Dyshohet se mijëra të moshuar kanë manipuluar historinë

Lufta e Dytë Botërore ka 66 vjet që ka përfunduar dhe shumica e protagonistëve të saj nuk janë më rreth nesh. Megjithatë, 13 200 të moshuar shqiptarë ia kanë dalë të regjistrojnë veten si protagonistë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të përfitojnë pension suplementar si veteranë. Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se gjatë këtij viti, buxheti i shtetit do të shpenzojë 437 milionë lekë (rreth 3.1 milionë euro) për të paguar pensione shtesë për veteranët, të cilët kanë kryer funksione të ndryshme gjatë luftës. Ata përfitojnë mesatarisht 27 mijë lekë në muaj. ISSH-ja parashikon që vitet e ardhshme kjo faturë të pakësohet.

Mijëra mund të jenë mashtrues

Vetë fakti që lufta ka 66 vjet që ka mbaruar dhe duke supozuar që partizani më i ri ka qenë 14 vjeç në vitin 1944, rezulton se përfituesit duhet të jenë që të gjithë së paku 80 vjeç. Por duke qenë se shumica e partizanëve kanë qenë më të mëdhenj se 14 vjeç, rezulton se përfituesit duhet të jenë rreth 85 vjeç e lart sot. Problemi është se në Shqipëri ka vetëm 17 mijë të moshuar mbi 85 vjeç, nga të cilët 6 mijë janë burra dhe pjesa tjetër janë gra. Shifra e përfituesve të shpërblimit për sakrificën e kryer gjatë luftës përbën praktikisht një të tretën e popullatës që aktualisht është mbi 80 vjeç, gjë që do të thotë se ka lindur para vitit 1930 dhe që në ditët e fundit të luftës ka qenë 14 vjeç. Të 13 mijë përfituesit e sotëm përbëjnë 70 për qind të numrit të përgjithshëm të meshkujve që në vitin ’44 kishin moshën 14 vjeç.

Shtet pa dokumente

Sipas të gjitha gjasave, numrin e të moshuarve që kanë gënjyer për pjesëmarrjen e tyre në luftë nuk do ta mësojmë kurrë. Statusi i veteranit merret në bazë të një ligji të vitit 1994, ku si prova për angazhimin në luftë pranohen dokumente gjithfarësh, nga dëshmitë e bashkëkohësve, deklarata organizata veteranësh etj. Vetë verifikimi i këtyre dokumenteve mund të kërkojë një buxhet më vete, gjë që e bën të paleverdishëm gjurmimin e atyre që kanë përfituar pa të drejtë.

Skema e sigurimeve shoqërore është e mbushur me manipulime të vogla, që duket se janë krijuar më së shumti nga mungesa e një skeme të përshtatshme ndihme ekonomike për shtresat në nevojë. Me mijëra shqiptarë mbi moshën 50 vjeç janë aktualisht të papunë. Sipas INSTAT-it, një e treta e shqiptarëve mbi 50 vjeç dhe dy të tretat e shqiptarëve mbi 60 vjeç nuk marrin pjesë në forcat e punës, (d.m.th. janë të papunë) dhe shpresa e vetme e kësaj shtrese është pritja se një ditë do të marrin një pension pleqërie nga shteti. Me qindra prej tyre kryejnë manipulime të vogla në moshë apo ndryshojnë historinë personale të punësimit për të përfituar një pension, sado që masa e pensionit mbetet e papërfillshme. Qeveria ka miratuar një shtesë ligjore të posaçme për trajtimin e këtyre rasteve, duke sanksionuar se pensionistët që kanë kryer manipulimet duhet të kthejnë paratë e fituara pa të drejtë. Por përndjekja e pensionistëve, përveç faktit që nuk mund të kryhet në mënyrë tërësore, për shkak të numrit të lartë të manipulimeve, duket se nuk e zgjidh problemin e varfërisë së një brezi të tërë të shqiptarëve.

