policie është prangosur nga kolegët e tij për vjedhje. Flori Sulaj, 52 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist për hetimin e krimit në Mallakastër u arrestua në flagrancë nga shërbimet e komisariatit të policisë Mallakastër në bashkëpunim me SHKB.

Sulaj u prangos mbrëmjen e djeshme në rrugën Tepelenë – Ballsh, në vendi e quajtur Repet e Geshicës, teksa transportonte me kamion, së bashku me një person tjetër, tuba hekuri të vjedhura nga linja e tubacionit vaditës në rezervuarin e fshatit Luar.

Policia arrestoi edhe bashkëpunëtorin e Sulajt, Sokrat Coadari, 33 vjeç. / K. Thana/Shekulli

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).