Të dielën në mbrëmje, Radio BBC 3 ka transmetuar një dokumentar kushtuar iso-polifonisë shqiptare. Gazetarja Lucy Duran ka udhëtuar në Shqipëri, e pasionuar pas muzikës, duke eksploruar këtë fenomen muzikor, pasuri shpirtërore e UNESCO-s. 

Ka pirë raki dhe ka ngrënë qepë të njoma së bashku me një grup këngëtarësh në qytetin e Gjirokastrës, i ka regjistruar ata teksa këndojnë këngë polifonike, ka prekur nga afër bunkerët e trashëguar nga koha e regjimit të Enver Hoxhës e nuk mund të shmangte komentet për ta dhe nga ana tjetër, teksa dëgjon këngët e vjetra të emigrimit, ajo beson se ato janë aktuale edhe sot po aq sa edhe në kohën e Perandorisë Otomane.

Iso-polifonia shqiptare ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e studiuesve të huaj për veçoritë që mbart si fenomen muzikor. Interesi i Lucy Duran ka qenë që në moshë të vogël, ndërkohë që dy dekadat e para të jetës i shpenzoi në udhëtim të vazhdueshëm me familjen e saj që jetonte në Kili, Amerikë, Angli apo Greqi. Ndonëse jo një nxënëse e rregullt, Duran ishte një dëgjuese e rregullt e muzikës dhe e të gjitha llojeve të saj, nga Bach te flamenko. Dokumentari i realizuar për iso-polifoninë ishte në vazhdim të një programi të shfaqur më 30 tetor në radio, kushtuar muzikës qytetare shqiptare. Ashtu siç ajo e thekson, udhëtoi drejt Shqipërisë për të ndjekur gjurmët e folkloristit Al Lloyd, ku regjistroi muzikën qytetare shqiptare, shumë pak të njohur nëpër botë, për shkak të izolimit të vendit për rreth 50 vite. Ajo ka marrë pjesë në një festë muzikore organizuar në një lokal në Tiranë, ka udhëtuar më tej drejt Krujës, ku ka vizituar kalanë dhe ka takuar grupin “Pleqtë e Krujës”. Flet me ta për muzikën popullore, por edhe për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në jetën shqiptare pas rënies së komunizmit.

Duke marrë të gjitha gjeneratat, në një rikthim në Tiranë, gazetarja takon grupin “Westside Family”, bën një bisedë me ta për muzikën bashkëkohore, por edhe atë tradicionale dhe risjelljen e saj në kohët e sotme. Udhëtimi ka vazhduar drejt Korçës, ku ka takuar korin “Lira”, të njohur për interpretimin e tyre. Duran ka ndërtuar kështu një mozaik të situatës muzikore në Shqipëri, duke përcjellë për dëgjuesit e huaj ata që shumë pak e njohin, Shqipërinë, një copë kulturë të saj.

Marrë nga Shqip

Për të dëgjuar programin mund të klikoni: Iso-Polyphony in Southern Albania

9 Komente

Kujt i intereson ky subjet, Vasil Tole eshte marre ne Shqiperi me kete fushe ka disa kohe, ja nje link per me shume:

http://www.isopolifonia.com/

Tole eshte i intervistuar edhe ne kete program.

Flm per linkun smiley

____

@1ora.  Sipas linkut ku mund te degjohet dokumentari, programi eshte dhene ne BBC 3.

Ndersa persa i perket interesit te Duran, me duket se i referohet shumellojshmerise muzikore.  

Dhe meqe u pyet per arsyet e prurjes, pertej dashamiresise per isopolifonine ne pergjithesi, per te interesuarit programi ka nje perzgjedhje shume te mire kengesh.  Plus vleresimi i polifonise shqiptare aq sa i kushtohet nje program ne BBC radio, eshte kenaqesi qe ndoshta mund te mos kenaqe te gjithe, por te pakten disa. 

smiley.

Faleminderit per linkun e emisionit, do t'a shikoj ne darke patjeter. Vason e njoh mire dhe e di qe e ka me pasion kete pune, kam disa CD qe ishin ne shitje ne Tirane te bera nen kujdesin e tij.

O mikesh e dashur, isopolifonia qendron 1 mij here me lart se vleresimi qe i kushtohet ne nje radio te BBC. Jan ata qe duhet ta kene per nder. Vleren isopolifonise ja dime vete 100 here me mire flm shume, megjithate flm atyre per llafin e mire... une e degjova ne radio programin dhe mbaj mend shume mire qe ishte radio 4. Ndoshta jam gabim por ska rendesi besoj.

megjithate flm atyre per llafin e mire... 

Po ja mo 1ora, kaq ishte smiley.  Falenderim per llafin e mire smiley.

ashtu mendoj dhe un qe polifonia Labe qendron shum lart,

me mjafton nje keng labe ne dark e jam relax fare, deri ne shpirt futet ajo kenga labe

'......teksa dëgjon këngët e vjetra të emigrimit, ajo beson se ato janë aktuale edhe sot po aq sa edhe në kohën e Perandorisë Otomane "
Kete besoj nuk e ka then Tole-ja dhe besoj Elita 5 ne kucertet e Saliut nuk e permban smiley
Laj me uje e laj me lot ...
Ndoshta ka gabuar ndonje gje per shoqerine shqiptare qe po synon drejt modernizimit..... drejt Homoseksualitetit me "shumice mer Jahu " smiley dhe po e braktis familjen me burre -gjrue .Ku burri po burre mbeti kurbeteve ,si ne kohen e Perandorise OTOMANE ........
Mbec more shoke mbec...

Mbec more shoke mbec

Ishte nje nga kenget labe qe u transmetua gjate ketij programi qe pata fatin ta degjoj duke udhetuar nga pune per ne shtepi. Dy te diela rresht ka koiciduar qe mbas pune sa kam ndez radion kam degjuar tingujt e melodise shqiptare gjat rruges per ne shtepi.... C'PLODHJE THE????? U kernaqa..

Dy verejtje per artikullin. E para programi ka qene ne BBC radio 4 dhe jo radio 3. E dyta kur thuhet

Interesi i Lucy Duran ka qenë që në moshë të vogël,

a mund te na thuhet per cfar interesi behet fjale? Vjelje rrushi?

Dhe verejtja e fundit eshte per moderatoret. Dakort nje radio diku ne nje vend te botes i kushtoi gjysem ore program muzikes tone. Pse perben kjo lajm apo teme per tu komentuar ne kete blog?

Sh thanx per link-un.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).