93 Komente

Po keshtu rrumpalle manipulimesh eshte ne cdo sektore.Kur manipulohet me pensionet e veteraneve ,qe logjikisht dhe pa nje vertetim mund te vertetohetsmiley imagjino c'behet ne fusha te tjera.Edhe me bursat e shkolles aq manipulime ka pas ,e besoj ka akoma,sa arrinte deri aty ku njerezit nevojtare e humbisnin bursen ,per tejkalim afati ,ose gabime drejtshkrimore(jo per faj te tyre) ,kurse te tjeret  e perfitonin pa te drejte pa pike problemi ,madje dhe te plote.Nevojtari mezi shtynte muajin me ushqime ,kurse keta perfituesit "hajdute",sa e merrnin rrogen e prishnin qe diten e pare me shoping.Mentaliteti komunist ,qe cfare eshte e shtetit ,eshte e askujt ,prandaj duhet ta vjedhim,vazhdon akoma.

Manipulues te tille ka plot ne boten e zhvilluar ,por te pakten atje ekziston nje vullnet i mire per t'i kapur keto raste,kurse ketu mbulohen pa problem.smiley

hahaha

Asnje pjese e shtetit nuk funksionon sic duhet e? Ktu duket dhe sa te ndershem jemi ne si njerez. Gjithsesi le ti marrin ato 3 milion euro meqe s'qenkan shume se jane gjynah. smiley

c'beje zotrote, bej efendi,

kur un leftonja per shqiperi...

loool... smiley

bast qe mas 20 vjetesh do kete prap nja 15 mije veterane. se si do dalin i zot e di, por qe do ket do ket. sa shum e dashurojm atw konferencen e mukjes ne, s'na dahet shpyrti mer... ja shif ktu n'peshk, esht bo mukja me e famshme se Parisi... smiley

s'kena thon kot: vitet tutje, ju tehu smiley

e vertete kjo qe do them tani: shkonte njoni me mor 1000 lekshin a nuk di c'pension lufte, se ish plagos ne lufte, edhe sa here fuste paret ne xhep ne mrencem te zhaqetes, thoshte gjith kenaqsi: "ah te lumte dora mer gjermon, qe m'plagose" smiley

un i kom shum qejf kto veteranlliqet... se kon dicka mafioze ne vetvete, por ajo ana e mire e mafias, ene jom po ashtu i menimit qe hallall mer, se vetem ato 3-4 vite shqiptaret bon i gjo te hajrit historikisht, biles jom i menimit qe ato 3 milionet te bohen pjes e perheshme e buxhetit te shtetit dhe nja 15 mije veta t'i kemi veteran lufte perher, i gjejme me referendum se kush cdo 10 vjet, pjese e censusit si me thon smiley  jon pare te harxhume me mend smiley

un i kom shum qejf kto veteranlliqet... se kon dicka mafioze ne vetvete, por ajo ana e mire e mafias, ene jom po ashtu i menimit qe hallall mer, se vetem ato 3-4 vite shqiptaret bon i gjo te hajrit historikisht, biles jom i menimit qe ato 3 milionet te bohen pjes e perheshme e buxhetit te shtetit dhe nja 15 mije veta t'i kemi veteran lufte perher, i gjejme me referendum se kush cdo 10 vjet, pjese e censusit si me thon smiley  jon pare te harxhume me mend smiley

Dmth ti po per perligj mashtrimin e gjitheanshem dhe shperdorimin e fondeve?

ore mire veterane qe paska akoma, po ato klubet e veteraneve ekzistojne?  kish lezet atje, gjeje gjithmone cigare me filter (  veteranet pinin vetem Partizani.smiley),  beje ndonje dore kollçine apo domino dhe me kete rast degjoje edhe ndonje histori lufte.smiley

Belul, na trego ndonje histori qe mban mend smiley, plsss smiley. Por mos e kopjo nga filmat smiley.

Kush shtremberohet nga dhimbjet per 3 milione euro qe iu shkojne ca te moshuarve, vuan nga reflekse te pakushtezuara antinjerezore.

S'ia vlente me komentu ketu, duke pasur parasysh arsyen e pruresit dhe amballazhimin e metejshem.  

Por pike, vule etj shenja aprovimi per komentin tend. 

Dhe desha te shtoja, shume mire kane bere. 

Bashkohem!

Aha edhe ti perligj mashtrimin dhe pervetesimin e fondeve ne menyre ilegale nga njerez qe as kane lindur gjate kohes se luftes?  Pra ti je dakort qe keta persona jo vetem te gezojne perfitimet financiare e te qenit veteran por dhe te marrin statusin e veteranit edhe pse skane pasur fare te bejne me luften?  

Ki kujdes kur thua, shume mire kane bere se ketu ke nje moral hazard te forte qe perligj veprimet ilegale, korrupsionin, mashtrimin, vjedhjen ne sfera te tjera te buxhetit te shtetit.

Pastaj akoma me afer se kjo, ke moral hazard ketu, ku gjithekush me dokumenta te fallcifikuara, deshmi e deklarata te rreme organizatash veteranesh, mund te marri pension shtese si veteran.  Ti je dakort me kete? A nuk njollos dhe shperfill veteranet e vertete ky veprim ne syte e tu?

 

Statusi i veteranit merret në bazë të një ligji të vitit 1994, ku si prova për angazhimin në luftë pranohen dokumente gjithfarësh, nga dëshmitë e bashkëkohësve, deklarata organizata veteranësh etj.

S'isha e qarte? 

Shume shume mire kane bere. 

Shume shume dakort jam te "gezojne perfitime financiare." 

Me qarte tani?

Kaq kisha.

Bashkohem smiley.

Dakort athere i bie qe edhe Meta mund te dali ne gjyq e te thot ka bere shume shume mire qe ka marre rryshfete 700,000 euroshe per koncesionet qe jep per hidrocentrale, dhe ti je shume shume dakort me kete.

Mua ne kete teme me solli komenti i wasabi.  Ty nuk te replikova, thjesht ri-qartesova komentin tim te meparshem.  

Qe te jem serish e qarte: Ti e fiton gjithmone debatin.  Une s'kam kapacitetin e mjaftueshem te debatoj me ty.  Argumentat e tua jane therrese dhe te pakundershtueshme nga llogjika e te vobekteve si puna ime.  Besoj se e ke vene re qe i jam shmangur me aq sa jam mundur e me shume respekt diskutimeve me ty.  Shpresoj ne te njejtin mirekuptim prej teje. 

Me te mira,

diskutim te mbare smiley.

S'me intereson c'te solli ketu.  Eshte blog publik dhe rezervoj te drejten ti pergjigjem brenda rregullave, cdo postimi te postuar.  Me cfare pashe me sipur nuk i je shmangur hic, duke me permendur mua personalisht (duke pasur parasysh arsyen e pruresit).

Gjithe te mirat edhe ty.

Pakapo,ca kane me ty mor vlla qe te kane marre inot.

Po ja o Brad, sjell fakte qe kundershtojne besimet e tyre te verbra e pabaze.

Eh cer na bene keta veteranet cer na bene.. gjemen na bene me ato 200 evro/koke qe na merrkan sipas shifrave te ofruara. 

Su dalin ato pensinet qimilekshe atyne? Po ato pensinet private, apo ato fondet 401k? Po aksionet ne vollstri*? 

*nga nje debat pensionistesh te kafe evropa..

Problemi eshte se keta s'jane veterane fare, por mashtrues.  Ti je dakort qe dikush qe as kishte lindur ne 1944-tren te marri pension shtese si veteran?

ku i ke provat?

Lexo artikullin.

asi prove... ti ku i ke provat? me numra te lutem shume, ndryshe s'ka nevoje te paraqitesh..

Po tani kur je i ngarkuar emocionalisht nga kjo teme, prova s'te duket prove.  Por une kam sjelle dhe te tjera, e te njejten gje ke thene dhe me perpara.  Nje artikull qe kam dashur ta publikoj, "Sa deshmore e sa partizane", qe ne krye te heres ketu adminet e paanshem s'e kane publikuar.

Prape pa kapele?

lol hec mo, mashtrues te vegjel ballkanik. s'u be nami smiley Nje pension ketej si veteran, nje pension andej si minoritar...

çar be? buke e kos po ha.

p.s. jashte teme, Kapele Republika, aaaahhhh

Edi Rama duke takuar veteranet e luftes te varrezat e deshmoreve

Hunter duke shperfillur keta "veteranet" qe marrin nje pension dhe aq, i leshohesh me koke dishezes per lloj mashtrimesh, korrupsioni, vjedhje nga peshq me te medhenj.

Per me teper ama, fakte si ky me siper jane nje gur me shume ne murin e forte te argumentit ndaj LANCit e denglave mbi te te shpikura e tjerrura nga komunistet, nga 45-sa e deri me sot.

Po pse me lal, 80 vjecaret do me bo shembull ti???

Ah pse, qekan 80-vjecare kane te drejte te shkelin ligjin? Pastaj problemi eshte se shumica e ketyre qe mashtrojne nuk jane 80 vjecare por shume me te rinj.

kjo eshte e madhe smiley Po grushti????? hahahahaa

http://arkivi.peshkupauje.com/wp-content/uploads/2006/10/veteranet.jpg

Foto shume e bukur kjo... Ku e ke gjet kete?

Very proud of them!

Lavdi per Ju, se jeni i vetmi brez qe bot ferk!

Shkova neper mend ata/ato 8 persona qe une njoh personalisht dhe qe e di qe marrin edhe pension shtese per kontributin ne luften kunder okupatorit nazi-fashisht dhe nuk me rezulton te kene fallsifikuar, te pakten moshen. Jane te gjithe mbi 80 vjecare.

Bama, je njish. Pa prova nuk flitet vallaj.
Kur s'po ma pergjegjesi Meta, apo per Sula, apo Mediu, Basha, leshi e preshi se s'ka prova, apo se skadojne afatet, pse te majn pergjegjesi ca mavrinj te fishkur qe per capen e bukes po mashtrojne i cike smiley

Leqe atehere boheshe partizan sa arrije gjatesine e pushkes. Mund te kene marre malin edhe 11 vjec. Pse cuditni ju?
Dro kane qen pushket e shkurtra, edhe jane bo partizan qe 9. Ca ka ketu. Pa prova nuk akuzohen robt! smiley

Po ja qe e verteta eshte qe s'behesh njeri partizan as 9, as 11, e as 14.  Dhe ka prova me tonelate per kete gje, se nqftse ka dicka qe per te cilen komunisteve s'iu hante qeni shkopin, eshte mbatja e rekordeve.

Nuk u mbushi fronti me Velora jo.  Shumica e partizaneve ishin ku e ku me te medhenj se 14 vjec.

po ja per shembull, Ramizi, qe ju e beni kriminel lufte, ka lindur ne Tetor 1925 dhe ne 1941 ka qene vetem 16 vjec. Pra kalama. Apo jo o i pakapshem? Se ti e njeh shume mire historine.

e paskan gjet ky caloka puna. turp qe e zene ne goje. dhe po, ka patur shume te rinj, ndoshta dhe femije qe kane luftuar, ndihmuar. pale qe te llogaritesh edhe punen e madhe gjate gjithe jetes, idealizmin, dashurine per vendin. artikull i turpshem.

po ti e ke lexu per ca flet?

artikulli po thote qe marrin pension per veteran rob qe kane qene beba gjate luftes, se ata qe kane luftuar, hallall e kane. 

Artikulli ka dhe kete, per ke i duhet ta lexoje nqs nuk e ka idene (s'po them per ty personalisht)

Skema e sigurimeve shoqërore është e mbushur me manipulime të vogla, që duket se janë krijuar më së shumti nga mungesa e një skeme të përshtatshme ndihme ekonomike për shtresat në nevojë. Me mijëra shqiptarë mbi moshën 50 vjeç janë aktualisht të papunë. Sipas INSTAT-it, një e treta e shqiptarëve mbi 50 vjeç dhe dy të tretat e shqiptarëve mbi 60 vjeç nuk marrin pjesë në forcat e punës, (d.m.th. janë të papunë) dhe shpresa e vetme e kësaj shtrese është pritja se një ditë do të marrin një pension pleqërie nga shteti. Me qindra prej tyre kryejnë manipulime të vogla në moshë apo ndryshojnë historinë personale të punësimit për të përfituar një pension, sado që masa e pensionit mbetet e papërfillshme. Qeveria ka miratuar një shtesë ligjore të posaçme për trajtimin e këtyre rasteve, duke sanksionuar se pensionistët që kanë kryer manipulimet duhet të kthejnë paratë e fituara pa të drejtë. Por përndjekja e pensionistëve, përveç faktit që nuk mund të kryhet në mënyrë tërësore, për shkak të numrit të lartë të manipulimeve, duket se nuk e zgjidh problemin e varfërisë së një brezi të tërë të shqiptarëve.

Shume mire bejne qe genjejne.  Sa paskan "vjedhur" keta pensioniste, jane vjedhur ne  500 metra te rruges se kombit.  

PS: S'jam e sigurt per shumen e akredituar te statusit te veteranit.  Ne vitet 90't kur u be ligji ka qene pothuajse e paperfillshme.  

...

Ore, edhe ato pak veterane fallco qe kane ngel, nuk do rrojne me shume se 5 vjet dhe do ta lirojne buxhetin e shtetit nga 3 meleonet, po c'tu besh atyre mijera "ish te burgosurve politike" qe perfituan shtepira 30 meleoneshe e lloj-lloj privilegjesh te tjera ne leke e ne natyre e qe nuk do i ndahen buxhetit te shtetit edhe per nja 300 vjet.

Se mu kujtu nji "jo veteran" 81vjec qe e denuan per vrasje me 25 vjet burgim. Dhe xhaja qe u cu ne gjyq dhe i drejtohet prokurorit; Po ule njecike doren o zoti prokuror, ule, se une nuk do rroj sa shqiponja!

Interesant deri tani askush nuk ka sjelle nje kunderargument te natyres faktike apo natyres logjike, per te kundershtuar argumentin qe parashtron artikulli, qe praktikisht te 13 000 vetat qe jane rregjistruar si veterane lufte jane ne pjesen derrmuese te tyre fallsifikatore e mashtrues.

Te gjitha reagimet kane qene te natyres emocionale, pra te ndjenjes tejet pozitive ndaj LANCit dhe veteraneve (reale) te tij, e duke ndjekur kete llogjike emotive bashke me nje njerzillek per moshat e vjetra, komentet kane qene te tipit bejne shume shume  mire qe bejne kete gje, tek krahasimet me hajdute te tjere reale apo imagjinare qe perfitojne nga buxheti i shtetit me mashtrime, e deri tek absurdet e emigrantit per te berin e 3 milionshit, pjese e perhershme e buxhetit dhe gjetjen e 15 000 veteraneve te perhershem.

Eshte e cuditshme miopia e ketyre komentuesve me lart, sepse gjera qe postojne vetem dobesojne qendrimin pozitiv mbi ate qe ka qene LANC, pjesemarrsit e saj, deshmoret, veteranet etj etj.

Po ty o i pakapshem, te duket gje vetja si Atlasi (http://en.wikipedia.org/wiki/Atlas_%28my...)?? Nuk e kupton qe te gjithe reagojne ne menyre emocionale sepse per c'ka ndodh ne Shqiperi per momentin, vlerat e llogjikes nuk funksionojne. Ti vertet mendon se te gjithe keta qe flasin ketu, te jene aq budallenj sa te mos ta kuptojne 'mekatin' ne artikullin e mesiperm?? Vertet e beson kete??

Mua me duket vetja si mbeshtetes i mendimit kritik.  Reagimet jane emocionale jo prej asaj qe ndodh ne Shqiperi per momentin, me shume se sa prej lidhjes tejet emotive pozitive e krijuar prej propagandes bombarduese mbi LANCin e veteranet e saj, pre e se ciles kane rene komentuesit e mesiper.

Jo mer? Kshu eee?? Po mire mo, c'jane gjithe ato pyejte qe ben? Pse nuk thu direkt mendimin tend brilant, sa pa na lodh kot neve qe jemi 'brain-washed'?

Pyetje bej ne shpresen qe njerzit do kthjellohen e do shikojne qe gjerat qe thone jane absurditete.

Mesia i pakapshem, amon te lutem, mos e kryqezo veten kot me, se kur njerezia nuk pane Krishtin, ty nuk te sheh njeri. Harroje, hiqe ndjenjen e sakrifices.

Ehu po leri keto karagjozlleqe tani.  Nuk mendoj gje qe jam mesi apo po sakrifikoj veten, vetem mundohem ta fus debatin ne binaret e llogjikes.

I lashe. Respekte per mundimin!

dmth u fute ne binare smiley

Hahahaha, ishte forca bindese, jo une smiley.

zer be qe s't'u verbuan syte sapo pe llafin "veteran" 

Si urdheron! Tjeter per ca do te ze be?

Eh moj Monda sa passive agressive qe je.  Thuaj qe mundohesh te shmangesh diskutimet me mua, po prap se prap ne menyra te terthorta nga Kina, terhiqesh pa problem nga temat apo postimet e mia.  Me behet qejfi per kete. smiley

Mos me nguc mer se s'te replikova ty.  Po qeshja ne hava, me ka kap e qeshmja. Prape smiley.

     

      smiley

smiley.

Ti erdhe te me terheqesh veshin kshu? Prape une smiley.

Jo , jo po qeshja me ermen smiley

Epo te ka faj erma smiley

Ej, ej ej, kur u njoftem kaq sh smiley? Monda, gezohem. Erma.

gezohem gjithashtu smiley

smiley.

C`na bere moj Monda smiley

smiley.  

He mo se e qeshur eshte, edhe po u ngjit, vetem jeten zgjat, s'ben dem smiley.

@ Brad smiley.

po jo se muhabeti eshte serioz po nuk jam kondra te qeshmes smiley

Ky namuzlleku u mori m'qafe u mori smiley.  

Mire mire, s'ka gje vazhdo genje veten.

smiley

100 here te kom thone,mos u boj kaq serioz,por ti nuk nigjo.

Pse ti cdo gje e thua me shaka he, edhe kur thua le te lodhet Muci me analistet e tjere, ne blejme votat? 

Tani me mua ca ke,nje sygjerim te thashe,apo mos po genjej dhe une veten.

Te bera pyetje ore, nuk kam gje me ty.  Flm per sugjerimin, por une jam serioz kur duhet qene serioz dhe shakaxhi kur duhet te jem i tille.

Dhe sonte me gjithe keto te qeshme, ke qene serioz apo shakaxhi.

Monda po qesh shume e jo une, Brad.

Ata qe genjejne per te qenit veterane, ju bofshin harram parate... ilace per kalamajt...

Jo mer ti, ilaçet tatohen tani, leket prape qeverise i shkojne smiley ... e sheh, ka drejtesi ne kete bote.

pranej s'bohem dot 100% i djatht une...

Nigjo, aq sa u eshte heq nga goja pleqve te shkrete, duhet qe te gjithe te bohen jo vetem veterane te LANC-it, por edhe te Luftes se Korese dhe te Vietnamit! Ktu te perfitojn edhe ballistat, se ata te shkretet "te genjyer" ishin smiley

smiley

loool 

Ej, meqe u bete te gjithe kunder Pa kapit, a te behem une "pro"? smiley 

Une sjam kundra pakapit pershembull,por po i mbush mendjen qe kur qeshin te gjithe te qeshe dhe ai,se ka i gjo qe sshkon,kapito? smiley

Brad, me fal qe nderhy por e verteta nuk eshte perhere me shumicen.Dhe i vetem trim ne lufte dhe ka ca beteja qe ja vlen dhe i vetem. T lutna.

Po jo mo falje ske pse kerkon nderhyrjet jane me se normale,por situata mu duk e pakendeshme per pakapin dhe thashe ti jap nje dore si shok qe e kam,pastaj akoma beson ti tek trimi i vetem ne lufte?

Posi jo, per kauza qe ja vlejne besoj. 

Ehh, ne ditet e sotme vlen 'trimi i mire, pa shok shume´.

Kete '' Trimi i mire pa shoke shume'' sapo e perdore ti erma,quhet shfrytezim rasti,sic duket nuk i ke te shpeshta smiley

oportunizem i gjall mo... po kshu ka vajt kjo bote smiley

E mire,mos u merzit smiley

Trimi i mire, garip tek pullȅ!

Po kjo kauza pra eshte,kur ja vlen dhe kur sja vlen.

Pro te pakapshmit edhe une! Dhe kundra bullizmit te Mondes! smiley

Ouch! Abstenim!

smiley.

E forte je qe ke nerva, per Zotin!

Humor prishes, pa pik mshire smiley.

Ani ani PF!

Hahaha.

"Mishit te piqet ne hell, kurse te brendshem te behen kukurec!"

                                                          Sali PROTOPAPA

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).